29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Vdekja e rrejshme

Nga Erl Kodra

Lajmi se ata të tre kishin vdekur nga një sëmundje e pakuptueshme pushtoi me shpejtësi të gjitha lajmet kryesore të planetit. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që ata të tre të gjendeshin në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, dhe mbi të gjitha, të vdisnin njëherësh nga një sëmundje e rrallë, që ishte zhdukur prej miliona vjetësh – qysh në epokën e dinosaurëve.

Me thënë të drejtën edhe vet diagnoza që mendohej se u kishte shkaktuar vdekjen ishte disi e dyshimtë, ndaj nuk vonuan edhe teoritë konspirative se këtu ka dorë Amerika, përndryshe këta të tre do të trondisnin nga themelet politikën e kalbur botërore. Por ç’e do, vdekja t’i pret krahët, duke lënë pas një zbrazëti që nuk ke me çfarë ta mbushësh.

Kështu, pa vonuar filluan të mendojnë se kush do t’i pasojë këta tre burra që i lanë duart me këtë botë në kulmin e fuqive, duke lënë jetim një popull të tërë. Televizonet nuk do t’i kishin më në studiot e tyre ditëve të enjte në orën 21:00, ndërsa më e rënda ishte se analistët nuk po e merrnin veten nga tronditja. Flitej se njëri prej tyre kishte tentuar të vriste veten duke u hedhur nga maja e një kulle në Bulevard, por në momentin e fundit i kishin mbushur mendjen të tërhiqej, duke i thënë se trupi i njërit prej tyre do të ballsamosej, për t’u varrosur tek Piramida në një arkivol kristali.

– Domethënë unë mund ta shoh përditë? Sa herë të dua – kishte pyetur ai me dyshim.
– Sigurisht, madje mund të kthesh edhe ndonjë gotë, sepse aty do të ndërtojmë një BAR special, ku të pranishmit mund të shijojnë edhe fjalimet e Tij.

Një analist tjetër nuk dilte nga shtëpia, kishte lënë punën, fikur telefonin, mbyllur dyer dhe dritare dhe shkëputur çdo lloj komunikimi me botën e gjallë, dhe qante papushim. Gruaja dhe fëmijët i luteshin tek dera që të mblidhte veten se jeta vazhdon – por ai përgjigjej se tani bota i duket një vend i ftohtë dhe pa pikë kuptimi.
– M’u ka këput diçka m’u këtu – kishte thënë analisti tjetër me gjysëm zëri – nuk kam asnjë motiv pse të jetoj.
Dita e parë ishte shokuese për opinionin publik, megjithatë, pas stuhisë së parë në facebook, twitter dhe tik-tok; pasi studiot e lajmeve kishin rralluar lidhjet live nga qendra e kryeqytetit, pikërisht atëherë kur qytetarëve po u mbylleshin sytë për gjumë – vjen lajmi bombë – se njëri prej të vdekurve kishte shfaqur shenja; disi të çuditshme, dhe kishte dyshime se është gjallë. Domethënë, ai nuk kishte vdekur tamam, por kishte rënë në gjendje kome, ose gjendje vegjetative siç thuhej ndryshe. Shpresat se ai do t’ia hidhte edhe njëherë vdekjes ishin ringjallur, ndërkohë rifilluan si me magji lidhjet live, kësaj rradhe nga Spitali Amerikan, ku ishte transportuar me shpejtësi njëri prej të vdekurve, por që nuk kishte vdekur plotësisht.

Nuk u mor vesh se nga erdhi ky lajm, por njëra prej reportereve të kronikës së zezë, bashkë me reporterin tjetër të një televizioni ndërkombëtar, deklaruan se kishte dyshime të arsyeshme se të tre mund të ringjallen, dhe se vdekja ishte një simulim i tyre, për të parë se si do të perfomonte populli para, gjatë dhe pas vdekjes së tyre. Pra, ajo që nuk u mor vesh ishte burimi, dhe ku mbeshteteshin dyshimet e arsyeshme që ata të tre e kishin simuluar vdekjen për qëllime të pakuptueshme.

Lajmet dhe folësit nëpër studiot televizive zienin; facebook ra katër herë, twitter pesë herë, ndërsa tik-tok i kishte rezistuar zjarrit të atij momenti. Populli ziente nëpër shtëpitë e tyre, sidomos blloku që shtrihej pas kullave binjake. Në rrugë kishin dalë blindet me ushtarët e NATO-s, që patrullonin Bulevardin në tërë gjatësinë e tij, bashkë me Sheshin në mes.

Në një nga televizionet kombëtare, i shoqëruar nga 25 kamera që regjistronin live, të paktën kështu shkruhej krahas siglës së televizionit të njohur, po fliste kryebashkiaku i kryeqytetit europian, për masat e marra për të menaxhuar dhimbjen e madhe që kishte pllakosur vendin.

– Dhimbja – po thoshte kryebashkiaku – do të na bëjë më të fortë, më të bashkuar, sepse kështu do të shohim përpara, duke lënë pas të kaluarën e ndritur, për të përqafuar të ardhmen e jashtëzakonshme. Ne i mbijetuam tërmetit, i mbijetuam COVID-t, i mbijetuam fashizmit, komunizmit dhe demokracisë; prandaj e them me bindje se do t’i mbijetojmë edhe kësaj fatkeqësie, duke u ringritur më të fortë, më të bashkuar, për të bërë punë të mira në këtë vend, siç është mbjellja e pyllit orbital.

Duke qene se kryebashkiaku po fliste live dhe 25 kamera regjistronin pa ndërprerje çdo detaj, njëra prej tyre kishte kapur një djalë me kostum të zi, që ishte afruar vjedhurazi tek vendi kur fliste, duke i lënë një letër në dorë. Kryebashkiaku e kishte hapur letrën me njëfarë kureshtje, por papritur fytyra i kishte marrë një çehre të keqe, njëlloj ngërdheshje e egër, të paparë ndonjëherë. Ashtu siç ishte, ai e kishte mbledhur veten duke thënë:
– Vëllezër qytetarë, kam një lajm të tmerrshëm, më falni fantastik, thuhet se ata janë gjallë. Por mos të mbajmë shumë shpresa, se ku i dihet.

Basha: Do kandidoj në Tiranë, në zgjedhje përballë Ramës e Berishës që janë bashkë

Lulzim Basha premton të zbresë në fushëbetejën e zgjedhjeve parlamentare, si një pol i ri politik, përballë Edi Ramës dhe socialistëve e koalicionit të partive opozitare të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një intervistë për Vizion Plus, Lulzim Basha garanton se krahas betejës në Gjykatën e Lartë për të rimarrë logon dhe vulën e Partisë Demokratike, demokratët euroatlantikë po bëjnë të gjitha përgatitjet për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Sigurisht kërkojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Kalendari tjetër është kalendari elektoral. Çfarëdo që të ndodhë demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje. Ose me legjitimitetin e kthyer përmes një procesi të drejtë ligjor ose duke përdorur të gjithë që ofron kodi zgjedhor dhe duke mundësuar në këtë mënyrë listën tonë të kandidatëve me aleatët tanë më programin tonë anembanë Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Kur flet për aleatë, Lulzim Basha përjashton çdo mundësi për koalicion më kryetarin e PD Sali Berisha dhe forcat e tjera politike që janë rreshtuar në krah të tij.

“Këto formacione futen në këtë sezon elektoral pa moral politik.  Dhe këtë ne e shohim ditë për ditë, e shohim në dështimin të inisiativave politike, të aksionit politik, degjenerimin e të ashtuquajturës mosbindje civile, në zbrazjen e shesheve nga protestuesit. E para dhe kryesorja është ndërtimi i një morali politik ku qytetarët që duan ndryshim, që duan ndryshim, që duan vërtet ti japin fund keqqeverisjes 12 vjecare të korruptuar të edi ramës, të kenë besim të kandidatët për deputet, tek programi”, tha Basha.

Sipas Bashës ka një bashkëpunim mes kryeministrit Edi Rama dhe dy figurave qendrore të opozitës Sali Berishës dhe Ilir Metës i pari në arrest shtëpie dhe i dyti në burg, dhe iu takon shqiptarëve që me votën e tyre të ndryshojnë këtë realitet politik.

“Ajo që ndikon në gjendjen e përgjithshme në publik është fakti që të njëjtët aktorë të tranzicionit po bëjnë lloj lloj lojërash për të vazhduar, për tu ripozicionuar për të paktën edhe 4 vitet e ardhshme. Dhe padiskutim që këtu këta bashkëpunojnë më njeri tjetrin. Është e qartë që zoti Rama që në zgjedhjet e ardhshme alternative të jetë mes tij dhe zotit Berisha përpjekja jonë është ta shkatërrojmë këtë kafaz në të cilën duan ta fusin zgjedhjen për shqiptarët këta dinosaur të tranzicionit. Dhe tju themi shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme janë për veten e tyre”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha theksoi se Edi Rama e Sali Berisha mbajnë përgjegjësi që nuk pati një reforme të plotë zgjedhore, duke kritikuar rrugën e zgjedhur për votimin e emigrantëve, rrugë e cila sipas tij favorizon qeverinë dhe PS.

“Katastrofë. Vetë qëllimi që emingratëve t’iu mundësohet vota parashikon, (se dhe sot, edhe para 5 vjetësh, para 10 vjetësh emigrantët mund të votonin duke ardhur në Shqipëri), ideja është t’ua bësh të thjeshtë. Jo vetëm që nuk e kanë bërë të thjeshtë për emigrantët për të votuar, por e kanë bërë të thjeshtë vetëm për partinë në pushtet të ndërtojë një sistem patronazhimi për të pickuar aq vota sa i duhen për të ndryshuar rezultatin elektoral në qarqe të caktuara”, tha Basha.

Basha shpjegon për Vizion Plus se po ndërton ekipin me të cilin do të garojë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa ai vetë do të udhëheqë betejën në Tiranë.

Ju vetë do të garoni në Tiranë?

Basha: Besoj se po!    

Në 4 dhjetor Lulzim Basha së bashku me disa parti të tjera do të përpiqen të bindin Gjykatën Kushtetuese të hapë plotësisht listat e kandidatëve për deputet dhe Basha shpreson se gjyqtarët do të ndryshojnë rregullat e lojës zgjedhore në favor të qytetarëve dhe të drejtës së tyre për të zgjedhur vetë deputetët që do t’i përfaqësojnë./vizionplus.tv

“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e parë politike që ka shpalosur një program të detajuar për t’i dhënë fund keqqeverisjes së Ramës

Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të përbëhet nga kandidatë të komunitetit, që njohin dhe jetojnë me problemet e qytetarëve. Ai theksoi rëndësinë e sakrificës personale të qëndrestarëve në tre vitet e fundit, që kanë qëndruar besnikë interesave publike dhe duke lënë mënjanë interest personale.

Basha e tha se çfarëdo që të ndodh Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje ose me legjitimitetin e kthyer përmes një procesi të drejt ligjor, ose duke përdorur të gjithë hapësirën që ofron kodi zgjedhor.

Përsa i përket ndikimit të izolimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës në garën zgjedhore, Basha e sheh këtë si një manovër e të njëjtëve aktorë të tranzicionit që po bëjnë lloj lloj lojërash për të vazhduar, për t’u ripozicionuar për të paktën dhe 4 vitet e ardhshme. Basha gjithashtu tha se ai do të kandidojë në Tiranë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A mund të na thoni diçka për ekipin me të cilin ju do të garoni, se programin në fakt ju e keni shpallur.

Lulzim Basha: Së shpejti besoj emrat do të bëhen publik. Mund të ndaj me ju dy veti; njëra është qasja e re që kemi në krahasim me të shkuarën është që kandidatët do të jenë kandidatë të komunitetit, nuk do të katapultohen nga Tirana. Pra, pavarësisht se mund të kenë lidhje me komunitetin por jetojnë në Tiranë, prferencat do të jenë përfaqësues të komunitetit kudo ku jetojnë, në ndonjë lagjet të Tiranës apo në Njësitë Administrative të Tiranës dhe anembanë Shqipërisë. Njerëz pra të cilët njohin komunitetin, jetojnë me komunitetin, jetojnë me problemet e komunitetit sepse janë pjesë e komunitetit. Dhe vetia e dytë është që ne do të dimë të lartësojmë sakrificën peronale të shumë figurave politike që nuk u joshën, nuk u blenë, nuk u shitën, nuk u trysnuan në këto tre vite të vështira për demokratët, por ditën të qëndrojnë me sakrificë personale për interesin publik, për interesin e demokratëve, për interesin e opozitarëve, për interesin e shqiptarëve. Kanë kaluar jo një, por dhjetëra sprova të vështira shpeshherë me kosto të larta personale. Nuk janë joshur, nuk janë blerë, nuk janë shitur, nuk kanë vënë interesat e tyre mbi interesat e qytetarëve. Kjo është një provë që e kanë kaluar me sukeses dhe një veti me të cilën do t’i afrohem së shpejti qytetarëve për t’ju kërkuar përfaqësimin e tyre në pralamentin e ardhshëm qartësisht, jo me premtim por me prova që në atë parlament njësoj si në këto tre vite të mbrojnë pa asnjë llogari personaleinteresin e qytetarëve, interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.

Pyetje: Zoti Basha ju ende nuk keni formalizuar partinë. Deri kur mendoni ju që duhet ta prisni vendimin e Gjykatës së Lartë dhe pastaj të ecni me procedurat?

Lulzim Basha: Ne do ta ndjekim këtë proces për aq kohë sa duhet të marrë. E udhës do të ishte mos të minohej demokracia përsëri që vendimi tërrësisht i paligjshëm, i pajustifikueshëm i Gjykatës së Apelit, në kundërshtim me udhëzimin e Gjykatës së Lartë për të mos u futur në thelbin e çështjes, apo për të shtrembëruar procedurën e çështjes të hidhet poshtë dhe të ecim përpara. Por këtë kalendar nuk e kemi ne në dorë sigurisht shpresojmë që kjo të ndodh sa më shpejt. Kalendari tjetër është kalendari elektoral. Çfarëdo që të ndodh Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje ose me legjitimitetin e kthyer përmes një procesi të drejt ligjor, ose duke përdorur të gjithë hapësirën që ofron kodi zgjedhor duke mundësuar kështu listën tonë të kandidatëve me aleatët tanë, me programin tonë anembanë Shqipërisë.

Pyetje: Zoti Basha ju keni garuar në dy palë zgjedhje dhe si keni marrë. A kanë të drejt njerëzit të jenë skeptik për vendosmërinë tuaj për të hyrë në zgjedhje?

Lulzim Basha: Unë mendoj se publiku si rregull duhet të jetë skeptik ndaj çdo deklarate, ndaj çdo qëndrimi, sepse skepticizmi i shëndosh është karakteristikë e demokracive perëndimore, model të cilin duam ta ndërtojmë Shqipërinë. Por mendoj se në rastin e Demokratëve Euroatlantikë, të cuilët siç e thash, duke nisur që nga bashkëpunëtorët e mi, duke nisur nga vetja ime kemi treguar se dimë të vendosim interesin publik mbi interesin tonë personal, shumë shpejt do të flasim me vepra edhe sa i takon listës të kandidatëve. Ndërkoh që sa i takon programit kemi folur qartë, jemi forca e parë politike që kemi shpalosur një program të detajuar, të mirëpeshuar dhe me zgjidhje për të gjithë problematikat e shkuara dhe hallet dhe problemet e shtuara të qytetarëve shqiptarë si rezultat të qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës.

Pyetje: Ka një tezë në fakt shumë të artikuluar nga një pjesë e opozitës që me dy kryetarët e partive kryesore të izoluar, zoti Berisha dhe zoti Meta, nuk ka fushë loje të barabartë përballë kryeministrit Edi Rama. Ju besoni që ky izolim të zotit Meta dhe zotit Berisha ndikojnë në garën elektorale?

Lulzim Basha: Ajo që ndikon në zgjedhjet e përgjithshme të opinionit publik është fakti që të njëjtët aktorë të tranzicionit po bëjnë lloj lloj lojërash për të vazhduar, për t’u ripozicionuar për të paktën dhe 4 vitet e ardhshme. Dhe padiskutim që këtu këta bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Është e qartë që zoti Rama dëshiron që në zgjedhjet e ardhshme, siç e thonë qartësisht edhe njerëzit e tij, alternativa të jetë midis tij dhe zotit Berisha. Përpjekja jonë është ta shkatërrojmë këtë kafaz në të cilën duan ta fusin zgjedhjet për shqiptarët këta dinozaur të tranzicionit. Dhe t’ju themi shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme janë zgjedhje për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre. Dhe për këtë arsye duhet të vënë në punë logjikën duke marrë përgjegjësinë. Demokracia është përgjegjësi, përgjegjësinë e votës, të votojnë për veten e tyre, familjen e tyre alternativën dhe ekipin që më së miri i përgjigjet pritshmërive, dëshirave dhe problemeve të tyre. Këto janë zgjedhjet, pjesa tjetër është një shfaqje e shëmtuar e cila duhet të marrë fund. Shqiptarët kanë në dorë me votën e tyre t’i japin fund në zgjedhjet e ardhshme.

Pyetje: Ju vet do garoni në Tiranë?

Lulzim Basha: Besoj se po.

“Koalicioni duhet të ketë moral politik”, Basha: Nuk bashkëpunojmë me ata që ngritën kartonat për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës. Qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë

Në një intervistë për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se një koalicion i suksesshëm duhet të bazohet mbi një moral politik.

Ai tha se kjo është dhe një nga arsyet kryesore se pse nuk do të bënte koalicion me Berishën dhe Metën. Sipas tij, ata kanë bashkëpunojnë me Edi Ramën dhe kjo u vu re në votimin për lirimin e të korruptuarve, kanë penguar reformën zgjedhore, duke mbyllur listat dhe duke injoruar rekomandimet ndërkombëtare.

Basha më tej tha se qëllimi i tij është ndërtimi i një morali politik që të ndihmojë qytetarët të kenë besim tek alternativa për ndryshim. Ai shtoi se është i hapur për bashkëpunim me partitë e reja që ndajnë këtë vizion për një ndryshim të thellë politik dhe ekonomike për Shqipërinë, me standarde europiane.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ju e njihni mirë procesin zgjedhor, keni garuar disa herë. Juve e dini që ju favorizon një koalicion. A jeni ju të gatshëm të bëni një koalicion me zotin Berisha e zotin Meta?

Lulzim Basha: Koalicioni duhet të ketë moral politik. Çdo formacion politik e aq më shumë koalicioni i disa formacioneve politike duhet t’i qaset qytetarëve me një moral politik. Çfarë morali politik kanë këta opozitarë që ngritën kartonat për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës, para 6 muajsh? Çfarë morali kanë ata opozitarë të cilët ngritën kartonat për t’i mbyllur listat pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që jo vetëm i hapi, por la mundësi për të mos bashkuar votat me Edi Ramën deri sa të plotësoheshin një sërë kushtesh për zgjedhje të lira e të ndershme, siç e thash pak më herët, rekomandimet e OSBE-OHDIR-it apo dhe kushtin për qeveri teknike para zgjedhjeve. Pra qartësisht këto formacione futen në këtë sezon elektoral pa moral politik. Dhe këtë ne e shohim dit për ditë. E shohim në dështimin total të iniciativave politike, të aksionit politik, degjenerimin e të ashtuquajturës ‘mosbindje civile’, në zbrazjen e shesheve nga protestuesit. E para dhe kryesorja është ndërtimi i një morali politik, ku qytetarët që duan ndryshim, që duan vërtetë t’i japin fund keqqeverisjes 12 vjeçare të korruptuar të Edi Ramës, të kenë besim tek kandidatët për deputetë, tek programi dhe tek vendosmëria e forcës politike apo koalicionit që do të ofrojë këtë alternativë. Dhe këtë synojmë të bëjmë ne Demokratët Euroatlantikë me programin tonë, me kandidatët tonë dhe me aleancat tona.

Pyetje: Me partitë e reja që janë të shumtë në fakt, a shihni ju mundësi bashkëpunimi?

Lulzim Basha: Ne nuk i mbyllim derën askujt që ndan këtë qëllim; rotacionin por jo rotacion thjesht për hir të rotacionit, ndryshim të thellë politik, mbylljen e tranzicionit dhe nisjen e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Me standarte europiane në zgjedhje, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend dhe siguri, e kudo tjetër.

“Rama po shpërdoron taksat e shqiptarëve”, Basha: Asnjë rekomandim i OSBE-OHDIR s’është marrë parasysh. Kushtetuesja t’u kthejë qytetarëve listat e hapura

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për televizionin Vizion Plus, shprehu shqetësimin e tij për mungesën e standardeve zgjedhore në Shqipëri. Ai theksoi se asnjë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk është marrë parasysh, veçanërisht pas ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor, që sipas tij, po e pamundësojnë votën e drejtëpërdrejtë të qytetarëve për zgjedhur deputetët.

Përsa i përket votës së emigrantëve, Basha e cilësoi procesin si një “katastrofë”, duke argumentuar se qeveria ka krijuar një sistem patronazhimi që mund të manipulojë votat e emigrantëve për të ndryshuar rezultatet zgjedhore në favor të pushtetit. Ai e konsideron zgjidhjen e vetme identifikimin biometrik dhe votimin elektronik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha gjithashtu shprehu besimin se Gjykata Kushtetuese mund të anuloj mundësinë e mbylljes së listave, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën në mënyrë që të mos lejohet një manipulim i mëtejshëm nga Rama dhe Berisha.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Sipas jush cila është gjëja që ju shqetëson më shumë si opozitë për zgjedhjet parlamentare?

Lulzim Basha: Mungesa e standarteve. Ndava me kreun e shtetit shqetësimin se si asnjëherë tjetër më parë, asnjë rekomandim i OSBE-OHDIR-it nuk është marrë parasysh në votimin e turpshëm, skandaloz të 29 korrikut për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pra, megjithëse është gjetur konsensus për të mbyllur listat, për t’i pamundësuar qytetarëve votën e drejtëpërdrejtë për kandidatët për deputetë, as nuk është disutuar dhe as nuk është përpjekur të gjehet konsensus për të përmbushur detyrimet e Shqipërisë karshi zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë ato që burojnë nga raporti i OSBE-ODIR i zgjedhjeve të 2021-it dhe pastaj të zgjedhjeve të 2023-it.

Pyetje: Në fakt, në raport me këto zgjedhje ka një risi që është vota e emigrantëve. Por zërat skeptik ndaj mënyrës se si mund të përdoret kjo votë nga qeveria janë shtuar. Ju vet si e shihni?

Lulzim Basha: Katastrofë. Vet qëllimi që emigrantët që t’u mundësohet vota parashikon që, sepse sot dhe para 5 vjetësh dhe para 10 vitesh emigrantët mund të votonin duke ardhur në Shqipëri për të votuar. Ideja është që t’ua bësh të thjeshtë. Jo vetëm që nuk e kanë bërë të thjeshtë emigrantëve për të votuar, por e kanë bërë të thjeshtë vetëm për partinë në pushtet, të ndërtojnë një sistem patronazhimi për të pickur aq vota sa i duhen për të ndryshuar rezultatin elektoral në qarqe të caktuara. Zgjidhja e vetme dhe ka akoma kohë në qoftë se ka vullnet, por qartësisht nuk ka vullnet, është identifikimi biometrik, votimi elektronik dhe numërimi elektronik për të gjithë Shqipërinë dhe për emigrantët.

Pyetje: Nëse mbetet kështu siç është procesi i regjistrimit dhe i votimit, ju besoni që do të përdoren nga qeveria?

Lulzim Basha: Padiskutim, është i tillë që të përdoret nga qeveria e cila tashmë prej kohësh nuk e fsheh se po përdor taksat e shqiptarëve në takimet e patronazhistëve të Edi Ramës nëpër botë. Dhe ka ndërtuar një rrjetë tërësisht të financuar nga taksat e shqiptarëve për të vjelur mjaftueshëm vota, për të shtrembëruar rezultatin në zgjedhjet e ardhshme.

Pyetje: Juve keni pasur një bindje në fakt që e thoni prej shumë kohësh, hapjen e plotë të listave dhe për këtë keni një betejë në Gjykatën Kushtetuese në 24 tetor. A besoni që mund të ndryshojë loja e zgjedhjeve nga kjo gjykatë?

Lulzim Basha: Argumentimi ynë kushtetues është i till që më bën të besoj se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë kundër kërkesës tonë. Megjithatë, unë nuk jam Gjykata Kushtetuese. Ajo që mund të them është të pres që Gjykata Kushtetuese të zbatojë Kushtetutën, të zbatojë ligjin dhe të pamundësojë planin e zotit Rama, në bashkëpunim me zotin Berisha për të mbyllur listat për shqiptarët.

Pol Pogba: Lamin Jamal është lojtari më i mirë i ri në botë, po bën gjëra të pabesueshme…

Pol Pogba ka deklaruar se Lamin Jamal është  lojtari më i mirë i ri në botë. Pavarësisht moshës ai ka bërë gjëra të mëdha si me Spanjën në Europian ashtu edhe me Barcelonën këtë fillim sezoni.

“Lamin Jamal është i ftohtë. Ai është lojtari më i mirë i ri në botë. A mund ta imagjinoni atë të fitojë Championsin këtë vit? Po bën gjëra të pabesueshme, si në Euro 2024 me kombëtaren spanjolle, ashtu edhe në fillim të këtij sezoni me Barcelonën. Ai është i mirë dhe i ftohtë”,- pohoi Pogba në deklaratat e tij, siç raportohet nga Fabricio Romano në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por nuk do ekzekutoj vendimin e gjykatës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka shprehur një qëndrim qartësisht të ndryshëm nga ai i shprehur nga Bashkimi Evropian në lidhje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun dhe urdhër arrestin e lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

 

Siç tha ai, ai jo vetëm që do të ftojë kryeministrin e Izraelit në Hungari, por do të sigurojë që urdhërarresti i diskutueshëm nuk do të ekzekutohet.

Duke folur për radiostacionin shtetëror të Hungarisë, Orban, i cili mban presidencën e BE-së për gjashtë muajt aktual, tha se urdhri për arrestimin e Netanyahut është sipas tij një gabim.

Në të njëjtën kohë, ai i dërgoi një mesazh homologut të tij izraelit se do të jetë në gjendje të zhvillojë negociata në Hungari me siguri të mjaftueshme.

“Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim dhe nuk do të ketë pasoja për të”, tha Orban sipas AP.

Kujtojmë se  Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrel, dhe se vendimet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare.

“Mbështes vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Netanyahu, ish-ministrin Galland dhe liderin e Hamasit, Deif. Këto vendime janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të Statutit të Romës, i cili përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka shkruar z. Borel në postimin e tij në X.

Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar urdhër-arrest për Netanyahu dhe ish-ministrin Gallad, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara refuzojnë kategorikisht vendimin e Gjykatës për lëshimin e urdhërarresteve për zyrtarët e lartë izraelitë. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese procedurale që çuan në këtë vendim”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se SHBA po “diskuton hapat e ardhshëm” me partnerët e saj.

Zyra e presidentit izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e qeverisë izraelite kanë kritikuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke e akuzuar atë për “anti-semitizëm”.

Mirela Karabina: Nuk ndalet Rama, kërkon të gjejë “degë ku të varet”, kërkon tani dhe Ditën e Alfabetit

Nga Mirela Karabina

Ditën e unitetit kombëtar përmes Alfabetit, Edi Rama me propagandën e tij veç e përdhos, e bën pis. Analogjia që përpëlitet të përdorë me 22 Dhjetorin e 1908-ës, Kuvendin e unitetit kombëtar të Alfabetit me këtë farsë Kuvend të tijin medemek për gjuhën shqipe, është sa mjerane aq dhe e pamorlashme.

Është si të krahasosh të pakrahasueshmen!

Patritotët dhe gjuhëtarët në fillim shekullin e kaluar, pas përpjekjeve dhe një pune kolosale dhe me dashuri për vendin, ia arritën të shpëtojnë gjuhën shqipe dhe të bashkojnë kombin përmes gjuhës së tyre në Kongresin famëmadh të Manastirit.

Ndërsa Edi Rama dhe shpura e tij e korruptuar ka dëbuar shqiptarët jashtë vendit dhe shkollës e gjuhës shqipe i ka vënë dërmën, duke rritur nga viti në vit numrin e analfabetëve dhe të analfabetëve funksionalë.

E tani do që “të marrë” atributet e partiotëve, atyre që lëvruan dhe ruajtën me fanatizëm gjuhën shqipe, duke bërë lajm se “shqipja do të jetë gjuhë zyrtare edhe e BE-së dhe që me siguri do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe të veçantat në Union”.

Sigurisht që kjo do të ndodhë, por jo për meritë të Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij.

Pasi politika e tyre është propagandë dhe mashtrim!

Edi Rama premtoi: buxhet për arsimin 5% të PBB dhe po e lë në nivelet më të ulta, 2.36%; rrokadë me tekset, futi tekse të përkthyera të cilat ishin për botën e tretë, që jo vetëm kishin mendësi dhe tipologji të një kulture tjetër, por u përkthyen me gabime konceptuale dhe gjuhësore tejet të rënda duke deformuar gjuhën shqipe; shkolla të mira e të sigurta, por i ka kthyer në “han pa porta” ku mësimi zhvillohet në nivele mbijetese dhe dhuna e përdorimi i lëndëve narkotike kanë vënë në rrezik serioz të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve; ndryshim në “shërbime dhe financime “për univeristetet por i ka lënë në mëshirë të fatit dhe programet e mësuesisë, sidomos ato të gjuhës dhe letërsisë në mes të udhës, duke u mbyllur nga viti në vit, pra pikërisht, përçuesit e drejtëpërdrejtë të gjuhës shqipe.

Nxënësit shqiptarë lexojnë dhe nuk kuptojnë, lexojnë dhe nuk mendojnë (PISA 2022), pasi shkolla është kthyer në një institucion propagande dhe fiktiviteti të pamasë ku rëndësi ka forma dhe jo përmbajtaj, ku rëndësi ka ajo që thuhet dhe jo ajo që bëjnë, ku rëzultatet fiktive dhe të gënjeshtra janë një mashtrim me dëme të parikupreueshmë për vite të tëra.

E le pastaj gjuha e dhunës, fyerjeve, sharjeve, metaforave dhe epitete që Edi Rama etikon këdo që e pengon në rrugën e tij duke basarduar përdorimin e gjuhës shqipe në publik.

Ndërkohë Edi Rama është kthyer në fytytën e korrupsionit duke dëmtuar imazhin e shqiptarëve dhe Shqipërisë në botë, sot kërkon një degë, dhe gjeti të keqpërdorë këtë ditë të shënjuar që bën krenarë mbarë shqiptarinë kudo jetojnë.

Eh, një analogji e dështuar, të krahasohesh me të pakrasueshmen Kongres të Manastirit, me mendjet e ndritura dhe të mençura të kombit dhe imagjoni tani tufën e lubive hajdutë të Ramës.

As degë ku “të varet” nuk gjen dot më, jo…

Foto 1: Komisioni i Kongresit të Manastirit, Gjergj Fishta, Mid”hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda, Grigor Cilka, Dhimitër Buda, Shahin Kolojna, Sotir Peci, Bajo Topulli, Nyz’het Vrioni.

Foto 2: Edi Rama në një Kuvend që vetëm ai e di dhe e kupton.

Rezoluta për Shqipërinë/ PPE dënon dështimin e Reformës Zgjedhore pas paktit Rama-Berisha, “pëgënjeshtrohet” Berisha për “arrestimin politik”

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratua Rezolutën ku shpreh shqetësimet e saj lidhur me gjendjen aktuale politike në Shqipëri, në prag zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në Rezolutë theksohen lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave.

Asambleja Politike e PPE, shpreh shqetësimin dhe për dështimin, (Pas bashkimit të votave të opozitës Berisha me mazhorancën Rama në korrik ku mbyllën listat), për një reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Ndër të tjera, PPE i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të intensifikojë përpjekjet e tij në mbështetjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në Rezolutë ngrihet shqetësimi për: “Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile”. Pikërisht kjo ka qenë pika me të cilën Oerd Bylykbashi dhe pas tij Berisha kanë abuzuar, duke deklaruar, se “PPE dënon arrestimet politike të krerëve të opozitës”. Faktikisht në rezolutë thuhen fjalë të mira për drejtësinë në luftën kundër korrupsionit, kurse ” persekutimi i opozitës cilësohet ” i supozuar” dhe ka të bëjë me mazhorancën Rama dhe jo institucionet e Drejtësisë.

 “Partia Popullore Evropiane (EPP) i kërkon autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike; zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet” , thuhet në Rezolutë.

EPP do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë e saj anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke mbrojtur aspiratat e Shqipërisë për në BE. EPP rithekson mbështetjen e saj të fortë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe ndjekjen e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë dhe demokratike.

Rezoluta e plotë:

Duke marrë parasysh vullnetin e fortë dhe aspiratat evropiane të popullit shqiptar dhe të partive tona anëtare shqiptare brenda PPE;
Duke njohur rezultatin e konferencës së dytë ndërqeveritare me Shqipërinë, mbajtur më 15 tetor 2024, e cila shënoi hapjen e negociatave për grupin e parë të kapitujve themelorë me vendin;
Duke pasur parasysh Raportin Përfundimtar të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Vendore në Shqipëri (2023) dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021;
Duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2023 të Transparency International; Indeksi i Projektit Botëror të Drejtësisë 2024; Raportet e Departamentit të Shtetit të SHBA 2023 mbi praktikat e të drejtave të njeriut: Shqipëri;
Duke qenë se PPE përshëndeti vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për Grupin 1 me Shqipërinë, në varësi të zbatimit të reformave të nevojshme demokratike;

EPP shpreh shqetësimet e saj lidhur me:

Gjendja e integritetit institucional reflektohet në korrupsion endemik dhe mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së;

Konfrontimi i vazhdueshëm politik , duke shprehur shqetësimin për zvogëlimin e hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës; nxit për të rritur angazhimin për dialog dhe për të forcuar institucionet dhe procedurat demokratike përmes angazhimit konstruktiv ndërpartiak dhe brendapartiak, respektit të ndërsjellë, konsultimeve gjithëpërfshirëse me shoqërinë civile dhe vendimmarrjes transparente;
Mungesa e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë dhe duke mbështetur të drejtat dhe përgjegjësitë e opozitës ;

Pamjaftueshmëria për të siguruar një funksionim të duhur të institucioneve demokratike në vend, duke përfshirë një pluralizëm të qëndrueshëm, opozitë konkurruese dhe një dialog politik të brendshëm dhe ndërpartiak;
Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile;

Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave;
Dështimi për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore , duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, duke kujtuar se të gjitha palët ranë dakord për ndryshimet zgjedhore që lejojnë veçanërisht votimin nga jashtë. Këto kishin për qëllim të ishin në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Përkeqësimi i ndjeshëm i peizazhit politik me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, i shënuar nga standarde të dobëta zgjedhore dhe kujton paligjshmërinë e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatave elektorale;
Veprime këto që kanë pakësuar më tej të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend , duke reflektuar shkelje më të gjera ndaj deputetëve të opozitës.

Prandaj, Partia Popullore Evropiane (EPP):

Mbështet fuqimisht ruajtjen e shtetit të së drejtës dhe integritetit institucional si themelet e një shoqërie demokratike;
U bën thirrje autoriteteve kombëtare të respektojnë angazhimet e Shqipërisë për të drejtat kushtetuese dhe standardet demokratike ndërkombëtare, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë dhe pa persekutim dhe frikësim të opozitës , veçanërisht me afrimin e zgjedhjeve;
I kërkon qeverisë të intensifikojë përpjekjet për të vendosur progres të besueshëm dhe transparent në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave , duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme dhe të mos synojnë opozitën;

Shpreh mbështetjen e palëkundur për përpjekjet e Partisë Demokratike drejt anëtarësimit në BE dhe përkushtimin e saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme , duke njohur rolin e tyre në mbështetjen e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe nënvizon të drejtën legjitime të opozitës për protesta paqësore;

I kërkon Kuvendit të Shqipërisë të intensifikojë përpjekjet e tij në mbështetjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore për të nxitur një Kod Zgjedhor më gjithëpërfshirës dhe gjithëpërfshirës duke theksuar nevojën për të adresuar të gjitha rekomandimet prioritare të përcaktuara nga OSBE/ODIHR dhe duke theksuar se udhërrëfyesi i qeverisë duhet të përfshijë reformat zgjedhore të bazuara mbi udhëzimet e OSBE/ODIHR;
I kërkon autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të garantuar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike ;
Thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike , duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet./ Alfapress.al

22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, por Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi!

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare. Iniciativa u mor edhe pas diskutimeve në samitin e diasporës.

Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është festë zyrtare.

“22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve që janë shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, janë të përfaqësuara në të gjitha fetë monoteiste, por ajo që i ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen në këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë me alfabetin latin”, tha Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në fillim të vitit 2024, kur u propozua që kjo datë të bëhej festë zyrtare.

116 vite pas Kongresit të Alfabetit, që ishte një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, që sot njihet si “Kongresi i Manastirit”, Shqipëria po bën hapa pas, duke rrezikuar rritjen e analfabetizimit në vend.

Të dhënat e Bankës Botërore, tregojnë se jo vetëm që numri i të regjistruarve në shkollat fillore po bie ndjeshëm, por ai është dhe ndër më të ulëtit në Europë.

Në vitin 2023, Norma bruto e regjistrimit në shkollën fillore në Shqipëri zbriti në 93.7%, nga 105.4% që kishte qenë në vitin 2017, duke shënuar një rënie të fortë pas pandemisë.

Kjo do të thotë që të regjistruarit në shkollë fillore (pavarësisht moshës) ishin sa gati 94% e popullsisë 6-12 vjeç. Ky është niveli më i ulët rekord, që nga viti 1976, kur banka Botërore raporton të dhënat./Monitor/