18.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

Vjeshta ka ardhur dhe ne jemi të gatshëm të përfitojmë nga frutat dhe perimet sezonale. Produktet të cilat janë të stinës janë më të shëndetshme, kanë aromë të pasur dhe zakonisht janë më të lira. Kjo sepse frutat dhe perimet rriten më lehtë në stinën e tyre.
Ushqimet më të mira të vjeshtës renditur nga nutricionistët:

1. Mollët

Mollët janë fryti i markës tregtare të vjeshtës. Mollët janë të pasura me fibra të tretshme dhe vitaminë C, kështu që janë perfekte edhe për vakte gjatë lëvizjes.

1

2. Dardha

Ju nuk mund t’i shoqëroni gjithnjë dardhat me vjeshtën. Por pa marrë parasysh llojin, zgjidhni dardhat tuaja ndërsa ato janë akoma të forta, më pas lërini të piqen. “Ata piqen nga lart poshtë, kështu që ju e dini kur ato janë të pjekura pasi pjesa e kërcellit zbutet.

2

Dardhat janë një ushqim hidrofilik, që do të thotë se përmbajnë shumë ujë dhe ju ngopin shpejt.

3. Rrushi

Rrushi mburret me aromën më të mirë në vjeshtë, kur mund t’i shijoni të freskëta nga hardhia. Në vjeshtë rrushi përfshin varietete që nuk mund t’i merrni në stinë të tjera të vitit. Rrushi është një burim i mirë i vitaminës K, vitaminës C, antioksidantëve dhe resveratrolit, një përbërje anti-inflamatore që ndihmon që lëkura juaj të duket e re.

3

4. Hurmë

Hurmat janë një frut i verdhë i artë i mbushur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ato duken të ngjashme me domatet e vogla të verdha-portokalli dhe ato kanë të njëjtat përbërës mbrojtës, të tillë si beta-karoteni dhe likopeni.

4

5. Zarzavate me gjethe

Vjeshta është në të vërtetë një nga momentet më të mira për të shijuar zarzavate me gjethe, ironike pasi çdo gjethe tjetër po bëhet e verdhë, e kuqe dhe kafe për sa i përket larmisë dhe aromës së saj. Zarzavatet me gjethe jeshile të vjeshtës janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës K, vitaminës A, vitaminës C, fibrave dhe manganit.

5

6. Boronica

Boronicat janë në sezon vetëm për një kohë të shkurtër, në të vërtetë nuk do t’i gjeni të freskëta në asnjë kohë tjetër. Produkti kryesor i festave është i pasur me fitonutrientë dhe është një burim i mirë i vitaminës C, fibrave dietike dhe manganit.

6

Dorëzohet Shkullaku: Edi Rama nuk ka mundur dot Lulzim Bashën. Në 2021 e mundi Basha Ramën po…

I ftuar në Opinion dhe duke diskutuar për gjendjen e opozitës sot, analisti Armand Shkullaku është shprehur se Rama nuk ka mundur dot Lulzim Bashën në 2021.

“Atij Luli që thoshte fle gjumë. E mundi Lulzim Basha në 2021 Edi Ramën.”

Ai u shpreh më tej se Rama mori vetëm 48% të votave dhe po mos të kishte përdorur trukun elektoral të sistemit, do kishte rënë nga pushteti.”

Spahiu: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta në gjykatë para kamerave

Juristi Kreshnik Spahiu e shikon mjaft të gabuar qasjen e Metës ndaj prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Altin Dumanit dje gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, në Gjykatën e Posaçme.

Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv Spahiu thekson se as mafia italiane nuk e ka kërcënuar në gjykatë prokurorin ashtu si Meta me Dumanin dhe Krajën.’E papërshtatshme kanosjet e presidentit të republikës kreu të SPAK para procesit. Gjatë arrestimit dhe gjatë seancës. Ashtu siç nuk kemi parë as mafioz të arrestohen kështu. Kam qenë në seancë gjyqësore të Fatos Nanos, Ramiz Alisë, kam parë reagimet e tyre. Kam qenë edhe tek salla e gjykimit si është bërë,. Reagimet për kanosje nuk i kam parë as tek familjet mafioze në Itali që të kërcënojnë në sallë prokurorët’ tha Spahiu për gazetaren Marsela Karapanço.

Dje në 5 orë seancë mes debateve e kërcënimeve ndaj drejtësisë, gjykata e posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Ilir Metën, dhe caktoi detyrim paraqitje 1 herë në muaj për Monika Kryemadhin nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Të dy, sulmuan ashpër drejtësinë për një proces pa prova me urdhër politik. Meta iu drejtua me kërcënime të hapura, fjalë të rënda dhe ofenduese ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar “Dumduman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.

Përse PD e Berishës nuk mundet të përfitojë nga korrupsioni qeveritar?

Ervis Iljazaj

Me shumë gjasa qeveria aktuale është një nga qeveritë më të korruptuara të tranzicionit shqiptar. Ky nuk është një opionin, por një fakt. Si asnjëherë më parë janë akuzuar, hetuar apo arrestuar për korrupsion me dhjetra kryetarë bashkie të Partisë Socialiste. Ndoshta korrupsioni po del më shumë në pah kohët e fundit për shkak të aktivitetit të SPAK, por gjithsesi fakti mbetet. Janë dënuar ish ministra, deputetë, pushtetarë, deri edhe ish zv/kryeministri. Së fundmi, janë arrestuar disa drejtorë në Bashkinë Tiranë, po të pushtetit. Madje dhe vetë kryetari i saj, një nga njerëzit me më shumë pushtet në Shqipëri, Erion Veliaj, është paraqitur pranë dyerve të SPAK.

E megjithatë, edhe pse duhet të jetë një kosto e madhe për pushtetin, Edi Rama asnjëherë nuk e ka kritikuar, mallkuar apo sulmuar SPAK për hetimet e tij edhe pse i ka marrë bashkëpunëtorë të afërt. Sigurisht nën rrogoz ka bërë të pamundurën për ti ndalur këto hetime ndaj pushtetit të tij. E duke parë që s’ja ka dalë dot, luftën ndaj korrupsionit nga kosto e ka kthyer në avantazh. Duket paradoksale, deri në një skizofreni politike, por Rama në vend që të japë llogari për korrupsionin e kthen atë në një avantazh duke i thënë shqiptarëve që është vullneti i tij që po e lufton atë, dhe është ai që ka bërë Refomën në Drejtësi. Madje ka shpikur dhe një komision parlamentar që e quan komisioni anti-korrupsion.

Sigurisht kjo qasje nuk ka asgjë të vërtetë, është thjesht një strategji politike. Duke qenë se nuk e ndalon dot avancimin e hetimeve të SPAK, Rama do ta kthejë luftën ndaj korrupsionit në fushatën e ardhshme në një kalë betejë. Sepse dihet fare mirë që është nga ata liderë që nuk shikon fatkeqësi në rrethana të caktuara, por i kthen ato në avantazh.

Jo më kot nuk mbron asnjë personazh të pushtetit të tij sa herë që ata bien në rrjetën e SPAK. Dhe për këtë i ka dalë nami se Rama i ‘’shet’’ njerëzit e tij. E vërteta është se nuk i ‘’shet’’, thjesht merr maksimumin edhe në vështirësi siç është korrupsioni në qeverinë e tij.

Nga ana tjetër kemi një sjellje totalisht të kundërt të Partisë Demokratike. Sa herë që një pjesëtar i saj hetohet, akuzohet apo edhe arrestohet ajo kritikon SPAK, e konsideron atë si një organizatë kriminale, apo edhe si një vegël të qeverisë. Këtë sjellje ka patur që me hetimin e liderit të saj Sali Berisha e deri te arrestimi i Ilir Metës. Duke u sjellë në këtë mënyrë, Partia Demokratike po humbet një nga kauzat kryesore të opozitës, atë të luftës ndaj korrupsionit.

Këtë kauzë po e humbet pikërisht duke sulmuar SPAK çdo ditë, institucionin që ka për detyrë të hetojë korrupsionin. Dy arsyet kryesore se përse kjo pjesë e opozitës po humbet kauzën e luftës ndaj korrupsionit janë pikërisht hetimi i liderit të saj për korrupsion, dhe sulmi i përditshëm ndaj institucionit që ka për detyrë ta hetojë atë. Çdo ditë bëjnë politika dhe protesta kundër korrupsionit të hetuar nga SPAK, dhe natën e konsiderojnë atë si organizatë kriminale.

Kjo sjellje përveçse po bën që opozita të humbasë një nga kauzat e saj kryesore, nuk është as elektorale. Sepse SPAK aktualisht ka një mbështetetje të madhe në opinionin publik shqiptar; rreth 70 përqind. Paradoksalisht Partia Demokratike, edhe luftën ndaj korrupsionit ja ka lënë si avantazh Edi Ramës dhe pushtetit të tij, ndërkohë që kjo qeveri thjesht duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi për korrupsionin e saj. Një kontradiksion politik më shumë unik se sa i rrallë.

Opozita shqiptare, kryesisht PD, në vend që të sakrifikojë udhëheqësit e saj për të fituar pushtetin, po sakrifikon pushtetin për të mbrojtur udhëheqësit e saj. Madje, me sulmin ndaj SPAK po kthehet në mburojë për të gjithë të korruptuarit e qeverisë. Në vend që rasti i Cyrbes ta ngrinte në këmbë opozitën për të rrëzuar qeverinë, ajo nuk përfiton dot edhe nga një skandal i tillë politik. Sepse energjitë i harxhon për të mbrojtur liderin e saj nga SPAK dhe jo qytetarët nga korrupsioni qeveritar.

KE kërkon të tjera arrestime: Korrupsioni rrezik i madh për Shqipërinë, godisni nivelet më të larta!

Komisioni Evropian hodhi dje një hap kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në raportin për vendin tonë fokusi padyshim vendoset te zbatimi ligjit dhe te korrupsioni. Sipas dokumentit, në Shqipëri problem mbetet korrupsioni dhe për këtë arsye një pjesë e madhe e fondeve do të fokusohen te kjo pjesë.

“Korrupsioni paraqet ende një rrezik të madh në Shqipëri, pavarësisht masave dhe reformave që po ndërmerren nga qeveria shqiptare dhe organet e pavarura të drejtësisë. Janë një sërë sfidash në luftën kundër korrupsionit dhe parashikohet që ato të përfshihen në Strategjinë e re Kundër Korrupsionit që do të miratohet në fund të këtij viti”, theksohet në dokument.

BE shprehet se do të mbështesin Shqipërinë që të hetojnë nivelet më të larta të politikës. Raporti vjen në një kohë që sapo shkoi në qeli ish-presidentit Meta. Si duket BE kërkon të tjerë emra pas hekurave.

“Reformat në fushën e parandalimit dhe goditjes së korrupsionit janë të nevojshme, pasi ato pritet të mbështesin progresin e vazhdueshëm në hetime, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare, duke përfshirë konfiskimet dhe të trajtimin e pengesave legjislative dhe rregullatore në fushat e konfliktit të interesit, sponsorizimeve dhe financimit të partive. Prioriteti duhet të jetë rritja e cilësisë së hetimeve, rritja e numrit të ndjekjeve penale dhe dënimeve, sidomos në nivelin e lartë, pasi kjo do të jetë pjesa e vlerësimit të KE”, theksohet aty.

Më pas deklarohet se në fokus do të jenë dhe liria e shprehjes, financat publike, transprenca apo dhe koncesionet apo PPP-të.

“Nuk po arrestohet opozita, por ata që e morën peng opozitën për këtë ditë!”/ Namir Lapardhaja: Arrestimi i Ramës, dialektikë e pakthyeshme

Nga Namir Lapardhaja

Pasi e marrin peng dhe zvarrë opozitën për 3 vite me radhë, tani që përballen me drejtësinë thonë që po arrestohet opozita!

Jo, zotërinj! Nuk po arrestohet opozita, por të korruptuarit e djeshëm dhe të sotëm. Kemi 3 vite që na ra goja që e duan opozitën si bunker për hallet e tyre me drejtësinë.

Ja, koha është gjykatësi më i mirë.

Pavarësisht kësaj, opozita ka ende kohë dhe mundësi ta tejkalojë ngërçin e saj.

Nëse do lënë nam në Strasburg dhe Bruksel, thjesht do bëhen qesharak në sytë e botës dhe të neveritshëm në sytë e shqiptarëve.

Është koha që opozita të mblidhet në një front anti Ramë, anti Berishë, anti Metë, pro SPAK, pro Drejtësi, pro Halleve të Njerëzve!

Opozitën nuk mund ta përfaqësojë Meta nga qelia dhe Berisha nga Ballkoni!

Opozita sot do duhej të fliste për hallet e njerëzve, sepse koha po i jep të drejtë denoncimeve të saj.

Shihni vetëm listën e Durrësit, se si 3 deputetë të pushtetit janë në rrjetën e SPAK-ut, për të kuptuar se sa afër pushtetit do ishte sot po të mos ishte marrë peng nga Berisha dhe Meta.

Rama është peshku i radhës në rrjetën e drejtësisë! Kjo është dialektikë e pakthyeshme.

Opozita t’i thërrasë mendjes dhe të kthehet te njerëzit.

Basha komenton raportin e World Justice: Shqiptarët janë më të varfërit në Europë, sepse kemi qeverinë më të korruptuar i Europës

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e “World Justice”, i cili shprehej se Shqipëria është vendi me korrupsionin më të madh në Europë.

Në reagimin e tij në facebook, Basha shkruan se shqiptarët janë më të varfërit në Europë, sepse kemi qeverinë më të korruptuar të Europës.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqiptarët janë më të varfërit në Europë, sepse me këtë qeveri Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar i Europës.
Shqipëria meriton më shumë.

Meta në paraburgim, gazetarja Banushi: Në seancë akuzoi si mashtrues Krajën dhe fyeu Dumanin! Mërtiri: Prokuroria nuk ka më frikë të godasi në nivele të larta

Arrestimi i Ilir Metës u vijua të diskutohej në ‘Studio Live’ në Report Tv pasditen e sotme. Gazetarja Keti Banushi dha më shumë detaje se ç’ndodhi dje gjatë seancës në GJKKO kur Meta u njoh me masën e arrestit në burg.

‘Që prej të dielës ka filluar SPAK të jetë aktiv me dosjet. Kishte ardhur koha si për zotin Meta si për Çyrbja dhe për Berishën që është në seancë paraprake. Kanë qenë kërkesa GJKKO-së dhe gjyqtari e mbajti 12 ditë, mori kohën për kërkesat e arrestimit. SPAK ka çuar kërkesën në gjykatë në datën 9 dhe ka dalë prej andej në datën 20 dhe më 21 u bë ekzekutimi. Është gjykata që merr kohën e nevojshme. Nuk janë vendime të lehta.’

Meta që tashmë ndodhet tek paraburgimi 313, ditën e djeshme nuk la pa fyer prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Arben Kraja.

Keti Banushi: Politikani i parë që goditet nga Sky Ecc
‘Dje u bë verifikimi i masës së sigurisë. Janë persona në hetim. Seanca ka nisur me tensione. Meta ka qenë i tensionuar me të gjithë prokurorët. Ka qenë Kraja që ka relatuar se masa u bë konform rregullave kjo e ka irrituar Metën i cili pasi ka akuzuar si mashtrues Arben Krajën. Dhe ka akuzuar kreun e SPAK me të njëjta shprehje si më herët.

Ka patur fyerje dhe kërcënime. Ai i ka thënë ta kam vath në vesh shihe çdo të të bëj. Seanca për 3 orë u shty dhe më pas ka qenë ndryshe qëndrimi i Metës duke u marrë me akuzat duke mbajtur qëndrimin e tij për CEZ/DIA. Vërtetë ishe dosje që hetohej që në 2019, ishte e vështirë për të gjetur prova. Ismailaj shumë herë nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme.’

‘Është tek paraburgimi 313. Qëndrojnë pranë banesave. Meqë familjen e ka në Tiranë u mendua të qëndrojë tek 313.’ tha Banushi.

Ermal Hasimja theksoi për Arbër Hitajn se duket një lloj selektiviteti në goditjet e SPAK.

‘Arrestimi i Metës pritej, drama ishte përgatitur. Forma që u zgjodh ishte e panevojshme dhe e mori vëmendjen. Duket, që ka një lloj selektiviteti tek arrestimet. Edhe po të krahasosh tek akuzat që kanë dalë, duken qesharake në përmasat e tyre në raport me skandalet e përjavshme këto vitet e fundit. Merr një tjetër dritë ky arrestim i Metës. Duket si i dalë nga radha. Është drejtësia ajo që vendos. Nuk ka qarkullim elitash, kemi rrallim elitash. Nuk kemi ndonjë zëvendësim të figurave kryesore. Ajo që është risi kemi një drejtësi që fut në burg politikanë të kalibrit të lartë. Të jep një lloj shprese por shoqërohet me dyshimet e veta.’

Për Ergys Mërtiri arrestimi i Metës ishte e pritshme, ndërsa e quan absurde të merremi prej 4 ditësh me mënyrën si u arrestua Meta.

‘Arrestimi diçka e pritshme. Për më shumë se një vit është folur, u kuptua nga sjellja e Metës. Gjuha e tij jonormale, gjuhë gangsterë, kërcënimet që i bën kujtdo. Kuptohet se një problem kishte me SPAK. Arrestimi ishte fare pranë. Problemi që prej 3 ditësh mediat merren me një detaj pa rëndësi. Si u arrestua? Dhe debati bëhet pa asnjë lloj fakti. U mor me forcë Meta por askush nuk thotë nëse i është paraqitur vendimi zotit Meta.

Shoh që zoti Meta ka folur me një gjuhë agresive, nuk ka aspak çudi që këtë sjellje ta ketë bërë edhe gjatë arrestimit. Nëse presidenti i republikës ka refuzuar urdhërin e arrestimit pa tjetër që do merret me forcë. Është pa sens të merresh 4 ditë. Ky ishte lajm i pakonceptueshëm më parë. Kemi një prokurori që nuk ka frikë të godas në nivele të larta. E them me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim.’

Ndërsa për Fatbardh Kadillin ky është momenti kulmor i këtyre viteve për drejtësinë.

‘E shoh si moment kulmor nga ajo që ka nisur këto vitet e fundit. Si çdo opozitar kam besuar që në ditët e para që ne si opozitë nuk kemi aleatë më të fortë se reforma në drejtësi. Ia kam thënë zotit Basha që nuk kemi aleatë më të mirë. PD dhe opozita sot duhej të duartrokisnin SPAK, është një arritje për reformën në drejtësi. U prekën peshqit e mëdhenj. Është fitore e gjithkujt që ka dëshiruar të bëjë politikë në mënyrë të ndershme dhe dinjitoze. Na u bën modele ata që ishin me pantallona me arna, pastaj u bënë milionerë me banjo për macet. Shohim përditë zyrtarët që janë të korruptuar, a do jetë e zonja reforma në drejtësi ti nxjerri fajtor? Të urojmë të vazhdoj.’

Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare.

“Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat që i kanë të gjithë të tjerët… sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, thuhet në komunikatën e DF-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ishte në Uashington, ku nënshkroi Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik Ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së.

Në një takim me zëvendësin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ai paralajmëroi kundër “aktiviteteve potencialisht destabilizuese të strukturave klero-nacionaliste, që synojnë ta minojnë perspektivën evropiane të Malit të Zi”.

Duke e sqaruar këtë deklaratë në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se iniciativat e DF-së për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë malazeze dhe për miratimin e Ligjit për agjentët e huaj – sipas modelit të ligjit rus – kanë për qëllim ngadalësimin e rrugës evropiane të Malit të Zi.

Në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është lider në procesin e anëtarësimit në BE.

Duke folur për vijat e kuqe rreth pjesëmarrjes së mëtutjeshme të partisë së tij në Qeveri, Gjeloshaj tha se ato do të ishin vendime që nuk përputhen me politikat e BE-së dhe të SHBA-së.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një rikonstruktimi të Qeverisë së Malit të Zi apo të një marrëveshjeje të re.

Qeveria e Malit të Zi u rikonstruktua në korrik, kur asaj iu bashkuan DF-ja dhe Partia Boshnjake.

Partitë proruse morën dy poste të zëvendëskryeministrave dhe tri ministrore, ndërsa boshnjakët morën një zëvendëskryeministër dhe pesë pozita ministrore.

Ky ishte rikonstruktimi i parë i Qeverisë së Millojko Spajqit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit 2023.

Në tetor të atij viti, partitë në pushtet nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u zotuan se do ta respektojnë “kursin euroatlantik të Malit të Zi” dhe “do të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet që i njeh Mali i Zi”.

Marrëveshja u nënshkrua edhe nga partitë e DF-së, njëri nga liderët e të cilave, Andrija Mandiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Partitë e DF-së duan heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, të ndërmarra për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundër anëtarësisë së Malit të Zi në NATO, si dhe mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Edhe pse DF-ja tha se do t’i ngrinte qëllimet e politikës së jashtme dhe do t’i respektonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në praktikë ndodhi ndryshe.

Mali i Zi mori katër nota proteste nga vendet fqinje, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, gjatë mandatit të shumicës së re parlamentare.

Shkak u bënë deklaratat dhe iniciativat e udhëheqësve të DF-së, disa prej të cilave – si rezoluta për gjenocidin në Jasenovac – u pranuan edhe nga partitë e tjera në pushtet.

Gjithashtu, dy ditë pasi DF-ja hyri në Qeveri, Kroacia i shpalli udhëheqësit e saj të padëshirueshëm.

Partitë proruse dhe proserbe në Qeverinë e Malit të Zi janë për nënshkrimin e marrëveshjes për dyshtetësi me Serbinë dhe me vendet e tjera, si dhe për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë.

Duke e shpjeguar këtë iniciativë, udhëheqësi i DF-së, Mandiq, tha se këtë e kërkon edhe diaspora nga radhët e popujve pakicë.

Gjeloshaj reagoi, duke i bërë thirrje Mandiqit të mos i përmendë shqiptarët në kontekstin e rrëfimit për dyshtetësinë.

Ai vlerësoi se ky është një “projekt shovinist” dhe se popullata shqiptare nuk do të marrë pjesë në krijimin e “botës serbe”, e as “botëve të tjera imagjinare dhe të ngjashme mbi baza kombëtare”.

Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se shqiptarët janë qytetarë të Malit të Zi, të cilin e perceptojnë si vendin e tyre, dhe se ndryshimi i Ligjit për shtetësinë “do të çonte në një ndarje të madhe në Mal të Zi”.

“Jo vetëm tek unë, por edhe në parti, te populli që i përkas, do të kishte një reagim të ashpër, nëse do të shkonte përpara Ligji për shtetësinë, i cili ka vetëm një qëllim dhe ai është ndryshimi i strukturës kombëtare të Malit të Zi”, tha Gjeloshaj.

Paralajmërimi për mundësimin e shtetësisë së dyfishtë shkaktoi kritika të ashpra edhe nga opozita, sipas së cilës, një gjë e tillë do të mundësonte ndërhyrje nga vendet fqinje, çfarë do të çonte në humbjen e vendimmarrjes sovrane në Mal të Zi.

Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, të cilat treguan se serbishtja është gjuhë amtare për 43 për qind të popullsisë dhe gjuha malazeze për 34 për qind, partitë proserbe filluan një fushatë për ndryshimin e Kushtetutës.

Ato duan që serbishtja, e cila tani ka statusin e një gjuhe në përdorim zyrtar si gjuha shqipe, kroate dhe boshnjake, të marrë statusin e gjuhës zyrtare si gjuha malazeze.

Gjeloshaj tha se Kushtetuta nuk do të ndryshohet për ta zyrtarizuar gjuhën serbe.

Ai kritikoi edhe fushatën para regjistrimit të popullsisë, në fund të vitit të kaluar, e cila u sugjeronte qytetarëve se si të regjistroheshin.

“Për mua është poshtëruese t’i tregosh dikujt se si të deklarohet. Mali i Zi është një vend demokratik, ka të drejtën e mendimit, të ndjenjës… ”, tha Gjeloshaj për Zërin e Amerikës.

Para regjistrimit, forca dhe media proserbe dhe proruse u bënin thirrje qytetarëve në Mal të Zi që të deklaroheshin si serbë, që flasin serbisht dhe janë besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe.

Duke reaguar ndaj Gjeloshajt, DF-ja tha se i duhet të zvogëlojë kërcënimet dhe “shovinizmin e theksuar ndaj popullit serb në Mal të Zi”.

“Ai nuk na ka futur në Qeveri dhe nuk mund të na nxjerrë jashtë, sidomos për faktin se nuk ka asnjë deputet të partisë së tij në Kuvend, por i ka dy ministri, duke u falënderuar edhe deputetëve serbë”, tha DF-ja dhe shtoi se vetë Gjeloshaj mund të nxirret jashtë.

DF-ja i ka 13 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa Alternativa Shqiptare e Gjeloshajt, si pjesë e koalicionit të Forumit Shqiptar, i ka dy.

Përveç deputetëve të DF-së, shumica parlamentare përbëhet nga Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, partitë boshnjake dhe shqiptare.

REL

Shtrimet në spitale u rritën 7% nga ndotja. Mjekët paralajmërojnë shtim të rasteve kardiake

Për periudhën janar-gusht numri i pacientëve të trajtuar në shërbimin spitalor publik arriti në 215,884 pacientë, me një kosto prej 81,763 lekë/pacientë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar totali i numrit të pacientëve të shtruar u rrit 7%.
Të dhënat janë publikuar në raportin “Realizimi i treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 8-mujorin e vitit 2024”.
Referuar të dhënave konstatohet se ka nisur rënia e numrit të pacientëve të shtruar në kardiologji dhe kardiokirurgji, pas tendencës rritëse që pati për këto pacientë në periudhën e pandemisë së Covid-19.
Për janar-gusht 2024 janë shtruar 6.419 pacientë, me një kosto prej 74.993 lekë/pacientë. Krahasur me të njëjtën periudhë  numri i shtrimeve ka rënë 9%.
Rënie është shënuar edhe te pacientët e trajtuar në spitalet psikiatrike. Sasia e realizuar është 824 pacientë me një kosto prej 693.238 lekë/pacient. Kundrejt të njëjtës periudhe të mëparshme numri i shtrimeve në psikiatri ka rënë 46%.
Por  mjekët pohojnë se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës së aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptoma kardiake dhe neurologjike.
“Ndotja  ambientale prej gazrave të makinës, ndotja nga lumi i Lanës (lumë septik), plehrat et, ndikojnë negativisht, Në qoftë se shton dëmet që vijnë nga ushqyerja, mungesa e aktivitetit  fizik nëpër parqe, janë të gjitha kushte që ndikojnë në shëndetin e zemrës. Në pereceptimin tim, si mjek urgjence, shoh rritje në simptomat kardiake, neurologjike si dhe ato respiratorë”, pohon Ilir Allkja mjek urgjence.
Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi arriti në 20,125 me një kosto prej 50.31 lekë/pacientë. Në raport me të njëjtën periudhë të 2023 numri i tyre u rrit 12%.
Pacientë të trajtuar me dializë 136,986 seanca të realizuara për muajt janargusht me një kosto prej 10,652 lekë/seancë. Numri i seancave është rritur 3% kundrejt të njëjtës periudhë të 2023.
Pacientë të trajtuar me katarakte 2,497 pacientë kundrejt 4,326 të parashikuar, me një kosto prej 4,646 lekë/pacientë.
Shpenzohen 8.2 mld lekë për rimbursimin e barnave
Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të treguesve për 8 mujorin 2024 janë trajtuar 361.498 pacientë me barna të rimbursueshme  me një kosto 6.763 lekë/pacientë. Krahasuar me vjet numri i tyre është rritur 0.5%.
Për muajt janar-gusht 2024 për rimbursimin e barnave  të listës është shpenzuar 8.2 mld lekë nga 12.2 mld lekë të planifikuara apo 68% e planit vjetor.
Për periudhën 8 mujore, sipas analizës statistikore të vlerave të pranuara të rimbursimit të barnave janë pranuar listë tregues të rimbursimit të barnave në vlerën rreth 8.2 mld lekë apo 0.4 % më shumë se e njëjta periudhë në 2023.
Nga lista e rimbursuar e fishave të diabetit kanë përfituar 52,237 pacientë, ose 754 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, me një rimbursim të fishave, në vlerë 96,1 mln lekë, ose 34 mln lekë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024 përfitojnë nga ky rimbursim, përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe ≥ 65 vjeç edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar./Monitor