29.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Gjigantët e Premier League, në garë për talentin e Romës

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kanë nisur garën për të marrë mesfushorin e kombëtares italiane, Lorenzo Pellegrini, çmimi i të cilit nuk i kalon 30 milionë euro. Tre skuadrat e Premier League janë vënë në gjurmët e futbollistit të Romës, bazuar te fakti se në qershor do të ketë një “klauzolë” për prishjen e kontratës së tij me verdhekuqtë, e cila është 25 milionë euro. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi “The Mirror”. Pellegrini pëlqehet nga disa klube në Europë pasi ka lënë një përshtypje shumë të mirë në 23 ndeshje të luajtura me AS Roma në këtë edicion të Serie A.
Mesfushori, i cili ka luajtur edhe një ndeshje me kombëtaren e Italisë, mund të jetë një “mollë sherri” mes Jose Mourinho dhe Antonio Conte që nuk e kanë fshehur interesimin e tyre për Pellegrinin. Pep Guardiola i Manchester City, që kryeson Premier League me 15 pikë avantazh, gjithashtu do të trokasë në dyert e klubit të Romës, që faktikisht shpreson ende te rinovimi i kontratës së Pellegrinit në “Olimpico”. Pellegrini është rritur në skuadrat e moshave të Romës përpara se të “piqej” te Sassuolo. Në verën e kaluar, Roma e riktheu në shtëpi, për 10 milionë euro, duke shfrytëzuar një klauzolë që kishte në kontratën e tij, teksa një tjetër klauzolë rrezikon ta largojë nga skuadra e Di Francesco.

Lemar “parashuta” për Arsenal dhe Liverpool!

Trajneri i Monaco, Leonardo Jardim, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Thomas Lemar, gjatë merkatos së janarit, pasi Liverpool dhe Arsenal kanë trokitur sërish në dyert e klubit për të kërkuar shërbimet e tij. Futbollisti i kombëtares franceze, që zgjodhi të qëndrojë në “Principatë”, pavarësisht nga ofertat që pati vitin e fundit, tha se do të largohet në verën e ardhshme. Gjithsesi, Jardim pranoi se një ofertë e majme gjatë janarit mund ta ndryshojë situatën.
Liverpool e admiron prej kohësh 22-vjeçarin dhe pasi shiti Coutinho te Barcelona për 160 milionë euro, “të kuqtë” mund të investojnë lehtësisht në merkato. Arsene Wenger kërkon ta marrë te Arsenal për të zëvendësues Alexis Sanchez dhe gjatë verës së kaluar ofroi deri në 80 milionë euro për talentin e rritur te Caen. I pyetur për mundësinë e largimit të Lemar në janar, Jardim tha: “Nuk jemi mësuar të shesin apo të blejmë gjatë janarit, por shumë gjëra mund të ndodhin nëse vjen oferta e duhur”.

Chelsea nuk heq dorë nga Sandro

Chelsea ka ngecur në synimin për të marrë mbrojtësin e majtë të Juventus, Alex Sandro, si pasojë e pretendimeve të mëdha financiare të klubit italian. Antonio Conte kërkon një përforcim tjetër gjatë merkatos së janarit, pasi mori Barkley nga Everton, për të vazhduar garën në katër veprimtari. Drejtuesit e Chelsea kanë pasur disa kontakte me Sandro, ndërsa ish-klubi i Conte ka vullnetin për ta shitur, por kërkon shumë para.
“The Telegraph” shkruan se kampionët e Serie A kërkojnë rreth 60-65 milionë euro për brazilianin, një çmim shumë i lartë për Chelsea. Chelsea është interesuar për të edhe gjatë merkatos së verës, por pa sukses. Kampionët e Anglisë në fuqi kanë nevojë për një anësor të majtë, duke qenë se Marcos Alonso, është i vetmi futbollist në dispozicion të Conte që mund të luajë në atë pozicion. Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë klubet e tjera të interesuara për Sandro.

Trajneri e krahason me Tottin

Harry Kane ishte sërish deçiziv për Tottenham, kësaj here në FA Cup, ku Spurs fituan 3-0 ndaj Wimbledon falë edhe dy golave të gjigantit të sulmit, duke kapërcyer kështu edhe turin e tretë. Në aspektin personal, sulmuesi i përfaqësueses së Anglisë regjistron 26 gola në këtë sezon, prej të cilëve 18 në Premier League dhe 6 në Champions League.
Numra dhe statistika që e projektojnë edhe këtë sezon Harry Kane mes sulmuesve më fatalistë në Europë, për rrjedhojë edhe mes yjeve më të kërkuar në merkato. Mbase pikërisht për këtë arsye, edhe trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, e përkëdhel sa herë që e ka mundësinë, teksa së fundmi e ka krahasuar atë me legjendën e futbollit italian, ish-kapitenin historik të Romës, Francesco Totti. Një tentativë kjo për ta bindur gjigantin e sulmit të Spurs, për të premtuar besnikëri të përhershme.
Një sinjal ndaj të cilit edhe vetë Kane nuk ka qëndruar pasiv, përkundrazi ka reaguar menjëherë, duke zbuluar kushtin e vetëm që do ta mbante atë te Tottenham. “Çfarë do të duhet të bëjë klubi për të më mbajtur? Kam thënë gjithmonë se duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të nisë të fitojë trofe. Ky është objektivi ynë. Për sa kohë klubi do ta bëjë, atëherë unë do të jem i lumtur këtu. Nëse një futbollist dëshiron të largohet? Sipas meje nuk ka sens që ta mbash kundër dëshirës. Nuk do të bënte më pjesë në skuadër dhe nuk do të luante me zemër. Sa i përket Coutinho mendoj se ka qenë shumë profesionist gjatë muajve të fundit te Liverpool dhe për të qenë të ndershëm dhe të sinqertë, klubi gjithsesi fitoi një shpërbim të madh nga Barça”, deklaroi Kane.

Coutinho kushton 160 milionë euro

Coutinho dhe Dybala ishin dy emrat që kënaqnin Barçën në verë, pasi Neymar u largua nga “Camp Nou”. Braziliani tashmë është veshur me fanellën e Barçës, pasi klubi katalanas ka paguar 160 milionë euro (duke përfshirë variablat e mundshëm) te Liverpool. Dhe ky çmim stratosferik ka shkaktuar vlerësimin e një transferimi hipotetik të sulmuesit argjentinas të Juventusit.
“Coutinho kushton 160 milionë euro! Atëherë, Dybala vlen 175 milionë”, është kryetitulli i “Tuttosport” ditën e djeshme, gazetë sportive e botuar në Torino. “Çmimi i paguar nga Barcelona për brazilianin e bën tregun të çmendur”, nënvizon gazeta, e cila pohon se Juventusi nuk duhet ta shesë argjentinasin më pak: “Paulo është më i ri dhe bën më shumë, është e qartë se çmimi i tij do të ishte më i madh”.
Kjo është e drejtë, në fakt, sipas CIES, “Football Observatory”. Qendra e studimeve të Universitetit të Neuchatel botoi dje një raport të ri, që përditësonte vlerat e tregut dhe argjentinasi i Juventusit e tejkaloi vlerën e lojtarit të ri të Barcelonës.
Ndërsa Dybala është lojtari i pestë me vlerësimin më të mirë dhe vlerësohet me 174.6 milionë euro, vlera e parashikuar e Coutinhos (në vendin e 16-të) është “vetëm” 123 milionë euro. Ekziston një marrëdhënie tjetër në “Transfermarkt”, e cila ende nuk e ka asimiluar “tërmetin” e 222 milionë eurove të gjeneruara nga Neymar në merkato. Para përfundimit të nënshkrimit të Coutinho me Barcelonën, disa javë më parë, shtypi britanik deklaroi se Juventusi iu përgjigj një oferte të Manchester United, prej 67 milionë eurosh për Dybala, duke thënë se çmimi i tij është 158 milionë euro. Shuma, thanë ata në ishull, mund të rritej në 225 milionë euro, nëse disa ekipe ishin të interesuara për argjentinasin dhe kishin një ofertë për të.

Zidane nën presion

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ndjen se arritjet e tij si lojtar nuk u japin mbrojtje gjigantëve të La Liga-s, duke këmbëngulur se ai nuk do të ishte në klub për 10 vjet. Zidane, i cili e ka drejtuar Real Madridin në fitimin e dy titujve të “Champions League” dhe një kurore në La Liga, është nën presion në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos” kanë mbetur 16 pikë pas liderëve dhe rivalëve të Barcelonës, pasi kanë fituar 9 nga 17 ndeshjet e kampionatit. Zidane, i cili ka qenë trajner që nga janari 2016, tha se ai e kuptonte se do të kishte kohë të kufizuar në krye të Real Madridit. “Zinedine Zidane nuk është më një lojtar te Real Madridi. Si i tillë, Zidane nuk ekziston më”, tha ai për “France Football”.
“Tani flasim për Zinedine Zidane si trajner, që të ndërtojë një karrierë të re. Nuk jam i mbrojtur nga ajo që kam bërë si lojtar në këtë klub. E di që një ditë puna e trajnerit do të përfundojë te Real Madridi, prandaj jap maksimumin dhe bëj gjithçka që mundem për të qenë i suksesshëm. Unë i them vetes: nëse kam 10 ditë këtu, atëherë do t’i jetoj ato 10 ditë deri në maksimum. Nëse është 6 muaj, unë do t’i jetoj ato 6 muaj deri në maksimum. Nuk mendoj përtej kësaj. E di që nuk do të qëndroj trajner i Real Madridit për 10 vjet”, u shpreh Zidane. Real Madridi është në formë të diskutueshme në La Liga, duke mos fituar tri nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit, për të qenë i katërti në tabelën e klasifikimit. Por, Zidane, i cili fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve si një lojtar me Real Madridin, tha se aftësia e tij për të injoruar çdo presion të jashtëm ishte vendimtare.
Presioni i jashtëm nuk më prek, kam mbërthyer një mburojë rreth vetes sime, asgjë nuk më shqetëson, shtoi ai. “Unë kam shumë përgjegjësi si trajner i Real Madridit, por kur të kthehem në shtëpi, e stakoj trurin. E di se shumë trajnerë nuk janë në gjendje të heqin mendjen nga puna, por e kam këtë aftësi. Unë shkoj në shtëpi dhe bashkohem me bashkëshorten time ose me djemtë e mi dhe shkoj të shoh ndonjë shfaqje, ose të ha darkë. Unë e ndërpres veten time nga puna, sepse kjo është themelore”, tha Zidane.
Zinedine Zidane është zgjedhur “Trajneri i Vitit në Francë” nga revista “France Football”, për të dytin vit radhazi, pas vitit të suksesshëm 2017 me pesë trofe. Zidane e udhëhoqi Real Madridin në fitimin e La Liga-s, Champions-it, Superkupës së Europës, Superkupës spanjolle dhe Botërorin për Klube. Ndërkohë, Real Madridi, i drejtuar prej tij, u bë ekipi i parë që e mbron titullin në epokën e Ligës së Kampionëve. Zidane është emëruar edhe “Trajneri më i mirë i FIFA-s”, në vitin 2017.

Real Madridi ka nisur kontaktet me Hazard

Eden Hazard mund të jetë më afër Real Madridit. Sipas “Radio Montekarlo”, klubi i bardhë ka mbajtur kontakte me lojtarin belg, i cili është 26 vjeç. Një nga çelësat për transferimin e tij, që të hyjë në fuqi, është se Zidane e pëlqen shumë. Përveç kësaj, media franceze siguron se Hazard nuk i ka pranuar dy ofertat e rinovimit, që Chelsea i ka ofruar në muajt e fundit, kështu që duket e qartë se e ardhmja e tij është larg klubit të Londrës. Ndërkombëtari belg ka një kontratë me “blues” deri në verën e vitit 2020. Në dy raste, klubi anglez i ka dhënë atij propozime për t’ia përmirësuar kontratën. Atij iu ofrua një ngritje page, që e bënte futbollistin më të paguar në Premier League: ai do të merrte 17.6 milionë euro në sezon, ndërsa mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, aktualisht lojtari me pagën më të lartë në ligën angleze, përfiton 17 milionë euro për edicion.
Kjo është e vetmja mënyrë që Chelsea duhet të përpiqet ta mbajë yllin e vet. Megjithatë, rreziku i largimit ekziston. Arsyeja është se ai ka rënë dakord me klubin e bardhë për largimin e tij në verën e vitit 2018, kështu që belgu preferon të presë dhe të vazhdojë të ëndërrojnë për të luajtur në Madrid. Babai i tij ka folur së fundi: “Edeni ka refuzuar një zgjatje të kontratës për të qenë në gjendje, nëse është e nevojshme, që t’i shërbejë interesimit të Real Madridit, ku do të duket mirë”. Babai i sulmuesit të Chelsea, megjithatë, tha se ndërkombëtari belg nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me klubin e udhëhequr nga Zinedine Zidane.

Rakitiç humb vendin te Barça

Ivan Rakitiç mund të largohet nga Barcelona, pasi klubi katalanas mori Philippe Coutinho për 150 milionë euro, bën të ditur shtypi spanjoll. Mesfushori kroat është i pari te skuadra “blaugrana” që rrezikon të humbasë vendin pasi drejtuesit e klubit investuan për të marrë brazilianin nga Liverpool. “Diario Gol” ka shkruar se Arsenal dhe Liverpool janë klubet që do të synojnë ta marrin në skuadër gjatë verës së ardhshme.
Coutinho, i cili kompletoi të hënën transferimin nga Liverpool te Barcelona, do të luajë pas shpinës së Messit dhe Suarez dhe në këto kushte me Andres Iniesta që ka statusin e “të paprekshmit”, Rakitiç është lojtari i projektuar drejt stolit. “Unë mendoj se Coutinho mund t’i japë shumë skuadrës tonë duke luajtur si organizator ose si sulmues krahu. Fakti që mund të luajë në disa pozicione na ndihmon shumë. Do të jetë i rëndësishëm për ne”, tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Fjalë të ndjera!

Ka qenë një nga të hënat më intensive në jetën e Philippe Coutinhos. Më në fund, braziliani ndërkombëtar ka përjetuar prezantimin e tij të shumëpritur, si lojtar i ri i Barcelonës, deri në vitin 2023. Edhe pse një problem muskulor do ta detyrojë që të presë rreth 20 ditë derisa të bashkohet në trajnim normalisht, Coutinho ishte fotografia e lumturisë që herët në mëngjes, kur iu dorëzua testeve mjekësore. Pasi ka përjetuar gjithë madhështinë e pritshme të prezantimit, pas marrjes së dashurisë së më shumë se 10.000 tifozëve në “Camp Nou”, mesfushori 25-vjeçar ka dashur të falënderojë Liverpool-in për pesë vite e gjysmë që ka qenë në “Anfield”. Për ta bërë këtë, ai ka publikuar një foto të tij me fanellën e Liverpool-it dhe një tekst të gjatë:
“Që kur erdha në Liverpool, familja ime dhe unë u ndjemë të mirëpritur dhe kemi bërë shumë miq. Brenda dhe jashtë fushës, ne kemi përjetuar madhështinë e këtij klubi dhe të tifozëve të tij. Ruaj shumë kujtime, që u kanë sjellë lumturi tifozëve të Liverpool-it. Duke filluar të luaj me Liverpoll-in, kuptova madhështinë dhe historinë e klubit, por ajo që mësova me të vërtetë gjatë këtyre viteve ishte zemra dhe shpirti i veçantë i atij vendi, që ka personalitetin dhe karakterin e vet. E lashë Liverpool-in, sepse Barcelona është një ëndërr për mua. Liverpool ishte një ëndërr, që pata fatin ta realizoj dhe i kam dhënë atij pesë vite të jetës sime. Shpresoj që tifozët të kuptojnë se zgjedhja e mundësisë për të përjetuar diçka të re nuk ka të bëjë me nënvlerësimin e rëndësisë së klubit. Asgjë nuk do t’i heqë kurrë nga zemra ime. I dëshiroj vetëm suksese Jurgen (Klopp) dhe ekipit për pjesën tjetër të sezonit e më gjerë. Është një ekip i pabesueshëm dhe ata po përmirësohen.
Ka shumë njerëz që unë dua t’u them faleminderit, por nuk mund të emëroj asnjë individualisht. I gjithë stafi i jashtëzakonshëm i klubit, që ka qenë pjesë e jetës sime në Liverpool, do të më mungojë. Për pronarët, të cilët kanë dhënë kaq shumë. Dhe për shokët e mi të pabesueshëm, të kaluarit dhe të pranishmit, të cilët më kanë ndihmuar të rritem dhe të përmirësohem si lojtar dhe si person. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve. Çdo gjë që kam arritur nuk do të kishte qenë e mundur pa ju. Dhe së fundmi, tek njerëzit më të rëndësishëm në Liverpool. Për tifozët e Liverpool-it. Unë kurrë nuk mund t’ju falënderoj për gjithçka që më keni dhënë gjatë kësaj kohe. Nuk ka rëndësi se ku shkoj në botë, se për pjesën tjetër të jetës time gjithmonë do të kem në zemër dashurinë për Liverpool. Ju, klubi dhe qyteti gjithmonë do të jeni pjesë e imja. You’ll Never Walk Alone. Philippe”.

Thirrja e Berishës: Të ngrihemi të mbrojmë miqësinë me SHBA, interesi i Ramës, droga

Nje foto dhe faqja e zeze e neo-bllokmenit Edi Rama!

Te dashur miq, kjo eshte nje foto ku mungon Shqiperia per shkak te votimit te pabese te Rames kunder SHBA ne OKB! Shqiperia nuk u ftua ne pritjen qe qeveria e SHBA shtroi per vitin e Ri! Shkaku tashme eshte i njohur.

Edvin Kristaq Rama, ashtu siç premtoi para zgjedhjeve ne SHBA se ne rast se do zgjidhet President Donald Trump, i cili sipas tij me porosi te Soros, ishte turp i qyteterimit, ai do te prishte marredheniet e Shqiperise me SHBA. Bipolar me fiksime Rama beri pikerisht ate qe tha. Ai fill pas zgjidhjes se presidentit Trump votoi se bashku me ruset kunder nje rezolute te sponsorizuar nga SHBA ne interes te Natos!

Qendrimi antiamerikan i neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama kulmoi me voten e tij ne OKB per denimin e SHBA, per vendimin e tyre si vend sovran per te njohur Jeruzalemin, ashtu siç eshte de facto, kryeqytet i Izraelit.

Keshtu Rama, ne kundershtimin me flagrant me interesin kombetar, ne pabesi dhe mosmirenjohje totale ndaj vendit te madh te lirise, qe shpetoi Shqiperine nga coptimi i plote ne vitet 20 te shekullit qe kaloi dhe çliroi Kosoven, vend me popullsi 95% muslimane, nga pushtimi shekullor serb, votoi per denimin e SHBA, vendimit sovran te Kongresit dhe Presidentit Trump.

Me kete rast u bej thirrje te gjithe shqiptareve qe e ndjejne veten te tille, te ngrihen per te mbrojtur interesin e tyre kombetar, miqesine me partnerin tone strategjik me kryesor SHBA, kunder nje njeriu qe ka si interesa kryesore drogen, pasurimin e tij te paligjshem dhe tani, ne funksion te ketyre interesave personale, izolimin e Shqiperise nga SHBA.