31.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Trump i përvishet Obamës pasi nga hetimet del një tjetër mashtrues

Presidenti Donald Trump akuzoi përsëri të martën paraardhësin e tij Barak Obama se nuk bëri sa duhet për të parandaluar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Në komentet e sotme në Tëitter, zoti Trump shkruante se Barack Obama mendoi se Hillary Clinton do të fitonte në zgjedhje prandaj ai nuk donte të turbullonte ujrat. Por, – shkruan Presidenti Trump, – kur zgjedhjet i fitoi ai, Donald Trumpi, “e gjithë loja ndryshoi dhe demokratët u kapën te preteksti i ndërhyrjes së Rusisë.”
Ish-Presidenti Obama ka thënë se nuk ka qendruar indiferent ndaj ndërhyrjes ruse. Në një rast ai ka thënë se i kishte deklaruar presidentit rus të hiqte dorë nga kjo ndërhyrje.
Ndërkaq, ndihmësit e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller ngritën një akuzë të re kundër një personi që ata thonë se ka gënjyer hetuesit federalë në hetimin për Rusinë.
Në një dokument gjykate të paraqitur sot në Uashington, personi i quajtur Alex Van Der Zëaan akuzohet për deklarata të rreme.
Në dosjen e gjykatës thuhet se Zëaan gënjeu hetuesit për lidhjet e tij me Rick Gates, ish-ndihmës i fushatës Trump, ndaj të cilit janë ngritur akuza se ka komplotuar për të pastruar para dhe se ka vepruar si agjent i huaj i paregjistruar.

“VOA”

Kosova vend tërheqës dhe me potencial për investitorët e huaj, Shqipëria jo

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po merr pjesë në “Forumin Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj”, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, me qëllim të fuqizimit të zhvillimit ekonomik në botë.
Ministri, si folës në panelin kryesor të këtij forumi, ka folur për temën “Financimi i Inovacionit përmes ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore”. Ai ka theksuar përparësitë dhe potencialin e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga bizneset engjëj.
“Kosova është vend atraktiv dhe me potencial të madh për investime nga investitorët e huaj”, tha Beqaj.
Po ashtu, ministri prezantoi para të pranishmëve të arriturat dhe sukseset e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të biznesit dhe organizatave të ndryshme që kanë dhënë rezultate, duke ndikuar në zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë. Beqaj ka folur edhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në udhëheqje të Ministrisë së Inovacoonit dhe Ndërmarrësisë për mbështetje të ndërmarrësve të rinj dhe lehtësirave që do t’u ofrohen inovatorëve në financimin dhe zhvillimin e ideve innovative.
“Forumi Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj” po mbahet në Stamboll. Qëllimi i këtij Forumi vjetor është mobilizimi i sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore.

Komunizmi ka rënë por mbetjet e tij ende toksike!

Sali BERISHA

Shqipëria e asaj periudhe, ose Shqipëria e dhjetorit ’90 ishte Shqipëria e diktaturës së trefishtë, e diktaturës komuniste. Ata që mund të ruajnë ndonjë iluzion unë dua t’u rikujtoj këtu se në vitin ’90 u vranë shqiptarë më shumë se sa në vitin 1980, si nr vrasjesh flas. Në vitin 1990 u zvarritën rrugëve dhe shesheve të qyteteve të vendit, Fatbardha Saraçi, ka një kryeveper të letërsisë shqiptare dhe botërore, me personazhe reale dhe një nga këto personazhe është vetë autorja, e cila përshkruan se si në vitet ’90 nxënësit e shkollës në Kavajë u dërgonin trupa të bërë shosh nga automatiku dhe mitralozi për të bërë terror. E vërteta është që këtë e bënte Ramiz Alia në vitet ’90 në qytetet e Shqipërisë.
Diktatura e dytë, të cilën ju bëj thirrje t’a trajtojmë sa të mos ndryhet përfundimisht në banesën e harresës, ishte diktatura e mjerimit. Ajo është diktatura e viktimave më të shumta në sistemin komunist. Diktatura e mjerimit ishte diktaturë e ndërtuar nga diktatori Hoxha me qëllime, sepse dihet, ata që njohin psikologjinë, qeniet që numërojnë kafshatën e kanë të vështirë të mendojnë përtej kafshatës. Historia tregoi pikërisht në shkurt ’90 se besimtarët më të mëdhenj ishin më të mirët e këtij vendi, të cilët rrëmbyen armët për përmbysjen e shtatores.
Diktatura e tretë, nga e cila duhet të pranojmë se, kombet ish-komuniste pas fjalimit të Nikita Hrushovit në kongresin e 20-të për krimet e Stalinit, kombet ish-komuniste të Europës ishin çliruar nga kultet. Ai fjalim dhe ai moment ishte historik për vendet ish- komuniste, ata u çlliruan nga kultet, u çliruan nga helmet. Kurse në Shqipëri, cilido që të shohë jo kultin e Enver Hoxhës, por kultin e Stalinit, ju rekomandoj një libër të Besnik Mustafajt, në të cilin ai tregon një tregim të Faik Myrtajt, ku pas vendimit të fundit të vitit ’90 për të shpërbërë kooperativën e tipit të lartë Josif Stalin, dhe tragjikomedinë midis fshatrave se cili prej tyre të mbante emrin Stalin dhe cili të mbante bustin, dhe shpërtheu beteja edhe me shtretër edhe me mjete se kush të merrte më parë bustin e njeriut që kishte qenë krimineli më i madh i Europës.
Pra, kjo ishte Shqipria e asaj periudhe. Sot është jashtë imagjinate, miku ynë e krahasoi bukur me Korenë e Veriut, por në Korenë e Veriut konstatoj se diktatori mizor Kim Jong Un ka lejuar pak tufëzat dhe arrëzat, kurse Ramiz Alia lejoi vetëm një qingj një kec.

Cili ishte roli i Alisë në mbrojtjen e Enverit dhe reagimi i Azemit

Në këto kushte padiskutim që përballja me kultin dhe lufta e përmbysjes së kultit të Hoxhës ishte një nga objektivat kryesorë të luftës së PD. Në këtë kontekst filluan kërkesat studentore. Dega e partisë e studentëve organizoi një peticion, organizoi takim me ministrinë, dhe me iniciativë e pastroi Universitetin nga bustet dhe fotografitë e Hoxhës. Natyrisht, Ramiz Alia për bindje apo për parzmore, përcaktoi si pozicion lufte mbojtjen e kultit të E. Hoxhës. Sapo ne filluam luftën frontale, ai filloi anti-mitingjet kundra nesh. Një formë më e shëmtuar dhe më e rrezikshme për të shpërthyer një konflikt civil. E filloi në Bajram Curri me sigurim shteti e malavita dhe e shtriu në të gjithë Shqipërinë në çdo miting tonin. Mitingjet tona çaheshin nga turma enveristësh, por përpjekja jonë dhe mençuria e qytetarëve bëri që asnjëherë të mos ketë përplasje civile, të cilat mesa duket diktatori i kërkonte për interes të tij. Pas kësaj, pasi dështoi me këtë ai nxorri dekretin për të mbrojtur figurën e Hoxhës. Nëse pyesni se cili ishte dallimi midis Hoxhës dhe Alisë, dallimi më esencial ishte se Hoxha ishte diktator me kult, ndërsa Alia ishte diktator pa kult, se ai ishte diktator pa diskutim, por ama pa kult se s’mund të krijonte kultin nën kultin e Hoxhës. Pastaj filloi stilimet e telegrameve të pafundme dhe kërkesat për të nxjerrë jashtë ligjit PD-në. PD iu përgjigj me organizimin e lëvizjes studentore, fillimisht në Kamëz se atje ishin kushtet më të mira. Ditën e dytë të Kamzës, flaka e asaj lëvizje ka ardhur në Qytetin “Studenti”. Dy vetë kanë qenë me një rol shumë të rëndësishëm; Azem Hajdari dhe Arben Imami, të cilët bënë një mobilizim shumë të shpejtë të studentëve dhe trupës së universitetit. U formuluan një seri kërkesash, me datën 7 është një miting historik, i cili kërkonte haptas heqjen e emrit Enver Hoxha dhe mbështetjen e kërkesave të Kamzës. Azem Hajdari kishte kërkuar heqjen e emrit dhe të busteve që në datën 15 janar në mitingun e bërë nga artistët dhe sindikatat e artistëve. Me 28 janar dega e studentëve organizoi një miting ku shpalli kërkesën për heqjen e emrit, policia i arrestoi studentët në zbatim të dekretit të Ramiz Alisë.

Berisha: Pse PD nuk u vendos në krye të protestës, por e mbështeti

Protesta studentore e shkurtit vazhdoi. Studentët treguan një qëndrueshmëri, guxim dhe kurajo të jashtëzakonshme. Duhet të themi që edhe veprimi i qeverisë dhe Alisë ishte shumë i fuqishëm, sepse përgjysmoi universitetin. Bëri shumë makinacione për t’i nisur studentët dhe nuk them se nuk arriti ta pakësojë universitetin në numër, por ata që mbetën, mbetën më të vendosurit. Qytetarët e Tiranës protestuan çdo ditë, dhe së fundi një kryesi e tyre vendos grevën e urisë. PD vendosi të përdorte këtu një taktikë. Taktika ishte që të mos e udhëhiqte, por të mbështeste. Pse? Për dy arsye. E para, ishte kuadër depolitizimi dhe depolitizimin me politizim nuk e luftoje dot si duhet, nuk shkonte kjo si logjikë. E dyta, nëse PD do dilte vetë në krye, kjo mund të ishte shkak ose i nxjerrjes së saj jashtë ligji, ose i një konflikti të gjerë civil, sepse PPSH kishte tezën që hajde shkojmë në zgjedhje dhe nëse fitoni ju i hiqni, po fituam ne ai është idhulli ynë dhe ju nuk keni punë me të.
Kështuqë lëvizja studentore u bë promotor kryesor, sindikatat nga ana e tyre luajtën një rol dhe me datën 20 Shkurt Shqipëria, mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare. Ajo që kemi parë në atë miting s’mund ta krahasosh me asgjë tjetër se një forcë njerëzore nukleare. Ajo mori drejtimin e duhur dhe përmbysi bustin, duke patur vetëm një të plagosur me snajper dhe asnjë xham të thyer në qytetin e Tiranës. Ajo ishte një nga ditët më paqësore, por Ramiz Alia kishte përgatitur reagimin.

Cila ishte loja e Ramiz Alisë me protestën e Bllokut, përgatiti një masakër si e Tienanmenit

Atë ditë janë bërë tre mbledhje. Një mbledhje pleniumi të Komitetit Qendror, ku ai urdhëroi të qëllohet. Cili do të lexojë memoriet e Marash Hajatit, ka qenë dëshmitar aty. Aty është dhënë urdhër të qëllohet dhe të mbrohet me armë busti. Eshtë në meritën e atij që nuk e ka zbatuar këtë urdhër dhe e vërteta është që busti u rrëzua, u zvarrit si një shprehje urrejtje të pakufishme të njerëzve ndaj tij dhe jo si një barbari. Të gjitha këto Ramiz Alia i mori si një skenar rumun dhe pastaj shpalosi gjatë mbasdites skenarin e vet të kobshëm, u përpoq të manipulojë turmat dhe ti çojë për të zhvarrosur trupin e Hoxhës. PD bëri gjithçka dhe bllokoi këtë, dhe pa vështirësi, sepse u kuptua që ky është një kurth. Të nesërmen donte të përsëriste Tiananmenin, ku manipuluan njerëzit dhe i vërsulën drejt Bllokut, pasi e kishte zbrazur Bllokun. Nexhmijen e kishte dërguar në Dajt, të tjerët, përfshirë dhe Edi Ramën, në bunkerin që meremetoi për Hoxhën në Zall Herr etj. Vetë ishte në zyrë, por mund të ikte nga tunelet.

Neritan Ceka, i cili absolutisht me vetëiniciativë, ne kishim çuar të tjerë aty si Agron Cikën, Pëllumb Karametën, Bashkim Salën etj., për ti larguar njerëzit, por njerëzit nuk dëgjonin. Ceka shpëtoi aty një gjakderdhje të madhe, duke marrë djalin e vetë dy vjeç në krah, duke iu betuar njerëzve se do lë peng fëmijët e mi, dhe njerëzit e dëgjuan. Nuk u mjaftua me këtë dhe u përpoq ta vinte bustin prap dhe aty, një gavrosh shpëtoi gjakderdhjen. Kur palët po bëheshin gati të sulmonin njëri tjetrin, një djalë 17 vjeç shkon e merr bustin dhe e bën copa copa, kishte qenë bust allçie. Pastaj është skenari në Shkollën e Bashkuar, një skenar i kombshëm. U vranë në shtëpinë e tyre fëmijë, burra, gra pa asnjë lidhje me një sulm ndaj shkollave ushtarake. Një puç i vërtetë. U krijua komiteti puçist për t’i dhënë pushtetin Ramiz Alisë.

U çliruam nga kulti më poshtërues i shqiptarëve

Tre faktorë kanë qenë përcaktues. PD bënte çmos dhe gjithçka për të shmangur gjakderdhjen dhe është një kohë që dua të shpreh mirënjohjen ndaj atyre djemve, qindra djem që qëndruan si parzore, u ulën në rrugë për të pritur tanket nëse do vinin dhe prenë pemët dhe vendosën barrikada afër shkollës, të cilat funksionuan. Dega e Vlorës, ku Alia me aventurierë vendosi të shpallë Vlorën kryeqytet meqë Tirana nuk e ndiqte më, dhe u nisën nga zona e parë operative të vërshojnë drejt Vlorës, demokratët e Vlorës zunë urën e Mifolit dhe thanë këtu s’kalojnë dot kurrë aventurierët. Dhe ata dështuan në Vlorë. Kavaja, bastioni më kryesor, i cili vuri postbllokun. Nga Jugu pa një kontroll të imët të makinave, asnjë makinë nuk kalonte dot drejt Tiranës. Fushë Kruja po kështu.
Sot, kjo ngjarje është një ngjarje e madhe, sepse e para u çliruam nga kulti më poshtërues i shqiptarëve në historinë e tyre shekullore, ka rrezik që as në moshën tonë primitive ne nuk gjejmë dot një kult poshtërues sa kulti i Hoxhës ndaj nesh. Së dyti u shmang një konflikt, një gjakderdhje dhe u çel rruga për fitoren e demokracisë. Së treti, në vizitën që bëri Bejker, në takimin që patëm me të, na pyet a ka rënë komunizmi? I them se komunizmi ka rënë, por mbetjet e tij janë toksike. Nuk më pëlqen të jem profet, por e vërteta është që kjo periudhë dëshmon qartësisht se mbetjet e tij janë super toksike.
Edhe një herë shpreh mirënjohjen ndaj jush Agron dhe të gjithë studiuesve që keni dhënë dhe jepni një kontribut shumë të rëndësishëm në memorizimin, në paraqitjen e në përshkrimin e asaj periudhe që është më e zeza në historinë tonë kombëtare.

Varfëria, 70% e familjeve shqiptare poshtë minimumit jetik

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare jetojnë në kushtet e mbijetesës, me të ardhura që nuk mjaftojnë as për nevojat bazë. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Botërore, aktualisht 32.1 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat më pak se 34 mijë lekë në muaj ose 9 mijë lekë në muaj për person. Me këto para, ato duhet të përballojnë shpenzimet për ushqim, strehim dhe faturat e përditshme, në një kohë që kostoja e jetesës rritet nga viti në vit. Ndonëse zyrtarisht këto familje nuk klasifikohen si të varfëra nga qeveria, të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme edhe për nevojat më të domosdoshme të jetesës.
Një studim i Avokatit të Popullit doli në përfundimin se minimum jetik në Shqipëri llogaritet në rreth 16 mijë lekë në muaj për person. Kjo do të thotë se, për një familje me 3.8 veta, që është numri mesatar i personave në një familje shqiptare, të ardhurat duhet të ishin minimalisht 60 mijë lekë në muaj. Sipas Bankës Botërore 70 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat nën lnivelin e këtij minimum jetik.

Shqipëria më e varfëra

Të dhënat krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon. Në të gjitha vendet e tjera fqinje me ekonomi të ngjashme, numri i familjeve me të ardhura të ulëta është dukshëm më i vogël.
Për të bërë të krahasueshme shifrat e të ardhurave, Banka Botërore i ka paraqitur ato në dollarë amerikanë sipas standardit të fuqisë blerëse. Sipas të dhënave, aktualisht 32.1 për qind e qytetarëve shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse.
Në Maqedoni, që rezulton vendi i dytë më i varfër i rajonit, pjesa e qytetarëve që jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë është 21 për qind, ndërsa Serbi, Bosnje dhe Mal të Zi, ajo është nën 7 për qind.
Sipas të dhënave, të cilat i referohen shifrave të nxjerra nga Institutet e Statistikave të vetë vendeve, Shqipëria rezulton vendi me nivelin më të madh të varfërisë. Rrogat e ulëta, niveli i lartë i papunësisë dhe pamundësia për të patur një jetesë normale është arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigracionit në Ballkan.

Plas “bomba” në Spanjë! Edhe Reali e Barça trukime ndeshjesh, lista e 51 ndeshjeve të fiksuara

Reali i Madridit dhe Barcelona e kanë parë emrin e tyre mes skuadrave që janë përfshirë në listën e ndeshjeve të trukuara, por fatmirësisht dy gjigantët e futbollit spanjoll nuk kanë ekipet e para në këtë valë skandali.
Skuadra e dytë e galaktikëve, Real Castilla, si dhe Barcelona B janë mes atyre që dyshohen se në 3 sezonet e fundit kanë manipuluar rezultatet.
Njësia për Krimin e Specializuar në Spanjë formalizoi dhe një listë me ndeshjet e dyshuara, ndërsa ndaloi në operacionin e saj 28 persona në Extremadura, në Andaluzi, në Murcia dhe Katalonjë.
Ndeshjet e dyshuara ishin raportuar më parë nga “Federbet” dhe përfshinte 51 përballje. Mes tyre janë dhe sfida të luajtura nga Real Madrid Castilla dhe Barcelona B.
Sipas analizës së bërë përmes koefiçentëve dhe basteve është manipuluar në shumë raste sasia e golave, minuta e shënimit dhe rezultati final. Kjo bëhej përmes rrjeteve ilegale të basteve, me bazë në Azi.

51 ndeshjet e dyshuara si të trukuara, publikuar nga El Confidencial
Temporada 2015-2016
Segunda División B
Real Unión – La Roda
Atlético Astorga – Racing de Ferrol
Tercera División
Paterna – CD Castellón
Loja – Maracena
Mora – Marchamalo
EC Granollers – Santfeliuenc FC
Recambios Colón – Novelda
Acero – Recambios Colón
UD San Pedro-Los Villares
Atlético Sanluqueño-AD Ceuta
Temporada 2016-2017
Segunda B
Baleares-Gavá
El Ejido-La Roda
Linares-Melilla
Arandina-Racing de Santander
Racing de Ferrol-Coruxo
Cornellá-Eldense
Barcelona B-Eldense
Villarreal B-Eldense
Atlético Baleares-Eldense

Eldense-Gavá
Tercera División
Écija Balompié-Sevilla C
Atlético Espeleño-Alcalá
CD Rincón-Dos Hermanas
Atarfe-Guadix
Zafra-Olivenza
Marchamalo-Talavera de la Reina
Alcalá-Écija Balompié
Alcalá-Atlético Espeleño
Atarfe-Loja
Atlético Espeleño-San Roque de Lepe
EAN Vanguardia-Yeclano Deportivo
Alcorcón B-Getafe B
Vélez-Atarfe
Murcia B-Águilas
Copa Federación
Ponferradina-Tenisca
Badajoz-Atlético Mancha
Temporada actual 2017/2018
Segunda B
Jumilla-Écija Balompié
Cerceda-Real Madrid Castilla
UD Gijón Industrial-Unión Langreo
La Hoya Lorca B-EAN Vanguardia
Alcalá-San Roque de Lepe
Xerez-Olivenza
Xerez-Alcalá
Lebrijana-Xerez
Astorga-Real Burgos
Lebrijana-Alcalá
Alcalá-Sevilla C
Málaga B-Atarfe
Becerril-Virgen del Carmen
UD Gijón Industrial-Unión Langreo
Atlético Espeleño-Arcos

Frontex: 32 mijë shqiptarëve iu refuzua kërkesa për azil

Fluksi i lartë i azilkërkuesve mund të mos ketë bërë që shqiptarëve t’u anulohet lëvizja e lirë në hapësirën Schengen, por padyshim që ka dhënë efekte negative. Gjatë vitit që lamë pas, u është mohuar hyrja mbi 32 mijë shqiptarëve.
Të dhënat janë të pasqyruara në raportin e “Frontex” mbi analizën e riskut për vitin 2018. Shqiptarët janë kombësia e tretë më e përjashtuar nga Europa, pas ukrainasve me 37 mijë hyrje të mohuara dhe rusëve me 36 mijë hyrje të mohuara.
Arsyeja kryesore është ashpërsimi i politikave të Greqisë për kalimin e kufirit. Ndonëse kontrollet e rrepta të dokumentacionit për shqiptarët kanë nisur që në vitin 2014, vitin e shkuar Greqia e dyfishoi numrin e refuzimeve.
Pavarësisht se shqiptarët janë një ndër grupet kryesore të kombësive që tentojnë të kalojnë me dokumente të falsifikuara, kjo nuk ka qenë baza për refuzimet:
Ndër 32 mijë raste, gati 11 mijë shqiptarë janë refuzuar për shkak se nuk kanë dokumentacionin përkatës që justifikon qëllimin dhe kushtet e vizitës.

9,331 shqiptarë janë refuzuar në kufijtë europianë për shkak se janë gjykuar si pa mjetet e duhura për të qëndruar në periudhën e deklaruar dhe pa para për t’u rikthyer në vend.
8,363 shqiptarë ndërkohë kanë qenë në listën e alarmit për refuzimin e hyrjes në regjistrin kombëtar.
1,945 shqiptarëve u është mohuar hyrja për shkak se kishin qëndruar mbi 3 muaj gjatë periudhës 6-mujore në territorin e shteteve të BE, një fakt që flet mbi ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë.
Numri i lartë i refuzimeve ka ndikuar në shtimin e rasteve të kalimit të paligjshëm të kufirit me 22%, duke arritur në 6500 kalime ilegale, më shumë se çdo shtet tjetër sa i takon kufijve tokësorë. Po ashtu ka qenë i lartë edhe numri i zyrtarëve shqiptarë në kufij që ndihmojnë shqiptarët të shkelin ilegalisht në Europë. Kjo e dhënë mbështetet nga raportimet e herëpashershme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shpërdorim detyre nga ana e punonjësve kufitarë.
Krahas këtyre problematikave, Shqipëria renditet si grupi i parë edhe për kthimet në atdhe, megjithëse 84% kanë patur një kthim të forcuar, me mbi 21 mijë raste (4-fishi në raport me shtetin tjetër në renditje).
Gjithashtu, Shqipëria renditet shteti i tretë, pas Ukrainës dhe Marokut, me numrin më të lartë të qëndrimeve të paligjshme në një shtet të Bashkimit Europian.

 

Euro hyn sërish në trendin rënës

Monedha e përbashkët ka vijuar zhvlerësimin në tregun vendas duke hyrë sërish në trendin rënës. Monedha e përbashkët këmbehet sot me 132.25 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Prej fillimit të shkurtit, euro ka humbur në tregun vendas rreth 1.1 lekë, por sot shënoi rekord të ri të ulët që prej mesit të gushtit. Tradicionalisht, euro ka tendencën që të zhvlerësohet përkundrejt lekut me afrimin e afatit të fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ekspertët argumentojnë se me afrimin e datës 20, bizneset nxitojnë të thyejnë valutën për të shlyer detyrimet. Për më tepër, sipas tyre, muaji shkurt ka njohur minimumin historik të qarkullimit të parasë në vend, ndërsa oferta në valutë vijon të mbetet e lartë. Nxitur prej këtyre faktorëve të brendshëm euro ka vijuar të nënçmohet përkundjet lekut vendas. Ekspertët e kursit të këmbimit argumentojnë se janë faktorët e tregut të brendshëm që diktojnë nivelin e kursit të këmbimit euro-lekë. Aktorët kryesorë të tregut shtojnë se tradicionalisht periudha janar-shkurt njihet për kuotat më të larta të këmbimit të euros me monedhën vendase. Në rast se euro do t’i nënshtrohet trendit tradicional të saj, me afrimin e sezonit turistik (i cili tashmë është më i zgjatur në kohë dhe jo vetëm në muajin gusht) euro do të luhatet poshtë nivelit të 132 lekëve. Monedha e përbashkët kapi nivelin më të ulët të këmbimit ndaj lekut në 27 qershor 2017, kur këmbehej 131.9 lekë, ndërsa e hapi vitin në kuotën e 137 lekëve. E kundërta ka ndodhur me monedhën e gjelbërt, e cila nxitur prej zhvillimeve në bursat ndërkombëtare është çmuar sot në tregun vendas me 0.52 lekë, duke u këmbyer sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 107.23 lekë. Në bursat ndërkombëtare dollari i është larguar nivelit më të ulët të tre viteve.

Qeveria e autostradave

Infrastruktura rrugore ka qenë top-prioritet i të gjitha qeverive të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt2008.
Në gjithë territorin e Kosovës janë rreth 2045 kilometra rrugë, prej të cilave 95 për qind janë të asfaltuara. Vetëm nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, sipas të dhënave zyrtare, janë shtruar rreth 500 kilometra rrugë.
Nga këto 500 kilometra, rrugë nacionale dhe rajonale të asfaltuara që nga viti 2008 deri më 2017 janë 287.2 kilometra. Vetëm për tetë vjet janë ndërtuar 115 kilometra autostradë, kurse 87.24 kilometra janë nga zgjerimi i rrugëve nacionale dhe rajonale, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Ramë Çupeva nga Ministria e Infrastrukturës.
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në Kosovë, sipas ekspertëve të kësaj fushe, ka qenë i domosdoshëm,sepse pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, gjendja e rrugëve në Kosovë ka qenë e shkatërruar.
Halim Gjergjizi, profesor në Universitetin e Prishtinës thotë se, infrastruktura rrugore është domosdoshmëri për çdo vend, sidomos për vendet në zhvillim, siç është Kosova.

Por, sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë vetëm në një kategori të rrugëve, siç ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë, duke marrë si shembull autostradat.
“Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në Kosovë, prioritet i është dhënë ndërtimit të autostradave. Kosova ka nevojë për konsolidimin e rrjetit rrugor të brendshëm dhe krahas kësaj ndërtimit të infrastrukturës bashkëkohore”, ka thënë Gjergjizi.
Florim Graiçevci, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, thotë se rritja e numrit të veturave në komunikacion është treguesi më i mirë i arsyeshmërisë së nevojës për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë.
Ai nënvizon se investimet në autostrada, paraqesin investimet kryesore në interes të shtetit, sepse këto kategori të rrugëve e lidhin Kosovën me vendet e rajonit, por edhe me rrjetin e rrugëve evropiane.
“Në një farë forme, unë konsideroj se Kosova ka obligime karshi Evropës për ndërtimin e kësaj infrastrukture. Por, edhe problemi i rrugëve të niveleve më të vogla, është në prioritet shumë të madh nëse marrim parasysh vetëm kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ku jemi dëshmitar të ngarkesave të mëdha në hyrje-dalje të kryeqytetit”, thekson Graiçevci.

Rusia mohon ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane

Former FBI Director Robert Mueller, the special counsel probing Russian interference in the 2016 election, departs Capitol Hill following a closed door meeting, Wednesday, June 21, 2017, in Washington. (AP Photo/Andrew Harnik)

Kremlini mohoi sot përfshirjen e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Zëdhënësi Dmitri Peskov u tha gazetarëve se akuzat janë të pabaza. Komentet vijnë disa ditë, pasi Prokurori i Posaçëm amerikan, Robert Muller akuzoi 13 shtetas dhe tre organizata ruse se kanë kryer një “betejë të paligjshme informacioni” me qëllim prishjen e procesit zgjedhor dhe për të ndihmuar Donald Trumpin të fitojë. Në akt-akuzë pretendohet se këto përpjekje janë orkestruar prej 12 punonjësve të Agjencisë së Kërkimeve në Internet, me bazë në Shën Petersburg dhe e lidhur me Kremlinin dhe prej garantit të saj financiar. Dokumenti prej 37 faqesh pohon se komplotistët rusë u përpoqën të bashkërendonin përpjekjet e tyre me zyrtarë të fushatës së zotit Trump, por ndaj këtyre të fundit nuk ngrihet asnjë akuzë për bashkëpunim të fshehtë me rusët. Për një kohë të gjatë, zoti Trump ka këmbëngulur se njerëzit e fushatës së tij nuk kanë bashkëpunuar me Rusinë. Komuniteti amerikan i zbulimit dhe tashmë zoti Mueller kanë arritur në përfundimin se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë për të ndërhyrë në zgjedhje për të ndihmuar zotin Trump të fitojë. Kjo është hera e parë që zyra e zotit Mueller ngre akuza kundër shtetasve dhe organizatave ruse për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016. Dje, në një seri komentesh në Twitter Presidenti Trump sulmoi hetimet e ndryshme që po kryhen nga Robert Mueller dhe komisionet e kongresit amerikan.

Arrestohet shefi i Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalnyt

Drejtori i Fondacionit Anti-Korrupsion të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, është arrestuar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, bëri të ditur një bashkëpunëtor i Navalnyt. Leonid Volkov ka shkruar në Twitter se Roman Rubanov është ndaluar pas kalimit të inspektimit doganor dhe se më pas është dërguar në një stacion policor. Sipas Volkovit, Rubanov është akuzuar për organizimin pa leje të një tubimi. Në fund të janarit, në shumë qytete ruse, mbështetësit e Navalnyt kanë protestuar kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar Navalnyn si kandidat presidencial. Komisioni e ka skualifikuar Navalnyn për shkak të disa dënimeve me burg që i ka vuajtur nën akuzat që, sipas mbështetësve të tij, kanë qenë të motivuara politikisht. Në Moskë dhe në Shën Petersburg, autoritetet nuk i kanë autorizuar protestat. Zyra e prokurorit i ka paralajmëruar moskovitët se pjesëmarrja në protesta më 28 janar është e paligjshme.