26.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Ylli i Liverpool i zhgënjyer

Alex Oxlade-Chamberlain pranon se ndihet i zhgënjyer me paraqitjen e tij, megjithëse shënoi në fitoren 5-0 të Liverpool ndaj Swansea City të martën. Por ish-mesfushori i Arsenal thotë se priste më tepër nga vetja. “Morëm tri pikë, por personalisht isha pak i zhgënjyer me paraqitjen time sot”, shprehet ai për “Sky Sport”. Oxlade-Chamberlain shënoi golin e pestë të Liverpool ndaj uellsianëve, goli i tij i parë në “Anfield”. “Jam i lumtur që arrita të shënoj gol në fund, por u mundova të punoja fort për 90 minuta dhe kur më erdhi mundësia isha i lumtur që e shënova golin në atë mënyrë. Ka momente gjatë ndeshjes kur mund të kisha vepruar më mirë. Thjesht dua të mbaj veten time të karikuar. Por 5-0 për ne, jam shumë i lumtur”.

Conte feston rikthimin e Moratas me gol

Antonio Conte tashmë është projektuar drejt merkatos së janarit duke lënë të kuptohet se do t’i pëlqente ndonjë përforcim i Chelseat së tij. “Do të flas me drejtuesit e klubit për të tentuar të gjejmë zgjidhjen më të mirë për skuadrën dhe nëse do të ekzistojë mundësia për të përmirësuar kontigjentin në aspektin numerik, mirë. Por jam i kënaqur me futbollistët që kam dhe jam gati të vazhdoj me ata. Po tregojnë angazhim të madh dhe përkushtim të madh. Pastaj nëse ekziston mundësia për të përmirësuar skuadrën, mendoj se klubi do të provojë”, deklaroi Conte.
Chelsea i Contes fitoi dje me rezultatin 2-0 ndaj Brighton & Hove Albion, për të vijuar rekordin e rezultateve pozitive, i ndihmuar edhe nga rikthimi i sulmuesit Alvaro Morata nga skualifikimi i vuajtur në fundjavë, për shkak të kartonit të pestë të verdhë, të marrë për shkak të festimit të golit të mëparshëm. “Ishte një humbje e madhe për ne. Për të qenë të sinqertë, në atë moment po festonim dhe nuk e pashë se çfarë ndodhi, e dija që do të festonte në atë mënyrë. Nëse arbitri vërtet e ndëshkoi sepse ai futi topin nën bluzë, atëherë është një mëkat, thjesht po tregonte gëzimin e tij”, deklaroi Conte, i cili tashmë i gëzohet rikthimit të sulmuesit spanjoll që feston shtatzëninë e bashkëshortes së tij me fëmijën e parë.

Mourinho dorëzohet para milionave të Manchester City

Manchester United i thotë praktikisht lamtumirë titullit në Premier League, pas barazimit me Burnley (2-2). “Djajtë e Kuq” janë 12 pikë prapa Manchester City dhe mund të jenë 15 të tilla, nëse Guardiola mund Newcastle. “Nuk jam i lumtur me rezultatin, por jam i lumtur me lojtarët e mi”, komentoi José Mourinho. Trajneri portugez beson se Manchester United duhet të shpenzojë më shumë para, në qoftë se do të ruajë nivelin e ekipit të udhëhequr nga Guardiola: “Manchester City ka blerë mbrojtës me çmimin e sulmuesit. Nuk mjafton, nuk është e mjaftueshme, tha ai lidhur me 286 milionë paundët, që Manchester Unitedi ka shpenzuar në merkato që prej mbërritjes. Kur thoni një klub si Manchester United, a mendoni se Milani, Real Madridi dhe Interi nuk janë aq të mëdhenj sa ne? Duhet të bëjmë dallimin mes klubeve të mëdha dhe ekipeve të mëdha të futbollit. A nuk është Tottenham një klub me histori të njëjtë si ne? Arsenali dhe Chelsea, nuk kanë përgjegjësi për ta fituar titullin?”.

11 muaj pa rroga, 1 mijë punonjës drejt Tiranës

Puna dhe pagat në sektorin privat kanë pësuar luhatje të forta në vitet e fundit për shkak të ndryshimit të ciklit të ekonomisë, por për punonjësit e Rafinerisë së Naftës në Fier, ARMO, e cila “falimenton” dy herë në vit, është kthyer në dramë të vërtetë për 1200 punonjësit që kanë të lidhur jetën me të ardhurat që nxjerrin nga puna në rafineri.
Rreth 1000 punonjës të ARMO-s, e cila që prej shtatorit të vitit të kaluar po shfrytëzohet me qira nga kompania offshore, IRTC janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit, duke bllokuar funksionimin e pjesshëm të autostradës Fier-Tiranë, me qëllim për të vijuar protestën e tyre para zyrave të qeverisë në Tiranë.
Prej gati një muaji pa punë dhe pa marrë ende rrogën e nëntorit, punonjësit janë nisur drejt Tiranës, ku pritet të përqendrojnë protestën e tyre para ambjenteve të Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë, por edhe para lokal Tajvanit, pronari i të cilit është dhe shfrytëzuesi aktual i ARMO-s (sipas ekstraktit zyrtar të IRTC, që prej dhjetorit 2016, administrator i kompanisë është Mitat Sula, vëllai i Besnik Sulës, pronar i Tajvanit).
Burimet nga Sindikata e Punonjësve pohuan se, fillimisht kompania që ka marrë me qira ARMO-n, iRTC (IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY) ka anuluar aktivitetin me argumentin se do të zhvillohej remont në rafineri, por teksa kanë kaluar më shumë se tre javë dhe rroga e nëntorit nuk është dhënë, punonjësit janë informuar se aktiviteti ka pushuar.
Qysh kur Rafineria është privatizuar, punonjësit e kompanisë nuk kanë gjetur qetësi. Falimenti i “Taçi Oil” që privatizoi kompaninë nëpëmjet një tenderi ndërkombëtar u pasua me një tranzicion të vështirë për ARMO-n, e cila ka kaluar dorë më dorë me qiradhënie, duke akumuluar një “mal” me detyrime ndaj shtetit dhe punonjësve.
Fatmir Bala është një nga punonjësit që i është bashkuar protestës. Jeta e tijrit ka qenë e lidhur me industrinë e naftës dhe rroga ishte burimi i vetëm të ardhurave për familjen. Tani e ka të vështirë të sigurojë ushqimin e përditshëm për të paguar faturat e dritave dhe ujit dhe nuk po siguron as mbijetesën. Ai ende punon në Pontilin e Vlorës dhe në këto dy vite e fundit ka qenë dëshmitar i humbjes së katër kolegëve. “Ju nuk e dini, punonjësit e ARMO-s nuk e gëzojnë pensionin. Kolegët e mi pothuajse të gjithë kanë vdekur në prag të pensionit dhe ose pak vite më pas. Punojmë në mes të squfurit dhe helmeve. Këta që janë gjallë janë gjithë sëmundje, pinë një barrë ilaçe në muaj”, tha Fatmiri më zë të fikur nga dhimbja.
Meçan Duraj është një tjetër histori tragjike. Ai është një mekanik profesionist dhe la Greqinë pak vite më parë për t’u kujdesur për prindërit e plakur në Fier. Fati e deshi të fillonte punë në ARMO dhe rroga ishte e mirë. Tani ka dy fëmijë të rritur, që ndjekin shkollën e mesme. Ka muaj pa marrë rrogën, shpesh i është dashur t’i vërë kalamajtë në gjumë pa bukë.
Punonjësve në shesh iu ka mbërritur thika në palcë, borxhet për secilin janë 7-10 milionë lekë të vjetra. Ata e dinë që kanë punuar në një kompani private, por bëjnë qeverinë fajtore. Ende sot shteti shqiptar ka në pronësi 15 për qind aksioneve të ARMO-s dhe qeveria duhet të kishte ushtruar kontroll të paktën mbi kompanitë që po e shfrytëzojnë sot e kësaj ditë.
Që nga 2013 deri në mesin e 2015, Azerët kanë përpunuar 650 mije tonë naftë. E kanë shitur të gjithën. Ata e kanë ende në administrim. Ku i kanë paratë pse nuk na paguajnë, thonë punonjësit të dëshpëruar, duke u shprehur se, ARMO është një strumbullar i madh abuzimesh dhe korrupsioni, i qeverisë me kompanitë që e kanë shfrytëzuar, por të paktën të na japin rrogat, shprehen punonjësit.

Eksperimenti i Morinjos dështoi

Do të ishte disi e ekzagjeruar të quhej një eksperiment, por çfarëdo që të jetë, nuk duhet të ndodhë më. Të paktën që nga minuta e parë. Ibrahimoviç nuk ka qenë kurrë një numër 10 efektiv. Dhe asnjëherë nuk do të jetë. Ai ngadalëson Manchester United. Si rezultat, Ibrahimoviç dhe Lukaku së bashku nuk funksionoi ndaj Burnley.
Mourinho me siguri që e aktivizoi dyshen për arsye se ofensiva e tij linte për të dëshiruar ndaj Leicester, ai donte të kishte dy golashënues të frikshëm në fushë që nga minuta e parë.
Por ai dështoi, diçka që Mourinho e kuptoi shumë mirë dhe për këtë arsye zëvendësoi Ibra-n pas pjesës së parë.
Kur ishin me kurriz nga porta, ata lëviznin në të njëjtat hapësira. Ibra u pa të zbriste shumë thellë për të marrë zotërimin e topit, duke izoluar Lukakun. Mbrojtja e Burnley ishte e mrekullueshme, duke dhënë 100% në çdo dyluftim.
Me rrjedhshmërinë që luajti United pas pushimit, u kuptua shumë mirë se Lukaku dhe Ibrahimoviç nuk mund të luanin së bashku. Mourinho nuk ka folur shumë për Ibrahimoviç gjatë muajit të fundit dhe ky ishte starti i parë i suedezit që nga minuta e parë pas 261 ditësh.

“Rruga e re e Mëndafshit” e Kinës kalon edhe nëpër Kaukaz

Me projektin e madh të “Rrugës së Mëndafshtë”, Kina vazhdon traditat e vjetra. Pas kësaj ndodhen para së gjithash interesa të forta gjeostrategjike. Një rol qendror merr këtu Gjeorgjia.
Kur vjen puna për ekonominë, qeveria kineze mendon dhe vepron shpejt. Edhe në eksport, shumica e produkteve kineze transportohen për në Evropë me rrugë detare. Por Pekini kërkon alternativa – në rrugë tokësore. Kështu, Presidenti kinez Xi Jinping shpalli katër vjet më parë inisiativën e “Rrugës së re të Mëndafshtë” (One Belt, One Road, shkurt OBOR).
Këtu bëhet fjalë për korridore të ndryshme transporti të Kinës në drejtim të Perëndimit; për shembull përmes Rusisë dhe Bjellorusisë, ose përgjatë rrugëve të Azisë Qendrore, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë. Pekini ndjek rrugë të ndryshme. Kështu, ai mund të zgjedhë më të përshtatshmen dhe t’ua kundërvërë njëra-tjetrës shtetet përgjatë rrugës së re të mëndafshtë.

Para të mirëpritura në Evropën Qendrore Lindore
Por deri këtu nuk ka arritur puna. Në fillim rëndësi ka të investohet në “Rrugën e re të Mëndafshtë”. Kështu, kryeministri i Kinës Li Keqang premtoi para pak kohësh në një takim me 16 homologë nga Evropa Qendrore Lindore dhe Juglindore se do të investojë në infrastrukturën e tyre. Ai foli për tri miliardë dollarë në vitet e ardhshme. Para, të cilat u duhen urgjentisht këtyre shteteve dhe të cilat ato i pranojnë me dëshirë. Veçanërisht në Ballkan shumë ndihen të harruar nga BE. Marrëdhëniet më të ngushta ekonomike me Kinën vërtet që nuk janë alternativë ndaj BE, por për të ndihmuar ato ndihmojnë.
Në mendimet e Pekinit se cilat korridore transporti do të ndiqen, Gjeorgjia luan një rol kyç. Ajo do të kthehet në një vend me rëndësi qendrore për produktet kineze. Jo vetëm për shkak të gjendjes së saj qendrore gjeografike. Ndërkohë, Gjeorgjia është një shtet, i cili sipas Bankës Botërore ofron kushte të mrekullueshme kuadër për investorët e huaj: pak burokraci, institucione funksionuese, jo korrupsion, rritje të vazhdueshme.
Në qershor 2014, Tiflisi nënshkroi një marrëveshje asociimi me BE. Që prej majit të këtij viti, ai është i lidhur me Pekinin me një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë. Të paktën përballë fqinjëve, Gjeorgjia ka një tipar që e dallon nga të tjerët: marrëveshje të ngushta ekonomike me Perandorinë e Mesit dhe me Bashkimin Evropian.

Porte, shtëpi, gjithçka
Pekini shpenzon miliona për ta lidhur Tiflisin më ngushtë me veten. Grupi Hualing është investori më i madh si grup në Gjeorgji. Në një periferi të kryeqytetit gjeorgjian po lind një zonë e posaçme ekonomike me hotele, qendrën më të madhe tregtare në Kaukaz, një park të kohës së lirë, shtëpi disakatëshe dhe rrugë. Kina ndërton edhe në qytete të tjera të shtetit të Kaukazit.
Në pikëpamje strategjike e rëndësishme është blerja dhe zgjerimi i portit në Poti në Detin e Zi. Këto do të ankorojnë në të ardhmen edhe anije më të mëdha, të cilat kanë nevojë për një port më të thellë. Ambasadori i Kinës foli pak ditë më parë në një konferencë në Tiflis për “gjeopolitikë”. Qeveria e tij e fton Gjeorgjinë si të vetmin vend mysafir për t’u prezantuar në panairin e investorëve “China International Fair of Investement and Trade” në Xiamen. Ndërkohë, Kina është për nga rëndësia partnerja e tretë tregtare e Gjeorgjisë.
Si Kina, edhe shtete të tjera angazhohen në këtë rajon. Sipërmarrje gjermane – si Knauf ose Heidelberg Zement – bëjnë biznese të mira dhe punësojnë gjithnjë e më shumë punonjës.
Investimet vijnë nga Turqia fqinje, nga Irani dhe madje edhe nga Rusia. Kjo në një kohë, kur Moska ia merr për keq qeverisë gjeorgjiane, që është e orientuar drejt Perëndimit, ndihet e “tradhëtuar” nga Gjeorgjia tradicionalisht aleate. Qeveria e Tiflisit i përmbahet kursit të saj perëndimor, por në lidhje me Rusinë tregohet pragmatike. Para së gjithash, kur rusët investojnë në Gjeorgji.

Incident mes flotës britanike dhe një luftanije ruse

Royal Navy frigate HMS St Albans escorted a Russian warship through the North Sea and areas of UK interest on Christmas Day. The Portsmouth-based Type 23 frigate was called upon to sail on 23 December and keep watch on the new Russian warship Admiral Gorshkov as it passed close to UK territorial waters. HMS St Albans remained at sea on Christmas Day to monitor the Russian frigate, keeping track of its activity in areas of national interest. The Royal Navy frigate will return to Portsmouth today [Boxing Day] and remain ready for very short notice tasking over the holiday period.

Një fregatë e marinës britanike ndoqi në Krishtlindje anije lufte ruse. Nuk kanë qenë të parat incidente të këtij lloji. Qeveria britanike i dërgoi Rusisë pas kësaj një paralajmërim të ashpër.
Fregata britanike “HMS St.Albans” ndoqi fregatën ruse “Admiral Gorshkov” në afërsi të ujërave territoriale britanike. Këtë e bëri të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes të martën, një ditë pas incidentit. “HMS St Albans” u kthye pas kësaj në bazën e saj në Portsmouth.
Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se, kohët e fundit janë shtuar anijet ruse që përshkojnë ujërat britanike. Kështu të dielën, anija patrulluese britanike “HMS Tyne” pati ndjekur një anije zbulimi ruse, e cila pati kaluar përmes Detit të Veriut dhe Kanalit të La-Manshit. Një helikopter i marinës pati vëzhguar dy anije të tjera ruse.

Britania e Madhe “Nuk durojmë asnjë formë agresioni”
Ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson deklaroi pas incidentit se, “nuk do të ngurrojë që të mbrojë ujërat tona” dhe se nuk “do të durojë asnjë formë agresioni”. Britania e Madhe nuk lejon që ta frikësojnë, kur është puna “për të mbrojtur vendin tonë, popullin tonë dhe interesat tona kombëtare”.
Raporti midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe ka vite që është tepër i tensionuar. Aktualisht, një komision hetimor i Parlamentit britanik po heton dyshimet për sulme kibernetike ruse në referendumin britanik për Brexit në korrik 2016 dhe në zgjedhjet parlamentare britanike në qershor 2017.
Në vizitën e parë në Moskë, që prej pesë vjetësh të një ministri të Jashtëm britanik, Boris Johnson, u përpoq të premten për t’i dhënë fund periudhës së akullt. Në një konferencë shtypi me homologun e tij rus, Sergej Lavrov u krijua megjithatë debat për përpjekjet e dyshuara ruse të manipulimit në referendumin për Brexit-in.

Vazhdojnë sulmet ndaj udhëheqësit të opozitës ruse

Një zëdhënës i Kremlinit sugjeroi të martën se një thirrje nga udhëheqësi i opozitës ruse, Alexi Navalny për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm mund të jetë i paligjshëm.
Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij të bojkotojnë votimin e 18 marsit, pasi zyrtarët e zgjedhjeve të hënën e ndaluan atë të garonte.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë (KQZ) votoi për ndalimin e blogerit kundër korrupsionit për shkak të dënimit së tij nën akuza penale. Navalny dhe pasuesit e tij thonë se, këto akuza ishin të motivuara politikisht.
Pas vendimit të KQZ-së, Navalny lëshoi një video ku deklaron një “grevë të votuesve”, sepse – sipas Navalnyt – gara e marsit nuk do të ishin zgjedhje të vërteta.
Dmitry Peskov, një zëdhënës i Presidentit rus Vladimir Putin, tha të martën se përpjekjet e Navalny dhe mbështetësve të tij për të organizuar bojkotin “duhet të studiohen me kujdes për të parë nëse po shkelin ligjin”.
Putin njoftoi më parë këtë muaj se ai do të kandidojë për t’u rizgjedhur dhe supozohet gjerësisht se do të fitojë një mandat të katërt si kreu i shtetit rus.

SHBA e shqetësuar për ndikimin e Rusisë në Ballkan

Mes shqetësimeve rreth shtimit të ndikimit rus, SHBA thonë se do të hartojnë një raport që analizon bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit, do ta paraqesë raportin në Kongres.
Vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në raport do të jenë Bosnje-Herzegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia.
Sipas aktit për shpenzimet e mbrojtjes të kthyer në ligj këtë muaj, vlerësimi do të përfshijë një listë të sistemeve të armëve ruse dhe pajisjeve e teknologjive të tjera ushtarake me vlerë 1 milion ose më shumë dollarë, të cilat u janë ofruar këtyre vendeve ose janë blerë prej tyre që nga viti 2012.
Raporti duhet të përmbajë gjithashtu një përshkrim të pjesëmarrjes së forcave të sigurisë të ndonjërit prej këtyre vendeve në trajnime ose stërvitje me Rusinë që nga viti 2012 si dhe çdo marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë që këto vende mund të kenë nënshkruar me Moskën apo çdo bashkëpunim në fushën e inteligjencës.
Qëllimi është që të krijohet një ide se në ç’mënyrë bashkëpunimi midis secilit vend të Ballkanit Perëndimor dhe Federatës ruse ndikon në interesat e sigurisë të Shteteve të Bashkuara, NATO-s, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe çdo anëtari të NATO-s që kufizohet me këto vende, thuhet në dokument.
Raporti duhet të përfshijë edhe një vlerësim rreth bashkëpunimit të sigurisë ndërmjet çdo vendi të Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe një vlerësim të bashkëpunimit të sigurisë mes këtyre shteteve dhe NATO-s.
Vendet perëndimore, përfshirë SHBA, janë gjithnjë e më të shqetësuara për një rritje të perceptuar të ndikimit rus në Ballkan dhe Europën Qendrore.
Në muajin nëntor, Këshilli Atlantik me qendër në Uashington bëri thirrje për një prani ushtarake të përhershme amerikane në Ballkan në klimën e asaj që e sheh si përpjekje në rritje të Rusisë për të ushtruar ndikim politik në të gjithë rajonin.
Më herët, Senatori republikan John McCain, pas një turneu në Ballkan, u ankua për një “vakum” të pranisë amerikane, të cilin ai tha se Rusia ishte e gatshme ta mbushte, dhe bëri thirrje për më shumë vizita amerikane të nivelit të lartë në rajon.
Në gusht 2017, nënpresidenti amerikan Mike Pence vizitoi Malin e Zi, ku mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut, duke u thënë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbajnë Rusinë “përgjegjëse për veprimet e saj”.
“Ne duhet të jemi të vendosur dhe pa kompromis përballë agresionit nga një vend i paparashikueshëm, që hedh hije nga Lindja”, tha zoti Pence.
“Rusia, – tha ai, – vazhdon të përpiqet të rihartojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë dhe këtu në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka punuar për të destabilizuar rajonin, për të shkatërruar demokracitë tuaja dhe për t’ju ndarë nga njëri-tjetri si dhe nga pjesa tjetër e Evropës”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë çdo përpjekje për të përdorur forcën, kërcënimet ose frikësimet në këtë rajon apo më gjerë,” shtoi ai. “Ballkani Perëndimor ka të drejtën të vendosë të ardhmen e vet”.
Në Podgoricë morën pjesë edhe krerët e shteteve dhe qeverive të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.
Nënpresidenti Pence tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është “në Perëndim”.

BE, kriza e emigrantëve po menaxhohet me sukses

epaselect epa04954158 A father and son from Syria wait for a bus to take them and other migrants to a further accommodation, at the railway station in Schoenefeld, Germany, 28 September 2015. Earlier, a chartered train carrying around 450 refugees arrived from Salzburg in Austria. Europe is dealing with its greatest influx of migrants and asylum seekers since World War II as immigrants fleeing war and poverty in the Middle East, Afghanistan and Africa try to reach Germany and other Western European countries. EPA/PATRICK PLEUL

Numri i emigrantëve që kalojnë Mesdheun për në Evropë ka vazhduar të ulet muajin e kaluar – dhe Bashkimi Evropian thotë se strategjia për të lehtësuar krizën po funksionon. Por organizata Amnesty International thotë se, bashkëpunimi i BE-së me grupet libiane, të cilat i paraburgosin emigrantët, e bën BE-në bashkëfajtore me abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut. Korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Henry Ridgwell rishikon krizën e imigrantëve të Evropës gjatë vitit 2017, ndërkohë që pasojat politike nga fluksi i madh i viteve të mëparshme vazhdojnë të ndihen.
Në vitin 2017, Evropa deklaroi sukses në ngadalësimin e mbërritjes së imigrantëve. Në të ashtuquajturën rrugë qendrore mesdhetare nga Afrika e Veriut, mbërritjet janë ulur prej një të tretën.
Por Amnesty International thotë se, kjo është arritur me një kosto të tmerrshme njerëzore.
“Evropa ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet libiane, duke e ditur llojin e torturës e abuzimeve që përjetojnë emigrantët në Libi”, thotë Maria Serrano e Amnesty International.
Në nëntor doli një video duke treguar, si duket, emigrantët që po shiteshin në një treg skllevërish në Libi – duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
“Më lejoni të përsëris thirrjen time për të imponuar sanksione të OKB-së për kontrabandistët dhe trafikantët e njerëzve”, tha Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian.
Vendet evropiane ofrojnë dhjetëra miliona dollarë dhe trajnime për rojet bregdetare libiane dhe grupet e armatosura nën kontrollin e qeverisë së Tripolit, për të siguruar kufirin e saj detar. Kjo e bën Evropën bashkëfajtore për abuzimin, thotë Amnesty.
“Emigrantët dërgohen në qendrat zyrtare paraburgimi, pastaj milicia dhe grupe të tjera të armatosura i kontrollojnë këto qendra. Pra, ky është një burim parash për ta. Emigrantët zhvaten, detyrohen të thërrasin familjet e tyre që ata të dëgjojnë abuzimet e tmerrshme që vuajnë; rrahen, torturohen dhe gratë dhunohen”, shton zonja Serrano.
BE-ja ka financuar fluturimet emergjente të riatdhesimit për t’i dërguar emigrantët nga Libia në vendet e tyre përkatëse. Por duket se ka pak vullnet politik për të zbutur qëndrimin e Evropës.
Udhëheqësit e BE-së i kanë shpallur numrat në rënie të emigrantëve, për t’i përdorur për të luftuar forcat populiste anti-migrante.
“Pasojat e fluksit të fundit në vitet 2016 dhe 2015 ndjehen ende në shumicën e vendeve evropiane. Pra, derisa BE-ja të vendosë dhe zbatojë një reformë të re të imigracionit dhe është në gjendje të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme, kriza e emigrantëve do të vazhdojë të jetë problem për vendet evropiane”, thotë analisti Leopold Traugott.
Në kulmin e këtij fluksi në vitin 2015, Gjermania mori mbi një milion imigrantë. Kundërshtimi nxiti mbështetjen për të djathtën e skajshme dhe i kushtoi kancelares gjermane Angela Merkel vota në shtator.
Por mbështetësit thonë se fitorja e saj është dëshmi se Gjermania dhe Evropa mund t’i integrojnë me sukses imigrantët.
Megjithatë, BE-ja duket e vendosur të mbyllë rrugët përgjatë Mesdheut. Pavarësisht rrezikut të torturës, abuzimit ose mbytjes në det, më shumë se 160 mijë imigrantë e bënë udhëtimin në vitin 2017.