39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Sulmet nga Meta-Berisha? Dumani: Asnjë emocion, jam prokuror i SPAK dhe sulmet politike i përballoj

Kreu i SPAK, thotë se nuk i ka ndjekur sulmet e panumërta të publikuara në media nga kreu i PD-së Berisha dhe ai i PL0-së Ilir Meta.

Ai nënvizoi se ngarkesa që ka në punë e bën thuajse të pamundur që të ndjekë deklaratat politike kundër tij dhe punës që ai kryen.

Sulmet e Berishës?

Dumani: Të jem i sinqertë hera e parë që i dëgjoj. Më ka informuar sfati por unë s’kam kohë t’i dëgjoj. Më informon stafi im i ngushtë.

Nuk kam kohë ti dëgjoj. Hera e parë që i dëgjoj, qëndrimi  im është indiferent. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën.

Sulmet politike jam indiferent. Jam shumë shumë i ftohtë.

Altin Dumani: Jam indiferent ndaj sulmeve të Berishës, SPAK s’mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale!

Kreu i SPAK, Altin Dumani hedh poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike.

Për sa i përket sulmeve të Berishës ai tha se nuk ka kohë ti dëgjojë.

Sulmet e Berishës?

Dumani: Të jem i sinqertë hera e parë që i dëgjoj. Më ka informuar sfati por unë s’kam kohë t’i dëgjoj. Më informon stafi im i ngushtë.

Nuk kam kohë ti dëgjoj. Hera e parë që i dëgjoj, qëndrimi  im është indiferent. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën.

Sulmet politike jam indiferent. Jam shumë shumë i ftohtë.

Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim

I gjithë vendi është përfshirë ditën e sotme (22 Nëntor) nga reshje shiu dhe erë të fortë, duke krijuar kështu problematika në shumë qarqe.
Sipas parashikimit të IGJEUM, reshjet do shoqërohen me rrebeshe dhe shtrëngata dhe pritet të largohen vetëm të shtunën në mesditë (nesër, 23 Nëntor), kur pritet edhe një ulje temperaturash.
Mijëra banorë në mbarë vendin, si në Kukës, Tropojë, Lezhë, Gramsh, Librazhd, Fushë-Krujë, Krujë, Shkodër, Bulqizë dhe Pukë, raportohet se janë pa drita për shkak se stuhia ka dëmtuar shtyllat dhe telat elektrikë.

Në Shkodër është shembur edhe rruga në ndërtim e Dukagjinit. Lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari është pezulluar. Spitali i Pukës pothuajse jashtë funksioni, pret vetëm urgjenca.

Kurse shirat e rrëmbyeshëm përfshinë mbrëmjen e sotme Shkodrën, Vlorën, Fierin, Lushnjën, Elbasanin, teksa uji ka shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë dhe qarkullimi bëhet me vështirësi.

Situatë problematike pati edhe në Tiranë, me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm. Madje në një rast u pa një qytetare teksa nxitonte mbrëmjen e sotme të pastronte dhe lëziste kapakun e pusetës në rrugë, që të mos prekej nga përmbytjet pranë rrugës “Myslym Shyri”, pranë qendrës.

Prej dy ditësh, qyteti i Pukës ka mbetur pa spital për shkak se era ka shkatërruar çatinë. 4 pavijonet Patologjia, Pediatria, Materniteti dhe Kirurgjia janë jashtë funksionit, ndërsa uji ka depërtuar brenda në spital. Pacientët që ndodheshin në kirurgji u larguan drejt banesave, ku mësohet se do i nënshtrohen mjekimeve ambulatore. Aktualisht në spitalin e Pukës funksionon normalisht vetëm reparti i urgjencës.

Në Durrës njoftohet se për mbrëmjen e sotme është anuluar lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas. Porti i Durrësit njofton se imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do bëhet sot deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, 23 nëntor.

Në Shkodër është shembur rruga në ndërtim e Dukagjinit, për pasojë dhjetëra banorë kanë mbetur të izoluar. Siç shihet në pamje është shkëputur një pjesë e shkëmbit në segmentin Prekal – Kir. Po kështu rrëshqitje gurësh ka dhe në segmentin Kir-Shosh. Rruga e Dukagjinit po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fond 200 milionë lekësh dhe me përmërsimin e motit pritet ndërhyrja nga firma kontratuese e punimeve.  Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.

Disa zona në vend janë pa energji elektrike, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.

Në Lezhë era e fortë ka dëmtuar linjat dhe janë pa energji elektrike disa fshatra në zonen e Zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës. Lundrimi detar për peshkarexhat në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar. Në aksin Skuraj-Burrel pati rënie të gurëve, por rruga është pastruar.

Në Vaun e Dejës kanë mbetur pa energji elektrike këto fshatra: Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Në Fushë-Arrëz raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rruge rurale. Qarkullimi vijon pa probleme.

Lundrimi i peshkarexhave është i pezulluar edhe në Vlorë, ndërkohë si pasojë e erërave të forta ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat Orikum – Dukat – Llogara.

Mungon energjia elektrike në disa fshatra në Kukës, konkretisht në Njësitë Administrative, Shishtavec, Topojan, Zapod, Kolsh Surroj dhe Malzi. Në Bashkinë Has, pa energji janë Njësitë Administrative Golaj, Gjinaj. Në Bashkinë Tropojë, Njësitë Administrative Lekbibaj, Bujan Llugaj, Bytyç Fierzë dhe Tropojë e Vjetër.

A po e “blejnë” të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?

Nga Alban Daci

Sipas propozime fillestare por që mbeten aktuale, votuesit jashtë vendit duhet ta paguajnë vetë postën e kthimit të fletës së votimit në Shqipëri. Kjo në fakt është e padrejtë dhe antikushtetuese, sepse me një akt të tillë nuk janë të gjithë qytetarët të barabartë: Do të kemi qytetarë të seria A që janë ata që jetojnë në vend dhe ata të serisë B që jetojnë jashtë vendit!

Problematikë tjetër e kësaj eksperiencës së votimit për herë të parë përmes postës të shqiptarëve që jetojnë jashtë mund të jetë mos respektimi i “sekretecës” së votës, sepse mund të ekzistojnë mundësitë reale për votime kolektive apo për të ndikuar në votimin dhe preferencës politike të qytetarëve!

Ekziston mundësia që qytetarët pasi të marrin fletën e votimit me postë, të mblidhen në një bar taa plotësojnë bashkërisht e ndoshta në praninë e ndonjë përfaqësuesi politik, i cili mund t’u ofrojë edhe mbulimin e kostos të dërgimit të fletës së votimit me postë e pastaj secili ta postojë vetë!

Procesi i votimit me postë nuk është i monitoruar nga KQZ, vëzhguesit e saj apo nga monitorues të huaj e për pasojë cilësia procesi i votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë rrezikon të mos jetë i certifikuar!

Me shumë vonesë edhe për shkak të mungesës së vullnetit politik më në fund edhe shqiptarët që jetojnë jashtë do të gëzojnë pjesërisht të drejtën kushtetuese për të votuar, sepse kjo është vetëm pjesa e para, ndërsa pjesa e dytë që edhe duhet të zgjidhet e të votohen vazhdon tu mohohet.

Megjithatë, sipas propozimeve fillestare që mbeten edhe aktuale është fakti, se çdo votues që jeton jashtë duhet ta paguar vetë koston e postës për të dërguar fletën e votimit pasi ka votuar në Shqipëri. A po e “blejnë” shqiptarët që jetojnë jashtë me para këtë të drejtë themelore kushtetuese?

A duhet të kemi qytetarët të serisë A që jetojnë në Shqipëri që nuk paguajnë asnjë kosto për të ushtruar të drejtën e votës dhe qytetarët të serisë B që bëjnë pjesë ata që jetojnë jashtë që duhet ta përballojnë vetë koston e postës për të dërguar fletën e votimit në Shqipëri? A kemi dy standard edhe pse të dy kategoritë kanë lidhje të njëjtë juridike me Shqipërinë qoftë përmes “shtetësisë” por edhe përmes “kombësisë”?

Shkëputet energjia elektrike në Krujë, mbi 6 mijë banorë pa drita

Reshjet e dendura të shiut pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë sjellë problemet e para në vend, me rrugë të përmbytura dhe shkëputje të energjisë eklektike në disa zona.

 

Burime bëjnë me dije se si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve te dendura të shiut i gjithë rrethi i Krujës është përfshirë në avari.

Përreth 6000 banorë kanë mbetur pa energjik elektrike.

Bashkia i refuzoi ndihmën, zbulohet arsyeja pse 55-vjeçari i vuri zjarrin shtëpisë në Maliq

Një banesë u shkrumbua nga zjarri pasditen e djeshme në fshatin Sovjan të Maliqit, teksa zjarr vënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Si autor të zjarr vënies, Policia arrestoi sot pronarin e banesës, shtetasin Durim Rusi, 55 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Durim Rusi ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike dhe gjatë paradites së djeshme kishte shkuar në Bashkinë e Maliqit, ku kishte kërkuar ndihmë për rikonstruksionin e banesë së tij.

Por, Bashkia e Maliqit e kishte refuzuar me pretendimin se ai nuk mund të përfitojë nga programi i strehimit social.

Më pas ai kishte shkuar në banesën e tij dhe blutë e juglindjes dyshojnë se i vuri zjarrin banesë së tij, pasi mori refuzim nga pushteti lokal për ndihmë.

Vrasja e 14-vjeçarit, Ida Kruti: Vështirë të gjenden përgjegjësit sot, nevojitet një reformim i thellë i sistemit

Nga Albana Cenaj

Vrasja e një 14-vjeçari nga një moshatar i tij dhe plagosja e një të mituri tjetër, ngjarje e ndodhur në ambientet e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ky akt i dhunshëm ka nxitur reagime të forta nga qytetarët, shoqëria civile dhe institucionet, duke e vënë sërish në qendër të diskutimit krizën në sistemin tonë të edukimit dhe mungesën e masave të efektshme për parandalimin e dhunës mes të rinjve.

Si është e mundur që ngjarje të rënda kriminale ndodhin edhe në ambientet e shkollës, aty ku prindërit i çojnë fëmijët të edukohen? Ka dështuar shkolla, familja, apo mbarë shoqëria?

Ida Kruti, lektore e psikologjisë në UET, e kontaktuar nga “Liberale.al” thotë se ngjarja e fundit e bën emergjente analizën për të nxjerrë përgjegjësitë e duhura që ato të mos përsëriten as nga të miturit dhe aq më tepër, brenda ambienteve të shkollës.

“Sistemi i edukimit ka nevojë për një reformim të thellë, real dhe gjithëpërfshirës të aktorëve që kanë këtë përgjegjësi. Ngjarjet e fundit, në të cilat u ekzpozua dhunë ekstreme në shkollë, na tronditën të gjithëve, çka e bëjnë më emergjente analizën dhe vendimarrjen për të ndryshuar shumëçka në metodën e komunikimit dhe marrëdhëniet me adoleshentët në familje dhe shkollë.”

“Edukimi nuk realizohet pa njohur individualitetin, karakterin dhe personalitetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, pasi nuk mund të jetë efektive puna mësimore edukative. Nuk mjafton realizimi mekanik i kurrikualave, nxënësit duhet të fitojnë aftësi e shprehi për tu orientuar drejt në çdo situatë, në shoqërinë e hapur”, shprehet Kruti.

A mund të parandalohen ngjarje të tilla dhe si? Ida Kruti, thotë se janë shumë aktorë në lojë të cilët duhet të largojnë fëmijët dhe adoleshentët nga modelet që nuk duhen ndjekur prej tyre.

“Duhet synuar krijimi i kushteve dhe infrastrukturës së nevojshme në shkolla duke pajisur me informacion që të rinjtë tanë të ndihen të sigurt brenda mjediseve shkollore. Roli i masmedias duhet të jetë prezent dhe një zë i fuqishëm për promovimin e modeleve që duhet të ndjekin adoleshentët, pse jo sensibilizimin përmes sjelljes së rasteve, ku kjo grupmoshë ka qenë viktimë nga konsumi i duhanit, alkoolit, apo adoleshentë që tashmë kryejnë dënime në vendin tonë duke i sjellë si raste që nuk duhen ndjekur”, thotë më tej Kruti.

“Të gjitha këto nuk duhet t’i marrim në konsideratë vetëm kur ndodhin ngjarje të rënda. Është vështirë të gjesh përgjegjës sot, sepse ne harrojmë duke mos ndryshuar asgjë. Përgjegjës e ka ndjerë veten gjithkush nga ne pas kësaj ngjarje, që mendoi këto ditë të hedh sytë te fëmijët dhe adoleshentët që ka përreth dhe nuk guxojnë as t’i pyesin si mendojnë, pasi kanë frikë nga përgjigja që do marrin e ndër të tjera prindërit dhe jo vetëm kanë kuptuar që për fat të keq janë larg botës së tyre” thekson Ida Kruti në analizën e ngjarjes për Liberale.

Injoranca e reagimeve pas vendimit të Kushtetutës për Berishën

Nga Endri Tafani

Për fat të keq në Shqipëri ka shumë “analistë” dhe “ekspertë” që nuk marrin më mundimin të lexojnë dy gishta tekst për temën për të cilën shprehin “mendime”.

Rasti më i fundit është ai i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masën e ndalimit të marrë ndaj Sali Berishës.

Të gjithë “analistët” dhe “ekspertët” duke bërtitur me të madhe dje sesi Gjykata Kushtetuese ishte e paaftë profesionalisht dhe  e varur politikisht pasi kishte lënë të lirë Berishën të udhëtonte jashtë shtetit ndërkohë që e kishte mbajtur në arrest shtëpie.

Në fakt e vërteta është më e thjeshtë dhe shumë më ndryshe.

Kanë qenë dy ankime në Gjykatën Kushtetuese për masat e ndalimit ndaj Berishës. Ankimi i parë ka qenë për ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimit për paraqitje, ndërkohë që ankimi i dytë ka qenë për masën e ndalimit, arrest në banese.

Gjykata Kushtetuese u shpreh dje vetëm për ankimin e parë, masën e ndalimit jashtë shtetit dhe detyrimit për paraqitje duke vlerësuar që Berisha duhet te jete i lire te udhëtojë jashtë shtetit. Ankimi i dytë për arrestin në shtëpi do gjykohet në një datë të mëvonshme nga Gjykata Kushtetuese pasi është paraqitur dhe me vonë si ankim. Kaq e thjeshtë është dhe për ankimin e parë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lejuar Berishën të udhëtojë duket i arsyeshëm, profesional dhe i paanshëm politikisht.

Këtu të vetmit të paaftë profesionalisht dhe të varur politikisht janë ata “analiste” dhe “opinioniste” që nuk marrin mundimin të lexojnë dy rreshta tekst por bërtasin vazhdimisht në media për gjëra që ata “i ndjejnë” si të vërteta.

Janë këta të fundit që janë një pjesë e problemit. Për problemet e injorancës që mbizotëron në media dhe debate politike dhe për më tepër janë dhe dëmtuesit e opozitës pasi me gabimet foshnjarake të pallavrave që brockollisin në media I japin dorë pozitës që ti etiketojë (me të drejtë për fat të keq) si ca të paaftë që nuk dinë çfarë thonë dhe bëjnë.

Dhe kështu shkohet me ngadalë drejt mandatit të katërt.

Zhvillimet e fundit në luftë Rusi-Ukrainë/ Kryeministri polak: Kërcënimi i konfliktit global është real

Zhvillimet e fundit tregojnë se ekziston një rrezik real i shpërthimit të një konflikti global, tha sot kryeministri polak Donald Tusk, teksa komentoi luftën Rusi-Ukrainë.

Deklarata vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në një deklaratë publike tha ditën e djeshme se sulmi i të enjtes ndaj Ukrainës ishte përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, pasi këto vende lejuan Kievin që të godiste Rusinë me armë të avancuara perëndimore, shkruan Reuters.

Një veprim, të cilin Putin tha se i dha konfliktit “elemente të një karakteri global”.

“Lufta në lindje po hyn në një fazë vendimtare, ne ndjejmë se e panjohura po afrohet”, tha Tusk në një konferencë të mësuesve.

“Konflikti po merr përmasa dramatike. Orët e fundit kanë treguar se kërcënimi është real.”

FBI tronditet nga skandalet seksuale të agjentit sekret “Noc Rroku”

Nga Sokol Pepushaj

Orgjitë seksuale të shefit të FBI-së Charles McGonigal, edhe pse të klasifikuara si “sekret shtetëror” i administratës Biden, kanë rrjedhur nëpër kanale të shtrembta anës dobësive të sistemit që nëpër shekuj mbulon me hije bijtë e vet.

Kështu e ka kjo Botë. Kali që kapet e fshin lëmen, të tjerët hingëllijnë mes pelave që tundin vithet e fërshëllejnë me hundë melodi afshore.

Hundëderrat, të fortët e fshatit tonë, hamshorët e ndërzimit artificial në mitrën e luftës së klasave, shekullin e kaluar, para se të fusnin në rreth të kuq viktimat, i turpëronin me sharjen “Kina nënën…”.

Në këtë shekull, kemi vetëm një horr që e lëshon gojën si turbinë në ujëra të turbullta; të tjerët, kush nuk e mbyll sqepin, i burgos.

Sot, edhe bukën, edhe burgun, i komandon Babloku.

Ka lëvizur gjithë pisllëqet e këtij shekulli, duke e sulmuar Amerikën, me njërin nga agjentët sekret të FBI-së, sa e gënjente mendja se do izoloi edhe Presidentin Donald Trump.

Secilit që i del përpara, i lëshon më të tmerrshmin, “Noc Rrokun”.

Shprehja “Noc Rroku nënën…”, është refreni referues i sheikut që nënkuptohet të ketë paguar me taksat e shqiptarëve horlliqet e agjentit sekret të SHBA-ve.

Bashkësia e qëllimeve të FBI-së, është e tronditur nga skandalet seksuale të agjentit sekret “Noc Rroku” sepse Edi Rama, fyerjen “Kina nënën…” e ka zëvendësuar me “Noc Rroku nënën…”.

Sa herë ka dalë nëpër studiot e televizioneve e ka folur për “Noc Rrokun” në emër të Amerikës, si burri që ja bën ashtu nënën cilitdo që e urdhëron ky.

Ka arritur ta përdorë “Noc Rrokun” kundër kundërshtarëve politik dhe Amerikës.

E sot FBI nuk ka zgjidhje tjetër. Ose të hetojë ‘Nocin’ për ato ngjarje që i ngarkon Babloku i korrupsionit, ose t’i mbyllë gojën Sulltanit të Surrelit./Pamfleti