19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Ndahet zyrtarisht PS e Kukësit, revolta e socialistëve: PS, peng i një grushti njerëzish

Socialistët e Kukësit kanë shpërthyer publikisht përmes një deklarate zyrtare duke konfirmuar ndarjen e saj në dy pjesë. Dega e PS e konfirmon këtë dhe socialistët thonë se “PS është peng i një grushti njerëzish”.

Deklarata
“Te detyruar nga mungesa dhe neglizhenca e vazhdueshme e Drejtuesve te PS Kukes dhe Kryesise se PSSH ndaj nesh socialisteve te Kukesit , bejme kete deklarate per shtyp per te bere publike shume problematika tonat te cilat me e rendesisshmja eshte qe te vendoset ne vend morali i PS dhe i socialisteve te Kukesit pasi PS e Kukesit eshte marre peng nga nje grusht njerezish qe po e trajtojne si shoqeri private ne shkelje te dizpozitave statuore nga ky grusht njerezish ne menyre te perseritur. Per shkak te neglizhences se perseritur te kryetarit dhe Drejtuesve te PS Kukes dhe te humbjes se besimit ndaj tyre ,me shume se 1/3 e Asamblese se Kukesit sipas Statutit te PS kerkoi kryesise votebesimin e Kryetarit dhe marrjen e masave per zgjidhjen e problematikave tona. Nga ana e Kryesise me dt.17.01.2018 me perfaqesues z.Taulant Balla dhe Ilir Beqja u paraqiten vendimet e Kryesise se PSSH dhe premtua zgjidhja e problemeve te shtruara deri me dt.10.02.2018.
Vendimet e kryesise ishin si me poshte:
Pezullimi i Kryetarit dhe Sekretarit te PS Kukes
Shkarkimi i znj.Mimi Kodheli si e deleguar per Qarkun Kukes
Ngarkimi me kete detyre z. Safet Gjici
Ne kundershtojme ne menyre absolute kete vendim pasi:
Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar per Qarkun tone eshte i padrejte pasi ajo perfaqeson ne Kuvend votuesit e PS se Qarkut Kukes.
Personi i ngarkuar si i deleguar per Qarkun Kukes z. Safet Gjici eshte ne kundershtim me statutin e PS dhe nuk perfaqeson interesat e socialisteve te Kukesit as te votuesve te PS Kukes pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka deshmuar kete. Ne kete menyre problemet tona te premtuara per zgjidhje jo vetem qe nuk filluan te zgjidhen por me nje revansh dhe me te shtuar u agravuan duke u shkelur rende te drejtat e socialisteve. Kjo deklarate behet per te qene transparent per publikun pasi ne menyre institucionale Brenda PS nuk gjetem zgjidhje”.

Bëjini vetting Xhafës për torturat si hetues i diktaturës

Në foto: Fatmir Xhafa në kohën kur ishte hetues gjatë kohës së diktaturës në krah me ish-ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai
Bëjini Vetting Fatmir Xhafës për torturat në kohën e diktaturës se pas krimeve të asaj periudhe është do të dalë një njeri monstruoz.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë vullnetar që t’i nënshtrohet i pari procesit të vettingut në rradhën e politikanëve. Në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të Komisonit për Sigurinë Kombëtare, gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit për Vettingun në polici, Xhafaj tha se procesi duhet të shtrihet edhe për politikanët, në mënyrë të veçantë tek ata që kanë pasur rol vendimmarrës në fatet e vendit.
“Pyetja e parë ishte, a mund dhe duhet të përfshihet Ministri i Brendshëm në procesin e Vetting-ut? Natyrisht, nëse unë do të isha punonjës i Policisë së Shtetit, i Gardës apo SHÇBA-së, do të isha sot subjekt i këtij ligji vlerësimi. Nëse bëhet fjalë që të vetohem unë si politikan, unë vetohem sot si gjithë politikanët e tjerë, përfshirë edhe ju që jeni në këtë tavolinë. Nëse duhet një ligj i Vetting-ut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart dhe mund t’ju jap një draft që mund ta keni në konsideratë, nëse do të ndërmerrni një inciativë të tillë.
Dhe do të ishte një gjë tejet pozitive dhe besoj që ai draft duhet të ketë të parin, si do që të jetë, që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i Reformës në Drejtësi, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë, nëse kjo është e nevojshme për t’u parë si e tillë. Kjo do të ishte një gjë shumë pozitive.
Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë Reforma në Drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe Vetting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”, tha Xhafa.

Denoncimi i Valbona Malokut
Valbona Maloku, 51-vjeçarja nga Kruja e cila pak kohë më parë denoncoi publikisht torturat në Hetuesinë e Krujës të ish–hetuesit të diktaturës, Fatmir Xhafa ka reaguar dje pas intervistës të dhënë nga Xhafa në “Opinion”, ku ai tentoi të mashtrojë opinionin se njerëzit që e kanë akuzuar atë për torturat në kohën e diktaturës kanë qenë të nxitur dhe të paguar dhe se këtë ai e kishte të dokumentuar edhe nga një noter gjerman.
Zonja Valbona Maloku ka reaguar menjëherë, pasi ka dëgjuar mashtrimin tipik të një hetuesi të diktaturës në studion e “Opinion”. Ajo i ka dërguar menjëherë mesazh gazetarit Fevziu, ku i konfirmonte torturat dhe se ishte e gatshme të përballej me hetuesin e saj. Fevziu i ka thënë Malokut pas emisionit se nuk kishte mundur të lexonte mesazhin e saj gjatë emisionit, pasi nuk e kishte parë.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa gjatë intervistës në “Opinion” të enjten në mbrëmje foli edhe për akuzat që ka ngritur një shtetase shqiptare që jeton në Gjermani se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj gjatë kohës që punonte si hetues në Krujë. I pyetur nga Blendi Fevziu për këto akuza, Xhafa u shpreh se, ka dy dokumente që vërtetojnë se akuzat e saj janë paguar nga persona të caktuar.
“Disponoj dy dokumente dhe të gjitha këto janë bërë të nxitura dhe të paguara nga këta persona dhe kjo e deklaruar para noterit gjerman. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të kem ushtruar dhunë, kurrë. Nuk kam shqyrtuar kurrë çështje politike. Aty kam punuar vetëm 1 vit”, u shpreh Xhafa.
Ne iu drejtuam zonjës Valbona Maloku për të marrë një prononcim të saj për deklaratën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa. Valbona u shpreh për Gazetën “RD” se nuk ka asnjë të vërtetë në ato që deklaroi Xhafa në emisionin“Opinion”.

Intervista për “RD” me znj.Valbona Maloku
-Zonja Valbona, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa u shpreh gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se ju jeni paguar nga persona të caktuar për të deklaruar se jeni torturuar në hetuesinë e Krujës, kur Xhafa ishte hetues. Xhafa tha më tej se, ka dy dokumente ku tregohet se akuzat janë bërë të nxitura dhe të paguara nga këta persona dhe kjo, sipas tij, e deklaruar para noterit gjerman. A mund të na thoni si qëndron e vërteta?
Kush më ka paguar mua, ore? Kurrkush! E dëgjova mbrëmë në televizion dhe i shkruajta menjëherë Blendi Fevziut për t’i thënë në sy, por e pa me vonesë Blendi dhe nuk munda të flas në televizion. Të gjitha çfarë kam thënë ndaj tij janë të vërteta. Nuk kam nevojë me rrejt.
-A jeni e gatshme të përballeni me akuzat e Xhafës?
Po, i dal përballë kur të dojë. Jam grua, por i kam muhabetet si burrat. S’kam nevojë për para. As s’më ka paguar kërrkush, as më ka nxitur kush, veç kam thënë të vërtetat dhe ja them edhe në sy.Prandaj i kërkova Blendi Fevziut mbrëmë që të flisja përballë tij. Kam thënë veç të vërtetat, për Zotin!

Reagimi i Haxhinastos pas marrjes dy orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Puneve te Jashtme te Shtetit te Izraelit Avigdor Lieberman, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane.

Prej 10 minutash ish-Ministri Edmond Haxhinasto ka reaguar pas marrjes në pyetje për rreth dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burimeve pranë Prokurorisë, Haxhinasto po pyetet për çështje që lidhen me vendimmarrjen kur ka qenë Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
Haxhoinsto tha se është pyetur mbi rrethanat e disa çështjeve që ka në hetim Prokuroria. Ai nuk ka dha shumë detaje mbi hetimin, por se ishte pyetur për veprimtarinë kur ai ishte ministër. “U pyetja si personi që ka dijeni për çështjen”, tha Haxhinasto.
Marrja në pyetje e Haxhinastos vjen pas arrestimit të ish-zyrtarëve të lartë të ARRSH-së, të vënë nën akuzë për abuzime lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrugën e Gjinarit.
Haxhinasto aktualisht është deputet i LSI.

Toma mohon akuzat: Faktet e Prokurorisë, të rreme
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së faktit në Elbasan për katër prej të arrestuarëve për korrupsion, ndrësa ka ndryshuar vendimin për dy ish-administratorët. Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Gjykata vendosi “arrest ne burg”, sikurse edhe për Rexhep Tarbën (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit) dhe administratorin e kompanisë Kujtim Hyska.
Ndërkohë për dy ish-administratorët e kompanive Agron Hyska dhe Rezarta Bokçiu u vendos detyrim paraqitje.
Ish- kreu i ARRSH-es, Dashamir Xhika, heshti gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës.Ndërsa Anti Toma, i akuzuari tjetër, preferoi të flasë, madje për një moment u përlot. Të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’ me tenderin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar, Toma e quajti absurd arrestimin e tij.
“Faktet e parqitura nga organi akuzes per abuzimin në miliarda leke jane te rreme” tha Toma, duke mos i përmbajtuar as lotet.
Të njëjtën gje pretendoj edhe avokati i të akuzuarve, duke kërkuar pavleshmëri të vendimit pasi është i paarsyetuar.
Pasi dëgjoi akuzën dhe mbrojtjen për rreth tre orë, trupi gjykues me relator çështje Izet Dushaj dha vendimin.

Për Xhikën dhe Tomën, Apeli Durrës ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’, ndersa për Argon Hysën dhe Rezarta Bokçiun në rolin e administratoreve të firmës dha detyrim paraqitje.
Për të parin, trupi gjykues tha se nuk ishte kopetencë e tij por e Kujtim Hysës mbikqyrja e punimeve ndaj dhe ndryshoi masën e sigurisë.
Ndersa për Rezarta Bokçiun, problemet shëndetësore dhe vizita te shpeshta që duhet të kryejë, ishte arsyeja e mjaftueshme për ta lënë të lire. Të pranishëm në sallë krahas të pandehurve ishin edhe familjarët e tyre. Ata ndoqën nga afer apelimin e mases së sigurisë për rreth 3 ore.
Arrestimet e ish-zyrtarëve u bë pas një hetimi të nisur nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”.Ishte Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ai qe kerkoi hetimin e çeshtjes pas auditit të zhvilluar per rrugën Tirane-Elbasan ku u gjeten 5.3 miliard leke vjetra deme financiare.

Si u hap porta për Nazer Seitin?!

Nga Basir Çollaku

Prokuroria e Durresit vijon hetimet per shkeljet e procedurave te ekstradimit te “financierit” te grupit “Habilaj-Tahiri” Hipokriza korr sukses, avokati Detar Hysi qe e percolli vete klientin e tij dhe qe nuk beri as kallzim per Krimet e Renda, siç kishte thene publikisht jep shpjegime ne Prokurorine e Durresit. Ai eshte thirrur nga Prokuroria e Durresit. Dhe ka deshmuar lidhur me veprimet e tij ne kete histori.
Kush e pengoi avokatin te bente kallzim?! Ai kerkon te behet hetim ne lidhje me kete çeshtje. Perse avokati nuk flet publikisht per kete çeshtje?! A do te kete arrestime rreth kesaj ngjarje. A do te thirret ministria e drejtesise Etilda Gjonaj per te deshmuar.?! Prane prokurorise jane thirrur te gjithe firmetaret e kesaj dosje. Nderkohe Seiti ka dhene shpjegime te hollesishme ne Rome dhe ne Catania.! Krimet e Renda vazhdojne hetimet ndonese nuk kane te pandehur…

Mazhoranca po largon dëshmitarët
Opozita akuzoi mazhorancën sot se po largon dëshmnitarët e ish-ministrit të Brendshë, Saimir Tahiri, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në trafikuin e drogës në grupin e Habilajve. Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, dy nënkryetarët e PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku kanë folur për atë çka është diskutuar në mbledhje.
Spaho ka thënë se nuk është bërë asnjë hap lidhur me çështjen Tahiri. Spaho ka theksuar se nuk është marrë asnjë vendim për kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen Tahiri.
“Kërkuan kohë për të parë kërkesën tonë. Rregullorja u jep 2 javë kohë për të parë kërkesën. Po bëjnë çmos që çështja të shtyhet e të mos hetohet. Mazhoranca ngre pretendimin se objektivi i komisionit është i gjerë. Nëse është e nevojshme, le të vijë dhe Rama. Nuk u mor asnjë vendim, çështja Tahiri po zvarritet. Mazhoranca po largon dëshmitarët”, ka thënë Spaho.

“Bomba” e gazetës italiane!

Gazeta italiane “Corriere della Sera” pretendon se pronari i Milanit, Yonghong Li, është i paaftë të paguajë dhe pasuritë e tij do të huazohen në “Taobao” (versioni kinez i “eBay”). Kjo sigurisht që nuk është pikëpyetja e parë për gjendjen financiare të biznesmenit, pasi “New York Times” dhe gazeta ekonomike “Il Sole 24 Ore”, po ashtu, kanë zhvilluar hetime, të cilat tregojnë mungesën e fondeve. Megjithatë, ky raport i fundit sugjeron situatën e precipituar deri në pikën ku Yonghong Li është në thelb i falimentuar.
Kompania e paketimit Zhuhai Zhongfu, me vlerë prej 60 milionë euro, nga e cila kompania e Li zotëron 11.39 për qind, është urdhëruar të shitet përmes një ankandi nga gjykata në Futian për të shlyer borgjet në bankat “Jiangsu” dhe “Kanton”. Pak ditë më parë, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës njoftoi, gjithashtu, fillimin e një hetimi në praktikat e paligjshme nga shoqëria e tij mbajtëse, “Shenzhen Jie Ande” për fshehjen e falimentimit për muaj të tërë. Li zhpenzoi 740 milionë euro për të blerë Milanin nga Silvio Berlusconi, i cili kishte qenë në krye të kuqezinjve për më shumë se 30 vite.
Pronari i ri i kuqezinjve qe në gjendje ta përfundonte blerjen vetëm nëpërmjet një kredie masive, me interes të lartë, nga fondi “Elliott Management”. Tani pretendohet se Yonghong Li jo vetëm që nuk mund ta paguajë atë hua, por është paditur edhe për borxhet e papaguara nndaj dy bankave dhe gjykata do t’i vendosë pasuritë e tij për shitje (ankand) nëpërmjet “Taobao”.

“Corriere della Sera” raporton se Yonghong Li kishte vetëm 100 milionë euro të mjeteve të veta për të filluar operacionin e blerjes së Milanit, duke financuar këtë proces përmes 300 milionë eurove të marra nga “Elliott” dhe 340 milionë euro në fondet e huaja. Hulumtimi tregon se Yonghong Li ishte i paaftë të paguante nga koha kur po përfundonte blerjen e Milanit në prill 2017 dhe vendimi origjinal për ta shitur “Zhuhai Zhongfu” erdhi në shkurt 2017, por u mbajt nga ankesat e bëra në gjykatë.

Si reagoi diktatura pas rrëzimit të bustit dhe si doli në skenë Fatos Nano me largimin e “Tao-Taos”

Menjëherë pas rrëzimit të bustit, përfaqësuesi i qeverisë, ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, pranoi se emri i diktatorit do të hiqej nga universiteti. Ndërkohë u publikua një lajm i dalë nga kabineti i Kryeministrit, Adil Çarçani, në të cilën thuhej: “Meqë do të riorganizohej, Universiteti i Tiranës nuk do të ketë më emrin e Enver Hoxhës. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.
Pas humbjes së bustit, vullnetarët e Enverit kërcënuan se do të marshonin në Tiranë për të rivendosur monumentin dhe se do të shpallnin kryeqytet të ri të Shqipërisë, Vlorën. Më 21 shkurt 1991, ora 11:00 nga Blloku i udhëheqjes dëgjohen krisma. Ndodh një grumbullim spontan, i cili marshon drejt Bllokut. Turma ndalohet nga Neritan Ceka tek Hotel “Dajti”.
Në këto rrethana, Ramiz Alia shpalli krijimin e Këshillit Presidencial, Adil Çarçani largohet dhe vendin e tij e zë Fatos Nano, ish-zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Më 22 shkurt, gjendja acarohet më shumë, nis revolta e ushtarakëve në Akademinë e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”. Sigurimi i Shtetit fillon goditjen ndaj demokratëve. Goditen shumë veprimtarë të PD në Tiranë, në Elbasan, në Korçë, Fier, Lushnjë etj. Ushtarakët shpallin një Komision Nismëtar të Lëvizjes për Mbrojtjen e Institucioneve të Popullit. Ata u lëshuan një ultimatum forcave politike për një referendum për Enverin, si dhe për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e monumenteve dhe vënien e RTSH nën varësinë direkte të Këshillit Presidencial.

Ushtarakët kërkojnë revansh. Më 22 shkurt, zhvillohet një takim mes tyre dhe politikanëve. Takimi i 22 shkurtit pati një ndeshje të ashpër mes përfaqësuesve të opozitës të kryesuar nga Abdi Baleta dhe ushtarakëve. Baleta deklaroi menjëherë se, veprimet e ushtarakëve mund të quhen grusht shteti.
Situata u tensionua pas lajmit se, ushtarakët do të vinin natën bustin e diktatorit që kishin në shkollën e tyre, në Sheshin “Skënderbej”. Turma e popullit rrethoi Akademinë. Ndërkohë edhe brenda në shkollë pati përleshje mes studentëve ushtarakë, por dhe kundër Enverit. Ushtarakët kulmin e presionit do ta arrinin kur thirrën Ramiz Alinë në Ministrinë e Brendshme. Ata i kërkuan atij llogari se, përse nuk kishte marrë masa për mbrojtjen e Enver Hoxhës. Ramizi u mbrojt duke thënë se, “kishte dhënë urdhër për të qëlluar, por nuk e kishin zbatuar urdhrin”.
Më 23 shkurt, Tirana gdhihet e tronditur nga përgjakja. Sipas lajmeve të kohës ka patur katër të vrarë, përfshirë një polic dhe një vajzë 12-vjeçare me emrin Olta. Ajo vdiq, duke parë televizorin në shtëpinë e saj nga një plumb qorr. Vendi po shkonte drejt katastrofës dhe dëshpërimit. Ndërsa më 6 mars, 20 mijë vetë hipën nëpër anije në Durrës dhe u nisën drejt Italisë, duke lënë pas pak shpresë për një jetë në paqe dhe qetësi.

Përbindëshi i rrjedhjes së informacionit dhe Obama

Presidenti Trump tha se Rusia ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në prishjen e peizazhit politik të Shteteve të Bashkuara me ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 për shkak të hetimeve të mëvonshme disa muajore që pasuan. “Në qoftë se qëllimi i Rusisë ishte të krijonte mosmarrëveshje, përçarje dhe kaos në Shtetet e Bashkuara,” tha zoti Trump në një koment në Twitter, “atëherë, me të gjitha seancat dëgjimore, hetimet dhe urrejten e partisë republikane, ata kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre. Ata po qeshin me arritjet e tyre në Moskë. Zgjohu Amerikë!”
Në një seri postimesh, presidenti vazhdoi sulmet mbi hetimin për lidhjet e mundshme të fushatës së tij me Rusinë. Zoti Trump kritikoi gjithashtu këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare H.R. McMaster, i cili tha dje se kishte prova “të pakundërshtueshme” të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje, një ditë pasi prokurori i posaçëm Robert Mueller akuzoi 13 shtetas rusë dhe tre entitete ruse për kryerjen e një ” beteje informacionesh “për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe për të ndihmuar zotin Trump të fitojë.
“Unë kurrë nuk thashë se Rusia nuk ndërhyri në zgjedhje, thashë se mund të jetë Rusia, Kina apo një vend tjetër apo grup vendesh, apo një gjeni prej 200 kilesh ulur në shtrat dhe që luan me kompjuterin e tij” shkroi zoti Trump në Tëitter. “Renga” e Rusisë ishte se fushata e Trumpit bashkëpunoi me Rusinë – ajo kurrë nuk ndodhi!”

Zoti Trump tha se gjenerali McMaster “harroi të thotë se rezultatet e zgjedhjeve të 2016-ës nuk u ndikuan apo ndryshuan nga rusët dhe se bashkëpunimi i vetëm që ndodhi ishte mes Rusisë dhe kundërshtares së tij demokrate Hillary Clinton.
Gjithashtu, Presidenti Trump lavdëroi me sarkazëm një nga kundërshtarët politikë, ligjvënësin Adam Schiff, kreu i demokratëve në Komisionin për Zbulimin të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ishte shprehur se administrata e ish-Presidentit Barack Obama mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar sulmet kibernetike, pas ndërhyrjes në vitin 2014 në serverat e kompanisë së filmave Sony Pictures. Duke folur për kanalin NBC, zoti Schiff tha se “mendoj se të tjerë në mbarë botën që po vështronin, konkluduan se ndërhyrja kibernetike është një ndërhyrje pa kosto”.
Presidenti Trump shkruajti në Twitter: “Më në fund, i vogli Adam Schiff, përbindëshi i rrjedhjes së informacionit, po fajëson tani administratën Obama për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës. Më në fund, ai ka të drejtë për diçka. Obama ishte Presidenti; ishte në dijeni të rrezikut dhe nuk bëri asgjë. Faleminderit, Adam!”.

Kur rrëzohej “Qelbësira”, orët e betejës historike të Tiranës me forcat speciale 20 Shkurt ‘91

Nesër është 20 Shkurti, një ditë për të kujtuar një nga betejat më historike të Tiranës dhe qindra-mijëra banorëve të saj në rrugët e Tiranës për të rrëzuar bustin e diktatorit 27 vjet më parë.
Tre ditët e grevës së urisë të studentëve kishin tensionuar situatën në Tiranë. Disa qindra mijëra vetë morën rrugën drejt Kinoklubit të Qytetit “Studenti” për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për studentët grevistë. Më 20 shkurt 1991, sheshi para Kinoklubit ishte mbushur më shumë se kurrë ato ditë. Thirrjet e turmës “Studentët janë heronj”, “Jemi me studentët”, “Poshtë diktatura”, “Enver-Hitler”, si dhe do ta heqim qelbësirën, ishin një kurajo e madhe për studentët grevistë.
Afro 900 studentë grevistë u ngujuan në këto ambiente. Komisioni organizator i grevës nuk lejoi të hynin në ambientet e grevës operatorët me kamerat e Televizionit Shqiptar, si dhe asnjë qytetar që nuk ishte student ose pedagog i Universitetit të Tiranës. Në ambientet e Qytetit “Studenti” u mblodhën me mijëra e mijëra qytetarë dhe familjarë të studentëve grevistë, të shqetësuar për të afërmit e tyre. Mbajmë mend parullat, qytetarët thërrisnin jashtë në mbështetje të studentëve: “Ejani mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”. “Poshtë burokratët” dhe mjaft parulla të tjera patriotike. Brenda tek studentët hyri vetëm operatori televiziv i Partisë Demokratike, Agim Buxheli, që kreu filmimet e rralla të studentëve të ngujuar.

Nga ballkoni i godinës së konviktorëve të Gjeologjisë, oratorë të ndryshëm mbanin fjalime kundër qeverisë dhe PPSH, të cilat po flijonin studentët për emrin e një të vdekuri.
Falë organizimit të mirë të sindikatave, sidomos të atyre të minatorëve, u arrit që të mblidheshin afro 100 mijë veta midis tyre punëtorë, studentë, pedagogë, qytetarë të tjerë të Tiranës që protestuan në Qytetin “Studenti”, në përkrahje të grevës së urisë së studentëve. Të parët që erdhën ishin minatorët e Valiasit, të cilët duke brohoritur nga rruga e “Durrësit” e deri tek Qyteti “Studenti” arritën të mblidhnin rreth vetes një turmë prej afro 10 mijë qytetarësh.
Rreth orës 10:00 në Qytetin “Studenti” ndodheshin 100 mijë protestues. Ata të gjithë së bashku brohorisnin për fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me promovimin e parullave si: “O Ramiz o zagar, do të varim në litar”, “Poshtë diktatura”, “Liri Demokraci”, etj. Në mbarim të fjalimeve të disa oratorëve demonstrues, aktorja e talentuar Rajmonda Bulku, duke e mbyllur mitingun solidarizues, u bëri thirrje protestuesve të shkojnë tek Sheshi “Skënderbej”. Thirrja e Rajmondës u bë në një çast, kur u duk se të gjithë protestuesit e dëgjuan atë. Një grup protestuesish, të përbërë kryesisht nga familjarë dhe nëna të studentëve të grevës së urisë, nisen në drejtim të Presidencës për të takuar Ramiz Alinë. Ndërsa turma kryesore e protestuesve niset në drejtim të Liceut Artistik. Në krye të protestuesve, ne vumë gratë dhe fëmijët e vegjël në mënyrë, që policia të mos keqtrajtonte turmën e protestuesve.

Një turmë rreth 100 mijë vetash ka lëvizur nëpërmjet rrugës së “Elbasanit”. Tek Liceu, njerëzve u dalin përpara rreshta policësh me skafandra dhe armë. Qentë e policisë u vërsulën njerëzve, ndërsa zbrazën kallashnikovë mbi kokat e protestuesve, të cilët qëllojnë me gur dhe sende të forta policinë dhe Forcat Speciale. Turma çan përpara, por tashmë në drejtim të Sheshit “Skënderbej”.
Beteja e sheshit është vendimtare. Pas një përleshjeje mes popullit dhe forcave të Ministrisë së Brendshme busti ndjen lëkundjet e para. Në ora 14:00, monumenti i Enver Hoxhës bie në krah të majtë të tij, pas tre-katër lëkundjesh të forta. Disa njerëz kishin punuar tek këmbët e bustit, ku ishin edhe vidat mbajtëse, ndërsa të tjerë i kishin hedhur kavon në grykë. Enveri ra dhe bashkë me të edhe miti i tij. Policë dhe qytetarë u përqafuan për disa çaste në shesh.
Atmosfera ishte mjaft e ndezur. Qindra dhe mijëra njerëz shtyheshin kush e kush të shkelte më shumë me këmbë shtatoren që nëpërkëmbej. Për tetë orë rresht, statuja e diktatorit u zvarrit nëpër Tiranë. Urrejtja ndaj diktaturës po dëshmohej mjaft qartë në ato momente. Pas rrëzimit, busti i ndarë në dy pjesë u lidh me kavo në një makinë plehrash, e cila nisi ta tërhiqte zvarrë për ta dërguar në ambientet e Qytetit “Studenti”, ku po vazhdonte greva e urisë së studentëve.

Përgjatë gjithë rrugës, njerëzit vazhdonin të pështynin dhe të shkelnin me këmbë bustin e copëtuar të diktatorit. Nëpër rrugët e Tiranës shihje njerëz të përlotur nga gëzimi, të cilëve nuk u besohej se, busti i diktatorit ishte rrëzuar. Të gjithë u bashkuan në një varg të gjatë, duke vazhduar ecjen në drejtim të godinës, ku po zhvillohej greva e urisë së studentëve. Pikëtakimi ishte pikërisht ajo, godina e studentëve të grevës së urisë. Mbi njëqind mijë njerëz në një kor gjigant thërrisnin pa pushim “e hoqëm, e hoqëm, e hoqëm qelbësirën”.

Në Shqipëri, gjysma bëjnë kafe, gjysma e pijnë, raporti: Jemi të parët në botë për lokale

Shqipëria përgjithësisht është nga fundi për çdo renditje, si p.sh. për të ardhurat për frymë, për cilësinë e ajrit, për keqqeverisjen, për ambientin për të bërë biznes e kështu me radhë.
Por, ka një renditje ku ne “shkëlqejmë”, atë të kafeneve, që i gjen me shumicë dhe shpesh të mbushura plot në çdo cep të kryeqytetit dhe të Shqipërisë për numër popullsie. Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)
Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.
Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE. https://www.thinkspain.com/neës-spain/29313/spain-has-more-bars-per-inhabitant-than-any-other-eu-country-study-shoës

Deri një vit më parë, Shqipëria ishte në vend të dytë në botë pas Spanjës, por në Spanjë katër vitet e fundit janë mbyllur rreth 70 mijë bare e restorante për shkak të krizës, sipas mediave spanjolle (Spanja ka 47 milionë banorë).
Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Në katër vjet 2013-2016, sipas të dhënave të INSTAT, janë hapur 4,569 bar-kafe dhe 1,160 bar-restorante të reja (shiko grafikun për tendencën e çdo viti), ndërkohë që popullsia është në tkurrje. Me krizë apo pa krizë, baret vazhdojnë të hapen, njerëzit vazhdojnë t’i frekuentojnë, duke bërë që të huajt të habiten me numrin e madh të tyre dhe kohën që shqiptarët shpenzojnë në to sidomos përgjatë ditës.
Nëse bëhet sërish një krahasim me Spanjën, baret atje janë të përhapura në zonat turistike, p.sh., në Gran Canaria, ka 547 pabe dhe kafe për vetëm 23,000 rezidentë – pra një për çdo 43 persona. Në Shqipëri janë në mes të qytetit dhe më shumë se gjysma në kryeqytet.
INSTAT raportoi se në Shqipëri ka gjithsej 108 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17.5% të tyre. Kapaciteti total i gjithë bareve e restoranteve në Shqipëri është 726 mijë vende (28% e tyre në restorante), çka do të thotë që në gjithë baret e restorantet e vendit mund të ulet njëkohësisht më shumë se një e katërta e popullsisë së vendit.

Hapja e bareve e kafeneve ka qenë një alternativë e lehtë biznesi për këdo, pas viteve ’90. Të hapje një bar-kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Ndonëse shumë falimentojë, edhe më shumë hapen të reja.
Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).
Në fqinjin Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Pjesa më e madhe e bareve e restoranteve përqendrohen në qendër të qytetit, ku është përqendrim i lartë i turistëve, por vështirë të gjesh një bar në çdo cep, siç ndodh në Shqipëri.
Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj. http://ëëë.ëorldcitiescultureforum.com/data/number-of-bars-per-100000-population

Në botë, bar-kafetë po ndryshojnë përtej tradicionales, për t’iu përshtatur shijeve të reja të konsumatorëve. Shumë po ofrojnë mëngjes, lëngje frutash e perimesh dhe të kombinuara, produkte pa gluten, ushqim vegjetarian dhe vegan, xhin të specializuar, kokteje, birrë artizanale, etj.
Edhe në Shqipëri ka disa tendenca për të futur risi, si lokalet e ëmbëlsirave, apo yogurt, lëngjet e koktejet, lokale të specializuara për lëngje të freskëta, por në pjesën më të madhe ato mbeten tradicionale, ku produkti më i konsumuar është kafeja, që kushton mesatarisht 60-80 cent të euros, ndër më të lirat në Europë. Linjat e lokaleve me hapësira të mëdha, po zgjerohen gjithashtu, duke u bërë më të preferuara në krahasim me baret e vogla të lagjeve.

Shembja e Teatrit/ Kumbaro bojkoton Komisionin Parlamentar

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk do të raportojë në Komisionin Parlamentar të Kulturës, siç ishte parashikuar për sot në orën 11:00. Deputetët e opozitës kishin kërkuar një raportim nga ministrja lidhur me shembjen e dy urave monument kulture, dëmtimin e kalasë së Gjirokastrës por edhe për problemet në Teatrin Kombëtar.
“Kjo eshte hera e dyte qe Ministrja Kumbaro shperfill Parlamentin. Nisur nga keto rrethana, opozita do te mbaje nje qendrim ne komision ne oren 11.00”, bën të ditur zyra për mediat në PD.