10.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

“Babai i tij u vra nga bandat në ’97, duke mbrojtur vullnetin e demokratëve”, Basha ndan historinë e dhimbshme të kandidatit për deputet në Fier: Burhan Misiraj, mban emrin dhe amanetin e një demokrati të rënë në mbrojtje të votës

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtues politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare.

Në këtë bashkëbisedim, Burhan Misiraj tregoi momentin e dhimbshëm nga jeta e tij, i cili humbi babain ndërsa ai ende nuk kishte lindur. Burhani që sot mban emrin e tij, tha se babai ishte komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1997 dhe u vra nga bandat e armatosura të atij viti në qendër të votimit, teksa ishte duke mbrojtur vullnetin e demokratëve fierak. “Ai u vra në krye të detyrës, duke kryer një detyrë patriotike për të djathtën shqiptare” – theksoi Misiraj.

Basha e cilësoi këtë histori si unike mes kandidatëve të koalicionit, duke e përshkruar si një dëshmi të sakrificës dhe fisnikërisë që mishërojnë përfaqësuesit e rinj të Demokratëve Euroatlantik.

 

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Është përherë kënaqësi të jem në mesin e të rinjve dhe kjo më është bërë edhe më e lehtë në këtë fushatë, sepse një pjesë e mirë të ekipit tonë përbëhet nga të rinjtë. Nga njerëz të sprovuar në beteja politike që në angazhimin e tyre rinor, sdi student apo dhe gjimnazistë, dhe tashmë si profesionistë të rinj. Burhan Misiraj është një njeri shumë i njohur për rininë euroatlantike, për demokratët euroatlantik për shkak të angazhimit të tij të palodhshëm prej më shumë se një dekade në çdo betejë politike jo vetëm opozitare, por dhe qytetare. Dhe sot është një nga kandidatët tanë në listën e qarkut të Fierit. Burhan ke një histori familjare që do të thoja të paktën në grupin e kandidatëve tanë, të 140 kandidatëve tanë është unike. Është një histori e dhimbshme, është dhe një histori qëmdrese, fisnikërie me sakrificë sublime të babait, apo jo?

Burhan Misiraj: Patjetër që po.

Lulzim Basha: A mund ta ndash me të rinjtë, me të gjithë demokratët euroatlantik, me gjithë demokratët rrugëhumbur që shkojnë pas atyre ikonave të rreme, idhujve të rremë dhe ta kuptojnë që kandidatët tanë janë njerëz të sakrificave personale dhe familjare, a mund ta ndash këtë histori?

Burhan Misiraj: Unë jam djali i Burhan Misirajt dhe kjo është një gjë që me demokratët e Fierit lidhet kollaj. Babai im u vra në qendër të votimit, ka qenë komisioner i Partisë Demokratike në 1997. Unë nuk kisha lindur kur ai vdiq, prandaj trashëgoj edhe emrin e vet. Edhe kjo është një nga arsyet kryesdore pse unë kam dashur gjithmonë si fenomen të një njeriu që guxoi por nuk pati mundësi. Nuk mund të flasim për dhimbjen sepse është e kuptueshme si për çdo familje.

Lulzim Basha: U vra në krye të detyrës?

Burhan Misiraj: Në krye të detyrës duke mbrojtur vullnetin e djathtëve të shqiptarëve, në zgjedhjet e 1997-ës.

Lulzim Basha: Një viti tmerrësisht të zymtë të një fatkeqësie kombëtare. Pra, ka qenë në krye të detyrës për të mbrojtur votën kur u ekzekutua.

Burhan Misiraj: Po, në qendër të votimit.

Lulzim Basha: duke kryer një detrë patriotike dhe një detyrë për demokratët, për të djathtën shqiptare.

Historia e plotë e demokratit të ndjerë Burhan Misiraj:

Në 29 qershor 1997, Burhan Misiraj atëherë kryetar i grupseksionit të PD-së, ishte caktuar kryetar i Qendrës së Votimit, në fshatin e tij, në Mbërs të Roskovecit, në Qarkun e Fierit. Bandat e armatosura, të cilat prej muajsh kishin marrë Shqipërinë peng dhe nuk e kishin lejuar PD dhe frocat e koalicionit të saj, të zhvillonin një fushatë normale elektorale, kulmuan me “aksionin” e tyre, me vrasjen e Burhanit në Qendrën e Votimit, vetëm pse ai nuk i lejoi manipulimin dhe deformimin e votës…Bashkëshortja e Burhanit, Luljeta, ishte shtatzëne. Disa muaj më vonë, asaj i erdhi në jetë djali që priste. Në kujtim të bashkëshortit të saj, nëna i vuri emrin Burhan, djalit të porsalindur. Burhan Misiraj sot është është kandidat për deputet dhe synon që votat e demokratëve për të cilat babai i tij dha jetën ti ktheje në të mirë të çdo të riut të Fierit dhe Shqipëris.

Gjergji Nika: “Këshilltarët socialistë tregojnë arrogancë ndaj qytetarëve të Vlorës”

Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Vlorës. Në një deklaratë publike, Nika shpjegon se sot, në orën 10:00, ishte parashikuar të mbahej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutoheshin projekt-vendime të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën sociale, ekonomike dhe juridike të qytetarëve.

Ndërsa këshilltarët e opozitës ishin të gjithë të pranishëm në sallë që në orën 09:50, vetëm 10 nga 34 këshilltarët socialistë u paraqitën. Për pasojë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm, mbledhja dështoi dhe këshilltarët e opozitës u larguan në orën 10:30.

Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të Bashkisë dhe grupit socialist për të mbledhur pjesën tjetër të këshilltarëve, mungesa e tyre vazhdoi, duke treguar, sipas Nikës, një mungesë respekti të thellë ndaj qytetarëve dhe përgjegjësive institucionale.

“Arroganca ka vetëm një emër: Partia Socialiste!” — thekson Gjergji Nika, duke bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që më 11 maj t’i ndëshkojnë me votë ata që nuk i përfaqësojnë dhe që nuk respektojnë detyrat e tyre publike.

 

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Vlorës!

Ditën e sotme në orën 10:00 ishte planifikuar për tu mbajtur mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë Vlorë.

 

Në ketë mbledhje sipas rendit të ditës do të diskutoheshin disa projekt-vendime të rendësishme sociale/ekonomike/juridike të cilat kanë impakt direkt tek qytetarët.

 

Të gjithë këshilltarët e opozitës ishin në sallën e mbledhjes në orën 09:50 për të filluar mbledhjen, e kundërta ndodhi me këshilltarët socialistë të cilët prej 34 këshilltarëve që i perfaqësojnë ishin vetëm 10 prej tyre!

 

Këshilltarët e opozitës u larguan ne oren 10:30 nga salla e mbledhjes pasi nuk u bë kuorumi për vazhdimin e kësaj mbledhje , edhe pas tentativave të drejtuesve të Bashkisë dhe grupit socialistë për ti thërritur me ngulm keshilltarët të ishin pjësëmarrës në mbledhje prapë socialistët nuk u përgjigjën!

 

Të nderuar qytetarë këta këshilltarë nuk ju perfaqësojnë dhe arroganca ka vetëm një emër Partia Socialiste!

 

Më 11 Maj duhen ndëshkuar me votë KUNDËR!

 

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik

#vlorameritonmeshume

Arbjan Mazniku pyetet në Prokurori të Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka thirrur dhe marrë në pyetje Arbjan Maznikun, drejtuesin politik të qarkut Elbasan dhe njëherazi Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Mazniku ka dëshmuar në kuadër të një hetimi të hapur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhur me periudhën kur kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte deleguar kompetencat.

Detajet e hetimit mbahen të fshehta nga prokurorët, por për shkak të funksionit të tij, ka gjasa që dosja t’i kalojë SPAK-ut.

Taulanda Jupi: SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria

Kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, Taulanda Jupi, ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një opinion editorial të titulluar “SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria”, ku shpalos mesazhin e saj të fortë për drejtësinë, përgjegjësinë qytetare dhe të ardhmen e vendit.

Në këtë shkrim, Jupi thekson se pas dekadash pritjeje dhe zhgënjimesh, qytetarët më në fund po shohin shenja reale të drejtësisë falë punës së SPAK. “SPAK e bëri të vetën. E tregoi se drejtësia është e mundur edhe në Shqipëri,” shkruan ajo, duke përgëzuar arrestimet e figurave të larta publike dhe dëshminë se askush nuk është mbi ligjin.

Sipas Jupit, momenti aktual nuk është thjesht një përballje politike, por një referendum historik për drejtësinë dhe qeverisjen e ndershme. Ajo nënvizon se:
“Tani fjala është e qytetarëve. Është momenti që shqiptarët të tregojnë se duan që SPAK të vazhdojë punën i pashqetësuar dhe i pakërcënuar nga politika e korruptuar.”

Duke u bërë thirrje shqiptarëve për një angazhim të vendosur, ajo shkruan:
“Tranzicioni i gjatë, 34-vjeçar, i korrupsionit dhe i keqqeverisjes duhet të marrë fund. Kemi përgjegjësinë historike të ndërtojmë një epokë të re, të guximit, të ligjit dhe të respektit për punën dhe sakrificën.”

Në përmbyllje, Taulanda Jupi i fton qytetarët të zgjedhin midis së shkuarës së mbushur me korrupsion dhe një të ardhmeje të ndërtuar mbi punë, barazi dhe shpresë:
“Historia nuk pret. Dhe as drejtësia.”

 

Postimi i plotë:

SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria

Për shumë kohë, drejtësia në Shqipëri ka qenë një premtim i pambajtur, një aspiratë më shumë sesa një realitet. Por sot, falë punës së palëkundur të SPAK, shqiptarët kanë parë se ligji mund të zbatohet edhe për më të pushtetshmit. Janë arrestuar ministra, kryebashkiakë, madje edhe ish-kryeministra e ish-presidentë. SPAK nuk ka kursyer as njeriun e dytë më të pushtetshëm në vend, duke dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin.

SPAK e bëri të vetën. E tregoi se drejtësia është e mundur edhe në Shqipëri. Tani fjala është e qytetarëve. Është momenti që shqiptarët të tregojnë se duan që SPAK të vazhdojë punën i pashqetësuar dhe i pakërcënuar nga politika e korruptuar e 34 viteve tranzicion. Është momenti ynë për të mos lejuar që Shqipëria të rrëshqasë sërish në duart e atyre që e kanë mbajtur peng për dekada.

Këto zgjedhje janë më shumë se një përballje partish. Ato janë një referendum për të ardhmen e Shqipërisë. Është koha të tregojmë se e meritojmë një Shqipëri pa korrupsion. Një Shqipëri ku puna, jo nepotizmi dhe miqësitë personale, janë çelësi i suksesit. Një vend ku qeverisja nuk i shërben më një rrethi të vogël të privilegjuarish, por shumicës së ndershme që punon, që përpiqet, që nuk kërkon favore, por vetëm mundësi të barabarta.

Tranzicioni i gjatë, 34-vjeçar, i korrupsionit dhe i keqqeverisjes duhet të marrë fund. Kemi pëgjegjësinë historike të ndërtojmë një epokë të re, një epokë të guximit, të ligjit dhe të respektit për punën dhe sakrificën.

Shqipëria nuk ka nevojë për premtime boshe, por ka nevojë për vendime të guximshme. Nuk ka nevojë për justifikime, por për rezultate. Nuk ka nevojë për sundimtarë të rinj, por për shërbëtorë të përkushtuar të qytetarëve.

Sot është momenti që çdo shqiptar të zgjedhë: ose të vazhdojmë të ecim në batakun e të shkuarës, ose të nisim të ndërtojmë Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve shqiptarë. Historia nuk pret. Dhe as drejtësia.

✅ Voto Taulanda Jupi
✅ Voto Koalicioni Euroatlantik

#vototaulandajupi
#voto4
#votokoalicionieuroatlantik
#11maj
#syte4ne11maj

Albor Elezi: “Kandidatët e PS dhe PD në panik nga Koalicioni Euroatlantik”

Fushata elektorale ka hyrë në kulmin e saj dhe tensionet janë të dukshme në radhët e kandidatëve të PS dhe PD. Albor Elezi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, ka reaguar ndaj tensioneve që janë krijuar mes rivalëve politikë, duke theksuar se ata janë të braktisur nga qytetarët. Sipas tij, kjo është konfirmuar gjatë takimeve në terren, ku shumë qytetarë kanë shprehur mbështetje të fortë për të, duke e quajtur atë opsionin më të besueshëm.

Në postimin e tij, Elezi thekson se indiferenca e qytetarëve ndaj kandidatëve të PS dhe PD është një reflektim i realitetit politik të 34 viteve të fundit, ku vetëm mashtrimet dhe dështimet kanë karakterizuar qeverisjen e partive tradicionale. Ai thekson se ka marrë një mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Fushë-Krujës, dhe është i bindur në fitore.

“Mos u trembni nga reagimi qytetar, po merrni çfarë meritoni. Po merrni çfarë keni mbjellë!” – është mesazhi i fortë i Albor Elezit, i cili premton se nuk do të ndalet deri sa të shporret politika e vjetër dhe e dëshmuar si e dështuar.

Ai gjithashtu garanton qytetarët se është i vendosur të fitojë, dhe po i bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të bashkohen për ndryshimin dhe për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.

 

Postimi i plotë:

Kandidatët e PS-PD në panik nga Koalicioni Euroatlantik

Fushata elektorale është në kulmin e saj dhe siç duket kandidatët e PS dhe PD ndihen të braktisur nga qytetarët. E konfirmojnë këtë gjë në terren dhe teksa ndeshin indiferencën, mospjesëmarrjen në takime si dhe ku ata që i takojnë ju thonë që e kemi votën për Albor Elezin, ikin në panik.

Mos u trembin nga reagimi qytetar, po merrni çfarë meritoni. Po merrni çfarë keni mbjellë!

Sa për Albor Elezin që thoni që nuk është në garë, ju garantoj që jo vetëm jam, por jam aq bindshëm sa kam mbështetjen e bashkëqytetarëve për atë që përfaqësojë si individ dhe jo si ju që dukeni njëherë në 4 vjet. Garantoj qytetarët në Spitalllë, Durrës, Shijak, Krujë dhe fushë-Krujë se jam mëse i vendosur në fitore dhe bashkë le të vazhdojmë ta shporrim këtë politikë të fëlliqur të 34 viteve që ka sjell vetëm mashtrime deri të nivelit të tillë.

Myzafer Elezi: Votoni për një Vlorë më të sigurt dhe më të drejtë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, ka bërë një thirrje për qytetarët që të bashkohen për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më dinjitoze.

Në mesazhin e tij drejtuar votuesve, Elezi thekson se prioritetet e tij do të jenë rendi, siguria dhe mirëqenia sociale. Ai premton një angazhim të palëkundur në shërbim të komunitetit, duke mbrojtur të drejtat e çdo qytetari dhe duke krijuar një mjedis ku familjet shqiptare të jetojnë pa frikë dhe me dinjitet.

“Myzafer Elezi nënvizon nevojën për një qeverisje që nuk mbyll sytë ndaj padrejtësive dhe paligjshmërisë, për më shumë siguri në çdo lagje dhe për politika sociale që mbështesin të moshuarit, nënat, fëmijët dhe shtresat në nevojë,” thuhet në apelin e tij.

Me përulësi dhe vendosmëri, Elezi u bën thirrje qytetarëve të votojnë Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit, duke theksuar se ndryshimi real fillon me një vendim të guximshëm më 11 maj.

 

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të qarkut Vlorë,

Më 11 maj, ju ftoj të bëhemi bashkë për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

Si kandidat i Koalicionit Euroatlantik, me numrin 4 në fletën e votimit, angazhimi im është i qartë:

 

Rendi, Siguria dhe Mirëqenia Sociale do të jenë prioritetet e mia kryesore në shërbim të qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë qarkut tonë.

 

Vendi ynë ka nevojë për rregull dhe ligj, për një qeverisje që nuk mbyll sytë ndaj padrejtësive dhe paligjshmërisë.

Ka nevojë për më shumë siguri në çdo lagje, në çdo komunitet, që rinia të mos ikë, që familjet të jetojnë me dinjitet dhe pa frikë.

Ka nevojë për politika sociale që mbështesin të moshuarit, nënat, fëmijët dhe çdo qytetar në nevojë.

 

Unë jam këtu për të qenë zëri juaj, për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë.

 

Më 11 maj, zgjidhni ndryshimin real!

Votoni Koalicionin Euroatlantik — Votoni Nr. 4 në fletën e votimit!

 

Me përulësi dhe vendosmëri,

Myzafer Elezi

Bujar Vreto ngre alarmin: Në Elbasan dhe Librazhd, turizmi vdes, mafia ndërton

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Bujar Vreto, ka reaguar ashpër për situatën alarmante që po ndodh në zonat turistike mes Elbasanit dhe Librazhdit.

Në një deklaratë të fortë, Vreto theksoi se pasuritë natyrore, dikur krenaria e komunitetit dhe një pasuri kombëtare, sot po shkatërrohen nga ndërtimet e pakontrolluara të hidrocentraleve, të cilat, sipas tij, janë në shërbim të interesave mafioze dhe oligarkike.

“Zonat ku dikur mali frymonte me banorët dhe lumenjtë rridhnin si këngë e jetës, sot janë kthyer në skena të shkatërrimit të heshtur,” shprehet Vreto. Ai paralajmëroi se ndërtimet pa kriter po zhdukin ekosistemin e të gjithë zonës, duke asgjësuar mundësitë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe jetesës lokale.

“Zëri im do të jetë zëri i tyre!” – përfundoi ai, duke u zotuar se në Kuvend do të mbrojë natyrën dhe komunitetin që po dhunohet nga etja për përfitime të shpejta.

Bujar Vreto i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe Librazhdit të votojnë ndryshimin më 11 maj, duke mbështetur Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit.

Postimi i plotë:

Zëri i Heshtur i Maleve: Kur Turizmi Vdes dhe Mafia Ndërton”

 

Në zemrën e natyrës ndërmjet Librazhdit dhe Elbasanit, aty ku dikur mali frymonte bashkë me banorët dhe lumi rridhte si këngë që mbante gjallë jetën, sot qëndron heshtja e rëndë e shkatërrimit. Zonat turistike, pasuri kombëtare dhe trashëgimi e gjallë, janë kthyer në fushëbetejë për interesa mafioze dhe oligarkike. Aty ku dikur fëmijët luanin dhe njerzit mrekulloheshin, sot ndërtohen hidrocentrale si pa mendje dhe pa mëshirë, që thajnë lumenjtë dhe shkatërrojnë gjithë ekosistemin përreth.

Zëri im do jetë zëri i tyre!

Mirënjohje,

Bujar Vreto

Burhan Misiraj: Ullinjtë e Mallakastrës, pasuri e madhe që politika e keqmenaxhon

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Burhan Misiraj, ka vënë theksin mbi potencialin e jashtëzakonshëm të zonës kodrinore të qarkut Fier dhe veçanërisht të krahinës së Mallakastrës në sektorin e ullishtarisë.

Në një reagim publik, Misiraj theksoi se në bashkitë Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec janë të mbjella rreth 1.5 milion rrënjë ullinj, të cilat, sipas tij, mund të përktheheshin në 42 milionë euro fitime për fermerët shqiptarë nëse do të kishte një qeveri me vullnet për të lidhur kontrata tregtare me shtetet e mëdha europiane.

“Fatkeqësisht, në vend të bashkëpunimeve që i duhen qytetarëve, kjo qeveri është fokusuar vetëm te organizimi i kampeve dhe spektakleve të pavlera,” deklaroi Misiraj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Fierit të mbështesin ndryshimin më 11 maj duke votuar Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4.

“Voto Burhan Misiraj, voto për një të ardhme më të mirë për fermerët dhe ekonominë shqiptare,” përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Zona kodrinore e qarkut Fier, pjesa e krahinës së Mallakastrës qe shtrihet në Bashkinë e Fierit, Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit ka të paktin 1.5 milion rrënjë ullinj dhe me disa llogari do të përktheheshin për fermerët në 42 milion Euro nëse kjo qeveri do të kishte vullnet që me shtetet e mëdha në Europë të lidhi kontrata për ato qe ju duhen Shqiptarëve dhe jo të bëhet kamp!
Voto Koalicioni Euroatlantik 4️⃣
Voto Burhan Misiraj!

Armend Gjana: Më 11 maj, vota ndahet mes drejtësisë dhe korrupsionit

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Armend Gjana, ka bërë thirrje për një zgjedhje të qartë dhe vendimtare në zgjedhjet e 11 majit: mes mbështetjes për drejtësinë dhe atyre që kërkojnë të mbrojnë të korruptuarit.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Gjana theksoi se vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, është një votë për drejtësinë dhe shtetin ligjor. “Më 11 maj, o me SPAK-un, o me ata që duan të lirojnë shokët e tyre të korruptuar nga burgu,” tha ai.

Ai bëri thirrje që shqiptarët të besojnë tek e ardhmja europiane e vendit dhe të votojnë për ndryshimin që garanton ndëshkimin e korrupsionit dhe rikthimin e besimit te drejtësia.

“Beso te Shqipëria. Voto numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik,” përfundoi Gjana.

Endri Hasa: “Më 11 maj, vota juaj mund të ndryshojë gjithçka”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Endri Hasa, në një mesazh të fundit drejtuar qytetarëve, thekson rëndësinë historike të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Hasës, ky moment është një mundësi reale për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë, përmes ndëshkimit të politikës së vjetër dhe zgjedhjes së një alternative të ndershme dhe europiane.

Në fokus të mesazhit të tij është krijimi i një shteti të drejtë, pa korrupsion, me një ekonomi të çliruar dhe me arsim e shëndetësi të standardeve të Bashkimit Europian. Ai bën thirrje për mbështetje të Koalicionit Euroatlantik dhe të kandidaturës së tij, duke theksuar besimin tek Shqipëria dhe tek mundësitë që vendi ka për të ecur përpara.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

> “Mirëmëngjes Në 11 Maj më shumë se kurrë vota juaj ka peshën për të ndryshuar gjithçka! Një shtet i drejtë, pa të korruptuar, me një ekonomi që çlirohet dhe një arsim dhe shëndetësi të standarteve europiane vjen duke zgjedhur Koalicionin Euroatlantik dhe duke ndëshkuar politikën e vjetër
> Beso te Shqipëria
> ✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
> ✅ Voto Endri Hasa”