Mospërmbushja e kushteve higjienike, moskryerja e kontrolleve shëndetësore të punonjësve në kuzhina, mosrealizimi i dezinfektimit janë disa nga shkeljet që inspektorët zbuluan gjatë periudhës së kaluar në kuzhinat e shtëpive të pleqve, këndet e lojërave, në shkolla dhe çerdhe në Maqedoninë e Veriut.
Në disa shkolla, edhe prindërit shkojnë për të kontrolluar dhe provuar ushqimin, si dhe për të dhënë vërejtjet e tyre.
“Sa herë që shkonim, koha për ushqim kishte kaluar… Babai im nuk ishte ankuar për ndonjë gjë konkrete, por ka ndodhur, për shembull, të gjejmë në dhomën e tij biskota që ishin aq të forta sa dukeshin sikur kishin qëndruar të hapura për ditë të tëra, të cilat ai nuk mund t’i hajë.
Kur e pyesnim, thoshte se m’i kanë lënë, ama nuk mund të them me siguri nëse ia kishin dhënë nga shtëpia e pleqve apo nga dikush tjetër, që, ashtu si ai, ishte i vendosur aty”.
Me këto fjalë, shkupjanja Palle kujton përvojën e saj me shtëpitë e pleqve, ku ishin vendosur babai dhe vëllai i saj. Pakënaqësia e saj lidhet përgjithësisht me kujdesin që merrnin të afërmit e saj, ndërsa, siç thekson, konkretisht për ushqimin nuk mund të thotë shumë, pasi vizitat e saj ishin gjithmonë pas orarit të drekës. E sa i sigurt është ushqimi, ishte qëllimi i kontrolleve të fundit të jashtëzakonshme të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ku u përfshinë 41 shtëpi të pleqve.
“Gjatë kontrolleve të kryera, janë konstatuar mospërputhje të cilat kishin të bëjnë me sipërfaqe pune të yndyrshme, përzgjedhje e parregullt e ushqimit, frigoriferë të papërshtatshëm dhe të paorganizuar, ruajtje e papërshtatshme e ushqimit, mosmbajtje evidence për temperaturën, për pastrim dhe dezinfektimi të ambienteve, pajisjeve dhe veglave të punës, dhe të tjera”, përmend AUV-ja ndër tjerash duke iu përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë për gjendjen që kanë gjetur te një pjesë e këtyre shtëpive.
Asnjë nga personat e vendosur në këto shtëpi apo familjarët e tyre nuk kanë raportuar ndonjë problem me ushqimin në AUV, megjithatë, kontrollet janë kryer sipas urdhrit për inspektime të jashtëzakonshme. Ndër të tjera, inspektorët konstatuan se 14 nga shtëpitë e pleqve nuk ishin regjistruar fare si operatorë ushqimorë.
Që nga fillimi i këtij viti inspektorët kanë hyrë edhe në 167 kuzhina në shkolla dhe çerdhe për të kontrolluar sigurinë e ushqimit për fëmijët, kurse bilanci nga këto inspektime ka qenë rreth njëzet urdhra për korrigjimin e parregullsive të evidentuara.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut nuk zbulojnë nëse shtëpia ku ishin vendosur babai dhe vëllai i Palles, e cila ndodhet në Shkup, ishte pjesë e kontrolleve të fundit të jashtëzakonshme.
Po ashtu, nuk përmenden as emrat e shtëpive të tjera të pleqve ku ka parregullsi me ushqimin. Edhe shtëpitë si dhe çdo person tjetër fizik dhe juridik që merret me ushqimin – prodhimin, ofrimin e shërbimeve në gastronomi, transportin, depozitimin dhe shitjen, duhet të regjistrohen si operatorë të ushqimit në Agjenci, e cila mban një regjistër të veçantë për këto objekte, parashikon Ligji për sigurinë e ushqimit.
Fakti që 14 shtëpi, ose një e treta e 41 shtëpive të kontrolluara, nuk ishin regjistruar, sipas AUV-së, ndoshta është për shkak të ndonjë “lëshimi teknik”.
“Kuzhinat në shtëpitë e pleqve që janë të regjistruara në Agjenci, në përputhje me kapacitetet e disponueshme të inspektorëve, janë kontrolluar rregullisht. Të tjerat, me siguri për shkak të lëshimeve teknike, nuk janë regjistruar në AUV. Për shkak të specifikës së veprimtarisë, operatorëve u janë lëshuar vendime me urdhër për regjistrim në afatin më të shkurtër të mundshëm”, thonë nga AUV-ja për Radio Evropa e Lirë.
Agjencia nuk ka të dhëna se sa kohë këto shtëpi kanë funksionuar pa u regjistruar si operatorë të ushqimit. Gjithashtu, ata nuk tregojnë nëse ndonjë prej tyre ishte kapur më parë si operator i paregjistruar i ushqimit, sepse, duke iu referuar Ligjit për mbikëqyrje dhe inspektim, thonë se kjo mund të konstatohet “vetëm me organizimin e urdhrave të punës për kontrolle të jashtëzakonshme”.
Ky kontroll i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit u zbuluan 14 shtëpitë, u krye nga data 29 deri më 31 tetor. Në pesë nga shtëpitë e tjera të kontrolluara, u konfiskuan dhe u shkatërruan 40 kilogramë ushqim i pasigurt.
Gjatë këtij aksioni, inspektorët shqiptuan 18 gjoba për operatorët dhe lëshuan 16 urdhra për largimin e mospërputhjeve – nga të cilat në katër shtëpi ato kishin të bëjnë me kushtet higjienike, kurse në tre për kryerjen e kontrolleve shëndetësore të punonjësve, të cilat janë të detyrueshme, por nuk ishin kryer.
Një aksion i ngjashëm më parë në tetor nga AUV-ja u krye edhe në 92 kënde lojërash për fëmijë, ku 16 prej tyre nuk ishin regjistruar si operatorë ushqimorë. Tetë prej tyre nuk i plotësonin kërkesat higjienike dhe 16 punonjës nuk kishin bërë kontrollet shëndetësore.
Nga ushqimi, u konfiskuan dhe u shkatërruan 11.5 kilogramë produkte qumështi.
“Për parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 19 vendime dhe janë marrë masa për eliminimin e tyre, janë mbyllur përkohësisht 13 kënde lojërash, dhe 32 prej tyre janë dënuar me gjoba”, thanë nga AUV-ja pas kontrolleve të kryera.
Kur bëhet fjalë për shkollat dhe çerdhet, bilanci nga 167 kontrolle të kryera këtë vit, siç theksojnë nga Agjencia për REL-in, ishte: pesë paralajmërime të shqiptuara, 17 urdhëresa për evitimin e parregullsive dhe një ndalesë.
“Parregullsitë e konstatuara deri tani lidhen me zbatimin e paplotë të Praktikës së mirë higjienike, Praktikës së mirë prodhuese dhe Sistemit HACCP, si dhe me mbajtjen e parregullt të regjistrave për to, mosrealizimin e kontrolleve shëndetësore të personelit, dhe mosdezinfektimin dhe deratizimin e papërfunduar ”, thonë nga AUV-ja.
Në Maqedoninë e Veriut, një pjesë e shkollave sigurojnë vetëm ushqime të shpejta, të tjerat vetëm një shujtë të ngrohtë, ndërsa disa i ofrojnë të dyja.
Jo të gjitha shkollat në vend kanë kuzhina ku mund të përgatitet ushqimi. Sipas praktikës që theksohet nga shkollat dhe prindërit, zakonisht në ato shkolla ku nuk përgatitet ushqim, kompania që ofron ushqimin, e përgatit atë në një kuzhinë tjetër të shkollës e cila e ka fituar tenderin.
I tillë është rasti edhe me shkollën “Grigor Prliçev” në komunën e Gazi Babës në Shkup, ku drejtoresha Aleksandra Petkovska-Anastasov thotë se edhe ata si shkollë, por edhe vetë prindërit, bëjnë kontrolle për sigurinë e ushqimit.
“Përgjegjësia është e madhe, prandaj ne vazhdimisht kontrollojmë. Kërkojmë që ushqimi të transportohet në enë të përshtatshme dhe me mjet transporti të përshtatshëm, duke qenë se nuk përgatitet te ne”.
“Nëse, për shembull, një firmë fiton tenderin në dhjetë shkolla, mund të mos ketë automjete të mjaftueshme për ta dorëzuar ushqimin në kushte dhe temperatura të ndryshme siç kërkojmë ne dhe për këtë arsye jemi në gatishmëri dhe kontrollojmë vazhdimisht”, thotë Petkovska-Anastasov për Radion Evropa e Lirë.
Ajo shton se tek ata funksionojnë komisione nga mësuesit dhe prindërit që e kontrollojnë ushqimin.
“Prindërit, kur kanë mundësi, vijnë të paktën dy herë në javë, ua lejojmë të hyjnë dhe të provojnë ushqimin, shohin se në çfarë enësh shërbehet. Ata mund të vijnë për mëngjes ose drekë, kur të duan, dhe një herë në javë më dërgojnë mua si drejtoreshë një raport, të cilin unë ia dërgoj kompanisë për t’i korrigjuar vërejtjet nëse ka”, potencon drejtoresha.
Këso praktike, thonë prindërit, ka edhe nëpër shkolla të tjera, megjithatë nuk funksionojnë kudo. Ka edhe raste kur prindërit nuk janë të kënaqur me ushqimin e fëmijëve, ndaj shkolla nuk siguron fare.
“Në shkollën tonë, fëmijët nuk kanë ushqim. Vitin e kaluar kishim një kompani që e sillte nga jashtë, kryesisht produkte furre, por ishin aq jocilësore sa shumica e nxënësve hoqën dorë nga ushqimi në shkollë dhe sivjet secili blen vetë nga dyqanet afër shkollës ose e marrin ushqimin nga shtëpia. U sillnin ushqime të thata, të ngrira ose të shkrira, gjenin edhe të atilla me afat të skaduar. Për shkak të këtyre problemeve, shkolla këtë vit nuk shpalli fare tender për ushqim”, thotë nëna e një nxënësi të klasës së shtatë në një shkollë të Shkupit.
Rasti i më i fundit që pati probleme me ushqimin në shkollë ndodhi që në muajin e parë të këtij viti shkollor. Rreth 140 nxënës nga gjithsej 360 që ushqehen në orarin e plotë të shkollës “Gjorgje Pulevski” në komunën e Aerodromit, në shtator, patën simptoma helmimi, që çoi në mbylljen e kuzhinës.
Një rast më i madh ndodhi edhe vitin e kaluar në shkollat në Karposh, ku nga e njëjta kompani që siguronte ushqim, kishte dyshime për nxënës të infektuar me salmonelë. Kontrollet në kuzhinat e shkollave dhe çerdheve, sipas Planit vjetor të AUV-së, kryhen të paktën tre herë në vit sipas kategorizimit të objekteve me rrezik.
Në shtator dhe tetor të çdo viti shkollor, kryhen inspektime në ato shkolla dhe çerdhe ku përgatitet dhe shërbehet ushqim. Inspektime, konfirmojnë nga Agjencia, ka edhe te furnizuesit për të kontrolluar nëse plotësohen kushtet higjieno-sanitare.
Plehrat e djegura vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz për qytetin e Vlorës. Prej mbrëmjes së djeshme, fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët, të cilat nuk janë shuar as nga reshjet e shiut që kanë prekur rajonin.
Era e fortë gjatë mbrëmjes së së premtes dhe mëngjesit të së shtunës ka përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke shtuar ndotjenajrore dhe duke përkeqësuar kushtet e jetesës për banorët e zonës. Tymin toksik, i mbartur nga era, ka arritur deri në qytet, duke shkaktuar shqetësim të madh për shëndetin publik.
Pavarësisht përpjekjeve, zjarrfikësit e bashkisë nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin. Situata mbetet alarmante, ndërsa autoritetet ende nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për largimin e mbetjeve dhe parandalimin e zjarreve në këtë zonë.
Ky problem thekson nevojën urgjente për një strategji afatgjatë dhe të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve në qytet.
Ky Dumani, përveçse i ndershëm, profesionist, trim, shfaq edhe një fisnikëri të paparë në ekranet e televizioneve tona.
Të gjitha këto cilësi u shpërfaqën një natë më parë në intervistën e tij të parë në një studio televizive.
Të qenurit i ndershëm përballë një kaste të korruptuarish, që prej 33 viteve vetëm e vjedhin këtë popull, sigurisht që është një ‘armë’ e madhe, që vetëm te njerëz të rrallë në shoqërinë tonë e gjen.
Jo vetëm kaq, por një gjë e tillë vëshitrësohet edhe më shumë, kur është mentaliteti i një populli të tërë, i cili nuk të respekton po të jesh i ndershëm, por të quan budalla, i cili nuk të vlerëson po të mos jesh i korruptuar, por ta merr për dobësi dhe thotë që ai nuk është për veten e vet.
Tani paramendo një lukuni të tërë politikanësh të korruptuar që lëshojnë një batare të tërë akuzash, shpifjesh dhe sharjes ndaj Altin Dumanit dhe ai me një qetësi dhe qytetari të jashtëzakonshme iu përgjigj shumë thjesht dhe shumë natyrshëm, që as nuk i ka ndjekur, as nuk i ka parë, as nuk ndikohet prej tyre. Pra, Dumani me kolegët e tij nuk shohin fare televizor dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
Përballë mashtruesve, që nuk ia bën syri tërr, drejtuesi i SPAK-ut në të gjitha daljet e tij, ka shpërfaur edhe natyrën e tij të brishtë njerëzore, duke u skuqur, duke iu dridhur zëri dhe duke e ‘tradhëtuar’ emocionet. Janë të gjitha krejtësisht njerëzore.
Është një fat i madh për shoqërinë tonë që në mesin e saj ka njerëz të kësaj kategorie, që janë aq shumë të vendosur, aq shumë kurajoz, por, nga ana tjetër, kaq shumë njerëzor dhe të natyrshëm.
Është forcë që ta jep vetëm ndershmëria.
Normale që Dumani nuk mund të bëhet shëruesi i një shoqërie të sëmurë, por ai mund të jetë një pasqyrë për të parë se ku ka qenë sistemi i drejtësisë më parë dhe se ku është sot që ka imazhin e tij.
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka shpërndarë një lajm, ku tregon se po punohet për terminalin Tirana Veri. “Terminali veri-perëndimor po merr formë, një investim që modernizon lëvizjen dhe lehtëson trafikun.
Nga një hapësirë prej 10,000 m² për autobusët e deri tek lidhja me hekurudhën e re, ky projekt sjell standarde të reja për qytetin tonë”, shkruan Veliaj, duke bashkëngjitur edhe disa foto të projektit.
Ndërkohë që sipas tabelës së këtij projekti terminali duhej të përfundojë brenda dhjetorit të këtij viti. Gjë të cilën Erion Veliaj nuk e thotë pasi punimet janë ende duke i kryer.
Mund të mjaftojë postimi i prindit të një lojtari të Kombëtares për të kuptuar pak ose shumë se çfarë prapaskenash ndodhin brenda dhomave të zhveshjes së ekipit kombëtar.
Një situatë e akumuluar që me listën e Europianit, ku përzgjedhësi Silvinjo shkaktoi pakënaqësi të mëdha, por në vijim polemikat nuk përfunduan edhe në listat e lojtarëve që u grumbulluan në Ligën e Kombeve apo minutazhi i futbollistëve të caktuar në këto 6 ndeshje që u luajtën dhe deri te deklaratat pas ndeshjes së fundit me Ukrainën. Diçka e tillë u reflektua edhe në rezultatet e Kombëtares, e cila përfundoi e fundit në grup edhe pse dy ndeshjet e fundit i luante në shtëpi dhe si pasojë e kësaj paraqitje jo të mirë, u rrëzua në Ligën C të këtij kompeticioni.
Por, pyetjet që mund të ngrihen për këtë “krisje” dhe raportet e trajnerit me disa lojtarë janë: A ka probleme brenda grupit në ekipin kombëtar të cilat mund të ndikojnë për keq në të ardhmen e shëndetshme të skuadrës? A po menaxhohen si duhet nga trajneri dhe stafi i tij futbollistë të caktuar?
Si është puna me dëmtimet, nëse Uzuni ka luajtur i dëmtuar në ndeshjen me Ukrainën dhe ka sakrifikuar, mund të themi të njëjtën gjë edhe për Jasir Asanin i cili u dëmtua vetëm 3 ditë përpara ndeshjes? Po me Ernest Muçin si është e vërteta, ishte gati fantazisti për të zbritur në fushë duke ditur se mori një dëmtim në stërvitje përpara ndeshjes me Çekinë? Pyetja e fundit që ngrihet: A u rrezikua me këta futbollistë?
Këto përgjigje trajneri duhet t’i japë përpara se të bëhet gati për eliminatoret e Botërorit dhe të jetë më i sinqertë me opinionin sportiv, madje edhe kur përfshin në listë lojtarë të dëmtuar dhe dikush vjen paraqitet në Tiranë dhe dikush tjetër qëndron te klubi i tij. Është e sigurtë që sa më transparente të jemi në këtë pjesë, aq më mirë do të jetë për Kombëtaren shqiptare. (Panorama Sport)
Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e masave të sigurimit ndaj Sali Berishës, ishte dikush tjetër më i intetesuar se vetë subjekti nën hetim. Bëhet fjalë për atë që ankohet në kongreset e partisë për “republikë prokurorësh” sepse po i arrestohen të gjithë bashkëpuntorët e tij. Ai që amniston të dënuarit për korrupsion si mesazh ndaj SPAK “se ju i arrestoni dhe ne i lirojmë”. Më i interesuar ishte ai që ka ngritur komision parlamentar vetëm për të goditur Prokurorinë e Posaçme, pasi sipas tij, ekzekutivi është pushtet i plotfuqishëm që jo vetëm nuk mund të preket por çdo institucion tjetër merr urdhëra e direktiva nga ai. Bëhet fjalë për Edi Ramën, autorin e pasurimit të fjalorit politik me nocionin e ri “noc rroku”.
Tashmë, asnjëri nga të tre liderët kryesor nuk e fsheh përplasjen që ka me SPAK. Berisha dhe Meta shajnë e shfryjnë, një herë duke e etiketuar si organizatë mafioze dhe një herë si reformë e Sorosit në shërbim të Ramës. Narrativë që maksimumi ngjit tek militanti sepse merr doza politike. Ndryshe nga dy të parët, Rama nuk shanë dhe etiketon. Nuk i shkon dot as narrativës me Xhorxh Soros sepse pretendon se është njeriu i tij. Gjithsesi, Rama po bën më shumë se Berisha-Meta. Ka zgjedhur rrugën institucionale për ta vënë nën fre SPAK-un, nëpërmjet komisionit “Xhafaj”. Nisëm që partnerët e izoluan që në fillim dhe po e mbajnë nën vëzhgim.
Gjithëkush mund të pyes; nëse Berisha me Metën në një farë mënyre justifikohen të sillen ashtu pasi janë nën masë arresti, po Edi Ramën çfarë e shqetëson që është futur në llogoren anti-SPAK?! Shumë e thjeshtë; procedimi i dy ish zyrtarëve të lartë të shtetit është këmbanë alarmi për atë. Në të tilla rastesh, në anglisht përdoret një shprehje: “Who’s next?!” që në shqip përkthehet “Kush e ka rradhën?!”
Prandaj, njeriu më i interesuar që vendimet e SPAK dhe GJKKO të shpallleshin të pavlefshme ishte Edi Rama. Delegjetimim më efikas për këto dy institucione se sa të cilësoheshin vendimet e tyre si antikushtetuese, nuk do të kishte. Vendime të cilat do të ishin material pune për Komisionin “Xhafaj”. Kështu që, dje Gjykata Kushtetuese jo vetëm mbylli ciklin e ankimimit për pavlefshmërinë e masave të sigurimit duke vendosur një standart tashmë se për “detyrim paraqitje” nuk nevojitet autorizim nga Kuvendi por përcolli një mesazh të fortë për këdo që beson te Reforma në Drejtësi: Kur bëhet fjalë për SPAK dhe GJKKO, pesha e politikanëve bëhet e papërfillshme!
Ndërsa publiku shqiptar sot shpreh tronditjen ndaj rasteve të raportuara mbi dhunën ndaj fëmijëve në shkolla, rrahjet dhe torturat masive të së shkuarës pakkush i kujton dhe pothuajse askush nuk flet për to. Këto janë rrëfimet e jetuara në lëkurë të atyre që u terrorizuan në sistemin arsimor të viteve ’80 në Shqipëri.
Dy djem duke diskutuar mbi detyrat e shtëpisë në Gjirokastër | Foto stok nga: Mike Goldwatwer/Alamy
“Këno”, urdhëroi mësuesja. Belbëzova tre apo katër nota, pastaj automatikisht mbulova fytyrën me duar. Nuk kam qenë ndonjëherë nxënës i shkëlqyer, dhe për këto dështime shpesh paguhej një çmim i shtrenjtë. Orvatja për t’u mbrojtur ishte e kotë sepse një breshëri shpullash më shpartalloi menjëherë. U ula në bankë me fytyrën e skuqur, por mirënjohës që kisha shpëtuar me pak.
Të tjerë nuk ishin aq me fat. Kisha qenë dëshmitar kur Fejzija kishte rrahur brutalisht fëmijë të tjerë, u kishte përplasur kokën mbi dërrasën e zezë, i kishte goditur me regjistrin e madh të notave e mungesave duke i shtrirë të alivanosur, i kishte tërhequr zvarrë prej flokësh, apo që në një rast, një syresh e kishte hedhur nga shkallët duke i thyer krahun.
Ishte fundi i viteve ’80 në Shqipëri, dhe ndonëse ky brutaliteti i mësueses së Muzikës ndaj nxënësve në shkollën time fillore në Tiranë ishte i veçantë nga intensiteti dhe larmia, rastet e tjera të dhunës në shkollë ishin të zakonshme.
Mësuese Zana e lëndës së Historisë, për shembull, preferonte të na çonte peshë nga tufat e flokëve në anë të veshëve apo të na torturonte në mënyra të tjera. Ajo kishte qejf edhe të na pickonte në qafë, ndonjë tjetër na përthyente veshin – veshi im i majtë ka edhe sot një krisje të kërcit si rrjedhojë – ndërsa të tjerë kufizoheshin me ndonjë shpullë të aty përatyshme.
Përveç fuqisë fizike të të rriturit, mësuesit kishin një arsenal të tërë armësh rrethanore apo të paramenduara në dispozicion. Na godisnin me thupër, vizore, fletore, libra shkollorë apo me objekte të tjera që i vinin duarsh. Për ta bërë veten për dajak nuk ishte shumë e vështirë. Mjaftonte të qeshje apo të flisje gjatë orës së mësimit, të mos dije përgjigjen e një ushtrimi, të mos shkruaje bukur në fletore, të mos i kishe prerë thonjtë apo flokët, apo ndonjë vogëlsi e çfarëdolloji.
Në përgjithësi, prindërit nuk e kishin problem agresionin e mësimdhënësve. Nuk mungonin rastet kur në takimet me prindër në shkollë dëgjojë fjalët “rrihe ti edhe për mua”. Nganjëherë, në shtëpi më rrihte im atë, zakonisht sepse nuk dilja mirë në mësime apo për prapësi të ndryshme.
Në fakt, unë rrihesha pak a shumë po aq sa të tjerët, dhe “të tjerët” përbënin pjesën dërrmuese të bashkëmoshatarëve që njihja. Në klasën time arrij të kujtoj vetëm nja dy djem tepër të rregullt dhe të bindur që i kanë shpëtuar dajakut në shkollë dhe në shtëpi. Djemtë rriheshin shumë shpesh, vajzat më rrallë. Ato fillonin t’i rrihnin kur ‘rriteshin’, periudhë kur djemtë nuk i rrihte më kush dhe ata vetë fillonin të rrihnin të tjerët.
Për ta ilustruar mbizotërimin e dhunës në Shqipërinë e viteve ‘80, vlen të kujtoj një rast kur po luanim me fëmijë të tjerë në lagje. Loja nuk më kujtohet, por mbaj mend që një prej tyre gjeti një boshllëk në rregullat e saj për të gjykuar në favor të tij. Ne të tjerët mbetëm pa argument.
Ai ishte një djalë i zgjuar, i qetë dhe që nuk krijonte probleme. Një nga shokët i tha: “Ik ore,ti je aq kot sa nuk të rref as babi”. Mbaj mend që u mërzit shumë dhe u largua pa folur. Të mos rriheshe mund të përbënte një lloj alienimi shoqëror.
Me ndonjë përjashtim, të gjithë rriheshim nga të gjithë. Në rrugë, edhe pse më rrallë, na rrihnin të ‘fortët’ të cilët ishin fëmijë pak vjet më të mëdhenj se ne. Në lagje, gjithashtu më të rriturit të rrihnin për arsye banale. “Më mirë mut se i vogël”, ishte një thënie që përdorej me humor.
Ishin, gjithashtu, të shpeshta rastet kur dëgjoja fqinjët të rrihnin gratë. Gratë nga ana e tyre rrihnin fëmijët. Burrat që rrihnin gratë, rrihnin gjithashtu fëmijët. I forti rrihte më të dobëtin. Dhe fëmijët ishin më të dobëtit nga të gjithë.
Amnezi ndaj brutalitetit të së shkuarës
Është e pamundur t’i ndalësh kujtime të tilla kur lexon reagimet dënuese të publikut në Shqipëri ndaj rasteve të sotme të ekspozimit të dhunës në shkolla, të cilat mund të konsiderohen “incidente të izoluara” nëse krahasohen me realitetin e pak dekadave më parë. Një prej tyre tregonte që një mësuese ishte filmuar duke rrahur nxënësit. Gjatë viteve të fundit janë botuar disa lajme qëtregojnë dhunën fizike në institucionet edukuese të Shqipërisë.
Një sosh i publikuar nga emisioni “Fiks Fare” i Top Channel, zbuloi dhunën fizike dhe psikologjike që një mësuese në një fshat të Tepelenës ushtronte ndaj njënxënëseje 8 vjeç. Përballë dhunës së ushtruar, ditari i nxënëses përmbante si këmbim fraza si “Dua ta vras [mësuesen]”, apo “Dua të iki nga shtëpia”.
“Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë”, tha vajza për “Fiks Fare”.
Në kohën time, nuk ëndërronim dot t’i vrisnim mësuesit që na rrihnin, thjesht jetonim në terrorin e ndëshkimit të radhës, dhe shpesh ndiheshim të kënaqur kur shpëtonim vetëm me një ‘rrahje normale’. Por edhe rrahjet atipike nuk ishin të rralla.
Ndërkohë edhe në rastet e sotme, dhuna ndaj fëmijëve më institucionet e edukimit paraqitet e larmishme, ndonëse më pak e përhapur. Rreth një vit më parë, në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, një mësuese u filmua duke rrahur një nxënës para shokëve të klasës. Në një kopsht, pronarja u arrestua pasi u kap në flagrancë duke rrahur një nga fëmijët.
Vlen të shtrohet pyetja sesi do të kishte qenë reagimi i autoriteteve nëse në vitet ’80, një prind do ishte paraqitur në polici për të denoncuar mësuesin që i kishe rrahuar fëmijën. Ushtrim tepër i pagjasë, duke qenë se një sistem i tërë i një prej regjimeve më të egra komuniste në botë ishte ndërtuar dhe mbahej në këmbë mbi një disiplinim universal përmes dhunës dhe frikës.
Në secilin prej lajmeve të kohëve të sotme, dënimi publik dhe ndërhyrja e autoriteteve janë pjesë e pandashme e ngjarjes. Megjithatë, në asnjë prej diskutimeve që ndjekin këto lajme nuk përmenden rrahjet që rrahësit e sotëm mund të kenë pësuar nga mësuesit e edukatorët e tyre.
Tmerr i përjetuar në lëkurë
“E shkurtër, topolake, me buzë të kuqe që lyenin edhe dhëmbët e parë. Kjo as nuk bërtiste as nuk ulërinte, thjesht kalonte afër teje, të shkulte favoritet [flokët në anë të veshëve] dhe nëse ishte me humor [të mirë] të bënte një pickim të tmerrshëm në qafë”, kujton Zhujeta Cima, për një nga mësueset e saj të 8-vjeçares në Tiranë.
Ajo vëren se autoriteti i mësuesit shihej thuajse ekskluzivisht brenda kontekstit të dhunës. “Ne tmerroheshim aq shumë nga mësuesi sa edhe kemi urinuar në rroba nga frika. Këta [mësuesit] ishin zeniti i bullizmit, dhe me këtë model frymëzoheshin e gjithë e ardhmja e kombit”, thotë Cima.
“Zyshë Sofia e biologjisë kur vinte në klasë e pajiste veten me thupër a thua se po futej në trajnim arinjsh cirku. Sapo kapte ndonjë fytyrë të painteresuari për mësimin vringëllinte thuprën dhe merrte situatën në dorë duke bërë që të pendohej edhe ndonjë nga klasa ngjitur”, thotë Enton Kaca, duke kujtuar vitet e shkollës në Tiranë.
Kaca nuk e fsheh ironinë kur shpalos kujtimet e tij, dhe me një ritëm të shtruar tregon goditje pas goditjeje ndaj tij dhe të tjerëve, një ushtrim që ai e konsideron si përmbledhje dëshmish që duhen zbuluar për të gjithë. Ai pohon se përçimi i ndërsjellë i kulturës së dhunës është ende realitet në Shqipëri. Por shton se nuk është vetëm dhuna fizike ajo që duhet përmendur.
“Kishim një djalë që nuk kishte mundësi të blinte kilota të bardha për mësimet e fizkulturës. Zakonisht pas talljes nga mësuesi para grupit të djemve, shoqëruar nga të qeshurat e vajzave pak më andej, fillonte një xhiro e detyruar me vrap rreth shkollës për këtë djalin. Ashtu me ‘brekë grash’ ai duhej të bënte vrap, dhe ishte një ndëshkim absurd edhe pse atëherë na dukej shumë argëtues”, kujton ai.
Kaca tregon se mësuesi i tij i Historisë, Spartaku, një “mjeshtër rrahjeje, përplasje koke e talljeje” e fillonte orën me rrëfime nga një udhëtim që kishte bërë në Bullgari. “’Aty hahet supa pa bukë’ – thoshte dhe i rraste ndonjë shpullë pas qafe ndonjë të përhumburi”.
Kujton se një vajzë e zuri lemza dhe suspansa midis kohës kur “Profesor Spartaku” donte ta identifikonte nëpër klasë, dhe koha kur lemza ndërpritej ndërtoi një situatë qesharake. Vajza u zbulua dhe u nxor jashtë.
“Një djalë me ngjyrë i cili rrihej sistematikisht, kur dëgjoi emrin për në mësim, u ngrit me vrull, dhe nga kjo grisi xhepin e xhaketës. Hëngri një përplasje koke mbi bankë [nga mësuesi], me mllef dhe me ca tinguj, dhe Spartaku e mbylli me frazën: jot ëmë me zor t’i blen, ti i gris”, tregon Kaca.
Ai thotë se më shqetësuese, sot duke parë në retrospektivë, i duket që edhe prindërit e ushqenin dhe e aprovonin dhunën. “Kam dëgjuar shumë shpesh prindër aty [në shkollë], përfshi edhe tim atë, që i rekomandonin stafit mësimor ta aplikonin rrahjen nëse nuk silleshim mirë”.
Ndërsa ky aprovim i ndërsjellë i rrahjes mbetet subjekt i një hulumtimi të mëvetshëm, dhuna sistemike dhe hierarkike që mbizotëroi Shqipërinë gjatë disa dekadash të një prej regjimeve më të egra despotike në Europë mund të jetë një nga fajtorët e mundshëm.
‘Disiplinim pedagogjik’
Disa kujtime nga rrahjet e fëmijërisë nëpër institucionet e arsimit publik në Shqipëri mund të kualifikohen për zhanrin horror të kinematografisë. Dallimi është se aktorët ishin të vërtetë dhe mizanskenat, po ashtu, të jetësuara nga viktimat dhe xhelatët e tyre.
Elsi Rizvanolli, i edukuar gjithashtu në Tiranë, thotë se nuk ishin të paktë mësuesit që ushtronin dhunë ndaj nxënësve, por disa prej tyre shquheshin për nga mizoria dhe mjeshtëria në rrahjen e fëmijëve në klasë.
“Ka qenë një mësuese e Gjuhës Shqipe, Shqipja… nëse haje shpulla, ishe me fat. Godiste deri me shqelma. Për fat mua vetëm shpulla [më ka dhënë], por të tjerë e kanë pësuar më keq”, tregon Rizvanolli. Ai thotë se viktimat e Shqipes ishin të shumta, por disa raste nuk i fshin dot nga kujtesa.
“E ngriti në mësim njërin, këtij të shkretit i bëhej urina. ‘Aty të rrish’ i tha, – thuaj mësimin; ky i lutej, ajo me të vetën. Dukej që po vuante i shkreti, kjo s’donte t’ia dinte. Më në fund ai nuk e mbajti më dhe e bëri aty i ngritur në mësim, me gjithë klasën që qeshte dhe atë këllirën që e qortoi e i tha të shkonte në shtëpi… por jo para se ai të pastronte urinën”.
Sadizmi i Shqipes ishte i famshëm në shkollën e Rizvanollit, dhe sipas tij, viktimat e saj ishin të panumërta. Ai shton se dëmi që mësuesja dhe të tjerë si ajo u kanë shkaktuar të rriturve të sotëm mund të jetë i pallogaritshëm.
Gjithashtu, ai kujton dramën e një djali rom, i cili paraqitej i papërgatitur në mësime dhe vinte nga një familje shumë e varfër. Pavarësisht rrethanave, Rizvanolli kujton për ish-shokun e klasës se ishte djalë i sjellshëm dhe nuk shkaktonte probleme, çka sipas tij ishte diçka e rrallë për djemtë e fundit të viteve ‘80 dhe fillimit të viteve ‘90 të shkollës së tij, e cila konsiderohej si furnizuese e rregullt e burimeve njerëzore për bandat e zonës famëkeqe “Restorant Durrësi”.
“Shqipja e kishte veçanërisht ‘qejf’ këtë djalin, dhe nuk i kursente përshkrimet ‘pse vjen erë e keqe këtu – prapë s’je larë ti?’, apo të gjitha llojet e ofendimeve raciste që s’po i përmend këtu. E ngriti në bankë dhe ky s’kishte mësuar. Ajo ia futi një shpullë, deshi ta kapte nga flokët, por nuk arriti dhe e shau, i ra prapë, dhe ky bëri të ikte… kjo i vuri stërkëmbësh dhe ai u rrëzua. U ngrit duke qarë dhe ne pamë që po i dilte gjak nga hunda. I tha ‘mos bëj kot’ dhe i kërkoi të dilte nga klasa se po e bënte dyshemenë pis”.
Shqipja vdiq dhe djali rom u rrit dhe shkoi në Itali. Vite më vonë ai u kthye në Tiranë si endacak që bariste kryesisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Njerëzit e kujtojnë për italishten e rrjedhshme dhe për mirësjelljen e tij në nivelin e perënduar të oborreve viktoriane. Nuk bezdiste njeri dhe nuk lypte para, thjesht kërkonte ushqim nga ata që i njihte apo nga persona të panjohur që duke i gjykuar nga fytyra i dukeshin njerëz të mirë.
Ai vishej kurdoherë në një mënyrë që disa mund ta quajnë ‘ekstentrike’, por fakti është se teshat që i gjente në rrugë, i kishte të kombinuara aq mirë, sa i shndërronte dëshmitarët e parakalimeve të tij në spektatorë të një sfilate impromptu. Ndoshta, në një vend tjetër do të ishte bërë stilist mode.
Shoku i shkollës fillore të Rizvanollit vdiq këtë vit në Shqipëri. Ishte një mbrëmje pranvere. Raportohet se hyri në një kabinë elektrike nga ku nuk doli më i gjallë. Quhej Rigels Patoku.
Si t’i torturosh fëmijët e moshës 4-5 vjeç – një manual praktik
Brutalizimi ndaj fëmijëve në institucionet publike shqiptare nuk fillonte në shkollën tetëvjeçare. Këtë e dëshmon Klodiana Alia, krahas rasteve të dhunës në shkollë, kur është tërhequr zvarrë për flokësh nga një mësuese (Xharija) apo kur një tjetër (Diana) e kishte qëlluar fort disa herë në kokë ngaqë i kishte shterur boja e stilolapsit gjatë një provimi. Përvojat e saj me dhunën apo me torturën e mirëfilltë shtrihen pas në kohën kur ishte në kopsht.
“Kur edukatore Drita largohej nga dhoma, pasi kishte mbaruar mësimin, ajo na kujtonte që askush nuk duhet të largohej nga karrigia. Ne ishim fëmijë nga pesë vjeç e na duhej të qëndronim gjatë në një vend, pa folur me njëri-tjetrin e pa lëvizur”, kujton Alia.
Ajo thotë se për edukatoren kishte pak rëndësi që fëmijët kishin qëndruar ulur për orë të tëra pa lëvizur. Dhe duke e ditur se diçka e tillë ishte e pamundur nga fëmijë të vegjël, ajo kishte një plan.
“Me njëmbështetëse të karrigeve të vogla, ku uleshim ne, të cilën ajo e kishte shqyer nga karrigia, i rreshtonte ata që kishin bërë ‘gabime’ për muri dhe i detyronte të zgjasnin pëllëmbën e dorës. Një nga një, edukatore Drita na qëllonte me mbështetësen, ndërkohë që të tjerët prisnin dënimin me sy mbyllur. ‘Klodi, pse e ke dorën e nxirë’, më pyeste mami. ‘Nuk e di’, i thoja e turpëruar për gabimin e ditës”.
Sipas Alias, edukatore Drita nuk ishte sadistja e vetme në kopsht. Ajo tregon se edukatore Pëllumbesha ishte në garë me kolegen e saj në keqtrajtimin spektakolar të fëmijëve. As ajo nuk e toleronte zhurmën dhe kërkonte me rreptësi nga fëmijët që të flinin të gjithë gjatë orarit të gjumit.
“Unë e urrej gjumin e drekës dhe kur tentova t’i pëshpërit diçka shokut në krevatin ngjitur ajo më pa. Mbylla sytë dhe bëra sikur po flija, por ishte vonë sepse Pëllumbesha mori shkopin e fshesës dhe më qëlloi aq fort në shpinë saqë mbeta pa frymë”.
Dëshmitarë të tjerë që nuk kanë pranuar të identifikohen me emër, kanë treguar raste të ngjashme apo edhe më ekstreme të ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike në kopshte. Vetëm në një nga rastet e treguara kishte pasur reagim, kur prindi kishte shkuar në kopsht dhe kishte rrahur edukatoren në sy të fëmijëve.
Në kërkim të shpagimit
Një mësuese e Historisë në shkollën time fillore kishte zakon t’i rrihte nxënësit për arsye të ndryshme, zakonisht të dorës së dytë. Atë ditë kishte arsye të fortë. Mbi derë, me vetëdije të plotë, kisha vendosur një fshesë dhe kur ajo e hapi, fshesa i ra mbi kokë. Nuk u lëndua, por turpi i përjetuar para nxënësve e bëri të shpërthente në shpulla ndaj djemve të ulur në bankat pranë derës.
Një shok i klasës që nuk kishte gisht në këtë rreng dhe të cilit nuk po ia them emrin për arsye që mund të kuptohen, u ngrit në këmbë dhe ia ktheu goditjen mbrapsht. Ai kishte trup të zhvilluar dhe krahë të fortë. Shpulla ishte e tillë sa mësuesja u lëkund lehtas dhe mbeti e shastisur një copë herë. “Më qëllove, më qëllove”, nisi të bërtiste me faqen e skuqur ku dukeshin disa shenja gishtash më të zbehta se pjesa tjetër e lëkurës.
Djali qëndroi me trupin drejt, sfidues para saj. Mësuesja nuk mori asnjë masë për ngjarjen – ndoshta nga turpi po të merrej vesh – ndërsa rebeli i ditës u shndërrua në heroin tonë për shumë ditë më pas.
Një djalë tjetër nga klasa ime, i cili rrihej sistematikisht nga e njëjta mësuese, si këmbim rrihte djalin e saj pak vjet më të vogël se ne. Sa herë rrihej ai, po aq herë rrihej edhe djali i mësueses. Duke qenë se asnjëra palë nuk komunikonte me tjetrën për këto zhvillime, dajaku vazhdoi i pandërprerë nga të dyja krahët… për disa vite rresht.
Kur isha në përfundim të shkollës së mesme takova një mësuese të fillores në rrugë. Ajo nja dy herë më kishte rrahur egërsisht. Iu prezantova dhe e pyeta nëse i kujtohesha dhe ajo pohoi me entuziazëm.
Më kujtohet që sytë më zbritën instinktivisht te mjekra e saj. Imagjinova sikur e godita me të gjithë forcën ndërsa ajo fluturoi mbi trotuar pa frymë. Në fakt nuk e godita dhe as diskutova mbi ato që më kishte bërë. I thashë diçka shumë të vrazhdë, futa duart në xhepa dhe vazhdova rrugën.
Një i afërm i imi shkoi një hap më tej. Edhe ai ishte në shkollë të mesme kur takoi rrugës një edukatore që e torturonte kur ishte në kopsht. Iu prezantua, i tregoi që i kujtoheshin tmerret që kishte pësuar prej saj, e pështyu në fytyrë dhe e qëlloi me shpullë pa e kursyer fuqinë.
Të tjerë kanë dëshmuar ndodhi më ekstreme. Enton Kaca tregon se kur ishte ende në shkollë, një “i fortë” erdhi të marrë hak për vëllain e vogël të rrahur publikisht nga “Profesor Spartaku”. Ai kujton se incidenti ndodhi në një korridor të shkollës, gjatë pushimit mes orëve të mësimit.
“Kjo përplasje midis Spartakut dhe vëllait të madh përfundoi me një sëpatë të vogël të ngulur në shpinën e mësuesit të Historisë, i cili nuk u ndje më aq entuziast për udhëtimet apo qortimet e tij kundrejt ca 11-12 vjeçarësh. Kjo bëri që ne të ndërmerrnim një fushatë talljesh kundër tij derisa ai u largua për të dhënë mësim diku tjetër”, rrëfen Kaca.
Klodiana Alia, gjithashtu, pati një takim me të shkuarën e saj. Tridhjetë vjet më vonë e hasi Pëllumbeshën në rrugë. E pyeti nëse e mbante mend dhe edukatorja e dikurshme tha se nuk e njihte.
“Epo, unë nuk mund të të harroj ty – i tha Alia – ti je ajo që qëllon një pesëvjeçare aq fort në shpinë sa asaj t’i merret fryma”. “Nuk të mbaj mend”, iu përgjigj Pëllumbesha dhe u largua.
Trauma që nuk shuhen
“Dajaku ka dalë prej xhenetit” apo “Dajaku është dru i xhenetit”, “Kush të rreh të do” e të tjera aforizma të këtij kalibri përdoren rëndom nga shqiptarët për të justifikuar apo edhe sugjeruar përdorimin e dhunës, kryesisht ndaj fëmijëve. Megjithatë, sentencat popullore jo gjithmonë arrijnë të qëndrojnë në këmbë para argumentit shkencor.
Orjola Pampuri, psikologe klinike dhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë thotë se ushtrimi i dhunës shkakton deformim personaliteti te fëmijët. “Nëse një fëmijë përballet me dhunë, ndjen, sheh, dëgjon, e më pas përjeton emocionalisht apo fizikisht, sigurisht që egoja dhe superegoja e tij cenohen dhe nuk zhvillohen konform realitetit”, thotë Pampuri. Sipas psikologes, këtë deformim e nxit mjedisi i dhunshëm ku fëmija po zhvillohet dhe modeli i dhunshëm me të cilin po identifikohet.
Ajo thotë se dhuna në familje mund të ndikojë që sjellja e fëmijëve të shoqërohet me tërheqje sociale, apo sjellje ankthioze, performancë të ulët në shkollë, dhe vështirësi motorike apo konjitive.
Sipas Pampurit, mjedisi kulturor kapasur një peshë vendimtare në trashëgiminë e modelve të dhunshme përmes brezash, dhe ajo thotë se patriarkalizmi tradicional i shoqërisë shqiptare ka luajtur një rol domethënës.
“Vijmë nga një sistem, ku edukata dhe kultura mbi respektin reciprok në familje ka qenë e varfër, ku masat kundër dhunës kanë qenë të papërfillshme, ku edukimi i fëmijëve arrihej kryesisht në bazë të ndëshkimit dhe jo komunikimit dhe argumentimit të çështjeve që nxisin zhvillimin e shëndetshëm”, vëren ajo.
“Në fakt mund të jetë mirëfilli një dhunë sistemike kolektive, e cila e shpërndarë mund të zhvendoset në familje dhe kundrejt njëri-tjetrit”. Pampuri thekson se një shoqëri që i imponohet mendimi, veprimi, arsyetimi e vendimmarrja, e gjitha kjo mund të përkufizohet me shkelje të të drejtave themelore çka deformon sjelljen.
Fitim Uka, ligjërues në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Prorektor në Kolegjin Heimerer, në Kosovë, një vend ku disiplinimi i fëmijëve përmes dhunës fizike është gjithashtu i pranishëm – thotë se pasojat e dhunës janë më afatgjata dhe dramatike nga ç’mund të mendojë shumëkush.
“Çfarë na sugjeron literatura lidhur me efektet afatshkurtra apo afatgjata që mund të ketë dhuna tek ata të cilët janë subjekt i saj, janë ndonjëherë të jashtëzakonshme. Për faktin e thjeshtë që ne jemi mësuar ta konceptojmë dhunën thjesht si një formë të edukimit, e cila realizohet aty për aty dhe ka një fekt të menjëhershëm pozitiv”, thotë Uka.
Ai thotë se studimet tregojnë që ata që bien pre e dhunës kanë tendencë që të zhvillojnë simptoma të stresit post-traumatik. “Janë gjithashtu të predispozuar që të mbyllen në vetvete dhe të shfaqin shenja të depresionit, të mungesës së vetëbesimit, vetëvlerësimit, iniciativës; dhuna ndikon negativisht në të gjitha aspektet e funksionimit të një individi në kuadër të shoqërisë”.
Uka shpjegon se një keqkuptim themelor ndodh sepse efektet e menjëherëshme të dhunës mund tëduken pozitive për prindin apo atë që ushtron dhunën, sepse sheh ndikimin e aty për atyshëm për ndryshim të sjelljes. “Por, të gjitha teoritë në psikologji theksojnë faktin që në mungesë të këtij autoriteti që ushtron dhunën, personi ka tendencën që të shfaqë sjellje të cilat prapë janë antikomformiste”, thotë ai.
Sipas Ukës, kur flitet për ndikimin negativ të dhunës nuk mund ta kufizohet vetëm tek individi, por edhe në mundësinë që ka ky individ të kthehet në problem për shoqërinë. “Ata fëmijë, të cilët rriten në ambiente të dhunshme, qoftë në familje apo në shoqëri, kanë tendenca që t’i imitojnë modelet e dhunshme, dhe pastaj këto sjellje t’i demonstrojnë me bashkëmoshatarët e tyre fillimisht, por gjithashtu në të ardhmen edhe në raport me partnerët e tyre, bashkëshortët”.
AI thekson se të gjitha të dhënat shkencore dëshmojnë që efektet e dhunës janë negative dhe ajo nuk mund të konsiderohet si një mjet efikas i dukimit.
Ringritur krenarë?
Sot në moshën 37-vjeçare, shumë kujtime të dhunës së fëmijërisë i ka fshirë koha. Kanë mbijetuar vetëm disa. Përgjatë përvojave të mia jam munduar të mos ushtroj asnjë lloj dhune, fizike por jo vetëm, dhe shpresoj që në pjesën më të madhe t’ia kem dalë.
Ndërkaq, nga bisedat me më të rinj – të ashtuquajturit “breza të internetit” – mbi përvojat e tyre në shkollë, rezulton se brutalizimi i gjithanshëm ndaj brezave të mëparshëm tashmë mund të jetë histori. Edhe rastet e sotme të rralla të rrahjes së nxënësve, të pasqyruara në publik përballë dënimit të gjerë të shoqërisë, janë tregues se mynxyrat shkollore ndaj meje dhe shokëve të mi i përkasin, tashmë dhe më në fund, një kohe të perënduar.
Megjithatë, rastet e panumërta të raportuara dhe të paraportuara të dhunës në familje, mund të jenë pjesë e kësaj trashëgimie të së shkuarës – një spekulim ky, në mungesë të të dhënave faktike.
Zhujeta Cima, sipërmarrëse dhe nënë, thotë se për të është e pamendueshme të ushtrojë dhunë ndaj fëmijëve apo më të dobëtëve dhe se ndjen neveri prej saj. Ata që e njohin do të përmendin gjithmonë fustanet me shumë lule dhe buzëqeshjen e saj të madhe sa herë takon dikë.
Regjisor, prind dhe sipërmarrës, Enton Kaca aktualisht e ndan jetën mes Shqipërisë dhe SHBA-së bashkë me qenin e tij Buffo, një Border Collie çamarrok, karakteri i të cilit i përshtatet me emrin, që pak a shumë përkthehet në “Gaztor”. Kaca është lloji i perfeksionistit që mund të nervozohet lehtë nga detaje të padukshme për shumicën, por ndërsa njerëzve jashtë familjes së tij u flet nganjëherë ashpër, Buffo-n e qorton kurdoherë me butësi.
Klodiana Alia jeton në SHBA. Atje punon si fotografe dhe instruktore joge. Disa prej kujtimeve që do t’i harrojë vazhdojnë t’i shfaqen, por më të zbehta, më të mjegullta. Duket sikur zhvendosja fizike nga Shqipëria u ka pamundësuar traumave të fëmijërisë që ta ndjekin me të njëjtin intensitet përtej oqeanit, deri në Amerikën e largët.
Elsi Rizvanolli sot është një baba krenar që nuk mund ta imagjinojë të ushtrojë dhunë ndaj familjes së tij apo kujtdo tjetër. Por, nganjëherë fantazmat e terrorit shkollor i shfaqen; fotografi të mendjes, shpulla që i ka përjetuar vetë, apo njolla gjaku dhe urine të shokëve të tij të përjetësuara në kujtesë.
Rizvanolli beson se ai dhe bashkëvuajtësit e brezit të tij kanë një detyrim më të lartë moral për të treguar të vërtetën dhe për ta këputur trashëgiminë e së keqes. “Nuk jemi thjesht viktima, por njerëz të vetëdijshëm, ndaj vuajtjet dhe padrejtësitë që kemi përjetuar nuk mund t’ua përcjellim të tjerëve”, thotë ai.
Dhe duke parë pas në kohë, prej të sotmes së frymëzuar nga shembulli heshtur i dhjetëra mijë fëmijëve që pasi përjetuan apo dëshmuan terrorin e një epoke, sot janë burra e gra që u shërbejnë familjeve dhe shoqërive të tyre, nuk mundem veçse të ndihem dëshmitar i një ‘tour de force’ të heshtur që i tejkalon brezat pa trashëguar mëkatin. Nuk mundem veçse të mendoj me zë të lartë, se ne duhet të jemi, se ne vërtet jemi më të mirë se ata që na torturuan./BIRN
Sot, shumë shqiptarë, mund të themi nëntëdhjetë për qind, nuk janë shqiptarë as me mendje e as me zemër; kombin dhe gjuhën e tyre nuk i duan dhe as i respektojnë. Nuk duan të mësojnë e të shkruajnë në gjuhën e tyre, madje shumë prej tyre kanë turp edhe të flasin shqip! Por nëse ata kanë turp të thonë që Shqipëria është nëna e tyre, Shqipëria ka edhe më shumë turp dhe dhimbje të pranojë që ka bij të tillë!
Kombi shqiptar nuk është një komb nga i cili duhet të turpërohemi; të qenit pjesë e një kombi kaq trim dhe kaq i zgjuar nuk është turp, por një nder i madh. Nëse kombi ynë ka mbetur prapa, nuk është faji i tij, por faji ynë. Nëse gjuha shqipe ka mbetur e pashkruar, kjo nuk ka ndodhur sepse është një gjuhë e keqe apo e metë, por sepse ne nuk jemi kujdesur ta shkruajmë dhe ta zhvillojmë. Nuk është kombi ynë që ka faj, nuk është gjuha jonë që ka faj, faji është i yni.
Ne jemi kombi më i vjetër i Evropës, dhe një nga më fisnikët e më trimat. Flasim gjuhën më të vjetër dhe më të bukur të familjes ariane.
Ata shqiptarë që nuk duan të çmojnë kombin dhe gjuhën e tyre, që nuk i respektojnë dhe nuk kanë turp të dëshirojnë të quhen turq, grekë, sllavë apo diçka tjetër, janë tradhtarë të çmendur dhe të paditur. Ekzistenca e tyre është një turp i madh për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Sa i madh është turpi kur një shqiptar, në damarët e të cilit rrjedh gjaku i Skënderbeut dhe i shokëve të tij, poshtëron kombin e vet dhe gjuhën e nënës së tij për të nderuar një gjuhë të huaj, të cilën përpiqet ta vendosë e ta përhapë në vend të asaj shqipe!
Të tillë njerëz përpiqen që fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tyre të mos dinë shqip dhe të mos quhen shqiptarë. Ky është një turp i madh për çdo shqiptar që ndjen respekt për veten dhe historinë e tij.
Është një turp i madh për Shqipërinë që të ketë lindur bij të tillë! Një turp i madh që ekzistenca dhe jeta e njerëzve të tillë vazhdon mbi faqen e dheut! Kush mund të jetë më i lig dhe më i pështirë se ai që nuk do dhe nuk nderon nënën e tij, por e flak tutje dhe ka turp të pranojë se është biri i saj?
Turpi i njerëzve të tillë është një turp për atdheun tonë! Përveç tokës sonë, askund tjetër në botë nuk lindin pemë kaq të hidhura! Shqiptarë kaq të pasur kanë shpenzuar gjithë pasurinë e tyre për të mbështetur një kombësi që është armike e kombësisë së tyre; për të bërë që fëmijët dhe vëllezërit e tyre të harrojnë gjuhën shqipe dhe të mos quhen më shqiptarë! Këta nuk janë vetëm armiq; nuk ka fjalë të mjaftueshme për t’i përshkruar këta tradhtarë të lig dhe të fëlliqur!
Thonë se nuk ka shqiptarë, se shqiptarët nuk janë një komb më vete. Disa i quajnë grekë, të tjerë turq, e të tjerë sllavë. Oh! Çfarë fjale e rëndë për ta dëgjuar nga goja e një shqiptari! Oh, si i nxë goja këto fjalë të padenja për bijtë e këtij kombi!
Shqipëria nëse kërkon të gjejë arsye pse nuk është një vend i zhvilluar si shumë vende të tjera, veç pozitës gjeografike, historisë dhe faktorëve të tjerë, ka edhe një arsye shumë të fortë: është një vend që lë shumë për të dëshiruar në investimet për kërkim shkencor.
Kërkimi shkencor në Shqipëri ka një buxhet prej 5.5 milionë euro, që zë vetëm 0.08% të PBB. Zyrtarët thonë se synojnë ta rrisin në 1% në vitin 2030, ndërkohë mesatarja e buxhetit të vendeve të BE për kërkime shkencore është 3%. Rritja e përpjekjeve për kërkimin shkencor është dhe një prej kërkesave të BE për integrimin.
Një prej shqetësimeve kryesore sot lidhet me kapacitetet e kërkimit shkencor me qëllim thithjen e fondeve të BE, ku një prej programeve kryesore, ai i Horizont Europa, ka një buxhet prej 100 miliardë euro për këtë qëllim. Ndaj dhe studiuesit vënë theksin në rritjen e kapaciteteve të kërkimit shkencor në vend.
Sipas raportit të R&D nga AAAS, investimet globale në kërkim dhe zhvillim kanë dëshmuar një rritje të konsiderueshme gjatë 20 viteve të fundit. Investimet globale në (R&D) Kërkim dhe Zhvillim u trefishuan nga 672 miliardë dollarë në 1992 në më shumë se 2.2 trilion dollarë deri në vitin 2021, kur edhe janë analizuar të dhënat e fundit në rang botëror. Megjithatë, pasojat e pandemisë e penguan këtë rritje, me një rënie të rritjeve vjetore në më pak se 2% në 2020 dhe 2021, krahasuar me 3.6% në dekadën e fundit. Megjithëse ka pasur kufizime raportimi nga Kina për të përcaktuar sasinë e të dhënave të saj, është e qartë se ajo është kontribuuesi më i madh në investimet jo-OECD. Vendet e OECD-së po rrisin vazhdimisht shpenzimet e tyre për R&D. Në vitin 2021, investimet në Kërkim dhe Zhvillim nga vendet e OECD-së arritën në 2.71%. Sektori i biznesit është shtytësi kryesor i këtyre investimeve, duke zënë mbi 60% të investimeve në Kërkim dhe Zhvillim në vitin 2020. Intensiteti i R&D në SHBA kaloi 3% në 2019, pasi varioi nga 2.5% në 3% për më shumë se dy dekada. Koreja e Jugut dhe Kina gjithashtu përjetuan rritje të konsiderueshme gjatë dekadës së fundit, me shpenzimet e tyre për R&D që u rritën përkatësisht nga 2.1% në 4.6% dhe nga 0.9% në 2.2%. Shpenzimet e Gjermanisë për kërkim dhe zhvillim arritën gjithashtu në 3.2% në 2019.
Reuters raportoi se Kina përvijoi planet për të forcuar vetë-mjaftueshmërinë e saj në sektorin e teknologjisë. Vendi aziatik synon të përqendrohet në tendencat në zhvillim si llogaritja kuantike dhe AI. Ky plan është rezultat i tensioneve aktuale tregtare me SHBA-në. Kina do të prezantojë programe të mëdha shkencore dhe teknologjike dhe do të përdorë sistemet e saj politike për të integruar aftësitë dhe për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit e huaj. Për më tepër, ajo planifikon të zhvillojë një grup të fuqishëm studiuesish dhe novatorësh për të nxitur përparimet e brendshme në fusha të ndryshme të teknologjisë.
Disa nga vendet më të avancuara teknologjikisht si SHBA, Kina dhe Koreja e Jugut po investojnë gjithashtu në mënyrë aktive në AI. Sipas hulumtimit nga Bloomberg Intelligence, tregu global i AI parashikohet të arrijë në 1.3 trilion dollarë deri në vitin 2032. PwC vlerëson se AI mund të çojë në një kontribut marramendës prej 15.7 trilion dollarë në ekonominë globale deri në vitin 2030. Përveç kësaj, AI pritet të nxisë një rritje prej 26% në PBB-në e ekonomive lokale deri në vitin 2030. Shtetet e Bashkuara janë duke udhëhequr garën e AI me numrin më të madh të startupeve të AI. Për shembull, Anthropic është një startup kryesor i AI në SHBA, i mbështetur nga Microsoft Corporation (NASDAQ:MSFT) dhe Amazon.com, Inc. Siç tregon lista e mëposhtme janë 20 vendet më të zhvilluara që investojnë më shumë për arsimin dhe shkencë. Lista është provë që vërteton se nuk mund të ketë zhvillim pa investim në kërkim shkencor dhe zhvillim (R&D).
20. Finlanda
Shpenzimet për Kërkim dhe Zhvillim si përqindje e PBB-së (2021): 2.98%
PBB (2021): 296 miliardë dollarë
Shpenzime absolute të vlerësuara për R&D: 8.86 miliardë dollarë
Finlanda renditet ndër vendet që shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2021, Finlanda shpenzoi 2.98% të PBB-së së saj, duke arritur në një total prej 8.86 miliardë dollarësh shpenzime.
19. Norvegjia
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 1.93%
GDP (2021): 503 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 9.75 miliardë dollarë
Norvegjia në vitin 2021 shpenzoi 1.93% të PBB-së së saj për kërkime dhe zhvillim. Shpenzimet totale absolute për R&D të vendit ishin 9.75 miliardë dollarë në 2021.
18. Polonia
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 1.43%
GDP (2021): 681 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 9.78 miliardë dollarë
Polonia është një nga shpenzuesit më të lartë në R&D në botë. Në vitin 2021, Polonia raportoi shpenzime për Kërkim dhe Zhvillim prej 1.43% të PBB-së së tij ose 9.78 miliardë dollarë.
17. Danimarka
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 2.81%
GDP (2021): 406 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 11.41 miliardë dollarë
Danimarka është një nga vendet më të avancuara teknologjike dhe inovative. Në vitin 2021, ajo shpenzoi 11.41 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim që ishte 2.81% e PBB-së së saj totale.
16. Turqia
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 1.40%
PBB (2021): 820 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 11.50 miliardë dollarë
Turqia është një nga vendet më të zhvilluara. Inovacioni dhe zhvillimi i tij teknologjik është i dukshëm nga shpenzimet e larta të kërkimit dhe zhvillimit. Turqia shpenzoi 1.40% të PBB-së së tij për kërkim dhe zhvillim në 2021.
15. Austria
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 3.25%
GDP (2021): 479 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 15.61 miliardë dollarë
Austria është një nga ekonomitë më inovative në Evropë. Në vitin 2021, vendi shpenzoi 15.61 miliardë dollarë për kërkimin dhe zhvillimin, duke përbërë 3.25% të PBB-së së tij totale. Është një nga shpenzuesit më të mëdhenj në kërkim dhe zhvillim në botë.
14. Suedia
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 3.41%
GDP (2021): 592 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 20.22 miliardë dollarë
Suedia renditet ndër vendet që shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2021, vendi skandinav kishte një intensitet R&D prej 3.41%. Suedia shpenzoi 20.22 miliardë dollarë për kërkim dhe zhvillim në 2021.
13. Belgjika
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 3.42%
GDP (2021): 601 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 20.60 miliardë dollarë
Belgjika shpenzoi 3.42% të PBB-së së tij ose 20.60 miliardë dollarë për kërkime dhe zhvillim në vitin 2021.
12. Spanja
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 1.43%
GDP (2021): 1.45 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 20.66 miliardë dollarë
Spanja është një nga vendet më të mira në botë për sa i përket avancimit teknologjik dhe cilësisë së jetës. Ajo shpenzoi 1.43% të PBB-së për kërkim dhe zhvillim në vitin 2021.
11. Holanda
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 2.30%
GDP (2021): 1.03 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 23.77 miliardë dollarë
Holanda renditet e 11-ta ndër vendet që shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2021, ajo shpenzoi 2.30% të PBB-së së saj ose 23.77 miliardë dollarë në Kërkim dhe Zhvillim.
10. Zvicra
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 3.36%
GDP (2021): 813 miliardë dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 27.32 miliardë dollarë
Zvicra është një nga vendet më inovative dhe më të avancuara teknologjikisht në botë. Në vitin 2021, vendi europian shpenzoi 3.36% të PBB-së së tij për kërkimin dhe zhvillimin.
9. Italia
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 1.45%
GDP (2021): 2.16 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 31.33 miliardë dollarë
Italia renditet e 9-ta ndër vendet që shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin. Vendi përrej Adriatikut raportoi një shpenzim për R&D prej 1.45% ose 31.33 miliardë dollarë në 2021.
8. Kanadaja
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 1.69%
GDP (2021): 2.01 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 34.07 miliardë dollarë
Kanadaja është një nga shpenzuesit më të mëdhenj në kërkim dhe zhvillim në botë. Në vitin 2021, Kanadaja shpenzoi 34.07 miliardë dollarë për Kërkim dhe Zhvillim, që përbën 1.69% të PBB-së së tij.
7. Franca
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 2.2%
GDP (2021): 2.96 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 65.67 miliardë dollarë
Franca është një nga ekonomitë më inovative në Evropë. Në vitin 2021, vendi europian raportoi një shpenzim për R&D prej 2.2% si përqindje e PBB-së së tij.
6. Koreja e Jugut
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 4.93%
GDP (2021): 1.82 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 89.65 miliardë dollarë
Koreja e Jugut renditet e 6-ta ndër vendet që shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2021, Koreja e Jugut shpenzoi 89.65 miliardë dollarë për Kërkim dhe Zhvillim, që përbën 4.93% të PBB-së së saj.
5. Mbretëria e Bashkuar
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 2.91%
GDP (2021): 3.14 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 91.56 miliardë dollarë
Mbretëria e Bashkuar renditet e pesta në listën e vendeve që shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2021, Beitani shpenzoi 91.56 miliardë dollarë për Kërkim dhe Zhvillim, që përbën 2.91% të PBB-së së saj
4. Gjermania
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 3.15%
GDP (2021): 4.27 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 134.45 miliardë dollarë
Gjermania është një nga shpenzuesit më të mëdhenj në R&D në botë. Në vitin 2021, vendi me ekonominë më të madhe europiane shpenzoi 3.15% të PBB-së së tij ose 134.45 miliardë dollarë për kërkim dhe zhvillim.
3. Japonia
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 3.29%
GDP (2021): 5.03 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 165.93 miliardë dollarë
Japonia renditet e treta në listë mes vendeve që shpenzojnë më shumë për kërkim dhe zhvillim. Në vitin 2021, vendi aziatik shpenzoi 165.93 miliardë dollarë për Kërkim dhe Zhvillim, që përbën 3.29% të PBB-së së tij.
2. Kina
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 2.43%
GDP (2021): 17.82 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 433.50 miliardë dollarë
Kina është një nga vendet më inovative në botë. Në vitin 2021, ajo raportoi shpenzime për R&D prej 2.43% të PBB-së së saj. Shpenzimet totale absolute për R&D ishin 433.5 miliardë dollarë në 2021.
1. Shtetet e Bashkuara
Shpenzimet për R&D si përqindje e PBB-së (2021): 3.46%
GDP (2021): 23.32 trilion dollarë
Shpenzimet absolute të vlerësuara për R&D: 806.01 miliardë dollarë
Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën tonë të vendeve që shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2021, SHBA kishte një intensitet R&D prej 3.46%. Ajo shpenzoi 806 miliardë dollarë për Kërkim dhe Zhvillim në 2021./liberale.al
Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë që këto dy shtete të anëtarësohen vitin tjetër.
Ky vendim u bë publik më 22 nëntor nga Presidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian, që organizoi një takim në Budapest të ministrave të Brendshëm të Rumanisë, Bullgarisë dhe Austrisë.
BE-ja do të takohet me dy shtetet kandidatet për të finalizuar paketën e përbashkët të sigurisë gjatë takimit më 11-12 dhjetor. Dy shtetet mund të bëhen anëtare të Schengen-it në janar të vitit 2025.
“Bulgaria dhe Rumunia i përkasin plotësisht zonës Shengen. E mirëpres rezultatin pozitiv të bisedimeve joformale në Budapest sot”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në X.
Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë do ta zgjeronte zonën Shengen në 28 shtete, duke përfshirë 24 anëtarë të BE-së. Irlanda dhe Qiproja do të mbeten anëtaret e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Shengen.
Bullgarëve dhe rumunëve aktualisht nuk u lejohet të udhëtojnë lirshëm në shtetet e tjera anëtare të Shengen-it përmes kufijve tokësorë. Në fillim të këtij viti, ata fituan të drejtën që të udhëtojnë pa pengesa përmes ajrit dhe detit, pasi Vjena zbuti qëndrimin e saj karshi dy vendeve.
Pas takimit në Budapest, ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter, i tha gazetarëve se marrëveshja që do të nënshkruhet muajin e ardhshëm përfshin krijimin e një kontingjenti special prej të paktën 100 oficerëve të policisë kufitare në kufirin turko-bullgar.
Hungaria do të kontribuojë në dislokimin e plotë të oficerëve dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike për të garantuar mbrojtjen efektive të kufirit, tha ai. Pinter u shpreh optimist se çështja mund të zgjidhet deri më 31 dhjetor.
Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha se janari është afat realist për anëtarësimin e dy shteteve në Schengen./ REL
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...