18.5 C
Tirana
E martë, 2 Shtator, 2025

Liçaj: Qeveria po sillet me artin si në kohën e Partisë Komuniste

Aktori Neritan Liçaj është në radhët e artistëve që kanë kundërshtuar fort zhvendosjen e Teatrit Kombëtar nga godina ekzistuese dhe amendimet e reja në ligjin “Për kulturën dhe artin” nga Ministria e Kulturës. I ftuar në Fax News, Liçaj u shpreh se ky është një projektligj në kundërshtim me Kushtetutën dhe se arti po politizohet.
“Gjithçka përqendrohet në dorën e ministres. Qendra kryesore e kulturës në vend po përqendrohet në një dorë, po centralizohet. Po politizon artin në momentin që arti është i pa politizuar. Me një ministreshë me mentalitet të tillë nuk ke çfarë të diskutosh. Është e njëjta frymë autoritariste, si në kohën e Partisë Komuniste.

Është historia më qesharake, të ikim ne të vijë, opera. Pse duhet të ikim ne nga shtëpia jonë!? Është Teatri Kombëtar. Nuk mund të transportosh ti Tetarin Kombëtar. Është arrogancë. Nuk mund të luash me pronat e shtetit. Teatri Kombëtar është simbol. Nuk mund t’i luash. Janë ca gjëra që nuk mund t’i prekësh. Kjo kërkesë është keqpërdorur dhe është e papranueshme. Nuk ka logjikë që ta pranojmë. Ligji nuk komunikohet me email. Pse duhet të bëhet gjithë kjo rrëmujë. Pse kështu qeveristet një vend”, u shpreh Liçaj.
Ndërsa për sa i përket hapjes së konkursit për drejtor të Tetarit Kombëtar, Liçaj u shpreh se nuk është zbatuar ligji shpallja e konkursit duhet të ishte bërë para një muaji.

“Në darkë, hapi konkursin për drejtuesin e Teatrit Kombëtar, me një afat përzgjedhje, për vetëm dy javë. Një shtetar i lartë që nuk zbaton ligjin përbën një shkelje të rëndë. Nuk mund të shkojmë me këmbët tona në diktaturë. Hapjen e konkursit për drejtor, ministrija duhet ta kishte hapurpara një muaji. Ka shkelur Kushtetutën për hapjen e konkursit për drejtor të Teatrit Kombëtar”, tha ai.
Për sa i përket kushteve të Teatrit Kombëtar, Liçaj theksoj se e ka treguar disa herë për gjendjen dhe kushtet mizerable që është teatri.

“Kam vite që i them, kushtet janë mizerabël, që nuk punon as qeni në atë të ftohtë. Po vdesin njerëz pa dalë në pension nga kushtet mizerabël. Kërkojmë një ligj të mirë, gjëra normale për një artist. Jo për vëmendje për të na përkëdhelur, por vëmendje për artin. Më vjen keq, se nuk dua të më shohin të afërmit që ti lëndoj, sepse jam vetë i lënduar. Po vdiq Roland Trebiska, Fatos Sela, Fadil Kujovska, Agim Qirjaqi, ikën emra pa kap dot moshën e pensionit. Pse politikanët tanë nuk interesohen për ne. Kaq i varfër është ky shtet sa nuk bën dotnjë teatër. Arrin gjëja në absurd. Qeveria vepron si CIA, nuk tregon asgjë. Ne marrim thashetheme, ndërkohë që e ka për detyrë që të informojë për çdo plan që ka. Kjo do mbahet mend si ministrja që i hoqi artistëve shpërblimet, i kaloj në skllevër me kontrata dhe u vendosi artistëve kontrata të përkohshme”, u shpreh Liçaj.

57 milionë euro, dënojnë Ramën paguajnë shqiptarët

Gjykatat ndërkombëtare dënojnë papërgjegjshmërinë e Ramës dhe vendimeve të tij arbitrare, por ata që do të paguajnë janë shqiptarët. Kosto e vendimeve absurde të një njeriu me probleme psiqike do t’u kushtojë shumë xhepave të shqiptarëve. Brenda tre javësh dy vendimeve të gjykatave ndërkombëtare detyrojnë qeverinë që me paratë e taksapaguesve të paguajnë 70 milionë në favor të kompanive që kanë paditur qeverinë për vendimet e kundraligjshme të Ramës.
Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është Gjykata e Arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare ti kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.

“Top Channel” e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe Avokaturës së Shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë Kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.
Vendimi i Tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt, i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.
Në atë kohë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.

Në fund të vitit 2015, duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers, duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën, duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.
Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe Bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.
Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit.

Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Por siç mësoi ekskluzivisht “Top Channel”, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Strasburgu dënoi Qeverinë 13 milionë euro për shembejne e ish-kompleksit “Jon”

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë, Gjykata e Arbitrazhit në Strasburg dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.
Pallati, i ndërtuar tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga Qeveria e Edi Ramës, sipas saj për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Lungomares”.

Por Gjykata e Strasburgut thotë se Qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke e dënuar atë të paguajë 13.1 milionë euro, përfituesi kryesor i të cilëve është Xhafer Isufi, vjehrri i zotit Basha, por mes atyre që marrin dëmshpërblim është edhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca, që kishte blerë apartament te ai kompleks.
Vendimi, i cili është një goditje jo e vogël për buxhetin e shtetit, e detyron Qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda tre muajsh, në të kundërtën për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

Derhemi për Ramën: Erdhi një majmun nga Parisi dhe na tha se teatri do të bjerë

Aktori Arben Derhemi ka qenë i ashpër me Ramën. Gjatë një debati në televizion ai e ka quajtur atë një majmun që erdhi në Tiranë nga Parisi dhe kërkoi që në fillim të prishë teatrin. “Erdhi një majmun nga Parisi dhe na tha se teatri do të bjerë, prandaj do të shembej. Teatri nuk ra dhe ja ku është”, tha Derhemi. Aktori u shpreh se po kërkohet të shembet teatri për të ndërtuar pallat.
Arben Derhemi, aktor i njohur, i është bashkuar protestës publike të artistëve që kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për artin, të propozuara nga ministrja Mirela Kumbaro.

“E kuptuat se çfarë ndodh. Mbyllet dera për motive që s’merren vesh se kush janë. Çfarë është kjo? Mbyllin derën në fytyrë, ç’njerëz që nuk e kuptojnë pse e mbyllin derën, se kanë marrë një urdhër që mbylljani derën kujtdo që vjen shikon këtë godinë. Sepse të shikosh këtë godinë është njëlloj sikur të shikosh një han, të cilin dëshirojnë ta bëjnë teatër me dhunë”, shprehet Arben Derhemi.
Sipas artistëve, kjo godinë nuk është e përshtatshme për shfaqe. I mungojnë dhomat e zhveshjes, dushet apo ka akustikë të papërshtatshme. “Unë kam ardhur e kam parë aty është një han. Aty është Pallat Sporti. Pastaj përse duhet të ndodhi që unë të zhvendosem nga shtëpia ime këtu. Opera të vijë tek shtëpia ime dhe pastaj pas dy vjetësh sipas idesë së ministres të shohim se mund të bëjmë ndonjë teatër tjetër. Teatër të ri. Mendojmë që të bëjmë një teatër sipas të gjithë parametrave. Dmth që edhe vetë e dinë që ky teatër nuk është sipas parametrave. Oxhaku i skenës së Tatrit Kombëtar është 25 m i lartë. Kjo godinë këtu është jo më shumë se 10 m. Unë nuk e di ku do vendosen prozhektorët? ”, u shpreh Arben Derhemi.

Sipas tij zhvendosja e TK ka një arsye tjetër. “Çfarë është kjo logjikë? Hajde i nxjerrim këta njerëz. Kush është motivi?! Motivi është që nuk tregojnë, sepse atë duan ta bëjnë pallat”.
Pas shumë pretendimeve të artistëve që godina e Teatrit Turbina nuk është në parametrat e duhura që ata të zhvendosen për të dhënë shfaqet e tyre. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me projektin e Teatrit Kombetar.

Viktima e parë nga fruthi, bebja 8 muajshe vdes në spital

Një foshnjë 8 muajshe e mbërritur nga Lezha në shërbimin e Pediatrisë në QSUT ka humbur jetën. Burime nga Qendra Spitalore Universitare thonë se, bebja kishte mbërritur me bronkopneumoni në Pediatri, ndërkohë që u prek edhe nga virusi i fruthit, pasi foshnjat në këtë moshë nuk mund ta bëjnë vaksinën MMr që përmban dhe vaksinën kundër fruthit.
Përveç bronkopneumonisë edhe temperatura e lartë e shkaktuar nga fruthi sollën humbjen e jetës së bebes 8 muajshe këtë të hënë. Numri i të prekurve nga virusi i fruthit në shërbimin e Pediatrisë ka mbërritur 65, të gjithë të pa vaksinuar nga fruthi, dikush për shkak se nuk ka mbushur moshën e dikush ngaqë prindërit e tyre kanë refuzuar t’u bëjnë vaksinën për shkak se e lidhin atë me autizmin.

Shefja e Infektivit në Pediatrinë e QSUT, mjekja Eli Foto tha se, janë gjithsej 55 raste të prekura. Ajo tha se fruthi shoqërohet me komplikacione, e para është pneumonia dhe më pas encefaliti. “Kemi 55 raste të diagnositikuar me fruth. I kemi marrë të gjitha masat, fëmijët janë të izoluar në dhoma të veçanta, plus që kemi hapur dhe dhoma izolimi për fëmijët e ri, që janë të dyshuar. Rastet që vijnë nga shërbimi ambulator që dyshohet për fruth i mbajmë në dhomë të veçantë, merren analizat, përcaktohet etiologjia dhe pastaj trajtohen.

Fëmijët janë të gjithë moshës 0-1 vjeç, janë të pavaksinuar me vaksinën e fruthit. Kemi një kontingjent të vogël të moshës 1 vjeç e gjysmë deri në 4 vjeç. Janë fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar për arsye të frikës se nga vaksina mund të shkaktohet autizmi. Janë të gjithë të pavaksinuar. Kanë pasur komplikacione. Komplikacioni i parë dhe më i rëndë është të bësh pneumoni, pastaj encefaliti, por ne kemi pasur rastet me pneumoni. Deri tani kemi pasur një rast me fatalitet, me pneumoni të rëndë në moshën 7 muajshe”, tha mjekja.

Mjekja ka sqaruar se fruthi ka simptoma si gripi, duke këshilluar prindërit të mos i neglizhojnë këto simptoma dhe të paraqiten tek mjeku pas shfaqjes së temperaturës.
“Fruthi ka një karakteristikë që fillon tamam si gripi dhe tre ditët e para bën temperaturë 39-40 gradë. Nënat që kanë fëmijë 0-1 vjeç duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku pediatër. Kjo është një sëmundje që një periudhë të parë 2 javësh ka inkubacionin që virusi zhvillohet. Pastaj 3-4 ditë ka probleme si të gripit, vihet re skuqje e syve, ka një kollë të fortë, ka sekrecione nga hundët, temperaturën e 39-40 gradë.

Pastaj shfaqet ekzantema. Kur shfaqet ekzantema, nëna e kupton edhe vetë, por ne themi që nënat të kenë kujdes në periudhën që kanë temperaturën e lartë dhe për fëmijët 0-1 vjeç. Prindërit të drejtohen menjëherë tek mjeku pediatër, që mund të dallojë shenjat e brendshme të fruthit. Të mos e neglizhojnë, iu them të mos ngatërrohen, sepse koincidon me periudhën e gripit e varicelës, por me temperaturë të lartë të adresohen tek mjeku. Të gjitha nënat që kanë pasur kontakte dhe fëmijët me fruth janë vaksinuar këtu në pavijon nga ISHP”, deklaroi mjekja Eli Foto.

“Lekët ose të vrava”, maska grabit një pikë karburanti në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare, grabitja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit, ku një person i maskuar, nën kërcënimin e një thike i ka marrë lekët e xhiros ditore punonjësit të një karburanti. Pasi ka marrë paratë, grabitësi është larguar me shpejtësi, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tij. Punonjësi është marrë në pyetje nga policia, pasi ka denoncuar dhe ka treguar se autori i ka vënë thikën në bark, duke e kërcënuar se do të vriste nëse nuk i jepte paratë.

“Thikën e kisha në trup të drejtuar. Më tha më jep paratë ose të vrava”, ka dëshmuar punonjësi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ndërkaq do analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në objektet pranë karburantit.
Ndërkohë, banorët e fshatit Petresh në Elbasan rrëfejnë me lot në sy se njëri pas tjetrit kanë rënë pre e grabitësve që shkojnë natën dhe u marrin lopë e dele nga stallat. Një lopë kushton 100-150 mijë lekë të reja dhe fshatarët e kanë të pamundur t’i blejnë sërish, aq më tëpër kur grabitësit nuk janë ndaluar dhe rreziku që ata të kthehen sërish është i madh.

Edhe pse prej gati një viti ngjarja përsëritet shpesh, autorët nuk janë identifikuar. Pasuria e vetme me të cilën ushqehen këta njerëz janë lopët, por duket se grabitja e tyre nuk është marrë asnjëherë seriozisht nga autoritetet.

Teatri nuk i duhet më Ramës, është koha e kullave të drogës

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar nga godina ekzistuese drejt godinës së qendrës multifunksionale “Turbina” ka hasur në kundërshti të forta nga artistët e teatrit. Artistët kundërshtojnë fort amendimet e reja në ligjin “Për kulturën dhe artin” nga Ministria e Kulturës. Sipas tyre këto ndryshime cenojnë figurën e aktorëve të teatrit.
Mjeshtri i skenës, Robert Ndrenika në një mbledhje të hapur për mediat nga Sindikata e Artistëve, tha se nisma e Ministrisë për të lëvizur godinën e teatrit tek “Turbina” është qesharake.

“Është folur që do të bëhet një teatër dhe prapë nuk ka patur pikë transparence. Teatri bëhet një herë në 500 vjet. I takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër, një teatër 500-600-vjeçar. “Turbina” ishte qesharake. Për teatër ajo nuk bën. Ajo është për ndonjë fushatë elektorale. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër pa marrë vesh se çdo bëhet në të”, tha Ndrenika.
Artistët kanë thënë në fund të diskutimit se me një vendim unanim kanë vendosur të kërkojnë anulimin e zhvendosjes së Teatrit Kombëtar dhe transparencë të plotë për ndërtimin e teatrit të ri.

Nga ana tjetër Ministria e Kulturës, ka njoftuar se javën e ardhshme do ketë një dëgjesë publike me aktorët e teatrit dhe grupet e interesit.
E mbani mend dëgjesën e fundit publike për Butrintin? Pasi u vendos ndërtimi i një qendre bar-kafe, Kumbaro tha se, në Butrint nuk do tëketë ndërtim, por rikonstruksion. Pa u konsultuar me UNESCO-n, Parku Arkeologjik i Butrintit iu dha për shfrytëzim privatit për 5 vitet e ardhshme….

Debati për teatrin

Çështja e zhvendosjes së Teatrit Kombëtar nuk është problem i shfaqur rishtazi. “Nëse shembet Teatri Kombëtar, unë do varrosem në themelet e tij”, deklaronte artisti Robert Ndrenika në shtator të 2016-ës, pak ditë pas lajmit se teatri do zhvendosej.
Sot, kjo zhvendosje është një fakt. Në pranverën e 2018-ës, pritet inaugurimi i qendrës së re multifunksionale “Turbina” në zonën e Tiranës së Re.
Pas Cirkut të Tiranës, vjen dhe zhvendosja e Teatrit Kombëtar, e kundërshtuar fort nga komuniteti artistik. Godina e Teatrit Kombëtar do vihet në funksion të Teatrit të Operas sipas ndryshimeve të reja.

Premtimet e Kryeministrit

“Plaga ime e vjetër, Teatri Kombëtar”-do thoshte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro në shtator të 2016-ës, ku do deklaronte ndërtimin e një teatri të ri për artistët, por duke mos e zhvendosur Teatrin Kombëtar.
“Rindërtimi i teatrit do të bëhet me standarde evropiane. Teatri do pajiset me të gjitha instrumentat. U pengua rindërtimi i tij, por ne do bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës dhe faktorë të tjerë për të pasur një teatër me standarde bashkëkohore.

Ka njerëz që me dashje ose jo e harrojnë vlerën që kanë këto investime, por aty ku nuk ka teatër, muze, stadium e jetë kulturore e sociale, nuk ka as bukë. Është koha për të rindërtuar edhe Teatrin Kombëtar, që është në një vend kyç, është mirë që të mbetet aty, por duke u zhveshur nga paragjykimet e të shkuarës, që e penguan ndërtimin e tij me kohë e me vakt”, tha Rama.

Kulla e përfolur

Artistët pretendojnë se zhvendosja e Teatrit Kombëtar drejt qendrës “Turbina” deri sa të jetë gati projekti për një teatër të ri, fsheh pas një nga taktikat e njohura të qeverisjes së socialistëve “Ndërtimin e kullave”.
Në deklaratën e tij para mediave, artisti Robert Ndrenika tha:”Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër pa marrë vesh çfarë do bëhet me të. Ajo është pronë e jona, e juaja. Të bëjnë kullë, të bëjnë kulla, dhe në këto kulla aneks të jetë dhe teatri”.

Ndërsa ministrja Mirela Kumbaro e pyetur sot në Korçë lidhur me deklaratën e artistëve për ndërtimin e kullës ka thënë:
“Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti, por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe ne këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët”, tha ministrja.

Të gjitha në një dorë

Në ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në projektligjin e bërë publik në 15 janar 2018, thuhet gjithashtu se Qendra Kombëtare e Kinematografisë do kalojë nën varësinë e Ministrisë së Kulturës.

Projektligji i ministrisë: QKK në duart e Kumbaros

Kjo është një tjetër pikë që ka ngjallur kundërshti të forta nga 6 shoqatat e kineastëve, të cilat në një deklaratë të përbashkët thanë se këto ndryshime e kthejnë kinematografinë shqiptare hapa mbrapa. “Kineastët shqiptarë kundërshtojnë në themel iniciativat e ndërmarra, pasi konstatojnë asgjësimin e parimeve bazë, mbi të cilat funksionon kinematografia shqiptare.

Projektvendime të tilla minojnë skemën bazë, me të cilën funksionon konkurrimi i lirë dhe përzgjedhja e projekteve – format i miratuar gjerësisht nga kineastët, i cili gëzon mbështetjen e tyre më të gjerë.
Komuniteti i kineastëve shqiptarë shpreh indinjatën legjitime për tentativat e vazhdueshme për të tjetërsuar formën juridike dhe buxhetin e QKK-së, në favor të interesave dhe të individëve të caktuar”, thuhet në deklaratë./Faxweb/

Antimafia italiane: Trafiku i drogës që nis nga Shqipëria nuk ka ndaluar

Drejtoria e Antimafias italiane (DIA) ka bërë publik raportin e vitit 2017, ku ndër të tjera thuhet se, trafiku i drogës që nis nga Shqipëria nuk ka ndaluar. Për rajonin e Brindisit, DIA krahas klaneve vendase që janë të hershëm, ka vendosur edhe shqiptarët në listën e klaneve që janë bërë vendas. ‘Klani dominues në zonë vazhdojnë të jenë ‘mesagnesit’, të cilët karakterizohen me lidhjet e tjera të nëngrupeve kriminale të zonës, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë provincën.
Trafiku i drogës vazhdon të jetë edhe burimi kryesor i grupeve kriminale. Por në këtë biznes janë përfshirë fuqishëm dhe me goditje të fortë shumë shqiptarëve, rezidentë në zonë, të cilët janë kthyer në partnerë me grupet vendase.

Kjo edhe falë afërsisë gjeografike me Shqipërinë, ku mbjellja e kanabisit vazhdon të jetë edhe problemi kryesor i vendit. Trafiku që nis nga Shqipëria nuk ka ndaluar gjatë 2017′, thuhet në raportin e Drejtorisë së Antimafias italiane, e cila duket se vazhdon të jetë e shqetësuar për trafikun e drogës që nis nga Shqipëria e përfundon në Brindisi, për t’u shpërndarë më pas nëpërmjet lidhjeve kriminale në zonat e tjera.
Raporti përqendrohet në ndarjen e zonës në disa më të vogla dhe analizimi i tyre. Sipas të dhënave rezulton se nuk ka një figurë të vetme që drejton krimin në rajon, por shumë organizata të vogla, shpesh familjare që janë shpërndarë në të gjithë territorin.

Ndër të tjera në raport thuhet se klani më i rëndësishëm është ai që njihet si klani i mesanjezëve, i cili karakterizohet nga një përbërje prej disa grupesh më të vogla kriminale, ku trafiku i drogës është dhe burimi më i rëndësishëm i të ardhurave. Pikërisht në këtë biznes janë të përfshirë shumë shqiptarë, rezidentë apo me leje qëndrimi të përkohshëm në zonë. Kjo sipas hetuesve italianë vjen si pasojë e afërsisë gjeografike të Shqipërisë me Italinë. Një afërsi që shfrytëzohet për importimin e sasive të konsiderueshme droge kryesisht marijuanë.

Para pak ditësh, Ministria e Brendshme italiane publikoi një raport mbi situatën e krimit, ku flitej edhe për organizatat kriminale shqiptare. Raporti i është përcjellë Parlamentit vendas dhe i referohet periudhës janar-qershor 2017. Sipas raportit, në pjesën për kriminalitetin me bazë grupet shqiptare thuhet se ato janë të mirëorganizuar dhe baza e tyre janë lidhjet farefisnore, çka e bën akoma më të vështirë përçarjen dhe evidentimin e tyre. Raporti thotë se disa grupe shqiptare në Itali ende mbështeten në rregulla dhe ligjshmëri kanunore, një kod zakonor që daton në shekullin e 15-të dhe në këtë linjë përmend edhe rastet e gjakmarrjes.

“Ky barbarizëm mund të jetë çelësi për të lexuar vrasjen e dyfishtë në nëntor 2016 në Canegrate (MI), dhe u zgjidh nga karabinierët në maj 2017 me arrestimin e porositësve”. Në atë periudhë, u vranë dy vëllezër shqiptarë nga Mirdita, Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç. Shkak për krimin e rëndë u bënë grupet rivale kriminale aktive në zonë.

 

Rama u paralajmërua nga Meta, por i firmosi HEC-et në Osum në dijeni të shkeljeve

Lindita ÇELA

Ndonëse kryeministri Rama pretendoi se fabrikimi i koordinatave për HEC-et në Osum ishte zbuluar nga një inspektim pas miratimit të projektit në dhjetor 2017, një dokument i nisur në adresë të tij nga ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tregon dijeninë e tij për shkeljet dhe shqetësimet që në mars 2017.
Pas presionit të opinionit publik dhe ekspozimit të shkeljeve mjedisore, kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të anulojë projektin e HEC-ve mbi lumin Osum në Qarkun e Beratit. Rama la të kuptohej se, manipulimi me koordinatat ishte zbuluar pas miratimit të lejes së HEC-ve në mbledhjen e 12 dhjetorit 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa premtoi kallëzim penal për njerëzit e përfshirë në atë që ai e quajti fabrikim.

“Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, ministri i Mjedisit Blendi Klosi, nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara”, shkroi Rama në Facebook.
Por ndryshe nga ç’pretendon kryeministri, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ai vetë dhe dy anëtarë të qeverisë së tij ishin informuar për koordinatat e manipuluara dhe shkeljet e tjera të projektit që në mars 2017.

Shqetësimi u përcoll në qeveri më 9 mars 2017 nga ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili kërkonte vlerësim serioz të projektit si dhe kujdes të veçantë në rishikimin e lejes për këtë veprimtari, që sipas Metës “dëmton perspektivën e zhvillimit të një treve të rëndësishme të Shqipërisë.
Reagimi i Metës erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga një duzinë organizatash që veprojnë në fushën e Rafting, turizmit, mbrojtjes së mjedisit dhe komunitetit të gjerë në Qarkun e Beratit.

Shkresa të cilën BIRN e disponon i drejtohet ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe i shkon për dijeni kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Bashkangjitur shkresës me titull “ Shqetësime ndaj projektit mbi lumin Osum” gjendet edhe harta e projektit bashkë me shpjegimin se në lejen e ndërtimit të KKT-së mungon “referimi për parcelën 36 “që ndodhet afërsisht në mes dhe bën lidhjen e kanalit të dy veprave”.
Një tjetër shqetësim i përcjellë nga Meta në qeveri është edhe mungesa e lejes së përdorimit të ujit për HEC-in Veleshnje, koordinatat e të cilit ndodheshin në përroin e Bigasit.

“Këto grupe interesi e në veçanti komuniteti shprehin një shqetësim të madh se ndërtimi i tre hidrocentraleve do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme ujëvarat e kanionit ‘kaskada e Bigasit’, do të ndikojë negativisht në ekosistemin e kanioneve të Skraparit dhe do të shkatërrojë florën dhe faunën përreth”, thuhet në shkresën e Metës.
Po pavarësisht këtij alarmi, Këshilli Kombëtar i Territorit i kryesuar nga kryeministri Rama e futi në axhendë dhe miratoi në dhjetor 2017 projektin energjetik për ndërtimin e dy HEC-ve në Bigas dhe Veleshnje, në favor të kompanisë “HP Bigas Veleshnje Energy”.
BIRN pyeti drejtorin e komunikimit në Këshillin e Ministrave, Endri Fuga nëse kryeministri ishte informuar për shkeljet e projektit energjetik që në pranverë, por nuk mori përgjigje.

Riciklimi i HEC-ve mbi Osum

Me kanionet e Skraparit dhe kaskadën e Bigasit, kjo zonë është shpallur Monument Natyror dhe përbën sot një ndër atraksionet më interesante në vend. Gjithashtu, zhvillimi i sportit të Rafting ka shtuar vit pas viti numrin e turistëve vendas dhe të huaj.
Por pavarësisht rëndësisë së turizmit në zonë dhe mbrojtjes ligjore, një projekt për ndërtimin e tre HEC-ve mori udhë që në kohën e qeverisë “Berisha” dhe pavarësisht premtimit në vitin 2013, u shty përpara edhe nga qeveria “Rama”.
Projekti koncesionar për ndërtimin e tre hidrocentraleve Bigas 1, Bigas 2 dhe Veleshnje u miratua fillimisht në shtator 2013, kur Berisha ndodhej në ditët e fundit në zyrë.

Me të marrë timonin e qeverisë, Rama premtoi anulimin e të gjitha lejeve që Berisha firmosi në ditët e tij të fundit në zyrë, duke i cilësuar ato si korruptive.
Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se HEC-et mbi lumin Osum jo vetëm që nuk u anuluan, por morën miratimin e disa enteve në varësi të qeverisë “Rama”.
Ministria e Energjisë vijoi procedurat për ndryshimin e kontratës fillestare të kompanisë PH Bigas-Veleshnje Energy, duke e ndryshuar kapacitetin nga 0.5 në 1.2 mega. Kjo solli edhe bashkimin e dy HEC-ve Bigas 1 dhe Bigas 2, ndërsa kontrata e re u nënshkrua nga Ministria e Energjisë më 16 maj 2016.

Projekti mbërriti më pas në Këshillin Kombëtar të Territorit, ku u miratua në 12 dhjetor 2017. Ai u mbajt i fshehtë dhe nuk u botua as nga qeveria dhe as nga KKT.
Por pasi siguroi lejen e ndërtimit, kompania “HP Bigas Veleshnje Energy” nuk humbi kohë për të nisur punën. Buldozerë të mëdhenj dhe makina të ngarkuara me tuba iu ngjitën malit të Veleshnjes, duke vënë në alarm banorët e zonës.

Federatës Shqiptare të Raftingut

Kompania “HP Bigas Veleshnje Energy” zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga kompania “2 AF” sh.p.k. Pronari i vetëm i 2 AF është Erfan Feta, ndërkohë që kompania koncesionare administrohet nga i biri, Alban Feta.
I pyetur nga BIRN për akuzat, pronari i kompanisë 2 AF, Erfan Feta i hodhi poshtë ato, ndërsa tha se e kishte fituar të drejtën për ndërtimin e HEC-ve konform ligjit.
“Unë kam të gjithë dokumentacionin e hartuar dhe çertifikuar nga institucionet shqiptare ndaj unë kam të drejtën e vijimit të punimeve për ndërtimin e këtyre HEC-ve”, tha Feta.
“Dosja ime është e rregullt dhe atë mund ta gjeni në çdo ministri të shtetit shqiptar”, shtoi ai.

Pingpongu i institucioneve

Pas qarkullimit të lajmit për vazhdimin e projekteve në lumin Osum dhe rrjedhjes në publik të dhjetëra dokumenteve mbi shkelje të pretenduara, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nisi verifikimet dhe zbuloi një sërë shkeljesh me koordinatat e shfrytëzimit të ujit apo vlerësimit të ndikimit në mjedis, çka janë edhe dokumentet kryesore për të përfituar lejen koncesionare.
Zamir Dedej, drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura i tha BIRN se, shkelje ka pasur edhe në lejet e mjedisit dhe të zhvillimit.

“Kemi konstatuar se kompania e merr ujin në një lumë dhe e derdh në një lumë tjetër, ndërkohë që duhet ta marrë dhe ta shkarkojë ujin në të njëjtin lumë. E dyta, leja e zhvillimit nuk është dhënë me koordinata, por me kuota, por edhe kjo është gabim pasi rezulton se kuotat e marrjes së ujit dhe të shkarkimit janë thuajse të barabarta”, tha Dedej.
“Pra, koordinatat përfundimtare ku koncesionari do të ndërtojë impiantin e shkarkimin dhe impiantin e turbinave janë në një përrua tjetër dhe në një lartësi jo reflektuese që duhet të ketë një hidrocentral”, sqaron më tej Dedej.
Inspektimi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura shtyu ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi të kërkojë pak ditë më parë revokimin e lejes koncesionare për kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy.

Në një shkresë drejtuar Ministrisë së Energjetikës, Klosi kërkon rishikimin e të gjithë procedurave ligjore për lejen koncesionare dhe pezullimin e ndërtimit. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk mori përgjigje për shkeljet e konstatuara.
Ministria e Energjetikës pretendon se i takon Ministrisë së Mjedisit që të veprojë dhe jo asaj.
“Ne si autoritet kontraktor nuk mund të veprojmë pa pasur një revokim të lejes së mjedisit nga institucioni përkatës. Ne mund të nisim nga procedurat e anulimit të kontratës koncesionare vetëm, pasi Ministria e Mjedisit të ketë vendosur shpalljen e pavlefshme të lejes mjedisore”, tha një zyrtar i Ministrisë së Energjetikës.

Mëngjesin e së premtes, Rama i dha fund pingpongut mes institucioneve dhe premtoi publikisht anulimin e lejes koncesionare, duke falenderuar qytetarët që e sinjalizuan në njërën prej platformave të lançuara prej tij.
“Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar”, përfundoi Rama.

Skandal gjoba tjetër 57 milionë dollarë e arbitrazhit që shqiptarët duhet të paguajnë për psikopatinë e Ramës

Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është gjykata e arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare ti kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.
Top Channel e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe avokaturës së shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.
Vendimi i tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.
Në atë kohë agjencia kombëtare e burimeve natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.
Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.
Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.
Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit.

Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Por siç Top Channel mësoi ekskluzivisht, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.
Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë gjykata e arbitrazhit në Strasburgu dënoi qeverinë të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i lulzim bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit. /Top Channel

Me thonj të paprera, rrezik infektimi për fëmijët

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto të “qytetarit dixhital” në të cilën shfaqet Rama me thonj të paprera duke mbajtur për dore një fëmijë. Sikurse mund të shihet lehtësisht nga foto, kreu i qeverisë ka disa javë pa prerë thonjtë, megjithatë kjo nuk e pengon të shfaqet në takime publike dhe madje edhe të mbajë për dore fëmijë. Rama njihet si një armik i hershëm i higjenës në Tiranë. Në rrethet e sportistëve kur ai luante me Dinamon njihej si “zhulsi” i cili krenohej se kishte një muaj pa u parë dhe qelbej erë.
Nano në kulmin e polemikave me Ramën kujtoi se e kishte marrë atë poshtë urave të Paris ku shiste ikona të vjedhura dhe me thonjë të paprera. Vesi del bashkë me shpirtin thotë një shprehje e vjetër vetëm se ai duhet izoluar në takimet me fëmijët , pasi përbën një rrezik infektimi për to.

Postimi i Berishës
Fatos Nano thoshte dikur për Edvinin: E mora nga Parisi thuapiste dhe shitës ikonash të vjedhura!
Tani përsëri thuapiste si krye, krye krye por tani nuk shet ikona të vjedhura por vjedh pasuritë kombëtare! sb