Zinedine Zidane e ka Juventusin në jetën e tij, edhe si trajner! Andrea Agnelli ka ëndrrën e madhe të rikthejë francezin në Torino, nëse trajneri Allegri do të largohet. Fjalët e “Zizu” bëjnë që “Zonja e Vjetër” të shpresojë: “Këtu te Reali jam një nga të shumtit, jam kalimtar. Kam një kontratë deri në vitin 2020, por kjo nuk do të thotë asgjë”. Kampionati zhgënjyes mund të përshpejtojë largimin nga “Los Blancos”: “Torino është shtëpia ime dhe një ditë do të kthehem. Kam një lidhje të veçantë me Juven dhe një ditë do të kthehem në Torino si trajner”, është shprehur Zidane.
Një titull në La Liga, dy Champions League, dy Superkupa të Europës dhe një Botëror për Klube, krahas Superkupës së Spanjës. Karriera si trajner e Zizu Zidane ka qenë thuajse perfekte, por nuk do të qëndrojë përjetësisht te Real Madrid dhe emri i tij ka filluar të lakohet në korridoret e Juventus. Presidenti Agnelli ka nisur të mendojë për të si pasardhësin e Allegrit dhe tani që ka dalë hipoteza Löw për stolin e “merengues”, kampionët e Italisë kanë nisur të ëndrrojnë.
Për momentin është një ëndërr e vështirë, por si Juventus ashtu edhe Zidane e dinë se “martesa” do të ndodhë një ditë. “Kam një lidhje të veçantë me Juven dhe një ditë do të kthehem në Torino si trajner”, kanë qenë fjalët e Zidane, në vitin 2016, pasi fitoi Champions League. Kësisoj, nëse Allgeri vendos të largohet, bardhezinjtë i kanë idetë e qarta, gjithnjë nëse “Zizu” largohet nga Madrid, gjithsesi konkurrenca nuk mungon.
Juventus ka një ëndërr!
Krim, korrupsion, kanabis, Rama në panik nga protesta në Lezhë, rrethohet nga policia
Rama është pritur me protesta pasditen e djeshme në qytetin e Lezhës. Ai ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe zhvilloi mbledhjen e radhës në qytetin bregdetar, ndërsa jashtë godinës protestonin banorët e fshatit Torovicë. Protestuesit po thërrisnin në kor “burg, burg, burg! Në Prokurori të shkoni të gjithë”
Policia tentoi të ndalonte dhe bllokonte protestuesit teksa përmes shantazheve dhe presioneve shoqëroi në komisariat katër banorë të fshatit Torrovicë, të cilët u ndaluan në hyrje të fshatit Balldre
Kur kanë mbetur dy javë nga protesta e 27 janarit, qytetarët po dëshmojnë se durimi i tyre ka sosur dhe se rrëzimi i qeverisë Rama është emergjent.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta pasditen e djeshme në qytetin e Lezhës. Ai ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe zhvilloi mbledhjen e radhës në qytetin bregdetar, ndërsa jashtë godinës protestonin banorët e fshatit Torovicë. Protestuesit po thërrisni në kor “burg, burg, burg! Në Prokurori të shkoni të gjithë”.
Banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës që lidh këtë fshat me qytetin e Lezhës në njërin kah dhe me Shkodrën në kahun tjetër. Sipas banorëve, rruga u është premtuar disa herë nga deputetët e PS, të cilëve u kanë dhënë votat pikërisht për të asfaltuar rrugën. Sipas tyre, ku është një premtim i pambajtur. Përpara protestuesve doli ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, që është deputete e zonës. Ajo u përpoq t’i qetësonte, por protestuesit nuk ndaluan së thirruri: “Turp t’u vijë, turp Lindita Nikolla. Ikni nga Lezha”
Banorët janë organizuar që në mëngjes për këtë protestë, por policia tentoi t’i ndalojë. Më herët u njoftua shoqërimi në komisariat i katër banorëve të fshatit Torrovicë, të cilët u ndaluan në hyrje të fshatit Balldre. Ata po ashtu thanë se janë mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë gjithë ditës. Banorët e Torovicës në Lezhë kanë njoftuar në Facebook se do të jenë në Lezhë gjatë mbledhjes së qeverisë Rama për të kërkuar rrugën e premtuar prej deputetëve të mazhorancës.
Por Policia e Shtetit ka marrë masa për të bllokuar një protestë të mundshme në kohën kur në Lezhë të mbërrijë kryeministri Rama dhe ministrat e tij. Fillimisht kanë kaluar në skanerin e policisë statuset e disa banorëve për të gjetur organizatorët e protestës dhe identifikimin e pjesëmarrësve të mundshëm, ndërsa herët në mëngjes, policia u ka zënë “pritë” në hyrje të fshatit Balldre automjeteve që vinin nga Torovica në drejtim të Lezhës.
Thuajse çdo banor i saj është kontrolluar dhe marrë në pyetje, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në polici. Syri.net shkruan se të paktën 4 persona janë marrë në pyetje në lidhje me protestën e mundshme të banorëve për t’i kërkuar Ramës ndërhyrje për rrugën e Torovicës dhe më pas janë lënë të lirë.
Në listën e personave që janë nën vëzhgim nga uniformat blu, që nga momenti i mbërritjes dhe deri në largimin e kryeministrit pjesa më e madhe janë banorë të Torovicës që edhe pse nuk kanë asnjë precedentë penal, përbëjnë “kërcënim”, pasi mund të jenë pjesë e protestës. Megjithëse ende nuk është konfirmuar se kush janë organizatorët e protestës, bëhet me dije se asnjë incident nuk do të krijohet në momentin e mbërritjes së kryeministrit, ndërsa lëvizja e tij do të shoqërohet nga protestuesit si një shenjë për t’i tërhequr atij vëmendje ndaj një shqetësimi shumëvjeçar të këtyre banorëve.
Basha: Protesta e 27 Janarit do të jetë një kryengritje popullore
Efektet e aleancës së Edi Ramës me krimin po i ndjen çdo familje, mijëra biznese të mbyllura, mijëra të larguar nga vendi, mijëra të varfër më shumë.
27 janari është një thirrje për drejtësinë e pakapur, që çon në burg pushtetarët e inkriminuar dhe të korruptuar.
27 janari është sinjali më i qartë se qytetarët nuk e pranojnë më aleancën me krimin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në Lushnjë se një nga pasojat më të rënda të qeverisjes së Edi Ramës me krimin është kriza ekonomike, efektet e të cilës po i ndjen çdo familje shqiptare. Basha tha se Lushnja është një nga qytetet ku bandat përcaktojnë, kush punon, kush merr tendera dhe se të njëjtin pushtet bandat kanë në qytetet kryesore të vendit, si pjesë e aleancës së Ramës me krimin.
“247 biznese të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti”, u shpreh Basha.
Kreu i opozitës tha se pakti i Edi Ramës me krimin po shkatërron reformën në drejtësi për të mbrojtur pushtetin e vet, të cilin e bleu me paratë e drogës së Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe të korrupsionit të ministrave të tij Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja etj. Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se edhe emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm pa vetting dhe kundër Kushtetutës është pjesë e projektit të Edi Ramës për kontrollin politik të drejtësisë dhe mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit qeveritar.
“Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qëndror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve.”- theksoi Basha.
Kreu i opozitës tha se 27 janari është dita e një rrugëtimi që nis me një goditje të fuqishme dhe do të vazhdojë me të gjitha format e kryengritjes popullore deri në çmontimin e qeverisë dhe aleancës me krimin, të kryesuar nga Edi Rama, i cili po e mban larg Shqipërinë nga Europa.
“Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë europiane”.- tha Basha
Basha tha se largimi i Edi Ramës do t’i hapë rrugë një qeverie antimafia, e aftë për të zbatuar reformën në drejtësi, që nuk mbron, por ndëshkon kriminelët e veshur me pushtet dhe ministrat e korruptuar.
Çmimet e pajisjeve elektroshtëpiake u rritën, si i gënjyen shqiptarët me ofertat e Dhjetorit
Të gjithë ne i kemi parë ofertat joshëse të dhjetorit ku sektori i shitjeve me pakicë për pajisjet elektroshtëpiake njoftoi ulje të çmimeve shpesh herë edhe nëpërmjet reklamave televizive.
Përtej kësaj nga vëzhgimet e Monitor në qendrat kryesore tregtare në vend po edhe në dyqanet jashtë tyre u reklamuan ulje të çmimeve për, makinat larëse të enëve dhe të rrobave, televizorëve dhe kondicionerëve me rreth 20 për qind.
Por sipas matjeve të INSTAT, çmimet për këto artikuj jo vetëm që nuk janë ulur në dhjetor, por përkundrazi janë rritur më shumë se në të gjithë muajt e vitit.
Larëset e enëve dhe rrobave u shiten 4-5 % më shtrenjtë gjatë muajit dhjetor.
Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë gjithë vitit 2017 nga janari në dhjetor çmimet elektroshtëpiakeve ishin më rënie.
Çmimet pësuan rritje të dukshme edhe për kondicionerët të nxitur nga kërkesa e fortë për shkak të temperaturave të ulta të dimrit.
Çmimet e kondicionerëve shfaqen ecuri të drejtë me zhvillimet klimaterike, duke u rritur gjatë muajve të verës maj -qershor dhe në dhjetor.
Muajt e festave të fundvitit nxisin konsumin në të gjithë botën për shkak se blerjet nxiten nga ofertat me çmime të ulta të artikujve. Por në Shqipëri blerjet me shumë së nga oferta nxitën nga një traditë që shqiptarët kanë për të shtuar diçka të re në shtëpi. Zakonisht plotësimi i nevojave me pajisje elektroshtëpiake, bëhet gjatë muajve dhjetor, teksa tregtarët duket se e shfrytëzojnë kërkesën për të fituar më shumë duke rritur çmimet.
Nga ana tjetër teknologjia po përparon me hapa të shpejtë, duke treguar se çdo vit e më shumë tendenca ndaj makinave larëse është drejt modeleve më ekonomike, që harxhojnë më pak energji, me pak ilaç dhe përballojnë volume më të mëdha pune.
Larëset e enëve, kjo pajisje, jo shumë popullore në Shqipëri më parë, ka nisur të blihet në masë. Larja e enëve zë një pjesë të madhe të kohës për gratë familjarë dhe gjithnjë e më shumë këtë proces po e zëvendësojnë me lavastoviljen.
Njësitë e pakicës pohojë se një lavastovilje që nuk është inkaso në momente ofertash shitet 25- 30 mijë lekë, nga 60 mijë e më shumë që ishte çmimi i tyre katër-pesë vite më parë. Gjithashtu të njëjtat burime pohojnë se tregu i lavatriçeve në tërësi kanë tendencë rënëse.
Një i “kërkuar” nga amerikanët si hajdut, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm Policie
Merkatoja për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas ikjes së Haki Çakos po merr përmasa të mëdha në media. Të gjithë kanë emrat e tyre. I fundit që qarkullon është Agron Sojati, që aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit pranë kryeministrit të vendit Edi Rama, duket se është piketuar nga ky i fundit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kolegët e Kombinews.al shkruajnë se Sojati është shkarkuar nga detyra në polici për abuzim me fondet e një aleati strategjik. Sipas tyre, Agron Sojati, është larguar nga detyra e policisë me shkelje dhe abuzim me detyrën, për abuzim me fondet e Qeverisë Amerikane. Në vitin 2016 Sojati është ndëshkuar disiplinarisht me ulje në gradë si dhe është gjobitur nga Agjensia e Prokurorimit Publik me 200 mijë lekë pasi u gjet me shkelje gjatë auditimit në kohën që kryente detyrën e drejtuesit të antiterrorit. Edhe pse i shkarkuar për një arsye që partnerët janë shumë të ndjeshëm ai është emëruar si këshilltar për ekstremizmin e dhunshëm në Kryeministri dhe se fundmi përmendet si kandidati favorit që plotëson kriteret për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. /Faktor.al/
Dështimi spektakolar me reformën territoriale, na kushton 146 miliardë lekë më shumë në 9 muaj
Revista ekonomike Monitor ka bërë një analizë të efekteve të prodhura nga reforma administrave, që sipas tyre, është një dështim në planin e menaxhimit të shpenzimeve për personelin.
Pra, tre vite nga nisja e zbatimit, Reforma Territoriale ka humbur funksionin e saj për të kursyer shpenzimet e personelit. Të dhënat për ecurinë e buxheteve bashkiake, publikuar nga financatvendore.al, tregojnë se shpenzimet për personelin arritën në fund të nëntëmujorit 2017 në 14.6 miliardë lekë (të reja) më shumë se sa dyfishi i vitit 2010.
Ministria e Financave në relacionin e buxhetit 2018 referon se këto shpenzime u rriten për shkak të transferimit të disa funksioneve, në arsim, bujqësi dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale pushteti lokal.
Duke sqaruar këtë pjesë ministria e Financave bën me dije se, se gjatë viteve 2016-2017 për shkak të funksioneve të transferuara buxheti i bashkive është rritur me 7.6 miliardë lekë. Nga kjo shumë rreth 500 milionë lekë kanë shkuar për mirëmbajtjen e rrugëve që tashmë është funksioni i bashkive dhe konsiderohen si investime kapitale. Duke konsideruar se e gjithë pjesa e mbetur prej 7 miliardë lekësh ka shkuar vetëm për rrogat e funksioneve të transferuar, shpenzimet për personelin janë rritur në krahasim me 2010.
Reforma territoriale ishte sponsorizuar miliona euro nga komuniteti Ndërkombëtar në Tiranë, që ushqyen OJQ të bënin analiza që fallsifikonin realitetin në bashkë punim me qeverinë Rama.
Gazetarja: Më pëlqente Rama, i dilnin pizhamat nën xhinse kur vinte në punë
Gjatë emisionit Top Show, ku një ndër të ftuarat ka qenë gazetarja Iva Tiço është trajtuar tema e veshjes së politikanëve.
Ndër të tjera gazetarja ka treguar se i ka pëlqyer mjaft mënyra ekstravagante sesi vishej Kryeministri Rama dhe gjithashtu ka zbuluar disa detaje për veshjen e tij që nuk diheshin më parë.
“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër”,-u shpreh Tiço.
Drejt lirimit banda e kokainës, Prokuroria nuk paraqet rekurs
Prokuroria nuk ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë për dosjen e kartelit të kokainës “Xibraka”. Tashmë ka kaluar afati prej 45 ditësh për paraqitjen e rekursit për dosjen “Xibraka” dhe si rezultat dhe banda e kartelit të kokainës ka përfituar uljen e dënimit. Nëntë të pandehurit janë dënuar vetëm për akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.
Në muajin nëntor, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e nëntë të pandehurve për dosjen “Xibraka”, të cilëve iu njoh gjykimi i shkurtuar. Rrjedhimisht, sipas trupës gjyqësore të Apelit, nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar secili nga të pandehurit përfiton një të tretën e uljes së dënimit. Mes të shpallurve fajtorë është edhe Ermal Hoxha, nipi i dikatorit Enver Hoxha, të cilit nga 10 vite burg që vendosi Shkalla e Parë, nga Apeli iu dha dënimi me 6 vjet e 8 muaj burgim.
Për të kërkuarin nga drejtësia Genci Xhixha dhe për Saimir Batkun, Gjykata vendosi 8 vjet e 7 muaj burgim, ndërkohë që për Gentian Gjonajn dhe Klement Dalipin nga 7 vjet e 3 muaj burgim.
Pesë muaj më parë, Shkalla e Parë vendosi 104 vite burgim për të akuzuarit, mes tyre edhe kolumbianët Cezar Avila, i dënuar nga Apeli me 6 vjet e 8 muaj burgim dhe Valter Moreno, i dënuar po nga Apeli me 8 vjet burgim.
Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi njërin prej të dënuarve me burg të “kartelit të kokainës së Xibrakës”. Klemend Dalipi në fund të vitit 2017 ishte dënuar me 7 vite e 3 muaj burg, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit, por pak ditë më parë, ai është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit e ka argumentuar lirimin e tij “për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore”.
Dalipi fillimisht ishte dënuar me 11 vite burg, por Apeli i uli dënimin. Ai ishte arrestuar bashkë me 8 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i tij, Arjan Dalipi. Këta persona u arrestuan në një operacion antidrogë të nisur nga Gjermania, pasi kishin ngritur një laborator kokaine në ‘Xibrakë’ të Elbasanit.
Me bandën e Xibrakës, ka bashkëpunuar edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama. Ish-Kryeministri Berisha e ka akuzuar publikisht disa herë Olsi Ramën se ka kaluar 5 herë jashtë shtetit me makinën e Genci Xhixhës me drogë, ndërsa kryeministri Rama nuk ka reaguar asnjë herë.
Laboratori i përpunimit të kokainës u zbulua më 14 janar të vitit 2015 në fshatin Xibrakë të Elbasanit, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit. Operacioni u krye pas hetimeve të Interpolit bazuar veçanërisht mbi përgjimet e njërit prej të dyshuarve, shtetasit Saimir Batku ju sekuestrua në Tiranë në një mjet xhip 19 kg kokainë e prodhuar në të njëjtin laborator.
Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shkatërruan grupin e trafikut të drogës, duke sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës të zbuluar deri më tani në Shqipëri. Në pranga janë vënë disa persona, numri i të cilëve ende nuk është i qartë, por deri tani janë 8 emra, ku mes tyre është arrestuar në Tiranë kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.
Grupi kriminal i përpunimit të drogës financonte shuma të mëdha parash në fushën e ndërtimit. U sekuestruan nga policia të paktën 121 kilogramë drogë, ku rreth 100 kilogramë është kokainë e përzier, 18 kg kokainë e pastër dhe 3 kilogram kokainë e papërpunuar, si dhe 3-4 ton përzierës.
R.POLISI
Korrupsioni, biznesmeni thirret për dëshmi ndja tre gjyqtarëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet me akuzën e korrupsionit për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit e Durrësit, të cilët vijojnë të qëndrojnë në detyrë pavarësisht kërkesës për pezullimin nga detyra. Organi i akuzës ka thirrur për të dëshmuar biznesmenin e përfshirë në këtë çështje, i cili mendohet se u ka ofruar favore gjyqtarëve në këmbim të një vendimi pro tij.
Pavarësisht refuzimit nga ana e Gjykatës për t’i pezulluar nga detyra tre gjyqtarët e Apelit në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar hetimet ndaj tyre me akuzën e korrupsionit.
Organi i akuzës ka thirrur për të dëshmuar për këtë çështje biznesmenin Naim Sadik, i cili do të japë shpjegime në lidhje me hetimin për korrupsion që po zhvillohet ndaj tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, dyshohet të kenë pranuar favore nga ky biznesmen në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor sipas kërkesës së sipërmarrësit.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve kërkoi dhe pezullimin nga detyra të këtyre gjyqtarëve, por togat e zeza e rrëzuan këtë kërkesë në të dyja shkallët e gjyqësorit. Në këto kushte organi i akuzës i është drejtuar me shkresë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se, gjyqtarët dhe biznesmeni të kenë udhëtuar jashtë vendit dhe parë ndeshjen e futbollit Real Madrid-Barcelona në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.