33.5 C
Tirana
E diel, 20 Korrik, 2025

Qeveria e pinjollit të Kristaq Ramës bllokon dëmshpërblimin për të përndjekurit

Pas shlyerjes së plotë për ish-të përndjekurve që janë gjallë, qeveria mund të anulojë kompensimet për trashëgimtarët, veçanërisht përtej brezit të parë.
“Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda qeverisë; do t’i shlyejmë të gjithë, brezi i dytë, brezi i tretë, brezi i katërt pambarim, apo do kufizohemi?!”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Kreu i financave sqaroi dhe një tjetër çështje e cila së fundmi ka shkaktuar debat publik, kontrollet tatimore tek klubet e futbollit.
“Kur ne bëjmë planin e Tatimeve, sigurisht që ne nuk e dinim se kur do të hapeshin zgjedhjet dhe kur do të përfundonin zgjedhjet e FSHF-së. megjithatë, Kryeministri ndërhyu dhe ne e kemi zhvendosur kontrollin fiskal pasi të kenë përfunduar zgjedhjet në FSHF”, u shpreh Ahmetaj.
Por më gjatë, kreu i Financave u ndal të zhvillimet e ekonomisë. Sipas tij rritja ekonomike këtë vit parashikohet 4.2 për qind, ndërkohë që së shpejti do të nisin një sërë investimesh të mëdha nga jashtë.
“Janë disa projekte të mëdha, duke filluar që nga aeroporti i Vlorës, apo disa projekte të rëndësishme në turizëm, që pritet të fillojnë investimet gjatë fundit të vitit 2018, apo gjatë fillimit të 2019”, u shpreh kreu i Financave.

Grabitet me armë banka në mes të ditës tek Stacioni i Trenit, shteti ka rënë

Grabitet një bankë në mes të ditës dhe në mes të Tiranës. Banka është e nivelit të dytë pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00. Informacionet e para tregojnë se persona me kapuç në kokë dhe të armatosur kanë hyrë në bankë dhe pasi kanë kryer grabitjen janë larguar nëpër rrugica. Banka e grabitur ndodhet pranë hipotekës.

Propozimi i ri i PD: Të zgjidhet Kryeprokurori me 3/5 e votave, ndryshim i Kushtetutës

Pak para nisjes së seancës parlamentare, grupi parlamentar i PD ka mbledhur firmat për të ndryshuar Kushtetutën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mësohet se Grupi parlamentar i PD ka deklaruar se Prokurori i Përgjithshëm duhet të kthehet në ligjshmëri.
“Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime”, janë shprehur njëzëri deputetet e PD.
“Po mblidhen firma për të ndryshuar kushtetutën për t’i dhënë fund antikushtetueshmërisë se zgjedhjes së kryeprokurorit me më pak se gjysmën e votave. Amendamenti që do të propozojmë kërkon 3/5 dhe vetting”, thanë burime nga selia blu
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është shprehur se “Mazhoranca po kap drejtësinë”.
Gjithashtu grupi parlamentar i PD ka firmosur një kërkesë për kthimin e kuvendit në ligjshmeri. Ata kanë përsëritur edhe një herë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Këshilltari shqiptar i Erdoganit që këshillon Ramën

Afërsia e presidentit të Turqisë Taip Erdogan me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tashmë nuk është më sekret.
Gjatë më shumë se katër viteve në pushtet, Rama e ka treguar se marrëdhëniet e tij me Erdogan janë “speciale”.
Nuk dihet saktësisht se kush e ka kërkuar i pari këtë miqësi, apo kush ka qenë “mblesi” i saj, por sot ajo është më e fuqishme se kurrë, një fakt në dritë i cili së fundmi u vërtetua edhe me karshillëkun që kryeministri i Shqipërisë i bëri edhe SHBA-ve dhe presidentit Trump, me votimin kundër tyre në OKB për çështjen e Jerusalemit kryeqytet. Ajo votë demaskoi hapur varësinë dhe lidhjen e dyshimtë për shumëkënd, mes Ramës dhe Erdogan, i cili inicioi rezolutën që nuk kishte tjetër qëllim, veçse injorimin ndërkombëtar të Amerikës.
Gjithashtu është fakt, që Edi Rama më shumë se çdo vend tjetër ka vizituar Ankaranë dhe Stambollin në mënyrë periodike; herë si ftuar special në dasmën e vajzës së Erdogan, e herë në përurimin e veprave publike në Turqi, ku presidenti u shndërrua, deri edhe në shoferin personal të tij për pak minuta.
Si kurrë më parë, vetë Erdogan i lejoi vetës gjatë fushatës së fundit elektorale në Shqipëri, që të jepte një intervistë me kërkesë të Edi Ramës në “Top Channel” ku u bëri hapur thirrje shqiptarëve, që të mbështesnin mikun e tij, edhe për një mandat tjetër. Ka edhe plot pasazhe të tjera nga kjo dashuri misterioze, që përveç investimeve për ndërtimin e xhamive madhështore si ajo e Tiranës, Shqipërisë nuk i ka sjellë ende asnjë të mirë tjetër.
Syri.net ka mësuar nga burime të sigurta, që marrëdhëniet e Ramës me Erdogan nuk kufizohen vetëm në takime të hapura për publikun. Kabulli që i ndërlidh ata të dy është në punë, pa pushim.
Por kush është personi kyç që mban gjallë në mënyrë konstante këtë marrëdhënie, edhe për çështje që ende mbeten mister?
Bëhet fjalë për një shqiptar, që prej vitesh është pjesë e stafit të ngushtë të presidentit të Turqisë; si këshilltar i tij për çështjet e Ballkanit dhe specifikisht, për hapësira ku jetojnë shqiptarët; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi.
Ky shqiptar quhet, Sabri Demiri, i lindur në, në Shkup dhe i shkolluar më së miri në Turqi. Është pikërisht ky person që ndërlidh Erdogan me Edi Ramën për çështje që pakkush i di, përderisa ndihmat e Turqisë në investime nuk po duken gjëkundi, pavarësisht se kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi fitoi mandatin e parë e shpalli këtë vend, “partner strategjik”.
Sabri Demiri Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje, Shkup. Në vitin 1992 u regjistruar në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin e Teologjisë, por nisja e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë bëri që ai të largohej nga aty, për të vazhduar rrugën për në Damask të Sirisë, ku përfundon studimet në Institutin e Gjuhës Arabe.
Në vitin 1994 zhvendoset në Turqi. Një vit pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Marmara.
Momentalisht jeton në Ankara me familjen e tij të ngushtë, që përbëhet nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Prindërit dhe farefisi i ka në Maqedoni.
Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit, në atë kohe kryeministër i Turqisë, u emërua këshilltar i tij, detyrë të cilën e ka vazhduar deri në vitin 2014. Në kohën kur ish-kryeministri Erdogan merr pozitën e kreut të shtetit, emërohet këshilltar për Ballkanin, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.
Demiri në një intervistë për “Telegraf” ka deklaruar, se nën urdhrin e Erdogani është formuar, “Kryesia e Popujve Akraba”, apo e popujve që konsiderohen shumë të afërt me Turqinë. Dhe në krye të këtyre popujve janë, shqiptarët…

Gjashtë provat e reja për Tahirin dhe lidhjet me Habilajt

Këto janë provat e reja që PD dorëzoi që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Prokurori kundër Tahirit.

  1. Polica ndërkombëtare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt në bashkëpërdorimin e Audit AA 003 GB.
  2. Polica qe PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda fakton se Audi perdorej ne te njejten kohe edhe nga trafikantet e droges edhe nga Ministri i Brendshem. Kjo do te thote se te dy ishin pergjegjes per makinen dhe perfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marredhenie besimi.
  3. Polica eshte e periudhes prill 2015-prill 2016, qe perfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges.
  4. Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit.
  5. Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges.
  6. PD inkurajon Prokurorine e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me perparesi dhe te sjelle ne Kuvend kerkesen per arrestimin e Saimor Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkeperdorues i makines se droges me banden e Habiljave.

Akti terrorist në Shkodër/ Si u bllokuan kamerat kur u vendos tritoli në lokal

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin me eksploziv të 13 janarit në qytetin e Shkodrës ku mbetën të plagosur 8 persona.

Shefi i komisariatit Shkodër, Hamdi Shullani deklaroi për gazetarët se është bërë kçyrja e kamerave të sigurisë në laboratorin e kriminalistikës Tiranë por “nuk ka ende asnjë detaj mbi autorin që vendosi motoçikletën në hyrje të godinës dy katëshe, e cila kishte edhe tritolin. Për ngjarjen po vijojmë hetimet, jemi në bashkëpunim me policinë e përgjithshme”.

Momentalisht nuk ka ende asnjë të ndaluar ndërsa shpërthimi i tritolit vendosur në motoçikletë ndodhi paraditen e së shtunës, në momentin kur Lulzim Kulla do të hipte në mjetin e tij. Kulla mbeti i plagosur rëndë nga atentati dhe ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Hetimet vijojnë ndërsa po punohet dhe për identifikimin e pronarit të motoçikletës e cila u nda në dysh nga shpërthimi.

PD, dokumenta në Prokurori: Tahiri me dy emra, kontakte me Habilajt pas seancës për imunitetin në Parlament

Partia Demokratike ka dorëzuar sot fakte të reja shtesë, që provojnë se Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ka pasur kontakte të ngushta me bandën e habilajve.

Deputeti Enkelejd Aliabej, i cili e dorëzoi dokumentin e siguruar nga drejtësia italiane, ka treguar para mediave se aty dëshmohet bashkëpunimi në vazhdimësi i Tahirit me njerin nga Habilajt, anëtar kryesor i bandës.

Alibeja tha se, “Tahiri ka gënjyer që s’ka pasur punë fare me Habilajt, sepse ky është dokumenti që ka treguar se kanë pasur lidhje. Takimet e Tahirit me Habilajt kanë vazhduar përtej asaj periudhe që është diskutuar në Këshillin e Mandateve. Dokumentet tregojnë se ka gënjyer.

E dyta tregojnë angazhimin maksimal të Ramës për të penguar hetimin. Unë jam këtu për të inkurajuar hetimin që Prokuroria ta verifikojë dhe t’i shohë të dhënat me përparësi.”

“U paraqita sot për të depozituar disa dokumente për hetimin e Tahirit. Sot kam depozituar një dokument i cili fakton bashkëpunimin mes Tahiri me njërin nga anëtarët e saj, Artan Habilaj. Ky dokument tregon dy emra të Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt. Dokument mban datën prill 2015 dhe tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre.  Kjo kohë është e njëjtë me denoncimet e Dritan Zaganit. Kjo tregon faktin që ka gënjyer se nuk ka pasur lidhje me bandën e Habilajve, jo vetëm kap, por dhe të dhënat e tjera të nxjerra nga mediat dhe nga dëshmia e shoferit tregon se Tahiri i ka pasur komunikime me Artan Habilaj. Sot Edi Rama ka vetëm një makth, pasi hetimet po vazhdojnë intensivisht”, tha Alibeaj.

 

Basha-Ramës: Koha jote ka mbaruar, me 27 janar do të dëgjosh zërin e popullit

Më 27 janar shqiptarët vendosin se koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe se nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha në Vlorë mesazhin se vetëm një bashkim i madh i shqiptarëve do të mund t’i japë fund qeverisë së Edi Ramës, që mbahet në këmbë nga paktet mafioze me krimin.

“Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se  mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet – nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty.”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Basha tha se efektet e paktit mafioz dhe bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, shqiptarët i ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, sepse ekonomia e familjeve është përkeqësuar. Kreu i opozitës tha se kjo situatë nuk do të ndryshojë, përsa kohë prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët, por mbrojtja me çdo mjet e pushtetit dhe pasurisë së tij kriminale.

“Ky që nuk thotë një fjalë për kryefamiljarët që vdesin në qeli për 32 mijë lek, si Qamil Zela në Rrogozhinë, ky ka ngritur të gjithë qeverinë në këmbë, për të mbrojtur Sajmir Tahirin. Sepse këto nuk janë dosjet e Sajmir Tahirit, këto janë dosjet e Edi Ramës, kapobandës dhe kreut të kupolës mafioze në Shqipëri. Nuk mund të jetë preokupimi i Edi Ramës, sipërmarrja e cila ka hyrë në një cikël të përshpejtuar falimentimi. Vetëm javën e parë, 250 biznese të falimentuara dhe me të njëjtin ritëm, kanë shkuar drejt falimentit gjatë gjithë vitit të kaluar, 13 mijë sipërmarrje të shqiptarëve.” – u shpreh në Vlorë Lulzim Basha.

Kreu i opozitës tha se protesta e 27 janarit është bashkimi i shumicës absolute të shqiptarëve kundër qeverisë së pakicës së krimit dhe korrupsionit, që drejtohet nga Edi Rama.

“Dua t’i jap një mesazh të qartë Edi Ramës. Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës në mes të Tiranë. Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët në burg dhe jo në qeveri. Shqiptarët e bashkuar e kanë marrë vendimin.-u shpreh Basha në Vlorë.

Kreu i opozitës tha se protestat dhe aksioni opozitar do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe se në kushtet e një loje të barabartë, Partia Demokratike, me programin e saj, del fituese.

Mafia e futbollit, pse duan të kapin Federatën

GAZETA 2016.indd

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit deklaron se, mafia e futbollit përmes trukimit të ndeshjeve fiton qindra miliarda euro në vit. “Me bastin e paligjshëm, gjegjësisht trukimin e ndeshjeve, grupet kriminale fitojnë qindra miliarda dollarë në vit”, deklaroi Nobël në konferencën dyditore për korrupsion në futboll, që mbahet në Romë. Nobël theksoi se të ardhurat e mafias së futbollit janë të barabarta me ato që në vit i realizon Coca-Cola.

UEFA ka dhënë alarmin se, në Shqipëri grupet mafioze prej kohësh po investojnë në futbollin shqiptar për pastrimin e parave. Një përfaqësues i UEFA-s është takuar pak kohë më parë me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, ku është kërkuar fillimi i hetimit për procesin e trukimit të ndeshjeve në vendin tonë, e veçanërisht në investimet e bëra për klubet e futbollit.

Përfaqësuesit e futbollit europian kanë paraqitur të dhëna, sipas të cilave grupe mafioze e kriminale prej kohësh kanë investuar shuma të mëdha parash në klubet e futbollit me synim pastrimin e tyre

Gara për Federatën e Futbollit ka marrë në tjetër kthesë. Në lojë ka hyrë qeveria. Rama ka nominuar si të besuarin e tij për këtë pozicion, Bashkim Finon. Deputeti socialist duhet të lërë mandatin për të marrë drejtimin e Federatës. Fino është sportdashës. Miqtë e tij thonë se në shtëpi mban dy ekranë të mëdhenj ku vendos baste me orë të zgjatura përgjatë gjitë ditës. Nuk është i vetmi në qeveri që e shikon futbollin si bixhoz. Ish-Kryeministri e ka akuzuar Olsi Ramën që sot është një nga drejtuesit kryesorë të Partizanit se kontrollojnë rrjetin e Lojërave të Fatit, përfshi edhe ato të basteve. Më pas vjen Presidenti i “Partzianit”, i cili në të njëjtën kohë që drejton ekipin e njohur ka edhe një pikë bastesh në pronësi të tij.

Duket se infrastrukturës futboll-bixhoz i shtohet edhe një detaj tjetër, i cili nuk i mungon familjes kryeministrore. Bëhet fjalë për bankat e regjistruara në parajsat fiskale që mund të bëjnë transferta të majme të parave nga ky biznes i futbollit pa dhënë hesap dhe llogari. Për këtë mjafton Banka e Lindës. E regjistruar në ishujt of-shore dhe me ortakë misteriozë ajo i plotëson të gjitha kushtet për kryerjen e një operacioni të plotë të pastrimit të parave. Mos harroni. Drejtuesi i Interpol thotë se ne kemi me qindra, miliardë dollarë në vit që shkojnë për mafien e futbollit.

Prej kohësh në Tiranë ka mbërritur edhe Big Luçiano. Ai shërben si këshilltar pranë klubit të “Partizanit”. E thënë ndryshe këshillon, Demin dhe Olsin për “Partizanin”. Po përse duhej Moxhi, të cilit në Itali i është hequr e drejta për të qenë pjesë e futbollit për shkak të skandalit të blerjes së ndeshjeve në Itali? Eshtë e kuptueshme se Big Luciano në një ambjent të tillë është mjeshtri i vërtetë që mund të udhëzojë të gjitha transaksionet që duhen bërë.

Si mund të funksionojë një skemë e pastrimit të parave në Shqipëri në këtë biznes? Studiuesi Naim Mëçalla tregon në një libër të tij se si mund të pastrohen paratë në futboll.

Sektori i futbollit

Kriminelët kanë treguar përshtatshmëri në gjetjen e kanaleve të reja për të pastruar të ardhurat e tyre të paligjshme. Aktivitetet sportive janë një nga ato sektorë të shumtë të preferuar nga pastruesit e parave dhe në rrezik të vazhdueshëm për t’u prekur nga procesi i pastrimit të parave. Fluksi i madh i parave në sport dhe në veçanti në sektorin e futbollit, si dhe disa faktorë të tjerë të veçantë që karakterizojnë këtë sektor e ka bërë atë tërheqës për pastruesit e parave. Investimet në klubet e futbollit mund të përdoren për integrimin e parave me origjinë të paligjshme në sistemin financiar, e ngjashme me investimet e produkteve të krimit në pasuri të patundshme. Klubet e futbollit janë parë në të vërtetë nga kriminelët si mjet i përkryer për pastrimin e parave.

Faktorët që favorizojnë procesin e pastrimit të parave në sektorin e futbollit janë:

– Struktura e sektorit. Në këtë sektor depërtohet lehtë, numri i aktorëve të shumtë dhe të ndryshëm, fluksi i madh i parave, si dhe mungesa e profesionalizmit në menaxhimin e klubeve.

– Dobësitë në sektorin financiar. Klubet kanë nevoja të mëdha financiare dhe shuma të konsiderueshme janë të përfshirë shpesh, sidomos në tregun e transferimeve ndërkombëtare, ndërsa kontrolli i origjinës ose i destinacionit të pagesave është i dobët apo edhe mungon.

– Mentaliteti për futbollin. Roli shoqëror i tij dhe ndikimi në komunitet, i bën kriminelët të investojnë në sektorin e futbollit, me qëllim që të marrin statusin shoqëror legjitim.

Shuma të konsiderueshme të parave vijnë nga transmetuesit dhe sponsorët, si dhe nga investitorët privat “super të pasur”. “Sipas disa vlerësimeve të fundit, në Evropë, industria sportive llogaritet nga 0,5 deri 3.7% të buxhetit të BE-së”. Ndeshjet e mëdha janë padyshim të rëndësishme për ekonomitë lokale. Përveç kësaj, sporti ka një funksion të rëndësishëm shoqëror dhe psikologjik në të gjitha nivelet e shoqërisë. Ashtu si çdo biznes tjetër edhe sporti mund të përdoret nga kriminelët për të pastruar të ardhurat kriminale. Ndryshe nga bizneset e tjera, lidhjet që kriminelët kërkojnë të vendosin me sportin nuk janë motivuar vetëm nga dëshira për të fituar para, por edhe nga fakti se nëpërmjet sportit kriminelët bëhen të famshëm.

Përse futbolli është një nga sektorët e preferuar për pastruesit e parave?

Futbolli është sporti më i shikuar në botë. “Ka 38 milionë lojtarë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë dhe zyrtarë”. Ai ka ndryshuar nga një sport popullor në një industri globale. Ai mund të shërbejë jo vetëm si një burim i të ardhurave për shumë njerëz, por edhe si një mjet për zhvillimin ekonomik e social, arsimin, zhvillimin personal dhe transmetimin e vlerave njerëzore dhe kulturore. Pjesërisht, për shkak të industrisë në rritje, ky sektor është përballur me format e ndryshme të krimit dhe korrupsionit dhe në veçanti me pastrimin e parave. Me rritjen e numrit të transfertave ndërkombëtare dhe shumave të parave të shpenzuara në shitjen dhe blerjen e lojtarëve, më shumë njerëz janë përfshirë në këtë sektor si menaxherë, ndërmjetës, sponsorë, agjentë dhe kompani që zotërojnë lojtarë. Ky numër i madh i aktorëve dhe flukset e mëdha të parave favorizojnë pastrimin e parave. Çmimet për lojtarët janë vështirë për t’u kontrolluar edhe fitimet janë të pakontrollueshme. Transfertat kryhen në të gjithë botën, duke ofruar mundësi të mjaftueshme për të pastruar paratë.

Shumë klube të futbollit janë financiarisht në gjendje të keqe dhe me probleme financiare, pavarësisht rritjes së madhe të industrisë së futbollit në tërësi. Nevojat financiare të klubeve të futbollit dhe kriza financiare botërore mund të nxisin klubet të pranojnë fonde të dyshimta. Futbolli ka një status me të cilin shumë njerëz do të donin të lidheshin. Kriminelët shpesh kërkojnë një status jashtë botës kriminale dhe futbolli ua ofron këtë mundësi. Investimet në klubet e futbollit, shpesh janë karakterizuar nga një shkallë e lartë pasigurie mbi rezultatet e ardhshme, megjithatë nuk janë të pakta rastet kur individët e pasur investojnë në klubet e futbollit apo në blerjen e lojtarëve. Duke investuar në futboll, organizatat kriminale mund të fitojnë kontrollin e aktiviteteve të lidhura me të, si bastet, bizneset e pasurive të patundshme dhe kontratat me qeverinë lokale. Në disa vende, përmendim dhe Shqipërinë, pronarë të shumë klubeve kanë ardhur nga sektori i ndërtimit.

Vlerësimi i çmimit të transaksionit për një lojtar është shpesh i pamundur, pasi shumat e mëdha janë të përfshirë në një transaksion ose transferohen jashtë vendit, duke e bërë të vështirë verifikimin përfundimtar të destinacionit të tyre. Mbivlerësimi i një lojtari korrespondon me një teknikë të pastrimit të parave të ngjashme me mbifaturimin e mallrave dhe shërbimeve në tregti. Element kyç i kësaj teknike është çmimi fiktiv me qëllim për të transferuar vlerën shtesë.

“Parajsat financiare” dhe shoqëritë “offshore”

Parajsa financiare është domosdoshmëri për realizimin e pastrimit të parave. Parajsa financiare është bashkim i parajsës fiskale (shmangie e detyrimeve fiskale) dhe parajsës bankare (shmangie e përfitimeve që vijnë nga operacionet bankare). Parajsa financiare çimentohet nga elementët sekret, që pengojnë depërtimin në parajsat financiare. Pastrimi i parave realizohet nga “parajsat financiare”, sepse i përgjigjet kërkesës për të fshehur origjinën kriminale të kapitalit, duke i dhënë një formë të pastër kapitaleve dhe përfundimisht të pakapshëm kapitalit kriminal.

Disa veçori për vendet e përcaktuara si “parajsa financiare”?

Për të përcaktuar një vend si “parajsë financiare” duhet të nisemi nga rregullat e përcaktuara nga bankat, për sekretet, tutelën mbi llogaritë. As policia nuk ka të drejtë të hetojë për llogaritë bankare të një qytetari. Pastrimi i parave, duke qenë i rrezikshëm për vetë bankat, dikton që ato t’i japin të dhëna institucioneve të autorizuara, me qëllim që t’i kundërvihen procesit të riciklimit. Sekreti bankar është kyçi i riciklimit të kapitaleve të paligjshme. Pra, të ashtuquajturat “parajsa financiare” kanë privilegjin të kryejnë lëvizje shumë të shpejta të parave në mënyrë sekrete. Në parajsat financiare operacionet bankare jo vetëm që janë sekrete, por dhe mund të mos identifikohen. Automatet e kryejnë operacionin pa u njohur. Vetë shtetet, i favorizojnë bankat, duke mos i vendosur kërkesa të plota. “Parajsat financiare” nuk e kërkojnë qartësimin e operacioneve financiare, kështu që nuk ka marrëveshje ku mund të ndërhyhet, ose ka një sistem të ulët kontrolli për klientët. Shteti nuk vendos taksa për operatorët bankarë për fitimet, taksa mbi interesat bankare.

Grupimet kriminale duhet të zgjedhin në sistemet e “parajsës financiare” midis asaj bankare dhe asaj fiskale. Ato orientohen drejt “parajsës bankare”, se i japin mundësinë të qarkullojnë kapitalet në shkallë ndërkombëtare dhe të mos dyshohen se kanë origjinë kriminale. Gjithçka ndodh në kuadrin e një universi financiar tejet të kualifikuar. Pikësëpari, kanalet financiare të përdorura për kontraktimet dhe transaksionet janë të vendosura në të gjithë ato vende të quajtura “parajsa fiskale”, sistemi ligjor i të cilave garanton tërësisht kërkesat e klientëve anonimë dhe me përqindje të ulët detyrimesh (taksash). Pasi kapitalet kanë arritur në vendet e ashtuquajtura “parajsat fiskale”, kanalizohen nëpërmjet llogarish tranziti apo të shifruara në qarqe, të cilët karakterizohen nga lëvizje shumë të shpejta, me ndihmën e sistemeve informatike, aq sa paratë e likujdueshme në zhargon quhen “Hot Money” (para të nxehta). Pra, bëhet fjalë për tregje ose segmente të tyre, që kanë disa karakteristika të veçanta, që jo gjithmonë i korrespondojnë karakteristikave zyrtarisht të njohura:

– orientimi i kapitaleve të paligjshme ndaj shoqërive që fshehin origjinën ose natyrën e këtyre parave, shoqëri fantazmë apo financiare, që veprojnë në pamje të parë të pavarura, por që realisht varen nga investitorë anonimë;

– prezenca e operatorëve jo institucionalë, të ashtuquajturve furnizues;

-disponimi i kapitaleve shumë të mëdha, të likuidueshëm, origjina e të cilave s’ka rëndësi për askënd;

– mungesa e organeve zyrtare të informacionit, që do të garantonin një njohje dhe transparencë të përshtatshme;

– trajtimi në këtë kuadër i instrumenteve financiarë jo tipikë, të tilla si kreditet e firmës, të cilat transformohen në garanci bankare dhe letra krediti, që përgjithësisht në tregjet zyrtare u bashkëngjiten kontratave me natyrë komerciale.

Shoqëritë “offshore” dhe funksionimi i tyre

Pastrimi i parave është ndoshta një nga krimet më të përhapura në shoqërinë moderne dhe i lidhur pazgjidhshmërisht me mjedisin “offshore”, i cili përbën institutin tipik të “parajsës financiare”. “Offshorë” drejtohet nga një person jashtë vendit, ku ushtron operacionet kjo shoqëri. Ky ka shumë privilegje, si nuk ka detyrime fiskale dhe nuk paguan taksa. Në strukturën e brendshme të kësaj shoqërie nuk duhet ortaku për besueshmërinë e tij dhe vetë shteti nuk është i interesuar t’i kërkojë origjinën, pasi në këtë shtet ai hap vende të reja pune dhe ndikon në rritjen e nivelit ekonomik. Këto shoqëri nuk prodhojnë, por vetëm kryejnë lidhjen ndërmjet prodhimit dhe shoqërive tregtare. Shoqëritë “offshore”, si shoqëri ndërmjetëse, shndërrohen në kasaforta të kapitaleve me origjinë kriminale. Përfitimet më të mëdha të riciklimit të kapitalit realizohen nga transportimi fizik i valutës, sepse kështu ai humb gjurmët kriminale dhe i jep të drejtë këtyre kapitaleve të legalizohen.

Shoqëria “offshore” cakton vendin ku është bosi dhe vendin ku do të bëhet investimi i kapitaleve kriminale. Në çastin kur i kanë futur këto para në vend, ata kanë bërë rreth 90% të punës së riciklimit dhe pjesa tjetër është marrja e këtyre parave në vendin e tij. “Sipas specialistëve italianë të luftës kundër pastrimit të parave “… shoqëritë offshore” nuk veprojnë në bashkëpunim me bankat vendëse, nuk kryejnë veprime bankare për qytetarët e këtij vendi, por futen në ciklin ndërkombëtar të transferimit të kapitaleve” . Kalimi i kapitaleve kriminale në “offshore’ është hapi i parë i pastrimit të parave. Për të fshehur gjurmët dhe për të justifikuar kapitalet, ata do të kthehen për riinvestim. Kjo përbën fazën e dytë. Pra, kërkohet faturimi që të vërtetojë marrëdhënien financiare që ka klienti me shoqërinë financiare. Shoqëria lëshon faturën, e regjistron në kontabilitet për një subjekt të caktuar, për shembull një fabrikë që prodhon shishe birre. Shoqëria “offshore” studion koston e tokës, të ndërtimit, të projektimit etj. Të gjitha këto bëhen fallso. Kështu, nëse ato në fakt kushtojnë një milion lekë në faturën që lëshon “offshore” për jashtë e shënon njëqind milion lekë. Banka merr nga instituti “offshore” njëqind milion lekë. Ky proces ka një pikë të dobët, që duhet të jetë në qendër të vëmendjes të organeve hetimore – gjyqësore: kontrolli i menjëhershëm i produktit të prodhuar dhe i magazinave në kohën kur sapo ka marrë formë produkti i gatshëm. Për këtë kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar.

Organizatat kriminale që kryejnë aktivitete të paligjshme, të cilat gjenerojnë “para të pista” shfrytëzojnë çdo mundësi të ofruar nga globalizimi, për pastrimin e kapitalit të tyre në qendrat financiare, në vendet që konsiderohen “parajsë financiare” dhe operacionet “offshore” nuk kanë limite, të tilla si: Aruba (Karaibe), Xhibuda, Honk Kong, Liternshtejni, Ishujt Britanikë, Makao, ishujt e Panamasë, ishujt e Kanalit, ishulli Man, ishujt Kaiman, pothuajse të gjithë ishujt e Antileve Holandeze, ishujt Bahamas, etj. “Panamaja është vendi më i madh i pastrimit të parave me origjinë nga narkotikët …”.