31.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

“Transparency International”: Shqipëria në dy vendet më të korruptuara të Europës

Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në Evropë dhe krahasuar me një vit më parë, korrupsioni është rritur ndjeshëm. Këto janë përfundimet kryesore të Indeksit të përvitshëm të Perceptimit të Korrupsionit 2017, hartuar nga Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë. Raporti ka matur nivelet e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik gjatë vitit 2017, në 180 vende të botës.
Shqipëria renditet e 91-ta në botë, ndërsa mes vendeve evropiane, renditet mes dy vendeve të fundit, duke lënë pas vetëm Maqedoninë (e 107-ta) dhe duke u vlerësuar njësoj me Bosnje-Hercegovinën. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përkeqësuar ndjeshëm në renditje, duke rënë me 8 pozicione.
Në një shkallë nga 0 pikë – vend me korrupsion shumë të lartë deri në 100 pikë – vend pa korrupsion fare, Shqipëria u vlerësua me 39 pikë. Ky rezultat është më i dobët se mesatarja e përgjithshme botërore prej 43 pikësh. Krahasuar me mesataren e vendeve evropiane e cila është 66 pikë, diferenca është ndjeshëm më e lartë.

Vlen të theksohet se Kosova ka bërë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Në 2017-ën ajo renditej më dobët se Shqipëria, në vend të 95-të, ndërsa këtë vit Kosova është përmirësuar me 10 pozicione, duke u renditur e 85-ta dhe duke lënë pas Shqipërinë.
Raporti thekson se gjatë vitit 2017, një dukuri aspak demokratike si autoritarizmi u përhap në të gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore, duke penguar përpjekjet kundër korrupsionit dhe duke kërcënuar liritë civile. Pothuaj në të gjithë rajonin, organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat e pavarura përjetuan sfida për të monitoruar dhe kritikuar qeveritë. Vendet ku pothuajse nuk ekziston korrupsioni janë Zelanda e Re dhe Danimarka, ndërsa më problematikët rezultojnë Sudani i Jugut e Somalia.

“World Justice Project”: Shqipëria me korrupsionin më të lartë
Para disa ditësh, “World Justice Project”, institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e rendiste Shqipërinë të 68-tën nga 122 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë, por është përmirësuar me 4 pozicione për shkak të përkeqësimit të shteteve të tjera (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).
Më këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtën nivel me disa vende të tjera të Ballkanit, Azisë jugore dhe Amerikës së Jugut.
Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia (që është në vend të 76). Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 57), Bosnja po në vend të 47.
Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 93 nga 113 shtete që janë në renditje, me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 20 vendeve më të korruptuara në botë. Shqiptarët nuk mendojnë se në Shqipëri ka mungesë korrupsioni, përkundrazi. Ata e vlerësojnë të lartë në ligjvënie, sistemin juridik dhe në qeverisje. Më të ulët e perceptojnë korrupsionin ata në sistemin policor dhe ushtarak.

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në rajon. Bosnja është në vend të 73, Maqedonia në vend të 60, Serbia në vend të 74. Edhe zbatimi i rregulloreve ka një renditje negative, në vend të 91. Të drejtat themelore, janë treguesi ku renditemi më mirë, në vendin e 41, e ndjekur nga rendi dhe siguria në vendin e 43. Për treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, Shqipëria renditet në vend të 70. Të gjithë treguesit rezultojnë të pandryshuar në raport me një vit më parë.
Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2017-2018 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2), dhe Finlanda (3); tre të fundit janë Afganistan (111), Kamboxhia (112), dhe Venezuela (113). Tre më të mirët dhe tre të fundit nuk kanë ndryshuar në krahasim me indeksin e vitit 2016.
Globalisht, vendet në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut vazhdojnë të kryesojnë Indeksin e Sundimit të Ligjit të ËJP, pasuar nga vendet e Azisë Lindore dhe të Paqësorit, thekson raporti. Mesatarisht, rajoni i Azisë Jugore shënoi nivelin më të ulët.

Nga 1 prilli shqiptarëve iu shtohet një taksë e re

Tashmë zyrtare! Nga 1 prilli një taksë e re do shtohet për qytetarët e Shqipërisë: Taksa e garazhit. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i cili ka thënë se këto janë pasuri dhe si të tilla duhet të taksohen.
Lera ka thënë se deri tani nuk është përcaktuar se si do grumbullohet kjo taksë, por një opsion është që t’i shtohet faturës së energjisë elektrike. “Janë pasuri dhe si pasuri duhet të taksohen. Natyrisht edhe ligji ka autorizuar axhustim të vlerës së garazheve të apartamenteve të ndërtuara para vitit 1993 apo çdo objekti tjetër që përdoret për veprime tregtare, industriale etj. Garazhdet do të jenë me 60-70% e vlerës, pra do të merret parasysh edhe vlera e tregut të tyre”, ka thënë Lera.

Trump më puthi 2 minuta një mëngjes para 11 vitesh në katin e 24… i kanë paguar kredinë e shtëpisë për akuzën

Presidenti amerikan Donald Trump denoncoi të martën Rachel Crooks si dhe Ëashington Post-in për botimin e një artikulli që lidhet me akuza seksuale ndaj tij. Rachel Crooks është një nga 19 gratë që e kanë akuzuar zotin Trump për sulme seksuale.
Artikulli në “Ëashington Post” ofron një tregim të detajuar të asaj çka pretendohet të ketë bërë zoti Trump. Në shkrim thuhet se në 11 janar të vitit 2006, zoti Trump e puthi me forcë Rachel Crooks-in, në atë kohë 22-vjeç, ndërsa të dy ishin duke pritur për një ashensor në Trump Toëer në Nju Jork.
Por ashtu sikurse për pretendime të tjera, zoti Trump i ka mohuar akuzat në një koment në tëitter të martën.
“Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Ëashington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Toëer 12 vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë? Një tjetër akuzë e rreme!

Pse Washington Post-i raporton historinë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje? Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj. Vetëm FoxNews-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore”, shkruan ai.
Në përgjigje të komenteve të presidentit republikan, Rachel Crooks, i cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, sfidoi zotin Trump duke i kërkuar të publikohen videon e ngjarjes së dyshuar.
“Ju lutem, patjetër, publikoni pamjet e korridorit të ashensorit në katin e 24-të, në mëngjesin e 11 janarit 2006. Le ta qartësojmë këtë për të gjithë. Janë gënjeshtarët si ju në politikë që më kanë bërë të kandidoj”, tha ajo.
Shumica e akuzave nga gratë e tjera për abuzim seksual ku përshkruhen incidentet që përfshijnë pesë dekada, u bënë pasi zoti Trump nisi fushatën për president në vitin 2015.
Zoti Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i quajtur ato “tërësisht trillime”. Para disa kohësh ai shkroi në tëiter se “askush nuk ka respekt për gratë më shumë se ai”.

Rama po bën lojën e Rusisë në Kosovë, Lavrov citon deklaratën e tij në Prishtinë

epa05054257 Russian Foreign Minister Sergei Lavrov (L) talks with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (R) during the 22nd Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) Ministerial Council in Belgrade, Serbia, 04 December 2015. The Ministerial Council meets once a year towards the end of every term of chairmanship to consider issues on the OSCE agenda and adopt relevant documents, the organization said on its website. EPA/KOCA SULEJMANOVIC

Rama i ka dhënë një mundësi Rusisë për të goditur Perëndimin me deklaratën e Ramës të bërë në Kosovë për një President të unifikuar mes dy vendeve. Deklaratën e papërgjegjshme të Ramës tani po e përdor Rusia duke e konsideruar atë si një platformë për Shqipërinë e Madhe. Synimi është i qartë, që të goditet Kosova dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa deklaratën e fundit të Ramës.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se është e dëmshme politika perëndimore që u kërkon vendeve të Ballkanit të zgjedhin ndërmjet Rusisë dhe perëndimit. Ai i bëri këto komente në Lubjanë ku po qëndron për një vizitë para se të shkojë në Beograd.
Në një konferencë me gazetarë me shefin e diplomacisë sllovene, Karl Erjavc, ai tha se një qasje e tillë e perëndimit “kishte nxitur krizën në Ukrainë”, ku sipas tij “së pari ndodhi grusht shteti jo kushtetues në vitin 2014 dhe ngritjen e radikalëve, përfshirë neonazistët”.
Ai tha se tani “duan të tërheqin Ballkanin në lojën e njëjtë duke i detyruar që të zgjedhin nëse janë me Perëndimin apo Rusinë”.
Duke folur në Slloveni, që është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ai tha se kjo “nuk nënkupton që të shmangen kontaktet me vendet që nuk janë të përfshira në këto organizata ndërkombëtare”.

Lavrov shkoi në mbrëmje për një vizitë dyditëshe në Serbi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ruan lidhjet me Rusinë, në radhë të parë për shkak të qëndrimit të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës që u shpall dhjetë vjet më parë më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimi Evropian.
Ministri rus tha në Beograd se Rusia mirëpret përpjekjet e Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Kemi llogaritur se BE-ja do të kryej punën e vet, por deri tash Bashkësia e komunave serbe nuk është formuar. Nuk është formuar gjykata për krime në Kosovë. Na brengosë pasiviteti i BE-së rreth ‘platformës së Tiranës, që është thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, citohet të ketë thënë ai.
Derisa synon integrimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij është në rrugën evropiane, ndërsa ritheksoi se Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj kundruall Rusisë. “E kam thënë shumë herë se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, ndërsa Rusia asnjëherë nuk ka bërë asgjë kundër interesave të Serbisë”, tha ai.

Ministri rus tha se çdo vend duhet të zgjedhe partnerët e tij në bazë të interesave kombëtare.”Të dënosh Serbinë apo cilindo vend tjetër për këtë çështje, nuk është evropiane”, tha ai.
Zhvillimet politike në Evropën Juglindore gjatë viteve të fundit nxitën shqetësime në rritje për paqëndrueshmërinë e rajonit dhe ndërhyrjen e Rusisë e cila nuk i sheh më sy të mirë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim në disa raste edhe për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.
Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë. Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

 

Ndërhyrja ruse, përse nuk reagoi Obama? Trump i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet

Presidenti Donald Trump të mërkurën vuri përsëri në pikëpyetje çështjen përse, nëse Rusia po ndërhynte në zgjedhjet amerikane, ish Presidenti Barack Obama dhe administrata e tij nuk u përpoqën për ta penguar dhe përse ata tani nuk janë objekt hetimi.
Trump praktikisht kërkoi që Prokurori i tij i Përgjithshëm Jeff Sessions, të fillojë një hetim ndaj zyrtarëve të administratës së zotit Obama.
Në një koment në Tëitter, zoti Trump shkruante, “Një pytje: në se e gjithë ndërhyrja ruse ndodhi gjatë administratës Obama e deri më 20 janar, përse ata nuk janë objekt hetimi? Përse nuk bëri gjë Obama për ndërhyrjen ruse? Përse nuk janë objekt hetimi edhe demokratët? Pyesni Jeff Sessions!”
Ditët e fundit zoti Trump ka drejtuar vazhdimisht sulme ndaj hetimeve disa mujore për lidhje të mundshme mes fushatës së tij dhe interesave ruse gjatë dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe është përpjekur ta drejtojë vëmendjen tek adminsitrata Obama që ishte në pushtet para votimeve dhe për disa javë pas tyre.

Komentet e zotit Trump vijnë pasi zoti Mueller ngriti javën e kaluar akuza kundër 13 individëve rusëve dhe 3 subjekteve, ruse për kryerjen e një “beteje informacioni” kundër Shteteve të Bashkuara, duke krijuar histori dhe komente të rreme lidhur me çështje që kanë shkaktuar mosmarrëveshje në SHBA, në përpjekje për ta ndihmuar zotin Trump t’i fitonte zgjedhjet ndaj rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.

 

Meta ka në dorë paqen dhe luftën

Frrok Çupi

Kjo që bëri sot me detin,Presidenti i Republikës duket qartë se lidhi fijen ballkanike që po nxitonte drejt luftës. Kishte ardhur puna në zgrip: Luftë a Paqe?! Dilema ekzistenciale më e madhe dhe më tinëzarja pas Luftës së Dytë…
Me ‘Luftën dhe Paqen’ e Leo Tolstoit, kjo ‘mortajë’ që po kalojmë tani ka vetëm dy a tre pika të ngjashme:
Mbi të gjitha janë dilemat. Edhe rajoni ynë edhe brezi ynë, njësoj si Rusia e viteve 1860, kur u shkrua romani historik, ndodhet para dilemave: “Luftë apo Paqe?!”… Të gjithë liderët e Ballkanit që kanë hyrë në mëkate ndaj popujve, po ndezin fitilat që nga Paqja të shkojnë në Luftë për të ‘djegur’ dëshmitë çfarë kanë bërë.
Pas dilemave, vijnë si të ngjashme karakteret. Njësoj si në romanin e famshëm të Tolstoit, në këtë arenë luftërash të vjetra dhe prapambetjeje tipike, kanë hyrë dy lloje karakteresh: Disa që po përpiqen të ruajnë strukturat tradicionale të shtetit, kombit dhe shoqërisë; dhe disa që po e kuptojnë se sa shumë gjëra po zhduken, madje deri te familja. Ballkani është vënë nën darën e qeverisjeve perverse, të papërgjegjshme, propagandistike…, – dhe risisë së konservatorizmit që po vërshon në Perëndim me fenomene që nga Brexit te Trump. Thuajse njësoj si në shekullin 18 të Tolstoit.
Ndërsa ngjashmëria e tretë është periudha e shkurtër kur ndodhën ngjarjet. Për Tolstoin ndodhën në vetëm 15 vjet, ndërsa këtu ‘i çikë më pak’ kohë u mbars konflikti, krimi i organizuar, urrejtja mes individit dhe shtetit.

Si pjesa e demagogëve, ashtu edhe pjesa konservatore, tani, kanë mbërritur në përfundimin se jemi në prag të një ‘konflikti ballkanik’:
Rusia ka kërcënuar SHBA dhe Amerikën ‘larg duart nga Ballkani’. Pardje ministri i Jashtëm Rus, Lavrov iu drejtua BE dhe SHBA: “Mos ushtroni presion mbi rajonin-o me ju o s’ka”. Pas kësaj solli modelin Ukrainë, ku ka nisur kriza më e madhe e Lindjes së Europës; dmth., rajoni të jetë si Ukraina… ose si Rripi i Gazës, ose si Aleppo.
Bashkimi Europian (BE), menjëherë sapo kryeministri shqiptar kërkoi ‘president të përbashkët’ (që bënte nul Republikën e Kosovës dhe ndizte konfliktin), reagoi me alarm: “Jo, Jo! Po prishet fqinjësia e mirë”. Fqinjët në Ballkan kur nuk shkojnë mirë, nxjerrin armët.
Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka proklamuar idenë e ndarjes së Kosovës, duke argumentuar se ‘një Kosovë e ndarë’ mund të menaxhohet më mirë kundër krimit. Kush e bëri krimin?, krimi të zgjidhë krimin?
Presidenti i Serbisë, bash atë ditë në krah të një senatori amerikan, iu lut Shtëpisë së Bardhë: “Na ndihmoni kundër konfliktit në Ballkan”. Liderët e tjerë Ballkanikë janë instaluar kundër Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bshkuara të Amerikës, bash në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ngritën zërin: “Jo idesë së shkëmbimit të territoreve”. Pak më parë, Presidenti i Kosovës kishte tentuar eliminimin e Gjykatës Speciale; edhe atë ditë Shtetet e Bashkuara tha: “Jo!, jo rrënimit të Gjykatës”. Me rrënimin e Gjykatës krimet e luftës bllokohen brenda fqinjëve, të cilët, pa gjykata, mund të fillojnë ‘vetëgjyqësinë’ kanunore.
Liderët e Ballkanit, thuajse të gjithë njësoj, i vijnë rrotull shtëpisë me bidonët e benzinës: Një herë duan t’ia venë flakën shtëpisë nga ana e hajatit, një herë nga porta, një herë nga Gjykata, një herë nga Reforma, madje edhe nga Deti…
… Në momentin e mbarsjes së krizës, bash në këtë çast, fija ‘e luftës’ ra në dorë të Ilir Metës-President i Shqipërisë. Ilir Meta duhej t’i jepte fuqi marrëveshjes së shtetit shqiptar me Greqinë për të lëvizur a mos lëvizur kufijtë detarë. Presidenti tha: “Jo, jo akoma pa e parë qartë!” Qeveria shqiptare e ka fshehur marrëveshjen mes shteteve. Edhe Mali i Zi po akuzohet se ka fshehur Marrëveshjen e Demarkacionit me Kosovën dhe aty mund të pëlcasë shpejt. Kryesia e Kosovës e ka fshehur hartën se si do të ndahet Mitrovica, Presheva, Hani i Elezit, etj… Fija kishte ardhur në dorë të Metës me shpresë se do të dilte prej saj menjëherë dhe për të bërë ‘harkun e zjarrit’ drejt synimit për ku ishte nisur.
Ku do të mbërrinte konflikti pas dhënies ‘qorrazi’ të plotfuqisë për Detin?

Fillimisht, pas kësaj do të kishte marrë të drejtë precedenciale ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve… Thaçi dhe Rama ndodhen në të njëjtat skenarë ‘hermafroditë’: Në gjysmën e trupit shfaqen qengja, në gjysmën tjetër djaj. Kosova do të kishte nisur copëtimin menjëherë pas ndarjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Mes konfliktit të tmerrshëm që do të ndodhte mes preshevasve, mitrovicarëve dhe shkupjanëve, do të ishte ndezur konflikti Turqi-Greqi. Greqia me 1400 ishuj-diku prek, diku lëpin, diku sfido, territoret e Turqisë-të paktën sipas pretendimeve të Ankarasë. A mund të përballohet sot një konflikt në Egje mes dy shteteve anëtare të NATO-s? Rreziku i përhapjes mes aleatëve të secilës palë në bllokun e Euroatlantikut Verior do të rrezikonte paqen botërore…
Por ndërsa po gjeneronte konflikti i supozuar në Egje, ballkanikët e veriut do të kishin ‘kryer punë’. Do të kishin shpërthyer serbët e Serbska Republika dhe do të kishin vënë kufi me Sarajevën. Kroatët e Bosnjës-etniteti i tretë në shtet,do të kishin kërkuar shkëputjen. Pse jo edhe hungarezët e Serbisë që tani përbëjnë grupin e dytë etnik në shtet?…
… Fija e zjarrit erdhi në pikën ku nisi: Nisi me ndryshimin e kufijve shtetërorë mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe këtu erdhi. Fati i mirë që Kushtetuta e Republikës nuk ishte rrënuar edhe në këtë pikë; në paragrafin që Marrëveshja e shteteve kërkon Plotfuqishmërinë e Presidentit. Të tjerat janë rrënuar dhe Republika nuk ka më sovranitet pas ndryshimeve kushtetuese të kryera me qëllim…
Tani fija dhe dilema ndodhen në dorë të Ilir Metës: “Luftë apo Paqe?”.

Kërcënon Emery: Reali nuk e ka idenë se çfarë e pret në Paris

Unai Emnery mendon vetëm për ndeshjen e kthimit me Real Madrid. Në profilin e tij në Instagram ka ardhur një paralajmërim për “Los Blancos”, ndoshta me synimin për të frikësuar sadopak kundërshtarin, por kryesisht për t’i dhënë zemër të tijëve, të cilët do të duhet të përmbysin humbjen 3-1 të pësuar në “Santiago Bernabeu”.
“Në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni kemi treguar se mund t’ia dalim, veçanërisht sepse do të luajmë në Parkun e Princave, që do të na japë një shtysë të madhe, siç tregojnë edhe 17 fitoret e marra këtë vit. Marseille dhe Real Madrid, ka thënë Emery që mendon edhe për Ligue 1, e dinë se duhet të vijnë në Paris, por nuk e dinë se çfarë i pret”.

“Do të përgatitemi në maksimum për këto dy përballje, jemi të bindur dhe të vendosur. Do të japim maksimumin pa menduar për të shkuarën apo për të ardhmen, por vetëm për ndeshjen që do të luajmë. Do të luajmë në Parkun e Princave, në shtëpinë tonë dhe bashkë me tifozët tanë do të bëjmë gjithçka është e mundur për të vazhduar shkrimin e historisë së PSG”.

20 mijë familje pa ndihmë ekonomike, sot mocioni i debatit me Ramën

Partia Demokratike do të zhvillojë sot në Parlament një mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfëra në të gjithë vendin.
Në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se, përjashtimi është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.
Partia Demokratike e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes, sepse nga kontaktet direkte, qindra kryefamiljarë kanë pohuar se nuk kanë para për bukë në kuptimin e parë të fjalës.
“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike e cilëson kriminale dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52. Aty thuhet se “Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij, dhe, kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj”.
Nga përgjigja është e qartë se, kriteret e ndihmës janë subjektive dhe abuzive. Sipas përgjigjes së qeverisë, nëse një familje ka tualet brenda banesës, lavatriçe apo sobë me dru apo pa dru, qeveria e skualifikon nga skema e ndihmës. Absurditeti i kritereve qëndron tek fakti se, këto kritere janë vendosur, kur e njëjta qeveri u ka shpërndarë të njëjtave familje dekodera dixhitale. Siç vihet re në shkresë, qeveria vazhdon të fshehë sistemin e pikëve, që merr secili kriter dhe si përllogariten në çdo zonë ku po aplikohet kjo skemë. Kjo do të thotë se skema është e manipulueshme.
“Përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike e mijëra familjeve u paralajmërua nga opozita kohë më parë, qeveria u fsheh, duke mos dhënë asnjë sqarim dhe sot jemi para faktit të kryer, ku vetëm këtë muaj janë nxjerrë dhe lënë pa asnjë ndihmë ekonomike mbi 20 mijë familje në gjithë Shqipërinë.

Qeveria jo vetëm ju ka hequr bukën e gojës fëmijëve, të moshuarve apo personave me aftësi ndryshe, por edhe nuk iu jep asnjë sqarim mbi ç’baza dhe cilat kritere janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Ne duke e parashikuar këtë situatë që kamuflohej me të fashmen “reformë”, kemi kërkuar të bëhet transparente formula që përzgjedh familjet përfituese të ndihmës ekonomike. Kemi kërkuar publikisht, në seancë parlamentare dhe i jemi drejtuar me shkresë zyrtare ministrisë përkatëse. Pas presionit të vazhdueshëm vetëm sot erdhi përgjigjia që Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, në përgjigje të shkresës sonë të dërguar në janar të 2018.
Në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë fatkeqësisht pranohet ajo ç’ka qeveria ka mohuar dhe fshehur me vite ndaj publikut.
Siç shihet në shkresën bashkëngjitur qeveria pranon atë që, opozita dhe qytetarët kishin dhe e kanë shqetësim, kriteret e ndihmës janë subjektive dhe tërësisht abuzive. Në kriteret e ndihmës ekonomike radhiten edhe pajisje bazike jetike, të cilat mund t’i ketë çdo familje e varfër.

70% e familjeve shqiptare nën minimumin jetik

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare jetojnë në kushtet e mbijetesës, me të ardhura që nuk mjaftojnë as për nevojat bazë. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Botërore, aktualisht 32.1 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat më pak se 34 mijë lekë në muaj ose 9 mijë lekë në muaj për person. Me këto para, ato duhet të përballojnë shpenzimet për ushqim, strehim dhe faturat e përditshme, në një kohë që kostoja e jetesës rritet nga viti në vit. Ndonëse zyrtarisht këto familje nuk klasifikohen si të varfëra nga qeveria, të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme edhe për nevojat më të domosdoshme të jetesës.
Një studim i Avokatit të Popullit doli në përfundimin se minimum jetik në Shqipëri llogaritet në rreth 16 mijë lekë në muaj për person. Kjo do të thotë se, për një familje me 3.8 veta, që është numri mesatar i personave në një familje shqiptare, të ardhurat duhet të ishin minimalisht 60 mijë lekë në muaj. Sipas Bankës Botërore 70 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat nën nivelin e këtij minimum jetik.

Skandali, ja shembulli si i lëshon lejet e ndërtimit Erion Veliaj

Shumë nga kritikët e Erion Veliajt e kanë shpjeguar firmosjen e plot 167 lejeve të ndërtimit prej tij, pasi kishte premtuar gjatë fushatës zero ndërtime në Tiranë, me faktin se pas gjithë kësaj vale betonizimi fshihen motive okulte. Ndoshta edhe korruptive.
Lapsi.al sot disponon provën e zbardhjes së një leje ndërtimi, megjithëse në tokën ku po ndërtohet pallati 9-katësh një nga pronarët nuk e ka dhënë konsensusin. Dhe nuk bëhet fjalë për një ndërtim të fshehtë diku në periferi, por për një pallat në mes të Tiranës, mbrapa Restorant Piacës.
Dhe Bashkia e Tiranës i ka hapur dritën e gjelbër kësaj shkeljeje, ndërkohë që më parë edhe kryebashkiaku socialist Edi Rama, por dhe pasardhësi i tij Lulzim Basha, kishin refuzuar ta bënin këtë, pikërisht për problemet e pronësisë.
Si qëndron ky problem, për të cilin Lapsi.al disponon dosjen e plotë të korrespondencës me Bashkinë dhe të vendimeve të njëpasnjëshme të gjykatave? Në 4 shkurt 2003, Bashkia Tiranë, atëherë e drejtuar nga Edi Rama, miraton një leje ndërtimi për objekt komercial dhe banesë midis rrugëve “Sulejman Pasha” dhe “Mine Peza”. Por, prej një dekade e gjysëm kjo leje nuk zbardhet kurrë dhe punimet nuk fillojnë, sepse aty konstatohet një problem pronësie.

Këtë problem pronësie, të çertifikuar në formë të prerë edhe nga gjykatat shqiptare, e kanë njohur edhe me radhë tre administrata bashkiake, ajo e Edi Ramës, ajo e Lulzim Bashës dhe së fundi ajo e Erion Veliajt në fillimet e saj. Të gjitha, njëra pas tjetrës, në korrespondencën që i kanë dërguar njerëzve që pretendojnë një pjesë të pronësisë mbi truallin ku do të ndërtohet, shkruajnë shprehimisht se “vendimi për zbardhjen e lejes për kompaninë “Alb Toronto konstruksion” mbetet i pezulluar.
Bashkia e periudhës Rama konfirmon se vendimi do të mbetet i pezulluar. Madje edhe në fillimet e saj, Bashkia e Erion Veliajt e pranon problemin që shoqëria ndërtuese “Alb Toronto Konstruksion” ka me një nga pronarët e truallit, Ilirian Çelën dhe pranon se procedura e zbardhjes së lejes së ndërtimit ka mbetur e papërfunduar dhe projekti i zbatimit të arkitekturës nuk është vulosur.
Madje ndryshe nga dy bashkitë e para, ashtu sikurse mund të shihet në faksimilen poshtë, këtë dokument e nënshkruan vetë kryetari Veliaj, gjë që tregon se ai është i informuar dhe e njeh problemin që e pengon ndërtimin. Ndërkohë vitet kanë kaluar dhe kompanisë së ndërtimit Alb Toronto Konstruksion i përfundon leja e ndërtimit e dhënë nga Edi Rama.

Ajo i drejtohet Gjykatës dhe arrin të marrë vendimin për një shtyrje të afatit të kësaj lejeje. Pra, në thelb, me Gjykatë firma ndërtuese bën të vlefshme atë leje që i kishte dhënë Edi Rama që në vitin 2003. Por që më pas të gjithë kryebashkiakët me radhë nuk kishin pranuar ta zbardhnin dhe ta vulosnin për shkak të problemeve të pronësisë.
Por këtu, Erion Veliaj, megjithëse është në njohje të mirë të situatës, bën një gjë që nuk kishte pranuar ta bënte më parë (shiko shkresën e nëntorit 2015). Ai pretendon se gjoja pas vendimit të Gjykatës, ndërtimi nuk ka më arsye të mbahet pezull.
Pra ndryshe nga Rama, Basha dhe vetja e vet, ai hap dritën jeshile për ndërtimin mbi një truall, ku njëri nga pronarët, Ilirian Çela, nuk ka rënë dakord me ndërtuesin. Ai i hap kështu rrugë, përmes një artifici gjyqësor, me vetëdijen e tij të plotë, grabitjes së një prone m’u në mes të Tiranës.
Natyrisht, ajo që është në lojë nuk është e vogël. Vetëm shmangia e taksës së re të ndikimit në mjedis (për një leje që konsiderohet si e dhënë në 2003-shin) përbën një portofol prej qindra mijëra eurosh. Dhe vend për zhurmë nuk ka. Mediat më të mëdhaja në vend e tregojnë “Lali Erin” vetëm duke mbjellur pemë dhe bërë bamirësi. Askush nuk guxon të tregojë anën e errët të Bashkisë së Tiranës që ka në dorë lejet e ndërtimit. Për më tepër, në zhurmën e madhe të 167 pallateve të firmosura në Tiranë, fati i vetëm njërit prej tyre humbet si kripa në det. Dhe këto të gjitha bashkë, të shoqëruara me vendime kontradiktore gjykatash, bëjnë që të grabitet një tokë në mes të Tiranës.