20.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Nuk janë pagesat e deklaruar në facebook problem, por paratë informale që hidhen nga korrupsioni qeveritar

Nga Vehap Kola

Sot, disa gazetarë publikuan të dhënat për shpenzimet në reklama në Facebook nga dhjetë kandidatët më aktivë në rrjetet sociale gjatë kësaj fushate. E kuptueshme. Transparenca mbi shpenzimet është e rëndësishme dhe çdo kandidat duhet të bëjë transparente fondet që përdor.

Por ajo që mungon me ulërimë, është heshtja e plotë për një të vërtetë shumë më të hidhur, më të errët dhe më të rëndësishme për integritetin e zgjedhjeve: milionat e dollarëve dhe eurove që paguhen në mënyrë informale, cash, për të blerë kohë televizive në mediat konvencionale.

A e di publiku se sa kërkon një televizion për 30 minuta kohë televizive në orarin e shikueshmërisë së lartë?

A ka parë publiku ndonjëherë ndonjë faturë që justifikon pjesëmarrjen e kandidatëve në show-t më të ndjekura të prime time-it?

Sa dhjetëra mijëra euro janë paguar nën dorë nga disa kandidatë për të patur akses në ekranet më të rëndësishme?

Dhe më tej, a ka ndonjë investigim nga gazetarët për origjinën e këtyre parave?

A e ka pyetur ndonjë gazetar ndonjë televizion për marrëveshjet që lidhen në prapaskenë me partitë politike apo me drejtues të fushatave zgjedhore?

Apo ndoshta, është pikërisht media që përfiton dhe ndaj hesht?

Financimi i mediave gjatë fushatave është po aq i rëndësishëm dhe po aq problematik sa financimi i partive politike. Në fakt, në shumë raste, të dyja ndërlidhen drejtpërdrejt: paratë e partive që nuk kalojnë nëpër banka, marrëveshjet që nuk janë të dokumentuara, ndërmjetësit që ushtrojnë presion mbi kandidatët për të paguar, shpesh në dorë, etj.

A nuk përbën kjo një skemë potenciale të pastrimit të parave?

A nuk është kjo një shkelje flagrante e parimeve të transparencës dhe barazisë në garë?

Nëse do të kishim gazetarë të vërtetë, këto do të ishin pyetjet e ditës. Këto do të ishin hetimet që do të bënin bujë. Jo listat sipërfaqësore të shpenzimeve transparente në rrjetet sociale.

Bashkë me hetimin për blerjen e votës në terren, është koha që SPAK të hetojë edhe shit-blerjen e kohës televizive. Kush ka paguar? Sa? Për kë? A janë këto para të deklaruara? A janë ndoshta të njëjtat para që vijnë nga burime të paligjshme? A është përfshirë media në këtë zinxhir të errët?

Transparenca në Facebook është lehtësisht e gjurmueshme. Të publikosh të dhëna të tilla është punë krejt e thjeshtë, që nuk kërkon ndonjë investigim të madh. Profesionalizëm është të hedhim dritë mbi atë që nuk është e dukshme: marrëdhënien e dyfishtë dhe të dyshimtë midis politikës dhe mediave.

“Kur një njeri ndahet nga populli, ndahet dhe nga Zoti”

Nga Fitim Zekthi

Dostoevsky shkruan në një artikull të botuar në atë kohë në shtyp se “kur një njeri ndahet nga populli i vet ai me siguri do të humbë edhe Zotin.” Me këtë ai kërkon të thotë se kur një njeri tëhuajësohet në atë masë që nuk shqetësohet apo nuk është i lidhur me njerëzit dhe hallet e tyre, tëhuajësohet aq sa për të ekziston gjë tjetër veç vetes së tij dhe egos së tij dhe ai nuk është më një njeri i komunitetit etj, atëherë ai do të pësojë krizë shpirtërore, do të humbë edhe bashkësinë e vlerave morale. E gjitha kjo do ta çojë tek humbja edhe e Zotit. Me një lloj sigurie duket se kjo u ndodh shumë politikanëve tanë dhe duyket se kjo ëhstë ndodhta themeli i krizës sonë. Shume prej tyre e kane humbur popullin dhe jane ne krize personale te plote. Ata kane humbur (do Zoti Jo) edhe Zotin.

“Rekomandimet nuk vijnë nga qeveria që është në konflikt interesi me drejtësinë”/ Gentian Gaba: SPAK, e vetmja shpresë që nuk pyet për asnjë

Nga Gentian Gaba

Menjëherë pas zgjedhjeve, qeveria e drejtuar nga kryeministri që pak muaj më parë thërriste drejt SPAK-ut “mos guxoni të më merrni telefonin”, doli me një “paketë rekomandimesh” për drejtësinë, duke e nisur aty ku e la punën me komisionin Xhafaj dhe sulmet hibride ndaj SPAK-ut, që i ka arrestuar për korrupsion kampionët me të cilët mbushej fushata dhe posterat zgjedhorë.
I quajnë “propozime për forcimin e shtetit ligjor”, por kush i lexon me mend në kokë, e kupton fare mirë se këto janë mjete të vrazhda për t’i prerë hovin SPAK-ut.
Sepse kur drejtësia, sado e papërsosur, afrohet te zyrat e pushtetit, kur prokurorët u shkojnë politikanëve në prag të derës për pasuri të paligjshme dhe afera kriminale, atëherë lind urgjenca për ta frenuar: “sa pa na kapur të gjithëve”.
Në propozimet e Ulsiut të dosjes 184 thuhet se duhen respektuar “të drejtat procedurale”, se duhen “masa sigurie me kujdes”, se “mos vononi hetimet pa arsye”…
Në fakt, këto janë sinjale për të trembur prokurorët: kujdes kë prekni, se do ju dalim me gjyqe, me procedura, me sulme! Pra, kur drejtësia u afrua te të fortët, menjëherë u kujtuan të shpikin rregulla të reja, jo për drejtësinë, por për mbrojtjen e të korruptuarve.
Një tjetër pikë interesante është ajo ku thuhet se Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë për hartimin e politikave penale.
Po SPAK-u pse u krijua? Pikërisht që të jetë i pavarur nga politika. Dhe tani, pas gjithë këtyre arrestimeve të bujshme, kur thonë “bashkëpunim”, ne duhet të lexojmë “kontroll”.
Përmendin “strategji të përbashkët”, “koordinim me institucionet”, “unitet institucional”… por këto janë fjalë të buta për të fshehur një synim të qartë: ta bëjnë SPAK-un si ajo prokuroria që njoftonte herë pas here arrestime të bujshme në një shtator që nuk erdhi kurrë.
Dhe sikur të mos mjaftonte, kërkojnë më shumë “transparencë” nga SPAK-u: të publikojë metodat e punës, të përballet me ankesa, të tregojë çdo hap që bën…
Po nëse duan transparencë, le ta fillojnë nga vetja, të na thonë pse u bënë 5D-të, inceneratorët, koncesionet, rrugët e florinjta, pastrimi i parave, kanabizimi, e me radhë? Sepse subjektet e SPAK-ut nuk janë ata që kërkojnë llogari, por ata që duhet të japin llogari.
Me pak fjalë, rekomandimet ndaj SPAK nuk mund të vijnë nga një Këshill Ministrash që është në konflikt interesi me drejtësinë. Sepse nëse të korruptuarit janë ata që vendosin rregullat e lojës, atëherë i bie që hajdutët të japin leksione policëve për kapjen e kriminelëve.
Është imperative të kuptojmë se këto propozime nuk janë për të ndihmuar hetimet, por për të trembur prokurorët, për të ndalur gjyqtarët, dhe për të mbrojtur ata që deri dje mendonin se janë mbi ligjin.
Nëse kjo nuk ndalet, nëse qytetarët e pranojnë në heshtje,nuk është vetëm SPAK-u që do goditet, është vetë shpresa për një drejtësi që nuk pyet as për emër, as për parti, por që i shkon deri në fund të së vërtetës.

Diktatura Hoxhiste – Neodiktatura Rama & Berisha

Nga Azgan Haklaj

Për të justifikuar grabitjen e zgjedhjeve nga Rama & Berisha të gjithë fajin i’a hedhin sistemit duke amnistuar etërit e këtij sistemi!
E verteta është se Berisha & Rama vazhdojnë të sundojnë me sistem dhe grabitje të votës!
Enver Hoxha ka grabitur votat në vitin 1945 dhe instalimin e diktaturës e ka quajtur pushtet i popullit!
Sali Berisha i ka grabitur votat në vitin 1996, Ilir Meta në vitin 2001 shpiku parlamentin e dushkut!
Edi Rama & Sali Berisha me ujdinë e vitit 2008 asgjesuan votën e lirë me atentatin ndaj kushtetutës dhe që nga viti 2013 e deri në zgjedhjet e 11 majit 2025 vazhdojnë të ruajnë sundimin!
Kanë instaluar neodiktaturën të cilën e quajnë “demokraci”.
Beteja që filloj me 9 shtator shënon prologun e betejës për pluralizmit politik real dhe ditën e shpalljes së luftës pa kompromis kundër trekëndëshit të Bermudës të shpallur nga Lulzim Basha në Parlamentin e Shqipërisë!
Trekëndëshit të Bermudës i duket sikur e ka fituar betejën me dt 11 maj mbi euroatlanizmin dhe drejtësinë e re duke përdorur edhe ndonjë parti të re që deklaron me mburrje se nuk ua kanë grabitur votat por fajet i ka sistemi, por prisni:
Nuk keni parë gjë akoma…
SPAK dhe SHBA nuk kanë folur!

“Historia do t’i gjykojë”- Mbretëria e Bashkuar pezullon bisedimet për marrëveshjen tregtare me Izraelin, shkak bllokada e ndihmave në Gaza

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar bisedimet tregtare me Izraelit në përgjigje të bllokadës së Gazës dhe krizës humanitare që ka lindur, në një kohë kur dy milionë njerëz vuajnë nga uria, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy, njoftoi sot  “ngrirjen” e bisedimeve tregtare midis dy vendeve, duke vënë në dukje se ambasadorja izraelite është thirrur në MB.

Duke iu drejtuar deputetëve, David Lammy tha se “kërcënimi i urisë po i kanoset qindra mijëra civilëve” në Gaza, të cilin ai e quan “të neveritshëm”.

Ai tha se bllokada 11-javore që ndalon ndihmën humanitare që arrin në Gaza është mizore.

“Ata po e izolojnë Izraelin nga miqtë dhe partnerët e tij në mbarë botën, duke minuar interesat e popullit izraelit dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Izraelit në sytë e botës.”

Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar po pezullon negociatat me qeverinë izraelite për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë dhe po thërret ambasadoren izraelite në Mbretërinë e Bashkuar, Tzipi Hotovely, në Ministrinë e Jashtme.

Ai tha se ministri i Lindjes së Mesme, Hamish Falconer, do t’i thotë Hotovely-t se “bllokimi 11-javor i ndihmës për Gazën ka qenë mizor”.

“Bota po gjykon. Historia do t’i gjykojë ata”, shton ai.

Duke cituar deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se do të lejonte vetëm sasi minimale ushqimi të arrinin në banorë, Lamy theksoi: “Më pak se dhjetë kamionë hynë në Gaza dje. OKB-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë lëshuar paralajmërime të tmerrshme për rrezikun e urisë që kërcënon qindra mijëra civilë.”

Ministri britanik foli për një situatë të tmerrshme. “Civilët në Gaza po përballen me uri, mungesë strehimi, trauma, dëshpërim për fundin e kësaj lufte, dhe tani ata kanë bombardime të reja, zhvendosje të reja dhe vuajtje të reja”, ndërsa pengjet e mbetura të Hamasit, të cilët kanë qenë larg të dashurve të tyre për gati 600 ditë, janë gjithashtu në rrezik në rritje.

“Bllokada e Gazës është moralisht e gabuar, e pajustifikueshme dhe duhet të ndalet”

David Lamy u bëri thirrje deputetëve të dënojnë pa mëdyshje refuzimin e Izraelit për të siguruar “ushqim për fëmijët e uritur”, duke e quajtur atë moralisht të gabuar dhe veprim të pajustifikueshëm.

“Unë besoj se i gjithë parlamenti duhet ta dënojë pa mëdyshje refuzimin e qeverisë izraelite për t’u siguruar ushqim fëmijëve të uritur. Është gabim. Është e neveritshme”, tha ai.

“Kundërshtimi i zgjerimit të një lufte që ka vrarë mijëra fëmijë nuk është shpërblim për Hamasin. Kundërshtimi i zhvendosjes së 100,000 civilëve nuk është shpërblim për Hamasin. Në këtë anë të parlamentit, ne jemi absolutisht të qartë se ajo që po ndodh është moralisht e gabuar, e pajustifikueshme dhe duhet të ndalet“, tha ai.

Pini shumë pak ujë? Ja pasojat e dehidratimit në shëndet tuaj

 

Vera është shumë afër, temperaturat po rriten në mënyrë të rrezikshme dhe hidratimi i duhur po bëhet më i rëndësishëm se kurrë.

 

Mund të mos e kuptoni gjithmonë, por edhe dehidratimi i lehtë mund të ndikojë negativisht jo vetëm në trupin tuaj, por edhe në humorin tuaj.

Çfarë mund të shkaktojë mungesa e ujit për ju?

Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, filloni të ndiheni më të lodhur pa asnjë arsye të dukshme, më nervozë, mund të keni vështirësi në përqendrim ose të keni dhimbje koke që nuk kalojnë lehtë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vjen edhe ndjenja e ankthit ose trishtimit, pa domosdoshmërisht ndonjë stimul të jashtëm.

Shpjegimi është i thjeshtë, por serioz: kur trupi juaj nuk ka ujë të mjaftueshëm, gjaku juaj trashet, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe truri juaj ka vështirësi të funksionojë siç duhet. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen tuaj mendore,. filloni ta shihni gjithçka si më të vështirë.

Në thelb, duke i privuar vetes ujin, ju ia privoni trupit tuaj aftësinë për të funksionuar në një mënyrë të ekuilibruar. Mos prisni derisa të keni etje për të pirë ujë. Bëjeni hidratimin zakonin tuaj të përditshëm, përpara se trupi juaj të bjerë ‘alarmi’!

Von der Leyen: BE-ja tashmë po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se, megjithëse 27 vendet anëtare sapo kanë miratuar paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë, tashmë është në përgatitje paketa e 18-të, e cila do të përfshijë masa të mëtejshme të ashpra.

 

“Ka ardhur koha të rrisim presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim” në Ukrainë, shkroi ajo në platformën X, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më herët, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wandeful, theksoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të shqyrtuar vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, duke theksuar se përderisa Vladimir Putini nuk tregon vullnet për negociata serioze, evropianët do të jenë të gatshëm të intensifikojnë masat ekzistuese.

Duke folur në Bruksel, në kuadër të një takimi me homologët e tij nga BE, Wandeful shprehu zhgënjimin e Perëndimit për qëndrimin e Moskës. “Është demoralizuese të shohësh që Rusia nuk ka bërë këtë hap. Duhet të reagojmë,” tha ai, duke iu referuar mungesës së një armëpushimi të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar nga ana e Rusisë.

Zyrtari gjerman theksoi gjithashtu se pritshmëritë nga Uashingtoni janë të qarta: “Kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se presim vetëm një gjë nga Rusia – një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte. Gjithashtu presim nga aleatët tanë amerikanë të mos e tolerojnë mungesën e këtij angazhimi nga Moska.”

Igli Tare pranë zyrtarizimit si drejtor sportiv, misioni kryesor te Milani pas sezonit të dështuar

Në Itali presin vetëm zyrtarizimin, për Igli Taren si drejtorin e ri sportiv të Milanit. Dhe misioni i tij kryesor do të jetë përzgjedhja e trajnerit të ri, që do të vazhdojë revolucionin te kuqezinjtë.

 

Tare do të shkojë te Milani në periudhën më të vështirë. Skuadra e Konseisaos mbeti pa Europë, zyrtarisht pas humbjes me Romën.

Ndërkohë pas përzgjedhjes së trajnerit që zëvendëson portugezin, rikthimi në Champions është detyrim për rekordmenët e Italisë. Vendosja në krye e ish-drejtorit sportiv të Lacios pritet të shërbejë menjëherë në dhomat e zhveshjes ku kërkohet unitet.

Rindërtimi i Milanit do të shohë Taren të ketë dorë në vendimet teknike siç raporton “Gazetta dello Sport”, ndërsa gjithçka do të marrë aprovimin nga Furlani. Ibrahimoviç do të mbetet këshilltar për presidencën, ndërsa Monkada qëndron në krye të skautimit.

“Kemi mbështetur një model që nuk funksionon më”- Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”.

Anders Fogh Rasmussen

“Nuk dua të shoh një koalicion të të gatshmëve që kthehet në një koalicion të pritësve”, tha Rasmussen, duke iu referuar një plani të shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër, më 2 mars.

Që atëherë ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme. Megjithatë, pyetjet kyç për mandatin e misionit, rregullat e angazhimit dhe se cilat vende do të dërgojnë trupa, ende nuk kanë marrë përgjigje publikisht.

“Në parim, në Evropë, shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar e folur, dhe përpjekjet për veprim janë të pakta”, tha Rasmussen.

“Megjithatë, shpresoj që sulmi i [presidentit rus, Vladimir] Putin ndaj Ukrainës dhe zgjedhja e [Donald] Trumpit [president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës] të shërbejnë si thirrje zgjimi që t’u tregojnë evropianëve se duhet të veprojmë shpejt”, shtoi ai.

Rasmussen foli në një intervistë të gjerë mbi çështjet ushtarake, sigurinë ekonomike dhe komentet e përsëritura të presidentit amerikan, Trump, për marrjen e Grenlandës nga Danimarka.

Ai ishte kryeministër i Danimarkës përpara se të shërbente si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, nga viti 2009 deri më 2014.

“Është e turpshme ta kërcënosh Danimarkën, një aleate të ngushtë, me mjete ushtarake për ta pushtuar Grenlandën”, tha Rasmussen.

“Nuk mendoj se do të ndodhë. Por, në mënyrë të qartë, ekziston potenciali për të krijuar një ndarje brenda NATO-s kur kërcënon një aleat”, tha ai.

Që prej largimit nga roli në NATO, Rasmussen ka krijuar organizatën jofitimprurëse Aleanca për Demokracitë, e cila synon të kundërshtojë atë që e përshkruan si ngritje globale të “autokratëve dhe diktatorëve”.

Javën e kaluar, grupi shpalli një plan me pesë pika për mbrojtjen evropiane që përfshin një thirrje për rritjen e buxheteve të mbrojtjes në katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2028.

Kjo pason lëvizjet e Bashkimit Evropian dhe fuqive të mëdha ushtarake të Evropës – Britania, Franca dhe Gjermania – për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në vitet e ardhshme, por shkon përtej planeve të shpallura deri më tani.

“Investimi i Rusisë në mbrojtje tani është më i madh se investimi i kombinuar i mbrojtjes në pjesën tjetër të Evropës. Kështu që, duhet të përshpejtojmë. Duhet të dyfishojmë të paktën investimin evropian në mbrojtje”, i tha Rasmussen Radios Evropa e Lirë.

“Për një kohë të gjatë, kemi mbështetur një model që nuk funksionon më — një kombinim i energjisë së lirë nga Rusia, mallrave të lira nga Kina dhe sigurisë së lirë nga SHBA”, shtoi ai.

Tema si çështjet e sigurisë dhe ekonomisë ishte temë kryesore në një konferencë që Rasmussen organizoi javën e kaluar në Kopenhagë, ku u diskutua edhe plani me pesë pika.

Veterani 72-vjeçar i politikës dhe diplomacisë veçon tarifat globale të administratës Trump si një rrezik të ri që ka krijuar nevojën për një lloj “NATO-je ekonomike”.

“Administrata Trump shpalli një luftë tregtare kundër të gjithë botës, përveç Rusisë dhe Koresë së Veriut”, tha ai.

“Do ta sugjeroja krijimin e asaj që e quajmë D7, shtatë demokracitë e botës: Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Koreja e Jugut, Japonia dhe Zelanda e Re. Dhe, mendoj se shtylla kurrizore e kësaj do të ishte ajo që do ta quanim një Nen 5 ekonomik. Ne do ta konsideronim një sulm ose shtrëngim ndaj njërit prej atyre shtatë vendeve si një sulm ndaj të gjithve, dhe do të përgjigjeshim në mënyrë kolektive”, shtoi ai.

Është e habitshme të dëgjosh një ish-shef të NATO-s që përjashton Shtetet e Bashkuara nga një listë e demokracive globale.

“Po, por Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur izolimin… Nuk shoh një gatishmëri amerikane për të ushtruar udhëheqjen globale të botës së lirë. Kështu që, për këtë arsye, SHBA-ja është përjashtuar nga kjo D7”, tha Rasmussen.

Qeveritë në të gjithë botën po përballen me sfidën se si të reagojnë ndaj tarifave të Trumpit. Bashkëpunimi më i ngushtë dhe tregtia me partnerë të tjerë janë, pa dyshim, pjesë e përllogaritjeve të tyre.

Por, ashtu si me shpenzimet e mbrojtjes, propozimet e Rasmussenit shkojnë shumë përtej asaj që po konsiderohet në shumicën e kryeqyteteve.

Për shembull, marrëveshja e shumëpërfolur e tregtisë së lirë e Bashkimit Evropian me katër shtete të Amerikës së Jugut në grupin Mercosur është përmendur si pjesë e përgjigjes kolektive të BE-së ndaj një mjedisi të ri, por Franca ende është shumë e kujdesshme për ta ratifikuar atë.

Ndërkohë, BE-ja dhe vendet individuale kanë reaguar veçmas ndaj tarifave të SHBA-së, duke kërkuar të negociojnë me Uashingtonin në vend se të formojnë një front të përbashkët.

Rasmussen nuk ofron përgjigje të thjeshta për zgjidhjen e rrjetit kompleks të interesave që e bëjnë të vështirë për shumë vende të krijojnë struktura të reja globale. Por, ai thotë se kjo është sfida që duhet kapërcyer.

“Për të 19-tin vit radhazi, kemi parë një rënie të lirisë dhe demokracisë globale. Kështu që tani është koha për të krijuar një bashkëpunim më të fortë”, tha ai.

“E di nga përvoja me Putinin dhe autokratë të tjerë se ata respektojnë vetëm forcën, unitetin dhe një qëndrim të vendosur… Nëse veprojmë së bashku, nëse veprojmë të bashkuar, atëherë mund të kundërshtojmë autokracitë që po përparojnë”, përfundoi ai./REL

Kreu i SPAK Altin Dumani, Olsjan Çela dhe Ilirjan Celibashi takim me diplomatët e huaj në vendin tonë në ambasadën e Francës

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsjan Çela, kreun e SPAK Altin Dumani kanë zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm në ambasadën e Francës.

 

Në takim raportohet se ishin pjesëmarrës ambasadorët e Francës, Gjermanisë, BE-së, kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR Lamberto Zanier, Holandës, Austrisë, ShBA, Britanisë, Italisë dhe Zvicrës.

Fokusi i bisedës raportohet se ishte mbi procesin zgjedhor dhe luftën kundër krimit zgjedhor.