31.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Eurostat: Shqipëria me borxhin më të lartë në Europë

Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave tregojnë se, Shqipëria është vendi me borxhin më të lartë në Europë nga kontratat e Partneritetit Publik Privat. Sipas Eurostat, të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë detyrime për kontratat e PPP-ve që nuk e kalojnë nivelin 3 për qind të Prodhimit Kombëtar, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është dukshëm më e lartë dhe po rritet me shpejtësi.
Eurostat klasifikon si borxh të qeverive nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, vetëm ato raste kur qeveria paguan më shumë se 50 për qind të investimit apo kostos së shërbimit, pavarësisht nëse ajo paguhet në vite.
Me këtë klasifikim, thuajse të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit, në ndërtim rrugësh, aeroportesh apo shërbime shëndetësore janë automatikisht borxh publik, pasi do të paguhen në pjesën më të madhe nga buxheti i shtetit.

Shifrat

Sipas të dhënave, në Bashkimin Europian, vendi me detyrimet më të larta kontingjente nga kontratat e Partneritetit Publik Privat është Portugalia, ku këto detyrime llogariten në 3.2 për qind e Prodhimit Kombëtar. Në vendin e dytë renditet Sllovakia me 3.1 për qind e PBB.
Këto janë dy vendet me nivelin më të lartë të borxhit nga PPP, ndërkohë që në vendet e tjera shifra e detyrimeve për konçesionet e dhëna është më pak se 1.6 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Por si krahasohet Shqipëria me vendet e BE. Qeveria shqiptare ka dhënë vitet e fundit një sërë kontratash Partneriteti Publik Privat, kostoja e të cilave paguhet në pjesën dërrmuese ose tërësisht nga buxheti i shtetit.
Vetëm në sektorin e shëndetësisë janë dhënë 4 kontrata, kostoja e të cilave arrin në mbi 300 milionë euro ose rreth 3 për qind e Prodhimit Kombëtar. Këto kosto do të paguhen tërësisht nga buxheti i shtetit, çka i klasifikon ato si detyrime kontingjente ose borxh publik.

Së bashku me koston e skanimit të kontenierëve në dogana dhe inceneratorëve borxhi vetëm për kontratat që janë dhënë sakaq arrin mbi 6 për qind. Por kjo shifër po rritet me ritme të shpejta. Këtë vit qeveria ka nisur të firmosë kontratat e para të programit 1 miliard euro. Kjo do e çojë automatikisht shifrën e borxhit për shkak të koncesioneve në mbi 1.5 miliardë euro ose 13 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Kjo shifër është 4 herë më e lartë se sa vendi që ka nivelin më të lartë të detyrimeve nga kontratat e PPP-vë që është Portugalia.
Zgjerimi i shpejtë i detyrimeve nga kontratat e PPP-ve ka alarmuar Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili i ka kërkuar qeverisë publikisht të përfshijë koncesionet në shifrën e borxhit, por kjo kërkesë është refuzuar.

“Old Trafford” mund të ndryshojë emër për 30 milionë

Një analizë e kohëve të fundit ka evidentuar se si Manchester United është klubi më i pasur në botë. Asgjë e re, por të shohësh një klub përpara kolosëve historikë si Barcelona apo Real Madrid ose formacioneve të fundit si Manchester City dhe PSG, bën gjithmonë përshtypje. Gjithsesi nuk është një gjë e re që kush është i pasur dëshiron të bëhet edhe më i pasur. Pikërisht këtu ekziston një tjetër tabu gati për t’u thyer, pas asaj që u pa të pranohej nga Barcelona, tashmë prej disa vitesh, për të stampuar një sponsor në fanellë.
Tundimi i United është ai që të heqë dorë nga emri historik i stadiumit “Old Trafford”, për ta lidhur atë me emrin e një sponsori. Nuk do të ishte një risi, pasi të njëjtën gjë kanë bërë në Angli edhe klube të tjera të mëdha si Arsenal dhe Manchester City. Do të ishin kështu tre të mëdhenj të Anglisë që do të kishin zgjedhur të njëjtin opsion pasurimi, me “Emirates Stadium”, “Etihad Stadium”, por si të heqësh dorë kaq lehtësisht nga madhështia e “Old Trafford”?
Do të jenë drejtuesit më të lartë të “Djajve të Kuq” ata që do të vendosin mbi fatin e emrit të stadiumit, nëse do të mbajnë atë tradicional apo të pranojnë emrin e një sponsori. Nëse do të zgjidhej “pagëzimi” i stadiumit, atëherë Manchester United do të shndërrohej në skuadrën më të paguar në Premier League edhe për të drejtat e emrit, me plot 30 milionë në vit, kundrejt 10 milionëve të City. Tridhjetë milionë padyshim nuk spostojnë bilancin e një klubi kaq të rëndësishëm, por për të kulmuar diferencën me komshinjtë e Manchester, bëhet edhe më shumë se kaq.

United kryeson me fanellat e shitura

Lojtarët e Manchester United kanë dominuar listën e 20 fanellave më të shitura që prej 1 janarit. Alexis Sanchez është në vend të parë pasi iu bashkua “Djajve” nga Arsenal muajin e kaluar dhe ka shumë shokë ekipi që janë pjesë e listës, e cila mundësohet nga anglezja “Sportsdirect.com”.
Paul Pogba ndodhet në vend të dytë, ndërsa Ibrahimoviç, Lukaku, De Gea dhe Rashford që janë pjesë e listën. Henrikh Mkhitaryan, i cili shkëmbye me Sanchez duke kaluar tek Arsenal, pozicionohet në vend të 19-të.
Ka tre lojtarë të Liverpool, tre nga Tottenham dhe tre nga Arsenal. Eden Hazard është përfaqësuesi i vetëm i Chelsea-t, ndërsa kryesuesit e Premier League Manchester City ka Kevin de Bruyne dhe Sergio Aguero.
Philippe Coutinho, i cili tashmë është transferuar nga Liverpool te Barcelona është lojtari i vetëm i listës që nuk luan në Angli. Viril van Dijk është mbrojtësi i vetëm që është pjesë e listës pasi shkoi te Liverpool për 90 milionë euro. Megjithëse ka qenë i dëmtuar për shumicën e sezonit, Ibrahimoviç është shumë i pëlqyer në Angli dhe pozicionohet në vend të 10-të.

SPD-CDU, kush do ta marrë në dorë drejtimin?

Kryesia e SPD deklaroi disa herë se debati për ekipin drejtues të partisë ka marrë fund, por më kot. Me sa duket partia ka nevojë t’i vazhdojë diskutimet. Edhe te partneri potencial i qeverisë, CDU, ka paqetësi.
Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Lars Klingbeil u përpoq edhe të shtunën që të mos e zgjeronte diskutimin. Ai tha se çështjet e personelit nuk do të vendosen në plan afatshkurtër.
“Ne tani përqendrohemi te përmbajtjet dhe duan të luftojmë për atë që përmban marrëveshja e koalicionit”.
Por njëkohësisht, Klingbeili për të ditur se të martën organet drejtuese të partisë së tij do të vendosin si do të ecë puna më tej, edhe në pikëpamje të personelit.

Nahles të martën kryetare e SPD?
Ndërsa gazeta “Bild am Sonntag” bëri të ditur se shefja e Grupit parlamentar Socialdemokrat, Andrea Nahles mund të bëhet kryetare partie, si drejtuese komisare e ngarkuar nga presidenca e partisë. SPD-së i bën mirë pak qetësi, thotë ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane për SPD-në, Michael Roth në stacionin televiziv ZDF. “Partia është pak e plagosur, ajo ka humbur sigurinë”.
Ndërsa ministrja e Ambjentit në detyrë, Barbara Hendrick, po socialdemokrate, është optimiste. Ajo thotë se partia nuk është e përçarë përsa u përket përmbajtjeve.
“Fjala është për këtë konflikt parimor. Dhe për të vendosur për të, ne për fat të mirë kemi votën partiake. Unë jam shumë optimiste, që anëtarët do të hapin rrugën për në koalicionin e madh qeveritar”.
Por ajo që bën të ditur Hendricks në ARD nuk u mjafton shumë vetëve. Shumë vetë, pikërisht nga krahu i majtë i SPD-së kërkojnë: fjalën e fundit ta ketë baza. Votë anëtarësie jo për marrëveshjen për koalicionin, por edhe për udhëheqjen e re partiake. Dhe këtu shfaqet ai diskutim, të cilin udhëheqja e partisë donte ta shmangte me çdo kusht.
“Unë shpresoj tani pas vendimit të Martin Schulzit (për t’u larguar jo vetëm nga drejtimi i partisë, por edhe nga kërkesa për të marrë postin e ministrit të Jashtëm -shën. red.) nuk do të kemi më debat për personelin, por se do të kalojmë në debat përmbajtësor”.
Kështu shprehet në ZDF Manuela Schwesig, anëtare e SPD-së dhe kryeministre e landit të Meklenburg-Forpomeranisë. Por debati për personelin nuk pushon. Tani është çështja edhe nëse do të mbetet Sigmar Gabrieli ministër i Jashtëm, pas heqjes dorë nga Martin Schulz-i.

Edhe CDU kërkon qartësi për ekipin drejtues
Edhe në partinë Kristiandemokrate Gjermane, CDU bëhet debat për personelin. Organizata e rinisë e CDU-së, Junge Union kërkon të mësojë më e vonta deri në fund të muajit, se cilët do të jenë ministrat e CDU-së që do të jenë në qeveri. Mark Hauptmann, zëdhënës i Junge Gruppe të Deputetëve të CDU-së në Bundestag kërkon “më shumë guxim për mendje dinamike, të zgjuara dhe të reja”.
Edhe Daniel Günther, kryeministër nga landi i Shlesvig-Holshtajnit kërkoi në radion kombëtare gjermane Deutschlandfunk që të rinj të talentuar nga partia e tij CDU, të bëhen ministra. Ai tha se për të “paraqitur një fillim të ri edhe për jashtë” partisë, “kabineti ka nevojë për njerëz të rinj. Për një parti moderne popullore si Partia Unioniste, të paktën gjysma e pozicioneve duhet të jetë në duart e grave”, tha Günther. Merkeli duhet të mendojë për atë që do ta pasojë, kërkon Christian Wagner nga Grupi Berlinez konservator i CDU-së.

Turqia paralajmëron Uashingtonin përpara vizitës së Tillerson-it

Ankaraja po rrit tensionet përpara vizitës këtë javë, të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Ministri i Jashtëm turk bëri thirrje që Uashingtoni të ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar shqetësimet turke rreth mbështetjes amerikane ndaj milicisë kurde YPG në Siri ose do të përballet me një prishje në marrëdhënieve.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusolgu foli në periferi të një takimi mes autoriteteve turke e afrikane, që u mbajt të hënën në Stamboll, duke lëshuar një ultimatum ndaj Uashingtonit, përpara vizitës së Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.
Sipas tij, lidhjet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara ndodhen në atë që ai e cilësoi “një pikë shumë kritike” dhe se “vendet ose do t’i ndreqin këto marrëdhënie ose ato do të shkatërrohen plotësisht”. Zoti Cavusolgu tha se, Turqia nuk do premtime, por hapa konkretë për të rivendosur besimin. Ai fajësoi Shtetet e Bashkuara për humbjen e besimit.
Të dy aleatët e NATO-s kanë patur mosmarrëveshje lidhur me mbështetjen që Uashingtoni ofron ndaj milicisë kurde siriane YPG, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ankaraja e konsideron YPG-në organizatë terroriste dhe të lidhur me një rebelim afatgjatë kurd në Turqi.
Muajin e kaluar, forcat turke hynë në enklavën siriane të Afrin-it të kontrolluar nga milicia kurde, përballë thirrjeve të përsëritura nga Uashingtoni ndaj Ankarasë që të mos ndërhyjë.
Turqia ka kërcënuar të zgjerojë operacionin e saj në qytetin sirian Manbixh, ku janë të vendosura forcat amerikane sëbashku me ato të milicisë YPG. Uashingtoni e ka kritikuar Ankaranë, duke pretenduar se operacioni i saj i vazhdueshëm në Siri po dëmton luftën kundër Shtetit Islamik.
Por ministri i Jashtëm turk Cavusoglu vuri në pikëpyetje angazhimin e Uashingtonit për të luftuar Shtetin Islamik. Ai pretendoi se Shtetet e Bashkuara nuk po i sulmojnë anëtarët e Shtetit Islamik në Siri, si justifikim për të vazhduar punën me grupin terrorist YPG.
Zyrtarët amerikanë nuk ia përgjigjur ende akuzave të diplomatit të lartë turk.
Të dielën, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare H. McMaster u takua në Stamboll me këshilltarin e presidentit turk, Ibrahim Kalin. Pas takimit, në një deklaratë të përbashkët të dy palët u angazhuan për një marrëdhënie strategjike afatgjatë.
Por analistët vunë theksin tek mungesa e përmendjes së mospajtimeve mes dy vendeve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson pritet t’i paraqesë një listë me shqetësime të SHBA-së homologun e tij turk kur të vizitojë Turqinë më vonë këtë javë, si pjesë e një turi më të madh rajonal.
Ndërkohë në një lëvizje më të fundit, autoritetet turke kanë bërë të ditur se, rrugën përpara ambasadës amerikane në Turqi do ta quajnë “Dega e Ullirit” sikurse quhet operacioni ushtarak turk në Siri që synon milicinë kurde YPG.
Ky veprim është shembulli më i fundit i marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve.
Kryebashkiaku i Ankarasë, Mustafa Tuna, shkroi të hënën në Twitter se “kemi nënshkruar propozimin e nevojshëm për të ndryshuar emrin e rrugës Nevzat Tandogan përpara ambasadës amerikane, në “Dega e Ullirit”.
Vendimi do t’i paraqitet Këshillit Bashkiak të Ankarasë ku ka shumë gjasa të miratohet tha zoti Tuna vetëm pak ditë përpara vizitës së zotit Tillerson.

Trump uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në letrën që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhet se, “gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë multietnike”.
“Teksa mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj”, ka thënë Trump në letrën e urimit.
“Derisa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Në këtë mënyrë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve”, ka thënë Trump.
Ai po ashtu ka theksuar se SHBA e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm, ndërsa Thaçi e ka falënderuar atë “për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën”.
“Populli ynë është me shumë fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook.

Presidenti i Haitit e dënon Oxfam-in pas skandalit seksual

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, e dënoi fuqishëm organizatën bamirëse britanike Oxfam, pas zbulimeve se stafi i saj ka angazhuar prostituta gjatë shpërndarjes së ndihmave në vitin 2011.
Në një postim në Twitter, Moise tha se këto veprime janë “shkelje shumë serioze e dinjitetit njerëzor”.
Oxfam, një nga organizatat më të mëdha të ndihmës në Britaninë e Madhe, ka qenë subjekt i një artikulli në gazetën “Times”, javën e kaluar.
Gazeta britanike e ka akuzuar atë për fshehjen e gjetjeve të një hetimi më 2011, sipas të cilave, punonjësit e ndihmës kanë paguar prostituta lokale për seks.
Oxfam ka qenë duke ofruar ndihma në Haiti, pas një tërmeti shkatërrues që ka goditur këtë vend në vitin 2010, duke lënë mbi 200,000 njerëz të vrarë.
Oxfam ka konfirmuar se ka pasur sjellje të keqe të stafit dhe se disa punonjës janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje pas hetimeve të brendshme.

Afganistan, diskutohen mënyrat për luftimin e terrorizmit

Kryeqyteti afgan ka mbledhur shefat ushtarakë të disa vendeve fqinje, përfshirë Pakistanin, për të diskutuar mënyrat e luftimit të terrorizmit.
Zyrtarët afganë dhe pakistanezë thanë se konfercena në Kabul do të përfshijë shefin e shtabit të ushtrisë së Pakistanit, gjeneralin Qamar Javed Bajwa, dhe shefat ushtarakë të disa vendeve të Azisë Qendrore.
Takimi ndiqet edhe nga përfaqësues të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara.
Prania e Bajwas është veçanërisht e rëndësishme, pasi edhe zyrtarët afganë, edhe ata amerikanë kanë rritur presionin mbi Pakistanin, për të ndërmarrë veprime kundër militantëve që operojnë në këtë vend.
Islamabadi mohon strehimin e grupeve militante që kryejnë sulme në Afganistan.
Qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, po lufton talibanët dhe grupet e tjera militante që prej tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.
Konferenca në Kabul pritet të prekë edhe tregtinë e narkotikëve në rajon.
Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i luleve nga të cilat prodhohen opiumi dhe heroina.

Wagner, politikani populist që do të bëhet mysliman

Megjithëse ka vetëm dhjetë ditë përvojë me mediat, Arthur Wagner-it nuk i shihet që sapo i ka dhënë fund një ore të lodhshme emisioni televiziv. Ai, politikan i partisë populiste të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), dhe i konvertuar në mysliman, ishte i ftuar në emisionin me bisedë në gjuhën arabe të “Deutsche Welles”, “Shabab-Talk”. Jo, ai nuk do që të heqë makiazhin nga fytyra, me siguri gruas së tij do i pëlqejë kur ta shohë, thotë ai duke veshur pallton e zezë, vënë kapelen dhe duke u futur në bisedë me një kafe shqeto në dore dhe një biskotë. Telefoni i tij bën herë pas here pip. Edhe gjatë bisedës, revista “Spiegel”, ZDF dhe madje “Washington Post” duan të flasin për të bërë shkrime me të, thotë ai.
Një politikan i AfD-së, një partie islamofobike, që kërkon të bëhet mysliman, si mund të bëhen këto dy gjëra bashkë. Historia e jetës e ka shtyrë që herët të bëj gjëra që nuk janë të zakonshme, tregon Wagner, i cili para pak ditësh mbushi 49 vjeç. Ai është gjerman i Rusisë, i rritur në Urale. “Ne ishim të huajt”, tregon ai. Maturën ai e ka bërë në një shkollë ku shkonin fëmijët e kuadrove të partisë. Si gjerman, atje “ke më pak vlera se një hebre”, tregon ai. Ai ka qenë në gjithë Bashkimin Sovjetik. “Unë kam pasur prindër të gabuar, emër të gabuar, kjo më ka çuar në krizë identiteti shumë herët”. Për pyetjen nëse ai tani sërish ka rolin e një të huaji, ai rri dëgjon dhe thotë: kjo është një paralele interesante.

Gjithnjë diku në mes

E ëma e Wagnerit ka qenë mësuese muzike, i ati programues. Biseda zhvillohet në mënyrë shumë reflektuese. Ai duket shumë i sjellshëm. Kur ka qenë i ri ka dëgjuar programet e Radios Deutsche Ëelle, tregon ai me krenari. Në atë kohë, më 1982, ka dëgjuar programin për fenë dhe kishën. Pra, gjëra që në Rusinë zyrtare nuk ishin të lejuara. Në rajonin ku është rritur ai feja ka qenë gjithnjë e pranishme. Por nuk kanë qenë të krishterët por myslimanët, që kanë jetuar prej qindra vitesh në zonën e Uraleve të Vollgës. 250 vjet më parë aty erdhën familjet gjermane, si ajo e Wagnerit. Në vitet nëntëdhjetë ata u “rikthyen” në Gjermani. Që kur ka qenë në Rusi ai ka studiuar gjashtë semestra matematikë. Në Gjermani e ka ndërruar drejtimin e studimeve në informatikë ekonomike. Dhjetë vjet ka punuar në shitje për një firmë që ka bërë tregti me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Pastaj ka arritur të bëhet shtresë e mesme, më vonë kriza e moshës së mesme, siç thotë ai. Ai u bë prift në një shtëpi fëmijësh në atheun e tij të ri në Brandenburg. Kjo i bëri mirë shpirtit tim, thotë ai. Kjo periudhë kaloi, në fund të fundit ai nuk është më i krishterë.
Paratë ai i fiton me një firmë konsultimi, që kërkon të nxisë tregtinë me atdheun e tij të mëparshëm, Republikën ruse të Bashkirisë. Kjo Republikë vlerësohet si e pasur për shkak të pasurive të naftës. Një faqe interneti tregon tre partnerët e firmës, një prej të cilës është Wagneri. Për në Ufas, kryeqytetit të Bashkirisë, ai ka fluturuar 600 herë, thotë Wagner. Jo vetëm për biznes. Atje, ku jetojnë pjesa më e madhe e myslimanizmit sunit, ai ka gjetur rrugën drejt fesë myslimane. Në këtë rrugë ai është “udhëhequr”.

Si ka përfunduar tek misioni i tij?
Që kur ishte në programin arab Wagner foli me moderatorin Jaafar Abdul Karim për momentet e tij spirituale. “Unë pash diçka … pata një përjetim … dëgjova një zë të më fliste”. Edhe në kafene zëri i tij dridhet kur flet për këto gjëra. Tamam ai nuk mund të flasë për to. Në këto momente ai rrezaton emocionalitet të rrallë.
Edhe kush flet me ezoterikët dëgjon të flitet për “lëshimin në momente magjike”. Por Wagner është e vështirë të krahasohet me temjanin dhe “om”-et e zërave. Kostum gri, këmishë të bardhë, kravatë, ai duket serioz dhe konvencional. Megjithatë duket që ai merr vesh nga këto gjëra. Ai flet për shenjën e tij të horoskopit Ujori dhe të ashtuquajturin “rregullin shtatë vjeçar të renovimit”.
Por ezoterikët, ndryshe nga Wagner nuk merren me politikë. Politika është për ta shumë racionale. Kurse Wagner do të jetë mysliman dhe politikan i AfD-së njëkohësisht. Ai i kthen përgjigje pyetjes, nëse rruga e tij ezoterike drejt myslimanizmit i ka dhënë një mision politik. Një lloj misionari “për të ndërtuar urat midis Evropës dhe myslimanizmit”. Më vonë, thotë ai, do që të bëhet “kujdestar”.
Pastaj celulari i tij bën sërish pip. Ai flet në telefon me të bijën. Ajo është në pubertet dhe ka filluar njësoj si ai në atë moshë, të konfrontohet me fenë. Asaj i interesojnë grupet radikale të krishtera në SHBA. Në një farë mënyre kjo temë është pjesë e familjes së tij, thotë ai dhe qesh nën zë, i ungji i tij në Zvicër sapo ka kaluar nga feja ortodokse në judaizëm. Wagner ka edhe humor. Edhe në studion e televizionit ai qesh. Ai nuk është mendjemadh. Në diskutimin që bëhet në studio ai duket nganjëherë i pasigurt dhe herë pas here mbyll gojën, duke vendosur gishtin në buzë. Në bisedën në kafene ai është më i sigurt në vetvete.

Si mund të bëhesh urë midis AfD dhe myslimanizmit?

Feja është njëra anë për Wagnerin, AfD është ana tjetër. Në emisionin televiziv ai foli me forcë kundër “reklamave për homoseksualitetin siç bëhen në demostratat e Christopher Street Day”. Kjo nuk i bën mirë shpirtit të fëmijëve, kur e shohin. Tu thuash fëmijëve që homseksualiteti është në rregull, është “politikë e gabuar gjinore”.
Në tavolinë zëri i tij ngrihet kur ai kërkon mbylljen e kufijve. Sepse Gjermania nuk është më në gjendje të përballojë refugjatë. Vendi është mbingarkuar. Në këtë pikë Wagner përfaqëson krejtësisht mendimin e partisë së tij. Edhe kur thotë, përndryshe rrezikon të shpërthejë luftë civile në Gjermani, ai nxit po ashtu si AfD frikën e popullit. Por, raporti midis myslimanëve që jetojnë në Gjermani dhe atyre që sapo kanë ardhur është tek Wagneri ndryshe nga partia e tij: Sepse myslimanizmi është pjesë e këtij vendi. Ka ardhur koha që edhe AfD ta pranojë këtë. Mbase ai, mund t’i tregojë kolegëve të tij të partisë çfarë mendojnë myslimanët. Nga ana tjetër edhe myslimanët duhet të përgjigjen kur u kërkohet të bëjnë diçka për këtë vend. Kështu Wagner propozon të kthehet në urë midis AfD dhe myslimanëve.

Jo kaq shumë refugjatë, por edhe jo kaq shumë AfD
Wagner rikosheta: Edhe për pyetjen cilin rol duhet të luajë AfD, ai flet për pozicionin e tij të cilin në parti nuk ia dëgjojnë me dëshirë, por që përfaqësohet nga ish-kryetarja e rrëzuar e partisë, Frauke Petry: AfD duhet të bëhet e aftë për t’u futur në koalicion, më mirë si një partnere e re e një Partie të fortë Kristiandemokrate. Në një pikë Wagneri ia kalon të gjitha pikëpamjeve të AfD: Ai beson se AfD në një afat të gjatë nuk do marrë më shumë se 20 për qind. Dhe ai mendon se kjo është në rregull. Sepse një AfD e fortë nuk do i bënte mirë “paqes në Gjermani”. Detyra speciale e AfD është ajo e një force konservatore dhe nacionalo-konervatore për “të ruajtur kulturën dhe shpirtin gjerman”.

Hapat e tjerë
Deri ku do shkojë ai në rrugën e tij për t’ u bërë mysliman, u pyet Wagner në studio. Nga 114 sure ai ka lexuar vetëm gjashtë të parat, thotë dhe kërkon falje. Me agjërimin ka bërë përvojat e para. Atij i duhet kohë të bëhet mysliman i mirë. Politikan është bërë në AfD. Hapi tjetër është krijimi i një fondacioni nëpërmjet firmës së tij për të çuar më tej “misionin” e tij. A do afrojë AfD edhe myslimanët, Wagner druhet se jo, por koha do ta tregojë. Nga “Deutsche Welle” ai largohet me hapa të lehtë, merr makinën e parkuar tek qoshja dhe shkon në shtëpi në Falkensee. Atje, ku më parë ka qenë përfaqësues i Kishës evangjeliste. Tani ai do dalë në mes të një zone, ku AfD ja islamofobike ka marrë rezultate të larta në sondazhe. A mund t’i besojë ai kolegëve të partisë, kjo nuk dihet me siguri. Dalja e tij publike si mysliman, thotë ai, ka marrë shumë kritika. Në AfD në zonën e tij, ka pasur lajme, sipas të cilave Wagnerin do donin më mirë ta përjashtonin.

Lubonja: Njerëzit duhet të bashkohen kundër këtij mashtruesi ndërkombëtar. Katrahurë me teatrin

Analisti Fatos Lubonja në një intervistë ka deklaruar se ndërtimet mbi Teatrin Kombëtar kjo qeveri po i bën vetëm për të fituar para.
Lubonja tha se i vetmi qëllim i fshehtë i ndërtimeve aty është, rritja e shifrës së tenderave me të cilët vjedhin.
“Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Nuk është hera e parë që flitet për prishjen e teatrit, ka qenë një projekt i hershëm teatrit, qysh kur ishte ministër kulture Rama ka dashur luajë. Ne kemi qenë kundër atëherë, unë kam qenë edhe këshilltar në atë kohë. Pastaj ka pasur një projekt tjetër, kur ishte kryetar Bashkie që donte të prishte teatrin që është një trashëgimi kulturore e Shqipërisë. Dikush mund të thotë që është një ndërtesë e dobët. Është e dobët por është një ndërtesë me arkitekturën e vet, me historinë e vet që edhe po u rikonstrukturua duhet të rrijë ashtu siç është”, tha Lubonja.
“Kryeministri edhe më herët thoshte se është e parikuperueshme, sepse kryeministri do beton dhe beton për të do të thotë para investime.

Ai prishi edhe stadiumin Qemal Stafa, thoshte nuk është i bukur apo nuk është i rikuperueshëm. Pra një shtet ruan, rikuperon. Në Itali kur bien tërmetet, ka një parullë: Ashtu siç ishte dhe ku ishte. Kryeministri ynë nuk e njeh fare këtë.
Atje ku u prish një urë osmane, karakteristike. Shqipëria që ndërton gjithë këto pallate, që ka kaq shumë beton ka kaq shumë gurë nuk ka mundësi ta bëjë ashtu atë?! Pse? Sepse ata duan ta bëjnë jo “Ashtu siç ishte ku ishte”, por duan të bëjnë një gjë të re që të fitojnë para. Ta shtojnë sa më shumë atë shifrën e tenderave me të cilat vjedhin. Plus fut edhe ndonjë dëlir të kryeministrit për kullat. Dhe të gjitha këto bashkë kanë sjellë këtë katrahurë që jemi ne sot”, deklaroi Lubonja. “Unë mendoj se ky është qëllimi i fshehtë, prishja atje për ndërtime, dhe kjo është fasada sepse ky është stili i Edi Ramës, e ka përdorur gjithmonë. Edhe kur prishi kinemanë “17 Nëntori” tha njëherë e ka futur brenda ai arkitekti, pastaj doli që s’ka as kinema. Është një mashtrues i njohur kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha analisti Lubonja.