22.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Shehi: Rama, një njeri i degraduar që deri dje flinte poshtë urave

Pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar deputeti demokrat, Dashamir Shehi. Në një intervistë televizive Shehi ka thënë se deklaratat e Kryeministrit janë pjesë e llumit me të cilin Rama merret. Shehi ka dashur të theksojë se deklarata e tij për investimet e Turqisë në Shqipëri, duhet kuptuar. Sipas tij në këtë moment që politika e Ankarasë është e turbulluar, vendi ynë duhet të saktësojë pozicionin nga ku do të integrohet, drejt BE-së apo drejt Anadollit. “Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria. Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve, por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë. Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë. Turqve u jemi mirënjohës, por në radhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë. Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit. Në sektorë strategjikë, turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës”, tha Shehi. Lidhur me arsyet pse Kryeministri Rama për herë të dytë përsërit sulmet drejt tij, Shehi tha: “Vuan komplekset e një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plonc, ky aristokrati i madh që ha haviar… Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshët, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto”, ka thënë Shehi.

Berisha zbulon hotelin e ri 5 kate të Peleshit në qendër të Korçës

Ministri i Bujqësisë, Peleshi ka nisur të gëzojë frytet e të qenit në qeveri. Ai bahskë me një biznesmen tjetër kanë nisur të ndërtojnë një hotel 5 katësh në qytetin e Korçës, të cilin Berisha e denoncon tek “Qytetari dixhital”

Postimi i Berishës
Niko Peleshi me hotel 5 katesh ne qender te Korçes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Z.Doktor !
Doja te shihnit dicka kto 2 ndertesa po ngrihen dita dites ne qender te Korces,atje ku bashkia nuk te lejon te lyesh kangjellat se prish imazhin dhe jo me te ndertosh . Ndertesa 1 eshte ndertesa qe ngre Bashkia ndersa ndertesa nr 2 eshte ndertesa e tender fituesit te vetem shokut te ngushte te Niko Pe Leshit, Spiro Bardhi ose ndryshe (Ragami). Ky eshte nje hotel 5 katesh ne qender te qytetit qe flitet masivisht se e kane te perbashket. Gjithashtu i gjithi po ngrihet nga lekat e nderteses nr 1 sepse paguajme ne qytetaret qe te gezojne kta te dy qe gjithcka i kane ndare bashke ne kte qytet . Ju flm anonim te lutem !”

Si e kanë bllokuar Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka katër vende bosh dhe vetëm pesë anëtarë me mandat, Presidenti i Republikës shpalli të hapur garën për dy vende vakante në këtë gjykatë.
Por ndërhyrja e Presidentit ka pak shanse ta zgjidhë ngërçin e Gjykates Kushtetuese, që është në prag të rënies së saj nëse brenda këtij muaji nuk ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Sepse me Reformën në Drejtësi, ky Këshill është organi përgjegjës dhe i vetëm që ka kompetencë të vlerësojë kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Por anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë në proces vettingu.
Aktualisht, fati Gjykatës Kushtetuese varet nga vendimi që do të marrë gjyqtarja kushtetuese Vitore Tusha, e cila prej muajsh po vazhdon të qëndrojë në detyrë edhe pse mandati i saj ka përfunduar. Por vendi i gjyqtares Tusha konsiderohet vakant dhe procedura të njëjta për zëvendësimin e saj dhe të ish-gjyqtarit Vladimir Kristoduhet të ishin hapur edhe nga Kuvendi edhe nga Gjykata e Lartë.
Për dy vendet bosh të lëna nga ish gjyqtarët Sokol Berberi dhe Besnik Imeraj, i cili dha dorëheqjen, shpallja e vakancës i përket Presidentit, ashtu edhe siç edhe ndodhi. Por ndërsa për këto dy vende për gjyqtar në Kushtetuese mund të aplikojë kushdo që plotëson kriteret e vjetërsisë, për t’i dorëzuar më pas në Presidencë brenda 22 shkurtit, ligji thotë se Presidenti ia përcjell dosjet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organ i cili pra nuk funksionon.

Çohuni! Të marrim në duar fatet e vendit

Lulzim BASHA

Edhe sot Edi Rama po përpiqet ta shndërrojë këtë sallë në një cirk ku qeshet dhe përqeshet me veten e tij, me batuta që e kanë humbur prej kohësh aftësinë për të zbavitur edhe banorët e Kopshtit Zoologjik, me një fjalor ordiner që ekspozon atë çfarë ndodhet pas fasadës së hollë kryeministrore.
Një qeverisje ordinere, një qeverisje e bazuar në sundimin dhe grabitjen e Shqipërisë, një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht njerëzish.
Në këtë Parlament nëse do të ishte vërtetë i tillë, duhet të funksionojnë mekanizmat, në mos për ta ndalur, për ta frenuar këtë zezanë dhe zullum kombëtar dhe padyshim “Rama 2-shin”, i cili për nga mediokriteti, vjedhja dhe ekspozimi i lidhjeve të drejtpërdrejta, i lidhjeve së të parit të qeverisë dhe ministrave të tij me bandat e narkotrafikut dhe krimit të organizuar, ia kalon “Rama 1-shit”, që ne të mund ta frenonim këtu, kjo do të ishte e pamundur.
Dhe kjo është arsyeja se pse këtij nuk i bëhet vonë.
E di që në këtë sallë ku ka ardhur jo me vullnetin e qytetarëve, por me vullnetin e krimit, mund të bëjë si të dojë.
Ndaj me mëdyshje e pranova propozimin e grupit parlamentar për të debatuar mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare kundër aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sepse e di që në fund të këtij debati nuk do të ketë një votë ndërgjegje, nuk do të ketë një votë të bazuar mbi interesin kombëtar, por do të ketë një votë të depersonalizuar të një grupimi politik, apo ish-politik, i vënë tërësisht në funksion të një grupi njerëzish që zhvasin, vjedhin ditë për ditë këtë vend, në koalicion me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Si mund të presësh që këta të votojnë rezolutën, e cila kërkon ndjesë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur këta nuk votojnë për tekstet e shkollave për fëmijët shqiptarë.
Para dy ditësh isha në Divjakë dhe pashë me sytë e mi, dëgjova me veshët e mi, preka nga afër një gjendje, të cilën po nuk e pe nga afër, vështirë se e beson. Qindra, mijëra, kuintalë e tonë, prodhime të cilësisë më të lartë, prodhime të sezonit, lakra, karrota, patate etj., të cilat fermerët nuk i shesin dot, sepse edhe me një çmim që është sa gjysma e kostos së prodhimit, nuk vjen t’ia marrë askush.
Katër vite më parë, vinin trajlera nga Kosova dhe Maqedonia, ndërsa sot nuk vjen asnjë furgon nga Tirana.
Një javë para meje Edi Rama kishte qenë në Divjakë dhe, kur i kishin qarë hallin, iu ishte përgjigjur: “E dini vetë ju se ku e fusni prasin dhe karrotën”. Turp! Turp e faqe e zezë edhe për rrugaçin më ordiner, për pijanecin më ordiner e jo më për një njeri që i thotë vetes kryeministër.
Ku e kanë të përbashkëtën fermerët e Divjakës, ku e kanë të përbashktën mijëra e mijëra familje shqiptare që janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike? Janë 15 mijë familje në Tiranë, 752 familje në Kamëz, 1600 në Gjirokastër, 682 në Kavajë, 752 në Lushnjë, 826 familje, jo shifra, jo numra, familje. Ka deputetë nga të dy krahët këtu që përfaqësojnë këta njerëz.
Ku e kanë të përbashkëtën me qëndrimin e qeverisë së Edi Ramës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rezolutën e Jeruzalemit? E kanë tek dy arsye:
Tek papërgjegjshmëria klinike e Edi Ramës dhe tek fakti se, Shqipëria prej 5 vjetësh nuk ka një kryeministër sovran, por një njeri, i cili shantazhohet lehtësisht, vendimet e të cilit merren në funksion të dosjeve që i tunden para syve. Dosje në të cilat figuron ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri, i takuar me dhjetëra qindra herë në Itali dhe në Greqi me mafiozët në zë, të përgjuar natyrisht, nga shërbimet partnere.
Dosjet e milionave të parave të pastruara përmes bankave familjare, të cilat i kanë natyrisht edhe në vendet e tjera. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm.

Vlerësimet e Anxhela Merkel dhe Viktoria Nuland

Vota kundër Jeruzalemit është minimumi i të zezës që i bën këtij vendi.
Prisni dhe do të ketë të tjera vendime, të cilët do të tregojnë qartë para shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm, kur vjen puna tek marrëdhëniet ndërkombëtare, në veçanti, tek marrëdhëniet me fqinjët.
Zonja dhe zotërinj.
Në verbin ordiner që përdori sot Edi Rama, nuk arriti dot t’u shpjegojë shqiptarëve se pse pesë vjet, pasi ka ardhur në pushtet, ekonomia është në bilancin më katastrofik që prej vitit 1991.
Pse numri i shqiptarëve që kanë emigruar vitin e kaluar është më i lartë se viti 2015 dhe se të dy të marrë së bashku, përbëjnë një numër shqiptarësh të larguar në eksod më të madh se eksodi i viteve ‘90 – ’93?
Sepse vetëm në janarin e këtij viti, kanë falimentuar 1500 biznese, plot 38% më shumë se në janarin e vitit të kaluar. Pse nuk shiten lakrat, karrotat, prasi, patatet e fermerëve të Divjakës, prodhimet e fermerëve të Devollit, Velipojës apo të Xarrës. Nuk ka e nuk mund të ketë shpjegime, sikundër nuk ka dot shpjegime, kur Bashkimi Europian dhe SHBA i kërkojnë llogari.
5 vite kryeministër, emigracioni i paligjshëm është dhjetëfishuar, Shqipëria eksporton krim, drogë dhe emigracion të paligjshëm.
Arsyeja është një dhe vetëm një. Sepse në krye të qeverisë së vendit prej pesë vitesh, jo si aspiratë apo votë e lirë e vullnetit të shqiptarëve, por si produkt i aleancës me krimin, ndodhet një njeri i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi. Ky njeri në këtë sallë më 22 korrik 2016 ishte më i dëshpëruari, sepse plani i tij për të dështuar reformën kushtetuese në drejtësi, falimentoi.
Falimentoi dhe u zbulua qartë. U pa qartë dhe dëgjova qartë, përgëzimet që mora nga Anxhela Merkel, nga Viktoria Nuland nga kryetari i Këshillit Europian dhe dhjetëra personalitete, të cilët përgëzuan opozitën për qëndrimet dhe vizionin që mbajti.
Në krijimin e organeve të reja të drejtësisë, Kushtetuta e thotë qartë: Keni një zgjedhje mes konsensusit ose shortit, një zgjedhje të cilën opozita e propozoi dhe e sanksionoi. Por prej asaj dite Edi Rama ka bërë gjithçka kundër konsensusit për Reformën në Drejtësi, sepse konsensusi për KLGJ dhe KLP, konsensusi për Vetingun do të çonte në një kryeprokuror me Vetting dhe jo pa Vetting, siç e kemi sot, me votë opozitare dhe mazhoritare dhe jo me më pak vota se vetë Partia Socialiste. Një kryeprokuror legjitim, të cilit nuk do t’i tundeshin këmbët për të arrestuar në flagrancë Saimir Tahirin, për të arrestuar një dyzinë pushtetarësh të përgjuar nga shërbimet partnere në transaksione politike dhe financiare me bandat, nga Shullazët e Lul Berishët me Vangjush Dakon, tek Çelët dhe Sanxhaktarët e Qazim Sejdinit dhe, të paktën, tri ministra që ulen këtu sot prapa meje.

Pse Edi Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë

Edi Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë. Ndaj sot nuk ka hapësirë për konsensus, sepse po të donte konsensus nuk do të kishte shkelur Kushtetutën, duke vendosur flitra të tillë që në goglat e shortit të KLGJ dhe KLP të vijnë telefonat e prishur të Sigurimit të Shtetit sigurisht me rekomandimet e mbeturinat e Sigurimit, njerëz të korruptuar e të dënuar, të cilët fshehën rekordet e tyre të dekriminalizimit dhe njerëz që ONM i ka përjashtuar nga kandidimi.
Ky dashnor i Europës dhe i Amerikës vetëm kur vjen fjala për të respektuar rekomandimet e tyre për njerëz me integritet në organet e drejtësisë e humb dashurinë dhe i lidhet gjuha.
Ndaj sot, ata që vijnë këtu për t’u sanksionuar si anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së, janë ushtarë mjeranë të Edi Ramës, garancia e fundit dhe e vetme për ta shtyrë edhe pak drejtësinë për Saimir Tahirin, drejtësinë e munguar për qindra milionë euro që ndodhen sot në bankat private të pushtetit, që ndodhen sot në investime marramendëse brenda dhe jashtë vendit.
Kështu është, do ta shtyjë edhe për pak, por jo për shumë. E çove Nezar Seitin në Itali, por gojën nuk ke për t’ia mbyllur dot përgjithmonë. E kur të bilbilosë ai dhe kur të bilbilosin Habilajt, radha do t’i vijë Saimir Tahirit.
A ka njeri në botë që beson se Saimir Tahiri u bë koka e drogës në Shqipëri pa dijeni tënde Edi Rama?
A ka njeri në botë që beson se ato qindra, miliona euro dhe tonelata drogë, nuk janë këmbët e karrikes tënde të pushtetit?
A ka njeri në botë që të beson ty më?
Prandaj çdo fjalë që thua këtu të largon nga e sotmja. E nesërmja e këtij vendi ti nuk mund të jesh kurrë.
Nuk duam investime turke?
Po ky është një palaçollëk i padëgjuar më parë. Po gajasesh, sepse ty nuk të bëhet vonë për këtë vend. Po ti i thave investimet nga ky vend.

Shqipëria pa politikë të jashtme

Në kohën kur këtë vend e qeveriste Partia Demokratike, investimet turke u dhjetëfishuan, banka, telekom, energji, dhjetëra mijëra vende pune, që sot nuk janë më.
Po nuk janë o faqezi nuk janë, i ke çuar në azil.
Çfarë je ti që gajasesh? Çfarë je ti këtu, për batuta je? S’je as shok gjimnazi me mua se të paktën je nja dhjetë vjet më i vjetër. Çfarë ke që gajasesh? I ke çuar në azil, i ke çuar refugjatë. Punonin këtu, kur ishin ato investime, sot nuk janë më. S’ka investime këtu. Ajo që po sjell në Vlorë, është aferë e pastër korruptive. Me 100 milionë euro do të bësh gjoja aeroport rajonal. Ti do vjedhësh shqiptarët dhe do ta ndash rryshfetin edhe me ndonjë turqishtfolës. Por kjo nuk është puna ime, por punë e drejtësisë turke. Prandaj, broçkullat e tua nuk i beson dot më as ai që ke afër aty.
(Rama flet nga vendi) Kujt i flet ti për 21 janar e tradhti ndaj atdheut?
Po ti e more dhe e bëre kryetar të partisë në Burrel gardistin që thoje se ishte në grupin e zjarrit dhe sot e ke drejtor të OSHEE-së. Po ti ata që bënë paktin me Greqinë i gradove të gjithë, edhe ata në ministri të Brendshme dhe ata në ministri të Jashtme. Kë gënjen ti, kë mashtron? Kujton se partia jote nuk i di këto gjëra? Ka shqiptar që s’i di? Që kur vjen puna për pushtetin tënd dhe për veten tënde, ti je gati të flesh me djallin dhe ke fjetur me djallin.
Mundohemi kot këtu të flasim për politikë të jashtme. Ku ka politikë të jashtme? Politika e jashtme është e gjitha në mbrojtje të dosjeve të pambrojtshme të Edi Ramës, nga Xibraka tek Saimir Tahiri.
Ministria e Jashtme është vënë si pelivan në tel dhe ka vetëm dy detyra, të mbrojë kriminelët e lidhur me politikanët dhe politikanët e lidhur me kriminelët, me zero sukses, se edhe po të ketë një gojë të mbyllur me zhage kanabisi, raportet e thonë qartë, që nga EUROPOL-i, CIA e Departamenti i Shtetit. Dhe e dyta, të sulmojë opozitën, po dhe kjo nuk i pin ujë më. Nuk ka politikë të jashtme në këtë vend. Politika e vetme e jashtme e Edi Ramës është investimi i milionave të drogës për të treguar fasadën, potentin. Por nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Londër, të gjithë tashmë e dinë që është fasadë. Sikundër e dinë të gjithë shqiptarët, punë nuk ka, bizneset mbyllen, fermerët falimentojnë, shqiptarët emigrojnë masivisht. Këtë shqiptarët e dinë, sikundër e dinë partnerët tanë. Të provuan 5 vite me radhë, iu solle më shumë drogë, iu solle më shumë krim, iu dhe më shumë emigracion të paligjshëm dhe i preve në besë.
Po, ka një ndryshim midis Rezolutës tre javë më parë dhe dhjetëra, qindra rezolutave për Lindjen e Mesme dhe Rezolutës së 21 dhjetorit.

Vota në OKB votë e pastër kundër SHBA

Më 21 dhjetor u votua kundër Amerikës nuk u votua për asgjë tjetër, por kundër Amerikës. Kundër vendimit sovran të Presidentit Trump në zbatim të një tjetër vendimi sovran bipartizan të Kongresit Amerikan dhe ti votove kundër.
Ti votove kundër, duke vënë në peshoren e rrezikut interesin tonë kombëtar. Nuk më intereson a ka votuar apo jo Maqedonia. Doli që gënjeu ky mashtruesi yt profesionist, Maqedonia nuk ka votuar. Nuk më intereson fare ore mashtrues, nuk më intereson fare Maqedonia mua, o mashtrues. Mua më intereson Kosova dhe Shqipëria në NATO, që janë produkte të drejtpërdrejta të vullnetit amerikan. Këto më interesojnë mua dhe mbi këto shkelmuat ju. Nuk dëgjuat as Kosovën, që e përdor si bizhu në takimet e tua me një tjetër të ngjashmin tënd në rajon. Lexoje pak Rekomandimin e Zgjerimit, ju që jeni entuziastë dhe shikoni se pengesa e vetme janë autokratët e inkriminuar që shkelin shtetin ligjor, që dhunojnë të drejtat e opozitës, që dhunojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, që nëpërkëmbin median, që kanë kapur ekonominë. Çfarë do ti? Të të vënë emrin? Do të vijë edhe ajo ditë që të të vënë emrin, por para se ta vënë ata, ta kanë vënë shqiptarët. Ta kanë vënë emrin më 27 janar.
Sot dua t’i them të gjithë qytetarëve shqiptarë, se detyra e opozitës në këtë Parlament, është tërësisht e pamundur. Përtej fjalës, gjithçka tjetër është kapur dhe shkatërruar institucionalisht, ligjërisht, Kushtetuta është shkelur.
Jemi këtu për t’ju thënë se kjo farsë do të vazhdojë. Se në vend që të flasim dhe të zgjidhim problemet tuaja, fermerë të Divjakës, në vend që të mbyllim doganat për prodhimet e subvencionuara me tarifa të barabarta me subvencionet, që ju të shisni prodhimet tuaja të pasubvencionuara. Në vend që t’ju japim të njëjtin buxhet për të subvencionuar prodhimet tuaja, si Maqedonia të paktën, 150 milionë euro, do të vazhdoj ky të tallet me ju dhe t’ju thotë: Lakrën sa koka, e dini se ku do ta fusni prasin dhe karrotën.
Këtë ka thënë në Divjakë, ky!

Të marrim në duar fatet e vendit

Ta dini pra të dashur studentë se kjo do të vazhdojë, se tarifat e universiteteve do të vazhdojnë të rriten dhe shumë e më shumë prej jush do të vazhdojnë të mbeten jashtë auditorëve për paratë që fusin në xhep oligarkët e lidhur me këtë. (Ramën)
Ta dini të dashur pacientë, se çdo ditë e më pak ilaçe, çdo ditë e më pak mjekë të kualifikuar e infermierë do të ketë, për milionat që zhvat ky. Dhjetëra mijëra euro në ditë të taksave tuaja, që nuk shkojnë për ju dhe familjarët tuaj.
Ta dini o pensionistë se mashtrimet që ju këput në fushatë pas fushate do të jenë mashtrime.
Ta dini ju të gjithë, nga të përndjekurit dhe të burgosurit politikë e pronarët e deri tek ish-ushtarakët se mashtrimi dhe zullumi do të vijnë e do të thellohen derisa atë që bëmë më 27 janar në shesh të vini ta bëni këtu në këtë sallë. Derisa qytetarët e këtij vendi të reagojnë ashtu sikurse reagon çdo qytetar europian kur kryeministri u thotë ta futni karrotën dhe preshin apo të tallet me prodhimet e tyre.
Nuk ka rrugë tjetër, miq! Nuk ka rrugë tjetër tani që proçeset politike kanë marrë fund, tani që votat e vjedhura kanë çimentuar një bandë në pushtet, një qeveri të zhytur në krim, që po shkatërron themelet e bashkëjetesës politike.
Reforma në Drejtësi, qartësisht është viktima e parë e saj. Mjerë ata bashkëinvestitorë që nuk e shohin. Nuk ka më Reformë në Drejtësi. Ka një drejtësi të kapur për të mbrojtur Saimir Tahirin, Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Shullazët, Habilajt, Balilajt. Kjo është drejtësia. Drejtësi nuk ka. Për fat të keq nuk ka as Europë e nuk mund të ketë Europë pa luftuar krimin, pa luftuar drogën, korrupsionin. Nuk mund të ketë Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Prej sot nga kjo sallë, duke u zotuar të vazhdojmë të bëjmë rolin tonë si opozitë, ju kërkoj edhe diçka tjetër pa të cilën nuk do të ketë ndryshim, të marrim fatin tonë në duart tona, të merrni fatin tuaj në duart tuaja!
Çohuni! Dhe opozitën do ta keni në krah, sa herë që të vendosni të bllokoni një aks rrugor, sa herë të vendosni t’ia përplasni arrogancës, arbitraritetit dhe kriminalitetit në fytyrë, opozitën do ta keni në krah, Partinë Demokratike do ta keni në krah, mua do të më keni në krah.

Basha ironizon Bushatin me gafën për Rezolutën e OKB

Lulzim Basha replikoi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa në Parlament është mocioni për debat për Rezolutën e OKB-së. “Rrallë herë do të keni shansin të shihni një mashtrues, të pacipë dhe të paaftë nën petkun e ministrit të Jashtëm. Kujdesen dhe janë kujdesur qeveritë që njerëzit që përfaqësojnë Shqipërinë në botë të mos jenë mashtrues kalibri, të paaftë dhe plagjiatë të pakorrektueshëm. Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time se i paskam thënë Mogherinit: Baltë! E kundërta është e vërtetë. Kur ju o zullumqarë, vutë në gojën e Mogherinit fjalët “Se vetëm me vetingun do të hapeshin negociatat”, ju thashë se kjo ishte baltë. Madje, ju thashë se këto ishin bajga që iu shisni shqiptarëve. Dhe ja ku jemi sot dhe fjala ime ka dalë. Se nuk është vetingu që hap negociatat, por janë banditët që ti ke sjellë dhe i ke bërë ministra të Brendshëm, që duhet të jenë në burg e jo të qeverisin me ty, të ndajnë paratë me ty e të bëjnë drogën me ty. Krimi, droga, emigracioni! 4 vjet e ke zhytur Shqipërinë keq e më keq! Këtë të thotë CIA, këtë të thotë Departamenti i Shtetit. Ky mashtrues ordiner këtu nuk e fshin dot se janë raporte të shkruara të CIA-s, të DASH. Me kë matet ky, me futjen në NATO, me heqjen e vizave? Ky bredh nëpër botë me paratë e shqiptarëve për dy detyra: të shajë opozitën dhe të mbrojë fytyrën tënde të zezë, të mbrojë Saimir Tahirin, të mbrojë narkotrafikantët. Dhe dëgjo këtu ti i paaftë! Të paktën për ata pak studentë të Drejtës Ndërkombëtare që na ndjekin, mos këput broçkulla këtu. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese dhe nuk janë erga omnes. Të tilla janë rezolutat e Këshillit të Sigurimit, prandaj mos këput mufka këtu. Kjo është Rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme dhe jo e Këshillit të Sigurimit. Turp! Duhej të kishe ngelur që në vit të parë!

 

Vota kundër SHBA, bijtë e etërve rikthyen votën e Enverit në OKB!

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Sali BERISHA

21 dhjetori do të hyjë në analet e historisë së Shqipërisë si dita e zezë, si dita kur bijtë e etërve mizorë rikthyen në aulën më prestigjioze të planetit, OKB, votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Kundër vendit, i cili në vitet ’20 shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja përfundimtare e hartës së Europës, projekt të përgatitur nga fuqitë e mëdha europiane. Kundër vendit, që pas vendosjes së shtetit shqiptar bëri aq shumë për ndërtimin nga shqiptarët të një shteti të tyre, kundër vendit, i cili pas vendosjes së diktaturës mizore të Enver Hoxhës e shpalli prioritetin nr 1 për çlirimin nga kthetrat e tij dhe ndërmori operacionin më të madh të Pasluftës së Dytë Botërore, për rrëzimin e etërve të këtyre. Votuat kundër SHBA, kundër vendit, i cili udhëhoqi betejën më të madhe të Pasluftës së Dytë Botërore të Aleancës së Atlantikut të Veriut, betejën kundër kasapit të Ballkanit për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës, SHBA.
Votuat kundër vendit, që në një kohë kur vende të tjera po hiqnin dorë përfundimisht nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës, qëndruan fuqishëm dhe erdhën në Tiranë dhe shpallën nga Tirana Kosovën e pavarur. Votuat kundër vendit, i cili ka dëshmuar në kohë lirie, ndjenjat më miqësore ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve.
Këta mashtrues që duan të mbrojnë aktin e tyre të shëmtuar, me pafytyrësi absolute gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Sapo tha disa herë ministri juaj se të gjitha vendet kandidate të BE votuan për rezolutën. Ai që i thotë dinjitetit dinjitet, karakterit karakter, kur thotë një gjë të tillë ka shkelmuar mbi të drejtat. Maqedonia është një vend shumë kohë para nesh kandidat, po çfarë bëri delegacioni i tyre? Braktisi sallën dhe nuk votoi. Merreni pak listën. Pra, kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu, kreu i juaj, që pa u skuqur dhe pa u zverdhur u tha shqiptarëve se nuk na e kërkoi njeri.
Në një kohë kur anëtarja e qeverisë amerikane, dhe ambasadori i SHBA në OKB është në rang anëtari kabineti, kërkoi dy herë, bëri dhe një vizitë në përfaqësinë e Kosovës, deklaroi se SHBA po bëjnë përpjekje të mëdha për njohje të reja, por Edi Rama kërkoi të votojë rezolutën, zgjodhi rezolutën turko-jemenite. E pse? Për të dënuar vendimin sovran të një vendi sovran, të cilin e kishte votuar Kongresi amerikan, të cilin e kishte premtuar Presidenti Bush, të cilin e kishte premtuar Presidenti Donald Trump dhe e mbajti. Pra, këta skanë fytyrë as para kombit të vet, as para qytetarëve të vet, as para komunitetit ndërkombëtar. Por burri është burrë dhe mban përgjegjësi për atë që bën, nuk futet si mi nëpër vrima.
Ai loz me interesin kombëtar në mënyrën më të paskrupullt. Çështja është shumë e thellë. Votuam si BE tha. Mashtruat! Gjashtë vende të BE votuan kundër rezolutës; Kroacia, Çekia, Hungaria, Rumania, Letonia etj.. Pra, këto vende anëtare nuk votonin nëse do të kishte një votim unik europian. Në këto raste çfarë do të thotë? Do të thotë se nuk u arrit akordi, do të thotë se BE pranoi praktikën e votimit të çdo vendi sipas interesit kombëtar. Hungarezët treguan se interesi tyre kombëtar është për Amerikën. Rumunët e kroatët po kështu. Pra, vota ishte një votë kundër interesit kombëtar. Kjo është një ndarje e thellë, si me thikë, është një ndarje e thellë si linja e Teodosit, që ndau kishat dikur në rastin e Shqipërisë, midis Lindjes dhe Perëndimit.
Në 28 nëntor të 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kryeministrin e Turqisë, për të cilin kam patur respekt të veçantë dhe ruaj respekt të veçantë për disa aspekte të tij.
Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë miqësisht dhe pastaj edhe ftohtësisht, se Shqipëria nuk do të ndjekë kurrë politikë tjetër përveç asaj së SHBA. Me fjalë të tjera, unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën e sigurisë globale. Pse kjo? Sepse SHBA janë vendi i lirisë, shareholder kryesor në sigurinë e botës. E kisha të lehtë, ja u them shqiptarëve, sepse unë kisha fjalimin tim në OKB dy vjet më parë ku i kisha thënë direkt udhëheqësit palestinez “të ftoj ta tërheqësh rezolutën, se ajo ka vetëm një qëllim, që është përjashtimin e SHBA-ve”. Rezoluta që votuan bijtë e etërve në Stamboll kërkon pikërisht këtë, përjashtimin e SHBA nga Lindja e Mesme.
Nëse nuk do të ishte SHBA, Lindja e Mesme nuk do të ishte kurrë ajo që është sot. Mund të kishte edhe luftë botërore, po të mos jenë ata me vendosmërinë e tyre në Lindjen e Mesme. Kjo ishte një linjë ndarëse pra, cilën pranon të ndjekësh. Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka adaptuar në mënyrë përfundimtare se do votojë çdo rezolutë siç votojnë SHBA-të për çështje të sigurisë. Sot në botë ka një rajon me impaktin më të madh në çështjen e sigurisë kombëtare, dhe kjo është Lindja e Mesme.
Nëse Donald Trump sulmon Korenë e Veriut, Shqipëria duhet të jetë ndër vendet e para që duhet ta mbështesë. Cilido të jetë fati i kësaj bote, pa SHBA nuk ka liri të garantuara. Ata që duan lirinë nuk lëkunden, nuk hyjnë në vrima miu. Po nëse sta ka thënë Donald Lu si të votosh, ta ka thënë Nikkey Haley, ta ka thënë Trump. Kërkesë më të qartë në historinë e tyre amerikanët sjanë bërë kurrë. Ambasadorja e tyre në OKB dy ditë para tha se u kërkonte vendeve mike të votojnë kundër kësaj rezolute dhe të festojmë së bashku. Shqipëria nuk qe nga ata që e fëstoi së bashku, Maqedonia u shtua në festën e Vitit të Ri, sepse pati mençurinë dhe iku. Pse kjo politikë? Dikush mund të thotë se është një politikë filo-turke. Të tjerë thonë se, në rregullin e vjetër të Perandorisë, ia bleu Turqia me lekë votën. Unë nuk i them këto, po të dija do i thoja, por unë them një gjë tjetër. Shqiptarët nuk e kuptuan, por në shtator të vitit 2013, këtu u paraqit një program politik në të cilin u deklarua se në politikën e jashtme jemi për zero probleme me fqinjët. Cila është politika e zero problemeve, kush e ka? Sepse çdo vend ka politikën e interesit kombëtar. Çdo vend diplomacinë e ka në funksion të interesit kombëtar. Ka dhe vende që nuk e kanë, siç janë diktaturat, ato politikën e jashtme e kanë në funksion të pushtetit dhe jo të interesit kombëtar. Këta e dinë mirë këtë ndaj shpallën politikën e zero problemeve me fqinjët, një vend që ka në pesë shtete shqiptare. A ka më antikombëtare se kjo?!
Menjëherë shkuan anulluan votën e vitit 2012. Problemi palestinez është problemi më i manipuluar dhe më i tradhëtuar i globit, ndofta i kohërave. Janë vendet arabe ata që manipulojnë dhe tradhëtojnë ndofta më shumë se kushdo tjetër këtë problem. A e dini ju se në këtë moment që flasim, aeroplanë me yllin e Davidit bombardojnë Sinain në territorin e Egjiptit me kërkesë të gjeneral apo marshall Sisit? A e dini që ka vende arabe, të cilat bëjnë sundimet më sekrete me Izraelin. Pse? Se Izraeli është një faktor i fuqishëm. Se në Sinai nuk lufton dot Sisi dhe i thotë hajde më ndihmo. Dhe bën mirë që i ndihmon se janë terroristë islamikë.
Ne mbështesim kauzën e tyre të drejtë, por ne nuk mund të mbështesim kauzën e tyre të manipuluar, nuk mund të mbështesim manipulimin botëror, nuk mund të bashkohemi me këtë manipulim që i bëhet çështjes së një kombi.
Pse ky këtë standard? Sepse SHBA-të nuk tolerojnë standardet e tij, sepse SHBA-të janë vendi i parë që deklaruan se ky mashtrues (Rama) ka shndërruar Shqipërinë, vendin e NATO-s, në qendër rajonale të krimit të organizuar. Ska asnjë vend tjetër qëndër rajonale të krimit të organizuar. Vetëm Shqipëria, që votoi kundër SHBA, sepse bashkëpunon me kryespekullantin e botës, Soros, dhe ky, skllavi i tij, pasi doli me paratë e tij në mediat amerikane dhe e quajti presidentin Trump turpin e qytetërimit, në një kohë që ai po ngrihet dhe ndofta do jetë një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e atij vendi me këto që realizoi në vitin e parë, ky deklaroi asokohe se do prishte marrëdhëniet me Amerikën po u zgjodh president ky turpi i qytetërimit. Ai u zgjodh dhe fitoi, kurse ky filloi prishjen e marrëdhënieve me SHBA.
Ndaj dhe duhet ta dënojmë me forcë këtë akt, sikundër Shqipëria duhet të konsiderojë edhe qëndrimin ndaj Jeruzalemit, faktor më i i rëndësishëm paqeje atje është Izraeli. Çfarë sigurie i krijojnë Izraelit ata që kërkojnë të bombardojnë territoret e vendeve të tyre militantët islamikë? A janë militantët islamikë një rrezik botëror për paqen? Duhet të ndahemi mirë me këtë të keqe dhe koncept. Ata janë armiqtë më të egër të islamit, ata janë armiqtë më të egër të besimit mysliman, armiq të egër të paqes. Dhe me këta bën kauzë të përbashkët ky.
Së fundi, për ta mbyllur, meqë zgjodhe rezolutën turko-jemenite për të goditur SHBA dhe presidentin Trump do të të them një gjë këtu.
Edhe një herë shpreh vlerësimin e madh për Turqinë dhe presidentin e saj, por nuk pajtohem kurrë me presidentin e saj, kur thotë se Kosova nuk u bë shtet. Njeriu që…. Ore shko bëhu synet ti (Rama) atje, unë jam Sali Berisha. Je gabim ti, shko bëhu synet atje. Unë i kam publike qëndrimet e mia, nuk mund të pajtohem kurrë me deklaratën e tij. Kur i erdhi çështja kurde tani duhej lëshuar Kosova….

Provat se ministrja e dinte për hetimin e Seitit në Shqipëri

Deputeti Enkelejd Alibeaj u ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës së Tiranës kërkesë për marrje informacioni për llogari të hetimit penal ndaj Nezar Seitit.
Me shkresën e dt. 8 shkurt 2018, nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thuhet se “në funksion të kërkesës suaj, nëse ka letërporosi nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për llogari të hetimit penal ndaj Nezar Seitit, nuk rezulton të jetë sjellë ndonjë letërporosi nga Prokuroria e Përgjithshme apo Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në Ministrinë e Drejtësisë”. Në foton bashkëngjitur shkresa mban emrin Etilda Gjonaj.
Në fakt, Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka kërkuar së paku 2 letërporosi drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
E para është në dt 18 tetor 2017 dhe bashkëngjitur mban emrin Letërporosia 1. E dyta është në dt 7 nëntor 2017 dhe bashkëngjitur mban emrin Letërporosia 2 Të dyja letërporositë i referohen procedimit penal 134 të vitit 2016, që është dosja e përbashkët Tahiri-Habilaj-Seiti. Procedimi penal 134 për të cilin po hetohet Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti, përmban veprat penale:
kultivim të bimëvë narkotike, trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë.
Këto vepra penale për të cilat është nën hetim Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti janë të parashikuara nga nenet 284, 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.
Dërgimi i letërporosive në Itali është bërë përkatësisht me shkresat dt 25.10 2017 dhe 20.11.2017 dhe të dyja letërporositë janë firmosur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Ky është fakti që provon katërcipërisht që ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e dinte se Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri dhe për shkak të nenit 491/c të Kodit të Procedurës Penale nuk duhej të ekstradonte Nezar Seitin.

Çfarë dinte ai që nuk duhej të fliste para drejtësisë shqiptare?

Një javë më parë, kryetari i Grupit parlamentar Edmond Spaho, kërkoi të fliste në këtë foltore për skandalin më të madh gjyqësor dhe politik, të 27 viteve. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi i hoqi fjalën, për të mbyllur gojën e opozitës dhe veshët e publikut, për të dëgjuar një histori. Një histori me hajdutë dhe kriminelë.
Do ta dëgjoni sot.
Ministria e Drejtësisë ka ekstraduar në Itali Nezar Seitaj. Një person të mbërthyer e të hetuar nga drejtësia shqiptare, një peshk të madh të rënë në rrjetën e saj! Ndërkohë, Ligji ndalon këdo, edhe ministrin e Drejtësisë të ekstradojë një shtetas shqiptar, kur prokuroria shqiptare, ka hapur një çështje hetimore. Neni 491 shkronja c) e Kodit të Proçedurës Penale.
Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri-Habilaj, bandë kriminale kjo që hetohet nga Prokuroria shqiptare prej vitit 2016; Bandë kriminale kjo, për të cilën Prokuroria shqiptare, në 19 tetor 2017 e arrestoi, pasi sekuestroi 4 tonelata drogë në Babicë të Vlorës.
Prej 19 tetor, Nezar Seiti mbahej në paraburgimin 313, administrator dhe “magazinier” i të cilit është Ministrja e Drejtësisë, e cila ka dijeni të plotë për këtë fakt nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Deri atë ditë nuk kishte as urdhër kërkimi ndërkombëtar as kërkesë për ekstradim nga Italia! Ditë më pas, autoriteteve italiane, dikush iu pëshpëriti në vesh, se në Shqipëri ishte arrestuar Nezar Seiti! Dikush që mesa duket kishte thurrur planin për ta larguar nga dora pataten e nxehtë Nezar Seiti. Dora vetë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Vuri në zbatim skemën për ta degdisur larg drejtësisë shqiptare Nezar Seitin.
Pala italiane, shprehu qëllimin për ekstradim. Ministria e Drejtësisë dhe jo vetëm kishte detyrimin të verifikonte që në këtë moment të parë, nëse kishte pengese dhe ta ndalonte ekstradimin. Nuk e bëri.
Kërkesa zyrtare për ekstradim erdhi, në tryezë të ministres së Drejtësisë në datë 30 nëntor 2017. Para se ta përcillte në Prokurorinë e Përgjithshme, për vijim të ekstradimit, ligji detyron ministrin e Drejtësisë të bënte verifikimet nëse kishte pengesë për ekstradim apo jo. Për herë të dytë, nuk e bëri.
Prokuroria e Përgjithshme në 10 janar 2018, i kthen mbrapsht dokumentacionin. Ministrja pretendon se, Prokuroria e Përgjithshme është ajo që nuk e njoftoi se kishte pengesë ekstradimi. Mundet! Por ministrja kishte detyrim ligjor për të verifikuar për llogari të vet, pavarësisht Prokurorisë së Përgjithshme ekzistencën ose jo të pengesave. Ishte kjo mundësia e tretë dhe për të tretën herë nuk e zbatoi ligjin, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë është vetëm 500 metra nga Burgu 313 ku mbahej Nezar Seiti për llogari të krimeve të rënda. Ndërkohë që nga dritarja e Ministrisë së Drejtësisë shihet Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që po hetonte Nezar Seitin. Madje prova shkatërruese për të është se në tryezën e saj, ministrja ka patur këto dokumenta, që shkruajnë se Nezar Seiti po hetohet nga Krimet e Rënda. Këto dokumenta i ka nënshkruar me dorën e saj!
Zgjodhi të shkelë ligjin. Miratoi ekstradimin, me ngut, me shpejtësi brenda 24 orëve. Në 11 janar 2018 finalizoi skemën e filluar nga ministri i Brendshëm.
Zonja Ministre,
Nezar Seitin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i lë këtu. Të dokumentuara madje!
Kush ishte Nezar Seiti?
Çfarë dinte ai që nuk duhej të fliste para drejtësisë shqiptare?
Kë do të mund të përfshinte ai nëse do të lejohej të fliste?
1. Ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën e drejtësisë shqiptare. Habilajt në Itali. Tre drejtues të lartë të policisë, në arrati me ndihmën dhe mbrojtjen e Edi Ramës. Saimir Tahiri, në Kuvend me imunitet, mbrojtur po nga Edi Rama. Nezari pra, ishte goja e vetme, që mund dhe do të fliste.
2. Por çfarë do të fliste? Atë që mund të flasë financieri i bandës. Për paratë! “FOLLOË THE MONEY” thonë amerikanët – gjurmo paratë për të gjetur kriminelin! Gjurmo:
– 18 mijë eurot, të kaluara nga duart e Nezar Seitit për të blerë gjerdanë diamanti e byzylykë floriri për familjarët e Saimir Tahirit.
– Gurmo, 863 mijë eurot, kaluar nga duart e Nezar Seitit në ato të Saimir Tahirit, të cilit në panik e sipër prej kontrollit të banesës iu gjetën në sediljen e makinës së Orest Sotës.
– Gjurmo, 5 milionë eurot, kaluar nga duart e Nezar Seitit si përfitim i drejtpërdrejt i Saimir Tahirit.
– Gjurmo, 20 milionë eurot, kaluar nga duart e Nezar Seitit në duart e Saimir Tahirit, në mënyrë që Edi Rama të blinte “gli elezioni” – zgjedhjet! Përgjimet italiane të Habilajve e thonë këtë gjë.
Që të fliste Nezar Seiti e të gjurmoheshin paratë e krimit, e të arrihej tek kriminelët, Nezari duhej lënë në dispozicion të drejtësisë shqiptare.
Shkeli ligjin, e degdisi.
Zonja ministre, në panik e dëshpërim ke thënë se Nezar Seitin e ke çuar në Itali jo me pushime, por në duart e drejtësisë italiane. Nuk të mban alibia! Për 3 arsye. Po pres ta thuash tani si justifikim, që të të përgjigjem.
Kjo është pra, historia me kriminelë dhe hajdutë!
Zonja ministre!
Në të gjithë këtë histori, mes hajdutësh dhe kriminelësh, ju ku e fusni veten?
Sot, këtu, tani, është momenti të reagoni, të pranoni përgjegjësinë dhe pendoheni! Për të mirën tuaj! Një qeli në Burgun 313 është lënë bosh, e vetme ajo nuk ju mban dot të gjithëve!

Firma që penalizon ministren e Ramës

Kjo ishte fjala e fundit e një të pandehuri në një gjyq moral dhe politik. Fjala e fundit me të cilën kërkoi mëshirë.
Ta thash që do ta nxirrje si alibi dhe e nxore. E meqë ra llafi nuk thuhet Katanja, po Katania.
E ka çuar në Katania jo për pushime, por për në burg.
Në fakt shqiptarët, ata të cilët kanë dy pare mend dhe e kuptojnë, ka një ndryshim të madh midis Katanias dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Katania heton Nezar Seitin, Moisi Habilaj me kompani, por jo Saimir Tahirin. Prokuroria e Krimeve të Rënda të Republikës së Shqipërisë heton Saimir Tahirin mbi të gjitha.
Cila ishte goja që do të tregonte për lidhjet e Saimir Tahirit, për paratë e marra dhe për lidhjet me këtë këtu, Nezar Seiti.
Cili ishte motivi për të cilin Nezar Seiti do të fliste për Saimir Tahirin. Frika, kujdesi, se vendimi, hetimi dhe ndëshkimi nga drejtësia shqiptare do të bënte punën e vetë. Përkundrejt motivit që do të hetojë, gjykojë dhe do të dënojë në Shqipëri, do të fliste për interesin e drejtësisë shqiptare.
Cili është interesi i drejtësisë shqiptare?
Saimir Tahiri.
Si i bëhet që askush të mos e pyesë Nezar Seitin për Saimir Tahirin?!
Çoje në një autoritet të huaj me pushime, ata të cilët nuk kanë interes për ta pyetur për Saimir Tahirin.
Këtë ke bërë në Katania.
Në fakt ka një gjë, ti nuk je merakosur shumë për burgun apo pushimet e Seitit. Je merakosur për pushimet e Saimir Tahirit. Këtë ke bërë.
Çështja është e thjeshtë. Ligjet e Reformës në Drejtësi, një prej të cilës është edhe zonja ministre, në 2016 në Kodin e Procedurës Penale kanë parashikuar një dispozitë të thjeshtë: Nëse ka një procedim penal për një shtetas shqiptar për një vepër penale të kryer në Shqipëri, nga njëra anë, dhe nëse ka një apo disa kërkesa të tjera për ekstradim nga autoritetet e huaja. Përparësinë e merr Prokuroria shqiptare dhe ekstradimi nuk bëhet.
Kodi i Procedurës Penale, neni 491, shkronja c) e shkruar nga ministrja e Drejtësisë, në bazë të Reformës në Drejtësi e ka shkruar vetë dhe po vetë e shkel.
Pyetja e vetme është kjo: A e dinte ministrja e Drejtësisë që Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda apo jo?
Nëse nuk e dinte, po ky është një justifikim. Po edhe i arsyeshëm po ta quaj.
Po zonja ministre, po mirë këtë dokument a e ke parë?
19 tetor 2017, arrestuar Nezar Seiti nga Gjormi i Vlorës, direkt në qelitë e Burgut 313. I administron ti, të njoftojnë ty çdo 24 orë kush hynë dhe kush del nga burgjet. E ke pasur në tryezë.
Po mirë mund të ndodhë që Fatmir Xhafaj nuk të ka njoftuar.
A ke pasur ti mundësi të njihesh me faktin se, Nezar Seiti po hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?
A ke pasur ti ndonjë korrespondencë, ndonjë letër porosi dërguar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda drejt Katanias që bënte fjalë dhe të tregonte se Nezar Seiti nga Gjormi i Vlorës, po hetohej në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?
Të kam dërguar një kërkesë, sot në mëngjes më ktheve përgjigjen. Faleminderit!
Pikërisht për këtë letër porosi dhe më ke shkruar: “Për sa i përket kërkesës tuaj (times pra) për vënien në dispozicion të kopjes së praktikës mbi procedimet Nr.313, Nezar Seiti, dhe 164 Nezar Seiti dhe Saimir Tahiri, nga verifikimet e kryera me këto të dhëna, i ke bërë ti zonjë-nuk rezulton të jetë sjellë ndonjë letër porosi nga Prokuroria e Përgjithshme apo Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë në Ministrinë e Drejtësisë”.
Përgjigja jote, ministrja Etilda Gjonaj Saliu.
Ke bërë verifikimet, s’të ka ardhur.
Zonjë, këtu kam dy dokumente, shkresa zyrtare një e datës 25.10.2017 dhe tjetra është e nëntorit 2017.
Lënda: Kërkesë për ndihmë juridike
Kërkuesi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
Drejtuar: Ministrisë së Drejtësisë
Ministre e së cilës ke qenë ti Etilda Gjonaj. Ku i kërkon që të përcjellë një letër porosi për hetime proceduriale pikërisht për çështjen penale 164, ku është i përfshirë Habilaj, Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti. Ia ka drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.
Kush e ka nënshkruar do të thoni ju?
Ministri Etilda Gjonaj Saliu.
E ke firmosur pa e lexuar? E ke firmosur pa e studiuar apo e ke lënë dorën peng te Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe Edi Rama?
Zgjidh e merr, mëshirë për ty nuk do të ketë!
Meqenëse Reforma në Drejtësi ka nisur rrugën, rruga e mbarë të qoftë për tek 313-a, sepse e ke ditur, e ke firmosur, ja ku e ke. Jo vetëm një, por edhe një herë tjetër. Dy herë zonjë ke nënshkruar. Në fakt ka një gjë. Nuk është i gjithë faji jot, jo. Faji është i këtij (Ramës). Faji është i këtij që të ka vënë ty për të nënshkruar hapjen e dyerve për ty dhe jo vetëm për ty.
Meqenëse reforma ka filluar rrugëtimin dy gjëra do të bësh. Kërko avokat dhe po të njoftoj, sot do të të depozitoj, kallëzim penal për shpërdorim detyre për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj Saliu dhe bashkëpunëtorët e vetë. Tek 313-a do të gjendesh.

Ambasadorja Haley paralajmëroi dy herë për votën kundër SHBA

Radio Europa e Lirëi ka kushtuar rëndësi debatit në Parlament për votën kundër SHBA të Shqipërisë në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur të enjten në një seancë plenare të thirrur nga opozita, për të debatuar votën e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, votë e cila shkoi kundër propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Opozita shqiptare përmes kësaj seance paraqiti projektrezolutë “reflektimi” për ndryshimin e qëndrimit të mbajtur nga qeveria shqiptare mbi “Rezolutën për statusin e Jerusalemit” të OKB-së të datës 21 dhjetor të vitit 2017.
Ky debat u përcoll me akuza të ashpra nga opozita, e cila e cilësoi votën si “votë kundër interesave shqiptare”.
Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh deputet nga radhët e Partisë Demokratike, tha se 21 dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si ditë e zezë, dita në të cilën Shqipëria dha votën kundër shtetit dhe kombit që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve.
“Votuat kundër vendit që ka dëshmuar në kohë lirie ndjenjat më miqësore ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Votuat kundër vendit që në një kohë kur vendet e tjera po hiqnin dorë përfundimisht nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës, qëndruan fuqishëm dhe erdhën në Tiranë dhe shpallën pothuaj nga Tirana, Kosovën e pavarur”, tha Berisha.
Edhe Monika Kryemadhi nga Lëvizja Socialiste për Integrim tha se, Shqipëria nuk do të duhej të kishte ardhur në këtë pikë dhe nuk do të duhej të ishte bërë pjesë e, siç tha ajo, kësaj vote anti-amerikane, pasi vendimi i presidentit amerikan Donald Trump përfaqëson qëndrimin sovran të popullit amerikan.
“Iniciativa e sotme për t’i prezantuar këtij Kuvendi një rezolutë reflektuese për sa i përket lajthitjes së pafalshme diplomatike, në raport me bashkimin e paqëndrueshëm të Shqipërisë kundër interesave dhe deklaratës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për vendosjen e Ambasadës së vendit të tij në Jerusalem, është një hap i duhur në drejtim me raportet tona historike dhe diplomatike me partneritetin më të rëndësishëm për interesat strategjike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në mbarë rajonin”, tha ajo.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se, “opozita ka humbur arsyen dhe se nuk e gjeni dot shpëtimin në Jeruzalem”.
Ai tha se debati për votën në OKB frymëzohet nga frika e opozitës për Reformën e Drejtësisë së re që po vjen.
“Një gjë të dini mirë të gjithë, Shqipëria me Amerikën nuk ndahen nga vota në OKB, se vota të tilla në OKB ka pasur plot, dhe s’ka ndodhur asgjë. Shqipëria me Amerikën nuk mund të jenë mollë sherri. Këtu ndarja është shumë e qartë. Me kë jemi: Me drejtësinë apo me pandëshkueshmërinë? Me kë jemi: Me hetime për të gjithë apo për hetime për ata që nuk janë pjesë e barkut të shtëpisë apo barkut të partisë? Me kë jemi: Me fotografitë e të shkuarës apo me Shqipërinë e të drejtës së të nesërmes. Kjo është ndarja dhe në këtë ndarje ju jeni vetëm”, tha Rama, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me një shumicë të madhe për të kundërshtuar njohjen e njëanshme presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që Jeruzalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit.
Votimi erdhi edhe pas dyfishimit të paralajmërimeve të ambasadores së SHBA-së në OKB, Nikki Haley, e cila tha se Uashingtoni do të mbante mend, se cilat vende “nuk e respektojnë” Amerikën, duke votuar kundër saj.
Pavarësisht nga paralajmërimi, 128 anëtarë, përfshi Shqipërinë, votuan më 21 dhjetor në favor të rezolutës mbështetëse të konsensusit të gjatë ndërkombëtar që statusi i Jeruzalemit, i cili konsiderohet si kryeqytet nga Izraeli dhe Palestina – mund të zgjidhet vetëm si një çështje përfundimtare e miratuar përmes një marrëveshjeje të paqes.
Vendet që votuan pro rezolutës përfshinin përfituesit kryesorë të ndihmës amerikane si Egjipti, Afganistani dhe Iraku.

Senati amerikan arrin marrëveshje për buxhetin

Dawn breaks over the Capitol in Washington, Tuesday, Feb. 6, 2018, as House GOP leaders are proposing to keep the government open for another six weeks by adding a year's worth of Pentagon funding to a stopgap spending bill. But Senate Democratic leader Chuck Schumer says that approach, fully funding the Defense Department but only providing temporary money for the rest of the government, won't go anywhere. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Një ditë përpara një rreziku të ri për mbylljen e qeverisë amerikane, udhëheqësit e Senatit arritën të mërkurën një marrëveshje dypalëshe që do ta mbajë qeverinë federale të financuar për dy vjet. Por për tema të debatueshme, sikurse emigracioni nuk ka ende një marrëveshje.
“Jam i kënaqur të njoftoj se negociatat dypalëshe lidhur me shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe prioritete të tjera, prodhuan një marrëveshje të rëndësishme”, tha në Senat kreu i shumicës republikane, Mitch McConnell.
“U bashkuam për një marrëveshje që është shumë e mirë për popullin amerikan”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate Chuck Schumer.
Paketa pritet të rrisë shpenzimet e qeverisë amerikane për mbrojtjen kombëtare dhe programet e brendshme, me 300 miliardë dollarë gjatë një periudhe dyvjeçare, duke i dhënë fund viteve me kufizime të detyrueshme buxhetore, që sipas republikanëve, po e tkurrnin ushtrinë amerikane, ndërsa për demokratët, po dëmtonin njerëzit në nevojë.
“Falë kompromisit të arritur për herë të parë ndër vite, forcat tona të armatosura do të kenë më shumë burime të nevojshme për ta mbajtur Amerikën të sigurtë”, tha zoti McConnell. “Marrëveshja do të na ndihmojë t’u shërbejmë veteranëve që na kanë shërbyer me trimëri dhe do të sigurojë fonde për përpjekje të rëndësishme, si ndihma në rastin e katastrofave, për infrastrukturën, si dhe për të luftuar abuzimin me opioidet”, tha ai.
Marrëveshja erdhi në momentet e fundit, ndërsa financimi federal për qeverinë skadonte në mesnatën e së enjtes. Nëse financimi nuk zgjatej, qeveria amerikane do të kishte pësuar mbylljen e dytë të pjesshme brenda një periudhe të shkurtër.
Për t’u bërë ligj, paketa duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit dhe të nënshkruhet nga Presidenti Donald Trump.
Demokratët bllokuan një projekligj të përkohshëm për shpenzimet në janar, duke shkaktuar një mbyllje të qeverisë federale për tre ditë, që lidhej pjesërisht me kundërshtimin e tyre ndaj mosveprimit të Kongresit në lidhje me programin DACA, që pritet të përfundojë më 5 mars.
Presidenti ka thënë se, mbështet rrugën drejt shtetësisë për 1.8 milionë të rinj që përfitojnë nga programi DACA, pjesë e një pakete më të madhe të reformës së imigracionit. Shtëpia e Bardhë kërkon gjithashtu fonde për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, reduktim të emigracionit të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë përparësi që të vijnë në Amerikë njerëz më të kualifikuar.
Negociatat dypalëshe nuk kanë arritur ende tek një marrëveshje për ndryshimin e ligjeve amerikane të emigracionit. Presidenti Trump ka hedhur poshtë një propozim që do të bashkonte një zgjidhje për DACA-n me përmirësime të kufizuara të sigurisë kufitare.

Tetë kandidatë garojnë për president të Rusisë

Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi më 18 mars.
Lajmi u bë i ditur nga shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, në ditën e fundit të procesit të regjistrimit të kandidatëve.
Në mesin e tyre është edhe presidenti aktual, Vladimir Putin.
Me vlerësime të larta dhe me kontroll në të gjitha nivelet e pushtetit, Putin pritet t’i fitojë zgjedhjet.
Kandidatët e tjerë përfshijnë: Ksenia Sobchak, gazetare, Boris Titov nga Partia e Rritjes, Sergei Baburin nga Partia e Unionit Popullor, Grigory Yavlinsky nga Partia Yabloko, Vladimir Zhirinovsky, ultranacionalist, Pavel Grudinin nga Partia Komuniste dhe Maksim Suraikin, po ashtu komunist.

Putin, Erdogan diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri

epa06344111 Russian President Vladimir Putin (L) shakes hands with Turkish President Recep Tayyip Erdogan (R) during a meeting in the Black sea resort of Sochi, Russia, 22 November 2017. Leaders of Russia, Turkey and Iran meet in Sochi to discuss settlement of the situation in Syria. EPA-EFE/MICHAEL KLIMENTYEV / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, tha përmes një deklarate Kremlini.
Putin dhe Erdogan diskutuan në telefon edhe perspektivat për kontakte të reja midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në lidhje me Sirinë, thuhet në deklaratë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është përmendur edhe mundësia e një takimi midis liderëve të të trija vendeve, raporton agjencia ruse RIA.
Sipas këtij burimi, Putin dhe Erdogan diskutuan edhe situatën në provincat Afrin dhe Idlib të Sirisë.