19.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Sektori i ndërtimit pesimist, ndërtuesit ankohen: Po punojmë me gjysmë motori

 

Sektori i ndërtimit në vend po punon me gjysmë motori. Shoqata e Ndërtuesve shpjegon se pavarësisht rritjes së lejeve të ndërtimit ka disa elementë që e bëjnë pesimist të ardhmen e këtij sektori. Sipas shoqatës shkak janë mungesa e investimeve, frenimi i shitjes së apartamenteve për shkak të ndërtimit në zona të gabuara si dhe ndikimi i taksës së infrastrukturës që paguajnë ndërtuesit.
Pavarësisht rritjes së lejeve të ndërtimit gjatë 2017 sektori i ndërtimit vijon të ndeshet me një sërë problemesh që e kanë frenuar këtë sektor.
Pas raportit të Bankës së Shqipërisë ku konstatohej se besimi për ecurinë e këtij sektori ishte negativ vetë ndërtuesit shpjegojnë se po ndeshen me një sërë vështirësish.
Shoqata e Ndërtuesve deklaron se, lejet janë dhënë kryesisht për zonën Tiranë-Durrës, ndërsa në rrethe ka mbetur pothuajse e njëjta situatë.
«Zona Tiranë-Durrës ka marrë pjesën më të madhe të ndërtimeve dhe në këtë zonë, industria e ndërtimit ka filluar të ngrihet sa i përket industrisë së pallateve, ndërsa pjesa tjetër e industrisë së ndërtimit ka punuar me gjysëm motori, pra me gaz minimal, sepse dihet nga prilli i 2017 deri tani buxheti ka qenë i bllokuar», shprehet Arben Dervishi.
Shoqata mendon se disa elementë të tjerë që ndikojnë në pesimizmin e këtij sektori janë shitja e apartamenteve, të cilat janë ndërtuar në zona të gabuara, mungesa e investimeve publike, por edhe taksa e infrastrukturës që mbetet e lartë.
«Ka efekte frenues siç është efekti i taksës së ndikimit në infrastrukturë që ka një vlerë të madhe. Ajo që do ta ngrinte shumë ndërtimi do të ishin investimet publike”, deklaron më tej Arben Dervishi.
Banka e Shqipërisë në raportin e saj e nxori sektorin e ndërtimit me ulje besimi në krahasim me tre mujorët e parë të vitit të kaluar.

Të gjitha shkeljet ligjore përse importi i mbetjeve nuk duhet të miratohet

Në fillim të këtij viti, Parlamenti shqiptar ka në plan të marrë vendimin përfundimtar për projektligjin e shumë debatuar për importin e mbetjeve, i cili ka si qëllim të lejojë importin e disa lloje mbetjesh në Shqipëri.
Por a duhet ta miratojë Kuvendi i Republikës së Shqiprisë këtë projektligj? Studiuesi shqiptar i cili jeton në Gjermani, Lulzim Baumann, në bashkëpunim me ekspertë nga Gjermania, Italia dhe Shqipëria, ka realizuar së fundmi studimin “Pro dhe kundra importit të mbetjeve në Shqipëri sipas projektligjit Nr. 92/2016”.
Në studimin e vënë në dispozicion për Citizens Channel, autori ka marrë në analizë nenet e tij dhe ka intervistuar një numër të madh ekspertësh nga institucione shqiptare dhe ndërkombëtare.
Bazuar në përmbledhjen e konkluzioneve të studimit të Lulzim Baumann nuk është e rekomandueshme që ky projektligj të miratohet.
Një ndër arsyet kundër në studim është “se ekziston rreziku i lartë që leja për importimin e llojeve të caktuara të mbetjeve jo të rrezikshme, siç parashikohet në Ligjin nr. 92/2016, do të rrisë në të njëjtën kohë importimin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri, pasi mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit mund të anashkalohen relativisht lehtë”. Sipas studimit “skaneri në Portin e Durrësit nuk mund të zbulojë lidhjet shumë helmuese, komponimet kimike, drogat ose azbestet, por vetëm eksplozivë dhe mbetjet bërthamore dhe mund të manipulohet lehtë nga ‘zyrtarët e korruptuar’”.
Për shkak të fitimit të madh të përfshirë, trajtimi i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme është një fushë kryesore e veprimtarisë së krimit të organizuar në shumë vende. “Duke pasur parasysh faktin se, Shqipëria është ende shumë e ndjeshme ndaj krimit të organizuar, ajo duhet të shmangë marrjen e këtyre rreziqeve”, theksohet në përfundimet e studimit.
Studiuesi Baumann sugjeron se më parë duhet të bëhen përparime të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe në implementimin e një infrastrukture kombëtare të menaxhimit të integruar të mbetjeve për t’i bërë ballë rreziqeve.
Në studimin e projektligjit janë vënë re dy dobësi të një rëndësie të veçantë: gjobat për importet ilegale janë shumë të ulëta për të dekurajuar krimin e organizuar dhe shumë autoritet përqendrohet në duart e ministrit të Mjedisit (dhe ministrit të Financave).
Sipas studimit një tjetër arsye se pse projektligji për importin e mbetjeve nuk duhet të miratohet është se, “importet ilegale të mbetjeve të rrezikshme do të kenë pasoja të rënda për mjedisin, shëndetin publik dhe për ekonominë (bujqësia, turizmi) dhe mund të ngarkojë buxhetin kombëtar me kosto të larta të pastrimit dhe rehabilitimit”.
Projektligji ndalon importin e mbetjeve vetëm për qëllimet e “depozitimit, eliminimit apo djegies (Incenerim)”, por jo për qëllime të djegies për prodhim të energjisë çka është e ndryshme nga incenerimi. Kjo, në bazë të përfundimeve të studimit, përbën një mangësi të mëtejshme të rëndë për shkak të rreziqeve të larta shëndetësore dhe mjedisore të djegies së mbetjeve, veçanërisht kur kryhet në një mënyrë jo të modernizuar.
Pavarësisht nga fakti se disa kompani ricikluese mund të krijojnë vende të reja pune si rezultat i importit të mbetjeve, kjo sipas studimit ka shumë gjasa të çojë në një ulje të shkallës së përgjithshme të punësimit. “Ndërsa lëndët dytësore të huaja janë për momentin më konkurruese se materialet shqiptare, stimujt për kompanitë si dhe 30,000 punonjës joformalë për mbledhjen e mbeturinave do të ulen ndjeshëm (së bashku me një rënie në të ardhurat e tyre)”, thuhet në analizën e projektligjit nga Lulzim Baumman.
Vetë Bashkimi Europian së bashku me një numër ekspertësh ndërkombëtarë rekomandon që Shqipëria para legalizimit të importeve të mbetjeve duhet të përmirësojë menaxhimin e integruar të mbetjeve në vend. “Lejimi i importit të mbetjeve në këtë pikë ka të ngjarë të dëmtojë ambiciet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, pasi do ta bëjë më të vështirë që ajo të përmbushë kriteret kryesore të “Luftës kundër Korrupsionit” dhe “Luftës kundër Krimit të Organizuar”, si dhe Standardet e BE-së për mjedisin dhe shëndetin publik”, thuhet në përfundimet e studimit. Meqënëse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE-se, ajo ende nuk është e detyruar t’i përmbahet politikës “Lëvizja e Lirë e Mallrave”.
Studimi përfundon se ka zgjidhje më të pastra, më pak të rrezikshme, më transparente dhe me kosto më të efektshme sesa importi i mbetjeve për të forcuar industrinë e riciklimit të vendit dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Amarildo Topi

Kompensim nëse vonohet avioni

Vonesat në fluturime apo anullimi i tyre nga kompanitë ajrore nuk është diçka e panjohur. Për ata që zgjedhin të udhëtojnë shpesh, të paktën një herë ju është dashur të presin në stolat e aeroportit për një zgjidhjeje. I tillë ka qenë dhe rasti i atyre që kishin prerë një biletë për fluturimin e linjës Tiranë-Verona në datë 1 dhjetor 2017 kur është dashur të presin 10 orë në aeroport.
Por a e dini se për këto raste mund të plotësohet një formular ankese për të kërkuar të drejtat? Pasagjerët e fluturimit Tiranë-Verona e kanë plotësuar këtë formular dhe Autoriteti i Aviacionit Civil bëri me dije se kompania ajrore ka pranuar ankesën, duke ju dhënë të drejtën e kompensimit në vlerë monetare.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët e fluturimit të linjës Tiranë-Verona, nr. fluturimi BV2235 të dt 01 Dhjetor 2017, se formulari i ankimimit për vonesën 10 orë ndaj kompanisë, është pranuar.
Pas insistimit nga Autoriteti Aviacionit Civil, pasagjerët që plotësuan formularin e ankimimit në 01.12.2017, do të kompensohen në vlerë monetare nga kompania për vonesën. Ftojmë gjithë pasagjerët që plotësuan formularin të kontaktojnë shërbimin e klientit të kompanisë, në numrat e telefonit: +390698956666 ose me email: [email protected]” thuhet në reagimin e AAC.
Autoriteti i Aviacionit Civil nga ana tjetër ka kërkuar që qytetarët për çdo rast të plotësojnë formularin.
“Autoriteti i Aviacionit Civil apelon gjithë pasagjerët se për çdo ankesë për vonesa ose anullime fluturimesh nga kompanitë ajrore, të mos hezitojnë, por të plotësojnë formularët e ankimimit, dhe t’i dërgojnë te kompanitë përkatëse, për të mbrojtur të drejtat e tyre”, përfundon Autoriteti.

Kreu i Gjykatës së Lartë: Politikanë më kanë kërkuar pushimin e disa çështjeve

Gjykata e Lartë është në kolaps. Këtë ka nënkuptuar kryetari i Gjykatës, Xhezair Zaganjori, i cili prej kohësh ka ngritur disa problematika që shqetësojnë gjyqësorin. Numër i reduktuar gjyqtarësh dhe këshilltarësh ligjorë deri në pamundësi për plotësimin e trupit gjyqësor dhe çështje që akumulohen çdo ditë për shqyrtim. Zaganjori ka folur për “Gazetën Shqiptare” edhe për ndërhyrjen e politikanëve në punët e Gjykatës, duke i kërkuar në mënyrë direkte pezullimin e vendimeve penale për njerëzit e tyre. “Edhe pas gati 30 vjet ndryshimesh, ende politika përpiqet ta trajtojë gjyqësorin apo drejtësinë në përgjithësi, si oborrin e saj. E kur nuk ka bindje,…. Një vendim merr një gjyqtar apo prokuror, e kur ai nuk i pëlqen apo prek interesat e politikës, zbulohet menjëherë e shkuara, deri tek gjeneza personale e ndoshta edhe familjare e gjyqtarit apo prokurorit. Edhe për sa i përket çështjeve konkrete, nuk mund të them se nuk ekziston fenomeni i ndërhyrjes. Ka pasur ndonjë rast që edhe mua më janë drejtuar politikanë të ndryshëm, të cilët në emër të personave të përfshirë në konflikte në zonat e tyre zgjedhore, etj., më kanë kërkuar përshpejtimin e gjykimit, zgjidhjen e konfliktit apo pezullimin e ndonjë vendimi penal. Jam përpjekur t’u shpjegoj se ata nuk mund të ndërhyjnë në çështje konkrete, qoftë si persona privatë apo funksionarë shtetërorë”, ka deklaruar kreu i Gjykatës së Lartë. E megjithatë, Zaganjori nuk ka sqaruar nëse këto ndërhyrje i ka denoncuar pranë Prokurorisë, të cilat godasin rëndë ndarjen e pushteteve në Shqipëri.

Kokëdhima: Skenari i qeverisë për falimentimin e bizneseve të vogla

Kreu i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka denoncuar skenarin djallëzor të qeverisë për falimentimin e bizneseve të vogla. Në deklaratën e Kokëdhimës theksohet se qeveria po përgatit falimentin e mijëra bizneseve të vogla, pasi pengojnë zgjerimin e supermarketeve dhe qendrave tregtare në pronësi të miqve të kryeministrit Rama. “Sot, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin mbi 90 mijë subjekte, që sigurojnë bukën e gojës përmes dyqaneve të vogla që ata kanë. Nuk i bien në qafë askujt, punojnë me ndershmëri dhe nuk janë barrë për shtetin, që përndryshe do të detyrohej t’u paguante ndihmë sociale si të papunë. Pikërisht për këtë kategori biznesesh, qeveria ka përgatitur një skenar të errët për t’i falimentuar. Arsyeja: Ato po pengojnë zgjerimin e rrjeteve të mëdha të supermarketeve dhe të qendrave tregtare, që janë në zotërim të miqve të kryeministrit. Metoda që po përdor qeveria është djallëzore dhe shitet si një aksion kundër informalitetit. Nga data 1 prill, bizneset e vogla do të futen në skemën e TVSH-së. Tatimet i kanë paralajmëruar subjektet që të bëjnë inventarët dhe më pas do të fillojnë kontrollet e imtësishme. Pjesa më e madhe e tyre nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë barrës së shtuar fiskale, procedurave të komplikuara administrative së bashku me presionin tatimor dhe do të jenë të detyruara të mbyllen. Futja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së nuk e zvogëlon evazionin, përkundrazi do e rrisë atë dhe do i nxjerrë bizneset e vogla nga tregu. Pikërisht, kjo i intereson qeverisë, të mbeten sa më pak dyqane të vogla në vend, që njerëzit të detyrohen të blejnë te rrjetet e mëdha të supermarketeve e dyqaneve!”

Protesta më 27 janar: Qeveri Antimafia, zgjedhje të lira

Më datën 27 janar, në orën 12:00 një revoltë mbarëpopullore do të nisë betejën e saj deri në largimin e Ramës bashkë me pushtetin e tij. Çdo shqiptar nga çdo cep i vendit ka një arsye të fortë për t’u bërë pjesë e kësaj revolte të fuqishme e për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Ramës nga degradimi i shtetit dhe i jetës së çdo familjeje shqiptare. Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri të ditur dje ditën e protestës, ndërsa ftoi çdo shqiptar nga Veriu në Jug të vendit të bashkohen dhe të ngrenë zërin e tyre për problemet dhe hallet e përditshme që kjo qeveri u ka sjellë familjeve të tyre. Vendimi për datën e protestës u bë i ditur pas mbledhjes së Grupit parlamentar demokrat.
“Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen më datë 27 janar, të shtunën në orën 12:00, në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, kundër krizës ekonomike, kundër papunësisë, kundër padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, për një drejtësi të çliruar nga krimi, të çliruar nga politika dhe pushteti i bërë njësh me krimin. Drejtësi për të papunët, drejtësi për të rinjtë, drejtësi për studentët, drejtësi për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe jo të largohen si emigrantë dhe t’i dorëzohen fatit e rrugëve të kurbetit”, tha Basha.
“Dhe gjithçka nis nga kthimi i paligjshmërisë në vend. Nëse sot kemi një narkoshtet, siç fakton raporti i sapo publikuar i CIA-s i SHBA-së, ky narkoshtet është ndërtuar mbi paligjshmërinë.
Paligjshmëria është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së shantazhuar, i blerë e i kërcënuar i shqiptarëve që ka çuar në një Parlament të paligjshëm, në një qeveri të paligjshme, në një kryeministër të paligjshëm, që pastaj e ka të domosdoshme kapjen e një prokurori të paligjshëm, për të mbrojtur paligjshmëritë për të mbrojtur aferat kriminale dhe korruptive, për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit”, tha Basha.
Ai theksoi se, pasojat e paligjshmërisë i ndjen çdo shqiptar. Ai përmendi papunësinë e cila siç tha Basha ka për rezultat paligjshmërinë, e cila i merr pasuritë dhe paratë e taksapaguesve të këtij vendi dhe i shpërndan tek një grusht sunduesish, në vend që t’i çojnë në spitalet që vuajnë nga mungesa e ilaçeve, nga mungesa e mjekëve dhe infermierëve, në vend që t’i çojnë në shkollat që nuk kanë ngrohje, në vend që t’i çojnë në investime, të hapin vende të reja pune, duke ndihmuar ekonominë.
“Objektivi politik i opozitës i shpallur prej kohësh, nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse dhënia fund e kësaj paligjshmërie, përmes një qeverie antimafia me mandatin që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për një Shqipëri të taksave të ulëta, për një qeveri që garanton, përmes përpjekjeve të saj, mundësitë maksimale për punësim për njerëzit.
Për një Shqipëri, e cila ka çmimet e energjisë, naftës dhe ujit, jo më të lartat në rajon, dhe ndër më të lartat në rajon, por proporcionale me fuqinë blerëse të shqiptarëve.
Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen në këtë manifestim të madh proteste, e cila ka këtë qëllim; largimin e paligjshmërisë, duke nisur me largimin e një qeverie të paligjshme, me një qeveri Antimafia, që do t’i japë shqiptarëve, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverinë që meritojnë, të taksave të ulëta, të punësimit dhe dinjitetit për çdo shqiptar”, tha kreu i PD.
Basha tha se, Partia Demokratike dhe natyrisht i gjithë koalicioni opozitar dhe të gjithë aleatët në këtë përpjekje të përbashkët, kanë nisur dhe do të intensifikojnë me të gjithë qytetarët shqiptarë një dialog për t’i paraprirë kësaj proteste.
“Ftojmë të gjithë opinionbërësit, liderët e opinionit në këtë shoqëri, që frymën e refuzimit që sot preket në çdo shtëpi shqiptari, preket në çdo shesh qyteti, në institucionet publike dhe ndërmarrjet private, ta kthejmë në një frymë proteste.
Të gjithë bashkë përmes pjesëmarrjes qytetare në këtë protestë, të japim sinjalin se e keqja ka marrë fund dhe së bashku do të marshojmë drejt një Shqipërie europiane, të drejtësisë së pakapur politikisht, të drejtësisë që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin, të ekonomisë që punon për njerëzit dhe jo për një grusht kriminelësh pushtetarësh apo oligarkësh dhe të shërbimeve për qytetarin në shëndetësi arsim, me pensione më të mira njerëzish, me ndihmë sociale. Dhe të gjithë aspektet e tjera që kanë të bëjnë me jetën dinjitoze siç e meritojnë dhe siç mund e duhet ta kenë shqiptarët nëqoftëse bashkohemi dhe siç jam i bindur, do të bashkohemi më 27 janar ditën e shtunë, në orën 12:00”, u shpreh Basha.

CIA: Zyrtarët po pastrojnë paratë e drogës dhe trafiqeve

Në raportin për vitin 2018 të publikuar nga CIA, për sa i përket vendit tonë, theksi vihet tek lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe integrimit europian.
Shqipëria duhet ende të luftojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të bëjë hapa para drejt integrimit në Bashkimin Europian. Janë këto disa nga pikat kryesore që përmenden në raportin e 2018-ës të CIA-s për sa i përket vendit tonë. Sipas këtij raporti, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e Reformës në Drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian. Njësoj si një vit më parë CIA nënvizon se korrupsioni mbetet një problem kryesor për vendin, duke penguar investimet e huaja.
Një tjetër problem sipas raportit të CIA, është dhe trafiku i drogës. Aty thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA-n, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. Në raport nënvizohet se prodhimi i kanabisit është zgjeruar dhe organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. “Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga Veriperëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore. Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narkotrafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, thuhet në përshkrimin e CIA-s.
Po ashtu, CIA deklaron se korrupsioni është problem kryesor dhe ai po ndal investimet në Shqipëri.
“Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetëruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj. Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz, duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë”, shkruhet në faqen e CIA-s.
Por një vëmendje i është kushtuar ne raport dhe zgjedhjes së Ilir Metës si Presidenti i Republikës, ku përshkruhen dhe detaje nga procesi i votimit.
Në pjesën për zgjedhjet parlamentare të 2017 në Shqipëri, në raport shkruhet se Partia Socialiste ishte ajo që fitoi zgjedhjet e 25 qershorit.
“Shqipëria është një pikë aktive e trafikimit të drogës nga Azia Jugperëndimore drejt Ballkanit dhe Europës”, kështu shkruan CIA amerikane në raportin e publikuar në gushtin e vitit të kaluar për vendin tonë, publikuar në faqen zyrtare të saj “The ëorld facktbook”.
Sipas CIA-as, në një masë më të vogël, nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore. Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raporton se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Miku i Endri Fugës merr monopolin e taksive elektrike

Në 23 nëntor 2017, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një vendim, i cili diferencon taksitë elektrike nga pjesa tjetër e flotës së taksive të kryeqytetit. Vendimi, i cili sipas anëtarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak u kalua me shpejtësi dhe pa transparencë, sanksionon se taksitë elektrike do të mbajnë ngjyrën e bardhë me logo jeshile për t’u diferencuar nga pjesa tjetër e taksive të zakonshme, të cilat janë të verdha. “Bashkia e Tiranës nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës së taksive 4+1 elektrike, kërkon të promovojë dhe nxisë rritjen e numrit të taksive elektrike si dhe të ndërgjegjësojë qytetarët të përzgjedhin për udhëtim mjete, të cilat nuk ndotin ajrin”, thuhet në Vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Menjëherë pas miratimit të vendimit, në rrugët e Tiranës kanë nisur të qarkullojnë taksitë e para elektrike, të cilat i përkasin të gjitha të njëjtës kompani. Ajo quhet Green Taxi, me aksioner të vetëm, Endrit Mashën. Zoti Masha është në rrethin e ngushtë të pushtetit. Ai është kreu i komunikimeve dixhitale, në Departamentin e Komunikimeve në Kryeministri, vartës i Endri Fugës. Burime konfidenciale thanë për Syri.net se, Masha njihet për miqësinë e tij të ngushtë me Fugën, por edhe vetë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sponsorizimi nga Veliaj

Green Taxi është një kompani e re e krijuar në prill të vitit të kaluar. Ajo e përshkruan veten si kompania e parë në tregun shqiptar me një flotë makinash elektrike. Ngritja e rrufeshme e Green Taxi nuk është e rastësishme. Në shtator të vitit të kaluar, kompania u promovua nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Më vjen mirë, që sot kemi kompani taksish, të cilat janë 100% elektrike. Nëse do udhëtoni me taksi përdorni një nga taksitë elektrike, kanë të njëjtin çmim, por ama i kemi shpëtuar natyrës dhe fëmijëve të këtij qyteti një ndotje të jashtëzakonshme”, tha Veliaj për kompaninë e mikut të tij, Masha. Syri.net nuk mundi të verifikojë procedurat e liçencimit të saj nga Bashkia e Tiranës. Por miratimi i shpejtë i vendimit për diferencimin e taksive elektrike në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe shfaqja menjëherë pas tij e kompanisë Green Taxi në rrugët e Tiranës, ngre dyshime të mëdha. Për shkak të politikave mjedisore, Bashkia e Tiranës, pritet të kalojë të tjera vendime, të cilat do të favorizojnë taksitë elektrike. Dyshimet janë se, Bashkia ka filluar që tani të krijojë monopolin e taksive elektrike të Tiranës, pas të cilit qëndron miku i ngushtë i Endri Fugës, por edhe vetë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Shoqata e Taksive kundër

Tregu i taksive në Tiranë është i mbipopulluar. Vendimi për licencimin e një kompanie të re është kundërshtuar nga Shoqata e Taksive. Sipas tyre, kalimi tek taksitë elektrike mund të bëhej gradualisht nga kompanitë që kanë liçencat ekzistuese dhe jo përmes dhënies së një liçence të re. Por këto kundërshtime nuk janë marrë parasysh. Vendimi i Këshillit Bashkiak, që diferencon taksitë elektrike nga pjesa tjetër e taksive duket se i ka hapur rrugën monopolizimit të taksive elektrike në kryeqytet. Pikërisht në duart e njerëzve të afërt me Fugen dhe vet Veliajn. Syri.net

 

Azilkërkimi në Gjermani, një rrugë pa krye

Ata pak azilantë ballkanas që fitojnë të drejtë qëndrimi në Gjermani kalojnë nga Komisioni i Rasteve të Vështira. Por një vendim pozitiv i këtij komisioni nuk do të thotë patjetër leje qëndrimi.
Kushtetuta gjermane garanton të drejtën për azil për të përndjekur politikisht – por azilkërkues nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova thuajse nuk kanë fare shans për azil në Republikën Federale Gjermane. Sepse Gjermania në fund të vitit 2015 i klasifikoi shtetet e Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta origjine” – pra, si shtete, ku nuk ka përndjekje politike.
Që atëherë, Enti Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMf), që është përgjegjës për azilin, ka refuzuar 97 për qind të kërkesave të shtetasve me prejardhje nga Ballkani Perëndimor. Deri sa të merret vendimi ata duhet të banojnë, sikurse të gjithë azilkërkuesit e tjerë, në strehimore azilantësh, nuk kanë të drejtë pune dhe mund të dalin nga zona e tyre, vetëm me lejen e entit të migracionit. Pasi iu është refuzuar kërkesa për azil, ata duhet të largohen vullnetarisht nga Gjermania, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata riatdhesohen me detyrim.

Vetëm rastet e jashtëzakonshme kanë shans
Ata pak azilkërkues nga Ballkani që fitojnë status qëndrimi në Gjermani kalojnë nga Komisioni i Rasteve të Vështira (Härtefallkommission). Secili nga 16 landet ka nga një komision të tillë. Berlini, si land më vete, ka një instancë të ngarkuar nga senatori – kështu quhen ministrat në kryeqytetin e Gjermanisë – i Punëve të Brendshme dhe i Sportit. Në komision bëjnë pjesë i ngarkuari i qeverisë së landit për integrim dhe migracion, e ngarkuara për politikat e grave, përfaqësues të kishave katolike dhe protestante, bashkimi i shoqatave të mirëqenies “Liga Berlin”, Këshilli i Refugjatëve Berlin dhe Këshilli i Migracionit Berlin Brandenburg.

Mëshira e senatorit
“Komisioni i rasteve të vështira merret me fate individuale njerëzish që në fakt duhet të largohen nga Gjermania”, shpjegon kryetari i këtij komisioni, Peter Marhofer. “Por për të cilët mund të gjendet ndonjë paragraf në ligj, me anë të të cilit mund të rregullohet qëndrimi, për shembull, nëpërmjet një vendimi të Senatorit”.
Kriteret kryesore për këtë vendim të jashtëzakonshëm janë qëndrimi afatgjatë në Gjermani dhe përpjekjet serioze për integrim. Vendimtare është pyetja se a është në gjendje personi në fjalë që t’i mbulojë vetë shpenzimet për jetesë.

Një kontratë e përhershme pune nuk mjafton
Për shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor shpesh nuk mjafton vetëm kontrata e punës me të ardhura të mjaftueshme, madje për ndonjë prej tyre as rekomandimi pozitiv i Komisionit të rasteve të jashtëzakonshme. “Kjo ka të bëjë me faktin që shumica e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur në Gjermani vetëm dy vitet e fundit”, shpjegon Marhofer. “Për rrjedhojë mundësitë e integrimit të tyre nuk kanë qenë të mëdha”.
Për vitin 2017 vetëm 38 aplikues nga Ballkani Perëndimor kanë marrë rekomandime pozitive nga Komisioni. 80 të tjerëve iu është refuzuar kërkesa për të drejtë qëndrimi dhe duhet të largoheshin. Por ka pasur edhe raste. kur Komisioni ka marrë vendim pozitiv, ndërsa senatori e ka parë të arsyeshme që t’i kthejë. Njëri syresh ishte dëbimi në mes të dhjetorit 2017 i familjes shqiptare Ajazaj, që bëri shumë bujë në mediat vendore.

Rekomandimet e komisionit nuk janë garanci
“Komisioni i rasteve të jashtëzakonshme rekomandon leje qëndrimi edhe në raste të tilla, sepse ai me të drejtë lufton kundër ligjit aktual për lejeqëndrimin. Por mjerisht nuk ekziston një bazë ligjore për këtë qëndrim politik”, shpjegon Tino Brabetz nga zyra e shtypit të Senatit të Berlinit për Çështje të Brendshme dhe Sport.
As eprori i tij, senatori i brendshëm, nuk mund të vendosë arbitrarisht, por t’i përmbahet të drejtës aktuale dhe ligjit. Në gjithsej 462 dëbimet e bëra në vitin 2017 nga Berlini është ushtruar ligji aktual që vlen për të gjithë Republikën Federale.
Një shpresë për aplikuesit e refuzuar nga Komisionet e Rasteve të Vështira është Enti i Peticioneve pranë Parlamenteve të Landeve përkatëse.

Presidenti francez Emmanuel Macron viziton Kinën

French President Emmanuel Macron (C) and his wife Brigitte Macron (L) pose with children as they are welcomed on the tarmac at Beijing's Capital Airport on January 8, 2018. Macron on January 8 launched a state visit to China in Xian -- the starting point of the ancient Silk Road -- in a nod to his counterpart's scheme to revive the famous trading route. / AFP PHOTO / POOL / ludovic MARIN /// DQpTdWJqZWN0OiBQT09MIEJFSUpJTkcgMQ0KDQpBRlAtUGhvdG8gSUQgOiBWWjdUQQ0KDQpDSElOQSAvIEZSQU5DRSAvIERJUExPTUFDWQ0KDQoyMDE4LTAxLTA4VDE3OjMxOjA4KzA4OjAwDQoNCltjaWQ6aW1hZ2VfMC5qcGddDQoNCg0KRnJlbmNoIFByZXNpZGVudCBFbW1hbnVlbCBNYWNyb24gKEMpIGFuZCBoaXMgd2lmZSBCcmlnaXR0ZSBNYWNyb24gKEwpIHBvc2Ugd2l0aCBjaGlsZHJlbiBhcyB0aGV5IGFyZSB3ZWxjb21lZCBvbiB0aGUgdGFybWFjIGF0IEJlaWppbmcncyBDYXBpdGFsIEFpcnBvcnQgb24gSmFudWFyeSA4LCAyMDE4Lg0KDQpNYWNyb24gb24gSmFudWFyeSA4IGxhdW5jaGVkIGEgc3RhdGUgdmlzaXQgdG8gQ2hpbmEgaW4gWGlhbiAtLSB0aGUgc3RhcnRpbmcgcG9pbnQgb2YgdGhlIGFuY2llbnQgU2lsayBSb2FkIC0tIGluIGEgbm9kIHRvIGhpcyBjb3VudGVycGFydCdzIHNjaGVtZSB0byByZXZpdmUgdGhlIGZhbW91cyB0cmFkaW5nIHJvdXRlLg0KDQpBRlAvbHVkb3ZpYyBNQVJJTg0KDQoNCkFGUC1QaG90byBJRCA6IFZaN1U4DQoNCkNISU5BIC8gRlJBTkNFIC8gRElQTE9NQUNZDQoNCjIwMTgtMDEtMDhUMTc6MzY6NDQrMDg6MDANCg0KW2NpZDppbWFnZV8xLmpwZ10NCg0KDQpGcmVuY2ggUHJlc2lkZW50IEVtbWFudWVsIE1hY3JvbiAoQykgcG9zZXMgd2l0aCBjaGlsZHJlbiBhcyBoZSBhcnJpdmVzIHdpdGggaGlzIHdpZmUgQnJpZ2l0dGUgTWFjcm9uIChiZWhpbmQgTCkgdGhleSBhcmUgd2VsY29tZWQgb24gdGhlIHRhcm1hYyBieSBDaGluYSdzIFdhbmcgWWkgKGZhciBSKSBhdCBCZWlqaW5nJ3MgQ2FwaXRhbCBBaXJwb3J0IG9uIEphbnVhcnkgOCwgMjAxOC4NCg0KTWFjcm9uIG9uIEphbnVhcnkgOCBsYXVuY2hlZCBhIHN0YXRlIHZpc2l0IHRvIENoaW5hIGluIFhpYW4gLS0gdGhlIHN0YXJ0aW5nIHBvaW50IG9mIHRoZSBhbmNpZW50IFNpbGsgUm9hZCAtLSBpbiBhIG5vZCB0byBoaXMgY291bnRlcnBhcnQncyBzY2hlbWUgdG8gcmV2aXZlIHRoZSBmYW1vdXMgdHJhZGluZyByb3V0ZS4NCg0KQUZQL2x1ZG92aWMgTUFSSU4NCg0KDQo=

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot gjatë fillimit të një vizite në Kinë, se Evropa dhe Kina duhet të punojnë së bashku për iniciativën e re infrastrukturore të Kinës. Projekti synon krijimin e një “rruge të mëndafshtë” të kohërave moderne, për të cilën Presidenti francez tha se nuk mund të jetë rrugë me vetëm një drejtim.
Presidenti francez e filloi sot vizitën zyrtare në Kinë, duke u njohur me muzeumin në Xian, vendi që shërbente dikur si pikënisja e rrugës së lashtë të tregtisë.
Duke folur më pas para një audience biznesmenësh, akademikësh dhe studentësh, zoti Macron tha se, “rrugët e mëndafshta” nuk kanë qenë asnjëherë vetëm kineze.
“Rrugët duhet të shndërrohen në rrugë të inteligjencës, të cilat në çdo vend që kalojnë të shërbejnë si nxitje për shoqërinë civile, talentin, dhe kapacitetet novatore. Këto rrugë nuk mund të jenë rrugët e një hegjemonie të re për t’i shndërruar në vasalë vendet nga kalojnë”, u shpreh Presidenti Macron.
Pas tre ditësh në Xian, zoti Macron dhe delegacioni i tij i përbërë nga udhëheqës të biznesit dhe zyrtarë do të vizitojë Pekinin.
Zoti Macron synon të arrijë “një partneritet strategjik” me Pekinin për një sërë çështjesh, si terrorizmi dhe ndryshimet klimatike, duke e bërë Presidentin kinez Xi Jingping një aleat për zbatimin e marrëveshjes së Parisit.
Projekti i ri kinez i shpallur në vitin 2013, do të lidhë Kinën në rrugë tokësore dhe detare me Azinë Juglindore, Pakistanin, Azinë Qendrore, si dhe më tej me Lindjen e Mesme, Evropën dhe Afrikën.
Zoti Xi ka premtuar 124 miliardë dollarë fonde për projektin që shikohet me dyshim nga kryeqytetet perëndimore, më tepër si një shtrirje e influencës kineze, se sa një dëshirë e Pekinit për të sjellë begati.