17.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

Shoqëria me ortak deputetin e LSI që kaloi me PS përfitoi 16.8 milionë lekë, por nuk dha asnjë shërbim! Çfarë thuhet në dosjen e SPAK për Agron Çelën

Deputeti socialist i Shkodrës Agron Çela, dikur një prej njerëzve më të besuar të ish- Presidentit Ilir Meta ka përfituar para nga DIA e Kastriot Ismaliajt në një kohë kur shoqëria ku ai ishte aksioner nuk ka dhënë asnjë shërbim. Kjo e dhënë rezulton në dosjen e SPAK, ku konkretisht thuhet:

 

“Në lidhje me shoqërinë BTT me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë hetimi ka provuar se kjo shumë ka pasur si përfitues fundor shoqërinë ‘Xhenis’ shpk, me ortak shtetasin Agron Çela i cili në vitin 2013 zgjidhet deputeti i Kuvendit të Republikës, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Prokuroria e Posaçme argumenton më tej se hetimi ka provuar që përfitimi i këtyre parave është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm te shoqëria DIA. SPAK nuk sqaron nëse janë duke u zhvilluar hetime ndaj Agron Çelës po fakt është që deputeti që hyri në Kuvend nën siglën e LSI-së së Ilir Metës bëri shpejt divorc politik me këtë të fundit për motive që nuk u bënë kurrë publike.

WhatsApp-Image-2024-10-25-at-11.06.55

Ilir Meta dyshohet nga SPAK se ka ndërmjetësuar njohjen dhe më pas lidhjen e kontratës mes kompanisë çeke CEZ dhe asaj DIA të Kastriot Ismailajt dhe në këmbim ka përfituar ryshfet. Ish-Presidenti është dërguar tashmë nën arrest nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat akuza dyshohet dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po hetohet nën masën e sigurisë “Detyrimit për paraqitje”./News24

Ish-drejtoresha e Kadastrës Durrësit pastronte paratë e dy vëllezërve të dënuar për drogë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive, nga apartamente tek shoqëri tregtare

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, dy vëllezërit e dënuar për drogë Besjan e Leonard Ramaj dhe biznesmenin Ardjan Malasi, të akuzuar për pastrim parash.

 

Ndërkohë ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme konfiskimin e pasurive të sekuestruara më heret si:

  1. 12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
  2. 1 (një) dyqan prej 300m 2 në qytetin e Fierit;
  3. 1 (një) pasuri e paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;
  4. 4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
  5. 3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
  6. 1 (një) shoqëri tregtare;
  7. 2 (dy) automjete;

Me anë të një njoftimi SPAK sqaron se Dashi akuzohet për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, ndërsa Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi akuzohen për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

“Sipas akteve të dërguar nga autoritetet e drejtësisë belge, përmes letërporosisë dhe nga hetimet e kryera në lidhje me të dhënat e përftuara nga këto akte rezulton se të pandehurit, Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, vëllezër mes tyre janë dënuar nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët, ndërsa i pandehuri Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze”, thote SPAK.

E pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë.

“Veprimet e tyre kanë konsistuar kryesisht a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme; b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dh) përdorimit të shoqërive tregtare, përmes lëshimit të faturave fiktive për të transferuar lehtësisht paratë”, thote SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcjellë në datën 23.10.2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.18/2023, në ngarkim të të pandehurve: Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi duke i akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 287/1 dhe 28/4; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1/2 dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal; si dhe të pandehurën Rajmonda Dashi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal.

Sipas akteve të dërguar nga autoritetet e drejtësisë belge, përmes letërporosisë dhe nga hetimet e kryera në lidhje me të dhënat e përftuara nga këto akte rezulton se të pandehurit, Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, vëllezër mes tyre janë dënuar nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët, ndërsa i pandehuri Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze.

Përgjatë hetimeve të kryera, rezulton se i pandehuri Besjan Ramaj, të paktën prej vitit 2010 në bashkëpunim të veçantë me të pandehurin Leonard Ramaj (vëllai i tij), Ardjan Malasi (i njohuri i tij) kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe transferim në vazhdimësi të pronësisë,  si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Kjo veprimtari kriminale rezulton të ketë vazhduar nga viti 2010 e në vijim deri në vitin 2023.

Ndërsa e pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë.

Veprimet e tyre kanë konsistuar kryesisht a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme; b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dh) përdorimit të shoqërive tregtare, përmes lëshimit të faturave fiktive për të transferuar lehtësisht paratë.

Përgjatë kësaj veprimtarie kriminale rezulton të jetë përdorur kryesisht paraja në dorë, e cila është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k me ortak dhe administrator, të pandehurin  Ardjan Malasi, për t’u investuar më pas në pasuri të paluajtshme, e shoqëruar me kryerje të veprimeve dhe transferimeve të shumta bankare të vlerave monetare nga llogaritë e shoqërisë tregtare në atë personale dhe anasjelltas, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve fiktive juridike, si huadhënie, shitblerje të pasurive të paluajtshme, apo transferim të këtyre pasurive, Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntëmilion lekë.

Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre tregojnë se të pandehurit kanë paramenduar mënyrën e të vepruarit, kanë patur vazhdimësi në veprimtarinë e tyre, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve të shumta juridike dhe transaksioneve financiare, duke vepruar kështu në kuadër të një bashkëpunimi të vecantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përfitimin material.

Dijenia e tyre mbi origjinën e paligjshme të pasurive dhe të të ardhurave rezulton e provuar për të pandehurit Besjan dhe Leonard Ramaj si të përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, ku janë gjeneruar të ardhurat e kundërligjshme dhe për të pandehurin Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi nga rrethanat faktike, si përfshirje të tyre në kryerje të veprimeve juridike haptazi fiktive, si dhe në veprime të tjera të kryera gjatë investimit në pasuri të paluajtshme të të ardhurave që dihet që kanë origjinë të paligjshme apo veprime të tjera juridike të kryera në lidhje me to.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar më herët dhe është kërkuar konfiskimi në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për:

1.                  12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;

2.                  1 (një) dyqan prej 300m 2 në qytetin e Fierit;

3.                  1 (një) pasuri e paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;

4.                  4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;

5.                  3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;

6.                  1 (një) shoqëri tregëtare;

7.                  2 (dy) automjete;

Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë së shtetit të Belgjikës dhe të Norvegjisë.

30 vjet kanë bërtit “hajnat në burg, hajnat në burg”, tani thonë Altin Dumani vegël e Ramës

Nga Berat Buzhala

Vllaznit ne Shqiperi jane fantastik

Qe 30 vjet kane bertite “hajnat ne burg, hajnat ne burg”, por kur prokuroria filloi me jau plotesu deshirat, prape nuk jane te kenaqun.

Gjysma po kerkojne me i shti ne burg Meten e Berishen, gjysma Edi Ramen e Erion Veliajn.

Altin Dumani, ne anen tjeter, po thote “avash djema, se ne burg ka me pase vend per krejt, ama mos lypni qe qysh diten e pare, me i zgjidhe problemet historike te Shqiperise”.

Kur kam qene njehere ne emision te Grida Duma pata thane, e po e perseris: SPAK ne Shqiperi eshte si Tribunali Special i Kosoves. Eshte nje organizate e krijume dhe e kontrollume prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kushdo qe mendon qe SHBA i ka investu qindra miliona euro ne drejtesine e Shqiperise, qe pastaj ajo drejtesi me ju dhane dhurate Edi Rames, qe ky me i luftu kundershtaret e tij politik, eshte naiv.

Nese duhet me u arrestu Edi Rama, atehere koha me e mire per me e arrestu ate, do te ishte koha kur opozita nuk kontrollohet prej nje udheheqesi qe eshte ne liste te zeze te SHBA-ve dhe i dyshuar per korrupsion.

Sa per krahasim: Hashim Thaçi eshte arrestu atehere kur aleatet e Kosoves u siguruan qe ne Kosove nuk do te kete boshllek politik. Prokuroria kudo ne bote ben kapak edhe politike. Ajo cfare nuk ben politike eshte gjykata.

Opozita ne Shqiperi eshte nje xhungel e vertete. Eshte nje kaos, pa bisht dhe pa krye. Meqe vet jane ashtu, kerkesa e tyre eshte qe e gjithe Shqiperia te shnderrohet ne xhungel.

Pervoja e jeme jetesore, si vrojtues deri dikund i vemendshem i zhvillimeve politike, me meson qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne rajonin tone, kurre, asnje lideri, nuk i kan dhane imunitet bllanko.

Per shkak te rrethanave politike dhe te sigurise, kane bo kalkulime ditore, por kurre nuk i kane investu milionat e tyre per me ia siguru pushtetin Hashim Thaçit, Gjukanovicit, Gruevskit, Edi Rames ose kujtdo tjeter.

Mos e rreni publikun, Altin Dumani nuk eshte vegel e Edi Rames.

“Washington Post”: Gjykata lë në burg Metën, akuzat mund të sjellin 12 vjet burg

“Një gjykatë shqiptare ka vendosur që ish-Presidenti Ilir Meta duhet të qëndrojë në paraburgim teksa kreu i Partisë së majtë të Lirisë përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave personale dhe pronave”. Kështu thuhet në një shkrim të amerikanes “Washington Post” që i ka kushtuar hapësirë procesit ndaj Metës në Tiranë. Në shkrim jepen edhe pretendimet e palës së ish-presidentit. Më poshtë shkrimi i plotë.

TIRANË, Shqipëri — Një gjykatë shqiptare vendosi të mërkurën që ish-Presidenti Ilir Meta duhet të qëndrojë në paraburgim teksa kreu i Partisë së Lirisë së majtë përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave personale dhe pronës. Prokurorët ende nuk kanë ngritur kallëzime zyrtare penale. Një gjyqtar i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila merret me zyrtarë të lartë politikë dhe shtetërorë, vendosi se Meta do të mbahet ndërsa hetimet vazhdojnë për akuzat që mund të sjellin 12 vjet burg.

Meta, i cili ka qenë President nga 2017 – 2022 dhe që është një kritik i hapur i kryeministrit aktual Edi Rama, e ka konsideruar rastin si një sulm të motivuar politikisht ndaj një lideri opozitar. Partia e vogël e Lirisë e Metës i është bashkuar grupimit opozitar antiqeveritar kundër Partisë Socialiste të majtë të Ramës. Meta ka akuzuar qeverinë aktuale për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e Ramës.

“Besoj kaq shumë në pafajësinë time të plotë”, – shkroi Meta në Facebook pasi oficerët e policisë të maskuar dhe civilë e morën me forcë nga automjeti të hënën në kryeqytetin, Tiranë. Policia tha se ai i kishte rezistuar një urdhri për t’u ndaluar. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”, ndërsa avokati i tij Genc Gjokutaj e quajti çështjen ndaj tij të motivuar politikisht.

Ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, deputete dhe ish-kryetare e Partisë së Lirisë, u akuzua për të njëjtat krime dhe u urdhërua të paraqitej në polici një herë në muaj. Po hetohen edhe dy persona të tjerë.

Prokurorët pretendojnë se Meta gjatë kohës sa ishte ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka abuzuar me autoritetin e tij për të ndikuar në biznese të ndryshme për përfitime financiare. Ata gjithashtu pretendojnë se përpara se të bëhej president në vitin 2017, Meta nuk arriti të justifikonte rreth 460 000 dollarë që kishte përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është pllakosur në epokën e saj postkomuniste me korrupsion që ka dëmtuar zhvillimin e saj demokratik, ekonomik dhe social. Institucionet gjyqësore të krijuara së fundmi, të krijuara me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, kanë nisur disa hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion.

“Do renditen te lista e Doktorit, por po dalin kundër qytetarëve”/ Enriketa Papa: Mbojtja që deputetët e PD po i bëjnë Metës, bajate

Studiuesja dhe historiania e njohur Enriketa Papa nëpërmjet një statusi në profilin e saj në rrjetin social facebook, ka ironizuar deputetët e PD-së që për një vend në listën e Berishën, po dalin kundër qytetarëve dhe, sipas saj, ata e kanë humbur lidhjen me realitetin, sepse në fund me veprimet e tyre nuk do të ketë kush t’i votojë.

Papa shpehet se mbrojtja që po i bëjnë Metës, është shumë bajate.

Më poshtë postimi i plotë:

Mbrojtja plot pathos qe deputet, ish deputete dhe funksionare te larte te PD, i bejne Metes, eshte me se bajate.
Kurse qytetaret, perceptojne teresisht nje tjeter realitet. Mbeshtetjen ndaj drejtesise se re qe nen ombrellen e SHBA dhe BE, po jep pak shprese, per ndeshkimin e “mamutheve te korruptuar te politikes.
Nese vertet mendojne, se me kete pathos te zjarrte pro Metes apo dhe me dacibaot e ngritura ne Europe pro-Dr. po behen populist dhe po ngjallin shpresen e ndryshimit politik, jetojne ne nje “glob qelqi”, por jo me qytetaret.
Maksimumi tek lista e Dr. do rradhiten. Por dhe tek ajo, vend vetem per ata te sigurtet e listes “top-10” do te kete. Te tjeret do i nenshtrohen votes se qytetareve. Duhet te shkunden dhe te kuptojne qe sic po veprojne, duke sulmuar drejtesine e re, po dalin kundra qytetareve.
S’do i votoje kush!

From Punch’s Almanack 1899.

Pedro Paramo nuk është një emë personazhi, ai është një botë e pafundme

Nga Agim Baçi

Ç’është një emër? Në rastin Pedro Paramo nuk është vetëm një emër personazhi- ai është një botë. Madje, një botë aq e pafund, sa në çdo lexim duket se në jetë ke bërë veç disa hapa ndërkohë gjithçka shtrihet ende përpara teje.
Juan Rulfo, shkrimtari që mahniti botën veç me një libër, vendos të na rrëfejë se si mundemi të kemi jo vetëm kohën tonë, por edhe marrëdhënien e veçantë me botën. Ai nuk tenton as të bëjë heronj e as t’i zhdukë ata. Përmes të zakonshmes, gati asaj të padukshmes deri në harresë, vjen madhështorja, ajo që të ngulitet si një gozhdë në tabelën e mendimeve, për të të mbajtur varur shpresat se do e kuptosh këtë botë. Teksa i sheh të bashkuara, të dukshmen dhe të padukshmen, nuk të mbetet veçse t’i mbështetesh fuqisë së meditimit. Të trokasësh pa fund atje ku nuk sheh, por ama me bindjen se po të shohin, siç duhet të ndodhë me njeriun që kërkon e kërkon, për të mos kaluar kurrë në urën e dorëzimit përballë asaj që do.

“Ky fshat është përplot me jehona. Sikur ato të qenkëshin të mbyllura në llagëme muresh apo poshtë gurëve. Kur ecën, ndien se dikush shkel pas hapave të tua. Dëgjon fëshfërima. Gërvima. Të qeshura. Ca të qeshura shumë të moçme, sikur janë lodhur së qeshuri. Ca zëra të harxhuar nga përdorimi. Ja, gjëra të tilla dëgjon…”. (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 53).

Kolama, vendi ku ndodhin ngjarjet, nuk është fshat. Është bota që vjen e do të vijojë të jetë, pavarësisht nëse e dallojmë ne apo jo. Në atë fshat është gjithë hija e së shkuarës që ka syzet e duhura për të parë edhe të ardhmen. Është fshati i mendjes sonë, ku jemi mes kujtesës, mes asaj që na e kanë thënë e si na e kanë thënë, dhe nxitimit tonë për të ndërtuar një version të ri të asaj që shohim e që kemi parë. Sepse mendja jonë kërkon aleat në ndërtimin e historisë rreth nesh.
Aty murmurima është furtunë, ndërsa furtuna është një petal trëndafili. I gjalli me të vdekurin bëjnë shpesh të njëjtin udhëtim. Kali që i nis për diku, mund të mos i kthejë sërish aty ku u nisën. Por ata vijnë mbi kurrizin e imagjinatës, me vrapin dhe kohën e vet. Duket sikur toka pikërisht në fshatin e Pedro Paramos nuk ka fuqinë e zakonshme të rrotullimit, sepse aty është “fshati tjetër me kohën e vet”, që mundet ta ndalë ose edhe ta lërë ta rrotullojë.

“Eshtë fillim mëngjesi dhe dita duket sikur po vjen me zor. Toka mezi xhiron, sikur t’i jenë ndryshkur menteshat; dridhet e shkreta tokë, për t’u larguar nga terri i saj”. (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 117)

Po cila është forca për të ç’ndryshkur “menteshat e botës” që ta bëjë të rrotullohet me kohën e vet? Mendja duhet t’i bashkëngjitet veç dashurisë apo mahnitjes me të. Duhet të kërkojë të jetë aty ose të nisë të dojë përmes tyre dhe si ata, që koha të nisë të ecë. Sepse pa kuptuar këtë çelës atje koha ndalet, merr rrjedhë tjetër, udhëton me kalë tjetër, e të vonon mbërritjen drejt botës së kuptimit. Ky është guximi i Rulfos. E pasi mbaron Pedro Paramon, ndoshta edhe pa i besuar shumë Rulfos se e ka plandosur heroin e tij në krahët e Damiana Cisneros “sikur të kish qenë një pirg me gur” (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 132) atëherë nis e sheh sërish fjalët e Jorge Luis Borgesit dhe Gabriel Garsia Markezit për këtë prozë mahnitëse. I pari pranon magjinë e madhe të Rulfos të cilën veçse mund ta admirosh, ndërsa Markezi, që i preku të gjitha çmimet në të gjallë, pohon se nuk do kish dashur të shkruante roman tjetër përveç “Pedro Paramos”. Në këtë not leximesh Paramo të mbetet gjatë në mendje me kohën e vet, me të qenurit “andej” dhe “këtej”, e duke i kapërcyer shtigjet kohore e shpirtërore a thua se thjesht po shijon një gotë uji ashtu pa u nxituar, megjithëse etja na klith të gjithëve që ta mbarojmë një çast e më parë. Një prozë që duket sikur nis forcën e madhe kur Paramo “rrëzohet”. Ai avull i ngritur nga vlimi shpirtëror që ndodh pas çdo germe, të qepur ashtu sipas formës që duam t’i japim shpesh shpirtërores brenda nesh jo vetëm me imagjinatë.

“Tridhjetë vjet prita që të kthehesh Suzana. Doja të kisha gjithçka. Jo vetëm diçka, por gjithçka që mund të arrihet, në mënyrë që të mos na mbetet asnjë dëshirë pa plotësuar, sidomos dëshira për të të pasur ty, vetëm ty, dëshira për ty”. (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 91).
I adhur në shqip nga Bajram Karabolli, Pedro Paramo mbetet një mahnitje e rrëfimit, duke na treguar se letërsia ka mundur të na zgjasë gjithmonë dy duar- nga e ardhmja dhe e shkuara, nga kujtesa dhe imaginata.

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare, Joe Biden nënshkruan urdhrin!

Presidenti Jo Bien nënshkroi të enjten një direktivë që i kërkon Pentagonit dhe agjencive të zbulimit që të përqafojnë me shpejtësi teknologjinë e inteligjencës artificiale, si një çështje që i përket sigurisë kombëtare.

Direktiva synon që Shtetet e Bashkuara të mbajnë rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ndërsa synon parandalimin që vendi të bjerë viktimë manipulimeve me këtë teknologji nga vende kundërshtare si Kina.

Memorandumi, ku inteligjenca artificiale (AI) cilësohet si “një teknologji përcaktuese për epokën”, gjithashtu parashtron udhëzime për të cilat Shtëpia e Bardhë thotë se janë krijuar për të parandaluar përdorimin e AI për të dëmtuar liritë civile ose të drejtat e njeriut.

Rregullat e reja do të “sigurojnë që agjencitë tona të sigurisë kombëtare t’i përdorin këto teknologji në mënyra që përputhen me vlerat tona”, tha për gazetarët një zyrtar i lartë i administratës, duke folur për memorandumin në kushte anonimiteti përpara publikimit të tij zyrtar.

“Dështimi për ta vënë menjëherë në funksion këtë teknologji”, tha zyrtari, “mund të na vërë në rrezik të një surprize strategjike nga rivalët tanë”.

“Për shkak se vende si Kina i kuptojnë mundësitë që ofron kjo teknologji për të modernizuar dhe revolucionarizuar aftësitë e tyre ushtarake dhe të zbulimit përmes inteligjencës artificiale, është veçanërisht e domosdoshme që ne të përshpejtojmë përfshirjen dhe përdorimin e AI nga agjencitë e sigurisë kombëtare”, tha zyrtari.

Por disa organizata që mbrojnë liritë civile kanë shprehur shqetësimet se udhëzimeve të reja u mungojnë masa mbrojtëse të mjaftueshme.

Udhëzimet e reja bazohen në një urdhër ekzekutiv të lëshuar vitin e kaluar që u kërkon agjencive qeveritare që të hartojnë politika mbi mënyrën e përdorimit të inteligjencës artificiale.

Dispozitat në memorandum kërkojnë një sërë veprimesh për të mbrojtur zinxhirët e furnizimit që prodhojnë pajisje të avancuara kompjuterike, kritike për sistemet e inteligjencës artificiale. Gjithashtu kërkohen veprime shtesë për të luftuar spiunazhin ekonomik që do të lejonte kundërshtarët ose kompanitë jo-amerikane që të vjedhin risitë kritike.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se: “Nëse nuk e fusim në përdorim me shpejtësi AI dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të forcuar sigurinë tonë kombëtare, mund të vëmë në rrezik epërsinë tonë të fituar me djersë”./VOA

Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, shkak rritja e kostove!

Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë.

Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj të transferohen jashtë vendit.

“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.

Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës.

Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.

Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.

Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).

Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera).

Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi (44%) dhe shërbime (42%) sesa në bujqësi ose industri (24%).

Rritja e teknologjive digjitale ka transformuar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës. Ndërkohë që pasojat e digjitalizimit për punësimin kanë qenë subjekt i shumë debateve, është më pak e njohur se si digjitalizimi po ndikon në atë që bëjnë punëtorët dhe nëse dhe si zhvillimi i arsimit dhe aftësive mund t’u mundësojë individëve të përfitojnë, në vend që të kërcënohen nga ndryshimi teknologjik.

Anketa Evropiane për Aftësitë dhe vendet e Punës1(ESJS) mbledh informacion mbi kërkesat për aftësitë dhe vendet e punës, mospërputhjet e aftësive dhe kualifikimeve, si dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi./Monitor.al

Poli Hoxha paralajmëron për politikēn shqiptare: Do ketë non-grata të tjera! Pritet vetëm ambasadori i ri i SHBA

Analisti Poli Hoxha paralajmëroi në Frontlinese do të ketë së shpejti dhe non grata të reja duke aluduar për Ilir Metën tani që u vu në arrest në burg.

Sipas analistit pritet vetëm ardhja e ambasadorit të ri.

‘Pas zgjedhjeve në SHBA, që për mendimin për ne nuk ndryshon gjë pavarësisht nga stekat që ngrihen. Pas zgjedhjeve do vijë ambasadori. Priten non grata. Edhe nga Britania e Madhe. Më kryesorja të vijë ambasadori.’

“E di e gjithë bota!”- Kancelari gjerman nuk pranon kerkesën e Zelenskyt për anëtarësimin e Ukrainës në NATO: Një vend që ndodhet në luftë nuk mund t’i bashkohet aleancës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkon që vendi i tij të ftohet në NATO, si pjesë e “planit të fitores” që ai ka hartuar kundër Rusisë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se një vend që ndodhet në luftë në asnjë rrethanë nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s. E gjithë bota e di, nuk ka asnjë debat për këtë. Dhe ftesa zakonisht lidhet shumë shpejt me anëtarësimin në NATO”, tha kancelari gjermane në një intervistë me transmetuesin publik ZDF.

“Ne përvijuam një perspektivë”të pranimit të Ukrainës në samitet e NATO-s në Vilnius vitin e kaluar dhe në Uashington këtë verë”, kujtoi Scholz, duke iu referuar angazhimit të Aleancës për të ftuar Kievin kur vendet e saj të vendosin dhe kushtet të jenë realizuar. “Por besoj se përtej kësaj, aktualisht nuk ka nevojë të merret një vendim i ri”,
shtoi ai.

Javën e kaluar, Zelensky i prezantoi BE-së dhe NATO-s një “plan fitoreje” që do ta vendoste vendin e tij në një pozicion të fortë kundër Rusisë, përpara se të fillonin negociatat.

Ky plan parashikon që Ukarinës t’i jepet ftesa për t’u anëtarësuar në NATO tani, pasi Aleanca është e vetmja garanci reale e sigurisë për Kievin, siç beson ai.

Zelensky bën gjithashtu thirrje për heqjen e kufizimeve në përdorimin e sistemeve të armëve të ofruara nga Perëndimi për Ukrainën dhe për vendosjen e mjeteve parandaluese jo-bërthamore në tokën ukrainase.

Por asnjë nga këto kërkesa nuk gjen marrëveshje unanime midis anëtarëve të NATO-s.

Në intervistën e tij, Scholz përsëriti se ai nuk dëshiron që NATO të bëhet një luftëtare në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt 2022. Ai gjithashtu kujtoi se nuk pajtohet me dërgimin në Ukrainë të raketave gjermane Taurus me rreze të gjatë, të cilat mund të godasin objektiva thellë brenda territorit rus.