17.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Rrugët e mëdha të së kaluarës për të kuptuar të ardhmen

Ajo që sot e quajmë Lindje e Mesme ka qenë për një kohë të gjatë qendra nevralgjike e një sistemi të vërtetë global dhe pika e fillimit e progreseve të mëdha. Pas përvojës së Perandorisë Osmane ka ardhur kolonizimi europian, ekonomitë petrolifere dhe regjimet e rinj politikë. Tani jemi në një fazë të ndryshme, ku kuptimi i historisë është gjithsesi vendimtar për të imagjinuar të ardhmen.
Nganjëherë është vështirë të shprehet optimizëm në një botë që ndryshon përpara syve tanë. Duket se kudo ekzistojnë probleme: lëshime raketash, zi buke, emigrime, intolerancë në rritje, pabarazi në rritje, flamuj me kryqin e thyer të shpalosura lehtësisht, paqëndrueshmëri, luftë civile, terrorizëm informatik, censurë, kontraste dhe mospajtime. Koha jonë duket e errët dhe e rrezikshme, edhe pse për ta thënë me “Kandidin” e Volterit, është shumë mirë të jesh i përgatitur për më të keqen sesa të shpresosh në mënyrë të papërgjegjshme për më të mirën. Në fund të fundit, “optimizmi është shqetësimi i theksimit se gjithçka është mirë kur është keq”. Më shumë se të hedhësh hipoteza se çfarë na rezervon (apo nuk ka rezervon) e ardhmja, mund të jetë e dobishme të reflektohet lidhur me të kaluarën, pasi nga studimi i historisë – sidomos në optikën e afatgjatësisë – mund të nxirren indikacione të çmuara. Ndoshta më i dobishmi është se ndryshimi është normal, i pashmangshëm dhe duhet të mbahet parasysh. Nuk ka pasur kurrë një periudhë pa progres apo novatorizëm teknologjik, në të cilën paqja dhe stabiliteti kanë mbretëruar pa përpjekje dhe në të cilën raporti midis njerëzimit dhe natyrës, me resurset e saj, të kenë qenë pa dhimbje. Është e lehtë të harrohet se në pjesën më të madhe jetojmë në të njëjtat vende të banuara nga paraardhësit tanë dhe se problemet e sotme nuk janë edhe aq të largëta nga ata të stërgjyshërve tanë. Të ndryshme? Po. Me pasoja më të gjera? Sigurisht. Më dramatike? Ndoshta. Por nganjëherë të ndalesh një çast, të reflektosh dhe sidomos të inkuadrosh faktet në kontekstin e duhur, mund të ndihmojë. Analiza historike mund të jetë e dobishme në këto momente, për sa një prej qëllimeve të saj është të shpjegojë më mirë fazat e trazuara e jetës njerëzore. Megjithëse duke qenë disi semplicist në përkufizimin e historisë si aftësi për të dhënë “leksione”, është megjithatë rasti se të shikohet prapa në kohë mund të rezultojë e dobishme jo vetëm për të hequr paralele dhe analogji të përgjithshme, por edhe të gjenden shkaqet e vjetra e disa prej problemeve që na prekin.
Lindja e Mesme dhe historia globale e saj. Një rast ndriçues lidhur me këtë është pikërisht Lindja e Mesme, rajon që shumë njerëzve u duket si fushë e minuar. Një vend ku mbizotërojnë kaosi, çrrënjosja dhe dhuna; ku gjëja që dominon është përplasja midis shiizmit dhe sunizmin, midis interpretimesh fondamentaliste të ideologjisë dhe, për pasojë, nuk ka hapësirë për tolerancën. Shtetet e zonës refuzojnë t’i njohin Izraelit të drejtën e të ekzistuarit ligjërisht. Ndërkohë, Lindja e Mesme është bërë sinonim vulgariteti, luksi të çfrenuar, korrupsioni dhe hipokrizie. Pak në Europë apo në Shtetet e Bashkuara asociojnë imazhe dhe koncepte pozitive me vende të tilla si Siria, Iraku, Arabia Saudite, Dubai, Iran apo Afganistan. Megjithatë, pak e vrasin mendjen se pse është kështu. Ne perëndimorët jemi në pjesën më të madhe injorantë lidhur me një zonë të botës që ka luajtur një rol themelor – në mos rolin themelor – në përcaktimin e mekanizmave të ndërshkëmbimeve globale dhe në përhapjen e gjuhëve, filozofive, dijeve mjekësore, teknologjisë, mallrave. Tregtia nëpërmjet Gjirit dhe Detit të Kuq, barabar me rrugët tokësore që lidhnin Afrikën Veriore dhe Mesdheun me Azinë Qendrore, nënkontinentin indian, Kinën e brendshme e bregdetare, Tajlandën, kamboxhian dhe Vietnamin, kanë modeluar botën nga lashtësia e këtej. I pari që e quajti “Rrugë të Mëndafshit” (Seidenstraßen) këtë rrjet lidhjesh qe Ferdinand von Richthofen, që nga fundi i shekullit të XIX-të kërkonte një term të përshtatshëm për të përshkruar rrjetin në rritje e kontakteve ekzistuese midis Kinës han-e dhe Perëndimit mbi 2000 vite më parë. Si të gjitha etiketat, kjo është gjenerike dhe e dobishme ndërkohë, e mbushur siç është me ekzotizëm dhe me referime të tregtisë së mallrave të luksit të rezervuara për elitën. Dobishmëria më e madhe e saj qëndron ndoshta në atë se na bën të reflektojmë mbi lidhjet e shumëfishta midis Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut, në një realitet që rezulton i globalizuar jo prej shekujsh, por prej mijëvjeçarësh.
Problem në inkuadrimin e vendeve të ndodhura në këtë zonë vendimtare në ndërthurjen midis Europës, Afrikës dhe Azisë është se e kaluara e tyre ka humbur dhe është zëvendësuar nga konceptimet tona moderne. Dikur Damasku ishte i famshëm si zemra e botës myslimane, një qytet i famshëm për dijetarët, ndërtesat e shkëlqyera dhe banorët e tij. Pastaj ishte Mosuli, me vilat elegante, pishinat madhështore publike dhe artizanët e tij që realizonin shala kuajsh dhe yzengji të mrekullueshme. Apo Basra, seli e një prej tregjeve më të njohur të Mesjetës, ku gjendej gjithçka – nga mëndafshi tek të linjtat, nga specie tek xhevahiratet. Sot këto dhe qytete të tjera të ngjashme janë bërë sinonim dhune, paqëndrueshmërie dhe masakrash, por në të kaluarën gjërat qenë shumë ndryshe. Ka shpjegime të shumta se pse qytete dikur të lulëzuara, që drejtonin botën, kanë humbur rëndësi. Gjeografia dhe klima luajnë një rol të rëndësishëm, ashtu si disponueshmëria e rezervave natyrore të nevojshme për mbështetjen e popullsive urbane: të gjithë elementë në gjendje të influencojnë mbi rritjen e një qyteti, sidomos në botën industriale dhe pasindustriale. Një klasë drejtuese e mirë, një administrim i drejtë dhe efikas i drejtësisë, një planifikim i mençur dhe stabiliteti politik janë faktorë të tjerë në gjendje që të ushtrojnë një impakt përcaktues mbi lindjen dhe mbi fatet e një qytetërimi urban. Edhe ndryshimet në mekanizmat e tregtisë ndërkombëtare dhe në dinamikat e kërkesës dhe ofertës mund të influencojnë mbi rëndësinë dhe mbi vitalitetin e rrjeteve të tëra të vendbanimeve urbane. Pastaj janë natyrisht ndryshimet gjeopolitike, sidomos ato të shkaktuara nga luftërat, impakti i të cilave prek qytete të veçanta, grupe qytetesh dhe rajone të tëra. Të gjithë këta faktorë kontribuojnë për të shpjeguar dekadencën e qendrave si Bagdadi, Alepi, Buharaja, Samarkanda dhe Kabuli, dikur xhevahire të ndodhur përgjatë shtyllës kurrizore të Azisë, qendra prosperiteti dhe tolerance të njohura për udhëtarë, gjeografë e sovranë, të cilët e dinin se kontrolli i tyre ishte thelbësor për ndërtimin e perandorive të mëdha.
Trashëgimia e gjatë osmane. Një prej historive të mëdha të suksesit qe ajo e turqve – osmanllinj, të aftë që të krijonin një perandori të gjerë që përfshinte pjesë të mëdha të Afrikës Veriore, thuajse e gjithë Europa Juglindore dhe pjesa më e madhe e Azisë Perëndimore, përfshi Anadollin, Sirinë, Palestinën, Irakun dhe zona të rëndësishme të Gadishullit Arabik (bregu i Gjirit dhe ajo e Detit të Kuq, përfshi Xhedahun dhe qytetin e shenjtë të Mekës). Studiuesit tentojnë ta gjykojnë negativisht Perandorinë Osmane, pjesërisht sepse e shohin historinë sëprapthi, duke u nisur nga shpërbërja e perandorisë në fund të Luftës së Parë Botërore. Origjina e një rënie dukshëm e pashmangshme, e sinjalizuar nga luftërat ballkanike e fillimit të ‘900, është e vendosur në shekullin e XIX-të, kur ekspansioni territorial pësoi një përmbysje tendence. Sipas kronikave, në vitet ’50 të Tetëqindës, Car Nikolla i I-rë e kishte quajtur Perandorinë Osmane “të sëmurin e Europës”: formula vazhdon të ketë sukses, megjithëse atësia e saj mbetet e paqartë. E sigurtë është se osmanët bënë zgjedhje katastrofike në gjysmën e dytë e shekullit të XIX-të. Megjithëse, ajo që është evidentuar është rëndom paaftësia e tyre për të parandaluar lëvizjet e pavarësive kombëtare (si Greqia në vitet ’20 e ‘30 të Tetëqindës), shumë më e rëndësishme për ecurinë e Perandorisë që përdorimi i madh i kreditimit nga ana e Portës së Lartë. Kjo vuri një barrë të rëndë mbi bilancin shtetëror dhe, për pasojë, mbi kontribuesit, duke i marrë në fakt frymën ekonomisë; në fund, jodisiplinimi fiskal i kushtoi osmanëve kontrollin e Kanalit të Suezit, shitja e të cilit në 1875 përfaqësoi një katastrofë ekonomike dhe politike.
Paaftësia e osmanëve për të bërë zgjedhjet e duhura u shkaktoi atyre edhe një dëm të madh imazhi: turqit filluan të shikohen si njerëz që shpenzonin paratë e të tjerëve, duke i investuar keq në projekte infrastrukturore absurd pa marrë më pas mbi vete përgjegjësitë e tyre. Në fillim të shekullit të XX-të, gjykimet negative për turqit qenë tashmë përhapur dhe rrënjosur shumë. Në Konstandinopojë turqit qenë “një plagë”, shkroi Lordi Lord Curzon, ministri i Jashtëm britanik. Në 1919, Kryeministri Lloyd George qe ekoma edhe më eksplicit: Konstandinopoja “në duart e turqve është bërë djepi i çdo vesi lindor”. Veç kësaj, qyteti “është bërë burimi nga ku helmi i korrupsionit dhe i intrigës është përhapur gjërë e gjatë në vetë Europën”. Përveçse e sëmurë, Perandoria Osmane ishte edhe infektuese. Këto gjykime të pamëshirshme injorojnë tri rrethana të rëndësishme.
E para: pavarësisht problemeve të dukshme të fazës së fundit, osmanët kishin qenë jashtëzakonisht të zotët në pjesën më të madhe e 6 shekujve të kaluar. Është e lehtë dhe komode ta drejtosh gishtin nga dobësitë dhe dështimet, është më pak të njohësh objektivat ushtarakë, ekonomikë dhe politiko – socialë të arritur në qindra vjet.
E dyta: siç pëlqen të përsërisë kohët e fundit Presidenti turk Erdogan, në dritën e problemeve që prekin sot pjesë të hapësirës dikur të qeverisur nga sulltanët dhe nga vezirët e Konstandinopojës (sidomos Siri, Palestinë dhe Irak), ndoshta në kompleks osmanët qenë më të zot sesa pasuesit e tyre në mbrojtjen e minorancave dhe në menaxhimin e amalgamës fetare, etnike dhe gjuhësore të këtyre trojeve.
E treta: gjithsesi, prova qëndron tek faktet. Shumë prej problemeve të sotme nuk mund t’i vishen Perandorisë Osmane, por zgjedhjeve katastrofike të bëra gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të parë botëror. Megjithëse lufta civile siriane, shpërbërja e Irakut, çështja e kurdëve dhe i minorancave të tjera të Lindjes së Mesme, përplasja sunitë – shiitë dhe ngjitja e vahabizmit janë fenomenë pakashumë të vonshëm, rrënjët e tyre janë në dy dekadat e para e ‘900. Studimi i historisë në mënyrë të parafabrikuar, duke pasur si objektiv konfirmimin e një teze të formuluar në nisje, mund të jetë e rrezikshme. Në këtë rast specifik, fakti që shumë probleme aktuale kanë një origjinë të ngjashme është aq i dukshëm sa të jetë i pakundërshtueshëm.
Me konfliktin e saposhpërthyer, fuqitë europiane i drejtonin shikimet e tyre tashmë nga paslufta. Në fillimin të 1915 kishte diskutime në nivele të larta rreth plaçkës për t’u zhvatur nga Perandoria gjermane, austrio – hungareze dhe ajo Osmane pas nënshkrimit të paqes, dhe sesi ta ndanin atë. Në majë të listës ishte Konstandinopoja, që kishte qenë një objektiv rus për gjenerata të tëra. Synimet perëndimore përfshinin veç të tjerash provincat osmane në Levant, ku Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta injoronte praninë shumëshekullore e kapitaleve franceze në vende të tilla si Alepi, Damasku dhe Bejruti. Nga ana e tyre, britanikët i kishin hedhur sytë në diçka tjetër: jo qytete apo territore, por naftë. Greva e madhe e 1907 në Persi dhe perspektivat inkurajuese në Mesopotaminë fqinje ngjallën vëmendje të madhe në Londër, që shikonte në aksesin konstant e të sigurtë tek karburanti për të ushqyer industrinë dhe marinën e madhe një garanci sigurie ekonomike dhe ushtarake. Megjithëse duke përfshirë çerekun e popullsisë botërore, Perandoria britanike nuk kishte në fakt vendburime të mëdha të denjë për t’u përmendur. Burimi i vetëm i madh potencial i furnizimit, shkruante Sër Maurice Hankey, Sekretar i Komitetit të Mbrojtjes, “është ai persian dhe mesopotamik”. Për pasojë, ishte thelbësore që t’u zhvatej apo Mesopotamia apo nafta e saj osmanëve. Marrja e “kontrollit të këtyre vendburimeve”, nënvizonte Hankey, “është një objektiv luftarak me rëndësi parësore”. Nuk kishte rëndësi sesi arrihej, binte dakord ministri i Jashtëm Arthur Balfour. Sipas tij, nuk ishte e nevojshme të kolonizohej drejtpërsëdrejti Mesopotamia; do të ishte e mjaftueshme që të siguroheshin konçesionet e naftës. “Nuk ka rëndësi” sesi arrihej tek nafta, u tha Balfour disa funksionarëve të lartë. “Vetëm dua të jem i qartë për një pikë: për ne është thelbësore që kjo naftë të jetë e disponueshme”.
Kjo direktivë u ndoq me skrupul, ndërsa me luftën akoma në zhvillim planet e pasluftës po vinin e po merrnin formë. Minorancave, si kristianët asirë, ju dhanë premtime dhe sigurime rreth së ardhmes së tyre me mbarimin e konfliktit. Midis figurave influente objekt përkëdheljesh të ethshme ishte Sherifi i Mekës Hussein, të cilit në fillim të luftës britanikët i premtuan që “t’i ruanin pavarësinë, të drejtat dhe privilegjet e sherifatit ndaj çdo agresioni të jashtëm, sidomos nga ana osmane”. Me vazhdimin e luftës, Hussein u nxit që të besojë se Londra do ta mbështeste krijimin e një atdheu arab, me të birin Faisal në cilësinë e Kalifit apo gjithsesi të kreut. Impenjimet dhe manifestimet e afërsisë filluan menjëherë të mungojnë kur francezët dhe britanikët zbuluan letrat. Negociatat ndërqeveritare prodhuan një hartë të re të Lindjes së Mesme e formalizuar në 1920 me Traktatin e Sèvres, i rezultuar më pas jo më pak katastrofik se ndëshkuesi Traktat i Versajës. Nëse ky i fundit prodhoi poshtërimin dhe kolapsin ekonomik të Gjermanisë, duke hedhur premisat për ardhjen e nazifashizmit, farave të mbjella në të parin ju desh më shumë kohë që të jepnin frutat e tyre helmuese. Krijimi i një shteti krejtësisht artificial si puna e Irakut, që bashkonte 3 provinca osmane shumë të ndryshme midis tyre për nga historia, feja dhe gjeografia si Basra (e projektuar drejt Gjirit dhe Indisë), Bagdadi (ngushtësisht i lidhur me Persinë) dhe Mosuli (natyrisht e prirur drejt Sirisë dhe Turqisë), i la të pakënaqur të gjithë, përjashto Londrën.
Harta e re e bërë nga europianët. Pasuan “mandate” të ndryshme të shpërndarë nëpër Levant, kufijtë artificialë e të cilëve pasqyronin vizione dhe prioritete franceze dhe britanike: kompromiset relative ndanin dhe copëtonin qytete e popullsi, me vëmendje të pakët apo aspak ndaj pasojave të mundshme. Faisal ju desh të kënaqet me fronin në Siri, i përqendruar në Damask me Xhaminë e Madhe e lavdishme të tij, për t’u përzënë as katër muaj më pas si pasojë e abrogimit të menjëhershëm të monarkisë. Si çmim ngushëllimi u bë mbret i Irakut; aq sa për britanikët nuk kishte rëndësi se kush e qeveriste vendin, për aq kohë sa merrte urdhëra dhe para prej tyre. “Nuk ka kurrfarë rëndësie”, sugjeroi një diplomat i rangut të lartë, “nëse si emblemë e qeverisë arabe zgjedhim tri burrat më të shëndoshë të Bagdadit apo tre me mjekrat më të gjata”. Pasojat e kësaj politike nuk vonuan të shfaqen. Korrupsioni jo vetëm tolerohej, por faktikisht inkurajohej nga kërkimi konstant i autoriteteve të nënshtruara dhe të besuara që u shërbenin vetëm interesave të aleatëve. Kush nuk jepte ose konsiderohej i dyshimtë, nxirrej mënjanë. Nuk është e qartë nëse dhe çfarë roli kanë luajtur anglezët në organizimin apo në mbështetjen e grushtit të shtetit të fillimviteve ‘20 në Persi; sigurisht, raportet që shkonin në Londër bartnin përshtypje të shkëlqyera për shahun e tij Reza Khan. Ky ishte “injorant dhe jo i kulturuar”, shkruante përfaqësuesi britanik në Teheran, por “zemra e tij duket në vendin e duhur” dhe dukej më shumë se i prirur që të korruptohej. Veç kësaj, thuhej në raport, “fakti që është gjysma kaukazian (nga ana e së jëmës) shkon në favorin e tij”. Në Persi, ashtu si në Irak, ishte në lojë kontrolli i rezervave natyrore. Në vigjilje të Luftës së Parë Botërore, qeveria britanike kishte blerë një paketë mazhorance në anglo-persian Oil Company dhe e mbronte me xhelozi pozicionin e saj, bashkë me fitimet e majme dhe me naftën e çmuar që gjenerohej.
Logjikisht, fakti që pasuria e nëntokës persiane shkonte për të pasuruar, duket tjetër ishte motiv ankese për popullsinë vendase. Kjo situatë, e shtyrë për dekada, shpjegon si tentativat e shtetëzimit, ashtu edhe antipatinë britanike ndaj politikanëve të zgjedhur, si Mohammed Mossadegh në vitet ‘50. Rezultati ishte zhgënjim dhe mosbesim, jo edhe aq të pajustifikuara po të kihen parasysh manovrat e vazhdueshme e biznesmenëve, diplomatëve dhe politikanëve në Mbretërinë e Bashkuar për ta mbajtur me çdo kush Persinë nën kontrollin e Londrës.
Problem, siç nënvizoi një biznesmen nafte i dërguar në Lindje të Mesme gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte se nafta e këtij rajoni “është basti më i madh i historisë njerëzore”. Ka buruar një tendencë konstante në mbështetjen e autokratëve, shpesh më të paparaqitshmit, më shumë sesa të inkurajohej transparenca në politikë dhe ekonomi, menaxhimi më i mirë i resurseve dhe arsimimi i krahut të punës vendas. Kjo lojë kishte edhe anë të tjera: fitimet e naftës të ardhura nga regjimet e Lindjes së Mesme shkonin për të financuar blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të prodhuara nga vendet perëndimore, të cilëve nuk u dukej e vërtetë se po gjenin tregje të rinj. Në veçanti, shitja e armëve rezultoi një mundësi tepër e lakmuar sa për t’u lënë të shpëtonte: në mesin e viteve ’70, Lindja e Mesme absorbonte mbi 50% të importit global të armëve. Midis 1972 e 1978 vetëm Irani bleu mbi 20 miliardë dollarë në armë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Iraku fqinj shpenzonte 40% të bilancit të tij në mbrojtje. Kishte pak stimulues në shtytjen për demokratizimin, liberalizimin dhe mobilitetin social në këtë pjesë të botës: më mirë të bëhej biznes menjëherë, duke e shtyrë për të ardhmen çdo preokupim lidhur me pasojat eventuale. Por është shumë e lehtë që t’i vishet vetëm Perëndimit faji i të këqijave të Lindjes së Mesme. Ta bësh është ekuivalente me shfajësimin e liderëve të veçantë dhe të blloqeve të tyre të interesit, të pasuruar nëpërmjet bashkëpunimit të heshtur. Mjafton të pohohet se britanikë, amerikanë dhe të tjerë janë fajtorë edhe të reagimeve lokale, duke filluar nga Revolucioni Iranian i 1979, që u percipitua parasëgjithash nga paaftësia dhe lakmia e Shahut dhe e regjimit të tij. Edhe këtu është e rëndësishme të mbahet parasysh kompleksiteti i dinamikave në terren dhe specificiteti i konteksteve të veçanta. Megjithatë, problemet e Lindjes së Mesme nuk kanë dalë nga hiçi. As nuk janë zmadhuar, intensifikuar apo shumëfishuar vetë. Një prej sfidave të mëdha që i paraqiten historianit është të tentojnë të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur, si dhe pse pa ju dashur domosodshmërisht të caktohen gabime dhe të drejta. Në rastin e Sirisë, Iranit, Irakut dhe Arabisë Saudite, si edhe në raste të tjera, por është e padyshimtë se vendimet e marra në Perëndim nuk kanë prodhuar rezultate të mira.
E kaluara në të ardhmen. Kështu që është e nevojshme të vlerësohet shekulli i fundit në një perspektivë kohore të përshtatsthme. Pak besojnë se ndërhyrjet në Irak në vitet ’90 dhe nga 2003 e më pas kanë qenë sukses. Përpjekjet e kohëve të fundit për të vendosur se çfarë të bëhet dhe si të bëhet në Siri kanë rezultuar lehtësisht më të frytshme. Pastaj është Irani, ku kolapsi i mundshëm i Joint Comprehensive Plan of Action të përqendruar mbi programin bërthamor Iranian mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe potencialisht shumë të rrezikshme. Ndërkohë, Arabia Saudite është në një udhëkryq: konservatorët tërheqin në një drejtim, reformatorët nga një tjetër. Për sa i përket Turqisë, zemra e Perandorisë së lashtë Osmane, Presidenti Erdogan po përdor grusht të hekurt për vendosjen e autoritetit të vet mbi shtetin dhe ta modifikojë substancialisht vendin e tij. Të gjithë këto ndryshime ndodhin në një mënyrë që duket e panjohur, në një kohë ku fërkimet, konfliktet dhe mosdakordësitë po zëvendësojnë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin. Ndërsa Perëndimi ngre mure për të mbajtur larg emigrantë, refugjatë e punëtorë dhe idetë në bazën e projekteve të bashkëpunimit (si Bashkimi Europian apo Trans-Pacific Partnership) janë në gjendje cejtnoti, pjesë të tjera të botës i shohin gjërat ndryshe. “Jemi në një epokë madhështore zhvillimi, transformimi dhe ndryshimi”, ka thënë Presidenti kinez Xi Jinping në shtator, në hapjen e samitit të vendeve të BRICS-it në Xiamen. Vështirë t’i thuash se gabohet. “Megjithëse luftëra dhe varfëri duhet ende të eliminohen në nivel global, tendenca ndaj paqes dhe zhvillimit është forcuar më tej”. Të paktën, disa mbesin optimist dhe të prirur të theksojnë si “gjithçka shkon mirë”, siç do të thonte Voltaire, “në më të mirën e botëve të mundshme”. Mbetet për t’u parë ndonëse thënia është e zbatueshme edhe për Lindjen e Mesme. Shumë do të varet nga ritmi dhe nga rezultati i reformave në Arabinë Saudite, pse jo edhe nga tranzicioni në krye të familjes mbretërore. Ndodhitë saudite janë të destinuara që të kenë pasoja mbi shtete të tjera, në Gjirin Persik dhe tjetërkund, në një fazë ku tensionet midis Riadit dhe Dohas kanë prodhuar atë që historianët nuk do të vonojnë ta quajnë embargo. Edhe mënyra me të cilën Irani do të ndryshojë në vitet e ardhshme, duke u përshtatur me konsensusin e tij, do të ketë një impakt të konsiderueshëm mbi rajonin dhe më gjerë. E njëjta gjë mund të thuhet për Azinë Qendrore dhe Juglindore, pse jo edhe për Afganistanin, Pakistanin, Indinë, Rusinë dhe Kinën. Siç na mëson historia, të kuptosh Rrugën e Mëndafshit është mënyra e vetme për të deshifruar të kaluarën dhe të tashmen. Ama pa kuptuar këto, të mendosh për të ardhmen është e pamundur.
(Peter Frankopan, autor i “The Silk Roads: A New History of the World”, është Drejtor i Oxford Centre for Byzantine Research pranë Ioannou Centre for Classical and Byzantine Studies dhe Senior Research Fellow në Worchester College të Oxford University)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Veliaj do zhvasë nga xhepat e qytetarëve 130 miliardë lekë

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës, shpjeguan dje qëndrimin e Partisë Demokratike për buxhetin e kaluar dje, në kundërshtim me disa ligje. Kreshnik Çollaku, Kryetar i Këshilltarëve demokratë, tha se Erion Veliaj mund të vazhdojë të qeverisë në forma joligjore, por Tirana sot është pa buxhet. Ai tha se, “Mbledhja e djeshme nuk ishte një mbledhje e Këshillit Bashkiak, por një teatër me këshilltarë pa mandat, çka e detyroi Partinë Demokratike të braktisë sallën. Në mungesë të një pakete fiskale dhe mbi të gjitha, duke u nisur për një debat serioz, të ndershëm dhe të drejtë, ishte një salle e manipuluar, me individë të cilët ishin ulur në karriket e këshilltarëve, por pa asnjë mandat për t’u sjellë dhe votuar si këshilltarë bashkiakë”.
Mateo Spaho shpjegoi se ky është buxheti më i madh, sepse rritja e taksave është më e madhe se asnjëherë më parë.
Ai renditi disa elementë që i cilësoi si skandaloze.
“Së pari, ky buxhet financon zëvendësimin e palmave të autostradës me kosto 600 mijë, para të cilat janë hedhur në kosh, me zëvendësimin me pisha me vlerë 2.5 milionë euro. Janë rreth 6 km ku do të jenë të mbjellura rreth 300 e ca pisha, në total i bie 5.5 milionë lekë të vjetra 1 pishë. Jo vetëm paratë për pishat po jepen kur Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin përfundimtar, me kosto 1 milion euro, për zgjerimin e autostradës. Një projekt që nuk ka vend për pishat 2.5 milionë euro.
Skandali i skandaleve qëndron në faktin se, Bashkia e Tiranës për vitin e ardhshëm pretendon të arkëtojë 32 miliardë lekë të vjetra nga lejet e ndërtimit. Po flasim për 60 kulla, në qendër të Tiranës dhe brenda Unazës, me rreth 50 apartamente secila, çdo apartament 100 m²”, theksoi Mateo Spaho.
“Ne besojmë se, ky është fillimi i një potenciali të një krize të apartamenteve, të vlerës së tyre, të dyqaneve të cilën Bashkia e Tiranës rrezikon ta provokojë në mënyrë shumë serioze, për shkak se tregu nuk duket se e ka një kërkesë të tillë.
Po goditet Tirana, po goditen xhepat e qytetarëve të Tiranës, pasi vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës planifikon t’u marrë nga xhepat e bizneseve dhe familjeve të Tiranës rreth 130 miliardë lekë”, tha Mateo Spaho.
Fabian Topollaj, tha se ligjërisht buxheti nuk quhet i miratuar, sepse pavarësisht blerjeve korruptive të disa këshilltarëve, Erion Veliaj, nuk ka zhvilluar akoma proçedurën ligjore të zëvendësimit të 7 këshilltarëve, që morën mandate deputetësh.
“Ata që votuan dje janë 7 njerëz si gjithë të tjerët, pa mandate këshilltari bashkiak”, thaTopollaj, i cili theksoi se buxheti i kaluar dje është një noterizim i korrupsionit të ErionVeliajt në Bashkinë e Tiranës.
Topollaj tha se, buxheti shkel ligjin e prokurimit publik, sepse jep rreth 10 milionë dollarë për shtesa kontratash, duke e bërë një buxhet në interesa korruptive klientelsite dhe jo në interes të qytetarëve.
Arjana Çela analizoi aspektin fiskal të buxhetit dhe tha se, buxheti u miratua pa u shoqëruar me paketën fiskale, edhe pse ky është një detyrim ligjor. Në vitin 2018, hyn në fuqi rritja e dy taksave të reja, taksa e ndërtesës dhe taksa e pronës, që do ta rrisin edhe më shumë koston e jetesës për familjarët dhe bizneset. Për shumë prej tyre rritja e taksave do të jetë e papërballueshme.
Arjana Çela tha se në vend të rritjes së taksave, Bashkia e Tiranës duhet të kishte krijuar stimuj fiskalë, sepse ekonomia e Tiranës kontribuon me 40% të ekonomisë kombëtare. Është e vërtetë se taksat vendore caktohen nga Parlamenti, por ligji i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës të ulë taksat me 30%.
Partia Demokratike ka propozuar: Uljen me 30% të taksës së ndërtesës si për familjarët, edhe për subjektet tregtarë, uljen me 30% të taksës bujqësore, uljen me 30% të taksës së fjetjes në hotel, ulje dhe kategorizim të taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, shfuqizim të plotë të taksës së përkohshme për ndërtimin e infrastrukturës arsimore.
Për tarifat Partia Demokratik e ka propozuar: Uljen me 50% të tarifave për pastrimin dhe largimin e mbeturinave. Uljen me 50% të tarifës për zënien e hapësirave publike. Shfuqizim të plotë të tarifave për dhënien e liçencës për tregtimin e karburanteve
Arjana Çela tha se, buxheti i Bashkisë parashikon një rritje të shpenzimeve operative në vend të shpenzimeve në investime.
¼ e shpenzimeve të buxhetit të Bashkisë së Tiranës, shkon për shpenzim e personelit. 32 punonjës të rinj do t’i shtohen numrit të përgjithshëm prej 6200 vetësh.
Vetëm 1% e totalit të shpenzimeve e zë program për zhvillimin ekonomik, bujqësor, rural dhe pyjeve.

EUROSTAT: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri rritje të fortë

Inflacioni në Shqipëri dominohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve edhe sipas metodologjisë së EUROSTAT. Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2017 është 2,4%, ku çmimet e ushqimeve sollën një ndikim prej 2.33%, ndërsa artikujt e tjerë të shportës vetëm 0.1%. Sipas metodologjisë së EUROSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transport” me 1,2% secili, “Shërbimi arsimor” me 0,8%, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilie shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 0,9% dhe çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,7%. Në muajin nëntor 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,7%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me -2,2%. Shqipëria renditet në dhjetëshen e parë të vendeve europianë me nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve në rang europian. Në fillim të këtij viti, për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasim sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës. Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin. Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta-Perime” ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit). Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%). IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

Monitor

Tirana, qyteti me taksat më të larta!

Jorida TABAKU

Rritja e taksave ditën e djeshme përmes paketës fiskale të Bashkisë nuk ishte vetëm se një shkelm i radhës themeleve të sipërmarrjes së lirë nga një bashki e kthyer në një institucion që promovon betonin dhe lejet e oligarkëve.
Në kurrizin e qytetarëve banorë, por edhe tregtarë të Tiranës do të bie pesha e rritjes së taksave mbi pronën, e cila fillimisht do të dyfishohet (rëndohet me 35% për banorët dhe 25% për bizneset) dhe nga viti 2019 e më tej do të katërfishohet. Një rëndesë e tillë do të ndikojë ndjeshëm në buxhetin e gjithsecilit prej qytetarëve në fund të muajit, aq më tepër kur aktualisht rrogat e buxhetorëve në shtet, por edhe në privat nuk kanë njohur rritje.
Luksi i tepruar dhe shpërdorimi i Bashkisë, e cila vazhdon të shpërndajë koncesione dhe tendera parkimesh e betonimesh sipas interesit, do të rëndojë mbi shpinën e qytetarëve, të cilët do të duhet të paguajnë më shumë për parkingjet. Ndërkohë që me sa duket Bashkia do të përpiqet edhe një herë të prishë lulishtet e qytetit për të ndërtuar parkingjet e biznesmenëve pranë mazhorancës.
Pa harruar edhe taksën e arsimit, të cilët qytetarët e Tiranës kanë një vit që e paguajnë. Para që Bashkia ka ndërmend që këtë taksë ta përdorë si një shpërblim për investitorët që do të marrin pjesën e tyre në PPP-të e famshme të projektit “1 miliard euro”. Por dhe trefishimin e tarifave për hapësirat publike për bizneset e vogla, rritjen me 30% të çmimit të biletës së urbanit, rritjen e çmimit të ujit me 40% Tirana është bërë qyteti me taksat më të larta në rajon.
Buxheti 2019 i Bashkisë nuk është veçse noteria e radhës e projekteve për të pastruar dhe qarkulluar paratë e pista të drogës. Paketa fiskale e paraqitur dhe votuar dje paturpësisht në Këshillin Bashkiak është arnimi i ndereve dhe qokave që një mazhorancë e kapur dhe e korruptuar u faturon qytetarëve.
Nga prilli i vitit 2013 deri në korrik të 2015, Partia Demokratike qeverisi e vetme në Bashkinë e Tiranës, por kurrë nuk mendoi as të trafikojë, as të blejë, as të ushtrojë presion mbi asnjë këshilltar bashkiak. Pa shumicën në Këshillin Bashkiak, me qeverinë kundër vazhdoi me burimet minimale të qeverisë Tiranën. Shitblerja e deputetëve, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, e atyre që janë në qeverisje të përhershme duhet të marrë fund njëherë e mirë. Kur ndodh kjo me të zgjedhurit, çfarë ndodh me votuesit?

Giggs: Manchesteri humbi shansin

Ryan Giggs ka kritikuar politikën e rekrutimit të Manchester United, pasi ky klub anglez ka humbur shansin për të nënshkruar me Kylian Mbappe dhe Gabriel Jesus, përkundër rekomandimit të tij. Sulmuesit janë të dy nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në Europë. Për momentin, 19-vjeçari Mbappe po “lulëzon” që kur kaloi në verë te PSG nga Monako për një marrëveshje që do të kushtojë rreth 180 milionë euro.
Gabriel Jesus, 20 vjeç, ka shënuar 17 gola në 36 paraqitjet e bëra me Manchester City, që kur mbërriti nga Palmeiras për rreth 33 milionë euro. Ish-ylli i “djajve të kuq”, Giggs thotë se ai dhe skautët e klubit kishin qenë të vetëdijshëm për të dy sulmuesit, përpara se të lëviznin në skuadrat e tyre aktuale, por klubi nga “Old Trafford” dështoi të vepronte; një shembull tjetër i strategjisë së tij të dobët në tregun e transferimeve. “Unë e pashë Gabriel Jesus duke luajtur tre vjet më parë. Kam parë Mbappe për një vit, tha ai për “The Times”. Unë i kam shikuar ata edhe me skautë. Mund t’i kishim marrë për 5 milionë stërlina ose diçka më shumë”.
Jo vetëm që “djajtë e kuq” kanë neglizhuar të nënshkruajnë me perspektiva të tilla të ndritshme, por Giggs mendon se ata kanë shitur lojtarët e gabuar në kohë. Gjithashtu, ai pranon se nuk ishte dakord me vendimet e trajnerit të atëhershëm, Louis van Gaal. “Ishte e vështirë, sepse Louis kishte idetë e tij dhe ju duhet ta respektonit këtë, por, kishim disa argumente për disa prej tyre. Ai e kuptoi pozicionin tim, sepse kisha luajtur me këta djem, por ata thjesht nuk bënin për të. Disa prej tyre, si Welbeck, dëshironin të luanin më rregullisht.
Jonny Evans pati disa lëndime në atë kohë, kështu që ju mund ta kuptoni”. Që atëherë, politika e Manchester United është përmirësuar dukshëm, ashtu si Paul Pogba, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic kanë ardhur gjatë dy viteve të fundit për të rritur nivelin e skuadrës. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho është aktualisht e dyta në Premier League, por 11 pikë pas Manchester City.

Sytë tek “El Classico”

Madridi do të jetë kryeqyteti i futbollit botëror, pasi të shtunën në orën 13:00 në “Santiago Bernabeu” do të luhet “Klasikja” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Të gjitha televizionet do ta transmetojnë eventin e madh futbollistik, me përjashtim të Koresë së Veriut, Mongolisë, Maltës dhe Papua Guinesë së Re.
Ajo e së shtunës do të jetë e 175 mes Realit të Madridit e Barcelonës, me “Los Blancos” që kanë një avantazh të lehtë me 72 fitore kundrejt 69 humbjesh, me 283 gola të shënuar e 277 të pësuar. Kjo sfidë është sinonimi i emocionit, spektaklit e sidomos golit. Prej 15 vitesh nuk ndodh që “Klasikja” të mbyllet me barazim pa gola. Herën e fundit që Reali e Barcelona mbetën “thatë” ka qenë në sezonin 2002/2003, në “Camp Nou”. Përsa u përket përballjeve në “Bernabeu”, duhet të kthehemi akoma më prapa në kohë për të parë rezultatin 0-0, në sezonin 1986/87.
“Bernabeu” është konsideruar si fortesa e Realit, por në dekadën e fundit në përballjet me Barcelonën ky stadium ka rezultuar të ketë qenë e kundërta. Kanë qenë katalanasit ata që në këtë impiant kanë shfaqur potencialin e tyre. Madje, disa fitore të tyre kanë hyrë në histori, siç është ajo e sezonit 2005/2006, ku Ronaldinho dha një spektakël të vërtetë duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve të Realit. Po kështu, nuk harrohet as fitorja 1-3 e vitit 2011, ajo 0-4 e vitit 2015 apo edhe ajo 2-3 e sezonit të kaluar. Por, data më e paharruar për të gjithë tifozët katalanas e jo vetëm është 2 maji 2009, kur Barcelona mori një fitore tenistike në “Bernabeu” 6-2, duke vulosur përfundimisht fatin e La Ligës së atij sezoni.
Barça ka një avantazh prej 11 pikësh në prag të kësaj përballjeje, por kjo statistikë do të harrohet në fushën e gjelbër, pasi “Klasikja” është më shumë se një ndeshje e thjeshtë futbolli.
Carles Puyol beson që, nëse Barça pëson disfatë të shtunën ndaj Real Madridit, në “El Classico”, gara e titullit në Spanjë do të hapet plotësisht, sepse “ka ekipe të tjera, si Atletico Madrid, që duhet ta respektojmë”, por pranon se për të bardhët “do të jetë e vështirë për të rikuperuar distancën, e cila do të ishte e konsiderueshme, nëse humbet. Por, nëse ka një virtyt Real Madridi, është se kurrë nuk i dorëzon armët”. Ish-lojtari dhe kapiteni i Barcelonës, i pranishëm në një event të La Liga, në të cilën u prezantuan ambasadorët e rinj, paralajmëron se “Real Madridi është gjithmonë i rrezikshëm në ‘Bernabeu’, i plagosur apo jo” dhe kujton se “në sezonin 2008-2009 ishim 12 pikë para për Krishtlindje dhe nëse kjo ishte për shkak se ne fituam 2-6, do ta kishim komplikuar shumë kampionatin”.

Pengu i Panuccit: Ndeshja me Italinë

Christian Panucci ka ardhur në Shqipëri, për të kaluar disa ditë në vendin që e ka bërë trajner të kombëtares. Ka qenë “Top Channel”, që e ka pritur me mikrofonin e vet trajnerin kuqezi në Aeroportin e Rinasit, duke i marrë një prononcim, në të cilin ai bën një përmbledhje të shkurtër të eksperiencës shqiptare për vitin 2017: “Mund të them që një nga pengjet e vitit që pret të mbyllet është një pikë që duhet të merrnim me Italinë dhe të them të vërtetën na mungon ajo në llogaritë përfundimtare. Për pjesën tjetër, dua të vazhdoj të theksoj se kemi bërë gjithmonë ndeshje shumë të mira. Më ka mbetur mendja tek ndeshja me Italinë, por nuk na mbetet gjë tjetër tani, vetëm të shohim përpara nga e ardhmja.
Viti i ri që po vjen do të fillojë menjëherë me përgatitjet për skuadrën. Nga muaji janar do t’u rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj, që t’i futemi punës seriozisht. Në këto 6 muaj, që punoj me Shqipërinë, kam arritur të ambientohem shumë mirë. Jam i bindur që do të kemi mundësi të bëjmë një skuadër shumë të mirë dhe në këtë mënyrë do të provojmë të shkojmë në finalet e Europianit të ardhshëm. Këto janë 6 muajt e parë që unë kam qenë këtu dhe mund të them që janë shumë të kënaqshëm, sepse ndihem shumë mirë në detyrën e re, në krye të kombëtares shqiptare. Dua ta mbyll këtë vit me një urim për të gjithë tifozët shqiptarë: Gëzuar festat e fundvitit! Iu premtoj që do të punoj akoma më shumë në vitin e ardhshëm 2018, që të kemi mundësinë t’u dhurojmë emocione të mira me rezultatet tona”.

Ronaldo gati për të luajtur

Real Madridi është trajnuar në “Ciudad Deportiva de Valdebebas” nga ora 11:00, teksa një lajm i mirë ka ardhur për Zidane: Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte stërvitur gjatë gjithë javës me pjesën tjetër të grupit, nga goditja që kishte marrë në finalen e Botërorit të Klubeve, portugezi është kthyer në dinamikën e zakonshme të ekipit dhe do të jetë gati të përballet me Barcelonën, të shtunën. Nëse është 100% apo jo, kjo është diçka e panjohur, por është e sigurt që Zidane do të jetë në gjendje ta përcaktojë atë në formacionin fillestar me Karim Benzema-në.
Zidane i ka të gjithë anëtarët e ekipit të parë të gatshëm, me përjashtim të djalit të tij, portierit Luca Zidane. Njëmbëdhjetëshja e preferuar nga Zidane për “El Classico” duket mjaft e definuar: ajo do të përbëhej nga Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Ronaldo dhe Benzema. Ndërkohë, tifozët do të jenë në gjendje ta shohin çdo lëvizje të Ronaldos dhe Messit, pasi La Ligën ka njoftuar se kamera të veçanta do ta gjurmojnë çdo lëvizje që bëjnë këto dy superyje. “Dy kamera do t’i fokusojnë nga afër sulmuesin portugez dhe atë argjentinas, duke ua mundësuar adhurueseve të shohin çdo lëvizje që bëjnë ata”, ka thënë La Liga në një komunikatë.

Parashikimi i Emery: Reali favorit kundër Barçës

Real Madrid duhet të konsiderohet si favorit për të shtunën kundër Barcelonës, sipas trajnerit të PSG-së, Unai Emery. Kampionët në fuqi të Spanjës i mirëpresin katalanasit në “Santiago Bernabeu”, me “Los Blancos” 11 pikë pas, në vendin e katërt të renditjes aktuale. Megjithatë, Real Madridi ka një ndeshje në dorë, pas fushatës së tij të suksesshme në Botërorin për Klube. Dhe Emery, i cili do të marrë pjesë në “El Classico”, sepse do të studiojë kundërshtarin e vet në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve, beson se avantazhi i të luajturit në shtëpi i bën favoritë të besuarit e Zinedine Zidane.
“Ata janë shumë pikë prapa, por të shtunën, nëse një ekip është favorit për të fituar, atëherë duhet të jetë Real Madridi, pasi luan në shtëpi”, tha Emery për “Marca”. “Të luajturit para tifozëve të tu është e rëndësishme në një klasike. Për më tepër, Real Madridi po luan për të qëndruar ‘gjallë’ në La Liga, në garën për titull. Të bardhët kanë nevojë për tri pikë dhe avantazhi në shtëpi është mjaft i rëndësishëm, por ju nuk mund ta përjashtoni as Atletico Madrid për titullin në La Liga. Real Madridi ka ende një ekip shumë të mirë. Ata kanë fituar dy titujt e fundit të Ligës së Kampionëve dhe një titull në La Liga”.

Messi “kryqëzuesi” i Madridit

Xavi Hernandez di shumë për “El Classico”, si pjesë e Barcelonës. Tani, nga një distancë, ai analizon ndeshjen e sotme për “Mundo Deportivo”, teksa nuk heziton ta përshkruajë Messin si “kryqëzuesin e Madridit” dhe beson se ish-skuadra e tij është favorite për supersfidën e madhe: “Unë mendoj se profili i lojtarëve të Barcelonës mund të ketë më shumë kontroll të lojës. Kjo do të thotë se kanë më shumë numra për të fituar. Rezultati është jetik, është shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Nga ana tjetër, Barcelona mund të përmirësojë çdo gjë dhe të bëhet më e shkëlqyer, por klubi katalanas është në një formë shumë të mirë. Messi? Ai është kryqëzuesi i Real Madridit në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Përballë tij, Real Madridi vuan shumë. Real Madridi dhe çdo ekip, por sidomos Real Madridi”, u shpreh Xavi.