26.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Raporti: Universitetet shpenzuan më shumë për rroga se për kërkim shkencor

Shtatë universitete publike në vend shpenzuan 87.9 milionë euro, për vitin akademik 2023-2024, ku 70% e tyre shkuan për rroga.

Në një monitorim të organizatës Qëndresa Qytetare për transparencën financiare, janë vendosur në lupë Universiteti i Tiranës, Mjekësisë, Politeknikut, i Elbasanit, Korçës, Durrësit dhe Shkodrës.

Këto shpenzime shkojnë më tepër për personelin, sigurinë dhe mirëmbajtjen e godinave.

“Universiteti Luigj Gurakuqi [Shkodër] alokon 71.8% të shpenzimeve të tij totale vjetore për ‘shpenzimet e personelit‘, një përqindje që mund të konsiderohet e lartë dhe mban rekord për shpenzimet për karburant, ku në një vit ka shpenzuar 113,397 Euro,” thuhet në raportin e Qëndresës Qytetare.

Sipas raportit, Universiteti Politeknik ka kryer shpenzime në vlerë 1,4 milion euro për mjete dhe pajisje teknike, “ku peshën kryesore e zënë investimet në modernizimin e laboratorit të makinave elektrike në vlerën 364 mijë euro, kontratë kjo e lidhur me LIGUS shpk”.

Mirëpo, ky laborator sipas raportit nuk aksesohet nga studentët.

“Shtatë universitete kanë shpenzuar 7.6 milionë Euro për rikonstruksionin e godinave të tyre, ku vetëm UAM [Durrës] për këtë zë ka shpenzuar 4 milionë Euro”, thekson raporti.

Sipas Rigels Xhemollarit, drejtues i Qëndresës Qytetare, një e veçantë e raportit është kostoja për çdo student në universitetet e rretheve që i përafrohet kostos së universitetit të Tiranës.

“Në qoftë se e zbërthejmë koston, na dalin që universitete si Korça, Gjirokastra apo Shkodra, te kenë përkatësisht koston e një studenti më të lartë se Tirana, i cili ka edhe një cilësi më të lartë se këto dhe ofron më shumë cilësi akademike se këto,” thekson Xhemollari.

Nga raporti rezulton se Universiteti i Shkodrës shpenzon 1800 euro për student. Pas tij vjen Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, me 1600 euro shpenzime për student, ndjekur nga Universiteti i Tiranës me 1450, Universiteti Politeknik 1240 dhe i Elbasanit me 1,045.

“Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës është universiteti me shpenzimet më të ulëta për studentë, përkatësisht vetëm 800 Euro/student,” thekson raporti.

Sipas Xhemollarit, kjo kosto vjen për shkak të reduktimit të numrit të studentëve. Ai thekson se 10 nga 12 rrogat e pedagogëve paguhen nga buxheti i shtetit.

“Nëse e zbërthejmë atë 2145 euroshin që paguan Korça për një student, 70% e atyre parave shkojnë vetëm për rroga. Pra, këto universitete tashmë janë kthyer në mekanizma për të paguar pagat e profesorëve të mbetur, këto nuk kanë më potencial që të zhvillojnë laboratorët, të rrisin kapacitetet e universiteteve”,-argumenton Xhemollari.

Nga të gjitha këto shpenzime, sipas raportit shpenzimet për studime dhe kërkime shkencore zënë vetëm 0.17% të shpenzimeve totale të universiteteve të analizuara.

“Universiteti Politeknik dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës kryesojnë me 35,605 Euro dhe 26,450 euro,” thekson raporti.

Mungesa e transparencës nga ana e universiteteve, kryesisht nga Universiteti i Tiranës është një tjetër mangësi e nxjerrë në pah nga raporti.

“Qëndresa Qytetare u rekomandon Universiteteve publike të përditësojnë dhe personalizojnë programet e transparencës, duke respektuar ligjin për të drejtën e informimit, dhe të sigurojnë vendimmarrje financiare të hapur”, thekson raporti.

Dyshime për krim dhe korrupsion, ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut paralajmëron zgjerimin e “listës së zezë”

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e “listës së zezë” edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një deklarate për media pas hapjes së Konferencës së parë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup në bashkëpunim me Byronë për Narkotikët Ndërkombëtarë dhe Zbatimin e Ligjit, Angeler theksoi se lista “është dinamike dhe gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen”.

Ajo nuk specifikoi emra apo afate për përfshirjen e tyre në listë, duke theksuar se kjo është një çështje që vendoset nga Uashingtoni.

“Nuk kam afat kohor sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’iu sigurojë që deri sa flasim ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, tha Ageler të enjten para gazetarëve në Shkup.

Gjatë vitit 2023, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe biznesmenin kundërthënës, Orce Kamçev.

Në listën e zezë amerikane janë edhe ish-drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë.

Lidhur me rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Ageler bëri thirrje që të respektohen.

“Nuk kam detaje konkrete, por do të theksoj se është e rëndësishme që këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes në mënyrë që publiku të marrë përgjigje për pyetjet”, shtoi Ageler./rel

Këshilltarët e Demokratëve Euroatlantikë në bashkinë Vlorë propozojnë ulje tarifash për bizneset dhe profesionistët: Lehtësim për sipërmarrësit dhe rritje e punësimit

Kryetari i këshilltarëve të Demokratëve Euroatlantikë në Bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, në një postim në facebook shprehet se ka depozituar një projekt-vendim për uljen e tarifave vendore për bizneset dhe profesionistët në qytet.

Propozimi i këshilltarëve të demokratëve euroatlantikë përfshin reduktime të ndjeshme për tarifa si pastrimi, ndriçimi dhe zënia e hapësirave publike, me qëllim lehtësimin e barrës financiare për sipërmarrësit lokalë. Gjithashtu, Nika thotë se në propozim është parashikuar që bizneset e prekura nga punimet infrastrukturore të përfitojnë ulje taksash deri në 50%.

Ai theksoi se këto ndryshime do të rrisin punësimin dhe formalizimin e ekonomisë lokale. Ndërsa miratimi i projektit mbetet në duart e shumicës socialiste në Këshillin Bashkiak Vlorë.

Postimi i kryetarit të këshilltarëve të Demokratëve Euroatlantikë në Bashkinë Vlorë, Gjergji Nika:

Të nderuar qytetarë të Vlorës,
Të nderuar biznesmenë dhe sipërmarrës.

Dëshiroj t`Ju informojë se në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, me cilësinë e këshilltarit dhe kryetarit të grupit, depozitova në Bashkinë Vlorë një projekt-vendim për ndryshimin/uljen e tarifave për kategorinë e subjekteve që ofrojnë aktivitete tregtare dhe shërbime profesionale, në juridiksion të Bashkisë Vlorë, dhe konkretisht:

Me VKB nr. 96, datë 07.12.2023, janë miratuar nivelin e taksave dhe tarifave vendore në territorin e Bashkisë Vlorë për vitin 2024. Pas rishkimit të këtij Vendimi, nisur edhe nga takimet me profesionistë të lirë që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë Vlorë, është konceptuar projektivendimi i cili synonn:

1. Tarifa për zënien e hapësirave publike
Pika 7 (Subjektet të cilët hapësirën publike e kanë të mbyllur me tënda apo konstruksion të lehtë).
Për zonat e tjera në qytet që nuk përfshihen në zonat e mësiperme të pikës 7:
• Është 400 lek/m2/muaj
• Të bëhet 200 lek/m2/muaj.

2. Pika C1a – Për subjektet per aktivitete tregtare dhe sherbime (tarifa e pastrimit dhe sherbimeve):
• Me qarkullim deri 20 Milion Lek: është 25.000, të bëhet 10.000 Lek.
• Me qarkullim mbi 20 Milion Lek: është 40.000, të bëhet 25.000 Lek.
• Me qarkullim mbi 100 Milion Lek: është 100.000, të bëhet 120.000 Lek.

3. Pika E – Subjekte që kanë selinë kryesore jashtë territorit të Bashkise Vlorë dhe e ushtrojnë aktivitetin me adresë dytësore në këtë territor.
▪ Tarifa e pastrimit dhe shërbimeve: është 123.000 Lek, të bëhet 40.000 Lek.
▪ Tarifa e ndriçimit: është 18.000 Lek, të bëhet 9.000 Lek.
▪ Tarifa e gjelbërimit: është 9.000 Lek, të bëhet 4.500 Lek.

4. Te gjitha subjektet që preken nga projektet infrastrukturore në Bashkine Vlorë me afat punimesh mbi 60 ditë të bëhet kalkulimi i taksave në vleren 50% të totalit vjetorë.

Duke bërë një analizë juridike dhe financiare, i kam kërkuar Këshillit Bashkiak Vlorë, që të miratojë ndryshimin e tarifave për kategorinë e subjekteve që ofrojnë shërbime profesionale, të përcaktuar të tillë në nenin 4 të VKM-së Nr. 753, datë 20.12.2023 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” dhe që e kanë selinë kryesore jashtë territorit të Bashkisë Vlorë.

Ky ndryshim është në koherencë të plotë me Vendimin nr. 52, datë 27.06.2024, të Gjykatës Kushtetuese dhe do të kontribuojë në rritjen e prezencës së profesionistëve në qytetin tonë, rritjen e punësimit të profesionistëve të rinjë vlonjat që do punësohen në këto biznese, uljen e evazioni dhe rritjen e të ardhurave, sepse profesionistët e lirë do të regjistrojnë selinë e tyre dytësore në Vlorë.

Mbetet në vullnetin e shumicës socialiste në Këshillin Bashkiak Vlorë që të miratojë ndryshimet e propozuara, në mënyrë të ti japim frymëmarrje bashkëqytetarëve tanë.

Ju faleminderit.

BIRN: Qindra protestues kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e 14-vjeçarit

Duke tërhequr këmbët zvarrë, si të ngarkuar me një barrë të rëndë, qindra qytetarë, prindër, të rinj e nxënës shkolle marshuan të enjten nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit. Marshimi i heshtur i ngjante një kortezhi mortor, ndërsa protestuesit e përlotur mbanin në duar karafilë të bardhë dhe pankarta.

Protesta nisi në rrugën ku u vra 14-vjeçari Martin Cani dhe vijoi përmes qytetit deri para dyerve të Ministrisë së Arsimit, e cila ishte e rrethuar me punonjës policie.

Para ministrisë, organizatorët shënuan derën me bojë të kuqe, ndërsa kërkuan që institucionet të merrnin përgjegjësi.

“Duhet dikujt t’i pështiroset vetja e të japë dorëheqjen,” tha një i ri që u prezantua si gjimanzist nga Lezha. Në kor, protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Martin Cani humbi jetën në moshën 14-vjeçare të hënën, pasi u godit me thikë nga një tjetër nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe një tjetër adoleshent. Ngjarja shënoi tronditje dhe revoltë, ndërsa riktheu vëmendjen tek nevoja për siguri në shkolla.

“Unë kam një vëlla në gjimnaz e sot jam e tmerruar, sepse kam frikë se vëllai im nuk do të vijë i gjallë në shtëpi. Të flasim për cilësi arsimi sot ne na duket luks, në momentin që nuk jemi të sigurtë në shkolla dhe në rrugë,” tha Sidorela Vatnikaj, aktiviste dhe qytetare e Tiranës.

“Familjet shqiptare ndihen tmerrësisht të rrezikuar për fëmijët e tyre, por ministrja duket sikur donte të hiqte përgjegjësinë për ngjarjen që ndodhi. Ajo do duhet të zgjedhë moralin dhe të kuptojë se arsimi po vdes, dhe bashkë me të edhe kombi,” tha një qytetare, e cila iu bashkua protestës.

Qytetarja shtoi se përgjegjësia bie mbi institucionet dhe drejtuesit, të cilët nuk I japin mbështetjen e duhur si fëmijëve, ashtu edhe prindërve të cilët kanë vështirësi ekononike për t’i rritur.

“Familjet tona nuk kanë kohë të merren me fëmijët e tyre, sepse punojnë tërë ditën për të siguruar bukën e gojës, të shtyjnë muajin”, tha ajo.

Edhe Migen Qiraxhi, aktivist i organizatës Qëndresa Qytetare u shpreh se duhet një reagim i menjëhershëm, pasi siguria e jetës nuk pret. Ai akuzoi institucionet e arsimit se po kthehen në vatra që i shërbejnë qëllimeve elektorale të partive.

“Presim që prindërit të ndërgjegjësohen, sepse siguria e fëmijëve nuk pret. Kemi ardhur shumë vonë sot këtu. Të gjitha këto probleme që ne ndodhemi sot këtu ne i kemi ditur”, tha Qiraxhi.

“Shkolla duhet të edukojë fëmijët përpara se të kthehen në vatra votash dhe punësimesh”, përfundoi Qiraxhi.

Një zonjë loton teksa mban në duar pankartën me foton e Martin Canit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Qindra protestues kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit në shkoll♪7n “Fan Noli”.

“Para se të bëhej mbret, 18 shqiptarë i shkuan në kështjellë”- Kush e këshilloi Princ Vidin që të mos e pranojë fronin në Shqipëri! Kërkesa më 21 shkurt 1914

XHEZAIR ZAGANJORI/ Diku nga fundi i prillit të vitit të largët 1997, kur ende ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani, takoja në një pritje në Bonn zotin Heinz Schwarz, ish-deputet i Bundestagut dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme në Gjermani, i cili po në fillim të atij viti ishte zgjedhur edhe kryetar i Rrethit Kulturor Gjermani-Shqipëri.

Së bashku me të ishte edhe Princi Friedrich Wilhelm i Neuwiedit, në atë kohë rreth moshës 65-vjeçare, i cili ishte trashëgimtari në vijë të drejtë i Princit Wilhelm Wied (Princ Vidit) që drejtoi për gjashtë muaj shtetin e ri shqiptar në vitin 1914. E kisha takuar edhe herë të tjera. Merrej kryesisht me biznes dhe me menaxhimin e kështjellës së familjes Wied, aty ku edhe jetonte. Qyteza Neuwied ndodhet buzë lumit Rin (Rhein), diku rreth 50 kilometër në jug të Bonn-it dhe krejt pranë qytetit tjetër gjerman Koblenz.

Duke biseduar mbi situatën e rëndë të asaj kohe në Shqipëri, Princit Fridrich Wilhelm i lindi ideja të bënte diçka sado simbolike për vendin tonë. Ai mendonte të organizonte një aktivitet të zgjeruar mbi Shqipërinë në kështjellën e tij, i cili duhej të shërbente për t’i paraqitur publikut gjerman një realitet tjetër mbi vendin tonë, larg dhunës, plaçkitjes së depove të armatimit, vrasjeve dhe shkatërrimeve pa fund, nga jugu në veri.

princ vidi

Shpejt ramë dakord që aktiviteti më i mirë do të ishte organizimi i një koncerti me muzikë klasike, luajtur nga studentët e talentuar shqiptarë që studionin në Shkollën e Lartë të Muzikës në Essen të Gjermanisë. Menjëherë këtij projekti iu bashkua edhe zoti Peter Reuschenbach, ish-deputet gjerman dhe ish Konsull Nderi për Shqipërinë në Landin Nordrhein-Westfalen, i cili ndër të tjera kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ardhjen, sistemimin dhe regjistrimin në universitet të studentëve shqiptarë të muzikës. Koncerti u realizua në kështjellën Neuwied më 2 korrik 1997 dhe pati shumë sukses.

Përveç pjesëmarrjes së gjerë të publikut gjerman, ai u pasqyrua edhe në shtypin dhe stacionet televizive rajonale. Për më tepër, të ardhurat që u siguruan nga ky koncert iu dërguan si ndihmë Spitalit të Fëmijëve të qytetit të Vlorës, qytet që ishte prekur më shumë nga pasojat negative të dhunës e shkatërrimeve të pranverës së vitit 1997. Nga dokumentet që kam edhe tani për këtë aktivitet të zhvilluar vite më parë, të bën përshtypje veçanërisht materiali në formën e fletëpalosjes që vetë familja Wied, duke pasur si burim kryesor arkivën e saj, kishte përgatitur për pjesëmarrësit në koncert, për të treguar lidhjen me Shqipërinë. Materiali është shumë interesant, pasi ka mjaft të dhëna të panjohura më parë. Ndaj, me rastin e 110-vjetorit të kësaj ngjarjeje, vendosa ta përkthej e botoj si informacion për publikun e gjerë:

KONCERT BAMIRËSIE ME ARTISTË SHQIPTARE, NEUWIED, 2 KORRIK 1997, ORA 20.00

Në këtë sallë të Kështjellës Neuwied, në të cilën sonte, më datë 2 korrik 1997 do të japin koncert artistë shqiptarë, 83 vite më parë, me 21 shkurt 1914, u organizua një banket i madh, shoqëruar me nderime ushtarake dhe me muzikë të përzgjedhur nga kompozitorët e mirënjohur Wagner dhe Cajkovski. Një orë para këtij banketi kishte mbërritur në Neuwied një delegacion me 18 shqiptarë që përfaqësonin krahina të ndryshme të Shqipërisë, të cilët do t’i ofronin fronin e vendit të tyre Princit Wilhelm të Wiedit. Princi e pranoi këtë ftesë, duke u bërë kështu Princi i Shqipërisë. Por, pas 180 ditësh, çdo gjë mori fund. Pyetja që lind është se kemi të bëjmë thjesht me disa ëndërrimtarë që kishin ardhur deri këtu për të bërë një aventurier si kryetar të shtetit të tyre?

Në Kështjellën tonë diheshin mirë zhvillimet diplomatike dhe ballafaqimet ushtarake në Ballkan. Pas betejës së përgjakshme të Fushë Kosovës të vitit 1389, turqit fitimtarë u përhapen shpejt në pjesën më të madhe të Ballkanit, duke përfshirë në Perandorinë e tyre edhe Shqipërinë. Pavarësia e Shqipërisë në vitet 1444-1468 nën udhëheqjen e Skënderbeut mbeti vetëm një episod. Megjithatë, flamuri i tij me shqiponjën dykrenare e bë sërish në vitin 1912 (dhe vazhdon të jetë edhe tani) flamuri i Shqipërisë. Më pas, Shqipëria dhe shtetet e tjera të Ballkanit, për shekuj me radhë ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Gjatë kësaj periudhe, vendi mbeti tërësisht i pazhvilluar.

Kur gjatë sundimit të Pjetrit të Madh (1672-1725) Rusia filloi të zgjerohej, Perandoria Osmane u detyrua të tkurrej. Këto zhvillime do të preknin edhe Ballkanin, në të cilin, popujt po kërkonin tashmë krijimin e shteteve të tyre kombëtare. Në këto kushte filluan edhe mosmarrëveshjet mes Fuqive të Mëdha të kohës, veçanërisht mes Rusisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë, lidhur me ndikimin e tyre në Ballkan. Në shkurt të vitit 1912, në Luftën e Parë Ballkanike, shtetet Serbi, Mal i Zi, Bullgari dhe Greqi i rrëmbyen Perandorisë Osmane pjesën më të madhe të Ballkanit, mes të cilave edhe toka nga Shqipëria. Mosmarrëveshjet për ndarjen e plaçkës së luftës nxiten në vitin 1913 Luftën e Dytë Ballkanike: Bullgaria kundër Serbisë, e cila mbështetej nga Greqia, Rumania dhe Turqia. Shqipëria u copëtua tërësisht: Serbia mori Shqipërinë e Mesme, Mali i Zi pushtoi veriun, ndërsa Greqia pushtoi jugun. Në këto kushte, Austro-Hungaria ishte për krijimin sa më parë të një shteti të pavarur shqiptar, ndërsa Rusia dhe Serbia ishin kundër.

Sipas të dhënave të vitit 1919, Shqipëria e atëhershme me një sipërfaqe të përafërt sa ajo e Belgjikës, kishte një popullsi me rreth 1 milion e 200 mijë banorë, prej të cilëve rreth 700 mijë ishin myslimanë të vendosur kryesisht në Shqipërinë e Mesme, rreth 300 mijë ishin ortodoksë të vendosur në jug të vendit, si dhe rreth 200 mijë ishin katolikë, të vendosur në veri. Rreth 1 milion shqiptarë të tjerë gjendeshin gjithashtu në vendet e tjera ballkanike përreth, veçanërisht në Serbi, të cilët jetonin kryesisht në Kosovë.

Lëvizja kombëtare shqiptare kishte në fillimet e saj pak përkrahje, pasi popullsia ishte e ndarë në tri besime fetare dhe shumica myslimane anonte më shumë në ruajtjen e marrëdhënieve me Perandorinë Osmane, për sa i përket kuptimit islamik të rolit dhe detyrave të shtetit në një shoqëri multietnike. Por, meqë Turqia nuk mundi ta garantonte këtë formë shtetërore që kërkonte shtresa më e lartë e popullsisë së islamizuar shqiptare dhe duke pasur parasysh rrezikun e madh të copëtimit të territoreve shqiptare nga shtetet fqinje, më 28 Nëntor 1912 u organizua në qytetin bregdetar të Vlorës një Kuvend Kombëtar me përfaqësues kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe e Jugut, i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Njëkohësisht u krijua edhe një Qeveri e Përkohshme.

Për të parandaluar që mosmarrëveshjet për Ballkanin, e veçanërisht për Shqipërinë, të bëheshin shkak për shpërthimin e një lufte të re në Europë, gjë që mund të prishte edhe dy aleancat kryesore të Kontinentit, Antantën, me Francën, Rusinë dhe Anglinë nga njëra anë dhe aleancën dypalëshe të Gjermanisë me Austro-Hungarinë nga ana tjetër, gjashtë Fuqitë e Mëdha, Austro-Hungari, Itali, Rusi, Francë, Gjermani e Angli, ranë dakord të organizohej Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila i filloi punimet më 3 dhjetor 1912. U quajt e tillë, pasi pesë Fuqitë Europiane do të përfaqësoheshin në këtë Konferencë nga ambasadorët e tyre në Londër, ndërsa Anglia do të dërgonte aty ministrin e saj të Jashtëm, Eduard Grei, i cili do të drejtonte gjithashtu edhe punimet e saj. Me vendimin e 29 korrikut 1913, kjo Konferencë do të konfirmonte pavarësinë e Shqipërisë, duke i siguruar kështu njohjen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në këtë vendim thuhet shprehimisht se “Shqipëria do të jetë një Principatë e pavarur dhe e trashëgueshme, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do të zgjidhet nga gjashtë Fuqitë”. Kontrolli i administratës civile dhe financiare do të bëhej për një periudhë 10-vjeçare nga një Komision Ndërkombëtar me përfaqësues nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, si dhe të një shtetasi shqiptar. Për të siguruar rendin publik do të krijohej një xhandarmëri nën kujdesin dhe komandën e oficerëve holandezë.

Mbi këtë bazë filloi kërkimi për gjetjen e Princit për Fronin e Shqipërisë. Shpejt u bënë 19 kandidatë, por mes tyre nuk ishte në fillim emri i Princ Wiedit. Kur kishte nisur tashmë ky proces i përzgjedhjes, Austro–Hungaria dhe Italia, si dy Fuqitë që kërkonin të kishin ndikim sa më të madh në Shqipëri, ranë parimisht dakord që Princi i ardhshëm i Shqipërisë, për të qenë sa më i paanshëm, të mos ishte i një prej tri besimeve kryesore që mbisundonin në Shqipëri, pra të mos ishte mysliman, ortodoks apo katolik, por të ishte i besimit protestant. Dhe kështu u zgjodh dhe u propozua zyrtarisht edhe Princi Wilhelm i Wiedit. Me sa duket, kjo kandidaturë iu propozua fillimisht Austro-Hungarisë nga Rumania. Mbretëresha e Rumanisë, Elisabeth von Wied e njohur si shkrimtare me pseudonimin Carmen Sylva, e kishte origjinën e saj nga familja Wied. Ajo ishte tezja e Princit Wilhelm Wied. Nga ana tjetër, kontributi mjaft pozitiv që një tjetër gjerman, Princi Karl von Hohenzollern-Sigmaringen, bashkëshorti i Elizabeth von Wied, kishte dhënë prej disa dekadash (1866-1914) në krijimin dhe zhvillimin e shtetit rumun, duke u bërë edhe Mbreti i saj i njohur si Mbreti Karol i Parë, e bënin Princin Wilhelm Wied kandidat mjaft të favorshëm për fronin shqiptar. Këtu duhet shtuar edhe fakti se Fuqitë e Adriatikut, Italia dhe Austro-Hungaria nuk dëshironin në asnjë mënyrë që kandidati për fronin e Shqipërisë të vinte nga Franca apo Rusia, të cilat ishin anëtare të Bllokut të Antantës.

Ato donin shumë që kandidati të ishte gjerman, pasi Gjermania si Fuqi e Madhe, krahasuar me Fuqitë e tjera, në këtë periudhë ishte shumë më pak e interesuar për çështjet ballkanike. Pikërisht, për të gjithë këto arsye, kandidati gjerman, Princi Wilhelm Wied, u votua unanimisht i pari nga të gjashtë Fuqitë. Megjithatë, sundimi i Princit Wilhelm në Shqipëri zgjati vetëm gjashtë muaj, nga 7 marsi 1914, dita kur mbërriti në Durrës, deri më 3 shtator 1914, dita kur ai ishte i detyruar ta linte këtë vend. Sidoqoftë, ai kurrë nuk hoqi dorë nga detyra e dhënë, pavarësisht se largimi i tij ishte pa rikthim. Përse ndodhi diçka e tillë? Princi Wilhelm Wied ishte oficer nga profesioni dhe pas mbarimit të studimeve shërbeu që në fillim në Gardën e Perandorit (Kaizerit) gjerman. Për shkak të specializimit, pas tri vitesh ai mori titullin e lartë të Mjeshtrit Kalorsiak, duke u bërë njëkohësisht edhe Komandant i Regjimentit të 3-të të Gardës Mbretërore. Pra, arsimimi i tij nuk kishte të bënte me çështjet ekonomike, me çështjet e të drejtës shtetërore apo me lojërat e diplomacisë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ai nuk e njihte mirë Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Ndaj ai duhej të ishte këshilluar më mirë rreth këtyre çështjeve. Në këtë drejtim atij iu dha shumë pak informacion. Fuqitë e Mëdha i propozuan të mbante kontakte me Kuvendin Kombëtar Shqiptar, por ato nuk ndërmorën më pas asnjë hap konkret për ta ndihmuar, pasi ishin të angazhuara në luftë me njëra-tjetrën, duke pasur si objektiv primar mbrojtjen e interesave të tyre si Fuqi. Edhe paratë e premtuara nuk iu dhanë.

Nga ana tjetër, Italia qartësisht intrigonte vazhdimisht kundër Princ Wiedit. Gjermania kishte deklaruar që në fillim se do të qëndronte krejtësisht indiferente në çështjen shqiptare. Më 24 gusht 1913, Princ Wied do të shkruante se Kaizeri gjerman Wilhelmi i II i kishte thënë hapur se,” Nëse e pranon ofertën, në asnjë mënyrë nuk duhet të më ngatërrosh mua në marrëzinë apo absurditetin me Shqipërinë…”. Dy muaj më vonë, më 10 nëntor 1913, Princ Wied do të shkruante sërish se: “Kancelari (Kryeministri) i Rajhut gjerman (Theobald von Bethmann Hollweg) nuk ua kishte fshehur diplomatëve të huaj në Berlin faktin se ai më kishte këshilluar mua të mos e pranoja Fronin e Princit në Shqipëri..”. Këtë qëndrim do ta përforconte Gjermania edhe gjatë gjithë vitit 1914. Dhe ajo që i vuri kapakun kësaj çështjeje ishte kryengritja e shqiptarëve myslimane të Shqipërisë së Mesme, të cilët kërkonin rikthimin e vendit nën sundimin turk. Kryengritja ia arriti qëllimit. Princ Wied nuk mundi ta përballonte, por u detyrua ta linte Shqipërinë më 3 shtator 1914, një muaj pasi kishte shpërthyer edhe Lufta e Parë Botërore.

Vëllai më i madh i Princ Wiedit, Frederiku, do të shkruante më 9 qershor 1914 gjatë kryengritjes që tashmë kishte shpërthyer në Shqipëri, që, “Ne e kemi diskutuar shpesh me njëri-tjetrin në familje se duke pasur parasysh ndjenjat dhe sjelljen fisnike të Wilit (Princ Wiedit – shën. ynë), ai do të ishte krejtësisht i pafuqishëm të përballonte situata të tilla”…. Edhe të afërmit e gruas së Princ Wiedit, Princeshës Sophie te Schonburg-Waldenburgut, ishin që të gjithë kundër vajtjes së Wilhelmit në Shqipëri. Por vetë Princesha Sophie me shumë gjasa e këshilloi, e ndoshta edhe e nxiti shumë burrin e saj ta pranonte këtë sfidë. Vetë Princi Wilhelm (Wied) ishte për një kohë të gjatë shumë në mëdyshje për ta pranuar apo jo ofertën për të marrë Fronin e Shqipërisë. Në një letër të datës 20 maj 1913 që ai i dërgonte vëllait të tij, Viktor, vinte në dukje se nga të gjitha anët njerëzit kishin filluar të talleshin me atë për shkak të kandidaturës për Fronin Shqiptar.

Edhe vetë ai tallej, sepse ende nuk dinte asgjë konkrete rreth kësaj çështjeje. Në ditarin e tij të vitit 1917, ai do të shkruante se, “Vetëm pas lutjeve e nxitjeve të shumta nga dy Fuqitë e Mëdha më të interesuara për çështjen shqiptare, Austro-Hungarisë dhe Italisë, pas krijimit të besimit të plotë ndaj garancive dhe premtimeve të të gjashtë Fuqive që morën pjesë në Konferencën e Londrës dhe me shpresën dhe dëshirën për të kontribuar në qetësimin e situatës në Ballkan e në veçanti në shtetin e ri shqiptar të sapokrijuar, më në fund, në fillim të dhjetorit 1913, pasi vendosa disa kushte, shpreha gatishmërinë për të marrë Fronin”. Deri në këtë kohë “isha i vendosur për të mos e pranuar ofertën”. Më 2 dhjetor 1913, ai do të shkruante: “Fritc (vëllai i tij më i madh) vazhdon të tundë kokën si shenjë mospajtimi, ndërsa Paulina (gruaja e tij) është krejtësisht kundër. Por tani që më në fund unë e mora vendimin, ndjehem krejtësisht i lehtësuar, pavarësisht se e kam të vështirë kur mendoj ndarjen e gjatë me të afërmit….”.

Prici Wilhelm Wied mori mjaft këshilla edhe nga vëllai i tij Viktor, i cili ishte në këtë kohë Sekretar i parë i Ambasadës Gjermane në Oslo (Kristiania) të Norvegjisë. Ky diplomat me shumë përvojë i formuloi 10 pika apo kërkesa që duhej të plotësoheshin para se ai të jepte përfundimisht pëlqimin për Fronin e Shqipërisë. Në vitet në vijim, Princ Wilhelm Wied do t’i kishte parasysh gjithnjë këshillat e vëllait të tij diplomat, megjithatë ai do të theksonte më vonë se, “në asnjë mënyrë apo rrethanë nuk do të përpiqej asnjëherë të pranonte këshillën e tij për të hequr dorë në mënyrë të njëanshme nga Froni Shqiptar”. Kështu do të shkruante ai edhe në librin “Përshtypje mbi Shqipërinë”, që botoi në vitin 1917. Në këtë kohë kishin kaluar vetëm tre vjet prej largimit të tij nga Shqipëria dhe ndodhej si oficer gjerman në frontin e luftës në Rusi. Kjo tregon se ai, pasi kishte vendosur të ishte në dispozicion të shqiptarëve në detyrën e Princit, ishte shumë i vendosur t’i qëndronte këtij betimi edhe pas largimit të imponuar nga Shqipëria. Disa prej shokëve të tij të asaj periudhe janë shprehur me shumë kritika, e biles edhe me ligësi, për rolin e Princ Wiedit në trazirat shqiptare.

Është theksuar gjithashtu se edhe kushtet e rrethanat politike e personale për realizimin e një angazhimi të tillë ishin krejt të papërshtatshme. Por, për një vlerësim të drejtë të këtij angazhimi, duhet pasur mirë parasysh fakti i rëndësishëm se ai nuk u detyrua forcërisht për ta marrë këtë detyrë… Një vlerësim i drejtë i rolit të tij duhet të ketë parasysh gjithashtu se gjashtë Fuqitë e Mëdha të angazhuara në këtë çështje nuk e mbajtën fjalën për mbështetjen që i kishin premtuar… Ato nuk mundën të kapërcenin kontradiktën e madhe të kësaj periudhe ndërmjet sistemit të përbashkët të angazhimit për garantimin e paqes në Europë në kuadër të të ashtuquajturit “Koncert Europian”, me sistemin tjetër të shfaqur hapur me fillimin e Luftës së Parë Botërore në gusht 1914, ku pikërisht të njëjtat fuqi u ndanë në dy blloqe të kundërt, në Bllokun e Antantës dhe në atë të Aleancës Dypalëshe. Në këtë vorbull u detyruan të përfshihen edhe Shqipëria dhe Princi i saj. Në këto kushte, nuk do të ishte e drejtë që Princit Wilhelm Wied t’i vihej njolla e dështimit të misionit të tij në Shqipëri.

Të gjithë faktet tregojnë qartësisht se Princi Wilhelm Wied ishte një njeri me integritet dhe me karakter kalorsiak (fisnik). Në letrën që ai i dërgonte më 22 dhjetor 1916 zotit Zimmermann, Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme gjermane, thekson me forcë se ai ka pasur gjithnjë parasysh premtimin e dhënë për të punuar për të mirën e Shqipërisë, e më pas të kthehej sërish në atdhe. Ai nuk dëshironte kurrë të futej në kategorinë e atyre princërve që nuk e mbajnë fjalën e dhënë. Ai ishte kundër mendimit të shfaqur nga ish Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Jagow, i cili kishte vënë në dukje se premtime të tilla janë të zakonshme kur dikush niset të bëjë diçka… Në të kundërt, ai kujtonte babain e tij që kur kalonte me fëmijët në portën qendrore të Kështjellës Neuwied, mbi të cilën ndodhet stema e familjes e lyer me ar, thoshte shpesh “Të keni mirë parasysh gjithnjë fjalët e saj”, ku në gjuhën romake shkruhej “Fidelitate et Veritate” (Me Besnikëri dhe Vërtetësi).

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit! E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Shumica e partive politike të serbëve në Kosovë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit.

 

Por, tani për tani, mbetet e paqartë nëse Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – po përgatitet gjithashtu për atë proces.

Me nismën e saj, pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe më pas i bojkotuan zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç.

Kjo parti, e vetmja në Kosovë që gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do të marrë pjesë në zgjedhje.

Por, më 19 nëntor, përmes një njoftimi të shkurtër për media, ajo deklaroi se ka mbajtur një takim, ku është diskutuar për, siç tha, “gjendjen politike dhe të sigurisë, si dhe për aktivitetet e ardhshme”.

Paraprakisht, zyrtarë të Listës Serbe u takuan me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç, në Rashkë të Serbisë.

Siç u bë e ditur më vonë, në atë takim u diskutua për “situatën e vështirë politike dhe të sigurisë” në Kosovë dhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

REL-i pyeti edhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nëse këtë herë do të ofrojë mbështetje për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës edhe për partitë e tjera politike serbe, por nuk mori përgjigje.

Deri më tash, asnjë parti politike serbe nuk aplikoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë në KQZ është deri më 24 dhjetor, 2024.

Kush merr pjesë në zgjedhje?

Nenad Rashiç, lider i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, thotë për Radion Evropa e Lirë se subjekti që ai drejton, është duke finalizuar listën me kandidatët për deputetë.

Ai vlerëson se ka ardhur koha që serbët ta përfaqësojnë vetveten në institucionet e Kosovës.

“Nëse jeni politikan, nëse keni parti, natyrisht që nga ju pritet të merrni pjesë në zgjedhje në çfarëdo rrethanash. Dhe, ka pasur rrethana edhe më të këqija se këto aktuale”, thotë Rashiç, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Millija Bishevac nga Lëvizja Popullore Serbe thekson, gjithashtu, rëndësinë e krijimit dhe zhvillimit të “politikës autoktone” për t’i mbrojtur interesat e komunitetit serb në Kosovë.

Ai thotë se qëllimi i partisë së tij, që nga formimi i saj vitin e kaluar, ishte të merrte pjesë në procesin zgjedhor.

“Kjo gjendje sigurie është gjithmonë e paparashikueshme. Ne kemi vendosur që të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, si parti e pavarur, si Lëvizja Popullore Serbe. Shpresoj vetëm që të ketë qetësi, në mënyrë që zgjedhjet të mund të mbahen”, thotë Bishevac.

Në dy vjetët e fundit, veriu i Kosovës u përshkua me tensione të larta, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë aktuale për ta shtrirë autoritetin në atë pjesë, ku popullata shumicë është serbe.

Disa nga veprimet e ndërmarra në këtë drejtim ishin: mbyllja e institucioneve paralele serbe, heqja nga përdorimi e dinarit serb, si dhe zëvendësimi i targave serbe me targa të Kosovës.

Të gjitha këto u kundërshtuan fuqishëm nga popullata lokale.

Nga Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jabllanoviçit thonë se kanë vendosur në parim për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Orientimi ynë është që të shkojmë në këto zgjedhje. Por, duhet të shohim në ditët në vijim se si do të organizohen ato – para së gjithash në veri të Kosovës. Jam i bindur se do të dalim, sepse nuk e shoh se cila është alternativa”, thotë Jabllanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Lepoasaviç, Zubin Potok dhe Zveçan – në prill të vitit 2023, partia e Jabllanoviçit u tërhoq nga gara tri ditë para zgjedhjeve, duke i ftuar edhe mbështetësit e saj që t’i bojkotojnë ato.

Atëkohë, zgjedhjet i bojkotuan edhe subjektet tjera politike serbe, përfshirë Listën Serbe.

Për rrjedhojë, pushtetin në katër komunat në veri e morën kryetarët shqiptarë.

Udhëheqësi i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviç, thotë se është ende herët për të vendosur rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Por, shton ai, në rast se partia e tij vendos në favor të pjesëmarrjes, atëherë do të shkojë në zgjedhje në mënyrë të pavarur.

Për mbështetjen e Beogradit

Lista Serbe, që nga themelimi në vitin 2013, si dhe pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014, është partia e vetme e serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar.

Bishevac thotë se Beogradi, deri më tani, e ka konsideruar vetëm Listën Serbe si përfaqësuese relevante të serbëve në Kosovë – gjë që, sipas tij, “nuk është absolutisht e vërtetë”.

Ai shton se si “pasojë” e mbështetjes absolute nga Beogradi, zyrtarët e Listës Serbe janë pothuajse në të gjitha pozitat drejtuese në institucionet e Serbisë në Kosovë – që nga autoritetet e Kosovës konsiderohen si jolegale – dhe i përdorin ato “për ta shantazhuar” elektoratin.

“U thonë njerëzve se do të kenë paga vetëm nëse ata fitojnë. Është një instrument i fortë për shantazh, por, përmes bisedave me qytetarë, e kemi parë se edhe ata e kuptojnë se një politikë e tillë është e keqe”, thotë Bishevac.

Ai shton se qëllimi i Lëvizjes Popullore Serbe është të mbledhë njerëz nga populli, që jetojnë në Kosovë dhe që do të mund t’i shprehin publikisht dhe lirisht pikëpamjet apo shqetësimet e tyre.

“Ta kemi politikën tonë zyrtare autoktone të Kosovës dhe Metohisë. Deri më tani nuk kemi hasur në mirëkuptimin e askujt nga Beogradi, por shpresoj që edhe ata të kuptojnë se si është situata, të ulen në tavolinë dhe të bisedojnë me të gjithë serbët dhe të mos favorizojnë një opsion”, thotë Bishevac.

Rashiç nuk beson se Beogradi zyrtar do ta ndryshojë qasjen kur bëhet fjalë për mbështetjen e Listës Serbe.

Ai pret që Lista Serbe të vazhdojë “t’i përdorë edhe më tej, në mënyrë brutale, të gjithë mekanizmat që i ka Serbia në Kosovë”.

Si shembull, ai përmend se individë të caktuar tashmë janë “sanksionuar”, për shkak se kanë shfrytëzuar ndihmën nga ministria që ai drejton.

“Për herë të parë më ndodhi që pesë prej tyre refuzuan ndihmën për ndërtimin e shtëpive. Ata thanë: ‘Nuk guxojmë të marrim asgjë nga ju, sepse do të na heqin ndihmën sociale, pagat’. Për mua do të ishte një befasi e këndshme të shihja që Beogradi ndryshon qasje, por nuk besoj se do të ndodhë”, thotë Rashiç.

Ai shton se gara kundër Listës Serbe në zgjedhje, nuk ka qenë asnjëherë e drejtë dhe e barabartë, për shkak të mbështetjes së Beogradit.

“Por, nëse e duam sadopak Kosovën, duhet t’i rezistojmë Listës Serbe, sa më mirë që mundemi dhe dimë”, shprehet Rashiç.

Megjithatë, Jabllanoviç thotë se “mbetet të shihet” nëse Lista Serbe do të jetë opsioni i vetëm politik që do ta ketë këtë herë mbështetjen e Beogradit.

“Mendoj se të gjitha opsionet politike serbe, me përjashtim të Nenad Rashiçit, janë kualifikuar për të marrë mbështetje nga Beogradi, sepse ne nuk bëjmë asgjë kundër interesave të popullit serb dhe shtetit të Serbisë. Por, ne nuk pajtohemi me disa metoda dhe politika të Listës Serbe”, thotë Jabllanoviç.

Ai beson se, në ditët në vijim, do të dihet më shumë lidhur me çështjen e mbështetjes nga Beogradi dhe shton se është e pakuptimtë të merret pjesë në zgjedhje dhe më pas të bojkotohet puna e institucioneve të Kosovës.

“Serbët që vendosin të marrin pjesë në këto zgjedhje, duhet të jenë të gatshëm të marrin pjesë edhe në punën e institucioneve dhe zëri i tyre të dëgjohet atje”, thotë Jabllanoviç.

Me Kushtetutën e Kosovës, pjesëtarëve të komunitetit serb u garantohen dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Aktualisht, nëntë ulëse të Kuvendit i përkasin Listës Serbe. Deputeti i dhjetë vepron si i pavarur, por është ende deputet i Grupit parlamentar “Lista Serbe”.

Këta deputetë morën zyrtarisht mandatin në mes të nëntorit të vitit 2022, dhjetë ditë pasi paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje, në kuadër të tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e targave serbe.

Ata nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit për shkak të “veprimit strategjik”, siç e cilësuan më herët bojkotimin e institucioneve të Kosovës, por paraqiten një herë në gjashtë muaj për të mos i humbur mandatet./REL

Rodri: Ronaldo nuk e ka talentin e Mesit, Leo është vdekjeprurës në çdo cep të fushës

Rodri, fituesi i “Topit të Artë”, foli për programin El Hormiguero të Pablo Motos ku u ndal pikërisht te trofeu i lavdishëm dhe tek dyshja Mesi-Ronaldo.

 

“Spanja ka përjetuar një nga ngjarjet më të mirat. Momente të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, jo vetëm me ekipin kombëtar”.

Më pas Rodri shprehu mendimin e tij për Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Pa hezituar ai e cilësoi argjentinasin, si më të mirin në histori.

“Mesi është më i miri, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Kristiano i ka bazuar sukseset e tij tek puna, por nuk e ka talentin e lindur që ka Leo. Për ne lojtarët, përballja me ta ishte një përvojë zbuluese. “Pleshti” ishte vdekjeprurës kudo në fushë. Gjithçka që duhej të bënte ishte të prekte topin për të ditur se diçka do të ndodhte. Ky është ndryshimi që e bën atë unik”, deklaroi ai.

Grabitja e miliona eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

GJKKO ka dënuar me 18 vite burg Talo Çelën për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 Prill 2019.

 

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën, ndërsa GJKKO, ka marrë vendimin për dënimin me 18 vite.

Aktualisht Talo Çela ndodhet në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe gjykimi për të u bë në mungesë dhe i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Njofitmi i GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale nr. 136, datë
19.12.2019, në ngarkim të të pandehurve Talo Çela, etj…”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 69, datë 21.11.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Talo Jonuz Çela, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 140 dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Talo Jonuz Çela, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 278/1 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) dhe në lidhje me nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Talo Jonuz Çela, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Talo Jonuz Çela, dënohet me një dënim të vetëm prej 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

5. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Talo Jonuz Çela, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

6. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara të mbeten në ruajtje për efekt të procedimit penal të ndarë me nr. 136/1, të vitit 2020.

7. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme ka dënuar në Tetor 2023 me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite.

ROLI I TALO ÇELËS NË GRABITJE

Talo Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me qëllim që të futej lehtësisht në pistën e Rinasit, ku ndodhi edhe grabitja.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe vëllezërit Viktor dhe Besimir Haxhia, ku njëri prej tyre, konkretisht Viktori dyshohet se mori pjesë në modifikimin e furgonit.

GRABITJA

Ishte data 9 prill e vitit 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, u tha se mbeti i vrarë “koka” e grupit, Admir Murataj.

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë arrestuar më 19 mars, vetëm 1 vit pas grabitjes spektakolare të aeroportit të Rinasit. Për kapjen e Klement Çalës, Policia vuri 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për të. Atyre iu sekuestrua edhe pasuria, apartamente e troje.

Për grabitjen, Prokuroria mundi të siguronte dëshminë e njërit prej të arrestuarve, i cili në fakt nuk u favorizua në masën e dënimit që u dha për të, duke e lënë në të njëjtën masë si gjithë pjesën tjetër të grupit.

Alkond Bengasi pranoi të rrëfente për grabitjen dhe personat e përfshirë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit nuk ka pranuar asnjëherë të kenë marrë pjesë në grabitje. Në fakt, me ato para janë të lidhura, sipas prokurorisë një mori vrasjesh me disa viktima dhe madje konsiderohet edhe si shkaku që çoi në armiqësi të fortë Talo Çelën me Nuredin Dumanin.

Qepë, hudhra dhe uthull molle, si të përgatisni antibiotikun natyral

Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura.

 

Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët. E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë tradicionale që përdor bimët për të kuruar sëmundjet.

Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët.

Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë.

Hudhra përdorej edhe kur të vegjëlit kishin parazitë intenstinalë, sepse prania e hudhrës së gjallë në trup i vriste ato.

Por pa e zgjatur, po kalojmë direkt në një gjetje që po përdoret së fundmi në të gjithë Evropën dhe që shëron çdo infeksion dhe parazit, madje duhet përdorur më shumë në këto ditë të rënduara me epidemi gripale.

Receta e Shëndetit të Mirë

  • 700 ml uthull molle
  • 85 gramë qepë e prerë në kubikë
  • 85 gramë hudhra të grira
  • 2 speca të freskët djegës të copëtuar
  • 85 gramë xhenxhefil (xhinxher) i freskët i grirë
  • 2 lugë rrepë të bardhë të grirë
  • 2 lugë me kurkuma pluhur ose me rrënjë të grira

Të gjithë përbërësit i fusim në enë bashkë me pak uthull dhe i përziejmë.

Pastaj i zhvendosim të gjithë përbërësit në një kavanoz deri sa të zënë 2/3 e vëllimit dhe i shtojmë uthullën e mollës, por pa e mbushur plot kavanozin. E konservojmë për dy javë përbërjen në një vend të freskët e të thatë dhe herë pas here tundim kavanozin.

Pas dy javësh lëngu i përfituar është gati dhe me ndihmën e një garze sterile e kullojmë në një shishe të pastër.

Përdorimi

Për të kaluar shpejt një situatë të lehtë gripi apo sistem imunitar të dobët përdorim një lugë gjelle për të bërë gargare një herë në ditë.

Doza varion në bazë të gjendjes suaj dhe rritet ditë pas dite. Pas tre-katër ditësh mund të përdorni dhe një gotë lëng në ditë për gargarë.

Në raste infeksionesh ose gripi të rëndë duhet të bëni gargarë 5-6 herë në ditë. Shija e produktit të përfituar është shumë e rëndë dhe me aromë ndaj do ishte mirë që pas disa minutash nga përdorimi të konsumoni një agrum.

Efektet e përbërësve

  • Hudhra dhe qepa janë antibiotikë natyralë dhe vrasin vetëm bakteret e dëmshme. Ato janë shumë efikase dhe për luftimin e infeksioneve fungale.
  • Xhenxhefili është anti-inflamator dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
  • Kurkuma ul dhimbjet muskulare dhe ka fuqi të mëdha anti-inflamatore.
  • Uthulla e mollës përmban pektinë, që mban ulur nivelin e kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut. Acidi malik që përmban uthulla e mollës lufton infeksionet dhe bakteriet.
  • Speci djegës është disinfektant dhe kapsaicina që përmban rrit oreksin.
  • Rrepa e bardhë ruan mëlçinë nga helmet e zorrëve ndërsa në kohët e lashta Hipokrati e përdorte edhe për trajtimin e mushkërive.

“Iu nënshtrua torturave të tmerrshme, pasi e zhveshën dhe e futën në një thas të madh…”- Historia e panjohur e Marie Tucit: Hetuesi ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të pafajshme, t’i përlyente virgjërinë motrore, por vajza…

Maria! Kjo vajzë e re dhe e hijshme trashëgonte gjakun fisnik të popullit tonë, që i qarkullonte nder dej, si gen shqiptar, plot vitalitet race. Pajisë me virtyte, ajo dha shpresa që herët për një jetë plot urtí, dëshira për dije, impulse për veprimtari të dobishme. Kishte një fytyrë të hijshme plot dritë sinqeriteti, dy sy të butë e të urtë, ndriçue nga dashamirësia e zemrës e, nder buzë një qeshje e gjallë e gëzueshme, të bante për vete. Të shikonte me dashunì, të dëgjonte me vëmendje e, dialogonte njerëzishëm.

 

Në bisedë, mes interesës, arsyes e dashunisë, anonte nga dashunia. Fjala e saj, e bazueme në virtyt; sjellja, në hire; vepra, në fenë e gjallë. Fjala përherë e ambël, sjellja përherë e njerëzishme, vepra përherë e dobishme për të tjerët. Kishte një shpirt transparent, sepse nuk i shërbente gënjeshtrës, së keqes.

Ishte ose virtyt i dhanun nga nalt, ose i trashiguem, ose i fituem në rrjedhje të viteve. Edhe kur komunistët shpërndanë shoqatat e urdhënat religjiozë, mbyllen shkollat klerikale, rrënuen lterët e kishave, ajo u ruajt nga ndryshku i shpirtit, nga kalbëzimi i veseve, nga zvetënimi i mëkatit.

Kjo lule virtyti mbeti ma shumë “motër”, se vajzë, ma shumë shpirt se trup, ma shumë ejell se njeri. Virtytet e shpirtit e lulet e kopshtit kundërmojnë erë të kandshme!

Shoqnia e sotme po sjell sytë ma shumë, jo kah politikanët, as kah të aftit për shpikje, por kah këto krijesa shpirtmira, që vet flijohen në shërbim të të tjerëve, në atë rrugë që ndoqi Nanë Tereza, se: “Pa dashuní dhe flijim, jeta nuk ka kuptim”!

Pak biografi

Vajza e njohun e Nikollë Mark Tucit dhe e Dilës Fusha, lindi më 12 mars 1928, e u pagëzue mandej me emnin e bukur Marie. Familja e saj jetonte në fshatin Ndërfushëz të Mirditës, me rrajë të vjetra fetare e, ndjenja të njohuna patriotike. Qe familje fetare e antikomuniste.

Rridhte nga trungu i dëgjuem i Prengë Bibë Dodës, nënkryetar i lidhjes së Prizrenit, shumë vjet i internuem në Anadoll të Turqisë, pjesëmarrës nder veprimtari politike e ndeshtrasha shoqnore, mik i Abatit të Mirditës.

Edhe gjyshi i Mariës, përmendet në Mirditë, si trim e patriot, madje këndohet në kangë popullore, se luftoi kundër turqve e veglave të tyne, në Mirditë. Tue mos durue dhunën turke, ai, së bashku me Ndue Gjonin, vranë Bimbashin turk, që dogji kullat e Oroshit.

Dhe u rrit Maria mes kujdesit, përkëdheljeve e dashunisë prindërore, tue ndigjue lutjet e kangët për fe e, për atdhe. E dëshirueme mbas Kishës e shkollës, mësimet e fillores e të mesmen ,i kreu në shkollën e “Motrave Stigmatine”, ku dijet e morali përvetësoheshin mirë, ku merrej një kulturë perëndimore e, rritej e forcohej karakteri. Për natyrë, e moçme e me vullnet, ajo u dallue në mësime.

Mandej mohoi gëzimet e jetës në lulen e rinisë, hyni në rrugën e vështirë të “Motrave Stigmatine”, e u formue të jetojë për idealet “Fe e Atdhe”, e u aftësue të luftojë për të mbrojt bindjet e veta. Ndonëse erdhën kohë të vështira, ajo u tregue e guximshme, madje luftarake.

Monsinjor Frano Gjini, arriti të ndërhyjë që dy vajzat mirditore: Maria e Davida e Gjonmarkaj, si të afta, të edukueme mirë e të pregadituna, të emnoheshin mësuese në Mirditë. Por shpejt lufta e klasave, e transferoi Marien në një fshat shumë të largët të Mirditës. Dhe atje pati rezultate shumë të mira. Fshatarët filluen ta thërrasin; “vajzë me tipare burrnore”.

Vrasja e Bardhok Bibës, qe një pretekst i shfrytëzuem shpejt për të shtrie terrorin e kuq. Në Mirditën e panënshtrueme lehtë, filluan shpejt burgosjet, mbarë e mbrapshtë, internimet me faj e pafaj, pushkatimet me proces e pa proces. Mirdita provoi çdo me thanë diktaturë e proletariatit komunist e anti-katolik. Siç deklaroi ma vonë një prokuror kriminel: “Lleshërat, Prengërat, Zefërat, i kemi marrë mbarë e mbarë, e i kemi likuiduar si armiqtë e popullit”.

Këtê fat provoi edhe familja e Maries, dhe vetë Maria, e cila u arrestue me 10.08.1949. Po në atë ditë u arrestue edhe i vëllai. Ndërsa e motra, edhe ajo aktivizue me “grupin e studentëve”, me axhën, u internuan në Tepelenë. Ajo që harrohet përsëritet! E futën në një birucë të errët, pa dritë, pa ajër, pa jetë!

E nisën hetuesinë me miklime mashtruese, e vazhduan me provokime e kërcënime, për ta përfundue me tortura deri në vdekje. Hetuesi, njeri tërë ves e krim, ngulmoi ta përdhoste atë krijesë të re, të pafajshme, por vajza, gjak fisi e bijë virtyti, ishte edukue nga stigmatinet, të përballonte tërbimin e furishëm të mëkatit të flligshtisë e, të urrejtjes klasore. Ai donte të përlyente virgjërinë motrore, donte të thyente burrninë e Gjomarkajve.

Një shoqe nga burgu, Olimbi Baruti, ka dëshmue: “Maria ishte e zgjuar, trime, besonte shumë e lutej shumë në burg. Ishte kundërshtare e komunizmit ateist. Një herë në muaj, merrte diçka nga familja, përmes një mike shtëpie, të cilën e shpërndante ndër shoqet”.

Ndërsa e bashkëburgosuna, Vida Matlija (vdekë 1994), ka deklarue si vijon: “Gjatë të ftohtit, rrinim të përqafuara, për t’u ngrohur. Biruca e burgut ishte plot ujë, që pikonte edhe në dyshek. Atë e çuan në spital, në kushte të rënda shëndetësore…”!

Por kjo martire virtyti e demokracie, dëshirën për jetë e shihte në dashurinë për njerëzit, bukurinë e jetës e shihte në shërbimin ndaj tjerëve; qëllimin e jetës e shihte në qëllimin e motrave stigmatine. Dhe të tria këto i zbutnin vuajtjet, i pakësonin dhimbat, i hiqnin frikën në ato orë torturash.

Zef Margjini, i përndjekuni i komunizmit, në veprën; “Ecje e një shqiptari drejt lirisë”, shkruan për Marie Tucin: “Një vajzë rreth 20 vjetëve, kam njohë personalisht atë dhe familjen e saj, u arrestue për motive pikëpamjesh dhe iu nënshtrue torturave të tmerrshme: e zhveshën dhe e futën në një thas të madh dhe me te futën edhe një mace; thesin ia lidhën rreth qafës e pastaj, policët kriminelë, i binin maces me shkopinj, ta egërsonin, ta hakërronin. Kafsha, tue mos pasë kah me dalë, gërdhishte trupin e vajzës…”! (faqe 38).

“Më tingëllojnë ende nder veshë fjalët e saj, – më tregon motër Virgjina. – Shkova në spital dhe duke ecur në korridorin e gjatë të spitalit, dëgjova një zë: ‘Motër Virgjina, a nuk po më njeh, jam Maria’! Gati më shpërthyen lotët. U mbajta’. ‘Më ka thanë kryetari i Degës, – vazhdoi Maria, – do të bëj të mos njohë as familja yte’. Dhe vërtetë, ishte bërë për të mos u njohur”!

Edhe ish të burgosurat; Terezina Zorba, Drita Kosturi e Ana Daja, tregojnë nga sa kanë ndëgjue atëherë: “Torturat për të, kanë qenë nga ma të ndryshmet dhe nga ma të tmerrshmet: uji i hjedhun gjatë ditës e gjatë natës në dyshek, uria, korrenti elektrik, shuen në lulen e rinisë jetën e saj. Atë e kanë zhveshë dhe i kanë futë macen në pjesën e poshtme të trupit. Ishte dobësue aq shumë, sa nuk u njihte. E pra, kishte qenë vajzë mjaft e hijshme!

Një letër e shkrueme prej saj, që nuk mujtëm me e nxjerrë prej burgut, do të ishte një dëshmi bindëse e veprës çnjerëzore, e kriminelëve të Sigurimit të Shtetit. “Ditët e mija po mbarojnë. Dëshira e Kolonelit për të më marrë jetën, u realizue.

Kriminelët e tij, nuk lanë torturë pa provue në trupin tem”! Siç ka deklarue Luçie Kola, ish e burgosun, e cila i ngjante shumë në pamje Maries: “Kur hetuesi më ka pa të varun për krahësh, âsht tmerrue, se ka kujtue se ishe Maria, e cila kishte vdekë para pak kohe”. Memorie.al