24.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Rama, 170 mijë euro vetëm për tavanin e xhamtë të vilës në Surrel

Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur me shifra për shpenzimet e Kryeministrit Rama.
Duke iu referuar çështjes së pedagogëve dhe artistëve, Berisha tha se vetëm xhami i tavanit të shtëpisë së Kryeministrit në Surrel, ka shpenzuar 170 mijë euro.
“Pse ty studion atje të bektashinjtë, kush ta ngriti? Tregoje sektretin. Po sarajet e Surrelit? Kush t’i pagoi? Se i lë gardistët e shkretë atje, s’kanë ku të hanë. Që rrinë gjithë ditën ruajnë sarajet e Surrelit.
Vetëm xhami i tavanit ka kushtuar 170 mijë euro. Super! Super tavani!
70 mijë euro bëri vetëm pigmenti i bunkerit, i vilës në Surrel.. Shikoni pak si i le rojet e tij, se nuk du ta them atë shprehjen…
Ruhet rruga me batalion. Nga Surreli në kryeministri, 350 gardistë ruajnë Surrelin. Se burrë më frikacak se ky nuk ka” u shpreh Berisha në parlament.

Berisha: Ruan vilën me batalion ushtarësh, sulmon universitetin me gjuhën e Shullazit se do tenderat

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama dje gjatë takimit me profesorë dhe akademikë foli me një guhë që edhe Shullazi do ta kishte lakmi. Berisha tha se arsyeja e vërtetë që sulmohen sot Universiteti është se kërkon të kapë tenderat. “Mynyr Koni nuk i është nënshtruar pazareve të Ramës”, Kjo është arsyeja se përse i ka shpallur luftë universiteteve”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri ka shpjeguar edhe një detaj se si Rama po ruan aktualisht vilën e tij në Surrel. “Është një batalion ushtarësh që e ruajnë se është në panik dhe i trembur. Ushtarët hanë bukën në stola se nuk kanë se ku të ulen se janë shumë”, tha Berisha.
“Kriminelët morën pushtetin dhe iu përveshën elitës kombëtare. Në aktet e para që ka bërë do t’i marrë hua fjalën Petrit Vasilit, ky i pakshkolluar ishte beteja me arsimin e vendit. Asgjë nuk ka për një komb më të vështirë se sistemi arsimor. Asgjë ska më delikat, por sic dëshmon PISA në 2 vlerësimiet e saj ky sistem filloi ngjitjen, pavarësisht se injorantet këtu pas meje, Noriega dhe Ndrikur Nikolla nuk dinë të lexojnë PISË-n.
Nuk kanë asgjë të përbashkët me arsimin, me shkollën, me inteligjencën. Në një urrejte patollogjike atrore është vërsulur kundër universiteve. Me atë ligj që ky mburret ka vendosur për fëmijët tuaj tarifat më të larta të kontinentit europian në proporcion 3-7 herë më të lartë se në cdo vend tjetër, përjashto këtu Britaninë e Madhe.
Me ligjin që bëri, paratë e taksave tuaja iu kalon universiteteve që ja sjellin me çanta paratë në zyrë. Ka 5 vite që ka ndaluar doktoraturat në Universitet publike dhe vazhdojnë në universitetet private sepse ndajnë nga 8 mijë euro. A e dini ju të dashur qytetar që pasi dështoi, të emërojë rektorin me Shullazët e tij shkoi dje dhe foli me gjuhën e Shullazit para trupës së akadmeikëve edhe Shullazi do ta kishte lakmi atë gjuhë që përdori”, tha Berisha.

Berisha për Ramën: Gjyshi i tij Petro Koleka i çmendur që ecte nga Vlora në Himarë

“Ka qenë një Petro Koleka, që ecte gjithë ditën nga Himara në Vlorë se ishte i çmendur. Ky ka qenë gjyshi i tij. Ky është i nipi që është injëjtë me të, një i rrjedhur komplet”, u shpreh Berisha duke kujtuar historitë familjare të Ramës. Ish-Kryeministri ka përmendur disa media italiane të cilët I referohen pikturave të paraqitura nga Rama. Sipas mediave italiane, ato janë sinonim i një njeriu të droguar. Për Berishën zhgarravinat janë pasqyra më e mirë të identifikuar sa normal është.
Berisha ka qenë mjaft I ahspër në fjalën e tij ndaj Ramës. Ai e ka akzuuar për universitete, Teatrin dhe vjedhjet galopante. Rama ka qenë në një situatë të vështirë gjatë akuzave të Berishës. Ai bënte lëvizje të pakontrolluara gjatë gjithë kohës dhe veçanërisht të duarve, gjë që tregonin se ai ishte në një tension të lartë.

Reagon Berisha: Rama, kullë 45 kate tek Teatri, një kat për Kumbaron. Të mbështesim artistët

Ish-Kryeministri Berisha ka sqaruar se në vend të Teatrit do të ngrihet një kullë 45 kate nga Rama, ku përfituese do të jetë edhe ministrja Kumbaro.
Duke ndjekur Opinion!
Beteja e piktorit deshtak, qe urren suksesin e artisteve te vertete, sonte ne Opinion. sb
Lexoni mesazhin:
“Pershendetje doktor po ndjeke sonte Opinionin Beteja e piktorit deshtak qe urren suksesin e artistve te vertet lidhet me Kullen 45 kateshe qe do te ndertohet aty.
Pra prapa shembjes godines se Theatrit Kombetar qendron babezia sa nje kulle 45 katesh ne te cilen Rama ka te pakten kater kate,ndrikull Kumbaro qe ndane fondet me te vellane po lufton per nje kate per vete prandaj duhet ti mbeshtesim artistet.”

Rama: Teatri do të shëmbet. Aktori Vasili: Kumbaro dhe Veliaj na kanë thënë se do ndërtohet kullë

Aktori Leart Vasili është shprehur të mërkurën se ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u kanë komunikuar në një darkë se pas Teatrit Kombëtar do të ndërtohet një kullë.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja Mirela Kumbaro, na kanë thënë shprehimisht, aty ishim 25 persona, se ndërtimi do jetë i tillë, këtu është godina e teatrit dhe tek parkingu është kulla”,-tha Vasili.
Kjo deklaratë është hedhur poshtë menjëherë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili deklaroi përmes një sms-je se nuk do të ketë asnjë kullë tek teatri. Veliaj shprehu gatshmërinë për të ardhur në studion e emisionit ‘Opinion’, javën tjetër për të sqaruar një debat të tillë.

Rama: Teatri do të shëmbet

Kryeministri Edi Rama ka folur të mërkurën për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan në lidhje me zhvëndosjen e Teatrit Kombëtar. Rama theksoi se për të ndërtuar një teatër të ri, do të shembet i vjetri. Kreu i qeverisë bëri me dije se kjo është një temë e çelur 20 vite më parë, me emocionalitetin dhe racionalitetin e 20 viteve më parë që shfaqet dhe rishfaqet.
Ai tha se puna nuk qendron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur.
“Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shëmbet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godiën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”,-tha Rama.
Kryeministri sqaroi se godina e Hidrologjisë është vendi për të bërë teatër dhe për të parë teatër. Sipas tij, godina ku do të zhvendoset teatri është 1 mijë herë vend më i rehatshëm, qoftë për të bërë teatër dhe qoftë për të parë teatër, seç është godina aktuale.

Si po shuhet Shqipëria, vendi në depresion si i pari i qeverisë

INSTAT ka publikuar sot të dhëna të tjera demografike që tregojnë një situatë alarmante për sa i përket shtesës natyrore të popullsisë, teksa po bien lindjet dhe po rriten vdekjet.
Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 7.931, duke shënuar një rënie me 2,3%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7%, krahasuar me një vit më parë.
Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017, rezulton 5.408, duke shënuar një rënie prej 6,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9%, krahasuar me një vit më parë.
Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2017 është 2.523 dhe rezulton me rënie 8,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Ky tregues për vitin 2017 është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5% krahasuar me një vit më parë.
Në tremujorin e katërt 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.191 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet Qarku i Durrësit me 375 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga Qarku i Dibrës me 257 lindje më shumë se vdekje.
Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2017, regjistron vlerë negative vetëm në dy qarqe (Gjirokastër dhe Korçë). Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve.
Bashkë me emigracionin e lartë, rënia e lindshmërisë në nivelet më të larta historike është tregues i qartë se shoqëria po përjeton një fazë depresioni, me pasoja të rënda në të ardhmen. Bizneset e arsimit parashkollor shumë shpejt do të vihen në vështirësi dhe tregu do të përballet me humbjen e forcës së aftë të punës.

Lindjet

Sipas INSTAT, numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, 158 lindje, me një rënie prej 6,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës me 2.529 lindje, të cilat shënojnë rritje me 2,8% në krahasim me tremujorin e katërt 2016.
Shtatë qarqe pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon Qarku i Elbasanit me 15,0% dhe qarku i Beratit me 13,7%.

Vdekjet

Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 1.338 vdekje, me një rënie prej 7,5%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 142 vdekje, me një rritje prej 0,7%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016.
Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e katërt 2016, është regjistruar në Qarkun e Dibrës me 41,9 %. Në tremujorin e katërt 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet Qarku i Beratit me 15,9%, Qarku i Durrësit me 8,3% dhe Qarku i Fierit me 8,1% krahasuar me tremujorin e katërt 2016.

 

Veriu paralizohet nga dëbora, Jugu në rrezik nga përmbytjet

Reshjet e dendura të shiut si edhe reshjet e dëborës në zonat veriore dhe Juglindje të vendit, kanë sjellë edhe bllokim të rrugëve. Në shumë akse rrugore kalimi është i mundur vetëm me zinxhirë, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara. Situata më e vështirë paraqitet në Pukë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë bllokim të akseve kryesore. Në Qafë Mali trashësia e dëborës ka arritur 40 cm, ndërsa këshillohet evitimi i këtij aksi.
Në Shkodër u bllokua aksi Shkodër-Theth dhe Shkodër-Breg Lumi. Disa akse në Veri dhe Verilindje janë të kalueshme me zinxhirë. Lartësia e borës në aksin Tunel-Kalimash është 20 cm, por rruga është e kalueshme dhe borëpastrueset janë në punë.
Aksi rrugor Librazhd-Bulqizë, është i pakalueshëm, segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë është i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm. Nga ana tjetër në zonën e Dibrës vijojnë që të jenë izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.
Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora. Në Pukë, si pasojë e reshjeve të dëborës është bllokuar rruga në fshatin Iballë. Ka probleme në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e mjeteve të ARRSH për zhbllokimin e rrugës ku në segmente të caktuara trashësia i kalon 40 cm.

Vijojnë që të jenë të izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.
Përpos këtyre zonave, është bllokuar edhe Dogana e Trebishtit nga rrëshkitja e dherave në rrugë. Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë. Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora. Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm.
Në zonat qendrore nuk janë raportuar probleme të mëdha, përveç reshjeve të vazhdueshme të shiut përgjatë gjithë ditës. Temperaturat janë në rënie, ndërsa situata pritet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.
Si pasojë e motit të rënduar, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Devollit dhe në rrethin e Pogradecit. Në Steblevë të Librazhdit bora arrin 70 cm, ndërsa në fshatin Jagodinë të Elbasanit u përmbytën 30 ha tokë bujqësore nga përroi i Llixhës.
Nga reshjet shumë të dendura të rëna gjatë mesditës në qytetin e Vlorës ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa rrugë. Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet të cilat kanë banesat afër lumit të Izvorit, janë paralajmëruar që të marrin masat për largim.

Dëmtimet në argjinaturën e Mifolit kanë alarmuar vendorët. Ata kanë frikë se në Novoselë mund të kthehen sërish përmbytjet. Kamionet me inerte po shkarkohen për të siguruar argjinaturën. Dëmet më të fundit në Mifol kanë rikthyer frikën e përmbytjeve në Vlorë. Pasi uji vërshoi për qytet dhe në të gjitha rrugët lidhëse me bulevardin, problematike mbetet Novosela.
Dobësimi i agjinaturës së Mifolit ka alarmuar vendorët. Kreu i Shtabit të Emergjencave Civile, prefekti Flamur Mamaj, tha se zona do të mbikqyret, pasi nëse dëmtohet agjinatura përmbytjes nuk i shpëton as Vlora.
E qetë prezantohet edhe situata në Orikum dhe Selenicë, ku erozioni ka prekur fshatin Kropisht, por pa shënuar probleme serioze. Në vitin 2015, në këtë vend është çarë argjinatura e Lagunës së Nartës dhe uji përmbyti shtëpitë e banorëve të Nartës. Ndaj, autoritetet dhe banorët janë angazhuar në përforcimin e argjinaturës me gurë për t’i bërë pritë prurjeve të Vjosës.

“Teatri do të shembet vetëm kur të kaloni mbi trupat tanë”!

Të martën në mbrëmje, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është përballur me artistët në emisionin “Top Show” përballë artistëve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina. Kumbaro u shpreh qartë se, Teatri Kombëtar do të shembet për të ndërtuar një tjetër më dinjitoz, projekti itë cilit po studiohet.
“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të Bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare”, u shpreh ajo.
Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe se një gjë e tillë ndodh vetëm po të kalohet mbi trupat e tyre. “Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë”, tha Derhemi.

Artistët tek Avokati i Popullit: Të ndalet arroganca qeveritare

Artistët kanë zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, lidhur me debatin e gjerë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Regjisori Kastriot Çipi deklaroi se kjo është kthyer në një mollë sherri prej 20 vitesh dhe tipike, sipas tij, është se Ministria e Kulturës nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit.
“Çështja e dytë përveç këtij ligji, është ndërtesa e Teatrit Kombëtar, një mollë sherri prej 20 vitesh. Historia është e gjatë, e dhimbshme, tipike është se ministria nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit. Askush nga ne nuk thotë që, ndërtesa të mbetet ashtu siç është. Diskutimi është a duam të kemi një histori apo jo, një qytet me histori apo pa histori. Urbanistë, arkitektë, po shprehin shqetësim për arrogancën e ministrisë”, tha Çipi.
Nga ana e saj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha se nuk ka kaluar ende faza e konsultimit dhe se zëri i artistëve do të dëgjohet edhe në fazat e tjera. “Nga pikëpamja ime, së pari, nëse ka pasur apo nuk ka pasur konsultim me grupin e interesit për ligjin është çështje e parashikuar dhe duhet të ketë. Ju duhet të paraqisni idetë tuaja dhe jo domosdoshmërisht duhet të pranohen, por konsultimi duhet që të kryhet. Kjo fazë nuk ka kaluar. Presioni nuk është gjë e keqe. Zëri juaj do të dëgjohet edhe në faza të tjera. Duhet para se çfarë ndryshon te ligji. E vetmja gjë që duket se ka impakt dhe është e paqartë është fakti i mundësisë për lirimin para përfundimit të mandatit”, sqaroi Ballanca.