19.5 C
Tirana
E hënë, 1 Shtator, 2025

Ora nuk do të ndryshojë më në mars dhe tetor? Çfarë propozon Parlamenti Europian

switch to summer time, concept for daylight saving, eps10 vector illustration

Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të premte propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Evropian. Kështu, besohet se shumë shpejt ora sezonale nuk do të ndryshojë më.
Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Evropian ta mbështetë propozimin e tyre, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës.
“Jam shumë i kënaqur që pas disa viteve diskutime në nivel të Komitetit në Parlamentin Evropian, ku unë jam anëtari i vetëm i Irlandës, propozimi u debatua dhe u votua sot në Parlament”, deklaroi eurodeputeti Shon Keli. Ai kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me rekomandimin që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit.

“Çifutët”, çfarë e detyroi Ramën ta heqë nga teksti fjalën poshtëruese?

Rama e ka korrektuar fjalën “çifut”, që bëri në Parlament ndaj popullit hebre. Po çfarë e ka detyruar Ramën që të zbythet brenda pak ditësh dhe të korrektojë fjalimin e tij duke hequr fjalën “çifut”? Duket se diçka ka ndodhur që Rama të jetë zbythur menjëherë.

Sali BERISHA
Edi Rama censuron Edvin Kristaq Ramen antisemit!
Rama heq nga fjala e tij ne parlament te gjithe paragrafin, ku ai, me gjuhen antisemite dhe te urrejtjes ndaj kombit hebre, perdori ne fjalen e tij ne parlament te njejtat terma qe perdorte Enver Hoxha. Ai u tha duke sulmuar deputetet e opozites se ju jeni gati te beheni çifute, eskimeze, dele e zeze etj etj.
Ky paragraf prej enveristi apo nazisti eshte hequr teresisht nga teksti i fjalimit te publikuar ne faqen e Kryeministrise.
Ju ftoj te lexoni fjalimin dhe te shikoni videon per te pare lakuriq dyfytyresine e Edi Rames. Ne vend qe te kerkoje ndjese publike per fyerjen e rende qe i beri kombit izraelit, ai zgjedh te hedhe gurin dhe fshehe doren. sb

KRYEMINISTRIA
Menu
KREU
NEËSROOM
LAJME
DREJTESIA E RE FUND PANDESHKUESHMERISE1518177639
Postuar më : 08 Shkurt 2018
Drejtësia e re fund pandëshkueshmërisë
Nga fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend:
Sot keni kërkuar debat për Jeruzalemin. Nesër mund të kërkoni debat për Kanalin e Panamasë. Pasnesër mund të kërkoni debat për rritjen e temperaturës në Polin e Veriut. Sepse ju jeni në një hall të pangushëllueshëm dhe do të ishit në gjendje të shpërthenit edhe një luftë nukleare, në qoftë se do të kishit gjë në dorë. Halli juaj lidhet me atë që po ndodh në këtë Shqipërinë tonë të vogël, prandaj ju nxit ju të kërkoni shpëtim larg kësaj.
Sot e kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme, nesër mund ta kërkoni diku gjetkë, mjafton të jetë një pikë e globit larg këtij vendit, këtu ku zien vorbulla që e rrit çdo ditë e sidomos natën, peshën e ankthit tuaj nga halli që ju ka zënë. Ju keni humbur pushtetin, keni humbur arsyen dhe tanimë keni humbur gjumin.
Politika juaj është jerm, baltë përpëlitje. Sepse ajo “e shkreta” dhe “e mallkuara” Reforma në Drejtësi, që e votuat këtu me të dyja këmbët në një këpucë, sepse ai vetting-u që nuk e ndalët dot, sepse kjo parti që nuk mundët dot, ju kanë futur në një hall shumë të madh, sepse e dini fort mirë, se sa të jetë kjo parti në qeveri, ju s’keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi, siç ishte për sa kohë, ju e sunduat dhe e torolisët, duke e kthyer shtetin shqiptar në një zhele pas asnjë vlerë.

Ju keni frikë nga ajo që po ju vjen e nuk keni faj. Faj ju vë kush nuk ju njeh dhe nuk e di se çfarë i keni bërë këtij vendi. Nuk është rastësi që çohesh këtu, Sali dhe thua 21 janari, fjalën e parë, ndërkohë që deshe të thuash 21 dhjetori. Gjuha shkon atje ku dhëmb…, dhëmbi thotë proverbi, por ty të dhemb në tjetër vend e gjuha aty të shkon, por atë vend nuk ta lan dot.
Bashkë me artistin, mikun tim Lulzim, e futët detin në govatë. Në govatën e pushtetit tuaj të marrë fund dhe firmosët një marrëveshje antikushtetuese, që e përkthyer në gjuhën popullore quhet “tradhti ndaj atdheut” për cenim territorial. Sot jeni gati edhe detin ta nxirrni rrugëve, që të bëhet, ç’të bëhet, por deti të na marrë të gjithëve, vetëm të na nxjerrë matanë asaj grope që po ju hapet përditë dhe ju e shihni më shumë, seç e shohin gjithë të tjerët, gropa e ndëshkimit të drejtësisë, që ju nuk keni më asnjë shans që ta ndaloni.
Natyrisht, këtu mes jush ka jo pak njerëz që nuk kanë arsye të tremben, por frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Niseni sot dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nesër. “Tek sheshi, tek sheshi” dhe pastaj të shohim, a do bëhet, a s’do bëhet përshesh.
Frika ju bën haluçinantë. Ulërini për Amerikën, njësoj si ata kalamajtë në filmin “Mëngjese luftë”, që thoshin “o Guri, hajde se po na rrahin”. Kujtoni se tani po ju dëgjon Guri atje matanë dhe do vijë t’ju mbrojë juve, jo nga ne, por nga ajo që Guri po ndërton këtu, bashkë me partnerët europianë e bashkë me ne, druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure këtij populli për t’ia kthyer.

Ju vazhdoni bërtisni, po nuk e keni me ne dhe nuk ua kemi ne fajin, që po ju thyhen arrat. Kanë filluar të kërcasin arrat. Arrat që ju kujtuat se do t’i mbanit gjithmonë në thesin tuaj dhe askush nuk do të guxojë ta prekë atë thes.
Nuk e gjeni dot në Jerusalem, shpëtimin. Nuk e gjeni dot në Jerusalem, strehën që po ju shembet këtu në Shqipëri dhe nuk po jua shembim ne, por streha po shembet, sepse në këtë betejë, – ua kam thënë që ditën e parë, – ne nuk jemi vetëm dhe mirë do të ishte të ishim të gjithë bashkë, jemi me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Europian. Dhe me SHBA nuk ju bashkon dot Jerusalemi, se ju ndan drejtësia, ju ndan Reforma në Drejtësi, ju ndajnë të gjitha makinacionet që keni bërë për ta ndalur reformën. Ju ndan ajo fshesa e vetting-ut që donit ta kyçnin në çadër. Ju ndan e ardhmja me drejtësi për të gjithë njësoj, si për mua, si për ty, Sali. Ama, për të gjithë Shqipërinë.
Sot, këtu ju flisni për Jerusalemin. Sot, këtu votohet për KLP-në dhe KLGJ-në. A mund ta thoni, pse nuk votoni ju? A mund ta thoni, pse keni tre herë rresht që silleni në Komisionin e Ligjeve, tamam si ata, në atë shprehjen, me temperaturë, por krenarë.
Pse nuk e votoni krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë?
Ju nuk keni si votoni, sepse nuk mund të votoni me duart tuaja vazhdimin e një procesi që mund t’ju lidhë duart në fund. Keni bërë shumë, keni fshehur shumë, keni mbuluar shumë dhe s’keni faj, si ta bëni ju me duart tuaja?

KLGJ dhe KLP do të ngrihen sot dhe sot mbaron filmi me gogla. Ne do të votojmë, ju s’do votoni dhe ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Këtu mbaron fundi i gjithë një përpjekjeje pafund, që ju ta bllokoni. E vini apo nuk e vini ju kujën, dilni së bashku dhe i hidhni këpucët në hava, duke i kujtuar si raketa që mund të sulmojnë Korenë e Veriut, fshesa e vetting-ut ka filluar, Sali dhe shumë shpejt disa nga të dashurit e tu në gjykatat e larta të Shqipërisë, tani po i shef si po fluturojnë përjashtë pallatit të drejtësisë.
“Drejtësia e plepave”, – se ti e mbolle fushën e drejtësisë në Shqipëri me plepa të kalbur, – do shembet. Ai filiz që u mboll këtu e dy vjet më parë, edhe me votën tuaj, – e para votë në historinë e këtij Parlamenti që ishte kartoni jeshil lart, koka poshtë, gati ngjitur me këpucën, – do rritet dhe trungu i drejtë i drejtësisë së re nuk mundet më të ndalohet të rritet.
Edhe marrëveshjen e re të detit, Saliu e di më mirë nga të gjithë se çfarë është ajo. Kur të dalë harta e re, ku do shkojë Saliu? Aty do të jetë përsëri, se Saliu divorcin me turpin e ka bërë që ditën kur braktisi partinë e vet të vërtetë dhe erdhi e kidnapoi Partinë Demokratike.
Një gjë ta dini mirë të gjithë, Shqipëria me Amerikën nuk ndahet nga vota në OKB, se vota në OKB të tilla ka pasur plot dhe nuk ka ndodhur asgjë. Shqipëria me Amerikën nuk mund të jenë mollë sherri këtu. Këtu ndarja është shumë e qartë; me kë jemi, me drejtësinë apo me pandëshkueshmërinë? Me kë jemi, me hetime për të gjithë, apo me hetime për ata që nuk janë pjesë e barkut të shtëpisë, apo e barkut të partisë? Me kë jemi, me fotografitë e të shkuarës, apo me Shqipërinë e drejtë të së nesërmes?
Kjo është ndarja. E në këtë ndarje, ju jeni vetëm. Tërësisht vetëm”.

Ultimatum i pedagogëve për Qeverinë!

10 ditë nga mosmarrja e pagës së muajit janar, Pedagogët e Universitetit të Tiranë kanë dalë me një deklaratë ku kanë kërcënuar me grevë të përgjithshme nëse nuk do të ketë një zgjidhje dhe qeveria nuk pranon të ulët në negociata. Në këtë deklaratë Forumi për Liritë Akademike dhe Autonomi Universitare ka renditur të gjitha kërkesat e pedagogëve

Deklaratë e Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare
Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në universitetet publike shqiptare të krijuara nga bllokimi i fondit të pagave nga ana e qeverisë shqiptare gjë që ka sjellë mosdhënien e pagave për trupën akademike dhe personelin administrativ të universiteteve publike. Një situatë e tillë ka shkaktuar revoltën dhe reagimin e drejtë të dhjetëra profesorëve dhe të personaliteteve më në zë të botës universitare shqiptare. Në shenjë të mirënjohjes për reagimin e tyre si dhe të përgjegjësisë dhe misionit që forumi i ka vënë vetes që prej krijimit të tij në vitin 2007, grupi koordinator i forumit u mblodh mbrëmë vonë dhe pas analizës së situatës së krijuar në universitet vendosi t’i drejtohej kolegëve, opinionit publik, institucioneve të zgjedhura universitare dhe insitucioneve përgjegjëse qeveritare me këtë deklaratë.
Gjendja e krijuar është pasojë e rëndësishme e ligjit të arsimit të lartë kundërshtuar prej kohësh nga trupa akademike e UT-së dhe nga forumi
Qeveria shqiptare me veprimet dhe mosverpimet e veta duhet të mbajë përgjegjësinë për bllokimin e pagave dhe për bllokimin e përgjithshëm të punës në universitetet shqiptare. Ndjesa publike e kërkuar edhe pse e vlerësuar, nuk zgjidh asnjë nga problemet reale që ka universiteti sot. Përfaqësuesit e shtetit në bordin e administrimit janë pjesë e bllokimit. Forumi mendon se qeveria po bën aleancë me kastën që është përgjegjëse për gjendjen aktuale në universitet duke e rënduar më tepër atë. Pagat e universitetit janë më të ulëtat në rajon dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Fondi i pagave mbulohet vetëm pjesërisht nga qeveria (9 nga 12 muaj) dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Fondet për kërkimin shkencor nga ana e qeverisë janë më të ulëtat në Evropë dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Qeveria duhet të ulet më në fund me ne, trupën akademike, për të bashkëndarë përgjegjësitë dhe gjetur zgjidhjet.

Strukturat menaxhuese që burojnë prej këtij ligji: Bordi i administrimit dhe administratorët që drejtojnë prej më se dy vjetësh Univeristetin e Tiranës janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen e krijuar dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat. Ata, me arrogancën e komisarëve politikë, jo vetëm që janë shkaktarët e krizës por qëllimisht kanë tentuar të poshtërojnë trupën akademike dhe administrative duke mos u dhënë asnjë shpjegim asambleve, senatit, përgjegjësve të departamenteve, dekanëve dhe rektorit të universitetit për gjendjen e krijuar
Kjo është shenja e parë e dukshme e krizës menaxhuese të UT-së që nuk mund të shpjegohet vetëm me paaftësinë. Administratorët dhe bordi i administratrimit ka krijuar një situatë të paprecent të bllokimit të universitetit prej më se një viti. Bordi dhe adminstratorët nuk përfaqësojnë interesat e universitetit, por interesa politike dhe të grupeve okulte të kastës universitare që kanë dominuar këto 20 vjet në mënyrë abusive UT-në
Insitucionet përfaqësuese të UT-së si senati dhe autoritetet e zgjedhura në të gjitha nivelet, përfshi përgjegjësit e departamenteve, dekanët dhe rektori nuk kanë vepruar shpejt dhe me efikasistet në mbrojtje të interesave të UT-së duke lejuar një degradim të vazhdueshëm të gjendjes në UT.

Duke parë gjendjen e krijuar në universitet bordi i forumit ka vendosur organizimin e një takimi me pedagogë, studentë dhe nënpunës të administratës së universitetit për të diskutuar dhe marrë vendimet për reagimin e mëtejshëm për çështjet e mëposhtme:
Moskalimin e pagave
Për të përcaktuar hapat dhe modalitetet për shkarkimin e bordit të administrimit dhe administraitorit të UT-së.
Për të përcaktuar hapat dhe grupin negociator me kryeminstrin dhe ministren e arsimit për gjetjen e modaliteteve për zhbllokimin e universitetit dhe kthimin e tij në normalitet funksional dhe demokratik. Qeveria duhet të marrë përsipër pagesën e plotë të grantit qeveritar për pagat i cili aktualisht mbulon vetëm 9 muaj nga 12 muaj të pagave të UT-së dhe duhet të nisë procedurat fiunanciare për ekuivalentimin e pagave në universitet me atë të kolegëve të vendeve të rajonit (së paku nivelin e pagave në Republikën e Kosovës)
Hapjen e një debati brenda universitetit me organet e zgjedhura për realizimin e standarteve të akredimit, të cilësisë së mësimdhënies, punës shkencore dhe rikonceptimit të rolit të UT-së në fushën e dijës dhe në shoqëri
Grupi koordinator i forumit ka bindjen e plotë se gjendja e nënshtrimit të trupës akademike çon në dekompozimin e UT-së dhe se një lëvizje për përballimin e kësaj situate, ku nuk përjashtohet edhe thirrja e një greve të përgjithshme në rast të refuzimit të negociatave apo të dështimit të tyre, është sa emancipuese, aq edhe e domosdoshme.
Kordinadori i Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare
Prof. Assoc. Dr. Mark Marku

Foto lajm/ Çfarë po bën Bushati?

Një foto interesante është shkrepur të enjten nga fotografët në Parlament. Në foto shikohet Rama i ngazëllyer duke hapur krahët, ndërsa anash tij qëndrojnë, zv.kryeministrja si dhe ministri i Jashtëm. Në të njëjtën foto shikohet ministri që përkulet me trup poshtë tryezës duke kërkuar të gjejë diçka që nuk mund të shihet. Ajo që shikohet është vetëm kënaqësia e Ramës në sytë plot gaz dhe dhëmbët e qeshur. Ministri i Jashtëm është një nga njerëzit më të afërt të Ramës. Shpesh herë është i deleguari i Ramës në bisedime konfidenciale politike. Siç ishte edhe rasti i Greqisë, ku Bushati u mbyll për dy netë në hotel me Kotciasin për të prodhur më në fund shitjen e heshtur të detit dhe dy blloqeve të naftës dhe gazit që duket nuk do të kalojë pa pasoja.

Falja e detit, paralajmërimi i fortë i ish-Presidentit: Tradhëti kombëtare, do sjellë konflikt me Greqinë

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas publikimit në mediat greke të lajmit se marrëveshja për paktin detar është arritur. Nëpërmjet një postimi në faqenë e tij në ‘Facebook’ Nishani thotë se prokuroria duhet të ndërhyjë pasi territore shqiptare i janë falur palës greke, ndërsa thekson se kjo marrëveshje do të ketë pasoja rajonale.
Ai thotë se tashmë nuk është sekrate që zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës, zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik, Shqipëria ia ka dorëzuar Greqisë. Ai shkruans e nëse ky lajm është I vërtet ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhëtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912.

POSTIMI I PLOTË:
Të dashur miq!
Media greke njofton sot se Marrveshja e Detit midis Shqiperisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse. Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik.
Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës.
Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhëtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912.
Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale.
Me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.
Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës ?
Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.

Citoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese:
“26. Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e plotfuqisë së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar”.
Pra Gjykata thotë : “gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes”.
Kërkoj publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj, “negociatat dhe bisedimet” për Marrveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë “Plotfuqishmëria” sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi Sovranitetin e Shtetit.
I bëj thirrje opozitës shqiptare të kërkoj transparencë të plotë për të gjithë proçesin e negociatave dhe rezultatin e arritur për këtë çështje. Në këtë rast opozita ka një përgjegjësi historike.
Shpresoj shumë që media dhe intelektualët shqiptarë të mos heshtin në bashkëfajsi!

Basha: Kjo është klithma urgjente për ndryshim

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka denoncuar sot përmes një postimi në Facebook, një fakt tepër negativ për ekoniminë në vend. Në një tabelë referuar Drejtorisë së Tatimeve, Basha vë në dukje se 1747 biznese janë mbyllur vetëm në janar të këtij viti, ndërkohë që në janar të vitit të shkuar shifra ka qenë më e ulët.

Statusi i plotë i Bashës
1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë. 1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Zyrtare nga Greqia: Ramës i morëm në tavolinë dy parcelat e naftës dhe gazit në det

Shqipëria dhe Greqia duket se e kanë përmbyllur marrëveshjen për delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike, çka i hap rrugë shfrytëzimit nga pala greke të parcelave 1 dhe 2, që Tirana zyrtare i ka konsideruar si të diskutueshme. Kështu bën të ditur portali grek, energy press.gr që u referohet burimeve te mirinformuara.
Portali nxjerr në drite dhe një detaj tepër të rëndësishem: pala greke e pranon për herë të parë se delimitimi është bërë pjesërisht me metodologji të gabuar, një pikëpamje që e ka mbrojtur me zjarr pala shqiptare. Siç vë në dukje energypress, pala greke ka pranuar se gjatë përllogaritjeve gjiret detare do të duhej të konsideroheshin të mbyllur, keshtu që të zbatohej dispozita që parashikon konventa ndërkombetare për të drejtën e detit.
Si për të “ekuilibruar” pranimin e këtij gabimi, burimet e energy press kanë thënë se me marreveshjen e re, pala shqiptare nuk mund të ngrejë asnjë pretendim për shelfin kontinental të ishujve Otonoi dhe Erikousa. Për negociatat me Greqinë lidhur me marrëveshjen e detit ka reaguar i pari ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha thotë se me marrëveshjen e re, Rama i ka falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon e Mesdhe. Sipas tij, nga kjo marrëveshje Shqipëria humbet së paku 1 mijë Km katror sipërfaqe detare.

Çfarë denoncoi Berisha
Rama heq mbathjet dhe i fal Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut!
Te dashur miq, pasi anulloi me vendim 100% korruptiv te Gjykates Kushtetuese dhe 100% per llogari te pales se trete Marreveshjen e Detit me Greqine, te bazuar ne traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama ne fshehtesi dhe mungese transparence te plote ka arritur marreveshjen e tij per detin, ne te cilin i ka falur Greqise as me shume dhe as me pak se sa fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut, te cilat, qe kur eshte themeluar shteti shqiptar kane qene territor i tij.
Arritjen e kesaj marreveshje, ne te cilen Shqiperia humbet te pakten 1 mije km katror siperfaqe detare, Edi Rama e mbajti ne fshehtesi te plote dhe shqiptaret e moren vesh arritjen e saj nga informimi qe beri ne parlamentin e vendit te tij ministri i jashtem grek Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marreveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujerat e saj territoriale.
Pas kesaj deklarate Rama nxori Diteziun per te deklaruar dhe mashtruar shqiptaret se marreveshja eshte dhe do jete ne perputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese, dhe Rama vete pohoi se marreveshja me Greqine eshte arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marreveshje por pa pergenjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar ate qe deklaroi ministri i jashtem grek ne parlamentin e vendit te tij.
Cilido qe di te lexoje deklaratat e mesiperme e ka te qarte se marreveshja eshte arritur dhe se Edi Rama ka pranuar harten e pales greke, ne te cilen, sipas burimeve te sigurta, perveç zgjerimit ne 12 milje te kufirit detar te Greqise, Rama i fali vendit fqinj fushat me te medha te gazit por dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut.

Skenari rumun i arrestimeve politike me Reformën në Drejtësi

“Capital Research Center”
Fushata e George Soros për të promovuar vizionin e tij të demokracisë së “Shoqërisë së hapur” mori vrull në mesin e viteve 2000. Investimi i filantropistit perëndimor në “zhvillimin demokratik” europianolindor filloi që të shpërblehet nga mesi i viteve 2000. Megjithëse miliarderi i majtë George Soros humbi rreth 27 milionë dollarë në orvatjen e tij për të larguar Presidentin George W. Bush, ai arriti sukses më të madh në ish-bllokun lindor: kandidatët e favorizuar prej tij fituan zgjedhje dhe OJQ-të e tij të “lyera” mirë ndihmuan që të mundeshin kundërshtarët nëpërmjet aktivizimit politik. Ndërkohë, aktivistë të OJQ-ve dhe të “Shoqërisë së hapur” të Sorosit qëndronin gati për t’i mbushur këto vende në qeveritë europianolindore.
E diplomuara në Central European University dhe ish-aktivistja e OJQ-ve, Monica Macovei na jep shembullin e parë sesi aktivistët e lidhur me Sorosin fituan pushtet në Europën Lindore. Në vitin 2004, Presidenti rumun Traian Băsescu e zgjodhi Macovei që të shërbente si ministre Drejtësie në qeverinë e tij. Gjithashtu, ai zgjodhi Renate Weber, Presidenten e Këshillit të Fondacionit, si këshilltaren e tij konstitucionaliste dhe legjislative. Macovei dhe Weber qenë aq shumë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet OJQ-ve të lidhura me Sorosin, sa që edhe shkuan bashkë në ditën e parë të punës në kryeqytetin rumun.

Korrupsioni dhe Bashkimi Europian
Për qeverinë e re rumune, përgatitjet për të hyrë në Bashkimin Europian rezultuan që të ishin sfida më e madhe. Open Society Foundation (OSF) e Sorosit luajti një rol kyç në futjen e shteteve passovjetike në Bashkimin Europian. OSF-ja i delegoi vetes detyrën e ndihmimit të vendeve kandidate dhe vlerësimin e gatishmërisë për të hyrë në Bashkimin Europian nëpërmjet botimit të raporteve në zonat brenda qeverive dhe kulturave që ata i gjenin problematike. Në korrikun e 2002, revista rumune “Dilema” e quajti një prej botimeve javore të saj “Besimi në drejtësi”, duke botuar sondazhe nga Fondacioni Soros (midis të tjerëve) që pretendonin se 90% e rumunëve besonin se korrupsioni ishte rritur apo kishte mbetur njëlloj qysh nga zgjedhjet e mëparshme.
Kjo ndihmoi në nxitjen e partisë në pushtet që të krijojë Zyrën Kombëtare Antikorrupsion (PNA) e pavarur. Andrei Pleșu, themeluesi i “Dilema”, ishte një filozof i lidhur me Soros dhe më pas këshilltar i Presidentit Băsescu. Pleșu ndihmoi që të organizohej Grupi për Dialogun Social (GDS).
Në 1990, Sorosi u takua me GDS-në nëpërmjet kontaktit rumuno – hungarez, Salat Levente dhe i paraqiti një ofertë që ata nuk mund ta refuzonin: ai do t’i dhuronte grupit 1 milion dollarë që do të ndihmonin të ndërtohej një rrjet OJQ-shë i favorshëm për të në Rumani. Por “duke mos e kuptuar rëndësinë e resurseve për suksesin e ideve”, shkruan një tjetër themelues i GDS-së, grupi e hodhi poshtë ofertën për të ruajtur një imazh pavarësie.

Megjithatë, Alin Teodorescu, një prej anëtarëve kryesorë të tij, qëndroi në kontakt me Sorosin dhe e ndihmoi atë që të ngrinte Fondacionin Soros më pas po atë vit. Bile Teodorescu shërbeu edhe si presidenti i parë i tij. Pleșu ju bashkua më pas Weber dhe Levente në këshillin drejtues të Fondacionit.
Raporti i vitit 2002 i Bashkimit Europian – që doli 4 muaj pas botimit të sipërpërmendur të numrit të “Dilema” – identifikoi korrupsionin si problem parësor që e pengonte pranimin e Rumanisë në organizatë. Raporti nënvizonte se “vëzhgues të pavarur” konkludonin se “nuk kishte pasur asnjë reduktim të konsiderueshëm të korrupsionit gjatë periudhës raportuese”. Ai theksonte 343 personat e dënuar për korrupsion në 2001 – më pak se në 1999.
Këta vëzhgues gjoja të “pavarur” nuk duket se kishin marrë në konsideratë faktin se mund të kishte pasur më pak korrupsion në 2001 sesa në 1999. Në vitin 2004, për të treguar se po bënte progres, qeveria rumune e uli pragun financiar për investigimin e fitimeve të paligjshme. Raporti atë vit i Komisionit Europian e lavdëronte përpjekjen, por argumentonte se kishte gjasa që ta fokusonte PNA-në në krimet e thjeshta, duke nënvizuar se deri më tani kishte çuar në 86 dënime me burg, shumica e të cilave krime të vogla. “PNA-ja duhet të sigurojë se mbetet e fokusuar në mandatin e saj thelbësor e investigimit të korrupsionit në nivelin e lartë”, mëshonte raporti. Duhet të kapeshin disa peshq të mëdhenj.

Një postbllok kushtetues
Ndërkohë, Macovei qëndronte më shumë se gati që të përgjigjej. Por në fillim të mandatit të saj, ajo hasi në një postbllok. Gjykata Kushtetuese rumune vendosi se, për shkak që PNA-ja ishte nën autoritetin e Ministrisë së Drejtësisë, ajo nuk mund të investigonte parlamentarë për shkak të imunitetit të tyre. Modeli kushtetues i shekullit të XIX-të i Rumanisë parasovjetike ishte i modeluar sipas Kushtetutës belge dhe siguronte mbrojtje të kufizuar ligjore të stilit perëndimor për parlamentarët e saj. Pas rrëzimit të komunizmit, Kushtetuta e re e Rumanisë u dha imunitet të plotë parlamentarëve, duke i ruajtur edhe nga hetimet penale. (Eventualisht, vendi e amendoi këtë klauzolë problematike në 2003, duke lejuar që të hetoheshin apo paditeshin për probleme jo të lidhura me fjalën, megjithatë vetëm nëpërmjet zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë).
Për ta zgjidhur problemin e imunitetit dhe ecur përpara me hetimet për korrupsionin, Băsescu e vendosi PNA-në nën autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm… ama pa i dhënë kontroll të plotë. Macovei, e cila e kishte kritikuar vazhdimisht PNA-në, më pas i dha Freedom House – një tjetër OJQ e financuar nga Sorosi – rreth 40000 euro për të kryer një audit të agjencisë.
Jo për t’u habitur, miqtë e saj të Freedom House e gjetën PNA-së kishte një performancë të ulët. Më pas qeveria e ktheu PNA-në në Drejtorinë Kombëtare Antikorrupsion (DNA) dhe Ministria e Drejtësisë e Macovei – në vend të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (CSM) – mori përgjegjësinë mbi Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryeprokurorin e DNA-së.
Si rezultat, media dhe OJQ-të në Rumani ia dolën që t’i shmangnin me sukses ligjvënësit që e kundërshtuan agjencinë e re antikorrupsion në aspektin e të drejtave civile. Macovei largoi drejtorin dhe prokurorë jomiqësorë të PNA-së dhe i zëvendësoi ata me njerëz besnikë ndaj saj dhe administratës së re. Me Macovei në krye të drejtësisë, akuzat e nivelit të lartë u rritën ndjeshëm.

Mënyra e Macovei
Monica Macovei, ministre e Drejtësisë dhe një kuadër i shkollës së aktivizmit të “Shoqërisë së hapur” të George Soros, kishte të listuar objektivat e saj të zyrtarëve qeveritarë të supozuar si të korruptuar. Të akuzuarit përfshinin 9 gjykatës dhe prokurorë, 8 parlamentarë dhe 2 ministra kabineti. Ajo paditi deri edhe zëvendëskryeministrin e Presidentit Basescu. Kryeministri në largim Adrian Năstase shkoi në burg për keqpërdorim të fondeve publike në 2012. Edhe ky investigim nisi nën Macovei.
Por paraqitja e këtyre trofeve të nivelit të lartë Komisionit Europian bartëte shpërblime potencialisht më të mëdha sesa thjesht ndihmë për Rumaninë që të hynte në Bashkimin Europian. Në një intervistë me uebsajtin EUPolitix në majin e 2006, Macovei la të nënkuptohej interesi i saj për t’u bërë komisionerja e parë e Bashkimit Europian nga Rumania. Duke i bërë jehonë shtypit gjerman, “Bucharest Daily News” raportoi më 21 shtator 2006, se, me hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Bashkimin Europian në 2007, “trupa e komisionerëve do të duhej të zgjerohej, duke përfshirë 2 anëtarë më shumë”. Raportimet e paraqisnin Macovei si një kandidate të fortë për pozicionin e Drejtësisë për shkak të përndjekjes së politikanëve të fuqishëm nga ana e saj.

Shpërdorim detyre
Për ta zgjeruar rrethin e korrupsionit, Macovei e zgjeroi shumë konceptin e “shpërdorimit të detyrës”. Në vend që të mbështeteshin tek votuesit që t’i vinin përgjegjësisë në kutitë e votimit, zyrtarët që performonin dobët apo neglizhentë, klasa e re prokuroriale e Rumanisë – sigurisht, e përzgjedhur nga klasa e OJQ-ve dhe e financuar nga Soros e kompani – tani mund t’i dërgonte ata direkt në burg. Megjithëse hyri në fuqi, pasi Macovei u largua nga posti, Kodi i Ri Penal i Rumanisë më shumë se e dyfishoi dënimin për shpërdorim detyre, duke e çuar nga 2 në 7 vjet dhe bile fshiu edhe fjalën “qëllimisht” ku i referohej akteve të dëmshme.
Pasojat mund të ishin të tmerrshme. Ministri i Shëndetësisë, Eugen Nicolăescu mësoi në televizion se Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion (DNA) kishte hapur një hetim ndaj tij për shpërdorim të supozuar detyre. Hetimi citonte një rinegociim që kishte ndodhur 8 vite më parë, kur Llotaria Rumune kishte rinegociiuar një kontratë me një kompani greke për makina shtesë. Hetuesit argumentonin se marrëveshja i kishte kushtuar kompanisë rumune – dhe, për pasojë shtetit rumun – para dhe ia vinte në ngarkim këto humbje Nicolăescu dhe dy aksionerëve të tjerë që kishin miratuar rinegociimin.
Agjencia Kombëtare e Integritetit (ANI) qe një tjetër gjetje e Macovei. Kjo agjenci e re në thelb trajtonte të gjithë nëpunësit civilë dhe anëtarët e familjeve të tyre si të dyshuar për korrupsion. ANI-ja u kërkonte atyre që të deklaronin të gjitha asetet dhe gjithçka që kishin shitur brenda vitit të mëparshëm. Asnjë ligj i tillë nuk ekzistonte ndokund në Bashkimin Europian, të cilin, si për ironi, Macovei e trajtonte si standardin e artë e ligjit e të drejtësisë. Ajo bile mburrej se ANI-ja përfundonte duke prekur “rreth 500000 njerëz në total”.

“Kjo tingëllon e çuditshme në Gjermani apo në Francë, ku deklarime të tilla janë konfidenciale dhe regjistronin institucionin”, pranon Macovei. “Në Rumani, kjo nuk funksionon. Nëqoftëse në Rumani ne e regjistrojmë konfidencialisht në një institucion, është njëlloj sikur nuk ekziston”. Megjithatë, shumë prej këtyre institucioneve, si banka apo kompani automobilistike, janë shumëkombëshe me qendër në Europën Perëndimore. Nëqoftëse degët vendore i shkatërrojnë rregullisht regjistrimet, siç sugjeron ajo, atëhere njeriu duhet të habitet se pse ajo nuk e ngriti problemin me këto kompani.
Sipas transkriptimeve të bëra gjatë debatit publik lidhur me ligjin të siguruara nga Shoqëria për Drejtësinë, Macovei ftonte vetëm anëtarë OJQ-shë për të diskutuar krijimin e ANI-së, duke përjashtuar gjykatës dhe prokurorë që do të duhej ta zbatonin atë dhe të cilët politika do t’i prekte më së shumti.
Gjithashtu, ajo bëri ndryshime të ndryshme “progresive” në Kodin Penal nëpërmjet Parlamentit: duke kufizuar aksesin për avokatët gjatë seancave dëgjimore dhe duke lejuar prokurorët që të përgjonin dhe survejonin pa leje paraprake. Kur Komisioni i Drejtësisë së Parlamentit deshi të diskutonte “reformat” e saj, ajo u irritua aq shumë me ta se po përpiqeshin ta ndalnin “progresin” sa që u largua menjëherë nga mbledhja dhe përplasi derën.

Big Brother?
Metodat e Macovei zemëruan çdo sektor të qeverisjes, përjashto degën miqësore ekzekutive. Gazeta konservatore “Ziua” argumentonte se ajo ishte “ministrja më e llastuar që kishte pasur ndonjëherë Rumania”. Lideri i minorancës në koalicionin qeverisës e Băsescu ju referua taktikave të saj si “jokushtetuese” dhe “staliniste”. Edhe Fondacioni Soros shprehu shqetësimin se disa prej propozimeve të saj mund të çonin në një shtet policor. Mircea Ciopraga në Dhomën e Ulët të Parlamentit argumentoi se masat dhe propozimet e reja çonin rrezikshëm prapa në ditët e komunizmit: Njerëzit kanë preokupime më urgjente lidhur me shërbimet sekrete.
Specifikisht, kontroll më të madh mbi aktivitetet e tyre dhe zbulimin e krimeve të ish-Securitates komuniste, trashëgimtarë të së cilës janë, pjesërisht, shërbimet sekrete aktuale. Rumania as nuk kaloi një 11 shtator, as nuk ka shanse objektive që të ndodhë një gjë e tillë. Nuk ka aspak nevojë për një Patriot Act.

Por Macovei ia arriti ta anashkalojë Parlamentin nëpërmjet të sapokrijuarës Drejtori për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT). Nëpërmjet një urdhëri të jashtëzakonshëm, administrata autorizonte agjencinë që të interceptonte biseda telefonike, të survejojnë individë dhe të kishte akses në llogari bankare pa leje paraprake.
Masa nuk shkaktoi revoltë të gjerë publike për shkak të mandatit të kufizuar të agjencisë për t’u marrë vetëm me kërcënime dhe sigurisë kombëtare dhe krim të organizuar. Por në mbledhjen e tij të parë pas zgjedhjes së Băsescu, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare (CSAT) të vendit e kishte deklaruar tashmë korrupsionin si një çështje të sigurisë kombëtare, diçka që vetëm Parlamenti kishte tagrin kushtetues që ta bënte.

Kjo i dha DIICOT-it dhe Shërbimit të Inteligjencës së Brendshme të Rumanisë autorizimin për të vendosur të dyshuarit për korrupsion në të njëjtën kategori me të dyshuarit për terror të brendshëm. Gjithashtu, kjo hapi rrugën për bashkëpunim sekret SRI – DNA – një tjetër paligjshmëri nën Nenin 7 të Ligjit 303/2004, që i ndalon prokurorët nga bashkëpunimi në çdo mënyrë me agjentë të shërbimit sekret. Veç kësaj, publiku nuk dinte asgjë për Vendimin Nr.17 të 28 shkurtit 2005 të CSAT-it. Ai mbeti sekret deri në janarin e 2017, kur gazeta “Evenimentul Zilei” siguroi një kopje të vendimit.
Shpesh Macovei u thoshte vëzhguesve perëndimore se, megjithëse Rumania kishte ligje të mira, ajo kishte nevojë për njerëz të mirë në pozicionet që merreshin me zbatimin e këtyre ligjeve. Por edhe pse ajo nuk abuzoi asnjëherë me postin e saj, masat që ajo avancoi – shpesh nëpërmjet një dekreti të jashtëzakonshëm pa inputin e Parlamentit – krijuan një sistem që ministrat e Drejtësisë dhe prokurorët e ardhshëm mund ta shkelnin lehtësisht në emër të luftës kundër korrupsionit.

Kur Senati kaloi një rezolutë jodetyruese që bënte thirrje për dorëheqjen e saj për korruptim të drejtësisë dhe interferim me Parlamentin, OJQ-të e lidhura me rrjetin e Sorosit u ngritën në mbrojtje të saj. Ato e dinin se mund të kishin Bashkimin Europian nga ana e tyre në çdo përplasje të brendshme politike për shkak se kontrollonin aksesin thuajse ekskluziv me veshin e tij. Megjithëse Komisioni i Bashkimit Europian në fund vendosi që të mos ndërhyjë, zëvendëspresidenti i Bundestagut gjerman paralajmëroi se largimi i Macovei mund të shkaktonte masa ndëshkuese nga ana e Bashkimit Europian ndaj Rumanisë për braktisje të përpjekjeve reformuese.

Ndërkohë, shtypi europianoperëndimor e lavdëronte pafund Macovei në përpjekjen e saj fisnike për ta nxjerrë Rumaninë nga Mesjeta. Sipas gjermanes “Sonntags Zeitung”, ajo përfaqësonte “Rumaninë tjetër, të mirë”. Çmimet e saj të shumta përfshinin 2008 European Woman of the Year nga Shoqata Ndërkombëtare për Promovimin e Gruas Europiane. Eventualisht Senati e inkriminoi Băsescu në 2007 dhe Macovei shpejt u zëvendësua me besnikë të tjerë të Băsescu. Megjithatë, karriera e saj nuk përfundoi këtu. Ajo arriti të fitojë një vend në Parlamentin Europian në 2009.
Kur u konfrontua në një intervistë të vitit 2011 në televizionin publik rumun për përqindjet e tmerrshme fajësuese të prokurorëve, Macovei fajësoi gjykatësit e korruptuar që po dështonin në bërjen e punës së tyre. “Ka disa gjykatës që i miratojnë arrestimet”, tha ajo. “Mirë për ta! Ne shohim se ka disa gjykatës që dënojnë. Mirë për ta!”. Por dënimet e vonuara mbetën një kritikë serioze e raporteve vlerësuese 2-vjeçare të Komisionit Europian. “Kjo është arsyeja se pse hymë në Bashkimin Europian. Të luajmë me rregulla, sipas rregullave të tyre!”. “Jo sipas tonave?”, e pyeti intervistuesi.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Nigel Farage i shpall luftë Sorosit në Britani: Më në fund po merremi me të

Nigel Farage, njeriu që udhëhoqi referendumin e Brexit i ka shpallur sot luftë multimiliarerit Soros. Përmes një postimi në facebook, Farage thotë se më në fund po merremi me të, pa treguar shumë hollësi rreth asaj që do të ndodhë në ditët e ardhshme. “George Soros, njeriu që ka thyer Bankën e Anglisë, ka ndërhyrë në zgjedhjet dhe referendumet në të gjithë botën. Shoqëria e Hapur është grupi më i madh i fushatës që ne kemi parë ndonjëherë. Jam i kënaqur që më në fund po flasim për këtë. Koha për t’u zgjuar”, thotë Farage në postimin në facebook. Farage shpërtheu në kritika të ashpra ndaj Soros në Parlamentin Europian
“Është i nevojshëm një hetim mbi influencën politike të manjatit miliarder George Soros”, thotë Nigel Farage. Prezantuesi në radion LBC u kujdes të vërë në dukje se ai nuk po e akuzonte zotin Soros për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm. Por ai tha se një shikim i kujdesshëm ishte i nevojshem për të parë se sa Fondacioni ‘Shoqëria e hapur’ i themeluar nga zoti Soros ishte “përpjekur të ndryshonte klimën politike” në të gjithë botën perëndimore.

Përse lufta është spostuar në Britani
George Soros po hedh qindra mijëra dollarë në një fushatë që synon të sabotojë vendimin e votuesve britanikë më 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.
The Daily Telegraph shkruante të mërkurën se Soros kishte dhënë 400 mijë paund (560 mijë dollarë) për fushatën anti-Brexit “Best for Britain”, përmes Fondacionit për Shoqëri të Hapur.
Ai priti edhe disa donatorë të mëdhen në shtëpinë e tij në Londër në kuadrin e përpjekjeve të grupit për zerimin e zbatimit të Brexit.
“Best for Britain” aktualisht udhëhiqet nga Lordi Mark Malloch-Broën, ish-diplomat dhe zv/sekretar i përgjithshëm i OKB, dhe thuhet se po planifikon një fushatë të madhe publicitare për një referendum të dytë, për t’i bërë votuesit ta mendojnë edhe një herë vendimin për t’u larguar nga BE.
“Fondacioni i George Sorosit, bashkë me një numër donatorësh të tjerë të mëdhenj, ka dhënë kontribute të rëndësishëm për punën tonë”, tha Malloch-Broën për Reuters. Ai konfirmoi edhe shifrën 400 mijë paund si të saktë.
Fondacioni për Shoqëri të Hapur tha se financimi i “Best for Britain” ishte njëri nga disa grante të lidhur me Brexit që ka dhënë organizata, përfshirë edhe një grand 182 mijë paund për European Movement UK.

“Në lojë për qytarët britanikë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, të drejtat civile dhe të punës të fituara me mund, kujdesi për çështje kyç si ajri i pastër apo cilësia e ushqimit”, tha Patrick Gaspard, president i Open Society Foundations. “Është thelbësore që ata të informohen dhe të kenë fuqinë e vendimmarrjes për marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe BE”.
“Open Society Foundations përkrah grupet britanike që luftojnë për t’u siguruar që ky debat të mos mbyllet. Një parim themelor i shoqërive të hapura është ai që populli e vendos se si qeveriset, duke e ditur me saktësi se çfarë fitojnë e çfarë humbasin”, tha Gaspard, ish-drejtor i çështjeve politike në Shtëpinë e Bardhë nën Presidentin Obama.
Soros ka përdoruar në vite fuqinë financiare për të nxitur kauzat e majta në të gjithë globin. Në Davos të Zvicrës, muajin e kaluar, Soros tha se Open Society Foundations po financon edhe më tepër institucione në SHBA për të siguruar një fitore të Demokratëve në nëntor.
The Telegraph raporton se “Best for Britain” po planifikon mitingje masive, koncerte, “taktika guerrilase marketingu” dhe përpjekje për të ushtruan presion mbi deputetët të votojnë kundër marrëveshjes së Brexit kur të mbyllen negociatat, në mënyrë që të organizohet një referendum i dytë ose zgjedhje të përgjithshme për të larguar qeverinë konservative të kryeministres Theresa May në favor të një qeverie të drejtuar nga lideri majtist laburist Jeremy Corbyn.
Ky zbulim do të shpërbejë për të ngjallur frikë te britanikët pro-Brexit se ka një fushatë ndërkombëtar të elitave nga Brukseli në Londër që kërkojnë të zhbëjnë rezultatin e 2016-ës. Nick Timothy, ish-shef personal i May-t, tha se lajmi ishte një thirrje për t’u zgjuar për Brexiterët.

“Remainer-ët elitisitë po komplotojnë për të përmbysur qeverinë”, shkroi ai. Ish-lideri i UK Independence Party, Nigel Farage, bëri një thirrje të ngjashme, duke thënë se ishte i lumtur që më në fund Britania po fliste për ndikimin e Sorosoti, duke tëitt-uar: “Koha për t’u zgjuar”.
Në kampin e Brexit është rritur gradualisht sikleti teksa euforia e fitores në verën e 2016 u shua. Bisedimet e qeverisë me Brukselin kanë qenë shumë të vështira, me BE që ka ndjekur një linjë të ashpër, teksa negociatat janë nxehur në prag të largimit të Britanisë nga blloku më 2019.
Zyrtarët e BE kanë marrë shtysë nga zërat në rritje pro-Qëndrimit midis elitës politike dhe mediatike në Britani. Ish-kryeministri Tony Blair, një nga zërat për qëndrimin në BE, është midis atyre që kërkojnë një referendum të dytë, duke e përshkruar atë jo si një ushtrim që bezdis votuesit, por si një shans për “t’u menduar edhe një herë”.
“Pasi ta njohim alternativën, ne duhet të kemi të drejtën të mendohemi edhe një herë, ose përmes Parlamenti, ose përmes zgjedhjeve, ose nëpërmjet një referendumi të ri, i cili sigurisht që nuk do të jetë përsëritje e të parit, sepse këtë herë përfshin një zgjedhje të bazuar mbi njohurinë e alternativës për anëtarësinë ekzistuese në BE”, shkroi Blair muajin e kaluar në The New Statesman.

Por ndërsa disa sondazhe sugjerojnë se britanikët mund të jenë të hapur për t’u menduar përsëri, të tjerë thonë të kundërtën. Liderët nga të dyja anët e betejës duket se e pranojnë që atmosfera në Britani është ajo që qeveria duhet të vërë në jetë referendumin.
“Opinioni publik mbetet konsitent”, Timothy tha në një analizë për Telegraph. “Nuk ka pasur ndonjë lëvizje të papritur kundër Brexit, pavarësisht një fushate kundër tij dhe kritikave ndaj pozicionit të qeverisë në negociata”. “Mendoj se njerëzit po ndryshojnë mendje”, tha Malloch-Broën për BBC, para se të pranonte se “nuk e kanë ndryshuar aq dramatikisht sa do të doja”.