29.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

BE, çfarë do të sjellë presidenca bullgare

Bullgaria do të kryesojë Bashkimin Evropian nga janari, ndonëse edhe vet është nën kontroll. Më së shumti probleme ajo ka me sundimin e ligjit. Ndër prioritetet: Ballkani Perëndimor.
Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 – janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin. Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e “saj”, në të cilën do të insistojë brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi. Ajo planifikon madje që të mbajë edhe një samit të jashtëzakonshëm të BE për këtë temë më 17 maj 2018.
Socialdemokrati gjerman Gernot Erler, ish-sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme dhe kryetar i Forumit gjermano-bullgar, thotë për “Deutsche Wellen”: “Bullgaria do të angazhohet fuqishëm për Ballkanin Perëndimor dhe politikën e zgjerimit dhe integrimit. Ekziston një perspektivë e mirë për raporte të mira bilaterale në rajon”.
Ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pöttering është jozyrtarisht edhe këshilltari kryesor i qeverisë bullgare lidhur me këtë udhëheqësi të radhës me BE. Por ai megjithatë është i kujdesshëm. Ai mendon se mesazhi kryesor për vendet e Ballkant Perëndimor duhet të jetë “nuk mund të anëtarësoheni shpejt, duhet të reformoheni, të luftoni korrupsionin dhe të siguroni sundimin e ligjit. Si kundërshpërblim, mund të kenë lehtësime për uljen e tarifave të romingut, në fushën e digjitalizimit e ndoshta edhe në trajtimin nga vendet tjera të BE”.

Më shumë ndërmjetësues se udhëheqës
Ministrja përkatëse Liljana Pavlova, ka paraqitur programin bullgar për këta gjashtë muaj. Krahas perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Pavlova tha se, Bullgaria do të fokusohet tek e ardhmja e të rinjve, që ndërlidhet edhe me buxhetin e BE për periudhën deri në vitin 2020 dhe Brexitin, sigurinë dhe stabilitetin, çështjen e refugjatëve si dhe politikën e mbrojtjes dhe rritjen ekonomike.
Por Bullgaria e ka të qartë se, gjatë kohës së drejtimit të BE, ajo do të ketë më shumë rolin e ndërmjetësit dhe më pak të udhëheqësit. Kjo ka të bëjë edhe me rolin e saj në Brexit dhe çështjen e refugjatëve.
Në çështjen e migracionit, Bullgaria do të përpiqet t’i zvoglojë dallimet mes vendeve të Evropës Lindore dhe atyre Perëndimore dhe do të kërkojë një konsensus para se t’ia dorëzojë këtë detyrë Austrisë në korrik të vitit 2018, sepse dihet që Austria angazhohet për një politikë shumë më të ashpër ndaj refugjatëve.

Ana e dobët e kryesimit
Johanna Deimel nga Shoqata për Evropën Juglindore thotë se, Bullgaria ka edhe probleme të veta të brendshme, sepse raporti i fundit për zhvillimet në këtë vend është “shumë alarmant”. “Bëhet fjalë për sulme të drejtpërdrejta ndaj pavarësisë së gjykatave, rrënimin e pavarësisë së gjyqtarëve, madje edhe për ligje antikushtetuese. Ndaj, Bullgaria nuk mund të jetë një shembull për të tjerët”, thotë Deimel për DW. “Nëse ekzistojnë elemente të tilla, atëherë si mund të motivoni Ballkanin Perëndimor që të bëjë Reforma në Drejtësi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?” Deimel thotë se Bullgaria ka probleme të mëdha edhe me respektimin e lirisë së mediave, ndaj është shumë problematike nëse pikërisht ajo shtron tema të tilla për debat.

Problemet e brendshme
Bullgaria ka probleme të brendshme edhe me nacionalistët në vend, të cilët janë të përfaqësuar edhe në qeveri. Daniel Kadik i Fondacionit “Friedrich Nauman” thotë se nacionalistët, ksenofobët dhe proteksionistët do të vendosen në pozicione të ndryshme nëpër komisione. I tillë është edhe zëvendskryeministri Valerij Simonov, i cili nuk e fshehë fare urrejtjen ndaj pakicave në vend – romët i quan “majmunë të egër”.
Hans-Gert Pöttering pret nga kryeministri Boiko Borisov që ta vë nën kontroll partnerin e koalicionit, në mënyrë që të vazhdojë rrugën evropiane të vendit. Galup internetional, bën të ditur se 62% e bullgarëve megjithatë është proevropian, që do të thotë një rritje prej 12% në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar. Ata shpresojnë se, Bullgaria do të futet shpejt në Zonën Shengen. Ekspertët thonë se, kjo edhe mund të ndodhë, por jo edhe anëtarësimi i shpejtë në Eurozonë.

Somali, grupi terrorist Al-Shabab ekzekuton pesë njerëz

Militantët e grupit Al-Shabab në Somali kanë ekzekutuar pesë vetë, përfshirë një djalë 16-vjeçar, të cilin e akuzuan për spiunime për forcat qeveritare keniane, amerikane dhe somaleze.
Djali dhe katër burra u ekzekutuan publikisht nga një skuadër zjarri të dielën në qytetin Idale, 60 kilometra në jug të Baidoas, pasi një gjykatës i al-Shababit i dënoi ata në bazë të siç thuhet, rrëfimeve të tyre. Gjykatësi nuk bëri publike provat e akuzave kundër viktimave.
Al-Shabab ka ekzekutuar gjithsej 22 vetë këtë vit – nëntë në bazë të akuzave për spiunazh, ndërsa të tjerët të akuzuar për krime që variojnë nga përdhunimi e deri tek keqmenaxhimi financiar.
Grupi i lidhur me al-Kaidën është përpjekur për më shumë se një dekadë për të përmbysur qeverinë e Somalisë dhe për të imponuar versionin e saj të rreptë të ligjit islam në kombin e Bririt të Afrikës.
Sipas gjykatësit, të pesë të ekzekutuarit akuzoheshin për spiunazh mbi lëvizjet e milicisë al-Shabab dhe se ishin munduar të gjenin kontaktet telefonike të udhëheqësve të al-Shababit.
Gjykatësi tha se, një nga burrat gjithashtu pranoi se po përpiqej të mësonte vendndodhjen e trupave keniane të kapura nga al Shababi në janar të vitit 2016 gjatë sulmit në bazën ushtarake El Adde.
Në gusht, al-Shabab ekzekutoi një nga ushtarët kenian, por besohet se grupi ende mban disa të tjerë si pengje.
Djali 16-vjeçar i ekzekutuar të dielën u identifikua si Jibril Salah Haji Mohamed. Gjyqtari i al-Shababit e akuzoi atë se kishite punuar me forcat qeveritare somaleze për tre muaj.
Të afërmit e një prej të ekzekutuarve mohoi se ai ishte spiun. Yonis Aden Hassan thotë se kushëriri i tij, Abdiaziz Ibrahim Mohamed, ishte një njeri i pafajshëm që zotëronte një kamion që operonte mes Mogadishu dhe Baidoas.
Ai i tha shërbimit somalez të “Zërit të Amerikës” se, al-Shababi mori në fillim kamionin e kushëririt të tij në vitin 2014 pranë fshatit Jimcadda në rajonin e Gjirit dhe më pas kërkoi që ai të vente për ta marrë kamionin. Hassan thotë se, kur Muhamedi arriti në fshat, ai u arrestua dhe nuk u pa më.
Hassan tha se, familja mësoi për vdekjen e tij dje vetëm pas ekzekutimit. “Ata nuk i dhanë trupin e tij të afërmve të tij kështu që nuk e dimë se si ai vdiq”, thotë Hassan, i cili punon si një zyrtar i administratës në rajonin e Gjirit.

Sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Rusia dhe Kina sinjalizuan sot dëshirën për një zgjidhje paqësore të tensioneve rreth aktivitetit bërthamor dhe balistik të Koresë së Veriut.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha për median shtetërore se, askush nuk dëshiron të shohë luftë në Gadishullin Korean dhe se ai shpreson se Shtetet e Bashkuara nuk po planifikojnë një qasje ushtarake për zgjidhjen e situatës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Çunying tha gjatë një njoftimi sot se të gjitha vendet duhet “të ushtrojnë përmbajtje dhe të bëjnë përpjekje aktive dhe konstruktive për të lehtësuar tensionet në gadishull”.
Kina gjithashtu tha se, sanksionet e reja të OKB-së nuk duhet të kenë një ndikim të dëmshëm humanitar mbi civilët e Koresë së Veriut apo të ndikojnë “shkëmbimet ekonomike normale dhe të bashkëpunimit”.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë të premten që kufizon sasinë e benzinës dhe naftës që Koreja e Veriut mund të importojë dhe forcon inspektimet e anijeve të dyshuara për transportimin e paligjshëm të artikujve të ndaluar në ose nga Koreja e Veriut.
Masa gjithashtu urdhëron vendet anëtare të OKB-së të dërgojnë në shtëpi të gjithë koreano-veriorët që punojnë në vendet e huaja brenda dy viteve – një masë që synon prerjen e një burimi të ardhurash për qeverinë e Kim Jong Un, e cila konfiskon në mënyrë rutinë shumicën e të ardhurave të tyre.
Shtetet e Bashkuara llogarisin se deri në 80,000 punëtorë koreano-veriorë punojnë në Kinë dhe të paktën 30,000 në Rusi.

Kreu i Dhomës Shqiptaro-Britanike: Diaspora si burim ekonomik, vetëm kur të zhduket korrupsioni

Diaspora mund të kthehet në një burim zhvillimi për ekonominë e Shqipërisë vetëm atëherë kur shteti shqiptar do arrijë të integrojë bashkatdhetarët në jetën e përditshme të vendit, por mbi të gjitha duke zhdukur fenomenin e korrupsionit në institucionet shqiptare. Për kreun e Dhomës Britanike të Tregtisë Zenel Hoxha, qeveria duhet të tregohet e kujdesshme, pasi shqiptarët që jetojnë në vende të Bashkimit Europian kërkojnë standarde, përmes të cilave mund të sjellin edhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Zenel Hoxha, kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë: Qeveritë shqiptare të kaluara, por edhe kjo e sotmja duhet të hartonin programe për zhvillimin e vendit dhe ku diaspora të kishte aksesin e drejtpërdrejtë përmes mundësive reale. Ata do të sillnin një erë të re, për të cilën ne kemi shumë nevojë që të fryjë në vendin tonë, me qëllim që të ndodhë një “shkundje” totale, që do përshpejtonte procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Eruopian.

Ata nuk mund të durojnë plagë të tilla që po frenojnë vendin, po shkatërrojnë imazhin dhe që është fenomeni i korrupsionit. Për Hoxhën, qeveria duhet të krijojë një fond investimi si dhe t’iu paraqesë projekte konkrete, pasi në të kundërtën shqiptarët e diasporës do të hezitojnë për të investuar në fusha të ndryshme vetëm me oratori.

Zenel Hoxha, kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë: Pse jo shqiptarët të mos bashkohen edhe si investitorë. Ata do të investonin në projekte modeste me shuma të caktuara, si aksionarë të një projekti të caktuar. Qeveria shqiptare duhet të nxjerrë në ankand projekte të ndryshme në fushën e hidrokarbureve, bujqësi, turizëm, energjetikë, shërbime të tjera e kështu me radhë.

Për Hoxhën, krijimi i një ministrie për diasporën është një nisje e mbarë, por tashmë duhet që ajo të shpalosë programin për shqiptarët jashtë atdheut, ku inmediate sipas tij është përfshirja e tyre në procesin e votimit si dhe hapja e shkollave shqipe në vendet ku jetojnë.

Zenel Hoxha, kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë: Pikë kryesore e programit të kësaj qeveria dhe ministrisë së linjës në veçanti, duhet të jetë që shqiptarët të jenë votues të rregullt kudo që janë. Të pajisen me pasaporta shqiptare si dhe Shqipëria të negociojë për hapjen e shkollave shqipe atje ku ata jetojnë.

Sipas Hoxhës, institucionet duhet të trajtojnë me kujdes me sistemin fiskal, pasi shpeshherë ata ndëshkohen me faturime të padrejta për shërbime të cilat ata nuk i marrin.

Nis izolimi/ SHBA nuk ka ftesë për Ramën në Janar, por vetëm për Kosovën

Shtetet e Bashkuara e kanë seriozisht reagimin pas vaotimit kundër SHBA në OKB. Në Janar nuk ka ftesë për Ramën dhe qeverinë e tij për festën e Falenderimeve. Kjo ftesë nuk mungon për Kosovën. Duket se izolimi ka nisur.

Ndërsa Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, nuk është e ftuar në pritjen e SHBA, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadoria Teuta Sahatçiu dhe trupi diplomatik kosovar, janë ftuar në festën e falenderimit të SHBA më 3 janar 2018.

Ambasadorja Nikki Haley fton 65 vende që nuk e kundërshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump. Një ftesë zyrtare, kjo, kur për herë të parë mbas 27 vjetëve të ri-vendosjes së marrëdhënijeve diplomatike, mes Shqipërisë dhe SHBA, mungon ftesa për diplomacinë shqiptare në Nju Jork.

Mirëpo, në ftesën zyrtare, tha një burim i besueshëm shqiptar, që nuk e pa të nevojshme të indetetifikohet, se: ”Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, ka marrë ftesë zyrtare, dje, dhe do të jetë me 3 janar në Plaza One – në Kombet e Bashkaura, në mesin e 65 shteteve të ftuar në pritjen vjetore që mban për trupin diplomatik, Misioni i SHBA, në OKB, ambasadorja Nikki Haley”

Një fakt tjetër e ftuar është edhe Maqedonia, që nuk mori pjesë në votim, por lëshoi sallën në momentin e votimit.

Urdhëri i Ramës për të komanduarën në Prokurori, i dërgon listën e prokurorëve që do të heqë

Kontrolli politik

Një listë e përpiluar nga Rama me emrat e prokurorëve që do të largohen do të mbërrijë në Prokurorinë e Përgjithshme ditën e nesërme. Pas largimit të tyre nga e komanduara e Ramën në zyrnë e Kryeprokurores një tjetër listë do të shkojë me emrat e prokurorëve të partisë që do të zëvendësojne ata aktualë.

Me largimin e Adriatik Lllallës dhe ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pritet që ky institucion dhe prokuroritë në rrethe të përfshihen nga një valë lëvizjesh dhe ndryshimesh të drejtuesve. Tre drejtorë të rinj pritet të emërohen në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet do të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe drejtuesit i prokurorive në rrethe, listën me emrat e kandidatëve të mundshëm ka arritur ta sigurojë Neësbomb.al:

Një Drejtori e re do të të krijohet, ajo se Studimeve, në krye të së cilës do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e kryeprokurorit. Në Drejtorinë e Gjyqësorit do të jetë prokurori Artur Selmani ndërsa Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të drejtohet nga Anton Martini dhe ajo e Tiranës nga Besnik Cani.

Përsa i përket drejtuesve të Prokurorive në rrethe, kandidatët e mundshëm, janë si më poshtë:

Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani
Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra
Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi
Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha
Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali
Prokurorinë Fier, Sotir Kllapi
Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado
Prokurorinë Berat, Genci Qani
Prokurorinë e Korçës pritet ta drejtojë Elson Sadiku.

 

Berisha: Diplomacia e dyfytyrësisë është diplomaci e pafytyrësisë!

Sali Berisha

Të dashur miq, Edi Rama, pasi votoi në OKB dy herë brenda një viti kundër SHBA dhe kundër interesit kombëtar, në vend të marrjes së përgjegjësive për aktin e tij të pabesë antikombëtar, zgjodhi rrugën e mashtrimit të hapur të shqiptarëve dhe, kësaj radhe, për qëndrimet e tij antishqiptare, përpiqet të mashtrojë kombin e tij duke e gënjyer pafytyrsishtë atë!

Kështu, nga vakancat në hotele ultraluksoze që po bën në New York, ai urdhëron Ditziun e tij t’u serviri shqiptarëve për t’ju hedhur atyre hi syve dhe justifikuar qëndrimin e tij antiamerikan dhe në kundërshtim të mirëfilltë me interesin kombëtar, të deklaroje se:

a-vota kundër SHBA ishte e diktuar nga kërkesa e Bashkimit Europian. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Bashkimi Europian nuk kishte një kërkesë të tille dhe nuk kishte asnjë vendim për votim unananim. Prandaj dhe Çekia, Hungaria, Letonia, Rumania, Kroacia,

Polonia vende anëtare këto të Bashkimit Europian iu përgjigjën kërkesës së qeverisë së SHBA që të abstenonin, dhe këto vende nuk votuan pro rezolutës për dënimin e SHBA. Përveç këtyre, këtë qëndrim mbajti dhe Bosnja Hercegovina. Qëndrim të kundërt mbajti klika mosmirënjohëse e Shqipëria, që u detyrohej SHBA jo vetëm ekzistencën e saj, shpëtimin nga coptimi përfundimtar në vitet 20 të shekullit të shkuar, por edhe çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës në dy dekadat e fundit.

Pas këtij mashtrimi ordiner, Rama me Ditziun e tij, për të justifikuar qëndrimin e tyre kundër SHBA dhe interesit kombëtar, hodhën ne treg mashtrimin e ri. Ata thanë:

b- se kemi votuar siç ka votuar Berisha në vitin 2012 Rezolutën për Palestinën. Ky është një mashtrim i paskrupullt dhe krahasim kretinësh politikë.

Kjo sepse, së pari, në vitin 2012 qeveria nuk votoi pro rezolutës për dhënien e statusit të vëzhguesit të vendit jo anëtar Palestinës në OKB, pra nuk mbështeti një rezolutë qe e kundërshtonin SHBA dhe Izraeli, por abstenoi dhe për këtë u falënderua nga qeveria e SHBA.

Së dyti, unë isha nga më të paktit kryetar qeverie që kundërshtova haptas në fjalën time në Samitin e OKB kërkesën e Palestinës dhe shpjegova para shqiptareve dhe botës shkakun e kundërshtimit të Shqipërisë (në foto keni pjesën e fjalimit tim dhe abstenimin e Shqipërisë për rezolutën e dhënë), i cili konsistonte në përjashtimin e SHBA nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e përhapjes së një lufte të gjerë.

Pas demaskimit nga mediat të këtyre dy argumentave të mësipërme, Rama nga resortet luksoze turistike keqshrytëzon Ditzinë e tij dhe u thotë shqiptarëve se rezoluta nuk është kundër SHBA. Në këtë dyfytyrësi ata u inkurajuan edhe nga deklarata e ambasadorit Lu në Tiranë, i cili, për arsye që i di ai vetë apo për të mos munguar në shërbim të Ramës, bënte sikur nuk ishte votuar në OKB ose të paktën nuk u thoshte shqiptarëve se qeveria e tyre votoi kundër SHBA.

Mirëpo edhe kjo ishte një gënjeshtër bajate. Në të vërtetë diplomacia e SHBA dhe vetë Presidenti Trump i bënë të qartë çdo vendi, përfshirë Shqipërinë, se ata votën pro për këtë rezolutë e konsideronin votë kundër tyre. Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley në letrën drejtuar ambasadave të vendeve anëtare të OKB përfshi këtu edhe Shqipërinë shkruan se:

“Do të raportoj te presidenti i SHBA-së emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Trump e ka marrë personalisht këtë çështje”, – dhe vijon – “Ndërsa konsideroni votën tuaj, ju inkuarjoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do të marrë këtë votë personalisht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë më kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”,

Pra për ambasadoren Haley, qeverinë e SHBA dhe presidentin e SHBA, Donald Trump vota pro e Shqipërisë për rezolutën në fjalë ishte votë kundër tyre.

Por kjo nuk është e vërtetë për Edvin Kristaq Ramën dhe Ditzi Sul Bushatin, të cilët nuk mund t’iu harrojnë SHBA-ve armiqësinë ndaje etërve të tyre, xhelatë të shqiptareve ndaj dhe plagosën me qëndrimin e tyre të pabesë marrëdhëniet me SHBA, aleatin më kryesor, më strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar!

Çmenduaria Veliaj, 75 mijë lekë taksa në muaj për çdo familje!

Reagimi i PD Partia Demokratike përmes anëtarit të këshillit bashkiak, Akil Kraja akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj se me buxhetin e ri të miratuar qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shumë taksa. Sipas tij, për një familje në Tiranë “më shumë taksa”, përkthehet në një faturë që kushton të paktën 75 mijë lekë çdo muaj. Kraja tha se kjo rritje taksash është “dhurata” e vitit të ri që Veliaj u bën familjeve të Tiranës.

“Në buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kërkon të dyfishojë të ardhurat nga taksat.

Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro.

Le të bëjmë një llogari të thjeshtë për faturën mujorë 75 mijë lekë në muaj që një familje i paguan Bashkisë së Tiranës.

Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj;

Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë

Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj

Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë

Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë.

Në faturën 75 mijë lekë në muaj përfshihet edhe kostoja e 1 aboneje autobuzi, që është rritur me 50 %. Nga 12 mijë lekë, tani kushton 16.000 lekë

Pjesë e shtrenjtimit të jetës në Tiranë është edhe pagesa për parkingun më rrugët kryesore të Tiranës, që, për çdo automjet familjar, llogaritet në të paktën, 15.000 lekë në muaj.

Në faturën familjare mund te perfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekësh, mesatarisht, e mirëmbajtjes së pallateve.

75 mijë lekë në muaj është një taksë e rëndë për ta paguar me shkelqimin e rremë të dritave në qendër të Tiranës.

75 mijë lekë çdo muaj janë shumë për t’ia paguar një kryebashkiaku që po e blen pushtetin me paratë dhe pasuritë e Tiranës”, tha Kraja.

Reagim i PD/ Si po vjedh Qeveria pronat duke injoruar Kushtetutën

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një dalje për mediat mëngjesin e të shtunës tha se vendimi i fundit i marrë nga qeveria për kompensimin e pronarëve është antikushtetues dhe shkel të drejtën themelore të trashëgimit të pronës.

Sipas saj, VKM është firmos të mërkurën në mbledhjen e qeverisë dhe ka të bëjë me kompensimin e pronarëve që u është marrë prona në komunizëm. Më tej ajo citon VKM-në: Pronarëve nuk përfitojnë kthimin fizik të pronës qeveria do t’iu kompesojë deri në 20 për qind të saj në vlerë mometare që është jo më shumë se 10 milionë lekë. Dhe kjo do të shpërndahet me këste për 10 vite me nga 1 milionë çdo vit. Ky lloj kompensimi, tha Tabaku është përbuzja më e madhe për pronarët. Shpërblimi është qesharak.

PD i qendron bindjen se ligji është antikushtetues dhe do ta zhbëjë atë sapo të marrë drejtimin e qeverisë. Pronarët e kanë të qartë shteti po u uzurpon tokën”, theksoi Jorida Tabaku.