24.5 C
Tirana
E martë, 15 Korrik, 2025

Vendimi skandaloz i Prokurorisë: Nuk hetojmë Ramën për shkelje ligji se kërkon ndjesë në facebook

Prokuroria i ka kthyer një përgjigje qesharake padisë penale të bërë nga LSI ndaj thirrjes antikushtetuese të Ramës drejtuar policisë në zgjedhje, ku ai I kërkonte që të linin deturën dhe të bënin vota për PS. Përgjigja e Prokurorisë është unikale në llojin e saj. Ajo thotë se përderisa Rama ka kërkuar falje në facebook, atëhere nuk ka arsye përse të hetohet. Pra, Prokuroria thotë se shkelja e ligjit mund të mos përbëjë vepër penale nëse kërkohet falje në facebook. Një çmenduri e Prokurorisë të drejtuar nga kamikazja e Ramës. Petrit Vasili tha se tani padia ndaj thirrjeve antikushtetuese të Ramës drejtuar policisë do të drejtohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Gjykatën e Lartë pasi Prokuroria me Arta Markun ka rënë si institucion.

Gjermania: Bisedimet për anëtarësim do hapen vetëm kur Shqipëria të bindë të gjithë vendet anëtare për krimin

“Potenciali i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është larg prej të qenit i shterur! Shqipëria ofron mundësi për një numër qartësisht më të madh investimesh, p.sh. për një bujqësi moderne, apo në prodhimin e energjisë diellore dhe natyrisht edhe në turizëm. Në 2017 ishin rreth 120 000 turistë gjermanë që mbërritën të zbulonin bukurinë e peisazhit shqiptar – një rritje kjo prej më shumë se 50% krahasuar me vitin e shkuar”. Me këto fjalë i është adresuar ambasadorja Gjermane Susanne Schütz të ftuarve sipërmarrës dhe përfaqësues të qeverisë në pritjen e përbashkët për Vitin e Ri, organizuar nga Ambasada Gjermane dhe DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri).
Por, shtoi ajo, edhe pse potenciali i madh i Shqipërisë është tërheqës, investitorët do të vinë vetëm atëherë kur edhe kushtet ligjore të jenë të duhurat, e në mënyrë të veçantë kur ata investitorë që zhvillojnë aktivitetin e tyre tashmë këtu, të trajtohen në mënyrë luajale: pikërisht këta janë ambasadorët më të mirë për Shqipërinë si vend investimesh.
Kështu nga një anketim mes anëtarëve të DIHA-s rezultoi se ata prisnin prej qeverisë së re shqiptare një zbatim konsekuent të reformës në drejtësi dhe një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këta janë njëkohësisht edhe tre nga pesë prioritetet kyce, që duhen përmbushur për të celur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Ky hap, tha ambasadorja gjermane, mund të ndërmerret në 2018, nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, se ka bërë progres të mjaftueshëm. “Unë dëshiroj të inkurajoj në këtë kontekst qeverinë shqiptare për vijimin e reformave dhe përpjekjeve të saj energjike në përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit. Gjermania do të vazhdijë të jetë në krah të Shqipërisë dhe do ta mbështesë atë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë prej vitit 1988 me më shumë se 1 miliard euro në zgjerimin e sektorit të energjisë dhe ujit, menaxhimin e mbetjeve , mbrojtjen e burimeve dhe zhvillimin ekonomik. Thelbi i ndihmës ka qenë përmirësimi i kushteve të jetesës së njerëzve, krijimi i mundësive të punësimit dhe të të ardhurave duke ofruar kësisoj perspektivë për të ardhmen. “Së bashku me qeverinë shqiptare edhe këtë vit kemi ndërmarrë shumëçka: kështu p.sh. KfË-ja do të nisë rinovimin e ujësjellësit të Himarës e do të japë në të njëjtën kohë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e një turizmi miqësor me mjedisin”.
Ambasadorja ka theksuar se DIHA ka 10-vjetorin e krijimit të saj. “Themeluar në 2008 me vetëm 9 anëtarë – dhe mbështetjen e fuqishme e konkrete të shoqatës gjermano-shqiptare të ekonomisë DAË në Berlin – DIHA-n e gjejmë sot të zgjeruar me 80 anëtarë. Konferencat e përvitshme gjermano shqiptare mbi ekonominë, zhvilluar herë ne Shqipëri e herë në Gjermani, janë shndërruar në një simbol të veçantë e në të njëjtën kohë në një platformë të rëndësishme promovimi për Shqipërinë si qendër investimesh. Me gjithë modestinë më lejoni të them, se biznesi gjerman ka dhënë kontributin e vet në rritjen e konsiderueshme ekonomike që Shqipëria ka përjetuar vitet e fundit”.

“Corriere della sera”: Aleanca e mafies shqiptare me atë kolumbiane për drogën

Alba KEPI

Më data 6.-7 prill operacioni antodrogë i policisë italiane i finalizuar në brigjet e komunës së Locrit në Kalabri në bashkëpunim me forcat ajrore e detare të 4 shteteve Itali, Greqi, Shqipëri e Portugali coi në sekuestrimin e 1449 kg marijuanë në vlerë përfitim prej 10 milionë euro e në ndalimin e në ndalimin e 7 personave 3 prej të cilëve skafistë.
Po gjatë prillit të 2017, e përditshmja italiane “Corriere della sera” në një material të publikuar zbardh lidhjet e mafias kolumbiane me trafikantët shqiptarë të drogës. Artikulli jep detaje të operacionit të policisë italiane që gjatë prillit të 2017, cuan në arrestimin e narkotrafikantit 36 vjecarë, Miro Rizvanovic Niemeier i njohur me pseudonimin “El russo”,  me dy nënshtetësi boshnjake e gjermane e një nga krahët e djathtë dhe ortak në biznes i  bosit kolumbian të drogës “Otoniel” me emrin e vërtetë Dairo Antonio Úsuga, i cili konsiderohet trashgëimtar i mbretit të drogës Pablo Ecobarit. Sipas investigimeve të policisë italiane “El russo” ndodhej në Itali me destinacion qytetin e Milanos për t’u takuar me trafikantë aleatë shqiptarë për të vendosur mbi cmimin e rreth 100 kg kokainë që do të shitej në këtë qytet.
“Sipas burimeve investigative italiane , shkruan Corriere della Sera, “El russo” i mbështetuar nga klani i trafikanëve shqiptarë të drogës në Itali, pritej të takohej dhe me përfaqësues të mafias romane si dhe të mafias kalabreze Ndragheta që vepron në veri të Italisë.”
Gjatë prillit 2017 një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin shqiptar në Romë. Një 43 vjecar shqiptar i martuar e me fëmijë u vra në një atentat mafioz në një lagje periferike të kryeqytetit italian. Shqiptari Gasper Reci ishte i skeduar nga policia italiane me krime të lidhura me trafikun e lëndëve nakotike. Deri më sot ende nuk janë gjetur autorët e vrasjes.

 

PD kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit: Puç kushtetues me zgjedhjen e Arta Markut

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një deklaratë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, theksoi se në datën 18 dhjetor, gjatë seancës së fundit të Kuvendit, është kryer një puç kushtetues i urdhëruar nga Edi Rama, por me dijeninë, miratimin dhe zbatimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Nisur nga faktet dhe argumentet e paraqitura këtë të enjte në Kryesinë e Kuvendit, në prezencë të Ruçit, Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Kuvendit.
Spaho ka shprehur kërkesën në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kjo kërkesë bëhet për shkak të drejtimit të seancës së betimit të kryerprokurores së Përkohshme, Arta Marku.
Spaho theksoi se Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës, në kundërshtim me përcaktimet Kushtetuese, të cilat kërkojnë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me 3/5 e votave, të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe të ketë kaluar proçesin e vettingut, e zgjodhi atë me propozim të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pa vetting dhe me 69 vota.
Spaho vuri në dukje se, kjo shkelje flagrante e Kushtetutës i jep mbrojtje politike dhe antiligjore Edi Ramës, ministrave dhe oligarkëve të tij, i jep mbrojtje Saimir Tahirit dhe aktivitetit të tij kriminal, i cili kanabizoi vendin, i jep mbrojtje Vangjush Dakos nga përgjimet e shërbimeve të huaja, ku në këmbim të votave në zgjedhjet e 25 Qershorit u ofroi grupeve kriminale fonde shtetërore nëpërmjet tenderave publikë, i jep mbrojtje Qazim Sejdinit për lidhjet me krimin e organizuar në Elbasan, pastrimin e parave për të cilën hetohen familjarët e tij dhe blerjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se për sa kohë Kushtetuta e Shqipërisë do të shkelet, Parlamenti nuk do të funksionojë në kushte normale.
Ai tha se opozita nuk mund të lejojë shkeljen permanente të Kushtetutës dhe delegjitimimin e institucioneve, duke qëndruar fort në mbrojtje të saj dhe institucioneve demokratike.
“Paralajmërimi i opozitës po vërtetohet çdo ditë me shkarkimin e prokurorëve brenda disa ditëve dhe zëvendësimin e tyre me sejmenë të Edi Ramës, dhënien e pasaportës Saimir Tahirit, lirimin e Orest Sotës, i cili u kap me 863 mije euro dhe dy patenta të Saimir Tahirit si dhe lirimin para disa ditësh të një të burgosuri të proçesit të Xibrakës. Në këto kushte, opozita nuk mund të lejojë shkeljen permanente të Kushtetutës dhe delegjitimimin e institucioneve, duke qëndruar fort në mbrojtje të saj dhe institucioneve demokratike dhe si hap i parë i kthimit të normalitetit në Kuvend, kërkojmë dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Kuvendit”, theksoi kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Marrëdhënie të kushtëzuara me Parlamentin

Spaho paralajmëroi dje në një intervistë mediatike gjithashtu se opozita do të kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendit derisa ai të kthehet në shinat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. “Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur gjë. Shqipëria po rrëshket, u blenë zgjedhjet e 25 qershorit, po rrënohet Reforma në Drejtësi, po rrënohet pakti i korrikut 2016 si dhe zhvillimet tejet negative për lidhjet e qeverisë me grupet kriminale. Ju e dini dosjen e Saimir Tahirit, i dini akuzat për kryebashkiakun e Durrësit dhe Elbasanit, kapjen e sistemit të drejtësisë dhe emërimin me dhunë të kryeprokurorit të përkohshëm. Nuk bëhet fjalë për përkohshmëri, por për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Pas emërimit iu lirua pasaporta Saimir Tahirit, u lirua Orest Sota që u kap me 863 mijë euro dhe dy pasaporta të Tahirit, u lirua edhe një i arrestuar për “Xibrakën”. Kjo vërteton atë që përmes lëvizjeve në Prokuori mazhoranca synon të mbrojë Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët drejtësia po synonte t’i vendoste përpara përgjegjësisë. Ne do të përgjigjemi, do reagojmë, marrëdhënie e kushtetuësja ka të bëjë me kthimin e legjimitetit të instituciioneve. Sa kohë mazhoranca do shkelë Kushtetutën, ne s’mund të sillemi sikur jemi në kushte normale”, tha numri dy i PD, Edmond Spaho.

Gjykata e Strasburgut: Qeveria Rama shkel të Drejtat e Njeriut!

Gjykata e Strasburgut ka rrezuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë në vitin 2013 për ndërtimin e ‘Lungomares’. Gjykata e Strasburgut ka vendosur në mënyrë unanime se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar nga shembja e pallatit.

Sipas vendimit, qeveria shqiptare duhet të paguaje 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt. Vendimi i gjykatës së Strasburgut hap një precedent për çdo qytetar prona e të cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria.

Kompleksi “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë është rrafshuar përfundimisht pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Shembja e pallatit me pronar vjehrrin e Lulzim Bashës shkaktoi shumë debate, ndërsa çështja u dërgua në Strasburg.

Koha që nuk ecën!

“Monitor”

Nëse do të ktheheshim mbrapsht me kapsulën e kohës në fillim të viteve 1990, kur sapo dolëm nga shteti i centralizuar dhe do të imagjinonim si do ta donim vendin pas 25 vitesh ekonomi tregu, nuk do t’i afroheshim fare realitetit. Pas 25 vitesh do të prisnim minimumi, që Shqipëria, me një natyrë që nuk i mungon asgjë, nga deti te mali, me klimë mesdhetare, pozicion gjeografik kyç, njerëz ambiciozë e të etur për zhvillim, të kthehej në një Zvicër të vogël.
Të kishte një infrastrukturë moderne dhe të përfunduar, të ardhura për frymë pranë mesatares europiane, një ekonomi të qëndrueshme e konkurruese, që të garantonte një jetesë dinjitoze për pjesën më të madhe të popullsisë.
Një zhgënjim për shumëkënd! Koha nuk ka ecur siç do të donim. Vendi nuk ka ende një infrastrukturë për të qenë, duke habitur dhe turistët e huajt që thonë se si ka mundësi që nuk keni zgjidhur ende infrastrukturën bazë. Të ardhurat për frymë janë ndër më të ulëtat në Europë, duke ia kaluar vetëm Kosovës, që është një shtet i ri i dalë nga lufta, Ukrainës e Moldavisë. Natyrën më së shumti e kemi shkatërruar, përmes ndërtimeve të pavend.
Integrimi në procesin europian, që mbart në vetvete shpresën e të gjithë shqiptarëve për t’u ndier realisht europianë, është një proces që ka ngrirë në kohë. Ndaj, njerëzit vetëm duan të ikin. Shqipëria renditet me vendet e luftës për aplikimet për azilantë në BE, ndërsa serveri i Lotarisë Amerikane bie nga aplikimet e panumërta.
Edhe 2018-ta, me valën e re të ndërtimeve, na kthen të paktën 10 vjet pas në kohë, duke treguar që nuk kemi mësuar aspak nga gabimet e së kaluarës. Ndërtimi është sektori që po gëlltit pothuajse të gjitha kapitalet e lira në ekonomi. Vetëm në Tiranë, pritet që investimet në sektorin rezidencial e kulla të arrijnë 300 milionë euro (e matur indirekt nga të ardhurat e pritshme nga taksa e infrastrukturës), apo gati sa 3% e Prodhimit të Brendshëm Kombëtar.
Ndërsa në afatin e shkurtër pritet të krijojë vende pune, të furnizojë me likuiditet sektorët e lidhur zinxhir me të, në afatin e gjatë nuk i sjell vlerë të shtuar ekonomisë. Përkundrazi, thjesht ngrin kapitale, që mund të ishin përdorur më me eficiencë gjetkë. Shqipëria është unike në Europë, teksa në formimin bruto të kapitalit fiks (investimeve të brendshme) rreth 70% i zë ndërtimi, ndërsa në Europë, kjo peshë është më pak se 50%.
Në specialen e përgatitur nga “Monitor” në këtë numër të parë të vitit, bizneset e anketuar ndahen mes optimistëve dhe pesimistëve. Optimistë janë ndërtuesit dhe ata që deri tani nuk kanë pasur lidhje me këtë sektor, por që po investojnë, sepse vetëm ai perceptohet si fitimprurës. Pesimistë janë pjesa më e madhe e sipërmarrësve. Eksportuesit gjenden mes paradoksit që kanë treg, kanë kërkesë, por nuk janë konkurrues, me taksat që janë më të lartat në rajon dhe kostot e tjera të fshehura që u rriten vazhdimisht (më e fundit është nxjerrja e tyre në tregun e lirë të energjisë, që i lë tërësisht të pambrojtur ndaj rritjes së çmimit të energjisë).
Industria përpunuese paralajmëron falimente, pasi e ndien veten të pabarabartë me kompanitë rajonale. Shumë sipërmarrje janë në shitje. Nëse krijohet tregu rajonal, Shqipëria mund të kthehet në një importuese të pastër. Kjo nënkupton mbylljen e shumë fabrikave dhe të mijëra vendeve të punës. Thirrjet e prodhuesve për ndihmë, deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër!
Investimet e huaja, që do të sillnin kapital të ri, teknologji, vende të reja pune, njohuri, janë pothuajse inekzistente, përveç projekteve të mëdha si Devolli dhe gazsjellësi TAP, të cilat po mbarojnë. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë treguan se, nëse hiqen këto dy projekte, investimet e huaja janë në nivele qesharake. Nuk duken projekte të reja në horizont, teksa Serbia dhe Maqedonia po i tërheqin të gjithë.
Në këtë rrugë që kemi nisur, pas 25 vitesh, Shqipëria do të jetë një vend që vetëm importon dhe ndërtesat do të kenë mbetur bosh, sepse të gjithë do të vazhdojnë të duan të ikin. Vetëm nëse qeveria e bën kohën të ecë, reflekton dhe i orienton likuiditetet në sektorë që rrisin produktivitetin e kanë vlerë të shtuar, mund të kemi pak shpresë…

Bannon humbet financimet, jep dorëheqjen

Ish-strategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon dha dorëheqjen si kreu ekzekutiv i Rrjetit të Lajmeve Breitbart, njoftoi ky rrjet të martën.
Dorëheqja vjen në klimën e krijuar pas komenteve të ashpra që thuhet se ai ka bërë në adresë të Presidentit Donald Trump dhe familjes së tij në librin e titulluar “Zjarr dhe furi” të autorit Michael Wolff që doli në qarkullim javën e kaluar.
Wolff shkruante në libër se, zoti Bannon e quajti “akt tradhtie” dhe “jopatriotik” një takim të vitit 2016 mes të birit të Presidentit Donald Trump Jr, dhëndrit të Presidentit, Jared Kushner, dhe disa shtetasve rusë.
Zoti Bannon parashikonte gjithashtu në libër se Robert Mueller, Prokurori i Posaçëm që heton rreth një bashkëpunimi të fshehtë mes fushatës së zotit Trump dhe Rusisë, do ta “thyente” të birin e zotit Trump “si një vezë në televizionin kombëtar”.
Senati i SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve dhe një prokuror i Posaçëm po hetojnë rreth çdo ndërhyrjeje të supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale, akuzë që mohohet si nga Kremlini ashtu edhe nga zoti Trump.
Presidenti dhe stafi i tij e kanë sulmuar ashpër zotin Bannon, duke e quajtur atë të pabesë dhe të paturp. Presidenti tha javën e shkuar se, Bannon “humbi logjikën”, pasi u hoq nga Shtëpia e Bardhë në muajin gusht.
Pas bujës që shkaktoi libri, zoti Bannon qëndroi disa ditë në heshtje, por pastaj u përpoq t’u bënte korrigjime komenteve. Të dielën, ai lëshoi një deklaratë ku lavdëronte të birin e presidentit, por nuk kërkoi falje për kritikat që kishte bërë ndaj vajzës së presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Kushner.
Si pasojë e librit, Bannon humbi gjithashtu financuesen e tij kryesore, Rebekah Mercer. Zonja Mercer dhe i ati i saj, miliarderi Robert Mercer, pjesë e Breitbart News Network, janë disa nga pronarët e Rrjetit Breitbart Neës dhe kanë ndikim në funksionimin e këtij rrjeti. Javën e kaluar, zonja Mercer u distancua nga Bannon, duke thënë në një deklaratë se mbështeste Presidentin Trump dhe platformën mbi të cilën ai është zgjedhur.
Bannon iu bashkua rrjetit Breitbart në vitin 2012 dhe ndihmoi në rritjen e ndikimit të këtij rrjeti, të cilin ai dikur e pat quajtur platformë e së djathtës alternative, një bashkim i lirë i neonazistëve, supremacistëve të bardhë dhe antisemitëve.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi menjëherë rreth lajmit për largimin e zotit Bannon, por sekretarja e shtypit Sarah Huckabee Sanders, javën e kaluar, i bëri thirrje Rrjetit konservator të lajmeve të “shihte mundësinë” e distancimit nga zoti Bannon.

 

Kryeprokurorja e Ramës në shërbim në interesave të grupeve kriminale

Dritan Gina, ish-drejtues i Prokurorisë së Elbasanit kallëzoi dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku. Në kallëzimin prej 15 faqesh, Gina argumenton se numri një i akuzës ka shpërdoruar detyrën me vendimin për t’i ndërprerë komandimin si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Në dalje nga Krimet e Rënda, Dritan Gina hodhi përsëri akuza të forta, mbi mënyrën se si po funksion Prokuroria e Përgjithshme.
Gina deklaroi se, Marku dhe institucioni i Prokurorisë po përdoren politikisht. “Pas një presioni dhe përndjekje dyjavore të ushtruar ndaj bashkëshortes sime, Rovena Gashi, drejtoreshë e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas paraqitjes në datën 08.01.2018, në Gjykatën Administrative, të padisë ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, kjo e fundit në shenjë hakmarrje, kundrejt një sulmi dhe shantazhi të drejtpërdrejtë, të ushtuar gjatë gjithë ditës së martë, në datën 09.01.2018 në orën 15:20, më ka njoftuar me shkrim Urdhërin Nr.13 datë 09.01.2018 “Për ndërprerjen e komandimit”, shkruhet në kallzimin penal.

Akt administrativ i pavlefshëm

Duke e quajtur urdhrin akt administrativ të pavlefshëm, Gina thotë se nuk është i detyruar ta zbatojë. “Duke qenë se ky urdhër është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, i cili nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike ligjore, unë kallzuesi Dritan Gina, Prokuror i Republikës së Shqipërisë, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në përputhje me përcaktimet e nenit 47 të Ligjit Nr.97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë», jo vetëm që nuk jam i detyruar t’a zbatoj atë, por edhe kam të drejtë të bëj kallëzim penal ndaj personit që e ka nxjerrë këtë urdhër, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, për konsumimin e veprës penale të «Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për këto arsye;
Urdhëri me Nr.13 datë 09.01.2018 i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme të Republikës së Shqipërisë është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, sipas parashikimeve të neneve 115 germa «a», 116 dhe 117 të Kodit të Procedurës Administrative”, thuhet më tej.

Si nisi shantazhi

“Përsa i përket veprimeve kriminale të kryera gjatë konsumimit të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” nga ana e të kallzuarës, analizojmë si më poshtë: Në datën 09.01.2018, që në mëngjes, filloi presioni dhe shantazhi nga ana e strukturave në Prokurorinë e Përgjithshme, të urdhëruara prej Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, drejtuar kallzuesit Dritan Gina, me detyrë Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan, me qëllim për t’a detyruar atë të largohet nga vendi i punës, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë akt të shkruar e të arsyetuar në lidhje me motivet e këtij urdhëri. Më pas, gjatë mëngjesit të datës 09.01.2018, në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, u publikua njoftimi për shtyp, në lidhje me shkarkimin e kallzuesit nga detyra e Drejtuesit të Prokurorisë Elbasan”, shkruhet në kallzim.

Marku shpërdoron detyrën për interesa të ngushta të grupeve kriminale

Gina rendit 5 argumentet kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. “Asnjë funksionar publik e për më tepër, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, nuk mund t’ia lejojë vetes që të shpërdorojë detyrën për interesat e ngushta të një grupi të kriminalizuar, me qëllimin e vetëm të përfitimit të pozitave të qëndrueshme nesër apo përfitimin pasuror të paligjshëm sot, nga abuzimi me pushtetin dhe caktimi i miqve në krye të organeve drejtuese të Prokurorisë.
Rritja e besimit të publikut tek organi i akuzës, nuk bëhet duke dëgjuar dhe zbatuar verbërisht urdhërat e bandave kriminale dhe të përkrahësve të tyre me pushtet, të cilëve, zbatimi i ligjit nga prokurorë të ndërgjegjshëm, i prishi pazaret e drogës dhe, as duke vënë «Shokët» në postet drejtuese, e erresuar nga ngutshmëria që imponon nxjerrja e përfitimit maksimal, brenda kohës së shkurtër, gjatë së cilës, në mënyrë të turpshme, e kallzuara do të qëndrojë në detyrë”, thuhet në kallzim.

Kërkesë për ekspertim psikiatriko ligjor

“Duke vlerësuar se ndërmarrja e veprimeve të tilla me dashje direke dhe në shkelje kaq flagrante të Kushtetutës dhe të ligjit dhe me veprime kaq të hapura urdhërash politike, hakmarrëse dhe shantazhuese në dëm, jo vetëm të funksionarëve të shtetit të emëruar në detyrë në mënyrë të ligjshme, por edhe në dëm të vetë interesave të ligjshme të shtetit, nuk mund të kryhen nga ana e një personi të përgjegjshëm, kërkojmë që, në përputhje me përcaktimet e nenit 44 të K.Pr.Penale, pas regjistrimit të këtij kallzimi, nga ana e prokurorëve të çështjes të urdhërohet kryerja e një ekspertimi psikiatriko ligjor, me qëllim për të verifikuar gjendjen mendore të të kallzuarës”, thuhet në padinë ndaj Markut.
Në kallzimin penal Gina kërkon procedim penal ndaj Arta Markut për shpërdorim detyre, kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike për të kallëzuarën Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme si dhe dëmshpërblim.
Më herët, një padi kundër Markut kishte bërë edhe drejtuesja e Njësisë së Dekriminalizimit, Rovena Gashi, bashkëshorte e prokurorit Gina.

R.POLISI

Mjekët e infermierët e Lezhës lënë spitalin për fjalimin e Ramës

Mjekët dhe infermierët e Lezhës kanë lënë punën në spital, pasi kishin shkuar në Tiranë për të ndjekur fjalimin e Ramës. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Lezha, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se, nuk ka gjetur as mjekë dhe as infermierë në Spitalin e Lezhës. Sipas qytetarit, në spital kishin mbetur vetëm pastrueset, sepse të tjerët kishin shkuar në Tiranë për fjalimin e kryeministrit. Berisha thotë se, Urgjenca mjekësore është në duart e sanitarëve.
“Urgjenca mjekësore në duart e sanitarëve në shtetin e Noriegës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha. “Mirmbrëma z. Berisha. Sot nuk u ndjeva mirë nga gjendja shëndetësore dhe ju drejtova Urgjencës në Spitalin Rajonal Lezhë, por aty kishin lënë pastrueset se infermieret dhe doktorët i kishin çuar në Tiranë se do mbante fjalim Edvin Rama”, shkruan qytetari nga Lezha.