24.5 C
Tirana
E premte, 2 Maj, 2025

Orjola Pampuri: Pensionistët meritojnë më shumë – 11 Maji, dita e ndarjes mes së mirës dhe së pandreqshmes

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Orjola Pampuri, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët, me fokus të veçantë tek një nga kategoritë më të goditura nga krizat ekonomike dhe sociale – pensionistët.

“Nuk është thjesht një votë, por një shans për të kthyer shpresën. Pensionistët meritojnë më shumë! Ata nuk mund të trajtohen si numra në statistika, por si njerëz që kanë ndërtuar këtë vend me djersën e ballit,” është shprehur Pampuri në deklaratën e saj.

Ajo i bën thirrje çdo qytetari që të mos e konsiderojë datën 11 maj si një ditë të zakonshme, por si një moment historik që ndan të ardhmen nga e kaluara, të mirën nga e pandreqshmja.

“Me votën tuaj, mund të ndryshoni rrjedhën e gjërave. Koalicioni Euroatlantik nuk është premtim boshe – është një angazhim për dinjitetin e çdo qytetari, për një shtet që kujdeset dhe nuk përbuz.”

Pampuri e mbyll thirrjen e saj me një mesazh të fuqishëm: “Beso tek Shqipëria. Voto 4. Voto për ata që nuk kanë zë, por kanë nevojë për drejtësi dhe dinjitet.”

#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#PensionistëtMeritojnëMëShumë
#OrjolaPampuri
#11Maj2025
#BesoTekShqipëria

Video e plotë:

Ramiz Çobaj, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Shkodër: Me ndershmëri dhe përkushtim, për një të ardhme europiane

Me një mesazh të qartë dhe të prerë kundër korrupsionit dhe politikave mashtruese, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Shkodrës, Ramiz Çobaj, ka bërë thirrje për një votë për ndershmërinë dhe për një Shqipëri që ecën drejt vlerave euroatlantike.

“Koalicioni Euroatlantik sjell një program realist, një ekip të përkushtuar dhe një vizion të qartë për një Shqipëri të begatë, të vendosur, europiane dhe të ndershme”, deklaroi Çobaj gjatë takimeve me qytetarë në Shkodër.

Duke theksuar se Shqipëria nuk ka më kohë për politika populiste dhe premtime boshe, Çobaj prezanton një qasje të re, ku integriteti dhe puna e ndershme janë në themel të përfaqësimit.

Ai i bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin e shumëpritur dhe për një të ardhme të ndërtuar mbi besim, dinjitet dhe meritokraci.

“Nuk premtoj gjithçka, por garantoj përulësi dhe përkushtim në shërbim të çdo qytetari,” u shpreh Çobaj, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për një klasë politike që nuk i përdor qytetarët për pushtet, por që i shërben me përgjegjësi.

 

POSTIMI I PLOTË PËR RRJETET SOCIALE:

Koalicioni Euroatlantik sjell një program realist, një ekip të përkushtuar dhe një vizion të qartë për një Shqipëri të begatë, të vendosur, europiane dhe të ndershme.

✅ Ramiz Çobaj përfaqëson politikën që nuk premton gjithçka, por punon me përulësi dhe integritet për çdo qytetar.

️ Më 11 maj, zgjedhim të ardhmen.
Jo korrupsionin. Jo mashtrimin.
✅ Po ndershmërisë. ✅ Po Shqipërisë që duam.

#Voto4 #BesimIntegritet #RamizCobaj
#KoalicioniEuroatlantik #11Maj
#Zgjedhjet2025 #BesoTeShqiperia

Taulanda Jupi: Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe zhvillim, jo për kompromise me të shkuarën

Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Taulanda Jupi, ka theksuar nevojën urgjente për një politikë të pastër, vizionare dhe në shërbim të qytetarëve. Duke e përshkuar çdo rrugë të kryeqytetit, ajo është takuar me qytetarë të çdo moshe, duke dëgjuar shqetësimet reale të përditshmërisë së tyre dhe duke prezantuar një alternativë konkrete për ndryshimin.

“Në çdo rrugë të Tiranës, po dëgjojmë, po bashkohemi dhe po forcojmë vendosmërinë për një Shqipëri të drejtë, që rritet, ngjitet e zhvillohet”, shprehet Jupi.

Më 11 maj, qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë kanë në dorë të zgjedhin një rrugë të re – rrugën e ndershmërisë, zhvillimit dhe shpresës.

 

POSTIMI I PLOTË:

Në çdo rrugë të Tiranës, po dëgjojmë, po bashkohemi dhe po forcojmë vendosmërinë për një Shqipëri të drejtë, që rritet, ngjitet e zhvillohet.

✅ Voto Taulanda Jupi
✅ Voto Koalicioni Euroatlantik Nr. 4️⃣

#VotoTaulandaJupi
#Voto4
#VotoKoalicioniEuroatlantik
#Syte4ne11Maj
#11Maj
#MireMeDiell
#Fushate

Azgan Haklaj: Establishmenti politik nuk mund të shpërbëjë kodin tonë kombëtar gjenetik

Nga Azgan Haklaj

Në ethet elektorale një retorikë mbizotëron partitë dhe liderët e vjetëruar e të denatyruar politikë Rama-Berisha.
Ajo që ju tundin me histerizëm e patetizëm shqiptarëve është karta e euro-atlantizmit.
Njëri me pasaportën e BE-së e tjetri me dashurinë e përtej Atlantikut të cilin e ka të ndaluar ta kalojë përbetohen rrejshëm në mitingje e mediume.
E verteta është krejt ndryshe dhe e dhimbshme.
Ky establishment që sundon vendin përmbi 3 dekada jo vetëm nuk e ka seriozisht vokacionin perëndimor euroatlantik por materializon antipodin e tij:
Sundimin neo otoman, sulltanor e autokratik.
Po ashtu është realitet që ata janë shndërruar në bufonë politikë e human të pabesueshëm përveçse të një pakice të cilës ja kanë helmuar e deformuar për arsye të ndryshme interesi subkoshiencën e tyre.
Natyrisht që në parim nuk ka gjë më të lehtë sesa të rrëzosh nga froni këtë klasë të mbrapshtë e të diskretituar politike, por fuqia e hajnisë dhe korrupsionit i ka betonuar si kullat dhe duan shembje jo pa mundim nga themelet.
Fuqinë që jua jep pasurimi korruptiv e kriminal për linçimin e euro atlantizmit e kanë deshmuar në vitin 2021 teksa kusaruan poshtërsisht mandatin e kryeministrit të vetmit lider potencial me mentalitet e vizion euroatlantik Lulzim Basha.
Me thasët e dollarëve të korrupsionit Edi Rama arriti të blejë deri kryeagjentin e FBI-së Charles McGonigal, ndërsa sot Sali Berisha me të njëjtin stil të paligjshëm e kriminal mbush kontot e “lobistëve” në SHBA me miliona dollarë.
Arsyeja e të dyve është e njëjtë:
Mosdorëzimi i pushtetit duke e atrofizuar komplet demokracinë dhe principet e saj bazë si në rastin më të keq të diktaturave e sulltanatëve primitive mesjetare.
Paradoksi nuk qëndron në udhën e tyre të mbrapshtë e pa kthim për në faktin se ky fenomen anti perëndimor, anti demokratik po gjen terren në vendin me euroatlantik në kontinent, në Shqipëri.
Për hir të së vertetës kjo situatë alarmante të sjell pesimizëm masiv nacional.
Shumëkush ka të drejtë të mendojë se vetëm ndryshimet konstitucionale formale kanë ngeluar për të ligjëruar në Shqipëri jo vetëm autokracinë por haptas monarkinë e hajnisë.
Por besoni se atëherë kur duket se është fundi pikërisht aty këputet dhe zullumi.
Dhe këta zullumqarë, hajdutë e besprerë me shqiptarët në realitet as e duan dhe as aspirojnë Shqipërinë euroatlantike se aty është çjerrja e maskës dhe fundi i tyre politik.
Darvini e plot shkenctarë në botë kanë argumentuar se geni njerëzor nuk zhduket dhe as tjetërsohet.
Geni i shqiptarëve është euroatlntizmi i cili përmes koalicionit Euroatlantik edhe politikisht po konkuron në këto zgjedhje hapur, jo vetëm me nominacion por dhe me vokacion të qartë.
Me program e ide të sanksionuara mbi princimet bazë të demokracisë perëndimore ju siguroj se ky front anti establishment ka të ardhme të sigurtë.
E ardhmja është tek Koalicioni Euroatlantik pasi pas 11-majit asnjëra nga partitë e vjetra nuk do ketë fuqinë të drejtojë.
Koalicioni Euroatlantik do të marrë fuqinë por dhe imponuese nga votëbesimi i sovranit.
Rezultati i Koalicionit Euroatlantik do të jetë surprizues.
Mercenarët mediatik politik, sonduesit e blerë do të mbeten pa tekst pas 11-majit.
Sovrani do të votojë ekipin e koalicionit Euroatlantik me kandidatët me integritet të lartë profesional e moral, programin ekonomik e doktrinën politike të shkëlqyer.
Kjo nuk është fantazi politike por deduksion i një rrugëtimi logjik.
Data 11-maji do të jetë surpriza që do përkëdhelë shpresën shqiptare.
Shpresa e shqiptarëve është Koalicioni Euroatlantik me nr 4.

Myzafer Elezi: “Koha për Ndryshim – Voto për një Shqipëri më të drejtë dhe më të sigurt”

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Myzafer Elezi, u është drejtuar qytetarëve me një thirrje të qartë për pjesëmarrje dhe votë për ndryshim në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë publike, Elezi thekson se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq dhe se vota e qytetarëve është vendimtare për të kthyer vendin drejt drejtësisë, zhvillimit dhe sigurisë.

“Le të votojmë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe më të begatë. Të ndërtojmë së bashku një qeverisje që i shërben qytetarit, jo një kastë të privilegjuarish,” – shprehet Elezi.

Ai prezanton pikat kryesore të platformës së Koalicionit Euroatlantik, që përfshijnë:

Mbështetje pa kushte për SPAK-un dhe goditjen e pandëshkueshmërisë,

Veting për politikanët, si një mjet për pastrimin e politikës,

Siguri publike dhe rend në çdo komunitet,

Zhvillim ekonomik, punësim dhe mbështetje për familjet e reja,

Transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme me qytetarin në qendër.

Ndërkohë, Elezi bën thirrje për votë kundër një sërë dukurish që, sipas tij, kanë dëmtuar vendin:

Arroganca dhe abuzimi me pushtetin,

Skandalet korruptive, përfshirë inceneratorët dhe tenderat sekretë,

Politizimi ekstrem i administratës dhe institucioneve të sigurisë,

Shpopullimi masiv dhe emigrimi i të rinjve,

Zgjatja artificiale e tranzicionit politik.

“Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri. Ne nuk mund të zëvendësojmë të korruptuarit me të korruptuar të tjerë. Duhet të ndërtojmë një politikë të pastër, me njerëz të ndershëm,” – përfundon Elezi.

Ftesa e tij është e qartë: Voto Nr. 4️⃣ – Voto Koalicionin Euroatlantik – Voto për të ardhmen!

#KoalicioniEuroatlantik
#VloraNdryshon
#Voto4
#MyzaferElezi

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

 

Më 11 maj, ju ftoj që me votën tuaj të kontribuoni për ndryshimin që meritojmë të gjithë.

 

Le të votojmë për Koalicionin Euroatlantik, për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe më të begatë. Për:

 

– Mbështetje pa kushte për SPAK-un dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë;

– Veting për politikanët, si garanci për një politikë të pastër;

– Rend dhe siguri në çdo cep të vendit;

– Zhvillim ekonomik, punësim për të rinjtë dhe mbështetje për familjet e reja;

– Qeverisje të përgjegjshme që ka qytetarin në qendër, me transparencë dhe besueshmëri.

 

Le të votojmë kundër:

 

– Arrogancës dhe abuzimit me pushtetin;

– Vjedhjes së fondeve publike përmes PPP-ve, tenderave sekretë dhe aferave korruptive si inceneratorët;

– Keqmenaxhimit të fondeve IPARD për bujqësinë dhe fermerët;

– Shpopullimit të vendit;

– Zgjatjes së tranzicionit pa fund;

– Lirimit nga burgu të të korruptuarve;

– Politizimit ekstrem të administratës dhe institucioneve të sigurisë kombëtare;

– Zëvendësimit të të korruptuarve me të korruptuar të tjerë.

 

Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe vetëm së bashku mund ta sjellim atë.

 

Ju faleminderit,

 

Myzafer Elezi

Kandidat për deputet në Qarkun Vlorë.

 

#KoalicioniEuroatlantik

#VloraNdryshon

Mirela Karabina: “Kërkoj besimin tuaj për të qenë zëri i së vërtetës në Elbasan”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina, në një reagim të fundit në rrjetet sociale, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për t’u bërë zëri i tyre në Kuvend, duke e konsideruar përfaqësimin si një përgjegjësi të thellë, përtej ambicieve personale.

“Më jepni besimin të jem zëri juaj i vërtetë. Kjo nuk është për mua, por për ju – për punëtorët, të rinjtë, studentët, nënat dhe baballarët që çdo ditë luftojnë për një jetë më të mirë,” – shprehet Karabina.

Ajo sjell një tablo të realitetit të përditshëm në Elbasan:
– të rinj që kërkojnë punë por e shohin të ardhmen jashtë vendit,
– qytetarë të ndershëm të pambështetur nga shteti,
– studentë të detyruar të punojnë në kushte të vështira,
– dhe ndërkohë, siç thekson ajo, “politikanët luajnë me miliona të vjedhura”.

Karabina thekson se zgjidhja e vetme është një votë kundër Edi Ramës dhe çdo politikani të korruptuar, ndërsa Koalicioni Euroatlantik është sipas saj alternativa që ofron shpresë reale, integritet dhe ndryshim për vendin.

“Në thellësi të qytetit mëson shumë… Sheh dhe flet me njerëzit. Hallet dhe problemet e tyre janë reale, ndërkohë politika e vjetër ka prodhuar vetëm arrogancë dhe pasuri për veten.”

Postimi përfundon me një thirrje të qartë:

Voto 4️⃣
Voto Koalicionin Euroatlantik
Voto Mirela Karabinën për Elbasanin!

#voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#mirelakarabina
#elbasanimeritonmëshumë
#elbasanimeritonmëshumë

Postimi i plotë:

 

Më jepni besimin të jem zëri juaj i vërtetë.❤️

Të kërkoj mbështetjen tuaj, i them njerëzve, nuk hezitoj sepse kjo është përtej meje, kërkoj përgjegjësinë e përfaqësimit tuaj.

 

Në thellësi të qytetit mëson shumë, piktura e qytetit shihet qartë: të rinj që duan punën, duan të qëndrojnë por mundësinë më të mirë e shohin jashtë vendin, njerëz punëtorë të pambështetur por me guxim ecin, shumë studentë në kërkim të punësimit por të detyruar punojnë në biznese e shumë të tjera.

Sheh dhe flet me njerëzit, hallet dhe problemet e tyre ndërkohë politikanët luajnë me miliona të vjedhura.

Rruga e vetme:

Vota kundër Edi Ramës dhe çdo politikani të korruptuar.

Koalicioni Euroatlantik alternativa e besueshme dhe e duhura për qytetarët dhe vendin.

 

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik

#mirelakarabina

#elbasanimeritonmëshumë

#elbasanimeritonmëshumë

Gjelosh Progni: “Skuadra e Qarkut Lezhë, model unik i unitetit dhe përfaqësimit në Koalicionin Euroatlantik”

Aktivisti Gjelosh Progni ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një mesazh të fortë mbështetjeje për ekipin kandidues të Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Lezhës, duke e cilësuar si një nga shembujt më të rrallë të unitetit dhe harmonisë në këtë fushatë zgjedhore.

Sipas Prognit, fushata e zhvilluar në Lezhë është shembulli më unik ndër mbi 1500 kandidatë në gjithë vendin, pasi kandidatët janë angazhuar si një familje e vetme në çdo cep të qarkut – nga qytetet, në lagje, fshatra e biznese – duke prezantuar një program ambicioz dhe gjithëpërfshirës.

“Besëlidhja e Lezhës epike dhe historike mbi të cilën po ecën ekipi, përbëhet nga intelektualë, profesionistë, figura me integritet, të persekutuar nga regjimi komunist, demokratë të pastër dhe përfaqësues të diasporës nga Italia deri në SHBA,” – shkruan Progni.

Ai bën thirrje për mbështetje të kandidatëve Prela, Kejda, Eduarti, Flora, Aleksandri, Sandri dhe Kola, duke i cilësuar si përfaqësues të denjë të interesave të lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve, nën drejtimin e liderit të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Gjelosh Prognit:

Shkëlqimi i grupit është suksesi dhe fitorja…

Besëlidhja e Lezhës epike dhe historike mbi të cilën po ecën ekipi konkurues i Qarkut Lezhë për Koalicionin Euroatlantik, është shembulli unik në mbi 1500 kandidatë të fushatës në mbarë vendin, ku si një familje po zhvillojnë fushatën më harmonike së bashku në çdo qytet, lagje, fshat, rrugë, biznes e derë më derë, duke prezantuar programin më ambicioz në 35 vite.

Kjo skuadër ka në përbërjen e saj:
– kapacitete intelektuale dhe profesionale,
– integritet të lartë njerëzor,
– kandidatë të përndjekur nga komunizmi,
– demokratë të pastër dhe të vendosur,
– përfaqësues të diasporës nga Italia deri në Amerikë,
– gërshetim brezash.

Është në nderin e lezhjanëve, kurbinasve e mirditorëve që të përfaqësohen nga një ekip i tillë në parlamentin e ardhshëm, nën drejtimin e liderit Basha.

Votoni Prelën, Kejdan, Eduartin, Florën, Aleksandrin, Sandrin, Kolën!
Le t’ju përfaqësojnë me nder e dinjitet!

#VotoKoalicioninEuroatlantik
#VotoNr4
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Gazment Koduzi: “Me kartën universale të sigurimeve, qytetari vendos – paratë ndjekin pacientin!”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Gazment Koduzi, ka publikuar një video-mesazh ku prezanton një ndër propozimet më thelbësore të programit të tij: reformën në sistemin shëndetësor, me qëllim vendosjen e modelit gjerman të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri.

Sipas Koduzit, 13% e familjeve shqiptare bien në varfëri për shkak të pagesave nga xhepi për shërbime mjekësore, çka është e papranueshme për një vend që aspiron standarde europiane. Ai propozon një sistem ku çdo qytetar të jetë i pajisur me kartën universale të sigurimeve shëndetësore, dhe vetë qytetari të vendosë ku shkojnë kontributet e tij.

“Ky është parimi ‘paraja ndjek pacientin’ – qytetari paguan, qytetari vendos!”, – u shpreh Koduzi në video-mesazh.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik nuk kurseu kritikat për qeverinë aktuale, duke deklaruar se vota për Edi Ramën është votë për status quo-në, ndërsa vota për numrin 4, është votë për ndryshim real dhe për përfitime konkrete për qytetarët.

Postimi i plotë i Gazment Koduzit:

Ne do i japim fund pagesave nga xhepi që shtyjnë 13% të familjeve shqiptare të bien në varfëri!

Çdo qytetar do të jetë i siguruar dhe me kartën universale të sigurimeve shëndetësore në dorë, ai vendos se ku do i çojë kontributet e tij – sipas modelit gjerman – Bismarck!

Ky është parimi “paraja ndjek pacientin”!
Qytetari paguan, qytetari vendos!

Kush voton Ramën, vendos të nxjerrë shokët e tij nga 313!
Vetëm kush voton Nr.4 voton për të mirën e tij dhe të Shqipërisë!

Endri Hasa: “10 ditët vendimtare për ndryshim – 11 Maji është dita e drejtësisë për qytetarët”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për qytetarët në prag të 10 ditëve të fundit të fushatës, duke e konsideruar këtë angazhim më shumë se një garë politike – një mision për ndryshim të vërtetë.

Në një deklaratë përmes rrjeteve sociale, Hasa u shpreh se Elbasani dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për premtime boshe, por për veprim, përfaqësim të ndershëm dhe një brez të ri politik që ka kurajën dhe pastërtinë për të sjellë ndryshim.

“Pyetja është: O Ramë, ku i ke shokët? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e di çdo qytetar, dhe më 11 maj, vota do të jetë për ata që nuk janë njollosur. Sepse 7×7 është 313 – absurdi që kemi jetuar dhe që duhet ta ndalim!”, u shpreh ai, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe ironizuar gjendjen politike në vend.

Hasa kërkon votën e qytetarëve si përfaqësues i një brezi të ri politik, me vlera perëndimore dhe integritet të pacenuar. Ai theksoi se forca për ta bërë ndryshimin qëndron te qytetarët dhe te vota e tyre më 11 maj.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

10 ditët vendimtare për të ndryshuar Shqipërinë
Miq, kemi hyrë në 10 ditët e fundit të kësaj fushate që për mua ka qenë më shumë se një garë politike – ka qenë një mision, si kurrë më parë që nga hyrja ime në politikë.

Elbasani dhe Shqipëria meritojnë më shumë sesa premtime që harrohen ditën pas zgjedhjeve.
Pyetja është: O Ramë, ku i ke shokët?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e di çdo qytetar, dhe më 11 maj, vota do të jetë për ata që nuk janë njollosur.
Sepse 7×7 është 313 – absurdi që kemi jetuar dhe që duhet ta ndalim!

Unë kandidoj për të përfaqësuar një brez të ri politik, të pastër, të vendosur dhe me kurajën për të bërë ndryshim!
Forca për ta bërë ndryshimin është në dorën tuaj!

✅ Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

#VotoEndriHasën
#KoalicioniEuroatlantik
#ElbasaniMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#11MajVotoNdryshimin

Shpëtim Agolli: “Koha e politikës së vjetër ka marrë fund – qytetarët meritojnë dinjitet dhe vizion”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Shpëtim Agolli, ka zgjedhur të drejtohet qytetarëve me një mesazh, duke theksuar se përfaqësimi i tij bazohet te dinjiteti, përgjegjësia dhe vlerat euroatlantike.

Në një deklaratë publike, Agolli ka theksuar se Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, përfaqëson alternativën më të mirë për zgjedhjet e 11 Majit, duke sjellë një frymë të re në politikë – larg përçarjes dhe fyerjeve, dhe pranë qytetarëve me vizion, respekt dhe zgjidhje reale.

“Në vend të shpifjeve dhe baltosjes, ne sjellim një model të ri komunikimi: të bazuar në vlera, jo në sharje; në zgjidhje, jo në konflikte,” – deklaron Agolli, duke iu referuar përballjes politike me korrektesë dhe etikë.

Ai ka nënvizuar se programi ekonomik i Koalicionit Euroatlantik është më i miri në dekadat e fundit, dhe përmban një mbështetje të qartë dhe pa kushte për drejtësinë dhe punën e SPAK. Sipas tij, qytetarët e Korçës dhe gjithë Shqipërisë meritojnë një përfaqësim që ndërton, jo që përçan.

Postimi i plotë i Shpëtim Agollit:

Të dashur qytetarë të Qarkut të Korçës,
Në këtë rrugëtim përfaqësimi, unë kam zgjedhur të jem zëri juaj, me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për të ardhmen.
Në vend të shpifjeve dhe baltosjes, ne sjellim një model të ri komunikimi: të bazuar në vlera, jo në sharje; në zgjidhje, jo në konflikte.
Koha e politikës së vjetër, që ndërton mbi përçarje dhe fyerje, po i afrohet fundit. Sot, Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri – euroatlantik, perëndimor, të ndershëm dhe të vendosur.
Koalicioni që ne përfaqësojmë, me drejtues politik z. Lulzim Basha, sjell këto alternativa më të mira:

Një program ekonomik më të mirin të të gjitha këtyre viteve postkomuniste.

Një mbështetje pa kushte për drejtësinë dhe SPAK.

Unë nuk do t’u përgjigjem me të njëjtën gjuhë atyre që zgjedhin baltën.
Do t’ju flas vetëm me fakte, vizion dhe respekt. Sepse qytetarët e Korçës meritojnë më shumë, një përfaqësim të denjë – dhe unë jam këtu për ta garantuar këtë.
Bashkë për një të ardhme që nuk shan, por ndërton!

✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Shpëtim Agolli

#VotoNr4
#VotoKoalicioninEuroatlantik
#VotoShpëtimAgolli
#KorçaMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë