21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?

Tenderët, koncesionet dhe punonjësit e babëzitur vijojnë të gërryejnë buxhetin e shtetit. Ndonëse kryeministri del dhe mburret se në vitin 2030 do të jemi në BE, në fakt korrupsioni e ka mbërthyer këtë shtet nga koka te këmbët.

Dhe dy institucionet e vetme që nuk po druhen përballë asnjë presioni janë Prokuroria e Posaçme dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. SPAK merret me individët, ndërsa KLSH merret me procesin në tërësi. Edhe pse mazhoranca ka ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj kreut të KLSH, në fakt sipas të dhënave më të fundit, ai nuk është ndikuar fare.

KLSH ka publikuar të dhënat e dëmit financiar për periudhën janar-gusht dhe sipas raportit, janë dhënë 413 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 7.014.338.000 lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 209.040.000 lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 6.252.967.000 lekë dhe 552.331.000 lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.

Vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 92% në fushën e shpenzimeve dhe 8% në fushën e të ardhurave. Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë zbatimit të punimeve në vlerën 170,679 mijë lekë ( likuidime për punime të pakryera, mos llogaritjeve të kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo në përputhje me specifikimet teknike, etj); Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën më të madhe e zënë shkeljet që lidhen me mos arkëtimin e tatimeve dhe taksave në qeverisjen lokale në shumën prej 16,935 mijë lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë periudhës janar – gusht 2024, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 6,252,137 mijë lekë nga të cilat:

3,265,587 mijë lekë në fushën e të ardhurave (ose rreth 53% e totalit) kryesisht ne te ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore, mos tarifimit/përllogaritjes së gabuar/mos aplikim të kamat vonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private; detyrimeve të pashlyera për subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve djegëse me pakicë etj; dhe

2,986,549 mijë lekë në fushën e shpenzimeve (ose rreth 48% e totalit), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Në raport KLSH, ka bërë një listë me të gjitha institucionet e kapura me shkelje. Më poshtë mund të shihni se kush vjedh më shumë.

Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?

Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?

Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë?

Ukraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk

Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin rus të Kurskut, të cilin e pushtoi gjatë një sulmi të papritur në muajin gusht. Humbja e territorit vjen pas një vale sulmesh dhe kundërsulmesh të ushtrisë ruse, tha një burim i lartë ushtarak ukrainas për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimi, i cili punon në Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, tha se Rusia kishte dislokuar 59,000 trupa në rajonin e Kurskut që kur forcat e Kievit hynë dhe përparuan me shpejtësi, duke e kapur Moskën të papërgatitur rreth dy vjet e gjysmë pas sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

“Ne kontrollonim një territor me një sipërfaqe prej rreth 1376 kilometra katrorë, që tani është ngushtuar. Armiku po shton kundërsulmet e tij”, tha burimi. “Aktualisht kontrollojmë një territor prej afërsisht 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa të jetë e përshtatshme nga pikëpamja ushtarake” 

Me hyrjen në Kursk, Kievi synoi të frenonte sulmet ruse në pjesët lindore dhe verilindore të Ukrainës, të detyronte Rusinë që të tërhiqte forcat që po përparonin gradualisht në lindje dhe t’i jepte Kievit një “armë” shtesë në negociatat e mundshme të paqes në të ardhmen.

Por forcat ruse po vazhdojnë të përparojnë në rajonin Donetsk, në lindje të Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy është shprehur se beson se objektivat kryesore të Presidentit Vladimir Putin kanë qenë pushtimi i plotë i Donbasit, i cili përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, dhe largimi i trupave ukrainase nga rajoni i Kurskut.

“Për Putinin, gjëja më e rëndësishme është të na detyrojë të largohemi nga rajoni i Kurskut. Jam i sigurt se ai dëshiron të na largojë deri më 20 janar”, tha Presidenti Zelenskiy për mediat, duke iu referuar kohës kur Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara do të marrë detyrën. “Është shumë e rëndësishme për të (Putinin) që të tregojë se e ka situatën nën kontroll”.

Burimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës përsëriti se rreth 11,000 trupa të Koresë së Veriut ishin dislokuar në rajonin e Kurskut në mbështetje të Rusisë, por se pjesa më e madhe e tyre po përfundonin fazën e stërtvitjes.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve Reuters për të komentuar. Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat apo citimet e zyrtarit ukrainas.

Rusia, e cila ka nën kontroll një të pestën e Ukrainës, nuk e ka konfirmuar apo mohuar praninë e forcave të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut.

PËRPARIMI RUS NË UKRAINËN LINDORE

Burimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se aktualisht rajoni Kurakhove është më në rrezik, pasi forcat ruse po përparonin dhe kishin arritur të depërtonin në disa zona. Marrja e qytetit Krakhove nënkupton përparimin e forcave ruse drejt qendrës logjistike Pokrovsk, në rajonin e Doneskut.

Rusia ka aktualisht afro 575,000 trupa që luftojnë në Ukrainë, tha burimi, dhe synon të rrisë numrin e forcave në rreth 690,000.

Rusia nuk i bën publike të dhënat për numrin e forcave në luftime. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi t’i verifikonte këto shifra.

“Ndikoi Kombëtarja”- Asllani flet pas paraqitjes së shkëlqyer me Interin: Hoqa një barrë nga vetja, më parë mërzitesha nga ato që lexoja

Kristjan Asllani ka dhuruar një paraqitje thuajse perfekte me fanellën e Interit në kampionat, duke bërë detyrën që i kërkohej në perfeksion, për të zëvendësuar Çalhanollu në rolin e regjisorit para mbrojtjes. Dhe për lojtarin ka qenë një lehtësim, siç ka pranuar vetë para mediave në fund të sfidës.

“Të fitonim sot ishte e rëndësishme pasi nuk është asnjëherë e lehtë të përballosh skuadra që luftojnë për mbijetesë, u treguam të aftë. Unë hoqa një barrë të rëndë, gjërat që shkruhen i lexojmë pasi na i dërgojnë. Por sot erdhi një fitore e madhe dhe një asist, jam i lumtur që kam kampionë të mëdhenj përkrah.

Titullar në Champions? Nuk e di, shpresoj gjithsesi që Çalhanollu të rikthehet shpejt pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por përtej faktit që unë të luaj apo jo, gjëja e vetme që ka rëndësi është që Interi të sigurojë tre pikët”, tha ai para gazetarëve.

Më pas, duke folur për “Inter TV”, Asllani theksoi se tashmë ishte rritur në mënyrën se si i përjetonte kritikat apo shkrimet rreth tij. “Kam i lumtur për 90 minutat, ndihmuan edhe ndeshjet që luajta në Kombëtare. Vija nga një periudhë e vështirë për shkak të një problemi në gju. Jam i lumtur për asistin dhe fitoren, këto tre pikë janë thelbësore.

Jam rritur, më parë lexoja dy kritika dhe demoralizohesha. Tani kam mësuar të mos lexoj më asgjë dhe të përqendrohem vetëm te fusha e lojës, edhe falë familjes time që më ka mbështetur”, tha ai.

Pesë zakone të lidhura me kafenë që mund të mos jenë të mira për shëndetin tuaj

Ndërsa kafeja mund të ofrojë disa përfitime të dobishme, ajo nuk është për të gjithë. Nëse keni sindromën e zorrës së irrituar ose probleme të tjera të zorrëve, jeni vazhdimisht të stresuar, ose jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, kafeja mund të mos jetë për ju.

Për ata që duan të pinë kafe rregullisht, është e rëndësishme të dinë se nëse nuk janë të kujdesshëm me zakonet e kafesë, kjo pije magjike mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre. Zakonet e kafesë përfshijnë gjëra të tilla si sa e pini, kur e pini, çfarë lloji është dhe çfarë tjetër shtoni në filxhanin tuaj.

Pra, ekzistojnë pesë zakone të lidhura me kafenë që mund të mos jenë të mira për shëndetin tuaj

Pini shumë kafe

Kjo mund të jetë e qartë, por është një zakon i kafesë që ia vlen të përmendet. Një studim i mëparshëm që vlerësoi 40,000 të rritur, vërejti se pirja e më shumë se katër filxhanëve kafe në ditë mund të ketë efekte negative në jetëgjatësinë. Megjithatë, shkencëtarët që shkruan studimin vunë në dukje se pirja e 28 filxhanëve në javë është e mirë (saktësisht katër filxhanë çdo ditë të javës), por pirja e më shumë mund të ketë pasoja negative për sa i përket jetëgjatësisë.

Shumë sheqer në kafe

A e keni parë ndonjëherë informacionin ushqyes të kafesë që porositni? Nëse porositni një latte të madhe karamel, me siguri po konsumoni të paktën 30 gram sheqer.

Në vend që të porosisni një latte me sheqer, pse të mos porosisni një latte të rregullt me ​​një copë karamel sipër? Mund të përzieni me karamel dhe të keni të njëjtën shije të mrekullueshme, por me shumë më pak sheqer.

Shtoni shumë krem

Ngjashëm me latten tuaj me sheqer, nëse nuk jeni të kujdesshëm me kremin tuaj, kafeja juaj në shtëpi gjithashtu do të përmbajë shumë sheqer. Opsioni për të përdorur pak qumësht (ose edhe qumësht bajame) do të ishte një zgjedhje më e mirë sesa një krem ​​me sheqer.

Jeni një adhurues i madh i kafesë pa kafeinë

Një studim i publikuar nga revista Longevity & Healthspan thotë se kafeina në fakt mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës, përmirësimin e shëndetit dhe vonimin e sëmundjeve të lidhura me moshën si Alzheimer. Kjo është për shkak se kafeina mund të ndihmojë me kufizimin e dietës dhe uljen e marrjes së insulinës. Vetëm shikoni se sa kafeinë konsumoni.

Nuk pini kafe

Thënë kështu, ka mjaft përfitime për të pirë kafe rregullisht, edhe për sa i përket jetëgjatësisë! Sipas AARP, ata që pinë kafe kanë 10 deri në 15% rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me ata që nuk pinë kafe. Kështu që ndoshta është koha për të filluar të pini një filxhan kafe në mëngjes.

Sa banorë jetojnë në 1 km² në qarqet e Shqipërisë? Në Tiranë dendësia e popullsisë, rreth 4 herë më e lartë se mesatarja e vendit

Migrimi i brendshëm në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e shpërndarjes së popullsisë midis qarqeve, duke krijuar kontraste të theksuara demografike. Banorët po lëvizin nga zonat rurale drejt qendrave urbane, kryesisht në qarqe si Tirana dhe Durrësi, të cilat ofrojnë më shumë mundësi punësimi dhe shërbime. Ky fenomen ka ndikuar jo vetëm në rritjen e dendësisë së popullsisë në këto zona, por edhe në tkurrjen e popullsisë në rajonet më të largëta.

“Scan Intel” ka përpunuar shifrat për të kuptuar si paraqitet treguesi i dendësisë së popullsisë në qarqet e vendit. Të dhënat pozicionojnë Tiranën si qarkun me dendësinë më të lartë, me 459.1 banorë/ km², pasuar nga Durrësi me 296.2 banorë/km² dhe Fieri me 127.2 banorë/km². Por, krahasuar me të dhënat e CENS 2011 vëmë re se tkurrja nuk ka “kursyer” as këto qarqe. Konkretisht, në një dekadë dendësia e popullsisë në Durrës dendësia ra me 46.8 banorë/km², në Tiranë ra me 5.1 banorë/km². Ndërsa, në Fier, rënia ishte edhe më e theksuar, me një diferencë prej 36.8 banorë/km².

Në kontrast, qarqet periferike si Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra kanë dendësi shumë më të ulët, përkatësisht 20.8, 26.1 dhe 41.4 banorë/km². Këto shifra pasqyrojnë emigrimin e vazhdueshëm nga këto zona drejt qendrave më të mëdha urbane ose jashtë vendit. Ndërsa më e normalizuar paraqitet situata në qarqet si Berati, Elbasani dhe Lezha ku dendësia e popullësisë është 78.4 banorë/km², 72.7 dhe 61.3 banorë/km² respektivisht

Dendësia mesatare e popullsisë në Shqipëri është rreth 105 banorë për kilometër katror, një nivel që ka pësuar ndryshime të vogla në vitet e fundit, por tendencat tregojnë një pabarazi të thelluar midis qarqeve. Konkretisht, vetëm Tirana dhe Durrësi kanë dendësi mbi mesataren, dhe kjo ndodh për shkak të infrastrukturës së zhvilluar në këto qarqe.

Po ashtu procesi i plakjes së popullsisë dhe rënia e lindshmërisë, të kombinuara me emigracionin e lartë, kanë ndikuar negativisht në ruajtjen e popullsisë relativisht të re në qarqet me dendësi të ulët.

Analiza e VOA: Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Senatorin republikan, Marco Rubio, për të drejtuar politikën e jashtme amerikane gjatë katër viteve të ardhshme të presidencës republikane.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, republikani Rubio ka përfaqësuar shtetin e Floridës në Senatin e Shteteve të Bashkuara që nga viti 2011 dhe shërben në komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe komisionin për Zbulimin.

Senatori Marco Rubio, 53 vjeç, është bir emigrantësh nga Kuba. Nëse konfirmohet nga Senati, ai do të bëhet i pari sekretar shteti me prejardhje hispanike. Zoti Rubio njihet për qëndrimet e ashpra ndaj regjimeve autoritare në Kubë, Nikaragua, Venezuelë dhe Kinë.

“Ka treguar vendosmërinë për një sërë çështjesh, sigurisht edhe Kina mes tyre”, thotë analisti Michael O’Hanlon me Institutin Brookings.

Senatori Rubio ka thënë se Kina është në një linjë me Iranin, Korenë e Veriut dhe Rusinë kundër Shteteve të Bashkuara.

Pas agresionit rus në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në vitin 2022, zoti Rubio ishte një mbështetës i zëshëm i Kievit. Kohët e fundit ai ka bërë thirrje për negociata për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa në muajin prill votoi kundër një pakete ndihme prej 95 miliardë dollarësh.

“Qëllimi ynë, kur bëhet fjalë për Ukrainën, është që ta ndihmojmë në një mënyrë që nuk na shteron buxhetin, dhe nuk i dëmton aleancat tona në mbarë botën”, thotë Rubio.

Senatorët që do të votojnë për konfirmimin, pritet që të shqyrtojnë bindjet e tij mbi politikën amerikane, thotë për Zërin e Amerikës analisti Michael O’Hanlon.

“Nëse do ta braktisnim Ukrainën, diçka që Rubio nuk e thotë, por nëse Ukraina do të pësonte disfatë, kjo do të bënte që shumë aleatë në mbarë botën të shtronin pyetjen nëse ne do t’i mbështesim ata.”

Tetë vjet më parë, zoti Rubio ishte një nga rivalët e zotit Trump në garën republikane për president. Në krye të Departamentit të Shtetit, zoti Rubio do të ishte përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Zëri i Amerikës bisedoi hulumtuesen e politikës së jashtme, Vilma Petrash, profesore në Kolegjin Miami-Dade.

“Pavarësisht pritshmërive, duhet të jemi realistë. Shtetet e Bashkuara do t’i japin përparësi interesave të tyre mbi ato të pjesës tjetër të botës”, shprehet ajo.

Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, zoti Rubio ka qenë një mbështetës i fortë i Izraelit, në të njëjtën linjë me republikanin Trump. Senatori Rubio i ka bërë thirrje Izraelit që ta zhdukë Hamasin nga Gaza, ndërsa ka kundërshtuar armëpushimet, për të cilat ai thotë se do të mundësonin rigrupimin e Hamasit, që cilësohet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara./voa

Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq grupimin e Berishës?

Nga Kreshnik Spahiu

Starsburgu është qyteti i fundit që po i mbyll

çdo derë Partisë Demokratike.

Në Strasburg ndodhen dy institucionet më të rëndësishme Europiane:

– Parlamenti Europian

– Gjykata Europiane e Drejtave Njeriut

Sytë e partisë janë fokusuar në këtë qytet. Madje edhe protesta e fundit u organizuar në Strasburg nga 30 veta, prej të cilëve 20 ishin deputetët e PD dhe 10 ishin familjarë të tyre.

Po çfarë halli ka PD në Strasburg?

– s’ka hallin e Shqipërisë

– s’ka hallin e partisë

– s’ka hallin e kombit

– s’ka hallin e popullit

Ajo ka dy halle të kryetarit të saj Sali Berisha.

1- Në Parlament Europian i duhet mbështetja politike e euro-deputetëve të Partive Popullore për të bërë deklarata pro kryetarit Berisha.

2- Në Gjykatën Europiane i duhet fitorja e çështjes penlae kundër Gjykatave Shqiptare për dosjen penale të kryetarit Sali Berisha.

Kush është aleati dhe avokati në Stasburg?

Aleat është Greqia dhe avokat është Bejleri.

Për fatin e kaq ky aleati i vetëm i Partisë Demokratike ka dështuar keq në Strasburg.

PD kërkoi një deklaratë për lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës.

Këtë nuk e arritën dot në mbledhjen e Partive Popullore Europiane, ndonëse rezoluta për Shqipërinë përfshinte problemet me qeverisjen, por asnjë fjalë për Sali Berishën.

Negociatori në hartimin e deklaratës së PPE ka përfaqësuesi grek Thanasis Bakolas, i dërguari i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis.

Në deklaratën për Shqipërinë, nuk u përmend as emri dhe as burgosja e Sali Berishës. Në një rast të ngjashëm, nuk u përmend as Beleri. Mesa duket, përfaqësuesi i Micotaqisit nuk ia ka dalë t’i bindë kolegët europianë për të evidentuar Berishën dhe Belerin si probleme të drejtësisë.

Pas humbjes politike, shpresohet në zgjidhjen juridike. Gjykata e Strasburgut është shpresa e fundit për Berishën dhe mbështetsit e tij.

Por Gjykata e Strasburgut është vetë iluzion për këto arsye:

– Afati i gjykimit të Gjykatës Strasburgut dhe proçeduara e gjykimit apo e shpalljes vendimit zgjat së paku 3 vjet nga dita e paraqitjes kërkesës.

– Legjitimiteti i kërkesës do jetë i papranueshëm sepse Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ja njohu shkeljen e kufizimit lirise që ishte marrja e pasaportës.

– Gjykata Strasburgut merr në shqyrtim çështje ku të drejtat proçedurale janë mohuar nga Gjykatat shqiptare

– Në trupën gjyqësore nuk ka gjyqtar grek të varur nga partia e Miçotaqis apo nga Athina.

Pas 3 vjetësh edhe zgjedhjet do të kenë mbaruar, por edhe njerzit e kanë harruar.

Partia Demokratike që na premtoi Europën, është e vetmja e izoluar në BE dhe SHBA.

Kur u krijuan nuk na premtuan që rruga në Europë do kalonte nga Athina.

Në fakt i kanë bërë llogaritë gabim sepse Greqia sot është më e dobët në perëndim se Shqipëria.

Patrioti dhe atdhetari Altin Dumani

Nga Rigels Seliman

Kreu i Prokurosië së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është një figurë emblematike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Pas tre dekadash demokraci dhe kaos institucional, kryeprokurori special Dumani ka marrë përgjegjësinë që shumë të tjerë kanë shmangur, duke shpallur një betejë të hapur për të pastruar vendin nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivelet më të larta të shtetit. Ai e sheh këtë si një detyrë patriotike dhe po tregon së është atdhetar, duke besuar se Shqipëria do të shohë një të ardhme më të drejtë dhe të pastruar nga padrejtësitë.

Në intervistën e tij të fundit në RTSH, Dumani e theksoi se, përballë sfidave të mëdha dhe presionit të vazhdueshëm, SPAK është i angazhuar për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë përdorur pushtetin për të mbushur xhepat e tyre. Ai theksoi se përpjekjet e tij dhe të SPAK janë të pandalshme, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që mund të hasin.
Me vendosmërinë e tij, Dumani po tregon se është një prokuror patriot e i pashoq në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Dumani është një njeri i vendosur dhe beson se Shqipëria meriton më shumë: një drejtësi të pastër dhe të paanshme, ku askush nuk është mbi ligjin. Ai i ka shpallur luftë ndaj korrupsionit dhe është i vetmi që ka marrë përgjegjësinë të luftojë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Kjo është një luftë që kërkon sakrifica, por ai beson se vetëm duke hedhur poshtë këto padrejtësi, Shqipëria mund të zhvillohet dhe të ecë përpara në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Një nga temat kryesore që Dumani preku ishte nevoja për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe për të krijuar një ambient ku korrupsioni dhe krimi nuk mund të mbijetojnë. Sipas tij, ndryshimi nuk mund të vijë pa përkushtim dhe pa bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtar, të cilët duhet të kenë besim në institucionet që u shërbejnë. Dumani e sheh këtë si një mundësi historike për të ndërtuar një Shqipëri ku ligji është mbi të gjithë.

Në përfundim, Altin Dumani është një lider i pasionuar për të mirën e atdheut dhe për këtë ai meriton respektin tonë si qytetarë shqiptarë. Me angazhimin e tij të palodhur dhe vendosmërinë për të sfiduar strukturat e krimit dhe korrupsionit, ai ka vendosur të bëjë gjithçka për të sjellë një ndryshim të thellë në sistemin e drejtësisë. Ai është një patriot dhe atdhetar që po lufton për një Shqipëri të drejtë, pa korrupsion dhe pa lidhje me krimin, duke i dhënë një shans të vërtetë zhvillimit dhe prosperitetit.

‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi Rama eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë

I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.

Deklaratën Lapardhaja e ka bërë teksa është pyetur lidhur me takimin e Ramës me shqiptarët e Londrës.

“Ka një paradoks në këto takime, – u shpreh Lapardhaja, – sepse përgjatë qeverisjes së tij, sipas të dhënave zyrtare, janë larguar nga Shqipëria rrerth 600 mijë shqiptarë. Kështu që Rama shkon të takojë diasporën që vetë ka krijuar në 11 vite qeverisje.”

Po ashtu, Lapardhaja u shpreh se ‘kërkesa për të votuar është legjitime, por ende nuk dihen modulatet e sakta se si do të realizohet ky votim, duke parë edhe mosdakortësinë e fundit mes PS së Ramës dhe PD së Berishës për realizimin konkret të këtij votimi’.

Vrasja e 14-vjeçarit/ Eksperti i arsimit: Ja çfarë shitet rreth shkollave në Shqipëri

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, shprehet se infrastruktura për rritjen e fëmijëve në Shqipëri është e rrezikshme.

Ai thotë se rreth ambienteve të shkollave shiten produkte ushqimore të rrezikshme, alkool dhe cigare.

“Infrastruktura për rritjen e fëmijëve është e rrezikshme. Tejet e rrezikshme, sepse nuk ka asnjë parametër sigurie. Flasim për siguri tërësore. Përshembull siguria ushqimore.

Rreth shkollës shitet çdo gjë, me sheqer të shtuar, coca cola, cigare. Dhe ti gjen me ato Vibe, që në klasë të katërt, ose të pestë.

Dhe i shesin si pa gjë të keq, kur t’i shkruan ndalohet për moshën nën 18-vjeç. Në Bulqisë janë helmuar masivisht nxënësit. Në Dibër u asfiksuan nga tymi i Kaldajës. U asfiksuan edhe në Kamëz. Nuk merr përgjegjësi asnjë institucion”, tha Mehmeti në ‘Ditari i Fundjavës’ në A2 CNN.