26.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Kosova dhe Mali i Zi, dakortësi për të ratifikuar paktin për kufirin pas korrigjimeve të mundshme

Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar që të punojnë për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit duke përfshirë edhe mundësinë e korrigjimeve të vijës kufitare të përcaktuar më marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015.
Marrëveshja pritet të hap rrugën për ratifikimin e saj në parlamentin e Kosovës.
Në tekstin e një deklarate të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, thuhet mes tjerash se “një trup i përbashkët punues do të identifikojë dhe do të adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit… Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Qakorrit dhe kullës së Zhlebit”.
Dokumenti do të jetë pjesë shtesë e marrëveshjes për kufirin dhe ajo pasoi vizitën e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se deklarata e përbashkët e presidentëve “i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”.
Marrëveshja e nënshkruar në fund të gushtit të vitit 2015 është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi, por nuk është ratifikuar nga Kosova për shkak të mospajtimeve që çuan edhe në skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.
Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës ende të presin në radhë për viza para ambasadave evropiane.

“VOA”

Vendimi i KPK: Llalla nuk do të kalojë në Vetting

VASILI DHE LLALLA TAKIM ME PROKURORE - /r/n/r/nVASILI AND LLALLA MEETS WITH PROSECUTORS -

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë mga Roland Ilia, Pamela Qirko, Olsi Komici vendosi ndërprerjen e vetingut për ish-Kryeprokurorion Adriatik Llala. Trupi gjykues i KPK përbëhej nga: Roland Ilia, Kryesues, Pamela Qirko, Anëtare, Olsi Komici, Relator
“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni
Pak ditë më parë ish kryeprokurori hoqi dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit duke përjashtuar kështu veten automatikisht nga procesi i vetingut. “Kam hequr dorë nga e drejta për emërim si gjyqtar në Apel. Përjashtimi nga vettingu vjen automatikisht nga kërksa për të mos qenë më pjesë e sistemit”, u shpreh Llalla për Ora News.

Ndërkohë dje Depatamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla dhe familjes së tij.
Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ofensiva mediatike kineze në Europë

Kina është e gjithëpranishme në media. Vetëm vitin e kaluar revista britanike “Economist” i kushtoi Republikës Popullore dy artikuj me të cilat hapte revistën. Revista gjermane “Spiegel” e deklaroi Kinën në nëntor të 2017 në një artikull kryesor në “Superfuqinë nr 1”.
Artikulli fliste për projektin madhështor të presidentit Xi Jinpings “rrugën e re të mëndafshit”, luftën e tij (verbale) për tregtinë e lirë, investimet masive në Evropë dhe për frikën e kopjimit të ideve (për shembull me blerjen e firmës së prodhimit të robotëve, Kuka), për armatimin ushtarak ose për planet e Kinës për t’ u kthyer në shtet krejtësisht të kontrolluar.
Debati për mbrojtjen e pronës intelektuale nga investorët kinezë ka kohë që zhvillohet. Por së fundi me Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të zhvilluar më tetor 2017 debati nuk zhvillohet më për ndikimin ekonomik, por për ndikimin ideologjik të Kinës. Në Kongres presidenti Xi lëvdoi modelin autoritar kinez si alternativë për të ardhmen e trashëgimisë perëndimore të demokracisë liberale, e cila gjoja është në shkatërrim.

Kina si shtet model
Instituti kërkimor berlinez “Instituti Mercator për studimin e Kinës” (Merics) dhe “Global Public Policy Intitute” (GPPI) paralajmërojnë në një studim aktual për mungesën e vetëdijes për ndikimin në rritje të Kinës mbi elitat politike dhe ekonomike, mbi medien si dhe shoqërinë civile dhe botën akademike të Evropës. Kina është aktive në të gjitha këto fusha, “për të përmirësuar perceptimin e sistemit politik dhe ekonomik të Kinës në botë dhe për tu pozicionuar si alternativë e besueshme e demokracisë liberale.”
Një rol kyç zë, sipas bindjes së autorëve të studimit “Authoritarian Advance”, ndikimi i opinionit publik nga mediat. Mjeti më i rëndësishëm këtu është gazeta në gjuhën angleze “China Ëatch”. “China Ëatch” prodhohet nga e përditshmja më e madhe në gjuhën angleze “China Daily”, e cila si të gjitha mediat në Kinë ndodhet në duart e shtetit dhe mund të kualifikohet si gazetë partiake. Gazeta “China Ëatch” futet si reklamë për shembull në “Ëashington Post”, në “Neë York Times”, tek “Daily Telegraph” britanik, “Le Figaro” në Francë si dhe “Handelsblatt” dhe “Süddeutschen Zeitung” në Gjermani.
Përdoret besueshmëria e mediave të etabluara
Përfitimi i kësaj mënyre është shumë i qartë, thonë autorët: “Është më efektive të përdorësh më mirë mediat e etabluara sidomos ato që gëzojnë besueshmëri, se sa mediat kineze.” China Ëatch raportohen si reklama, por në Layout i ngjan gazetës me përmbajtje thonë autorët e studimit. Kina ndikon në rrugën e saj debatin në Evropë. Meqenëse gazetat marrin para për të nxjerrë China Ëatch, ato futen në marrëdhënie varësie gjë që Kina mund ta shfrytëzojë.
Gazeta Süddeutsche Zeitung shpjegoi e pyetur nga Deutsche Ëelle, se “China Ëatch” 2017 është publikuar vetëm një herë si shoqëruese e huaj e gazetës. Ajo është shpjeguar si vijon: “Ky publikim i veçantë shoqëron gazetën Süddeutsche Zeitung. Redaksia e SZ nuk ka marrë pjesë në prodhimin e këtij publikimi të paguar”.
Në gazetën Handelsblatt ky publikim i veçantë futet si shoqërues çdo muaj që nga fundi i vitit 2015. Për Deutsche Ëellen gazeta shpjegoi: “Në faqen 1 të shoqërueses thuhet qartë: ‘Ky publikim i paguar i vendoset gazetës Handelsblatt. Për pëmbajtjen redaksionale dhe Layout është përgjegjëse redaksia e gazetës China Daily (në Republikën Popullore të Kinës).'”

Blerje dhe kooperime të tjera mediash
Sipas mendimit të autorëve të studimit Merics, Kina është aktive edhe në kanale të tjera. Investorët kinezë përpiqen të blejnë sipërmarrje perëndimore mediash, por deri tani nuk kanë pasur sukses. Në vitin 2017 dështoi përpjekja e Kinës për të blerë revistën amerikane “Forbes”. Megjithatë konglomerati kinez “CEFC China Energy” sapo ka ofruar të blejë “Central European Media Enterprises” që është aktive në Bullgari, Republikën Çeke, Rumani dhe Sllovaki, siç njoftoi Reuters në muajin dhjetor. Procesi i pranimit të ofertave të blerjes nuk ka përfunduar.
Një pikë tjetër ku përqendrohet Kina është edhe kooperimi me mediat dhe forumet e mediave. Kooperimet shërbejnë për këmbimin e përmbajtjeve, të cilat në këtë mënyrë i nënshtrohen kontrollit të mediave shtetërore kineze. Forumet e mediave i shërbejnë Kinës, që të propagandojë idenë e vetë të gazetarisë: “Praktikisht kjo do të thotë që Kina propagandon bindjet e veta, sipas së cilës mediat nuk i kritikojnë të pushtetshmit, por duhet të bashkëpunojnë me ta. Në kontekstin ndërkombëtar kjo logjikë ka të bëjë me nxitjen e miqësisë midis shteteve.” Si shembull për forume të tilla mediative studimi përmend për shembull forumin “Media Forum China – Germany – USA”, i krijuar ndër të tjera nga Fondacioni Robert Bosch Stiftung dhe nga Global Times kinez nga viti 2010 deri në vitin 2017.

Debat kritik dhe transparencë
Autorët e studimit shohin rrezikun që ekziston tek “hapja e njëanshme” e Evropës, gjë që Kina e shfrytëzon për të futur mesazhet e saj duke penguar njëkohësisht futjen e mediave evropane në tregun kinez.
Nga kjo censurë preket edhe Deutsche Ëelle, e cila ofron një prorgam online në gjuhën kineze. Njëkohësisht Deutsche Ëelle i jep revistën e saj televizive të Lifestyle që quhet Euromaxx platformës televizive kineze CPD dhe i ofron falas platformave kineze online kurset e gjuhës gjermane.
Duke patur parasysh mediat autorët e studimit kërkojnë debat kritik për ofensiven kineze mediatike dhe më shumë transparencë kur kemi të bëjmë me medat shtetërore kineze.

Torturat çnjerëzore në diktaturë të dy anëtarëve të zgjedhur në kupolën e drejtësisë

Dy prej anëtarëve të përzgjedhur për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP) dhe Këshllit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) kanë qenë hetues në kohën e komunizmit. Madje jo hetues të zakonshëm, që kryenin me korrektësi ligjin, por të tillë që i tejkalonin kufijtë e tij deri në përdorimin e torturave antinjerëzore. U shkulnin thonjtë me pinca të hetuarve për të arritur ti detyronin të pranonin faje që nuk i kishin kryer…
Deklarimi ka ardhur nga gazetari Basir Çollaku, i qenë prezent në emisionin “360 gradë”, ku temë diskutimi është: “Drejtësia e re, e Ramës apo e vetttingut”. Ndërsa diskutohej rreth cilësisë së personave të përzgjedhur në dy strukturat e reja, KLGJ-KLP, gazetari Çollaku ka kundërshtuar se ndër to janë të gjithë të pastër dhe pa mëkate në të shkuarën.
“Nuk ka Shqipëria 20 juristë dhe juriste që kanë mbaruar shkëlqyeshëm dhe që nuk kanë lidhje as me komunizmin. Dy persona që janë përzgjedhur kanë qenë hetues në komunizëm dhe në ’62-n kanë dënuar xhaxhain tim. Këta që shkulnin thonjtë me pinca në ’62-n do të na japin drejtësi në 2018-n?
Çdo parti që i çojnë aty dhe japin urdhrat, i zbatojnë. Ndërkombëtarët i kanë thënë se këta hetues nuk bëjnë dhe mazhorancës i bëjnë. Ky draft ka dalë nga ambasada amerikane me vulën e Sorosit. Ka paguar 500 mijë euro. Është krijuar ideja që kryeprokurorja ka ardhur me mbështetjen amerikane. Gjëja e parë që bëri ishte shkërmoqja e dosjes më të nxehtë të mazhorancës”, ka thenë Çollaku.

Nga gjyqtarë të komunizmit tek familjarët e Veliajt, lista me emrat skandalozë të Ramës për KLGJ/KLP
Në mënyrë specifike do ju parashtroj disa prej rasteve më të rënda: Fatmira Luli, gjyqtare në periudhën e komunizmit. Ka dënuar me dënime politike deri para rënies së komunizmit dhe një nga vendimet e fundit është një dënim i datës 20 prill 1991 të një qytetari të Tiranës vetëm pse ka marrë pjesë në protestën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991. Nuriha Sehiti prokurore që ka marrë pjesë rregullisht në gjyqe politike, duke kërkuar rregullisht dënime të ashpra për qytetarët për agjitacion dhe propagandë apo për të tradhëti të lartë ndaj atdheut për shkak se kanë kapërcyer kufin për t’u arratisur nga Shqipëria komuniste e asaj kohe. Kandidati Gent Ibrahimi, pavarësisht rekordit profesional, në mënyrë specifike ONM-ja konstaton faktin që kandidati nuk përmbush kushtin e periudhës 5-vjeçare si pedagog në Shkollën e Magjistraturës i jashtëm ose i brendshëm, ONM me tagër të drejtpërdrejtë kushtetues e skualifikon si në mospërputhje me kriteret ligjore.
Kandati Alfred Balla gjithashtu është skualifikuar nga ONM jo vetëm për mospëmbushje të periudhës së kërkuar nga ligji në Shoqërinë Civile, pra 5 vite kontribut në Shoqërinë Civile, por në mënyrë specifike ONM shprehet se, “Ka paraqitur si platformë konkurimi indikisht platformën e një kandidati tjetër të skualifikuar, Plarent Ndrecës, ky akt përbën një mospërmbushje të kritereve morale nga ana e kandidatit”.

Kandidatja Naurela Llagami, është konstatuar nga institucionet gjatë procesit se nuk plotëson kushtet për sa i përket afatit në eksperiencën profesionale, jo vetëm në konflikt interesi me institucionet përzgjedhëse (kontrata pune me subjektet vendimmarrëse në komisionet, të cila e kanë përzgjedhur si kandidate), nuk e vërteton me dokumenta që ka qenë pjesë e Shoqërisë Civile, sepse në të njëjtën kohë ka qenë këshilltare në Gjykatën e Lartë dhe e ka pasur të ndaluar të ishte e punësuar në komisionet e tjera. Gjithashtu, rezulton të ketë qenë në marrëdhënie partneriteti me familjarë të kryebashkiakut të Tiranës. Kjo tregon qartë edhe preferencën politike. Kandidatë të tjerë si rasti në fjalë janë skualifikuar për të njëjtat kushtet që janë identifikuar në këtë rast, por kjo ka kaluar, ndërsa të tjerët janë skualifikuar nga filtrat.
Kandidati Maksim Çoku, pedagog i së drejtës, por bie në komision nga anëtarët e opozitës, është idenfikuar fakti që ka qenë në organet drejtuese të partive politike në 10-vjeçarin e fundit e për rrjedhojë përplaset me këtë kriter ligjor.

Ju përmenda disa prej rasteve që jo vetëm korruptojnë listat që i janë paraqitur Kuvendit për votim, sepse nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Jo vetem kemi situatën antikushtetuese se si kanë ardhur, por ajo që është më e rëndësishme, duhet thënë dhe diçka tjetër, përtej faktit që sa herë ne do të përzgjedhim kandidatët e Edi Ramës shorti është i paligjshëm, por mbi të gjitha dje nuk ka ndodhur proces votimi në Parlamentin e Shqipërisë. Kushtetuta kërkon që Kuvendi të votojë me 94 vota, dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv për listën, që do të thotë lista rrëzohet, në raundin e tretë listat të dala nga shorti quhen të emëruar. Dje, nuk ka ndodhur proces votomi, nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista. Porcesi i votimit është nul për një fakt të thjeshtë kushtetues. Neni 78 i Kushtetutës përcakton: Kuvendi vendos me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së gjithë anëtarëve të tij përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar në rastin konkret, Kushtetuta parashikon 94 vota bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, në jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor dhe juriprudencën kushtetuese të vendeve të tjera përfshirë Kosovën.
Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e votimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miratimin e një akti të caktuar. Për rrjedhojë, duke qenë se në sallë dje në procesin e votimit ishin vetëm 73 deputetë dhe kërkoheshin 94 prezent, pavarësisht preferencës për listën, procesi i votimit është nul, nuk ka votim e për rrjedhojë nuk mund të hyjë në funksion dispozita automatike për emërimin e kandidatëve.

Opozita nuk mund të merrte pjesë në një farsë antikushtetuese që u inskenua në Parlamentin shqiptar në këtë periudhë. E për rrjedhojë, nuk mund të bëhesh pjesë e atij procesi. Është detyrimi i mazhorancës që të ulesh të kërkonte zgjidhjet kushtetuese dhe politike në mënyrë që të kishim një proces siç u projektua në datën 21 korrik 2016. Tentativa e Edi Ramës për ta kapur me çfarëdo lloj mbështjetje dhe çdo lloj përpjekje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rrënuar procesin. Për rrjedhojë, lista e djeshme është nul, procesi i djeshëm është nul dhe nuk ka asnjë emërim automatik.
Nëse do të konsituoheshe në të ardhmen KLGJ ose KLP me këta 5 anëtarë në secilën trupë do të rrënonin legjitimitetin kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorisë, e për rrjedhojë do të bënim nul vendimmarrjet e këtyre organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Këtë thotë Kushtetuta, shteti i së drejtës në Shqipëri bazohet mbi Kushtetutën e shkruar. Nuk bazohet as në memo as në memorandume bashkëpunimi midis institucioneve. E vetmja gjë që kërkon Kushtetuta është që çdo veprim i institucioneve të bashkohet në Kushtetutë dhe në ligj e për rrjedhojë, çdo shtytje më tej në këtë rrugë antikushtetuese nuk do të bëjë gje tjetër, veçse jo vetëm do të cënojë këto institucione, por do të vonojë më shumë Reformën në Drejtësi. Edi Ramës i intereson Reforma në Drejtësi që të kapë sistemin e drejtësisë, opozitës i intereson “Reforma në Drejtësi” siç e përcakton Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias.

“Putin ose kaos”, risovjetizimi i Rusisë

Miodrag Soric

Ndërtimi i kështjellave të fantazisë nuk kushton gjë. Por mirëmbajtja e tyre mund të kushtojë para. Presidenti Vladimir Putin premton pas rizgjedhjes së tij të pritshme si President më shumë para për arsimin dhe shëndetësinë, paga më të larta, rritje ekonomike, një luftë më konsekuente kundër korrupsionit, siguri juridike, një infrastrukturë më të mirë – shkurt: deklaron të gjitha ato që premtoi edhe në zgjedhjet e fundit, por të cilat mjerisht nuk i respektoi. Në intervista dhe në konferenca vjetore shtypi ai premton sërish qumësht dallandyshesh. Por a do të ndryshojë gjë pas rizgjedhjes së tij?

Risovjetizimi vazhdon
Me siguri që jo. “Ta shtyjmë si të mundemi” do të vazhdojë – një zhvillim që i kushton miliona shtetit. Reformat e ekonomisë së tregut mbeten ëndrra. Në të vërtetë, “risovjetizimi”, shtetëzimi i ekonomisë vazhdon. Tri të katërtat e produktit të brendshëm bruto të Rusisë e gjenerojnë firma, të cilat ndodhen nën kontroll shtetëror – tendenca në rritje. Mungesa e efikasitetit, burokracia e gjithanshme, mungesa e konkurrencës janë pasojat. Veçanërisht mirë këtë mund ta kuptosh po të vështrosh sektorin bankar. Ndërkohë, në shumë institute financiare fjalën e fundit e ka Banka Qendrore. Kur bankat punojnë keq, ato i drejtohen Bankës Qendrore, e cila vazhdon t’i financojë: gjithnjë në kurriz të taksapaguesit. Shembull tjetër: degë ekonomie, të cilat shteti i ka kategorizuar se janë kaq të rëndësishme, sa këtu nuk lejohet të angazhohen të huajt. Kush mund të habitet, që firmat e huaja i kthejnë kurrizin tregut rus në një numër gjithnjë e më të madh? Edhe nëse shoqatat lobiste si dhomat e tregtisë së jashtme preferojnë të skicojnë një pamje tjetër.
Rritja ekonomike e Rusisë ka vite që është e dobët. De facto ekonomia ndodhet në stanjacion që prej vitit 2013. Vrull i ri mund të vijë në treg vetëm nëse shteti do të lejonte më shumë konkurrencë, do të luftonte burokracinë dhe korrupsionin dhe nëse gjykatat do ta bënin punën pa ndikim nga jashtë. Edhe këto janë ëndrra. Sepse të gjitha këto do të rrezikonin pushtetin e Putinit. Në fund të fundit janë shumë nga ata që e shoqërojnë në rrugën politike, shokët e tij dhe mbështetësit, të cilët e kanë kthyer shtetin në pre.
Popullariteti i një Aleksej Navalni te rusët e rinj buron para së gjithash nga rrethana se ai e dënon publikisht dhe pa frikë korrupsionin e klasës politike. Por për të mbetur tek e vërteta: Navalni me narcizmin e tij, madje ngritjen në piedestal të vetes është gjithçka tjetër por jo alternativë ndaj qeverisë aktuale. Dënimi i korrupsionit nuk mjafton si program ekonomik. Një gjë politikani i opozitës megjithatë e arriti: tek shumë nxënës dhe studentë nuk konsiderohet më në modë që të korruptohesh.

Ndikimi i medieve të drejtuara nga shteti
Si rezultat, në 18 mars rusët do të rizgjedhin Putinin, megjithëse prej vitesh pagat reale janë në rënie, çmimet e ushqimeve rriten dhe aktualisht nuk duket në horizont ndonjë përmirësim i gjendjes. Pse? Sepse mediet e drejtuara nga shteti u mbushin mendjen njerëzve që në zgjedhjet e ardhshme “presidenciale” alternativa e vetme është “Putin ose kaos”. Ata zgjojnë frikëra se situata mund të bëhet kaq e keqe sa në vitet 1990. Dhe kështu, televizori në dhomën e ndenjies mund frigoriferin gjithnjë e më të zbrazët në kuzhinë. Por dikur frigoriferi do të kundërgodasë.

KLSH zbardh vjedhjet e Gjushit, a do të lëvizë PPP Marku?

Në Bashkinë e Durrësit ka një bandë e cila vjedh sa të mundet dhe si të mundet. Në krye të bandës është kryebashkiaku Vangjush Dako, një prej pushtetarëve më abuzues në Shqipëri, por që deri më tani i ka shpëtuar ndëshkimit. Vjedhjet më të mëdha në Bashkinë e Durrësit realizohen me anë të tenderave. Tenderat jepen kryesisht në disa duar dhe fitimet ndahen mes palëve. Për t’u dhënë tenderat klientëve të Dakos, administrata detyrohet të bëjë një sërë shkeljesh në procedura. Shkeljet, pas të cilave fshihen vjedhjet, janë kapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky organ ka bërë disa raporte voluminoze për babëzinë në Bashkinë e Durrësit, por Dako ka mbijetuar me sukses. Raporti i fundit është një tjetër sfidë për Arta Markun, nëse do të kërkojë arrestimin e Vangjush Dakos apo do të lërë të vjedhë sërish, deri kur të ngrihet SPAK.

Vjedhjet janë bërë pa pyetur për ligje dhe Kushtetutë. Është e habitshme se si vartësit e Dakos kanë dhënë tendera në një formë të tillë, pa pasur frikë se një ditë do të shkojnë në burg.
Ja çfarë thotë KLSH për vjedhjet në Bashkinë e Durrësit: “Në 13 procedura prokurimi me vlerë kontrate 249,442,065 lekë (me tvsh), janë konstatuar parregullsi në vendosjen e kritereve dhe shpalljen fitues të OE me mangësi në plotësimin e kritereve sipas DST, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, neni 1, “Objekti dhe qëllimi”, pika 2, shkronja (a, b, d, dh), neni 2 “Parimet e përzgjedhjes”, shkronja (a, b, c), nenin 46 pika 1, nenin 53 pika 1 dhe 4, si dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 66, si më poshtë vijon: -Në 8 procedura, me vlerë kontrate 287,530 mijë lekë pa tvsh (pa efekt financiar), ka mos përmbushje të rregullave të caktuara të prokurimit, duke shpallu fitues OE/BOE me mangësi në plotësimin e kërkesave të DST.
-Në 2 procedura, janë konstatuar shkelje në shpalljen fitues të OE, pasi kanë mangësi në plotësimin e kërkesave të DST, duke s’kualifikuar OE me mangësi por me çmim ofertë më të ulët se OE fitues, veprime me efekt negativ në përdorimin e fondeve publike në vlerën 1,503,640 lekë”.

Vjedhje të hapura janë kryer edhe me ndërtimin e shkollave. Ja çfarë thotë KLSH: “Në objektin “Ndërtim i shkollës Bajram Curri 2” me vlerë të fondit 120,287,000 lekë dhe në objektin “Rikonsuksion i rrugës Vrine, fshati Rinia” me vlerë të fondit 99,993,000 lekë, nga auditimi i dokumentacionit teknik mbi hartimin e projektit të zbatimit dhe preventivit të punimeve të ndërtimit, të administruara në dosjen teknike, rezulton se janë preventivuar me tepër fond limit, si pasojë e rritjes fiktive të çmimeve të krahasuar me manualin teknik të çmimeve, në kundërshtim me, aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë fushën e kontrollit dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, fushën menaxhimit financiar dhe kontrollit, dhe fushën e prokurimit publik, duke shkaktuar rritje fiktive të fondit limit në vlerën në 3,389,330 lekë, nga e cila: për objektin “Ndërtim i shkollës Bajram Curri 2, në vlerën 2,472,050 lekë pa tvsh dhe për objektin “Rikonstruksion i Rrugës Vrine, Fshati Rinia” në vlerën 917,280 lekë pa tvsh”.
Vjedhje me tendera janë vetëm maja e ajsbergut. Abuzimet e tjera të mëdha kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit dhe manovrat me taksat, të cilat do të jenë objekt i artikujve në vijim.

Projekti Trump për emigrimin, më i vlefshëm për shqiptarët, synon emigrantë të kualifikuar si Kanadaja

Projekti që Trump kërkon të zbatojë në Shtetet e Bashkuara nuk është ai i refuzimit për këdo, por vetëm i filtrimit duke përzgjedhur emigrantë të kualifikuar dhe që kanë një nivel të caktuar arsimor. Projekti i Trump është i ngjashëm me atë që përdorin prej vitesh Kanadaja.
Pasiguria ka ngërthyer diskutimet një javore në Senatin amerikan mbi reformën e emigracionit, që mund të kulmojnë me një votim më vonë gjatë ditës së enjte, mbi propozimet e ndryshme të palëve për këtë çështje.
Ndërsa Senati filloi debatin, administrata Trump la të kuptohej se kishte kundërshtime të forta ndaj një propozimi dypalësh mbi imigracionin, që konsiderohej si shansi më i mirë i kësaj dhome të Kongresit, për të miratuar një projektligj.
Të mërkurën vonë, 16 senatorë bënë të ditur projekt-ligjin e arritur me kompromis. Propozimi ofronte një rrugë për marrjen e shtetësisë për emigrantët pa dokumenta të cilët janë sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, rritje të fondeve të sigurisë kufitare me 25 miliardë dollarë, përqëndrim të përpjekjeve për zbatimin e ligjit të emigracionit tek kriminelët, tek kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe atyre që do të hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA pas fundit të qershorit.
Më herët gjatë ditës së enjte, Departamenti i Sigurisë Kombëtare e kritikoi atë çfarë sygjerohet në propozimin dypalësh duke thënë se “kjo do të shërbente vetëm për të tërhequr miliona të huaj të paligjshëm, pa asnjë mundësi largimi”.
Deklarata e Departamentit të Sigurisë Kombëtare nxiti një reagim të ashpër të senatorit republikan të Karolinës së Jugut, Lindsey Graham i cili e mbështet variantin për të cilin palët kanë rënë dakort.

“Duket sikur Departamenti i Sigurisë Kombëtare synon të veprojë më shumë si kundështar se sa si bashkëpunëtor”, tha zoti Graham nëpërmjet një deklarate. “Në vend që të ofrojnë mendime dhe këshilla, madje edhe kritika konstruktive, ata veprojnë më shumë si një organizatë politike që synon dëmtimin e procesit”, tha ai.
Presidenti Donald Trump mbështet reformat gjithëpërfshirëse që do të kufizonin sistemin aktual të imigracionit të bazuar tek lidhjet familjare, duke i dhënë përparësi emigrantëve të kualifikuar.
Axhenda e emigracionit e zoti Trump është përfshirë në propozimin e ligjvënësve republikanë që u paraqit këtë javë. Senatorët demokratë u kundërpërgjigjën me një variant që kombinon ndihmën për imigrantët e rinj me përmirësime të kufizuara të sigurisë në kufi.
Por asnjë prej këtyre projekligjeve partiake, nuk pritet të marrë mbështetjen e tre të pestave që kërkohen për t’u miratuar në Senat. Republikanët konservatorë u bashkuan me administratën Trump duke e kundërshtuar propozimin dypalësh të cilin e quajtën “praktikisht një amnisti” për miliona emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë të tjerët që mund të vijnë në muajt e ardhshëm.
“Gara ka nisur” tha senatori i Oklahomës James Lankford. “Nëse hyni në vend deri më 30 qershor të këtij viti, gëzoni amnisti. Kjo mbulon çdo individ, që ndodhet në vend në mënyrë të paligjshme”, tha ai.
Ndërkohë demokratët e akuzuan zotin Trump se po pengon rrugën për një zgjidhje kompromisi mbi këtë çështje.
“Presidenti Trump ka penguar çdo propozim që ka patur mundësinë për t’u bërë ligj”, tha udhëheqësi i pakicës Chuck Schumer. “Tashmë presidenti duket i etur ta kundërshtojë kompromisin dypalësh, potencialisht me një veto. Pse? Për shkak se nuk është 100 për qind me atë që ai dëshiron lidhur me imigracionin”.

Zoti Schumer shtoi se: “kjo nuk është mënyra se si funksionon demokracia. Ju nuk merrni 100 për qind të asaj që doni në një demokraci, ndoshta kjo ndodh me diktaturat”.
Udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell, solli në vëmendje qasjen e presidentit për ndryshime të mëdha në ligjin e imigracionit.
“Çështja e DACA-s është vetëm një simptomë e sistemit tonë të shkatërruar të imigracionit”, tha zoti McConnell. “Kështu që presidenti e ka bërë të qartë dhe pajtohem fuqishëm me të, se çdo legjislacion duhet të trajtojë shkaqet në rrënjë dhe të reformojë imigracionin e ligjshëm. Gjithashtu duhet të përfshijë edhe hapa të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e popullit amerikan”, tha ai.
Vitin e kaluar, presidenti Trump e anuloi programin DACA, një politikë e administratës së presidentit Obamës që i lejonte emigrantët e rinj pa dokumente për të punuar dhe studiuar në Shtetet e Bashkuara. Zoti Trump u dha ligjvënësve gjashtë muaj kohë për t’i dhënë kësaj çështjeje një zgjidhje të përhershme ligjore.
Vendimi i zoti Trump i jep fund përfitimeve nga programi DACA duke filluar nga 5 marsi. Ndërsa dy gjykata kanë marrë vendim për të zgjatur afatin, përfituesit e DACA-s ka të ngjarë të jenë në rrezik dëbimi, nëse Kongresi nuk vepron.

350 paramilitarë në vilën e Surrelit

Me qepë, djathë e domate, 350 ushtarë të Gardës së Republikës për çdo ditë marrin rrugëne Surrelit për të mbrojtur në një shërbim të gjatë 24 orësh kreun e qeverisë. Prej kohësh vila e tij është në masa të larta të sigurisë. Rama ka rritur masat e sigurisë jo vetëm në banesën e tij, por kudo ku ai kalon në rrugët e vendit si dhe nëçdo takim që ndërmerr. Në takimet politike që zhvillon, njerëzit që futen në këto takime edhe kur ato janë masive dhe zhvillohen në ambjente si pallatet e sportit, njerëzit kontrollohen imtësisht me aparatura dhe më pas lejohen të futen në takim.
Rrugët kur kalon kreu i qeverisë zbrazen plotësisht. Pak ditë më parë, ndërsa kthehej nga Rinasi e gjitha rruga e Autostradës ishte e zbrazur në krahun e hyrjes në Tiranë.
Numri i madh icivilëve që rrethojnë Ramën si në vilën e tij ashtu edhe në të gjitha lëvizjet që kreu i qeverisë bën janë shenjë e njëpaniku të madh që ka mbërthyer Ramën. Ajo që bie në sy është se e gjithë ushtria e rojeve që eruajnë atë janë të veshur civilë dhe të armatosur që u ngjajnë paramilitarëve të dikurshëm të kohës famëkeqe të Serbisë së Milosheviçit.

Qëndrojnë përgjatë gjithë rrugës së Surrelit të vendosur në pozicione të ndryshme dhe madje edhe të ngjitur në kodra për shkak të relievit mjaft të thyer që ka zona. Të veshur keq, ata sikurse duken edhe në foto ushqehen në rrugë. Ish-Kryeministri thotë se kjo ndodh, pasi janë të shumtë dhe nuk kanë se ku qëndrojnë. Numri 350 i këtyre paramilitarëve të armatosur është një shifër e jashtëzakonshme dhe tregon se makthet e kreut të qeverisë janë të mëdha. Ndërsa zullumet e qeverisë rriten poaq rriten edhe masat për të mbrojtur kreun e këtyre zullumeve, icili duket se ka frikë nga populli i vet.

Denoncimi i Berishës
“Po kush ta ndërtoi Surrelin ty? Me çfarë parash e ndërtove Surrelin? E dini që janë 315 gardistë të angazhuar për të ruajtur fshatin Surrel? A e dini se si hajnë të shkretët? Hajnë në stola, s’kanë ku rrinë, por vetë jeton në saraje ky. Vetëm xhami i tavanit i ka kushtuar 170 mijë euro se është super-special. 70 mijë euro ka bërë vetëm pigmenti i bojës së vilës. Një batalion policie ruan rrugën nga Surreli deri në Kryeministri. Se burrë më frikacak, bota ska më të madh se këtë. E patë vetë që u fut në vrimën e miut”, ishte komunikimi i ish-Kryeministrit në Parlament në lidhje me denoncimin e këtyre masave të shtuara të sigurisë për Ramën.