33.5 C
Tirana
E diel, 20 Korrik, 2025

Si vepron krimi i organizuar te futbolli

Krimi i organizuar për realizimin e proçesit të pastrimit të parave i drejtohet ndërmjetësve financiarë. Për të ndërhyrë në tregun financiar krimi i organizuar, fillimisht synon të stabilizojë kërkesat dhe nevojat, pastaj përcakton mjetet për realizimin e kërkesave dhe të dëshirave kriminale. Pastrimi i parave realizohet nga organizma financiarë që nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale. Sot mund të blesh një aksion dhjetë, nesër njëmbëdhjetë ose më pak. Vlera fillestare dhe e drejta për t’i lëvizur këto vlera është shumë e vështirë të kontrollohet, pra dhe fitimi nuk mund të kontrollohet. Tregjet e vlerave veprojnë dhe rregullohen vetëm nëpërmjet ndërmjetësve financiarë (persona juridikë). Regjistrohet blerja dhe kundër blerja e aksioneve, që mund të jenë edhe bankë. Mikrostruktura e tregjeve të rregulluara paraqitet në këtë mënyrë: shiten aksionet nga personat që i kanë blerë “X” apo “Y” një aksion, rritet vlera kur ka shumë kërkesa dhe ulet vlera e aksionit kur ka shumë urdhra për shitje.

 Sektori kryesor ku pastrohen paratë, ndërtimi

Sektori tradicional i pastrimit të parave është investimi në sende të paluajtshme, si blerja e pronave, investimet në ndërtime, në hotele, zona turistike, në koleksione të rralla etj. Statistikat e sekuestrimit të pasurive të krijuara nëpërmjet tregut të zi të parasë, tregojnë se forma e pastrimit hipotekor është dominuese, pasi 1 mijë metra katrorë sipërfaqe banimi në zona të preferuara blerjeje, vlejnë më shumë se sa rreth 1 milion dollarë para “cash” të bllokuara në llogaritë bankare. Është fakt se ndërtimi dhe pasuritë e tjera të paluajtshme po bëhen gjithnjë e më tërheqëse për individë dhe subjekte të ndryshme, për të investuar dhe pastruar paranë e pistë nëpërmjet hipotekimit të këtyre pronave.

Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme janë destinacioni i fundit i këtij aksioni mafioz për pastrimin e parave. Subjektet kryesorë që mund të përfshihen në veprimtarinë kriminale të pastrimit të parave janë bankat, zyrat e këmbimit, bursat, fondet e investimeve, shoqëritë e sigurimit, shoqëritë e lojërave të fatit, Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe çdo institucion tjetër që ka të drejtën e transferimit të pronës, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, organizatat jofitimprurëse, ekspertët kontabël, avokatët, noterët, shoqëritë e udhëtimit, etj. Gjithashtu, futja në dorë e sektorit të vlerave kulturore dhe e sendeve të floririt, i shërben këtij qëllimi. Kështu, pronarët e industrisë së floririt kërcënohen nga pastrimi i parave. Krimi i organizuar përdor direkt edhe kambizmin me flori për realizimin e pastrimit të parave.

 

Familjet mafioze tek futbolli

Hetimi i “Dirty Soçer” dhe përfshirja e asaj që tashmë prej vitesh është organizimi kryesor kriminal në Itali (“Ndrangheta”) mund të befasojë në momentin kur shfaqet, por nuk ndodh kështu nëse bëhet një arsyetim me mendje të ftohtë. Futbolli është terren gjuetie ideale për mafien: një biznes me shumë zero që “tërheq” interesin (dhe konsensusin) e mijëra personave. Dhe organizatat kriminale janë sidomos “të vogla” dhe “kontroll konsensusi”, ashtu si disa politika. “Kooptimi i eksponentëve të kriminalitetit të organizuar në kërkim të konsesusit (disa nga të cilët të dënuar për bashkëpunim të tipit mafioz) në skuadrat e futbollit përbën një sinjal emblematik… në të njëjtën mënyrë si kuptimi i dyfishtë që këto pozicione kanë për shoqatën mafioze, duke lejuar një qasje të dorës në një kanal të pastrimit të të ardhurave nga aktivitetet kriminale nëpërmjet investimeve legale te klubet e futbollit. Veç kësaj, vjen edhe rrjedhimisht ndërtimi i një imazhi publik për të fituar mbështetjen popullore, duke pasur parasysh interesin e gjerë të ngjarjeve të futbollit”. Ky dokument është shkruar nga Drejtimi Kombëtar Antimafie në raportin e vitit 2014, i publikuar disa muaj më parë.

Eshtë i vitit 2010 dosieri i kuruar edhe nga “Libero”, “Mafiet në futboll”. Sipas artikullit riciklimi i parave bëhet me sponsorizime, ndeshje të trukuara, baste klandestine, presidentë “falso”, biznesi i madh i botës ultrase, “duart” mbi shkollat e futbollit. Klanet mafioze janë në futboll dhe shpesh “godasin” topin. Nga Lombardia tek krahina e Lacios, duke vazhduar në Kampanja, Bazilikata, Kalabri, për të prekur Pulian me dyshime edhe në Abruco. Në këtë hartë, edhe ishulli siçilian. Më shumë se 30 klane të pëfshira që kanë fije në skuadrat e futbollit të kategorive të ulëta dhe që, shpesh, i japin mundësi klubeve që s’kanë financime të tjera, të “mbijetojnë”. Për klanet, futbolli është mjet i jashtëzakonshëm edhe për të kontrolluar territorin. Duke u futur në klube, mafia arrin që të afrohet me botë të largëta si politika dhe sipërmarrja. Për bastet krijohen “join venture” mes mafies ndërkombëtare dhe klaneve lokale. E gjitha kjo është shpjeguar edhe nga Rafaele Kantone, që sot drejton ANAC, “Autoriteti Antikorrupsion”.

Tentativat – Në 2006, u bë një hetim mbi tentativën e klanit “Casalesi” për të trukuar Lacion, ndërsa po sipas dëshimeve të një të penduari, për Krotone-Juventus të po këtij viti të sipërpërmendur, në tribunë ndodheshin përfaqësues të “Ndrangheta”, por edhe nënklane si “Nicosia”, “Arena” e kështu me radhë. “Kontrolli i skuadrës së qytetit sjell shumë konsens dhe popullaritet”, shkruan Kantone.

De Rosi e Skuli – “Interesat ekonomikë në botën e futbollit dalin edhe në Mafia Capitale, me atë që “Messaggero” e cilëson si “rrjeti i biznesit në tribunë”. Për të mos folur për lidhjet, miqësinë dhe njohjet e rrezikshme që kanë dalë këto vite, nga Mikoli, tek Skuli, nipi i bosit Xhuzepe Morabito (“E di që jam nipi i tij dhe s’e mohoj kurrë. Për mua s’ka bërë asnjëherë asgjë të paligjshme”, ka thënë lojtari) dhe për ta mbyllur me Daniele de Rosin e Romës, që tregojnë se përpara dy vjetësh pati një sherr bashkë me Benatian në një lokal të Romës dhe mori në telefon Xhovani de Karlon, figurë e rëndësishme mafioze, për të mos patur probleme mbrapa me agresorët.

 

Mafia, si pastrohen paratë me bankat

Bankat mund të shërbejnë si një instrument i rëndësishëm për pastrimin e parave. “Pastrimi i parave të pista, në shumicën e rasteve realizohet nga bankat dhe një fakt i rëndësishëm është ai që janë pikërisht bankat më të mëdha ato që realizojnë këtë pastrim. Procesi i pastrimit të parave, nëpërmjet sistemit bankar, realizohet në këto forma kryesore:

– kalimi ose transferimi i parave nga banka e një vendi në një bankë të një vendi tjetër me qëllim maskimin dhe investimin në biznese të ndryshme;

– hyrja në marrëdhënie këmbimi e transferimi me banka të njohura si “parajsë bankare” ose në vende “parajsa fiskale”;

– bashkëpunimi me punonjësit e këtyre bankave, i cili nuk realizohet individualisht, por me porosinë dhe inkurajimin e drejtuesve më të lartë të këtyre bankave.

Pastrimi i parave realizohet nëpërmjet bankës, duke bërë depozitime dhe transferta nga një bankë në një tjetër, nga një vend në një tjetër. Autoriteti i origjinës është tjetër person dhe autori i pastrimit është tjetër person (banka). Sipas specialistëve italianë të luftës kundër pastrimit të parave, pastrimi i kapitaleve të paligjshme në fushën bankare ka mundësi të mëdha veprimi dhe përdor kryesisht këto forma:

– depozitimi në emër të një personi tjetër, jo në llogari rrjedhëse, por në librezë fikse, ku nuk shënohet emri i personit, por kush e paraqet, ai i merr paratë. Kur tërhiqen paratë shënohet, se i ka tërhequr personi “X”, që mund të jetë kushdo, jo ai që e ka emrin por, kushdo tjetër. Njëlloj si bankomati, mjafton të formosh numrin e identifikimit. Pra, hapja e llogarive falso në emër të një personi që merr emrin e tjetrit;

– nga një llogari rrjedhëse në një llogari tjetër rrjedhëse;

– marrja pjesë në kapitalet shoqërore, blerja e titujve shtetërore;

– marrja pjesë në kambizmin valutor;

– realizimi i operacioneve financiare jo nëpërmjet bankës por, duke marrë pjesë në bursë. Blen aksionet në bursë dhe bën veprime të ndryshme financiare;

– blerja e titujve shtetërore, obligacioneve, huatë shtetërore që garanton shteti për shtetasit e tij, janë anonime;

– në Degën e Thesarit, blerja e Bonove të Thesarit, letrave me vlerë. Këto tituj mund të kthehen me lekë nga shteti;

– marrja e çertifikatave të përbashkëta shtetërore, fondeve të përbashkëta të shoqërive që investojnë në fusha të ndryshme;

– shoqëritë që veprojnë në emër të një tjetre, shoqëri ndërmjetësimi, si shoqëritë e ndërmjetësimit financiar (Sh.I.F.).

Basha thirrje policëve: Ngrihuni në protestë, kriminelët janë në Ministrinë e Brendshme

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ishte për vizitë në shtëpinë e policit të vrarë Artan Cuku, sot në 105 vjetorin e themelimit të policisë. Duke folur për mediat, pas kësaj vizite, Basha u bëri thirrje policëve të thjeshtë të ngrihen në protestë bashkë me qytetarët për të larguar këtë politikë që ia dorëzoi Policinë e Shtetit, kriminelëve.

Pjesë nga deklarata

Kam një mesazh për çdo punonjës policie në detyrë apo lirim, çdo polici që ka punuar me përkushtim dhe ndershmëri. Dua ti falenderoj ata sepse kanë qendruar në kohë të vështira, të tradhëtuar nga drejtuesit politik. Kriminelët janë në krye të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe janë puonjësit me integritet që kanë marrë arratinë, apo janë vravrë si Artan Cuku. Dritan Zagani e kolegët e tij janë larguar në azil pasi kanë denoncuar lidhjet e Tahirit me drogën.
Policia e Shtetit i është dorëzuar kriminelëve nga Edi Rama, Saimir Tahiri, Haki Cako.

Duhet kurajo qytetare që do të ngrihen të gjithë në protestë.

Korrupsioni nisi nga Tahiri dhe Çako, por edhe Xhafaj ka pjesën e vet.

Pyetje” Vetingu në polici?

Është njësoj si ti varës ujkut melcitë në qafë.

Kryebashkiaku i Lezhës i kërkon publikisht Ramës: Zhblloko financat dhe lejet e ndërtimit!

Kryeministri Rama bashkë me kabinetin gjenden këtë fundjavë në qytetin e Lezhës. Kryeministri theksoi se ka bashkëpunim të mirë me kryetarin e djathtë të bashkisë, Fran Frrokaj i cili ishte i pranishëm në takim, por Frrokaj i është ëprgjigjer menjëherë duke i kërkuar të investojë për Bashkinë e Lezhës ashtu siç bën me bashkitë e majta.

Frrokaj, i kërkoi Kryeministrit të zhbllokojë lejet e ndërtimit. “Kemi tre vite të bllokuar dhe mungesa e lejeve të ndërtimit na ka sjellë edhe bllokim financiar”, tha Frrokaj. Nga ana tjetër, Rama e thumboi për protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, duke i thënë “a ke gisht ti?”. Frrokaj u përgjigj se nuk kishte arsye për të bllokuar protestën, pasi ata kërkojnë rikonstruksionin e rrugës. Sakaq, Rama tha se do jenë dy projekte që nisin këtë vit në infrastrukturën e këtij qyteti.

Terror në Shkodër/ Shpërthim tritoli në mes të qytetit, 6 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Shkodrës paraditen e sotme. 6 persona mbeten të plagosur dhe janë transportuar në spital, mes tyre edhe një grua. Ende nuk dihet se kush ishte objektivi i këtij atentati, pasi shpërthimi ka ndodhur në një zonë tejet të populluar që njihet si zona e tregut. Nga pamjet duket se janë dëmtuar disa biznese por edhe një automjet fuoristradë.

Policia thotë se shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 10:39 në lagjen Rus të Shkodrës.
Lënda shpërthyese është vendosur përpara një objekti dykatësh ku ka disa dyqane, ndërsa në katin e parë është e vendosur zyra e shoqatës serbo-malaze.

Ndahet nga jeta Shqiponja e Ansambilit, Rexhep Çeliku

U nda nga jeta, “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Rexhep Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u shua dje, në orën 2:30.
Pas ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i dha titullin “Nderi i Kombit”, ceremoni në të cilën Mjeshtri Çeliku u paraqit vetë, edhe pse i sëmurë rëndë.
Rexhep Çeliku ka lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 ka punuar solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje dhe mbi 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.
Më 8 janar 2018, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” dy emblemat e jashtëzakonshme të artit dhe kulturës së kombit shqiptar, dy figurat, dy personalitetet që, me pasion, përkushtim, vetëmohim dhe punë të palodhur janë kthyer në simbole mbarëkombëtare:
“Perëndeshën e valles” Liljana Cingu, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj, si dhe “Shqipen fluturuese”, Rexhep Çeliku, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj.
Gjatë fjalës së Tij drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ishin miq, kolegë e familjarë të dy artistëve, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, deputetë e personalitete të artit e kulturës, Presidenti Meta u shpreh se Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre që vallja jonë popullore të duartrokitej e të ngrinte peshë zemrat e te gjithë shqiptarëve, kudo në botë.
“Ata ngritën në këmbë dhe pushtuan zemrat e spektatorëve të skenave më të rëndësishme ndërkombëtare duke u njehsuar me vlerat dhe bukurinë e artit, muzikës dhe trashëgimisë sonë, duke u bërë ambasadorë të shkëlqyer të kulturës sonë në botë.
Në çdo shfaqje e festival ku kanë marrë pjesë, ata kanë shpalosur me interpretimin e tyre vlerat më të larta të artit koreografik shqiptar,” – theksoi Presidenti Meta.
Presidenti i Republikës nënvizoi gjithashtu se: “asnjëherë nuk do të mjaftonin fjalët dhe aktet për të shprehur atë që këta dy simbole të kulturës sonë meritojnë në vlerësim të veprës dhe kontributit të tyre mbarëkombëtar.”

Basha: Vallja e tij, ushqim epik

Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Celiku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. Vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë. I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare.

Përgjimet ndaj shqiptarëve që trafikonin drogë: “Nesër do shkojmë për peshkim”

Mediat italiane kanë zbardhur përgjimet e policisë ndaj bandës së 9 personave të arrestuar më 9 janar 2018, në një aksion blic të zhvilluar në Brindizi dhe Leçe, ku dy prej tyre janë shqiptarë. Bëhet fjalë për bandën kriminale që trafikonte marijuanë nga Shqipëria dhe kontrabandonte alkool dhe cigare. Përgjegjësinë për trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Salentos në Itali e kishin Keliant Llaka 27 vjeç dhe Ali Gockaj.
Dy shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre janë përgjuar në një bisedë kur thonë se, “nesër do të shkojmë për të peshkuar”. Bëhet fjalë për transportin e 500 kg marijuanë nga vendi ynë drejt shtetit italian që u sekuestrua natën e 15 dhjetorit 2016. Droga ishte trafikuar me një skaf 6 metër të gjatë me motorë të fuqishëm. Por, pas ndjekjes nga Guarda di Finanza një vit më parë, skafistët mundën të shpëtonin dhe hodhën drogën.
Pavarësisht goditjes së këtij trafiku, hetimet e autoriteteve italiane vazhduan deri në identifikimin e të gjithë pjesëtarëve të bandës dhe rolit të tyre. Të arrestuarit e tjerë janë Luciani Pagano, Italo dhe Giuseppe Lore, Luigi Spina, Nicola Magli, Luisa Savoia dhe Simone Bressani.

Drejtorët e rinj të burgjeve, ish-policë që dhunonin studentë e deri tek udhëheqës të PS

Ministria e Drejtësisë publikoi dje emrat e drejtuesve të burgjeve, të cilët sipas kësaj ministrie ishin përzgjedhur me konkurs, ku renditeshin drejtorët e burgjeve, që sipas këtij institucioni kanë fituar konkurset. Por çuditërisht nga 24 emra të publikuar 8 prej tyre kanë lidhje direkte me Partinë Socialiste, duke ngritur dyshime të forta për mënyrën sesi është organizuar nga Ministria e Drejtësisë i ashtuquajturi konkurs.
Ilir Aliaj është emëruar drejtor i qendrës së Paraburgimit në Vlorë. Aliaj vjen direkt nga radhët e PS-së, madje ka mbajtur postin e kryetarit të PS në këtë qytet.
Fatjon Kurti është emëruar në krye të Burgut të Burrelit, pozicion që e mbante edhe më parë, por që u largua nga detyra me propozim të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, pasi shkeli ligjin duke marrë pjesë në fushatat e Partisë Socialiste.
Andis Salla, pjesë e strukturave të FRESSH-it (Të rinjve socialistë) është emëruar drejtori i Burgut të Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë aktiv në fushatën e fundit të PS-së në këtë qark, çka duket se është edhe arsyeja kryesore e emërimit të tij në postin shtetëror.
Drejtor i Burgut të Lushnjës është emëruar Judmir Shurdhi. Ky i fundit ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjës në 2015-ën. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet.
Gjithashtu, Nasip Hoxha, i emëruar si drejtues i Burgut të Sarandës, konsiderohet një prej mbështetësve të Partisë Socialiste.
Redi Rama, i emëruar në postin e kreut të Burgjeve në Tepelenë, gjithashtu ka lidhje me PS-në dhe sikundër raportohet ka mbajtur postin e kryekomunarit Qendër në Tepelenë.
Një tjetër emër është ai i Emin Shpata, me përvojë në Policinë e Shtetit. Në fushatën e fundit raportohet se ka qenë aktiv në Qarkun e Elbasanit në mbështetje të Partisë Socialiste.
Apostol Luca, drejtori i Spitalit të Burgjeve “mbyll” listën “e konkurrentëve të pavarur fitues”, me bëmat e tij që kulmojnë në vitin 1998, kur në krye të Forcave Speciale të Policisë, dhunonte në ambientet e grevës, studentët grevistë të urisë. “I harruar” që prej atij viti, ai rishfaqet 20 vjet më vonë si fans i Erion Veliajt.
Ndërkohë një pjesë tjetër e drejtorëve të emëruar mësohet se kanë formimin ushtarak, duke nxjerrë në pah një tjetër element, atë që kjo kategori ka pasur prioritet në atë që Ministria e Drejtësisë e konsideron si konkurs për drejtorët e rinj të burgjeve.