16.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Sopranoja me famë botërore revoltë ndaj Ramës: E turpshme të mos ketë Shqipëria Teatër

Beteja e artistëve të Teatrit Kombëtar me kryeministrin Rama dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, po merr nota tragjike çdo ditë e më shumë. Artistëve që kanë dalë kundër prishjes së godinës së Teatrit tradicional dhe ligjit të ri për ta, së fundmi i është bashkuar edhe sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare, Inva Mula.
Gjatë një konference ndërkombëtare të zhvilluar në Tiranë, soprano e ka konsideruar të turpshme situatën në të cilën jetojnë artistët në Shqipëri në vitin 2018 dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet nga qeveria, e cila duhet të tregohet transparente për planet që ka.
“E mirë”, por jo në nivelin që duhej të kishte, po them teatër kukullash i vetëm teatër që ka ngelur. Nuk ka Teatër në Shqipëri. Keni shkuar në Akademi? Nuk ulesh dot është e rrjepur, është e turpshme në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet me këto kushte për një artist, por edhe për një spektator që të shijojë një spektakël.
Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në pallat kongreseve. Ai është për mbledhje. Pallatin e Kongreseve duhet ta sistemojmë, shtojmë, kamuflojmë, të krijojmë ambientin për të bëtë spektaklin. Bëhet opera Carmen në pallat të kongreseve, një vepër e shkëlqyer.
Pyeteni Vikenën se çfarë ka hequr për të bërë një shfaqje? (jam ftohur-kthen përgjigje Vikena Kamenica). Ka dalë me bronkopneumoni. E kuptoni artistët shqiptar të punojnë në kushte që nuk e meritojnë.

Ky vend duhet ta fillojë nga kultura se është e vetmja pasqyrë e bukur dhe e pastër. Është i vetmi eksport i pastër shqiptar kudo në botë vetëm nga artistët. Është e dukshme, e prekshme që t’i konfrontohesh me këto artistë të mëdhenj. Kemi artistët tanë të shkëlqyer që perfomojnë kudo në botë.
Të mos ketë Shqipëria Teatër? Unë nuk e njoh këtë projektligjin dhe as nuk ma ka varur njeri (më fal që po flas kështu), por gjërat duhet të dalin të vërteta, të mos kamuflohen. Të dalin ashtu siç janë”, ka shpërthyer plot nerv sopranoja e njohur, për gjendjen e artistëve shqiptarë.

Basha: Rama sulmon e ju hakërrehet pedagogëve nga frëngjia e bunkerit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmeve dhe kërcënimeve që Rama iu bëri pedagogëve. Në një postim në Facebook Basha shkruan se, nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo.
“Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” falso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.

Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij.
“Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes”, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.
Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve”, shkruan Basha.

Si po shuhet Shqipëria, të dhënat zyrtare janë dëshpëruese

INSTAT ka publikuar sot të dhëna të tjera demografike që tregojnë një situatë alarmante për sa i përket shtesës natyrore të popullsisë, teksa po bien lindjet dhe po rriten vdekjet.
Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 7.931, duke shënuar një rënie me 2,3%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7%, krahasuar me një vit më parë.
Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 5.408, duke shënuar një rënie prej 6,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9%, krahasuar me një vit më parë.
Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2017 është 2.523 dhe rezulton me rënie 8,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Ky tregues për vitin 2017 është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5% krahasuar me një vit më parë.
Në tremujorin e katërt 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.191 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet Qarku i Durrësit me 375 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga Qarku i Dibrës me 257 lindje më shumë se vdekje.
Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2017, regjistron vlerë negative vetëm në dy qarqe (Gjirokastër dhe Korçë). Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve.
Bashkë me emigracionin e lartë, rënia e lindshmërisë në nivelet më të larta historike është tregues i qartë se shoqëria po përjeton një fazë depresioni, me pasoja të rënda në të ardhmen (koment i Monitor). Bizneset e arsimit parashkollor shumë shpejt do të vihen në vështirësi dhe tregu do të përballet me humbjen e forcës së aftë të punës.

Lindjet
Sipas INSTAT, numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, 158 lindje, me një rënie prej 6,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës me 2.529 lindje, të cilat shënojnë rritje me 2,8% në krahasim me tremujorin e katërt 2016.
Shtatë qarqe pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Elbasanit me 15,0 % dhe qarku i Beratit me 13,7 %.
Vdekjet
Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 1.338 vdekje, me një rënie prej 7,5%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 142 vdekje, me një rritje prej 0,7%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016.
Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e katërt 2016, është regjistruar në Qarkun e Dibrës me 41,9 %. Në tremujorin e katërt 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet Qarku i Beratit me 15,9%, Qarku i Durrësit me 8,3% dhe Qarku i Fierit me 8,1% krahasuar me tremujorin e katërt 2016.

Rama-pedagogëve: Jeni bishti i fundit të kavallit të universiteteve

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me senatin e Universitetit të Tiranës tha se vonesa e pagave tregon se reforma në arsimin e lartë është një sifdë. Rama duke iu referuar akreditimit të universiteve tha se Universiteti i Tiranës është bishti i fundit i kavallit.
Kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk do rrisë më pagat për pedagogët, pasi janë vetë universitetet që duhet të përcaktojnë për rritjen ose jo të pagave dhe kjo do të varet nga performanca.
Rama: Sot jeni bishti i të gjithë universiteteve të Shqipërisë bazuar nga akreditimi i britanikëve. Jeni bishti i fundit të kavallit të universiteteve të Shqipërisë dhe nuk ka faj as reforma, as ligji dhe as aktet nënligjore. Nëse doni përgjegjësinë hajde ta ndajmë por ju tuajën ne tonën. Ne nuk ndërhyjmë çfarë kërkoni nga ne. Merrni fjalën shyqyr bukën e gojës ta zgjidhëm”.
Vonesa e pagave është një shembull i faktit që reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe e kemi kthyer në legjislacion. Sepse na ka vonuar ne si qeveri një debat mes ministrisë së arsimit dhe asaj të financavce për trashëgimin e grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit këmbëngul që granit i pakushtëzuar trashëgohet automatikisht dhe administrohet nga vetë univetrsitetit. Ndërsa ministria e Financave këmbëngul që po trashëgohet por cdo vit duhet një aprovim i ministrisë së Financave për trashëgueshmërinë.

U dëshën disa ditë për të hapur rrugën e zgjidhjes dhe rruga e zgjidhjes është fondet e universitetet trashëgohen dhe nuk varet nga vullneti i ministrisë së Financave.
Granti i pakushtëzuar është i pamjaftueshëm, pra nëse e shohim në volumin e tij shkon në tërësinë e vet për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të pagave. Këtu ka 2 gjëra, një na takon ne, një ju. Ne na takon që grantin ta rrisim, por jo ta rrisim pa u bazuar tek merita, por duke u bazuar tek merita dhe performanca e universiteteve.
Ana tjetër është rroga. Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave. Është hera e fundit që qeveria rrit rroga, ndërkohë që i takon çdo universiteti të vendosë për rrogat, Dikush mund të marrë më shumë dhe dikush më pak, kjo varet në bazë të performancës.

Kim Mehmeti reagon për heqjen e dhunshme të flamurit nga qendra e Prishtinës: Sa u kalbën burgjeve për atë flamur

Reagimi i shkrimtarit të madh Kim Mehmeti për heqjen e flamurit kombëtar nga qendra e Prishtinës:
“Sa e sa shqiptarë, u kalbën burgjeve, vetëm pse ëndërronin që flamuri kombëtarë të valëvitet nëpër sheshet e vendbanimeve shqiptare, e që sot, burrështetasit e Kosovës së pavarur, atë flamur ta largojnë nga ‘rrethi’ në hyrje të Prishtinës! Ku ta dish, mbase vuajmë nga mendësia që nuk e ka kuptuar se po të mos ishte flamuri Kuq e Zi, kurrë nuk do kishte flamur shtetërorë të Kosovës! Pra ne harrojmë se flamuri shtetëror të Kosovës na e vizatuan dhe na e sollën të tjerët, e atë me shqiponjë dykrenore, e mbajti ngritur gjaku i shumë gjeneratave shqiptare! Dhe sa keq ndjehet njeriu kur e sheh se bëhemi popull që i ndërron flamujt varësisht nga dora që ia gdhendë shtizat!”

Raportuesi Europian për Shqipërinë shuplakë Ramës: Parlamenti duhet të hiqte imunitetin e Tahirit

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei tha se ish-ministrit Tahiri duhet t’i ishte hequr mandati. “Konstatojmë se situata është e tillë që pikërishtr në fushën e vettingut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhe mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha.
Me shumë vëmendje Kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem madhe që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha në Parlament”, u shpreh Thorsten Frei.

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për çështjet e jashtme në Parlamentin gjerman, ka dalë sot para mediave në Tiranë. Në prag të rekomandimeve që Komisioni Evropian pritet të japë, Frei ka dhënë opinionin e tij lidhur me hapat e Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve te përcaktuara nga KE. Duke iu referuar deklaratave për kapjen e peshqve të mëdhenj, Frei tha se priste që parlamenti t’i hiqte pa debate imunitetin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të vendoste gjykata për të. Deputeti gjerman tha se është e rëndësishme që të dëgjohen të gjitha palët, edhe opozita dhe qeveria. “Shqipëria duhet të vijojë në rrugën e integrimit që është në interes të Shqipërisë dhe vetë BE-së. Ndër kushtet për hapjen e negociatave është edhe dekriminalizimi e reforma zgjedhore. Pika më e rëndësishme është reforma në drejtësi e vettingu. Komisioni i apelit nuk ka mjediset e duhura të zyrës për të zhvilluar punën. Janë hartuar akte të rëndësishme por seancat e dëgjimeve që shërbejnë për të marrë vendime për vettingun do të fillojnë në mars. Është vendimtare se si mund të matet progresi konkret. Gjatë bisedave të mia, më janë paraqitur përshkrime të ndryshme të situatës, në varësi nëse kam zhvilluar biseda me qeverinë apo opozitën. E rëndësishme të bisedohet me të gjitha palët dhe të shihen të gjitha faktet. Edhe në Gjermani merremi në mënyrë intensive me raste simptomatike.

Situata është e tillë, sidomos në fushën e vettingut, në luftën krimit të organizuar janë shënuar progrese por edhe në rastet e mëdha për peshqit e mëdhenj mbetet për t’u parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të konsiderueshme. Kjo nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur rastin e ish-ministrit Tahiri me shumë vëmendje, se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Është problem i madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga organet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla”, deklaroi deputeti gjerman.

Pas prishjes së Teatrit, rradhën e ka Pallati i Sportit ku do ngrihet një tjetër kullë

Në vend të teatrit planifikohet ndërtimi i një kulle me 43 kate, leja e të cilës do të jepet nga Rama dhe do të jetë në bashkëpronësi me një biznesmen nga rrethi i ngushtë i kreut të qeverisë. Plani parashikon zhvendosjen e teatrit në një magazinë, të cilës Rama i ka vendosur emrin “Turbina”. Deri tani qeveria nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për atë që do të ndodhë me vendin, ku sot është Teatri Kombëtar. Burime nga Bashkia sqarojnë se është përgatitur edhe projekti i kullës që do të ngrihet me 43 kate. Burime të tjera sqarojnë se, investimi do të jetë pjesë e një grupi njerëzish të rrethit të ngushtë të Ramës pavarësisht se në publik do të dalë vetëm një nga biznesmenët. Pas këtij ndërtimi fshihet një pastrim i parave të pista kryesisht të drogës të akumuluara gjatë viteve të fundit nga njerëzit e afërt të Ramës.
Ndërtimi i një kulle në vend të Teatrit Kombëtar ka qenë një plan i Ramës edhe gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës. Edhe atëherë Rama tentoi të zhvendosë Teatrin për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullës, por kjo hasi në protesta të forta të komunitetit të artistëve. Në atë kohë në krye të qeverisë ishte Berisha, i cili u doli në krah artistëve dhe deklaroi se nuk do të lejojë ndërtimin e kullës. Tani që Rama është edhe në krye të qeverisë edhe në krye të Bashkisë sikurse dhe ka edhe paratë e drogës me vete për ta ndërtuar, projekti duket më afër se kurrë për t’u realizuar.
Por jo çdo gjë do të përfundojë këtu. Pas prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në të një kulle 43 kate, rradhën do ta ketë një tjetër institucion sporti. Bëhet fjalë për Pallatin e Sportit, Asllan Rusi, i cili po ashtu si teatri do të prishet për të ngritur një tjetër kullë.

“Turbina” në ndërtesën e ish-Laboratorit Hidroteknik

Rama ka folur për herë të parë për shqetësimin e ngritur nga artistët për Teatrin Kombëtar. Kryeministri nuk u ka kthyer përgjigje drejtpërdrejt aktorëve, por komentuesve në Facebook dhe ka deklaruar se projekti i tij do të vazhdojë dhe nuk pranon leksione nga askush. Sipas tij, debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot.
Qytetari: E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Folën nga plasja shpirtit… kështu jemi pothuaj të gjithë, edhe pse të japim votën që të mos fitojë më ai Qoftëlargu!
Rama: Jo Andi nuk i kam dëgjuar dhe nuk e di çfarë plasje kanë, po di që debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të Teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot! Sa ka bërë qeveria ime për teatrot, muzetë, stadiumet në vetëm 4 vjet nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë bashkë në 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshirë edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan!

Foshnja dy javëshe vdes në spital, shenjat në trup që i gjetën mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje dy javëshe humbi jetën. Mjekët e maternitetit konfirmojnë se foshnja ka pasur dy shenja, prerje në pjesën e kokës dhe të kofshës, që dyshohet të jenë shkaktuar nga pakujdesia e nënës, V. K. e identifikuar si person me probleme psikike.
Gruaja 40-vjeçare ka kryer lindje në shtëpi para dy javësh dhe dje ka shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, në gjendje të rënde shëndetësore bashkë me foshnjën. Ndonëse i është dhënë ndihma e parë mjekësore, foshnja nuk ka mundur të shpëtojë. Pas kryerjes së procedurave, nëna është transportuar në spitalin neurologjik dhe po mbahet në mbikëqyrje nga mjekët, ndërsa t organeve kompetente po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.
“Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë.
Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fieraku i kërkuar në SHBA për krime kibernetike përfitoi 675 mijë dollarë

Një 25-vjeçar nga Fieri përfundoi mbrëmjen e shkuar në prangat e policisë për llogari të drejtësisë amerikane. Aldo Ymeraj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA-të për krime kibernetike, pasi bashkë me persona të tjerë kanë arritur të shkaktojnë 530 milionë dollarë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.
SHBA-të kanë ndërmarrë një operacion të gjerë javën e shkuar për 36 persona, midis të cilëve edhe dy të rinj nga Kosova, përkatësisht Besart Hoxha 25-vjeçar që vepronte me nofkën “Pizza” dhe Liridon Musliu 26-vjeçar, që vepronte me nofkat “Ccstore”, “Bowl” dhe “Hulk”.
Në akuzë thuhet se grupi punonte nën moton “In Fraud We Trust” (Në mashtrim besojmë – një lojë fjalësh me mbishkrimin në kartëmonedhat e dollarit amerikan “In God We trust) dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34-vjeçar nga Ukraina. Autoritetet amerikane thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre, ndërsa e njihnin njëri-tjetrin me nofkat në internet.
Kush është Aldo Ymeraj në këtë rrjet?

Sipas dosjes së drejtësisë amerikane që mban datën 31 dhjetor 2017, Aldo Ymeraj përdorte në faqet e errëta të internetit tre nofka, si . “Nill.in,” “Kubanezi,” ”Yank;eeman”.
Sipas dosjes, Aldo Ymeraj u bë anëtar i Organizatës In.fraud në 14 nëntor të vitit 2010. Ai reklamon në Forumin e Organizatës si Furnizues i deponive dhe është një operator i AVS “niii.in”, duke e përdorur atë si një dalje për të shitur deponitë e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të In.fraud. Nëpërmjet veprimtarisë së tij, Ymeraj ka përfituar 675,000 dollarë.
Organizata “Infraud” ushtronte veprimtarinë e vet në Las Vegas, Nevada dhe vende të tjera dhe akuzohet për pastrim parash dhe trafikim të dhënat të vjedhura të identiteteve.
Në mars të vitit 2017, në forumin e kësaj organizate bënin pjesë 10.901 anëtarë. Hierarkia e kësaj organizate përbëhej nga administratorët, supermoderatorët, moderatorët, shitësit (që njiheshin edhe si profesorët ose doktorët), anëtarët VIP dhe anëtarë të thjeshtë.