25.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Dënohen deputetët e Vetëvendosjes për gazin lotsjellës

epa05068565 Opposition lawmakers throw tear gas during a plenary session at Kosovo's parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2015. Kosovo's opposition political parties protest against the agreements that has been reached in Brussels during the EU-brokered dialogue between Kosovo and Serbia. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi të mërkurën me kusht katër deputetë të lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupim, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli u shpallën fajtorë për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Deputeti Albin Kurti u dënua me një vit e tre muaj burg për përdorim të armës, përkatësisht hedhje të gazit lotsjellës si dhe gjashtë muaj për pengim të personit zyrtar. Gjykata vendosi që, zoti Kurti të dënohet gjithsejt me një vit e gjashtë muaj burgim.
Donika Kadaj-Bujupi u dënua për përdorim të armës përkatësisht hedhjes së gazit lotsjellës me një vit e tre muaj, ndërsa gjashtë muaj për pengim të personit zyrtar. Gjykata vendosi që zonja Kada Bujupi të dënohet gjithsejt me një vit e gjashtë muaj burgim.
Deputetja Albulena Haxhiu është dënuar me një vit e dy muaj burgim si dhe katër muaj për pengim të personit zyrtar, ndërsa gjykata i shqiptoi dënim prej një viti e tre muaj.
Ndërsa, deputeti Faton Topalli u dënua me një vit burgim për përdorim të armës si dhe tre muaj për pengim të personit zyrtar. Gjykata vendosi që zoti Topalli të dënohet gjithsejt me një vit burgim.
Gjykata vendosi që dënimet të jenë me kusht për një periudhë dy vjeçare.
Të katër deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk morën pjesë në seancë kur po shpallej vendimi i gjykatës.
Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e Parlamentit me gaz lotsjellës kundër marrëveshjes së arritur me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

A ekziston butoni bërthamor?

Duke iu përgjigjur kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Presidenti i SHBA, Donald Trump shkruante të martën mbrëma në Twitter se butoni i tij bërthamor është “më i madh” dhe “më i fuqishëm” sesa i Kimit.
Në realitet, nuk ekziston ndonjë buton bërthamor.
Secili vend me armë bërthamore ka sistemin e vet për fillimin e një sulmi bërthamor. Megjithatë, gjithçka varet nga udhëheqësi i qeverisë, pra, nga konfirmimi prej tij i identitetit të vet para se të autorizojë një sulm të tillë.
Në SHBA, autorizimi i një sulmi bërthamor është një proces i fshehtë dhe i ndërlikuar. Ai përfshin përdorimin e një të ashquajturit “top futbolli” bërthamor.
Fjala është për një çantë 23 kilogramëshe që mbahet me rotacion nga një grup oficerësh, të cilët shoqërojnë presidentin kudo që shkon. Çanta ka brenda pajisje komunikimi dhe një manual që përfshin planet e luftës. Manuali ka një listë objektesh, të cilat mund të vihen në shënjestër nga të 900 armët bërthamore që posedon ushtria amerikane.
Nëse Presidenti Trump jep urdhër për një sulm bërthamor, ai duhet që së pari të identifikojë veten me anë të disa kodeve të regjistruara në një kartë, që quhet “biskotë” dhe që presidenti e mban me vete në çdo kohë.
Presidenti ia transmeton urdhrin Pentagonit, që ndodhet pranë Uashingtonit si dhe Komandës Strategjike në shtetin e Nebraskës.
Për të autorizuar një sulm bërthamor, Presidenti nuk kërkon miratimin e askujt tjetër, as të Kongresit dhe as të forcave të armatosura.
Lufta e fjalëve rreth butonave bërthamorë filloi të hënën, kur Kim Jun Un tha në një fjalim: “Nuk është thjesht kërcënim, por realitet fakti që unë kam një buton bërthamor në tavolinën e zyrës sime”. Ai shtoi, “I gjithë territori kontinental amerikan është brenda rrezes së sulmit tonë bërthamor”.
Koreja e Veriut është një vend i izoluar, programi bërthamor i të cilit është zhvilluar në fshehtësi dhe shumë ekspertë ndërkombëtarë e vënë në dyshim që në tryezën e Kimit të ketë ndonjë buton.
Megjithëse butonat bërthamorë janë figura në imagjinatën e njerëzve, Trump iu përgjigj udhëheqësit koreanoverior në Twitter se edhe ai ka një buton në tryezë, por shumë më të madh dhe më të fuqishëm se rivali.

Bilanci i 1 vit Donald Trump, President

Shikohet në premierë filmi për Winston Churchill, bustin e të cilit Barack Obama e kishte hequr nga Salla Ovale dhe ai e ka rikthyer menjëherë; shijohen diskutimet e zjarrta e ambasadores së tij në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e serisë “një kundër të gjithëve”, teksa shpjegon se Administrata është e gatshme që t’u shkurtojë fonde të tjera agjencive të kota ndërkombëtare dhe më pas e bëjnë, ajo dhe ai, 285 milionë dollarë më pak; eliminon të urryerën Obamacare, reformën e shëndetësisë të paraardhësit të tij, që nuk kishte arritur të modifikonte përçarjet e republikanëve në Dhomë, duke eliminuar detyrimin për të nënshkruar siguracionin relativ apo për të paguar sanksione të kripura me taksat.
Në Izrael, qeveria njofton se sapo të jetë gati një stacion i metropolitanes që kalon nën Murin e Qarjes, do të mbajë emrin e tij, që për ta është emri i një Presidenti të drejtë dhe mik jo vetëm me fjalë i Izraelit, dhe menjëherë kujt ka kujtesë e nuk praktikon paragjykim e anësi i vjen në mendje fushata elektorale e 2016, kur të gjithë betoheshin se hebrenjtë e Amerikës nuk do ta votonin kurrë, se herën e parë që do të paraqitej tek ta do t’i ngriheshin e do t’i largoheshin menjëherë.
Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, gjithmonë i shoqëruar nga First Lady spektakolare e tij, qëndron akoma në Uashington, një cope, në fund të një viti që duhej ta kryqëzonte.
Është një foto simbol për sesi ka kaluar viti i vështirë i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Reforma e taksave është miratuar në kohën rekord të parashikuar dhe pa ngecjet e frikshme gjithsesi të paralajmëruara; festojnë me gishtin e madh të ngritur në shenjë fitoreje Presidenti, i ulur, dhe përkrah tij zëvendësi Mike Pence, lideri i mazhorancës në Senat Mitch McConnell, Spikeri i Dhomës Paul Ryan.
Me reformën e taksave, një shtytje historike ndaj prodhimit dhe ekonomisë, të cilës republikanët i kanë pranuar të gjitha rreziqet politike, ka kaluar edhe abrogimi i një cope të rëndësishme të Obamacare, reforma shëndetësore kontradiktore që republikanët kishin tentuar pa rënë dakord më parë që të abrogonin, por që tani nuk është më e detyrueshme, dhe marrëveshja surprizë për të kthyer e shfrytëzuar fort vendburimet e Alaskës Arktike.
Janë të njëjtit personazhe që shikoheshin shtrembër, jo vetëm gjatë fushatës elektorale të 2016, në të cilën liderët republikanë kanë bërë gjithçka mundeshin për ta eliminuar Donald Trump, por edhe në periudhën e parë të presidencës?
Gjithçka e harruar, pasi siç dëshmon në një deklarim për “Wall Street Journal” Ken Duberstein, ish-Shefi Stafi i Ronald Reagan, “To be viewed as an effective president, you have to be viewed as winning on Capitol Hill, and this ends the year on an up note for him”, për t’u konsideruar një President i vërtetë, ti duhet të jesh fitues në Capitol Hill dhe kjo fitore e bën që ta përfundojë vitin mrekullisht.
Në realitet, lista është më e gjatë dhe më e dendur, duke filluar nga zgjedhja dhe emërimi i Neil Gorsuch si Gjykatës i Gjykatës Supreme, i shumë gjykatësve të tjerë federalë dhe Gjykata në thelb po i mbështet zgjedhjet e Presidentit që gjykatësit e qarqeve federale tentojnë që t’i kontestojnë në mënyrë të vazhduar, sidomos po qe se u përkasin atyre rretheve tejet liberale të West Coast; duke vazhduar me abrogimin e një serie të gjatë rregullimesh dhe ngërçesh burokratike, të krijuara gjatë administratës Obama.
Ndalimi i udhëtimit dhe i hyrjeve të personave të ardhur nga vende të dyshuara për terrorizëm dhe ku kontrollet amerikane të sigurisë nuk konsiderohen të besueshëm është në këmbë dhe funksionon; Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja tregtare me Azinë dhe po bëjnë të njëjtën gjë me NAFTA-n, marrëveshjen e dëshiruar nga Bill Clinton me Meksikën dhe Kanadanë.
Si njoftimi i spostimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem, ashtu si një marrëveshje e re me Arabinë Saudite dhe një qëndrim mjaft i ashpër ndaj Iranit, janë risi të reja në politikën e Lindjes së Mesme, pas 8 vitesh që republikanët e kanë akuzuar administratën e mëparshme për nënshtrim, inerci substanciale dhe dobësi.
Por elementin e vetëm pajtues midis Presidentit të ardhur nga hiçi, bile nga paratë dhe bizneset e tij, nga ekstravagancat e jetës njujorkeze, Partisë Republikane e thellë dhe e rrënjosur në moçalishtet e Uashingtonit e ka gjetur tek reforma e taksave. Mjafton kjo për të thënë se nuk ka qenë një vit mazhorance të shkuar kot në Kongres dhe në Senat.
Mjafton kjo për të shpresuar se 10 muajt që ndajnë nga zgjedhjet e mesit të mandatit, kur do të rinovohet e gjithë Dhoma e përfaqësuesve dhe 33 senatorë nga 100 të tillë, plus një numër i caktuar guvernatorësh, do të lehtësohen drejt fitores nga një ekonomi akoma edhe më e rigjallëruar nga sistemi i ri fiskal.
Basti nuk është i lehtë. Gjatë mandatit të parë, Presidenti dhe partia zakonisht janë vënë nën vëzhgim të rreptë nga votuesit dhe tendenca është ajo e favorizimit të opozitës në Capitol Hill, në mënyrë që të jetë më i fortë debati me pushtetin ekzekutiv.
Për t’u kuptuar, republikanët kanë sot 41 senatorë kundër 49 demokratëve, pasi të 52-in e kanë humbur me kokëfortësinë e mallkuar në Alabama për kandidatin Roy Moore, i goditur nga denoncimi për ngacmim seksual dhe sidomos pasi ideologjikisht shumë i anshëm; por për të arritur të kalojnë iniciativat e ardhshme ligjore do t’u duhej shumica e kualifikuar prej 60 senatorësh.
Demokratët do të tentojnë të fitojnë dy senatorë për ta kaluar në anën e tyre mazhorancën, por gjeografia politike nuk është nga ana e tyre. Prej një rastësie të thjeshtë, nga 33 rinovime, 25 u përkasin posteve të zëna nga demokratë, që tani do të duhet t’i mbrojnë. 10 prej këtyre janë në shtete të fituara nga Trump dhe vetëm 8 nga republikanë. Kurse në Dhomë duhet të fitojnë 24 vende.
Në përplasjen e egër dhe të përditshme, më i qeti duket pikërisht Presidenti. Ka rikuperuar raportin me liderët e Dhomës e Senatit, që ishte vërtet negativ, sidomos me Ryan, një prej republikanëve aq allasoj, aq i moderuar, sa të duket sikur është demokrat.
Senatorët, një trupë shumë kokëfortë dhe sektare, pasi mos harronin se qëndrojnë një numër të madh legjislaturash në postin e tyre, në ndryshim nga deputetët, tani janë pajtuar me Presidentin, mbi të gjitha sepse ka përfunduar opozita e brendshme e Lindsey Graham dhe Rand Paul, dy që kishin aspiruar për kandidaturën presidenciale në 2016.
Raporti i ri është testuar edhe nga aftësia e treguar prej Trump për të bindur Susan Collins, senatore e Maine, që më parë ishte shprehur kundër tekstit të reformës së taksave. Pranojnë se Presidenti është demonstruar më shumë se i dyfishtë nga sa besohej, edhe pse përdorimi i vazhdueshëm i tweet-eve për të anashkaluar trupat e ndërmjetëm dhe sulmuar gënjeshtrat e shtypit shumë njerëzve ju duket i papërshtatshëm, lidhur me këtë pikë kanë hequr dorë dhe janë dorëzuar.
Por ndoshta prova më e dukshme është se betejën me Partinë Republikane, Donald Trump më së fundi po nis ta fitojë nga National Review, emri kryesor i neoconëve, revista e familjes Kristol, atyre të “Never Trump”, të kuptohemi, që në numrin e radhës boton një artikull me titullin “Give Trump Credit Where It’s Due”, Jepini Trump hakun që meriton. Rich Lowry shkruan se është e vështirë të imagjinohet që një President tradicional mund të kishte bërë më mirë, përveçse të mos arrinte edhe të siguronte abrogimin e Obamacare, ndërmarrje vërtet e vështirë, duke parë brishtësinë numerike e mazhorancës në Senat””. Profesori Steven F. Hayward i Berkeley University, një prej konservatorëve të rreshtuar vitin e kaluar në mënyrë të egër kundër Trump, shkruan në një editorial për “Los Angeles Times”: “Në njohjen e sukseseve të arritura nga Trump, le të mos hutohemi shumë nga sjellja e tij jokonvencionale. Ky njeri dukshëm kaq i çorientuar ideologjikisht ka ngritur në këmbë një administratë më konservatore se ajo e Ronald Reagan”.
Ndërsa Kongresi i kontrolluar nga partia e tij adoptuese mbetet i bllokuar, Trump anulon rregullime dhe një numër të konsiderueshëm të vendimeve më kontradiktore të Obamës, përfshi strukturën e brendshme të Obamacare dhe Planin për Mjedisin. Axhustimi i politikës së jashtme duket gjithnjë e më shumë i qëndrueshëm dhe i rrënjosur, emërimet e gjykatësve janë jashtëzakonisht konservatore. E pakonceptueshme të besohet se kushdo prej kandidatëve të tjerë republikanë të 2016 do të mund të qeverisnin në mënyrë kaq kurajoze””.
Mbetet e paprekur situata katastrofike e raportit me mediat fuqimisht liberale dhe demokratët fuqimisht konfuzë. Të parët nuk mund dhe nuk kërkojnë që të kthehen prapa nga fushata e egër e së kaluarës, por edhe kur, duke ju dorëzuar instinkteve më të mira, botojnë skupe që dokumentojnë kalbësirën e FBI-së, në klanin Clinton dhe atë Obama, domethënë komplotin kundër Presidentit që mban emrin arbitrar “Russiagate”, dhe të nesërmen e kundërthonë, shtiren sikur është e vërtetë krejt e kundërta e asaj që sapo kanë shkruar.
E dyta është një parti në krizë të thellë, e masakruar midis qendrës të moderuar që ka rezultuar lehtësisht të korruptuar, përtej çdo limiti të durueshëm fiziologjik, dhe një të majte ekstremiste që humbet hapësirë çdo ditë.
Midis armiqve të betuar të vitit të parë të presidencës Donald Trump duket se është edhe një Bashkim Europian që duket gjithnjë e më shumë si një anije pa busull në furtunë dhe që i dërgon proklamim proteste Amerikës se pse ul taksat, sikur kjo të mos ishte një ndërhyrje e pavend, apo dënimin se pse ka thënë atë që prej 50 vitesh është realiteti, domethënë që Jeruzalemi është qyteti i tri besimeve fetare dhe kryeqyteti i Izraelit, që mundëson jetën dhe lirinë e tyre.
Le të themi se, Trump nuk duket se vret mendjen shumë teksa, pasi është firmosur ligji i ri fiskal, niset drejt Floridas për pushimet e fundvitit, i shoqëruar nga bashkëshortja që ka rezultuar një First Lady perfekte dhe gjithnjë e më popullore, si dhe nga një bilanc për t’u pasur zili. Me pak fjalë, “The President is on a roll”, Presidenti po shkon për mrekulli.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje në udhëkryq

Më 11 qershor të vitit 2017, ditën kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje pati shënuar rezultatin më të mirë të saj në zgjedhje dhe njëherësh, kishte fituar si parti politike, pa llogaritur koalicionet, më së shumti ulëse në Kuvend. Meqë nuk kishte krijuar koalicion parazgjedhor, Vetëvendosje u ‘detyrua’ të kënaqej vetëm me vendin e opozitës në Kuvend. Ky subjekt politik, mori 32 ulëse në Kuvend, një post të nënkryetarit të Kuvendit dhe udhëheq me disa komisione parlamentare.
Por, pas afër 6 muajve, ky subjekt politik kishte treguar shenjat e para të përplasjeve të brendshme.
Thyerjet e para, ishin vërejtur mes deputetëve Aida Dërguti, Dardan Molliqaj në njërën anë dhe ish-kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti në anën tjetër.
Përplasjet pasuan publikimin e bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes, ku kishte edhe shprehje fyese të drejtuar Albin Kurtit.
Të martën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti politike. Ai ka përmendur përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe “pamundësinë për të ndikuar në ndaljen e tyre”.
“Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime, që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh”, tha Ymeri.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm të kësaj lëvizjeje, pas përplasjeve që shpërthyen brenda saj, e cila po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi i saj.
Hydajet Hyseni, anëtar i Kryesisë dhe drejtues i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje tha për Radion “Evropa e Lirë” se, për dorëheqjen e Ymerit nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe se siç tha ai, nuk ishin në dijeni më herët për vendimin.
“Çështja e dorëheqjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje është e papërfunduar e pafinalizuar. Është deklaruar publikisht dorëheqja, por ky vendim nuk është shqyrtuar në organet udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe për më tepër, kjo ka ardhur në një moment shumë të pazakonshëm në kohën kur në Lëvizjen Vetëvendosje, në përputhje me statutin e saj dhe afatet e paracaktuar me status, janë shpallur zgjedhjet për kryetar të VV-së”, tha Hyseni.
Ai tha se, sipas traditës dhe një praktike të përgjithshme, postin e kryetarit do ta ushtrojë, po i njëjti person deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, por të gjitha gjërat mbetet të shihen në ditët në vazhdim.
Hyseni ka nënvizuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ekziston veçoria që zgjedhja e kryetarit të bëhet duke u bazuar në demokraci.
“Dhe tani është faza e finalizimit të kandidaturave. Dihet se është një kandidaturë, mund të ketë kandidatura të tjera dhe në afatin më të shkurtër sipas statusit do të bëhen zgjedhjet e rregullta një anëtar një votë, dhe në këtë bazë edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Hyseni.
Kandidati kryesor për kryetar të ardhshëm të Vetëvendosjes, sipas njohësve të rrethanave politike, është ish-kryetari i parë i saj, Albin Kurti.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, mendon se në Vetëvendosje ka mosmarrëveshje të mëdha mes grupeve të caktuara, të cilat janë formuar së fundmi.
“Dorëheqja e Ymerit nga posti i kryetarit, definitivisht e ka vërtetuar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndarje, ka çarje të mëdha përpara. Unë kam pritur që Ymeri do të japë dorëheqje. Gjithë ato që kanë ndodhur në Vetëvendosje, kanë çuar drejt këtij veprimi, dhe mendoj se ka bërë mirë që është tërhequr, për shkak se ai ka qenë veç formalisht në krye të partisë, ndërkohë që ne dimë se çfarë sulmesh dhe çfarë akuzash ka përjetuar nga përkrahësit e Kurtit. Është më mirë që është tërhequr, pasi nuk ia ka dalë që t’i pajtojë palët rivale brenda lëvizjes”, tha Mushkolaj.
Ky subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht i ka nisur të veprojë si një lëvizje, duke organizuar tubime e protesta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004.
Lëvizja Vetëvendosje, sipas statutit, ‘angazhohet për ndryshime rrënjësore shoqërore dhe politike, duke u mbështetur në parimin e barazisë, të demokracisë, të lirisë politike dhe të drejtësisë sociale të çdo qytetari’.
Po ashtu, në statutin e saj shkruan se Vetëvendosje synon një Kosovë sovrane, që ka kontroll në burimet natyrore të saj dhe që e gëzon të drejtën për të pasur një forcë ushtarake të pavarur të veten, si dhe të drejtë për bashkimin me Shqipërinë.
Po ashtu, aty thuhet se Lëvizja Vetëvendosje, ka si qëllim të saj një Kosovë ku sovraniteti buron nga vullneti i popullit, që e gëzon të drejtën për vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme, në mënyrë që populli të jetë i lirë dhe i papenguar në organizimin e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike, sipas nevojave dhe interesave të tij.

McMaster: Rusia “kërcënim i ri” për SHBA

White House national security adviser H.R. McMaster listens to a question during a press briefing at the White House, Thursday, Nov. 2, 2017, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon)

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, HR McMaster pranoi në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se. Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Ai tha në një intervistë me bashkëpunëtoren e “Zërit të Amerikës”, Greta van Susteren se Presidenti Donald Trump e ka pranuar hapur një gjë të tillë. Zoti McMaster përmend si shembull të synimeve të Rusisë, rolin e tyre në përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi.
Zoti McMaster tha se, Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një mënyrë për t’i bërë ballë kësaj strategjie të sofistikuar që ai e quajti një “kërcënim të ri” që Rusia e ka perfeksionuar në shumë drejtime.
“Bëhet fjalë për përdorimin e dizinformimit dhe propagandës dhe instrumentave të medias sociale për të polarizuar shoqëritë dhe për t’i vënë komunitete të ndryshme kundër njëri-tjetrit, për të dobësuar vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre”.
Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare tha se, përballë kësaj fushate ruse, është e rëndësishme që të vihet theksi tek ajo që i bashkon amerikanët: përkushtimi i përbashkët ndaj “vlerave tona, të drejtave individuale dhe shtetit ligjor, vlerësimit tonë për demokracinë”.
Zoti McMaster përmendi faktin që, rusët e kishin luajtur këtë rol edhe në Evropë, përfshirë zgjedhjet në Francë, referendumin për Katalonjën në Spanjë dhe aktivitetin e tyre në Meksikë.
“Po ashtu, shihet tek ajo që bënë në Malin e Zi, ku u përpoqën të organizojnë një grusht shteti në Mal të Zi, si edhe kjo fushatë e sofistikuar (e propagandës) prandaj demaskimi i fushatës destabilizuese të Rusisë, është një hap i parë shumë i rëndësishëm, sepse sa më shumë të kuptohet se cili është plani i tyre, aq më shumë ata humbin fuqinë për të shfrytëzuar mungesën e besimit dhe për t’i vënë komunitetet kundër njëri-tjetrit”.
Megjithëse Rusia mohon ndërhyrjet në vendet e huaja, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare thotë se mohimet e saj, si për shembull se nuk po ndërhyn në Ukrainë dhe nuk po mbron regjimin sirian, nuk janë më të besueshme.
Shtëpia e Bardhë e Presidentit Trump ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar me Rusinë.
Strategjia për sigurisë kombëtare e paraqet Rusinë si një rivale të rrezikshme që do të dobësojë ndikimin global të Amerikës, duke përdorur masa sabotuese për të “minuar legjitimitetin e demokracive”.
Në janar, dy javë para se zoti Trump të bënte betimin, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, James Clapper bëri publik një përfundim që kishin arritur së bashku CIA, FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare sipas së cilit, Vladimir Putin ishte përpjekur t’i siguronte fitoren zotit Trump.
Por si marrëdhënia e zotit Trump me Rusinë dhe roli i Kremlinit në zgjedhjen e tij, ka hedhur hije mbi çdo moment të mandatit të tij deri tani, ndërkohë që hetimi i posaçëm për lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me Rusinë, vazhdon.
Vetë Presidenti Trump ka mohuar të ketë pasur lidhje me Rusinë për ndikimin në zgjedhje dhe ka folur në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin.

Tërmet në Mal të Zi – dridhje edhe në Kosovë

Drejtuesit nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, i tha Radios “Evropa e Lirë”, se nga tërmeti i cili ka ndodhur në shtetin fqinj Mali i Zi, dridhjet janë ndier edhe në disa qytete të Kosovës.
Shemsi Mustafa i tha Radios “Evropa e Lirë”, se epiqendra e tërmetit ka qenë në Mal të Zi me shkallën 5.2 të rihterit.
Kurse, Vëzhgimi Gjeologjik i SHBA-ve (USGS), ka bërë të ditur se një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, i cili është ndjerë edhe në Kosovë.
Thellësia e tërmetit thuhet se ishte 10 kilometra, ndërsa 54 kilometra afër kryeqytetit të Podgoricës dhe 105 kilometra larg nga Prishtina.

Lufta e mafies, vritet koka e klanit “Kavaja”

Është vrarë një nga krerët e mafias ballkanike i cili ka qenë blerësi i kokainës së disa grupeve shqiptare.
Siç bëjnë të ditur mediat malazeze dhe serbe, Davorin Baltiç 41 vjeç, malazez dhe kreu i klanit të Kotorrit, është vrarë në Beograd në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit serb.
Policia e Beogradit bën të ditur se pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine mrej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh, si dhe hakmarrje për një vrasje mund të jetë pista e vrasjes së 41-vjeçarit.
Në vitin 2015, Baltiç ka vrarë në Budva një tjetër pjesëtar të fuqishëm të klaneve mafioze ballkanike, Sasa Markoviçin, i cili ishte edhe deputet i parlamentit të Malit të Zi.
Përpara se të vritej, Baltiç fshihej në Brazil, pastaj në Itali, Shqipëri, dhe më në fund në Serbi. Ai ka përdorur dokumente false italiane, të lëshuar në emër të Nikola Benedetti.
Megjithë akuzat jozyrtare, policia malazeze kurrë nuk e ka dyshuar zyrtarisht Baltiçin për vrasjen e deputetit Markoviçit.
Policia tani beson se Markoviç ka nisur luftën me klanin e Kotorrit, duke paguar vrasjen e tij nga Goran Gjurikoviç, i cili u ekzekutua më 27 tetor 2015 në qytetin e tij, Budva.
Drejtori i policisë së Beogradit, Vladimir Rebiç, konfirmoi në media se Baltiç ishte viktimë e klaneve ballkanike të pastrimit të parave.
“Ne po punojmë në identifikimin e kryerësit të vrasjes, por nuk mund të jap më shumë informacione për të mos e prishur hetimin”, tha Rebiç në një intervistë në emisionin e mëngjesit të televizionit publik serb.
Policia lokale beson se vrasësi kishte ndihmës që e informoi atë për lëvizjen e Baltiçit.
Baltiç është një ish-polic malazez i cili njihet si një anëtar i rangut të lartë të klanit kriminal Kavac.
Krerët e këtij klani janë të lidhur me trafikantët shqiptarë të drogës, kontrabandës dhe trafiqeve njerëzore.
Kavaç është një klan i fuqishëm nga Kotorri që është krijuar nga familja me të njëjtin emër, e cila preardhjen e ka shqiptare dhe dikur e ka pasur mbiemrin “Kavaja”.
Lufta mes këtij klani dhe grupeve të tjera nisi pas zhdukjes së 200 kilogramëve kokainë nga Valencia e Spanjës.
Kjo u shoqërua me një seri atentatesh dhe likuidimesh në gjithë Ballkanin: Malin e Zi, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri etj., ku vranë rreth 20 njerëz.
“Albeu.com”

Trump e ofendoi, Steve Banon surprizon me përgjigjen: Është një President i madh

Presidenti Donald Trump sulmoi ashpër ish-strategun e tij kryesor Steve Bannon.
Kritikat bëhen në prag të botimit të një libri të ri me autor Michael Wolff, i cili sjell një numër surprizash që lidhen me Presidentin dhe e përshkruan Shtëpinë e Bardhë në fillimet e saj si kaotike.
Në një fragment të librit, botuar nga gazeta Guardian, thuhet se zoti Bannon përshkruan një takim në Kullën Trump mes djalit të presidentit, Donald Jr, dhe një grupi rusësh. Bannon e quan këtë akt si “tradhtar” dhe ”jopatriotik”.
Në një deklaratë që bëri të mërkurën, Presidenti Trump shprehet se kur Bannon u shkarkua nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, “ai humbi jo vetëm punën por edhe mendjen.” Steve Bannon, tha ai, “nuk ka të bëjë fare me mua dhe me presidencën.”
Presidenti Trump tha se Bannon u bë anëtar i stafit pasi ai (Trump) kishte fituar emërimin e partisë republikane, duke mposhtur 17 kandidatë. “Steve nuk përfaqëson bazën time, ai thjesht hyri aty për interesin e tij,” tha Presidenti Trump.
Në një përshkrim të librit të titulluar “Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump”, botuar në revistën “New Yorker”, thuhet se zoti Trump besonte se marrja e emërimit si kandidat presidencial do t’i rriste emrin dhe do t’i ofronte “mundësi të papara”.
Libri zbulon gjithashtu se zoti Trump nuk kishte shpresuar kurrë ta fitonte garën presidenciale të vitit 2016.
Sipas pjesëve të cituara nga libri, Trump Jr i kishte thënë një miku se i ati i tij dukej sikur i kishte dalë përpara fantazma kur u bë e qartë se mund të fitonte. Për zonjën e parë Melania, ai qe shprehur se ajo “kishte në sy lot dhe jo gëzim” nga fitorja.
Libri bazohet në mbi 200 intervista, duke përfshirë biseda me Presidentin dhe me stafin e tij kryesor.

Reagimi i Steve Banon

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara është një njeri i madh”, tha Kryetari Ekzekutiv i Breitbart Neës Stephen K. Bannon në edicionin e së mërkurës të Breitbart Neës Siri të SiriusXM.
Komentet e Bannon erdhën në përgjigje të Justin nga Kalifornia, një thirrës për Breitbart Neës Tonight duke vënë në dukje kritikat e fundit të Presidentit Donald Trump ndaj Bannon.
Transkript i pjesshëm më poshtë.

JUSTIN: Para së gjithash, unë mendoj se [Donald Trump] bëri një gabim të madh, Steve, duke ju bërtitur sot në Tëitter. Kjo ishte shkatërruese për mua. Unë shpresoj se në të ardhmen mund ta falni për atë kur të vijmë deri në vitin 2020, sepse jam i sigurtë se do të ketë nevojë për ndihmën tuaj.

BANNON: Presidenti i Shteteve të Bashkuara është një njeri i madh. Ju e dini se unë e mbështes atë ditët kur punoja me të dhe në ditët kur u largova, qoftë në turet në të gjithë vendin, qoftë duke i dhënë fjalimin e Trump, Miracle, qoftë në shfaqje apo në faqen e internetit, kështu që nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Por unë vlerësoj fjalët e mira.

JUSTIN: Po, kjo vetëm më bëri të sëmurë në barkun tim.
“[Donald Trump] u thith nga lajmi i rremë, ose u trolled”, tha Gayle në Alabama, një tjetër thirrësi-në gishtin Breitbart Neës Sonte, duke e bërë presidentin të mashtrohej nga drama e kultivuar nëpërmjet Michael Ëolff të Reporterit të Hollyëood.

BANNON: Presidenti Trump, me gjithë kënetën lart, aparati i D.K., projekti i anulimit, gjithçka ndodh; ai po lufton çdo ditë. Nuk ka dyshim në mendjen tuaj, apo jo? Dhe ndoshta gjërat shkojnë në udhë, ose gjëra të thuhen, por megjithatë, ky është një djalë, keni votuar për të, e keni mbështetur atë, a ka ndonjë dyshim në mendjen tuaj nëse po lufton dhe punon për ju , për burrat dhe gratë e harruara, për shumicën e heshtur dhe që çdo ditë ai ka qenë atje?

GAYLE: Unë kurrë nuk kam menduar se ndonjë prej nesh ishim të mjerueshëm. Mendova se të gjithë ishin kriminelë, sepse e di se kush janë ata. Ne po luftojmë kriminelët në Uashington. Ne po luftojmë me kriminelët shtatëdhjetë e tetëdhjetë vjeçarë. Ne nuk jemi të zhgënjyer.

Mashtroi edhe me fëmijën e sëmurë me diabet/ Reagimi i Bashës

Kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje sot qytetarëve të mos presin nga Zoti, por të ngrihen për largimin e Kryeministrit Rama që po vjedh me anë të koncesioneve. Në një postim në Facebook Basha shkruan se, Rama mashtroi edhe me fëmijën e sëmurë me diabet.

Postimi Bashës në Facebook

Në 14 nëntor, në kulmin e skandalit të Saimir Tahirit, u bëmë dëshmitarë të një shfaqje të pashpirt të Edi Ramës me një 12 vjeçare, që vuante nga diabeti. Ai i premtoi Damiana Bakiut, familjes së saj dhe, nëpërmjet saj, 1500 familjeve të tjera që jetojnë me dhimbjen e diabetit të fëmijëve të tyre, se fishat e matjes së diabetit do të rimbursohen që nga janari 2018.

Janari erdhi, por as Damiana, as 1500 femijët e tjerë nuk do të rimbursohen, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka miratuar akoma Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017. 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit, sepse klanet e tregut miliarder farmaceutik, klientë të Edi Ramës, nuk kanë rënë akoma dakord si do të ndajnë fitimet nga Lista.

Fëmijët me diabet nuk janë të vetmit që janë mashtruar nga Edi Rama. Ai bëri fushatë elektorale me premtimin se mijëra shqiptarë do të përfitonin nga zgjerimi i Listës me 30 ilaçe të reja me fokus tek sëmundjet me përhapje të gjerë si ato të zemrës dhe të veshkave. Është e qartë se edhe këta mijëra shqiptarë janë peng i pazareve të pambyllura të klientëve të Edi Ramës me Listën e Barnave të Rimbursueshme.

Ky vit ka nisur keq edhe për spitalet dhe qendrat shëndetësore. Siç e përshkruajnë mjekët dhe pacientët, gjendja është skandaloze, pa kushte, pa barna dhe pa kura të mjaftueshme. Shëndetësia falas nuk ekziston më as si term ne fjalorin e kryeministrit, qeveria e të cilit ka braktisur plotësisht gratë, pjesën më vitale të çdo shoqërie.

Ne Shqipëri ka rreth 500 raste të reja çdo vit me kancer gjiri dhe kjo sëmundje është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë. Por dy analiza jetike për gratë e sëmura me kancerin e gjirit, për diagnostikimin dhe kurimin e tij, nuk kryhen më në QSUT. Ky shërbim jepet vetëm në spital privat dhe kushton 200 mijë lekë.

Prej 3 vjetësh, gratë që bëjnë mamografitë në shërbimin publik ambulator, nuk marrin përgjigje për analizat, sepse flitet se ky shërbim do të jepët me konçesion. Derisa Edi Rama të vendosë për këtë, shumë gra mund të kenë vdekur nga mungesa e një përgjigjeje elementarë, janë apo jo me kancer.

Gjendja nuk ka për t’u permirësuar, as sepse shëndeti i shqiptarëve nuk është prioriteti i Edi Ramës, por as sepse drejtuesit e spitaleve nuk do ta ngrejnë zërin për pacientët e tyre! Partia Demokratike ka sjellë fakte se në krye të spitaleve rajonale janë emëruar militantë partie, interesi kryesor i të cilëve është t’i shërbejnë partisë dhe jo qytetarëve.

Kjo situatë skandaloze në shëndetësi ka sjellë eksodin masiv të mjekëve dhe infermierëve. Në 3 vjet janë larguar nga vendi rreth 530 mjekë dhe 848 infermierë, të cilët po kërkojnë jashtë vendit kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Gjendja në shëndetësi ka qenë kritike edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por ne nuk zgjodhëm konçesionarët para shqiptarëve. Në atë kohë, eksodi i mjekëve ishte i paimagjinueshëm.

Sot, me buxhetin e vitit 2018 qeveria ka parashikuar të paguajë 40 milionë euro në vit për konçesionet e 4 klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij. Nëse Rama do t’i ndërpriste sot këto konçesione korruptive, 40 milionë euro do të mjaftonin per të mbuluar nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Por kryeministri i krimit, drogës dhe votave të blera nuk do ta bejë këtë, sepse ai nuk jep askund llogari për aktet e tij. Prandaj, është detyrë e secilit prej nesh të mos mbetemi tek urimi pesimist “Zoti na ruajtë”, por të bëjmë gjithçka për ta ndaluar Edi Ramën të dëmtojë më shumë shëndetin tonë! E vetmja kurë e plotë dhe përfundimtare për vendin është largimi i tij!

Vetëm nga komisionet e rrogave, bankat fitojnë 7 milionë euro në vit

Gjate muajit dhjetor unë fitova 7.6 lekë interesa nga rroga në bankë.

Nga këto qeveria më mbajti 1.14 lekë tatim.

Banka më mbajti 125 lekë komision.

Rezultati neto -118.5 lekë.

Këta të dhjesin të gjitha teoritë dhe shkollat e mendimit ekonomik.

Kur plasi kriza të gjitha bankat qendrore të botës kishin vetem një  hall. Donin të stimulonin konsumin dhe dekurajonin kursimet, por nuk mund të zbrisnin dot normat e interesit poshtë zeros. Askush nuk con më para në bankë, nese banka jo vetem që nuk i jep interes por i merr. Zero loëer bond quhet në ekonomi.

Askujt nuk i vajti në mendje të hidhte sytë nga Shqiperia. E kanë berë keta ustallaret tanë. Ta kalon qeveria rrogen në bankë me dhunë dhe banka pasi perdor parate e tua të mban dhe ca lekë.

Ja futen dhe Milton Friedmanit.

P.s është biznes 7 milionë euro në vit ky i komisioneve të rroges.