Dy muaj më parë Këshilli i Bashkisë së Tiranës miratoi rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. Nga 45 lekë për metër kub, çmimi u vendos 65 lekë për metër kub për familjarët, 44% rritje. Me vetëm 31 vota të socialistëve nga 61, këshilli autorizoi bashkinë t’i kërkonte Entit Rregullator të Ujit rritjen e çmimit. Por vendimi i Entit Rregullator të Ujit është parë me dyshim nga Autoriteti i Konkurencës.
“Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat’, theksohet pas shikimit të vendimit të ERU-t. ‘Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë’, sugjeron autoriteti.
Vendimi i Komisionit të Autoritetit të Konkurencës:
‘1- T’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit:
Detyrimin për zbatimin e nenit 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar), duke kërkuar vlerësimin ligjor të Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt normativ që potencialisht mund të sjellë kufizime të konkurrencës në tregun përkatës.
Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat, bazuar në metodologjinë “Për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, në të cilën përfshihen kostot e:
Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë.
Të rishikohen kostot në drejtim të rritjes së performancës së administrimit dhe të rishpërndahen burimet e të ardhurave të kërkuara për investime edhe nga ulja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes, pasi sipas vendimit të ardhurat do të vijnë në masën 96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit.
Publikimin dhe bërjen transparente brenda 30 ditëve nga dalja e këtij vendimi të të gjithë informacionit në lidhje me aplikimet për ndryshimin e tarifave, kostot përkatëse mbi të cilat bazohen këto ndryshime, si dhe për vitet 2018 dhe 2019 të publikohen treguesit e parashikuar për “ujin pa të ardhura”, “Kohëzgjatjen e furnizimit” dhe “Efiçencën e stafit”.’
Rekomandimi i Autoritetit të Konkurencës për UKT-në:
‘2- T’i rekomandojë UKT-së që:
Aksionarët e UKT për ta bërë tregun sa më efiçent duhet të vlerësojnë mënyrat alternative të financimit të nevojave financiare të UKT nëpërmjet kredive të buta/të lehtësuara ose nëpërmjet obligacioneve të qeverisjes vendore sipas Ligjit nr. 10 158, datë 15.10.2009 “Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe qeverisë vendore”.
Autoriteti i Konkurencës kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë
Trafik droge nga Shqipëria në Austri
Policia në Austri ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, ndërsa në pranga janë vënë 14 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Operacioni u zhvillua nga policia e qytetit të Grazit, në një apartament me qira në Deutschlandsberg, ku u gjetën edhe 180 kilogramë marijuanë dhe gjysmë kilogramë kokainë.
Gazeta online Kleinezeitung.at shkruan se, operacioni i koduar “Multipower II” ka zgjatur për 1 vit dhe përfundoi me arrestimet e fundit në datën 4 janar. Po sipas kësaj media, kokaina vinte nga Holanda, ndërsa marijuana nga Shqipëria dhe kontrabandohej në Deutschlandsberg. Të arrestuarit janë austriakë, gjermanë, serbë, shqiptarë, kosovarë dhe bosnjakë të moshës 20-50 vjeç.
Hetimet vendase kanë zbuluar se, trafikanti kryesor i drogës vepronte në një kompani ndërtimi dhe punësonte shtetas shqiptarë me pasaporta të falsifikuara. “Ky ishte operacioni më i madh i drogës vitet e fundit”, tha shefi i Departamentit të Kriminalistikës, duke vlerësuar punën e hetuesve.
Drogë dhe armë nga Shqipëria në Greqi
Sërish trafik droge dhe armësh nga Shqipëria drejt Greqisë. Dy vëllezër shqiptarë të moshës 25 dhe 23 vjeç janë arrestuar në rrethinat e Selanikut, pasi policia i kishte vënë nën mbikëqyrje nën dyshimet për trafik droge e armësh. Atyre iu vunë prangat fillimisht, pasi në dy makinat e tyre u gjetën 10,7 kg kanabis. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën edhe armë e fishekë. Bëhet e ditur se tek 25-vjeçari policia gjeti 25,6 kg kanabis, ndërsa tek 23-vjeçari, 2,3 kg kanabis, një pistoletë me krehër dhe dy fishekë, një peshore precizioni, 3 doreza hekuri, 1.500 euro. Dy të arrestuarit do të dërgohen te Prokuroria e Selanikut, ku pritet t’u komunikohet masa e paraburgimit.
Ndërkohë, dy shqiptarë janë vënë në pranga si pjesë e një bande italo-shqiptare që merrej me trafik droge e kontrabandë cigaresh nga Shqipëria.Keljiant Laka, 28 vjeç, dhe Ali Gockaj, 47, janë dy shqiptarët e arrestuar, si përgjegjësit për transportin e drogës me skaf nga Shqipëria, shkruan “Brindisi Report”. Hetimi për këtë bandë ka nisur dy vite më parë, kur zbarkimi i një skafi me drogë drejt Italisë nuk shkoi si duhej. Pasi e kaluan drogën nga skafi në një automjet të tipit “Renault”, ata u pikasën nga autoritetet italiane.
Menjëherë braktisën automjetin, duke bërë kështu që karabinierët të sekuestronin 436 kg marijuanë. Deri më tani nga kjo bandë janë arrestuar 9 persona, megjithatë policia italiane me anë të përgjimeve po zbulon edhe bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku.
“Benz”-i bie në lumin Mat, vdes drejtuesi
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Mat. Për pasojë, një person i pajetë është gjetur në afërsi të lumit që sipas Policisë së Shtetit dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit. Ai është identifikuar si Viktor Marku. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Pllanë-Rrubik. Policia sqaron se automjeti tip “Benz” është me targa AA 272 JN.
Policia bëri të ditur se mjeti ka qenë në lëvizje nga Miloti në drejtim të fshatit Berzane. Policia bën me dije se ka nxjerrë nga lumi mjetin tip “Benz” dhe nga kontrolli në brendësi të mjetit nuk është konstatuar ndonjë shtetas tjetër. Policia po heton për rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi ditën e djeshme në aksin Korçë-Pogradec ku si pasojë dy vajza mbetën të plagosura nga përplasja e dy automjeteve. Policia bëri të ditur se, aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës pranë fshatit Dishnicë në aksin Korçë-Pogradec ku u përfshinë një mjet tip “Audi” dhe një tjetër “BMW”.
Dy vajzat e plagosura, 28 dhe 20 vjeçe përkatësisht nga Bilishti dhe Rrësheni udhëtonin si pasagjere në mjetet e përplasura. Ato janë dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grabitje me dhunë në mes të ditës në Tiranë dhe Korçë
Grabitjet nën kërcënimin e armëve janë shtuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit. Vetëm ditën e djeshme kanë ndodhur dy grabitje në Tiranë dhe në Korçë. Një vjedhje me dhunë ka ndodhur në një butik në “rrugën e Durrësit” në Tiranë, ku një person ka marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë, këqyrja e së cilave pritet të çojë hetuesit te autori.
“Dje, në rrugën e “Durrësit”, një person i panjohur ka vjedhur me dhunë dyqanin butik në administrim të shtetases K.B, 18 vjeç, banuese në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.
Ndërkohë, një banesë është grabitur në mes të ditës në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në lagjen Nr.4 të qytetit. Pronarët e banesës kanë qenë në punë në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe kjo me sa duket është shfrytëzuar nga grabitësit, të cilët me sa duket kanë qenë të informuar.
Nuk dihet sasia e parave të marra nga banesa. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Në qytetin e Korçës janë regjistruar shumë vjedhje gjatë muajve të fundit.
Gjendet një gomone në grykëderdhjen e Vjosës
Një gomone është gjetur në vendin e quajtur “Delisuf”, në grykëderdhje të Vjosës, pas një njoftimi në Sallën Operative të Kufirit dhe Migracionit, ku u raportua se ndodhej i qëndruar mjeti lundrues. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e raportuar, ku kanë konstatuar gomonen në breg të detit, rreth 7-8 m e gjatë me dy motorë.
“Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm. Policia Kufitare Vlorë po punon në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Forcë dhe GdF për verifikimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes nëse ka vepër penale ose jo si edhe për identifikimin e shtetasit/ve, të cilëve u përket gomonia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.
7 mijë euro rryshfet biznesmenit, arrestohen dy tatimorë në Fier
Dy inspektorë tatimorë në Fier u arrestuan nga Policia në Fier, nën akuzën e korrupsionit, pasi i kanë marrë një biznesi në zonë ryshfet në shumën e 7 mijë eurove. Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier dyshohet se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes.
Ai që ka kallëzuar inspektorët ka qenë ekonomisti i një biznesi, i cili sipas hetimeve është thirrur në zyrën e Hetimit Tatimor ku ka dhënë deklaratat me subjektin që në këtë rast është biznes. Sipas hetimeve, subjekti ka kryer veprimtarinë ekonomike në bazë të ligjit si dhe ka shlyer detyrimet tatimore përkatëse.
I gjithë synimi ishte t’i jepet ryshfet një prej drejtorëve në shumën prej 20 milionë lekësh. E gjithë tentativa ka nisur në vitin 2016 dhe në fund, pas presioneve të vazhdueshme të dy inspektorëve tatimorë, biznesit i është marrë një shumë prej 7 mijë eurosh. “Këto euro ja ka dhënë kallëzuesi në një zarf Asqeri Tahiraj në lokalin e tij që ndodhet afër Policisë”, thanë burimet.
Në pranga përfunduan inspektorët Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.
Arrestimi i tyre u bë pas një pune hetimore 2 mujore. Ndalimi i tyre u bë, pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.
Kush është Mathew Palmer zëvendësuesi i Hoyt Yee, njohës i rajonit dhe gjuhës serbo-kroatishte
Mathew Palmer, është komanduar në postin e zv.ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, në vend të Brian Hyot Yee.
Palmer mbante detyrën e drejtorit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.
Një ditë më parë, u raportua se Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i Zv. Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Gjithashtu u raportua se Hoyt Yee për largimin nga posti aktual ka njoftuar edhe kolegët në Departamentin amerikan të Shtetit.
Matt Palmer ishte një përfaqësues i SHBA për Jugosllavinë (Serbi dhe Mal të Zi) deri në fund të konfliktit të Kosovës në 1999. Ai u postua edhe dy herë në Ambasadën Amerikane në Beograd, fillimisht si një oficer i parë turne në kulmin e luftës në Bosnje dhe më vonë si këshilltar politik. Ai flet rrjedhshëm serbo-kroatisht
Matt është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm (klasa e Këshilltarit), aktualisht duke shërbyer si Drejtor për Evropën Jugore Qendrore në Byronë të Departamentit të Shtetit të Çështjeve Evropiane. Para kësaj, ai ishte Drejtor për Çështjet Shumëpalëshe në Byronë të Çështjeve të Azisë Lindore dhe Çlirimit. Ai ka shërbyer dy herë në Beograd, Serbi dhe si oficer në tryezën e ish-Jugosllavisë deri në fund të konfliktit të Kosovës në 1999. Turne të tjera përfshijnë: Zëvendës Drejtorin e Kontinentit Juglindor të Azisë, Këshilltar Politik në Nikozi dhe oficere për Serbi-Malin e Zi. Matt ka shërbyer gjithashtu në stafin e Planifikimit të Politikave, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe në Misionin Amerikan në Kombet e Bashkuara. Ai është anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe një i diplomuar i shquar i Kolegjit të Luftës Kombëtare. Matt ka botuar tre romane me protagonistë të FSO, dy prej të cilave – Misioni Amerikan (2014) dhe Sekretet e Shtetit (2015) – u njohën si në mesin e librave më të mirë të vitit nga Radio Publike Kombëtare. Përvojat e tij në Ballkan shërbyen si frymëzim për romanin e tij të tretë, Wolfin e Sarajevës. Një roman i katërt, Armiku i të Mirës, do të lirohet në maj. Matt flet gjuhën serbo-kroate, greke dhe japoneze.
Kreu i Antikorrupsionit italian në Tiranë
Shqipëria është shndërrruar në burim trafiku, krimi e korrupsioni masiv lidhur ngushtë me pushtetin. Pas vizitave rutinë të kreut të Antimafias italiane, një tjetër personalitet i rëndësishëm i antikorrupsionit italian viziton Shqipërinë. Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit italian z. Raffaelle Cantone po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kreu i Antikorrupsionit italian do të takohet me ministren e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, me ministrin e Brendshëm z. Fatmir Xhafaj dhe me Kryeminsitrin Edi Rama. Në fokus të këtij takimi është bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë në fushën e sistemit gjyqësor, një pikë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit italian do të marrë pjesë në seminarin e dytë dhe të fundit follow-up pas atij të mbajtur në Trieste më korrik 2017, mbi luftën ndaj korrupsionit në kuadër të Procesit të Berlinit. Dy temat kryesore që do të trajtohen në seminarin e Tiranës janë tenderat publikë dhe transparenca. Në nëntor të 2017, Kreu i Antikorupsionit italian u takua në Romë me ministren shqiptare të Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, me të cilën pritet të zhvillojë një takim të dytë pune gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.
Paniku, Nikolla presion mësuesve të mos bëhen pjesë e protestës
Protestave të paralajmëruara nga opozita në fund të janarit, duket se mësuesit nuk mund t’i bashkohen. Lajmin e ka bërë të ditur, në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është duke kërcënuar mësuesit në Shkodër për të mos dalë në protesta dhe në rast se parandjen fundin e tij të merituar! Nxënësit e shkollave tmerri i tij. Ndrikull Nikolla, kërcënime të mëdha për mësuesit që do u dalin nxënësit në protestë. Gjimnazistët dhe klaset e 7-9-ta nga gjithë Shqipëria po organizohen të vërshojnë drejt Tiranës. Lexoni njoftimin e “Shkodra News” shkruan Berisha. Pasi konfirmimit të protestës, vihet në lëvizje ministria dhe DAR Shkodër. Pas bërjes publike të ditës dhe orës së Sindikatës së Arsimit për pezullimin e mësimit orën e parë të së enjtes, Ministria e Arsimit dhe DAR Shkodër janë vënë në lëvizje. Drejtuesit e shkollave kanë marrë porosi të prerë, gjë që do t’u përcillet edhe mësuesve të mërkurën se askush nuk mund të ndalë mësimin për protestë. Të gjitha shkollat do të mbahen në monitorim të rreptë dhe pritet që kush thyen rregulloren duke mos zhvilluar mësim, të mbahet në evidencë nga Drejtoria e shkollës e t’i përcillet Zyrës Arsimore për vërejtje, apo masa të tjera. Burime për “Shkodra News” bëjnë me dije protesta e sindikatës vjen jo nga një konfirmim paraprak që kanë bërë mësuesit për protestë, por është bazuar në firmat që u janë marrë arsimtarëve që në fundvitin e kaluar mbi kërkesën e tyre për pagën e 13-të. Bazuar në këtë pajtim masiv që kanë patur mësuesit dhe mos reagimin e qeverisë, sindikata nxiti këtë protestë që do të synojë të shtrihet edhe në rrethe të tjera, e madje edhe të përshkallëzohet. Por si do të mbahen në monitorim shkollat: pas porosisë së dhënë të mërkurën ndaj mësuesve, të enjten inspektorët e DAR mësohet se do të mbajnë në vëzhgim shkollat kryesore të qytetit, nëse i janë përgjigjur protestës apo jo. Nëse konstatohet një gjë e tillë atëherë penalizime rrezikojnë të kenë mësuesit përkatës, por edhe drejtorët e shkollave që lejojnë një veprim të tillë. Mbetet për t’u parë ky zhvillim i rëndësishëm që lidhet me arsimin në metropolin verior./ShkodraNews”