20.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Propozimi i PD: Vetting Fatmir Xhafës, a do të hapet dosja e torturave të hetuesit të diktaturës?

Deputetët e PD kërkojnë që Fatmir Xhafa të kalojë në Vetting. Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime që, në bindjen e tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici.
Partia Demokratike propozoi 3 ndryshime thelbësore.
Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.
Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.
Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.
Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca duke rrëzuar edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vetting të niste prej tij.

Drejtori i Ujësjellësit: Po bëjmë eksperimente me njerëzit, i lashë tre ditë pa ujë asnjëri nuk u ankua

Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo është i mendimit që furnizimi me tetë orë ujë në ditë është mëse i mjaftueshëm për banorët e qytetit bregdetar.
I ftuar në emision, në një TV lokal, drejtori socialist ka habitur duke thënë se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.
DEBATI NË STUDIO
Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?
Sheme Lulo: Rreth tetë orë
Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët
Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka.
Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh).

20 Shkurti, mesazhi i Bashës: Sot shqiptarët përballë diktaturës së krimit dhe varfërisë

Kryetari i opozitës përmes një mesazhi për 20 Shkurtin ’91 kujton se sot shqiptarët janë përballë me diktaturën e krimit, korrupsionit dhe varfërisë.
27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet!
Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.
Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin.
Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!
Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!

Orët e betejës historike të Tiranës në rrëzimin e bustit
Tre ditët e grevës së urisë të studentëve kishin tensionuar situatën në Tiranë. Disa qindra mijëra vetë morën rrugën drejt Kinoklubit të Qytetit “Studenti” për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për studentët grevistë. Më 20 shkurt 1991, sheshi para Kinoklubit ishte mbushur më shumë se kurrë ato ditë. Thirrjet e turmës “Studentët janë heronj”, “Jemi me studentët”, “Poshtë diktatura”, “Enver-Hitler”, si dhe do ta heqim qelbësirën, ishin një kurajo e madhe për studentët grevistë. Afro 900 studentë grevistë u ngujuan në këto ambiente. Komisioni organizator i grevës nuk lejoi të hynin në ambientet e grevës operatorët me kamerat e Televizionit Shqiptar, si dhe asnjë qytetar që nuk ishte student ose pedagog i Universitetit të Tiranës. Në ambientet e Qytetit “Studenti” u mblodhën me mijëra e mijëra qytetarë dhe familjarë të studentëve grevistë, të shqetësuar për të afërmit e tyre. Mbajmë mend parullat, qytetarët thërrisnin jashtë në mbështetje të studentëve: “Ejani mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”. “Poshtë burokratët” dhe mjaft parulla të tjera patriotike. Brenda tek studentët hyri vetëm operatori televiziv i Partisë Demokratike, Agim Buxheli, që kreu filmimet e rralla të studentëve të ngujuar.

Nga ballkoni i godinës së konviktorëve të Gjeologjisë, oratorë të ndryshëm mbanin fjalime kundër qeverisë dhe PPSH, të cilat po flijonin studentët për emrin e një të vdekuri. Falë organizimit të mirë të sindikatave, sidomos të atyre të minatorëve, u arrit që të mblidheshin afro 100 mijë veta midis tyre punëtorë, studentë, pedagogë, qytetarë të tjerë të Tiranës që protestuan në Qytetin “Studenti”, në përkrahje të grevës së urisë së studentëve. Të parët që erdhën ishin minatorët e Valiasit, të cilët duke brohoritur nga rruga e “Durrësit” e deri tek Qyteti “Studenti” arritën të mblidhnin rreth vetes një turmë prej afro 10 mijë qytetarësh. Rreth orës 10:00 në Qytetin “Studenti” ndodheshin 100 mijë protestues. Ata të gjithë së bashku brohorisnin për fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me promovimin e parullave si: “O Ramiz o zagar, do të varim në litar”, “Poshtë diktatura”, “Liri Demokraci”, etj. Në mbarim të fjalimeve të disa oratorëve demonstrues, aktorja e talentuar Rajmonda Bulku, duke e mbyllur mitingun solidarizues, u bëri thirrje protestuesve të shkojnë tek Sheshi “Skënderbej”. Thirrja e Rajmondës u bë në një çast, kur u duk se të gjithë protestuesit e dëgjuan atë. Një grup protestuesish, të përbërë kryesisht nga familjarë dhe nëna të studentëve të grevës së urisë, nisen në drejtim të Presidencës për të takuar Ramiz Alinë. Ndërsa turma kryesore e protestuesve niset në drejtim të Liceut Artistik. Në krye të protestuesve, ne vumë gratë dhe fëmijët e vegjël në mënyrë, që policia të mos keqtrajtonte turmën e protestuesve. Një turmë rreth 100 mijë vetash ka lëvizur nëpërmjet rrugës së “Elbasanit”. Tek Liceu, njerëzve u dalin përpara rreshta policësh me skafandra dhe armë. Qentë e policisë u vërsulën njerëzve, ndërsa zbrazën kallashnikovë mbi kokat e protestuesve, të cilët qëllojnë me gur dhe sende të forta policinë dhe Forcat Speciale. Turma çan përpara, por tashmë në drejtim të Sheshit “Skënderbej”. Beteja e sheshit është vendimtare. Pas një përleshjeje mes popullit dhe forcave të Ministrisë së Brendshme busti ndjen lëkundjet e para.

Rama burgosi 38 mijë qytetarë për faturat e energjisë, por OSHEE ka dyfishuar humbjet në rrjet. Tani arrestoni Ramën

Nga njëra anë qeveria burgosi 38 mijë qytetarë për faturt e energjisë, por nga ana tjetër është vetë OSHEE e cil ka dyfishuar humbjet në rrjet. Po tani kush duhet arrestuar zoti Kryeministër për këtë gjëmë ekonomike?
Energjia elektrike që humbet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë vijon të dominohet nga humbjet teknike të cilat janë sa dyfishi i “vjedhjeve”.
OSHEE raportoi për Entin Rregullator të Energjisë, se humbjet teknike në fund ë vitit 2017 pritet të përmbyllen në nivelin 24 për qind, mirëpo 15.6% i takojnë humbjeve teknike. Humbjet teknike i takojnë rrjetit dhe nënstacioneve të amortizuara të OSHEE, të cilat me gjithë investimet e mëdha në linja tre vitet e fundit nuk po arrijnë të çojnë treguesin në normalitet.
Siç shihet nga të dhënat humbjet teknike nga viti 2015- 2017 janë ulur me 2.5 pikë përqind, teksa humbjet jo teknike janë ulur me 2.4 pikë përqind. Humbjet më të mëdha janë në tensionin e ulet me rreth 10 %.
Nivelin më të lartë të humbjet në tensionin e ulët që zakonisht janë familjarët janë në qytetet e Kukësit, Dibrës dhe Burrelit, Humbjet në tensionin e mesëm janë pak më shumë se 5 % për qind dhe ato në tensionin e lartë pak më shumë se 2%.

Duke supozuar vazhdimin e sjelljes se konsumatorëve ne mënyre te ngjashme me konsumin historik te viteve të mëparshme, modeli i përdorur për parashikim është bazuar ne trend dhe sezonalitet, OSHEE parashikon të çojë humbjet totale në rrjetin e shpërndarjes në rreth 16 për qind në vitin 2022. OSHEE ka rishikuar me rritje objektivin për humbjet për shkak të investimeve të mëdha që kërkon rrjeti dhe nënstacionet.
Vitin e kaluar plani i investimeve u devijua në një masë të madhe për të realizuar importet larta të energjisë që u imponuan nga mungesa e reshjeve.
Humbjet e energjisë ne rrjetin e shpërndarjes janë bërë shkak për alokimin e kredisë së banës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë. Targeti që BB kishte për humbjet ishte 21% në fund të vitit që lamë pas.

“Stop Soros” Orban, gati sanksionet ligjore ndaj instrumentave të miliarderit në Hungari

Armiku më i dashur i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban quhet George Soros. Sipas Orbanit, miliarderi amerikan me origjinë hungareze-hebreje, synon të shkatërrrojë kulturën kristiane evropiane dhe kombet evropiane. Orban pohon se Soros për këtë qëllim po përpiqet të stiumulojë invazionin e miliona myslimanëve në kontinent. “Plani Soros” e quan kryeministri hungarez këtë gjoja synim të Sorosit.
“Plani Soros” paraqet një propagandë gënjeshtrash, me citate të trilluara nga Sorosi dhe një realitet të shtrembëruar. Por kjo nuk e pengon Orbanin dhe partinë qeveritare Fides që me muaj të tërë të zhvillojë një fushatë kundër Sorosit dhe gjoja planit të tij. Qeveri hungareze shkon tani edhe një hap më larg. Ajo do të miratojë paketën ligjore “Stop-Soros”, siç tha ministri i Brendshëm Sándor Pintér.

Masat ndëshkuese
Paketi i qeverisë hungareze synon pengimin e punës së organizatave joqeveritare – instancën e fundit për kontrollin e pushtetit në Hungari. Paketi ka tri qëllime:
– Të gjitha OJQ, të cilat në çfarëdo forme kanë të bëjnë me “migrimin ilegal”, duhet të regjistrohen në gjykata dhe të paraqesin raportin e detajuar për aktivitetetet.
– OJQ-të të cilat kanë të bëjnë me “migrimin ilegal” dhe më shumë se gjysmën e mjeteve i marrin nga bota e jashtme, duhet të paguajnë një taksë shtresë prej 25%.
– Shtetasve hungarezë të cilët dyshohen për mbështetjen e “migrimit ilegal”, mund t’u ndalohet futja në një zonë prej tetë kilometrash në afërsi të kufirit Shengen; shtetasve të huaj që dyshohen për këtë vepër mund t’u ndalohet futja në Hungari.
Nëse Parlamenti i Hungarisë i miraton këto masa, Hungaria edhe më shumë do të largohet nga vlerat juridike në Bashkimin Evropian dhe afrohet me masat represive të Rusisë, mendojnë kritikët. “Dyshoj se këto masa janë në harmoni me vlerat kushteteuse të vendeve të BE”, thotë politologu Attila Tibor Nagy, në bisedë me Deutsche Ëellen. “Në një shtet juridik, organizata civile kanë të drejtë të punojnë të lira. Ndërsa masat e këtilla nuk lejojnë këtë punë.”

Pranimi sekret i refugjatëve
Përfaqësuesit e organizatave civile në Hungari dyshojnë se paketi më i ri i ligjeve mund të miratohet në këtë formë. “Qeveria po përpiqet sërish që të ndalojë zërat kritikë”, thotë Máté Szabó, drejtor i “Shoqatës për të Drejta dhe Liri” (TASZ), një prej organizatave më të rëndësishme joqeveritare në Hungari.
Paketi “Stop-Soros” e ka arritur efektin publik, sepse në Hungari mbahen zgjedhjet parlamentare me 8 prill. Kritikët thonë se zgjedhjet në Hungari janë të lira, por kushtet nuk janë fer për të gjithë. Megjithatë edhe në këto kushte Orban nuk është i sigurt se partia e tij do të fitojë 2/3 e votave. Ndaj ky paket shënon polarizimin maksimal në fushatën elektorale.
Paketi ligjor vjen në një moment shumë të pavolitshëm për qeverinë, sepse një sekretar shteti pa dashur ka bërë të ditur se qeveria ka pranuar në mënyrë “sekrete” rreth 1.300 refugjatë – më shumë se kuota e refuzuar prej qeverisë hungareze prej 1.294 refugjatësh.

Haradinaj flakë për flakë me Ramën: Nuk presim leksione prej teje, merru me Shqipërinë

Një tjetër reagim i fortë vjen nga kreu I qeverisë së Kosovës ndaj Ramës. “Nuk presion leksione prej teje. Merru me Shqipërinë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.
Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri komentet gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve. “I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se nuk ka qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”. “Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me kry punët tona”, u shpreh Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit në Kosovë, përmes facebookut i dërgoi porosi homologut të tij në Shqipëri, Edi Rama. I ka thënë mos të merret me shpikjet politike në Kosovë, por të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë.
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka thënë Haradinaj.
Shkas për këtë mund të jetë bërë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës. Ai tha gjithashtu se kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Haradinaj për Demarkacionin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj publikoi në Facebook një njoftim, ku theksonte gëzimin për një ujdi lidhur me demarkacionin. “Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.”
Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, arrihet marrëveshja e nevojshme. Haradinaj e sheh këtë deklaratë si epilogun e një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. “Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Meta rrëzon Ramën për pazarin me detin: Trego hartat dhe qëllimin e vërtetë të Negociatave

Presidenti Meta ka zbardhur përgjigjen që institucioni i tij i kthen Ministrisë së Jashtme. Kleçka qëndron në faktin se në kërkesën e bërë nga Bushati nuk përcaktohet se cili është qëllimi i Negociatave me Greqinë për të cilat kërkohet autorizim për Plotfuqishmëri tek Presidenti. Në të njëtën kohë Meta I kërkon qeverisë edhe hartat dixhitale mbi të cilat do të negociohet.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta bën publike letrën dërguar në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Gjithashtu nga Presidenca njoftohet se në orën 11:00 në faqen zyrtare të Institucionit do bëhet publike letra zyrtare.
Ndërsa po në funksion të transparencës në orën 13:00 Presidenti i Republikës do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Institucionin e Presidencës. Ky zhvillim vjen vetëm disa ditë pasi ministri Bushati i kërkoi Presidentit Meta plotfuqishmërinë për të nisur negociatat me Greqinë. Por nga ana e institucionit të Kreut të Shtetit thuhet se ende nuka ka emra konkretë se kush do e drejtojë këtë proces.

LETRA
Presidenti Meta bën publik qëndrimin e tij lidhur me “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke”
20 shkurt 2018
Në funksion të transparencës me opinionin publik, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke” dërguar Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ditën e premte, datë 16 shkurt 2018, dhe po në funksion të transparencës Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta do të mbajë një konferencë shtypi në Institucionin e Presidencës sot, me datën 20 shkurt 2018, në orën 13:00.
Lënda: Mbi kërkesën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018 “Kërkesë për autorizim negociatash me palën greke”.
Drejtuar: Zotit Ditmir BUSHATI
MINISTËR I EVROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
Për Dijeni: Zotit Edi RAMA
KRYEMINISTËR

I nderuar Zoti Ministër,
Nëpërmjet shkresës suaj nr. 2428, datë 12.02.2018, u njoha me kërkesën për “Autorizim negociatash me palën greke”.
Presidenti i Republikës, vlerëson angazhimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme për të nisur negociatat për një marrëveshje të re ndërshtetërore për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë. Bashkëpunimi i hapur dhe i ndërsjelltë është në themel të parimit të fqinjësisë së mirë.
Presidenti i Republikës, është i bindur se delimitimi i hapësirave detare me Greqinë, është në interesin më të mirë të vendit tonë në të gjitha aspektet, si në drejtim të ushtrimit të sovranitetit dhe juridiksionit kombëtar, ashtu edhe në drejtim të sigurisë, dobisë ekonomike, politike, sociale, etj.
Në këtë kontekst, zgjidhja për ndarjen, përdorimin dhe shfrytëzimin racional, efektiv dhe në mënyrë sa më të drejtë e të barabartë të hapësirave detare dhe burimeve të tyre me Republikën e Greqisë, duhet të vijë përmes një emëruesi të përbashkët midis dy vendeve.
Theksoj, se është e detyrueshme që çdo zgjidhje të respektojë parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e vendosura për zbatim nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.04.2010, kuadri ligjor i brendshëm, aktet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, si dhe duke patur parësor interesin shtetëror.

Nga shqyrtimi i kërkesës së paraqitur, për Autorizim negociatash me palën Greke, konstatohet se;
1. Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.
Shkresa nr. 2428 prot, datë 13.02.2018, që në “Lëndë”, është e paqartë, pasi sipas saj objekti është “Përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën Greke” dhe ky përkufizim nuk parashikon, se cili është objekti konkret për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi dhe nuk reflekton detyrimet që rrjedhin nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 10.04.2010.
Së pari, duhet evidentuar se kjo kërkesë është e përbërë gjithsej nga një kërkesë e vetme (gjithsej 4 – fletë) dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues bashkëlidhur.
Nga shqyrtimi tërësor i kërkesës rezulton se ajo nuk shpreh në mënyrë të qartë dhe eksplicite titullin e marrëveshjes dhe objektin konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek.
Përcaktimi i saktë dhe pa asnjë ekuivok i titullit të marrëveshjes dhe objektit të negociatave, në proceset e diskutimeve negociuese ndërkombëtare me qëllim lidhjen e një marrëveshjeje të kësaj natyre është kushti themelor që duhet të plotësohet, dhe mbi të cilin lëshohet Autorizimi për Plotfuqi nga Presidenti i Republikës.
Vetëm duke përcaktuar objektin e saktë të negocimit, grupi negociator legjitimohet për të zhvilluar diskutime brenda objektit të tij.

Në pjesën hyrëse të shkresës citohet se: “Delitimimi i hapësirave detare me fqinjët nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe mbetet një çështje e rëndësisë prioritare për vendin tonë”.
Ndërkohë në faqen 3 të kërkesës suaj, parashtrohet se:
“Delitimimi i hapësirave detare është përfshirë dhe në paketën e çështjeve të hapura mes dy vendeve të diskutuara në kuadrin e mekanizmit dypalësh”…. “Nisur nga sa më sipër me palën greke është rënë në parim dakord për të negociuar një marrëveshje të re për të delitimuar hapësirat detare sipas një ndarjeje të drejtë për palët. Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimi të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve”.
Në paragrafin e fundit të faqes 3 të kësaj kërkese parashtrohet se :
“Synimi i negociatave teknike me palën greke do të jetë:
Negocimi dhe finalizimi i një marrëveshje të re për delitimimin e të gjitha hapësirave detare të përcaktuara për të Drejtën e Detit me koordinata gjeografike; Detin Territorial, Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin Kontinental”.
Në lidhje me këtë që ju citoni, gjithçka që është vlerësuar nga qeveria se duhet të negociohet nuk mundet që t’i kërkohet autoritetit më të lartë, duke përdorur terma të tillë si “synim”, por qartësisht sipas Kushtetutës dhe ligjeve, kërkesa për Autorizim duhet të jetë e shprehur ekzaktësisht mbi titullin e marrëveshjes dhe objektin e saj.
Për më tej në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshiheshin edhe hartat analoge dixhitale, si instrumente negociuese teknike parësore që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohet.

Në paragrafin e parafundit të faqes 4 të kërkesës suaj, citohet edhe një fakt tjetër, ku ju parashtroni se :
“Arritja e marrëveshjes do të shërbente paralelisht dhe për plotësimin e kuadrit ligjor ndërkufitar tokësor me lidhjen e Marrëveshjes për Piramidat Kufitare dhe Marrëveshjes për Zgjidhjen e Incidenteve Kufitare të cilat janë kërkuar për dekada me radhë nga pala jonë, por që nuk kanë patur reagim pozitiv të palës Greke. Kjo paketë marrëveshjesh do të zgjidhte njëherë e mirë problematikat ndërkufitare mes dy vendeve dhe do të rrëzonte çdo lloj pretendimi territorial që mund të ekzistojnë në të dy vendet”.
Lidhur me këtë paragraf të letrës suaj, të sqarohet qartë se për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë?, cila palë i ka shfaqur ato, në ç’mënyrë, në çfarë kohe, dhe a ka qenë kjo çështje objekti i diskutimit eksploratore diplomatike që janë realizuar përpara paraqitjes së kërkesës për negocim dhe kërkohet që nga ju me prioritet të vihet në dispozion të Presidentit të Republikës, i gjithë informacioni që dispononi në lidhje me këtë çështje?
Për më tepër, nga shqyrtimi tërësor dhe analitik i objektit të kërkesës, konstatohet se janë të paqartë elementët konkret të objektit të negocimit.
Gjykata Kushtetuese në pikën 82.3, ka përcaktuar një detaj të rëndësishëm që ndikon në përcaktimin e objektit konkret të negocimit.
Gjithashtu është i paqartë objekti i negocimit, edhe sa i takon pjesës ku puqen hapësirat detare ndërmjet tre shteteve (Itali-Greqi-Shqipëri), pasi kjo mund të kapërcente kufijtë e këtij autorizimi negocimi dypalësh.

Si konkluzion, përcaktimi i qartë i objektit të negocimit dhe vënia në jetë e detyrës së marrë nga grupi negociator që formalizohet në aktin e Autorizimit për Plotfuqi që Presidenti i Republikës lëshon nëpërmjet delegimit është një kërkesë e qartë e neneve 3, 4, 7 dhe 92/ë, të cilat shpjegohen gjerësisht në mënyrë shteruese në Vendimin nr. 15/2010, të Gjykatës Kushtetuese ku ndër të tjera në pikën, 37, përcaktohet se :
“37.Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës”.
Në përfundim, duke iu referuar standardit Kushtetues, të hierarkisë së zbatimit të normës, parashikuar në nenin 4, dhe 116 pika 1 të Kushtetutës, dhe mbështetur në parashikimet e pjesës arsyetuese të Vendimit nr. 15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, në krahasim me çfarë parashtrohen në kërkesën Tuaj, rezulton se nuk është përcaktuar qartë objekti i kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi.

Objekti i saktë i tagrit të përfaqësimit që do të delegohet duhet të jetë i specifikuar në këtë akt që Presidenti i Republikës duhet të lëshojë, dhe mbi të cilin grupi negociator i mandatuar duhet të veprojë gjatë negociatave.
Paqartësia e objektit konkret të negocimit për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi nga Presidenti, evidentohet edhe më tepër, pasi kërkesa e paraqitur nuk është e shoqëruar as me tekstin e projekt-marrëveshjes dhe as relacionin shoqërues, kërkesë kjo e nenit 6, pika 3, germa “c”, të ligjit nr.43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, ku citohet se:
“c) në rastet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes, të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues.”
Për më tepër, në kërkesën e paraqitur për autorizim negociatash me palën Greke, në faqen 3, citohet se: “Prej vitit 2014 e deri më sot janë zhvilluar disa diskutime eksploratore, në nivel diplomatik me palën greke për zgjidhjen e kësaj çështjeje…”.

Në përgatitjen e qëndrimeve të palës sonë për këtë çështje janë mbajtur parasysh parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, legjislacioni ynë i brendshëm për kufijtë detar dhe analiza e brendshme”.
Nga sa më sipër, konstatohet aktivizimi edhe i instrumenteve të karakterit teknik përveçse politik në fazën përgatitore që i paraprijnë hyrjes në negociata, e për rrjedhojë dhe kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.
Ndaj, është e nevojshme që dokumentet që shoqërojnë kërkesën tuaj, të përcillen pranë institucionit të Presidentit dhe të përmbajnë edhe një informacion shterues mbi materialet apo minutat e diskutimeve eksploratore me palën greke si dhe në mënyrë të veçantë analiza e brendshme e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, si dhe personat dhe funksionet e tyre, që e kanë kryer këtë analizë.
Si përfundim, nga sa konstatohet më sipër në lidhje me objektin e saktë të negocimit, Presidenti i Republikës, konkludon se:
– Të qartësohet në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim, duke përmbushur të gjitha mangësitë e konstatuara, si dhe të paraqiten informacionet shtesë të kërkuara.
2. Në kërkesën e paraqitur lidhur me përbërjen e grupit negociator referohet se:
“Pas autorizimit Tuaj, do të ngrihet me Urdhër të Kryeministrit Grupi Negociator”, i cili do të negociojë marrëveshjen e re me palën Greke. Në këtë grup negociator të përfshihen përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Forca Detare, Institucioni i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Brendshme”.

Në lidhje me këtë çështje, Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr. 15/2010, në pikën 36, ka përcaktuar qartë se:
“36. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë, në kuptim të nenit 86/1 të Kushtetutës dhe ka autoritetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare si përfaqësues legjitim i shtetit, sipas nenit 92/ë të Kushtetutës. Nga kjo rezulton se, ose ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ose, nëpërmjet plotfuqisë, duhej të kishte autorizuar grupin negociator për këtë qëllim.”
Mbështetur në parashikimet e nenit 92/ë, të Kushtetutës, dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, në të cilin është qartësuar mënyra se si Presidenti e ushtron të drejtën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare konstatohet se :
– Përbërja e grupit negociator sa i takon institucioneve të përfshira nuk është e plotë, dhe
– Mungesa e përcaktimit nominal të delegacionit krijon hapësirë që të mos përmbushë standardet për nivelin e njohurive të kërkuara apo, nuk jep garancitë e nevojshme për integritetin moral dhe profesional për të marrë pjesë në negociata kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar.
Nga sa më sipër, rezulton se;
Së pari, grupi negociator që do të realizojë negociatat, duhet të përfaqësojë ekspertizën më të thelluar dhe më të mirë profesionale në të gjitha fushat në interes të negocimit, me qëllim që niveli i përfaqësimit të Shtetit Shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij të realizohet në lartësinë e kërkuar nga interesat e vendit.

Në funksion të realizimit të objektivave të negocimit dhe të ekspertizës, do të duhet të merret në konsideratë dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të tjerë veç atyre të cituar në kërkesë të tilla si Akademisë së Shkencave, Agjencisë së Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), Universitetit të Tiranës, Akademisë së Albanologjisë, Institutit të Arkeologjisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, etj.
Së dyti, kërkesa për dhënien e Autorizimit për Plotfuqi, siç rezulton nga kërkesat e Kushtetutës, Vendimit nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, ligjit nr. 43/2016, por edhe nga praktika tashmë e konsoliduar në këtë drejtim, duhet të përcaktojë qartë se cila do të jetë përbërja nominale e grupit negociator, pra jo vetëm me emërtesat e institucioneve, por dhe emrat konkret të personave dhe funksionet dhe profesionet që ata përfaqësojnë.
Në kërkesë nuk përcaktohet se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator, gjë që është tepër e rëndësishme nisur nga përvoja jo pozitive në të kaluarën.
Kërkesa për pajisjen me autorizim, duhet të shoqërohet detyrimisht me listën nominale të emrave konkret përbërjes të grupit negociator, shoqëruar me CV përkatëse, që do të krijonte mundësinë e vlerësimit të përmbushjes së kritereve të integritetit moral dhe profesional që krijojnë besimin tek Presidenti i Republikës, për t’i dhënë besimin që ta përfaqësojnë atë në këto negociata.
Për nga rëndësia e kësaj marrëveshjeje dhe njohuritë e veçanta që kërkohen në këtë fushë, Presidenti i Republikës nuk është informuar nëse, deri në këto momente, është këshilluar ekspertizë e jashtme dhe nëse synohet të merret një e tillë gjatë procesit të negocimit për këtë marrëveshje.

Për sa më sipër, në formën e paraqitur, kërkesa lidhur me grupin negociator dhe përbërjen e tij është jo e plotë dhe e pabazuar në Kushtetutë, Vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, praktikës së mëparshme.
Plotësimi i mangësive të konstatuara në lidhje me grupin negociator dhe përbërjen e tij është kusht i domosdoshëm në vlerësimin e kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.
3. Çështja e standardeve dhe metodologjisë të përdorshme për negocim.
Në kërkesë fq 2-3, parashtrohet se:
Delimitimi i vitit 2009 ishte rezultati më minimal që mund të arrinte vendi ynë me Greqinë;
Nevojitet lidhja e një marrëveshjeje të bazuar në një parim të ri delimitimi. Parimi i barazlargësisë shërben si pikënisje për korrektimin e vijës delimituese në favor të palës sonë. Për këtë qëllim nevojitet aplikimi i parimit barazlargësi me korrektim;
Delimitimi i ri duhet të sjellë përfitim në hapësirat detare të Shqipërisë. Përfitimi në hapësirën e Detit Territorial, do të ishte më i favorshëm sepse në këtë hapësirë detare ushtrohet sovranitet i plotë në det, tabanin e detit dhe hapësirën ajrore mbi të, ndërsa në Shelfin Kontinental dhe ZEE vendi ynë do të përfitonte zgjerimin e të drejtave sovrane (shfrytëzim burimesh që ekzistojnë në këto hapësira, por jo sovranitet të plotë).

Lidhur me sa më sipër, bazuar dhe në pikat 82.1, 82.2, 82.3, 82.4, 86, 90, 92, 95, 96 dhe 98 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, kërkesa e paraqitur do të duhej të shoqërohej me përcaktimin e qartë se në cilën pjesë të hapësirës detare të vijës së delitimit do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte dhe ku parimi i barazlargësisë me korrektim, duke saktësuar gjithashtu se cilat janë momentet konkrete që kërkojnë negocim dhe janë objekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.
Përmbushja e kësaj detyre do të qartësonte objektivat, metodologjinë dhe parimet që do të përdorte grupi negociator, për përcaktimi e një kufiri detar në përputhje me Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, praktikën Ndërkombëtare, Kushtetutën, vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha në interesin më të mirë të Shqipërisë.
Saktësimi i hapësirës konkrete detare të përdorimit të parimit të “Ekitesë”, është thelbësor për arritjen e një marrëveshje të drejtë siç ka arsyetuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr.15/2010.
Presidenti i Republikës vlerëson se;
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, detyrimeve të vendosura për zbatim nga Vendimi nr.15, datë 15.04.2010, të Gjykatës Kushtetuese, kuadrit të brendshëm ligjor, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria është palë dhe në interes parësor shtetëror, përmbushja e kritereve, kërkesave, të parashtruara e të konstatuara më sipër, përbën domosdoshmëri kushtetuese për marrjen e vendimit për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi, të kërkuar me shkresën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018.
ILIR META

Marrëveshja e fshehtë e Ramës për detin, Presidenti i kthen Bushatit kërkesën për plotfuqishmërinë

Publikohet letra e Presidentit Ilir Meta drejtuar Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe për dijeni të Kryeministrit Edi Rama ku shpjegon pse nuk vendosi t’i japë momentalisht plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.
Nga shqyrtimi i kërkesës së paraqitur, për Autorizim negociatash me palën Greke, Presidenti thotë se konstatohet se “Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi”.
Presidenca thotë se shkresa nr. 2428 prot, datë 13.02.2018, që në “Lëndë”, është e paqartë, pasi sipas saj objekti është “Përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën Greke” dhe ky përkufizim nuk parashikon, se cili është objekti konkret për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi dhe nuk reflekton detyrimet që rrjedhin nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 10.04.2010.
“Vetëm duke përcaktuar objektin e saktë të negociimit, grupi negociator legjitimohet për të zhvilluar diskutime brenda objektit të tij.”
Nuk janë përfshirë hartat analoge dixhitale,
Janë të paqartë elementët konkret të objektit të negocimit.
Lënda: Mbi kërkesën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018 “Kërkesë për autorizim negociatash me palën greke”.
Drejtuar: Zotit Ditmir BUSHATI
MINISTËR I EVROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
Për Dijeni: Zotit Edi RAMA
KRYEMINISTËR

I nderuar Zoti Ministër,
Nëpërmjet shkresës suaj nr. 2428, datë 12.02.2018, u njoha me kërkesën për “Autorizim negociatash me palën greke”.
Presidenti i Republikës, vlerëson angazhimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme për të nisur negociatat për një marrëveshje të re ndërshtetërore për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë. Bashkëpunimi i hapur dhe i ndërsjelltë është në themel të parimit të fqinjësisë së mirë.
Presidenti i Republikës, është i bindur se delimitimi i hapësirave detare me Greqinë, është në interesin më të mirë të vendit tonë në të gjitha aspektet, si në drejtim të ushtrimit të sovranitetit dhe juridiksionit kombëtar, ashtu edhe në drejtim të sigurisë, dobisë ekonomike, politike, sociale, etj.
Në këtë kontekst, zgjidhja për ndarjen, përdorimin dhe shfrytëzimin racional, efektiv dhe në mënyrë sa më të drejtë e të barabartë të hapësirave detare dhe burimeve të tyre me Republikën e Greqisë, duhet të vijë përmes një emëruesi të përbashkët midis dy vendeve.
Theksoj, se është e detyrueshme që çdo zgjidhje të respektojë parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e vendosura për zbatim nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.04.2010, kuadri ligjor i brendshëm, aktet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, si dhe duke patur parësor interesin shtetëror. Nga shqyrtimi i kërkesës së paraqitur, për Autorizim negociatash me palën Greke, konstatohet se;

1. Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.
Shkresa nr. 2428 prot, datë 13.02.2018, që në “Lëndë”, është e paqartë, pasi sipas saj objekti është “Përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën Greke” dhe ky përkufizim nuk parashikon, se cili është objekti konkret për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi dhe nuk reflekton detyrimet që rrjedhin nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 10.04.2010.
Së pari, duhet evidentuar se kjo kërkesë është e përbërë gjithsej nga një kërkesë e vetme (gjithsej 4 – fletë) dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues bashkëlidhur.
Nga shqyrtimi tërësor i kërkesës rezulton se ajo nuk shpreh në mënyrë të qartë dhe eksplicite titullin e marrëveshjes dhe objektin konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek.
Përcaktimi i saktë dhe pa asnjë ekuivok i titullit të marrëveshjes dhe objektit të negociatave, në proceset e diskutimeve negociuese ndërkombëtare me qëllim lidhjen e një marrëveshjeje të kësaj natyre është kushti themelor që duhet të plotësohet, dhe mbi të cilin lëshohet Autorizimi për Plotfuqi nga Presidenti i Republikës.
Vetëm duke përcaktuar objektin e saktë të negocimit, grupi negociator legjitimohet për të zhvilluar diskutime brenda objektit të tij.
Në pjesën hyrëse të shkresës citohet se :

“Delitimimi i hapësirave detare me fqinjët nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe mbetet një çështje e rëndësisë prioritare për vendin tonë”. Ndërkohë në faqen 3 të kërkesës suaj, parashtrohet se:
“Delitimimi i hapësirave detare është përfshirë dhe në paketën e çështjeve të hapura mes dy vendeve të diskutuara në kuadrin e mekanizmit dypalësh”…. “Nisur nga sa më sipër me palën greke është rënë në parim dakord për të negociuar një marrëveshje të re për të delitimuar hapësirat detare sipas një ndarjeje të drejtë për palët. Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimi të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve”.
Në paragrafin e fundit të faqes 3 të kësaj kërkese parashtrohet se :
“Synimi i negociatave teknike me palën greke do të jetë:
Negocimi dhe finalizimi i një marrëveshje të re për delitimimin e të gjitha hapësirave detare të përcaktuara për të Drejtën e Detit me koordinata gjeografike; Detin Territorial, Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin Kontinental”.
Në lidhje me këtë që ju citoni, gjithçka që është vlerësuar nga qeveria se duhet të negociohet nuk mundet që t’i kërkohet autoritetit më të lartë, duke përdorur terma të tillë si “synim”, por qartësisht sipas Kushtetutës dhe ligjeve, kërkesa për Autorizim duhet të jetë e shprehur ekzaktësisht mbi titullin e marrëveshjes dhe objektin e saj.
Për më tej në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshiheshin edhe hartat analoge dixhitale, si instrumente negociuese teknike parësore që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohet.

Në paragrafin e parafundit të faqes 4 të kërkesës suaj, citohet edhe një fakt tjetër, ku ju parashtroni se: “Arritja e marrëveshjes do të shërbente paralelisht dhe për plotësimin e kuadrit ligjor ndërkufitar tokësor me lidhjen e Marrëveshjes për Piramidat Kufitare dhe Marrëveshjes për Zgjidhjen e Incidenteve Kufitare të cilat janë kërkuar për dekada me radhë nga pala jonë, por që nuk kanë patur reagim pozitiv të palës Greke. Kjo paketë marrëveshjesh do të zgjidhte njëherë e mirë problematikat ndërkufitare mes dy vendeve dhe do të rrëzonte çdo lloj pretendimi territorial që mund të ekzistojnë në të dy vendet”.
Lidhur me këtë paragraf të letrës suaj, të sqarohet qartë se për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë?, cila palë i ka shfaqur ato, në ç’mënyrë, në çfarë kohe, dhe a ka qenë kjo çështje objekti i diskutimit eksploratore diplomatike që janë realizuar përpara paraqitjes së kërkesës për negocim dhe kërkohet që nga ju me prioritet të vihet në dispozion të Presidentit të Republikës, i gjithë informacioni që dispononi në lidhje me këtë çështje?
Për më tepër, nga shqyrtimi tërësor dhe analitik i objektit të kërkesës, konstatohet se janë të paqartë elementët konkret të objektit të negocimit.
Gjykata Kushtetuese në pikën 82.3, ka përcaktuar një detaj të rëndësishëm që ndikon në përcaktimin e objektit konkret të negocimit.
Gjithashtu është i paqartë objekti i negocimit, edhe sa i takon pjesës ku puqen hapësirat detare ndërmjet tre shteteve (Itali-Greqi-Shqipëri), pasi kjo mund të kapërcente kufijtë e këtij autorizimi negocimi dypalësh.

Si konkluzion, përcaktimi i qartë i objektit të negocimit dhe vënia në jetë e detyrës së marrë nga grupi negociator që formalizohet në aktin e Autorizimit për Plotfuqi që Presidenti i Republikës lëshon nëpërmjet delegimit është një kërkesë e qartë e neneve 3, 4, 7 dhe 92/ë, të cilat shpjegohen gjerësisht në mënyrë shteruese në Vendimin nr. 15/2010, të Gjykatës Kushtetuese ku ndër të tjera në pikën, 37, përcaktohet se :
“37.Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë.Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës”.
Në përfundim, duke iu referuar standardit Kushtetues, të hierarkisë së zbatimit të normës, parashikuar në nenin 4, dhe 116 pika 1 të Kushtetutës, dhe mbështetur në parashikimet e pjesës arsyetuese të Vendimit nr. 15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, në krahasim me çfarë parashtrohen në kërkesën Tuaj, rezulton se nuk është përcaktuar qartë objekti i kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi.

Objekti i saktë i tagrit të përfaqësimit që do të delegohet duhet të jetë i specifikuar në këtë akt që Presidenti i Republikës duhet të lëshojë, dhe mbi të cilin grupi negociator i mandatuar duhet të veprojë gjatë negociatave.
Paqartësia e objektit konkret të negocimit për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi nga Presidenti, evidentohet edhe më tepër, pasi kërkesa e paraqitur nuk është e shoqëruar as me tekstin e projekt-marrëveshjes dhe as relacionin shoqërues, kërkesë kjo e nenit 6, pika 3, germa “c”, të ligjit nr.43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, ku citohet se:
“c) në rastet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes, të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues.”
Për më tepër, në kërkesën e paraqitur për autorizim negociatash me palën Greke, në faqen 3, citohet se :
“Prej vitit 2014 e deri më sot janë zhvilluar disa diskutime eksploratore, në nivel diplomatik me palën greke për zgjidhjen e kësaj çështjeje…”.

Në përgatitjen e qëndrimeve të palës sonë për këtë çështje janë mbajtur parasysh parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, legjislacioni ynë i brendshëm për kufijtë detar dhe analiza e brendshme”.
Nga sa më sipër, konstatohet aktivizimi edhe i instrumenteve të karakterit teknik përveçse politik në fazën përgatitore që i paraprijnë hyrjes në negociata, e për rrjedhojë dhe kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.
Ndaj, është e nevojshme që dokumentet që shoqërojnë kërkesën tuaj, të përcillen pranë institucionit të Presidentit dhe të përmbajnë edhe një informacion shterues mbi materialet apo minutat e diskutimeve eksploratore me palën greke si dhe në mënyrë të veçantë analiza e brendshme e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, si dhe personat dhe funksionet e tyre, që e kanë kryer këtë analizë.
Si përfundim, nga sa konstatohet më sipër në lidhje me objektin e saktë të negocimit, Presidenti i Republikës, konkludon se:
– Të qartësohet në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim, duke përmbushur të gjitha mangësitë e konstatuara, si dhe të paraqiten informacionet shtesë të kërkuara.

2. Në kërkesën e paraqitur lidhur me përbërjen e grupit negociator referohet se: “Pas autorizimit Tuaj, do të ngrihet me Urdhër të Kryeministrit Grupi Negociator”, i cili do të negociojë marrëveshjen e re me palën Greke. Në këtë grup negociator të përfshihen përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Forca Detare, Institucioni i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Brendshme”.
Në lidhje me këtë çështje, Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr. 15/2010, në pikën 36, ka përcaktuar qartë se:
“36. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë, në kuptim të nenit 86/1 të Kushtetutës dhe ka autoritetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare si përfaqësues legjitim i shtetit, sipas nenit 92/ë të Kushtetutës. Nga kjo rezulton se, ose ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ose, nëpërmjet plotfuqisë, duhej të kishte autorizuar grupin negociator për këtë qëllim.”
Mbështetur në parashikimet e nenit 92/ë, të Kushtetutës, dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, në të cilin është qartësuar mënyra se si Presidenti e ushtron të drejtën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare konstatohet se :

– Përbërja e grupit negociator sa i takon institucioneve të përfshira nuk është e plotë, dhe
– Mungesa e përcaktimit nominal të delegacionit krijon hapësirë që të mos përmbushë standardet për nivelin e njohurive të kërkuara apo, nuk jep garancitë e nevojshme për integritetin moral dhe profesional për të marrë pjesë në negociata kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar.
Nga sa më sipër, rezulton se;
Së pari, grupi negociator që do të realizojë negociatat, duhet të përfaqësojë ekspertizën më të thelluar dhe më të mirë profesionale në të gjitha fushat në interes të negocimit, me qëllim që niveli i përfaqësimit të Shtetit Shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij të realizohet në lartësinë e kërkuar nga interesat e vendit.
Në funksion të realizimit të objektivave të negocimit dhe të ekspertizës, do të duhet të merret në konsideratë dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të tjerë veç atyre të cituar në kërkesë të tilla si Akademisë së Shkencave, Agjencisë së Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), Universitetit të Tiranës, Akademisë së Albanologjisë, Institutit të Arkeologjisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, etj.

Së dyti, kërkesa për dhënien e Autorizimit për Plotfuqi, siç rezulton nga kërkesat e Kushtetutës, Vendimit nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, ligjit nr. 43/2016, por edhe nga praktika tashmë e konsoliduar në këtë drejtim, duhet të përcaktojë qartë se cila do të jetë përbërja nominale e grupit negociator, pra jo vetëm me emërtesat e institucioneve, por dhe emrat konkret të personave dhe funksionet dhe profesionet që ata përfaqësojnë.
Në kërkesë nuk përcaktohet se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator, gjë që është tepër e rëndësishme nisur nga përvoja jo pozitive në të kaluarën.
Kërkesa për pajisjen me autorizim, duhet të shoqërohet detyrimisht me listën nominale të emrave konkret përbërjes të grupit negociator, shoqëruar me CV përkatëse, që do të krijonte mundësinë e vlerësimit të përmbushjes së kritereve të integritetit moral dhe profesional që krijojnë besimin tek Presidenti i Republikës, për t’i dhënë besimin që ta përfaqësojnë atë në këto negociata.
Për nga rëndësia e kësaj marrëveshjeje dhe njohuritë e veçanta që kërkohen në këtë fushë, Presidenti i Republikës nuk është informuar nëse, deri në këto momente, është këshilluar ekspertizë e jashtme dhe nëse synohet të merret një e tillë gjatë procesit të negocimit për këtë marrëveshje.
Për sa më sipër, në formën e paraqitur, kërkesa lidhur me grupin negociator dhe përbërjen e tij është jo e plotë dhe e pabazuar në Kushtetutë, Vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, praktikës së mëparshme.
Plotësimi i mangësive të konstatuara në lidhje me grupin negociator dhe përbërjen e tij është kusht i domosdoshëm në vlerësimin e kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.

3. Çështja e standardeve dhe metodologjisë të përdorshme për negocim.
Në kërkesë fq 2-3, parashtrohet se:
Delimitimi i vitit 2009 ishte rezultati më minimal që mund të arrinte vendi ynë me Greqinë;
Nevojitet lidhja e një marrëveshjeje të bazuar në një parim të ri delimitimi.Parimi i barazlargësisë shërben si pikënisje për korrektimin e vijës delimituese në favor të palës sonë. Për këtë qëllim nevojitet aplikimi i parimit barazlargësi me korrektim;
Delimitimi i ri duhet të sjellë përfitim në hapësirat detare të Shqipërisë. Përfitimi në hapësirën e Detit Territorial, do të ishte më i favorshëm sepse në këtë hapësirë detare ushtrohet sovranitet i plotë në det, tabanin e detit dhe hapësirën ajrore mbi të, ndërsa në Shelfin Kontinental dhe ZEE vendi ynë do të përfitonte zgjerimin e të drejtave sovrane (shfrytëzim burimesh që ekzistojnë në këto hapësira, por jo sovranitet të plotë).
Lidhur me sa më sipër, bazuar dhe në pikat 82.1, 82.2, 82.3, 82.4, 86, 90, 92, 95, 96 dhe 98 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, kërkesa e paraqitur do të duhej të shoqërohej me përcaktimin e qartë se në cilën pjesë të hapësirës detare të vijës së delitimit do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte dhe ku parimi i barazlargësisë me korrektim, duke saktësuar gjithashtu se cilat janë momentet konkrete që kërkojnë negocim dhe janë objekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.
Përmbushja e kësaj detyre do të qartësonte objektivat, metodologjinë dhe parimet që do të përdorte grupi negociator, për përcaktimi e një kufiri detar në përputhje me Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, praktikën Ndërkombëtare, Kushtetutën, vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Saktësimi i hapësirës konkrete detare të përdorimit të parimit të “Ekitesë”, është thelbësor për arritjen e një marrëveshje të drejtë siç ka arsyetuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr.15/2010.
Presidenti i Republikës vlerëson se;
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, detyrimeve të vendosura për zbatim nga Vendimi nr.15, datë 15.04.2010, të Gjykatës Kushtetuese, kuadrit të brendshëm ligjor, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria është palë dhe në interes parësor shtetëror, përmbushja e kritereve, kërkesave, të parashtruara e të konstatuara më sipër, përbën domosdoshmëri kushtetuese për marrjen e vendimit për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi, të kërkuar me shkresën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018.

Sy e veshë nga “Stamford Bridge”, luhet finalja e parakohshme e Champions

Gjashtë vjet më vonë, Barça kthehet në vendngjarje. Sonte, ora 20:45, në “Stamford Bridge”. Tempulli i Chelsea pret një duel të lartë-fluturues. Skuadra e Ernesto Valverde duhet të jetë shumë e kujdesshme kundër Chelsea, sepse blutë e Londrës duken “me lëkurë qingji”, pas heqjes së “posterit” të tyre si kampionë të Anglisë, duke qenë 19 pikë prapa Manchester City në Premier League. Sidoqoftë, mos harroni se edhe Real Madridi është 17 pikë larg prej azulgranëve në La Liga, por tashmë kanë fituar përparësi në Champions, në raport me PSG-në, të cilin e mundi 3-1 në “Bernabeu”. Liga e Kampioneve mezi jep hapësira për pesë minuta frymëmarrje.
Gabim-dënimi është maksimal në rast shpërqendrimi, pothuajse vdekjeprurës. Dhe si kampioni aktual anglez, askush nuk i zë besë Chelsea të Antonio Contes në kampin katalanas. Në të njëjtën mënyrë, udhëtuesit presin që në “Stamford Bridge” Leo Messin të “ngjallet” dhe t’i japë fund magjisë, që e ndjek atë në ballafaqimet me “blues”. Numri “10” i Barcelonës e ka si “gur në qafë” penalltinë e dërguar në tranversë, në gjysmëfinalen e vitit 2012. Ishte ndeshja e tij e tetë kundër londinezëve.
Barcelona, e pamposhtur në fazën e grupeve, si Liverpool, Tottenham dhe Besiktas, e tillë edhe në La Liga, finaliste e Kupës së Mbretit, i ka të gjitha shifrat me vete. Por, jo ato të ballafaqimeve me Chelsea. Andaj, kjo sfidë mbart në vetvete rreziqe nga më të ndryshmet. Megjithatë, për sa kohë që Barça nuk ka humbur në “Stamford Bridge” (1-2 në vitin 2006 dhe 1-1 në vitin 2009), ajo ka mbërritur në finale dhe është shpallur kampione e Europës.

“Macja e Zezë” eliminon Manchester Cityn, Guardiola sherr në tunel

Macja e zezë e City-t ka goditur sërish. Skuadra që ka eliminuar Manchester City-n disa vite më parë, dhe madje ka fituar kupën në një finale me City-n prapë në vitet e fundit ka arritur të mposhtë sërish skuadrën e miliardave me rezultatin 1-0 në DW Stadium.
Pjesa e parë nuk ishte tipike për skuadrën e Pep Guardiola-s. City arrin të kontrollojë ndeshjen por pa krijuar mundësi shënimi teksa të gjitha goditjet që nisen drejt portës përfundojnë jashtë fushës. Rasti i parë serioz i City-t vjen në minutën e 30’ nga Fernandinho.
Pak pas tij Gundogan ka një mundësi të mirë por edhe ai tregohet i pasaktë. Pak sekonda përpara se të përfundonte pjesa e parë situata vështirësohet për City-n kur Fabian Delph del me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj kundërshtarit.
Gjithsesi, kjo nuk ndikon shumë në ndeshje pasi City vazhdon të kontrollojë ndeshjen por pa krijuar arste për gol dhe vetëm goditjet nga distanca janë të rrezikshme. Mrekullia vjen në minutën e79’ kur vendasit nisin një kundërsulm që finalizohet me gol nga Will Grigg. City tenton të shpëtojë të paktën humbjen por përpjekjet e De Bruyne me shokë ishin të kota. Wigan triumfon sërish me City-n.

Guardiola: Asgjë nuk ndodhi
Pep Guardiuola e ka përjetuar keq eliminimin nga “FA Cup”, pas humbjes 1-0 ndaj Wigan. Duke bërë vlerësimin e ndeshjes, njeriu i stolit të Manchester City tha: “Unë e përgëzoj Wiganin për fitoren, luajti shumë mirë në pjesën e dytë, kur ne nuk kemi pasur shumë ndikim. Jemi ndëshkuar nga një kundërsulm në fund dhe kemi humbur. Kur humbas, fjalët e mia të para janë urime ndaj kundërshtarit, siç kam bërë me Liverpool. Kemi bërë gjithçka, por dy ndeshje janë të ndryshme, në një ndeshje kjo mund të ndodhë. E kuqe për Delph? Po, ishte karton i kuq. Ishte një veprim i panevojshëm. Arbitri vendosi atë që vendosi. Mund të jetë e kuqe, po. Tension në tunelin e stadiumit? Asgjë nuk ndodhi në tunel”.