22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Pentagoni: Disa armatime amerikane do të mbërrijnë në Ukrainë pas përfundimit të mandatit të Presidentit Biden! Ç’ndodh nëse Trump vendos t’i ndalojë dërgesat

Dërgimi në Ukrainë i disa armatimeve amerikane mund të realizohet pasi mandati i Presidentit Joe Biden të përfundojë në janar, i thanë Zërit të Amerikës zyrtarë të Pentagonit, duke theksuar se do të duhet kohë që disa kapacitete të mbërrijnë në Ukrainë.

 

“Siç e dini, disa pajisje dhe disa sisteme mund të arrijnë në Ukrainë shumë shpejt dhe ju e keni parë këtë të ndodhë brenda disa ditëve ose javëve. Ndonjëherë, zgjat më shumë … dhe mund të jetë më shumë se javë, mund të jenë muaj”, tha më 14 nëntor zv.sekretarja e Shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës.

Zonja Singh vuri në dukje se në kuadrin e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), dërgesat e armëve mund të zgjasin me vite.

“Pra, disa pajisje arrijnë në Ukrainë jashtëzakonisht shpejt. Por pastaj ka disa për të cilat duhet më shumë kohë”, tha ajo.

Shtetet e Bashkuara kanë ende fonde në dy programe kryesore që mbështesin mbrojtjen e Ukrainës – programi PDA, ose Programi i Autorizimit Presidencial, dhe programi USAI. Programi i parë lejon që armët të sigurohen nga rezervat ekzistuese të Shteteve të Bashkuara, duke mundësuar shpërndarje më të shpejtë. Programi i dytë përfshin blerjen e armëve nga industria, një proces që mund të zgjasë më shumë.

Që nga nëntori, Shteteve të Bashkuara u kanë mbetur rreth 9 miliardë dollarë për ndihma ushtarake për Ukrainën, ka raportuar Pentagoni. Nga këto, afërsisht 7 miliardë dollarë janë në dispozicion sipas programit PDA, përfshirë rreth 4 miliardë dollarë të miratuara nga Kongresi në prill dhe 2.8 miliardë dollarë shtesë të vëna në dispozicion pas bilanceve të reja nga Departamenti i Mbrojtjes. Gjithashtu, 2.2 miliardë dollarë të tjerë janë në dispozicion për programin USAI.

Më 20 nëntor, Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë shtesë të ndihmave të sigurisë për Ukrainën, me vlerë 275 milionë dollarë. Në të përfshihen municione për sistemet e raketave, predha artilerie, armë antitank dhe të tjera.

Zyrtarët e Pentagonit i kanë konfirmuar Zërit të Amerikës se Departamenti i Mbrojtjes është i angazhuar të përdorë të gjitha fondet e mbetura të programit PDA të autorizuara nga Kongresi përpara datës 20 janar 2025 dhe fondet shtesë të vëna në dispozicion për shkak të përllogaritjeve të reja. Shuma e saktë do të varet nga vlerësimet e vazhdueshme të nevojave të mbrojtjes së Ukrainës dhe logjistikës së ofrimit të ndihmës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka thënë se disa dërgesa të armëve amerikane në Ukrainë mund të kërkojnë kohë.

“Jo të gjitha do të dërgohen menjëherë”, u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Itali në tetor. “Gjërat që po blejmë tani, për shembull, mund të arrijnë vetëm disa muaj më vonë”.

Sekretari shtoi se disa materiale nga rezervat e Shteteve të Bashkuara riplotësohen përpara se të dërgohen në Ukrainë, dhe kjo kërkon gjithashtu kohë. “Dhe sërish, nuk është e menjëhershme, mund të duhen javë ose në disa raste, disa muaj”, tha sekretari Austin.

Sekretari Austin nënvizoi se Pentagoni i ka paraqitur një plan zyrtarëve ukrainas dhe ka besim se dërgesat e armëve do të vazhdojnë sipas planit të parashikuar.

Nëse administrata e ardhshme Trump vendos të ndalë disa nga dërgesat e mbetura, asaj do t’i duhet të anullojë zotimet për ndihmën të ndërmarra më herët nga administrata e Presidentit Biden, tha sekretari Austin muajin e kaluar në Itali.

Më 12 nëntor, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha se ndërsa Kongresi po shqyrtonte miratimin e fondeve shtesë në prill dhe në mes të tetorit, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës nga rezervat e tyre rreth 83% të municioneve të premtuara, 67% të municioneve kritike për mbrojtjen ajrore dhe 60% të kapaciteteve për artilerinë dhe funksionet mbështetëse ajrore.

“Që nga kalimi i buxhetit shtesë, kemi dërguar qindra mijëra predha artilerie, mijëra automjete të blinduara, mijëra municione për sistemet HIMARS dhe armë antitank, dhjetëra sisteme artilerie, kapacitete të rëndësishme të mbrojtjes ajrore, përfshirë një bateri Patriot, qindra interceptorë dhe dhjetëra sisteme të tjera”, tha zëdhënësi i Pentagonit.

“Dhe së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, dërgesat e sistemit strategjik të mbrojtjes ajrore, që u angazhuam të ofrojmë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, janë pothuajse të realizuara”./VOA

Basha: Parlamenti ka skaduar, është një mbledhje e zgjeruar e PS dhe e fraksioneve të saj në vazhdim të allishverisheve të dinozaurve të tranzicionit. Qytetarët mezi presin fundin e tij

Në prononcimin për mediat pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh se grupimi që ai drejton do të jetë alternativë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë. Ai theksoi rëndësinë e garantimit të votës së lirë dhe të paprekur nga manipulimet, duke shtuar se shqiptarët meritojnë një qeveri që i shërben atyre dhe jo interesave të ngushta politike.

I pyetur për mungesën e tij në diskutimet për buxhetin, Basha tha se Parlamenti aktual ka rënë dhe është kthyer në një mbledhje të zgjeruar të Partisë Socialiste dhe fraksioneve të saj. Ai shtoi se qytetarët janë të bindur për nevojën e një ndryshimi të këtij realiteti të politizuar.

Prononcimi për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha

Pyetje: Me një parti të re zoti Basha?

Lulzim Basha: Me shpresën që Gjykata e Lartë do të marrë vendimin e duhur, por me përgatitjen për të pamundësuar çdo skenar të mos përfaqësimit të Demokratëve Euroatlantikë në zgjedhjet e ardhshme.

Pyetje: Pra me një parti të re?

Lulzim Basha: Me shpresën që Gjykata e Lartë do të japë pa vonesë vendimin e duhur, por në çdo rast me demokratët euroatlantikë në zgjedhje, me kandidatët tanë, me programin tonë dhe me aleancën tonë.

Pyetje: Zoti Basha, me çfarë cilësie jeni ftuar sot ju në takim me Presidentin?

Lulzim Basha: Jam ftuar në cilësinë e dikujt që jo vetëm përfaqëson një vullnet politik të tjetërsuar në mënyrë antiligjore nga vendimi i Gjykatës së Apelit, por edhe si dikush që çdo minutë të shërbimit të vet publik e ka shpenzuar dhe do ta shpenzojë në dobi të qytetarëve dhe jo për llogaritë e veta.

Pyetje: Vitin e shkuar kur u diskutua buxheti dhe opozita bojkotoi Parlamentin, ju e kritikuat sepse nuk ju dhanë mundësi të flisnit. Ndërkohë ju kishit mundësi të flisnit, por nuk ishit. Pse nuk ishit?

Lulzim Basha: Ai Parlament ka skaduar, siç ua kam thënë herën e fundit. Nuk ka më Parlament aty, është një mbledhje e zgjeruar e Partisë Socialiste dhe e fraksioneve të saj. Çfarë kemi për të thënë, e kemi thënë me forma dhe mënyra të tjera. Jam i bindur se i përkas një shumice absolute të qytetarëve shqiptarë që mezi presin ta përcjellin këtë pseudo-parlament, që në fakt është një vazhdim i allishverisheve të dinozaurve të tranzicionit me njëri-tjetrin.

Pyetje: Dhe nuk na e thatë, kur dëshironi që të mbahen zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nuk është çështje dëshire, është përcaktuar në Kodin Zgjedhor, një nga ato 4 fundjava. Të rëndësishme janë standardet. E rëndësishme është që shqiptarëve t’u garantohet se vota e tyre nuk do të manipulohet, trysnohet, blihet apo shitet. Ata duhet të jenë në gjendje të votojnë lirisht pas 34 vitesh nga rënia e diktaturës, për të ikur nga një diktaturë e re e korrupsionit dhe për të votuar lirisht qeverinë që duan dhe meritojnë.

Pyetje: Ju nuk patët asnjë propozim nga këto 4 data, zoti Basha?

Lulzim Basha: Diskutimi im u fokusua tërësisht tek standardet zgjedhore, tek problematikat e evidentuara në zgjedhjet e kaluara, tek problemi fatkeq i bashkëpunimit të qeverisë aktuale me një pjesë të opozitës për të dëmtuar më tej këto standarde. Vendosmëria jonë është për të bërë gjithçka për të mos lejuar që një grusht politikanësh të emëruar t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Standardet dhe procesi, shqetësimi ynë”/ Basha: Kushtetuesja t’u japë qytetarëve mundësinë t’i zgjedhin vetë deputetët e jo manovrat korruptive të lojtarëve të vjetër të politikës

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, deklaroi për mediat se data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është atribut i Presidentit, ndërsa standardet dhe procesi janë prioritet i opozitës.

Ai theksoi rëndësinë e listave të hapura dhe votës preferenciale, duke kërkuar që qytetarët të zgjedhin vetë deputetët e tyre, pa ndërhyrje nga “dhomat korruptive” të politikës. Basha bëri thirrje për votim elektronik dhe identifikim biometrik, pasi vetëm kështu garantohet përfshirja e diasporës dhe shmangien e manipulimeve zgjedhore.

Ai gjithashtu tha se qeveria po keqpërdor burimet publike dhe përfshirjen në manipulimin e zgjedhjeve, duke kërkuar një mobilizim qytetar dhe opozitar për ndryshim. Sipas tij, vetëm përmes teknologjisë dhe një mobilizimi total mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe një alternativë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Fjala e kryetarit të PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, pas takimit në presidencë:

Pyetja: Zoti Basha i dhatë një datë Presidentit se kur duhet të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Lulzim Basha: Shiko kodi ia kufizon mjaftueshëm presidentit, ngjarjet po kështu. Data është atribut i Presidentit, standartet dhe preocesi janë shqetësimi ynë. Dhe në veçanti tek standarti dhe te procesi, për ne është e rëndësishme që t’u jepet mundësia qytetarëve që t’i zgjedhin vet deputetët e ardhshëm dhe jo t’ua parazgjedhin në dhomag korruptive të vendimmarrjeve të lojtarëve të vjetër të politikës. Ndaj kam kërkuar nga presidenti i Republikës që të bëhet gjithçka për të ushtruar presion ndaj atyre që duan që dhe zgjedhjet e ardhshme t’i marin peng për veten e tyre. Në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë në zgjedhje të rivendos lirinë e qytetarëve për të zgjedhur vet deputeten dhe deputetin që duan në Kuvend përmes listave të hapura apo votës preferenciale. Siç e dini Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar dagën 26 nëntor për të dëgjuar ankesat tona për këtë çështje. Seanca është shtyrë me këkrkesën e palëve të tjera, palëve kundërshtuese, atyre që bashkuan votat për të mbyllur listat për datën 4 dhjetor. Po kaq e rëndësishme është ajo që paralajmëruam prej kohësh, vota e diasporës të bëhet efektive. Që vota e diasporës të bëhet efektive ka një zgjidhje, e kërkuar prej kohësh nga unë, nga forca politike që përfaqësoj që është votimi elektronik. Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik për shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Sepse të gjithë e dimë që ka mijëra qytetarë shqiptarë të cilët janë larguar nga vendi dhe ndodhen shpeshherë në pozita jo tërësisht ligjore në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Por që fal identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik, nuk do të përjashtoheshin nga e drejta e tyre Kushtetuese për të dhënë votën e tyre. E njëjta gjë edhe për votuesit brenda vendit për të shmangur apo reduktuar kalvarin e gjatë të manipulimeve para dhe gjatë ditës së votimit dhe preoceseve të stërzgjatura dhe të kontestuara të numërimit, të cilët menjëherë do të zgjidheshin me anë të teknologjisë. Natyrisht problemi kryesor i standarteve të zgjedhjeve shqiptare është politik, nuk është teknik. Është problemi i një shteti privat të kthyer në një ushtri patronazhistësh me apo pa hir, në funksion të një qeverisjeje të korruptuar që paratë e taksave e larta të shqiptarëve, i përdor për t’i bleri dhe manipuluar me çmim të ulët votën e shqiptarëve. Ky është një problem i cili kërkon një mobilizim total qytetar dhe opozitar, dhe për këtë Demokratët Euroatlantikë dhe të gjithë ata që besojnë se Shqipërisë mund t’i shërbehet vetëm duke larguar një qeverisje të korruptuar që për 12 vite ka menduar për veten e vet dhe jo për qytetarët, të bashkojnl votat dhe të japin mundësinë për një alternativë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Akuzohen për krime lufte, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arrest për kryeministrin izraelit dhe ish-ministrin e Mbrojtjes: Kemi prova të arsyeshme!

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​sot urdhër-arrest ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallad, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

 

Ky vendim vjen pas muajsh hetimesh intensive dhe presionit diplomatik në lidhje me veprimet e Izraelit në Gaza gjatë periudhës nga tetori 2023 deri në maj 2024.

Një urdhër arresti u lëshua gjithashtu për Mohammed Deif, një komandant i Hamasit, megjithëse ushtria izraelite tha se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.

Sipas deklaratës së Gjykatës, ka prova të arsyeshme që sugjerojnë se Netanyahu dhe Gallad me dashje dhe me vetëdije privuan popullsinë civile të Gazës nga sendet e nevojshme për mbijetesën e tyre, si ushqimi, uji, ilaçet, karburantet dhe rryma elektrike.

Aktgjykimi përfshin gjithashtu akuza për akte të shkatërrimit të infrastrukturës bazë, të cilat thuhet se kanë kontribuar në krizën humanitare në rajon.

Izraeli kishte paraqitur dy kundërshtime ndaj juridiksionit të GJNP-së, të cilat Gjykata i hodhi poshtë. Në vendimin e saj, GJNP-ja theksoi se “pranimi i juridiksionit të Gjykatës nga Izraeli nuk kërkohet, pasi Palestina e ka njohur juridiksionin e GJNP-së në nivel territorial”. Ky vendim forcon ndikimin e Palestinës në proceset ndërkombëtare dhe krijon një precedent për raste të tjera që përfshijnë shkelje të të drejtave të njeriut në rajon.

Akuzat dhe reagimi ndërkombëtar

Aktakuza përfshin pretendime për veprime të qëllimshme që çojnë në një krizë humanitare në Gaza, duke përfshirë ndërprerjen e gjerë të shërbimeve thelbësore dhe pengimin e ndihmës humanitare. ICC thekson se këto veprime mund të përbëjnë një strategji presioni ndaj qytetarëve dhe organizatave palestineze që veprojnë në rajon.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë mirëpritur tashmë vendimin e ICC-së, duke theksuar nevojën për llogaridhënie në rastet e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, shumë qeveri po shqyrtojnë se si t’i përgjigjen këtij zhvillimi të ri, ku disa që shprehin shqetësime për implikimet e mundshme diplomatike dhe gjeopolitike.

Qëndrimi i Izraelit

Kryeministri izraelit dhe ish-ministri i mbrojtjes ende nuk kanë dhënë deklarata zyrtare për vendimin, por priten reagime të forta nga Tel Avivi. Izraeli ka refuzuar në mënyrë të përsëritur legjitimitetin e ICC-së, duke pretenduar se veprimet e tij janë të motivuara politikisht dhe kanë për qëllim minimin e sovranitetit të shtetit të Izraelit.

Lëvizjet e radhës

Ky vendim i hap rrugën presionit të mëtejshëm ligjor dhe diplomatik ndaj Izraelit. ICC mund të kërkojë bashkëpunimin e shteteve anëtare në zbatimin e urdhërarresteve, të cilat do ta ekspozojnë Izraelin ndaj presionit kritik ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, ky rast mund të jetë një pikë referimi për qasjen e Gjykatës ndaj konflikteve që përfshijnë zonat e luftës dhe krizat humanitare.

EMRI/ Detaje nga sherri mes thika në Tiranë, përfundon te spitali i Traumës studenti i plagosur

Aron Demiraj është studenti i cili mbeti i plagosur nga sherri me thika mesditën sotme në “Qytetin Studenti”.

I riu raportohet se është transportuar për ndihmë mjekësore te spitali i Traumës, pas plagëve të marra.

Ndërkohë policia bën me dije se konflikti ka ndodhur mes Aron Demirajt, 20 vjeç dhe shtetasit me iniciale A.A., 19-Vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”.

Njofitmi i policisë

Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U godit me thikë në zemër, tezja e Martin Canit mes dhimbjes e lotëve: “E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin”! Humb ndjenjat në protestë

Tezja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., pranë derës së shkollës Fan Noli mesditën e 18 Nëntorit.

 

Mes dhimbjes, tezja e të miturit u shpreh se e dërguan Martinin në shkollë dhe jo në luftë që ta therin.

“Duam drejtësi, drejtësia të shkojë në vend! E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin.  Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

tezja martin cani2

Por, për shkak të dhimbjes nga humbja e nipit të saj, që u godit me thikë në zemër, ajo humbi ndjenjat në protestë.

Tezja e 14-vjeçarit u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Emisari i SHBA për Ballkanin Perëndimor: Politikat tona nuk ndryshojnë me administratën e re!

Washingtoni ka zhvilluar një politikë të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor për tre dekadat e fundit dhe unë pres që të mbetet kështu.

Kështu ka deklaruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina, dy javë pasi Donald Trumpi fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, transmeton Klankosova.tv.

Kasanof zëvendësoi Gabriel Escobarin në këtë pozitë, mandati i të cilit skadoi në fund të majit.

Nëse do të qëndrojë në këtë pozitë pas 20 janarit, kur të vijë në pushtet qeveria e Donald Trumpit, Kasanof nuk ka dashur të spekulojë, por ka theksuar se do të vazhdojë të punojë deri në ditën e fundit që rajoni të përparojë në të gjitha aspektet si dhe për t’i lënë pasardhësit e tij të mundshëm situatën sa më të mirë.

Dëshiroj të theksoj se ka një vazhdimësi të fortë në politikën tonë ndaj Ballkanit në 30 vitet e fundit. Pres që vazhdimësia e synimeve themelore që kemi për këtë rajon do të vazhdojë”, shtoi ai.

A po shuhet ëndrra e rritjes së mirëqenies në Europë? Analiza e DW: Luftë, konflikte dhe dobësim ekonomik, rreziqet për eurozonën janë shumë të mëdha

Luftë, konflikte, dobësim ekonomik: Rreziqet për eurozonën janë aktualisht shumë të mëdha. Por edhe perspektiva është e zymtë sipas Bankës Qendrore Europiane.

Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të ashpër po shtohen rreziqet për sistemin financiar të eurozonës, paralajmëron

Banka Qendrore Europiane. Sipas një raporti të saj, Banka Qendrore Europiane është mjaft e shqetësuar për stabilitetin financiar të eurozonës në kohë të rritjes së dobët ekonomike aty dhe shtimit të konflikteve në tregtinë botërore. Në raportin gjashtëmujor të zhvillimeve në eurozonë të Bankës Qendrore Europiane konstatohet, se rritja ekonomike në eurozonë është mjaft e brishtë, në të njëjtën kohë që pasiguritë gjeopolitike po ndikojnë negativisht.

Shtim i tensioneve në tregtinë botërore

Por ky nuk është shqetësimi i vetëm për paralajmërimin e BQE. “Krahas rreziqeve gjeopolitike dhe politike po shtohen edhe tensionet në tregtinë botërore, gjë që e rrit rrezikun e ngjarjeve ekstreme”, deklaroi Zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Europiane, Luis de Guindos, të mërkurën (20.11), sipas agjencisë Reuters. Sipas de Guindos kjo e errëson perspektivën e stabilitetit financiar në eurozonë.

Ekspertët e ekonomisë në Europë i kanë drejtuar me shqetësim sytë drejt SHBA, ku pritet të vijë në pushtet për herë të dytë fituesi i zgjedhjeve presidenciale,Donald Trump.  Paralajmërimet që ka bërë Trump në fushatën zgjedhore për vendosje doganash me pasojë ashpërsimin e konflikteve tregtare do ta godisnin ashpër eurozonën.  Vërtet, sipas vlerësimit të Bankës Qendrore Europiane, tregjet financiare deri tani janë treguar rezistente, por së fundmi janë shtuar turbulencat në bursa. Po ashtu problemet buxhetore të disa vendeve dhe ngecja e rritjes ekonomike shtojnë shqetësimet e tregjeve financiare për aftësinë e vendeve në shlyerjen e borxheve. Sipërmarrjet vazhdojnë të rëndohen nga kosto të larta kredie dhe mungesë perspektive për rritje ekonomike. Vështirësitë mund të shtohen për sipërmarrjet e vogla e të mesme dhe për familjet, nëse ekonomia do të vazhdojë të dobësohet.

Tregjet e imobiljeve të biznesit në krizë

Por për Bankën Qendrore Europiane faktor shqetësues janë edhe tregjet imobiliare. Ndërkohë që çmimet e imobiljeve për banim janë stabilizuar, mbetet ende në vështirësi tregu i imobiljeve të firmave e kompanive për shkak të “home-office”, punës nga shtëpia. Humbjet e këtij tregu, sipas BQE mund të rriten në të ardhmen./DW

“Nuk ka dhimbje më të madhe”- Qytetarët në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit të shkollës “Fan Noli”: Institucionet të marrin përgjegjësinë! Të rriten masat

Dhjetëra qytetarë, prindër e fëmijë, kanë dalë sot në protestë pas ngjarjes së rëndë të pak ditëve më parë në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku u vra me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij, 14-vjeçari Martin Cani.

 

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tregoi se i mituri i ndjerë ishte djali i shokut të tij të ngushtë dhe se dhimba për ta ka qenë e madhe.

“Nuk ka dhimbje më të madhe. Ishte si djali im, sepse është djali i shokut tim të ngushtë. Ai person na ka fut thikën të gjithëve”, tha ai.

Një tjetër qytetare i ka bërë apel shtetit të vërë në zbatim ligjin dhe të marrin përgjegjësinë, ndërsa kërkoi dënim kapital për autorin.

pankarta protesta 14 vjecari (1)

“Apel shtetit shqiptar të mos flej gjumë, të vej ligjin në zbatim. Është e dhimbshme që rrinë nëpër kulluqe pa asnjë shpjegim. Gjithë këta të vrarë, asnjë të dënuar. Krimi do na vijë derë më derë. Nuk ka pse të falim se është i vogël. Institucionet të marrin përgjegjësi. Dënim kapital kërkoj”, tha një tjetër qytetare.

“Kryeministri do të laj duart më mbylljen e TikTok-ut”, tha një prej prindërve të pranishëm, ndërsa kërkoi që ministrja të jap dorëheqjen dhe të marr përgjegjësinë.

“Është një ditë zie për të gjithë shqiptarët. Kryeministri do të laj duart më mbylljen e TikTok-ut, sërish do këtë armë e thika. Ministrja të jap dorëheqjen, përgjegjësia bie mbi të dhe mbi oficeren ë sigurisë. Unë i kërkoj qeverisë, ministres të jap dorëheqjen të jap dorëheqjen. Jemi të pasigurt.

pankarta protesta 14 vjecari (4)

Vajza ime shkon në një shkollë që rreth e qark shitet drogë. Sot shoqëria po përjeton një krizë. Edukimi fillon në familje, t’i edukojmë  për mësuesin, për shokun. Të dinë me kë rrinë fëmijët. Fëmijët nuk e njohin se kush është oficerja e sigurisë dhe psikologëve. Këta janë anonim, nuk e kryejnë punën e tyre, rrinë nëpër telefona, kafe marrin rrogën. Krimi mund të ishte parandaluar”, tha ajo.

Mes dhjetëra bashkëmoshatarëve dhe prindërve, ishte edhe një vajzë 10-vjeçare, e cila tha se nuk ndihet aspak e sigurt në shkollë.

“Nuk ndihem e sigurt, ndihem e trembur kur dal nga shkolla. Te shkolla ime nuk përmendet fare psikologia”, tha ajo.

pankarta protesta 14 vjecari (2) pankarta protesta 14 vjecari (3)

Apeli ktheu për gjykim dosjen, rinis në GJKKO procesi për Moisi Habilajn dhe tre të pandehurit e tjerë

Ka rinisur në GJKKO procesi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Në prill 2023 Apeli i Posaçëm e ktheu çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese.

“Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Prishjen e vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendimin e datës 7 Prill.

Vendimi i plote

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.H. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin N.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin F.M. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Shpenzimet procedurale t’u lihen ne ngarkim te pandehurve M.H., N.S., M.S., F.M.”.

Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues.