30.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Ikja e bizneseve të huaja nxori 17.3 mijë vetë të papunë

Largimi i bizneseve të huaja nga Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka lënë mbi 17 mijë e 300 vetë të papunë. Lajmi konfirmohet nga shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave të përpunuara nga Syri.net. Sipas INSTAT në vitin 2014, bizneset e huaja jepnin 19.1 për qind të punësimit total në Shqipëri. Sipas INSTAT në atë vit, numri total i të punësuarve në ekonominë shqiptare ishte 1 milion e 67 mijë vetë, që do të thotë se kompanitë e huaja kishin punësuar në total 203.8 mijë vetë. Por në vitin 2015, pesha e punësimit nga ndërmarrjet e huaja ra në 17.7 për qind. Në atë vit, numri total i të punësuarve sipas INSTAT ishte 1 milion e 106 mijë vet, nga të cilat bizneset e huaja dhanë 195.7 mijë vetë. Ndërsa vitin e kaluar, shifra, pesha e ndërmarrjeve të huaja në punësim u ul edhe më tej në 16 për qind, rrjedhimisht edhe numri absolut i të punësuarve nga këto biznese ra në 186.5 mijë vetë. Kjo do të thotë se në vetëm dy vjet, largimi i bizneseve të huaja ka nxjerrë të papunë 17 mijë e 300 shqiptarë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2016, numri i bizneseve të huaja u ul me 5% krahasuar me një vit më parë. Nga 5939 ndërmarrje të huaja që ishin aktive në vitin 2015, sipas INSTAT më 2016 rezultuan aktive vetëm 5637 ndërmarrje të huaja ose të përbashkëta. Sipas INSTAT, në vetëm një vit 302 ndërmarrje të huaja kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2016. Të dhënat tregojnë se ato që janë larguar janë kompanitë e mëdha, ato me numër të punësuarish nga 50 deri në 249 vetë. Kjo shpjegon edhe efektin e ndjeshëm në humbjen e vendeve të punës. Sipas INSTAT, kryesisht janë larguar bizneset me origjinë nga Greqia, Italia, por edhe SHBA dhe Kanadaja. Largimi i bizneseve të huaja, konfirmon dështimin e qeverisë me investimet e huaja gjatë viteve të fundit. Në periudhën 2014-2017 në Shqipëri nuk ka mbërritur asnjë investim i huaj i përmasave të mëdha, ndërkohë që tani kanë nisur të largohen edhe kompanitë ekzistuese. Të vetmet projekte madhore që kanë investuar kapital të huaj në ekonominë shqiptare janë gazsjellësi TransAdriatik dhe Kaskada e Devollit, dy investime të kontraktuar nga ish-qeveria e Sali Berishës.

Interi dhe Icardi punojnë për rinovimin e kontratës

Interi dhe Wanda Nara, bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit, po punojnë për rinovimin e kontratës së sulmuesit. Argjentinasi është i lidhur me zikaltrit deri në verën e vitit 2021, ndërsa klauzola e largimit është paracaktuar të jetë 110 milionë euro dhe vlen vetëm për klubet jo-italiane.
Duke parë formën e mirë të kapitenit zikaltër (17 gola në 17 ndeshje), por edhe interesin e shumë klubeve europiane, drejtuesit e Interit janë vënë në lëvizje për të rinovuar kontratën aktuale. Sipas mediave pranë zikaltërve, Wanda Nara ka kërkuar një pagë prej 7.5 milionë eurosh për Icardin dhe rritjen e klauzolës deri në 130 milionë euro, për të rinovuar deri në vitin 2023.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit i kanë ofruar 7 milionë euro pagë vjetore, por këmbëngulin për një klauzolë prej 200 milionë eurosh, për të shmangur ndonjë operacion blic të klubeve europiane.
Gjithsesi, pas bisedimeve të para, palët kanë mbetur të kënaqura dhe në fillim të vitit pritet të sheshohen edhe detajet e mbetura, për të zyrtarizuar më pas kontratën e re, që do të lidhë Icardin me Interin deri në vitin 2023.

Zidane kundër afrimit të Neymar

Zinedine Zidane del me një deklaratë kundërshtuese kundrejt të gjitha spekulimeve të fundit që lidhin të ardhmen e brazilianit Neymar me klubin e Realit të Madridit. Francezi deklaron se është kundër një afrimi të tillë, pasi dëshiron që për sa kohë drejtimi i ‘Los Blancos’ të jetë nën komandën e tij, të ruajë balancat brenda grupit.
Falë klauzolës së largimit prej 198 milionë eurosh që parashikon kontrata e sulmuesit 25-vjeçar me PSG-në, mediat kanë dalë në konkluzionin se qershori do ta shohë brazilianin me fanellën e klubit mbretëror, por mesa duket francezi dëshiron ta ruajë klimën e mirë brenda dhomave të zhveshjes dhe të mos rrezikojë të prishë hierarkinë brenda grupit të tij.
Tekniku beson se transferimi i Neymarit do të kishte një impakt shumë negativ, kryesisht tek yjet e organikës së tij si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema. Edhe pse Ronaldo ka një raport shumë të mirë me brazilianin, sërish indiciet nuk premtojnë se prezenca e 2 futbollistëve të këtij kalibri brenda një organike, nuk do të ketë ndikim negativ.

Statistikat e ndryshimit të Trump

Tani që po mbushet një vit nga Presidenca e Trump, nuk ishte aq e gjatë koha sa t’i jepte atij lidership të plotë mbi ekonominë e Amerikës. Por duket një çudi të jetë bërë kaq shumë në ekonominë amerikane, sidomos duke krahasuar me presidentin Obama, i cili kurrë nuk ndaloi, duke fajësuar paraardhësit e tij, shkruan Breitbart Neës. Më poshtë janë renditur shtatë fakte të mahnitshme mbi ekonominë e Trump, të cilat media nuk do t’i dijë:

Papunësia e latinëve preku rekorde në nivele të ulëta
Ajo çfarë do të thotë kjo është se shifra për papunësinë e latinëve është më e ulëta… se kurrë… në 45 vjet të rrugës qeverisëse.
Kjo do të thotë se papunësia mes latinëve është mrekullisht, vetëm 4.7 për qind.

Niveli i papunësisë mes të zinjve ka rënë në shifrat më të ulëta të 17 vjetëve
Në 7.3 për qind, papunësia e të zinjve ka nevojë akoma për përmirësim. Por shifrën 7 ata e prekën vetëm në vitin 2000; ndërsa për gati dy dekadat që vijuan ata, papunësia e tyre ka qenë në dyfishin e shifrës 7.

Rritja reale ekonomike
Pas një rritjeje të pa pritshme, me 3.3 për qind në tre të katërtat e vitit 2017 (duke mos harruar edhe dy tajfunet e tmerrshëm) projeksioni për katër të katërtat e vitit ka shënuar një numër magjik: 4 për qind.

Rritja e optimizmit ekonomik
Optimizmi ekonomik në Amerikë ngjall besimin e investitorëve dhe shpenzime të konsumatorëve, gjë që, si rezultat, vë në rrugë gjithë krijimtarinë dhe fabrikimin si dhe vetë transportin e mallrave, që më në fund dhanë si rezultat një Kohë Buum-i. Për herë të parë në më shumë se një dekadë, shumica në Amerikë e shikojnë ekonominë si “të mirë ose të shkëlqyer”.Afër një shifre rekord 41 për qind besojnë se viti 2018 do të shikojë një ekonomi më të mirë dhe vlera e shtëpive të tyre do të rritet; 42 për qind besojnë se pagat e tyre do të rriten. Perceptimi është realitet.

Stock Market kishte një ‘Buum’!
Me miliona punëtorë të klasës së mesme në Amerikë kanë investuar në Bursë (stock Market) përmes rrjeteve të pensionit; çdo deklaratë për rekorde të rinj tingëllojnë si një regjistër në ‘cash’ për vitet e punës së vështirë që kanë bërë.

Niveli i papunësisë është më i ulëti në 17 vjet
Amerika ndodhet tani në shifrën 4.1 për qind të papunësisë, më e ulëta që në vitin 2000.

Puna në fabrika ka pësuar një ‘Buum!’

Në vitin e fundit të presidencës Obama, Amerika humbi një rrjet prej 16,000 vende pune në fabrika. Dhe sot, teksa flet mbi Trump, ja çfarë thotë Obama:
“Kur dikush thotë për këtë person që nuk e këshilloj të thuhet, se ka sjellë përsëri këto vende pune, dua të pyes: Si e bëri ky ekzaktësisht këtë gjë? Mund të ketë vetëm një ‘uh uh’ por jo përgjigje…. Ça gjë magjike bëtë?”- pyet Obama.
Deri tani, gjatë vitit 2017, janë krijuar plot 171,000 vende pune në fabrika, dhe papunësia e punëtorëve të fabrikave ka rënë në 2.6 për qind-më e ulëta deri tani, rekord.

Rumania në sheshe kundër kapjes së drejtësisë

Më shumë se 4,000 persona kanë marshuar në rrugët e Bukureshtit në Rumani, për të protestuar kundër planit të partisë në pushtet rreth riorganizimit të sistemit gjyqësor, plan të cilin kritikët e kanë cilësuar si të rrezikshëm për sundimin e ligjit. Protestuesit kanë thirrur së bashku, “Hajna” dhe “Tërhiquni”, derisa kanë marshuar nga selia e qeverisë deri tek Parlamenti.
Komisioni Evropian, Departamenti amerikan i Shtetit, dhe mijëra persona të tjerë nuk janë pajtuar me ndryshimet, duke thënë se ky hap do të vendosë sistemin gjyqësor nën kontrollin politik, raporton faktor.al

Pak histori
Rumania hyri në Bashkimin Europian në 1 janar 2007, me një vendim politik të Shteteve anëtare të BE. Në një sondazh të 15 majit 2006, rezultoi se në Rumani, 42% e familjeve pranonin se kishin paguar ryshfet, ndërsa 38% e zyrtarëve thonin se ata kishin marrë tashmë ryshfet. Këto ishin të dhënat që dilnin nga një raport i Bankës Botërore. Bashkimi Europian përdori si levë integrimin për të krijuar Departamenti Nacional Anti-Korrupsion (DNA), ose Spaku o BKH jonë, nën drejtimin e ministres së Drejtësisë, Monika Mokavei. Megjithatë, efektiviteti i masave kundër korrupsionit ende do të duhej të demonstrohej.
Duke marrë përsipër teorinë e studiuesit bullgar, Ivan Krastev se faza postkomuniste do të ishte më e korruptuar sesa ajo e regjimit komunist, juristi Sever Voinescu ka treguar se ky “paradoks i korrupsionit”, u zbatua edhe në Rumani.
Daniel Morar, kryeprokuror i DNA-së, do të dilte gjatë kësaj periudhe në deklarata se po kryente hetime për një numër parlamentarësh, duke përfshirë ish-kryeministrin Adrian Nastase – i konsideruar si një nga personalitetet më të korruptuara në vend – dhe më pas u arrestua.
Si me paraardhësen e saj, Rumaninë, Brukseli kish ngulmuar në uljen e korrupsionit si kusht për hyrje edhe për Kroacinë. Si pasojë e këtij presioni, Zagrebi krijoi një agjenci të veçantë antikorrupsion, me pushtete të ngjashme si homologja e saj në Bukuresht, DNA-ja. Në 2013, Kroacia burgosi ish-kryeministrin Ivo Sanader, për marrje ryshfeti, raporton faktor.al

Precedenti i Rumanisë tregoi se leva e BE përfundon pas aderimit
Ministrja Monika Makovei, e angazhuar për të reformuar sistemin e drejtësisë u shkarkua fill pas aderimit, apo rasti i Kroacisë ku fill pas aderimit në BE, qeveria kroate kërkoi të kufizonte mandatin e arrestit evropian për të shpëtuar nga burgu Josip Perkoviç, ish-drejtorin e shërbimit sekret kroat gjatë ekzistencës së Jugosllavisë.
Eksperienca e BE-së me vende si Rumania apo Kroacia, ka bërë që BE-ja të ndryshojë në strategjinë e zgjerimit renditjen e kapitujve negociues, pra, të fillojë me kapituj 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Klasikja më ndërkombëtare

“El Clásico” spanjolle është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në botë. Ndeshja e së shtunës, Real Madrid-Barcelona, do të ketë më shumë se njëqind vende në pritje të zhvillimit të saj. Kjo, edhe për shkak se skuadrat e tyre janë të përbëra me lojtarë nga katër kontinente. Në mënyrë të veçantë, dy gjigantët e La Liga-s janë të përbërë nga 38 futbollistë europianë, 7 nga Amerika e Jugut, 1 nga Amerika Veriore dhe 1 nga Afrika. Mes 47 lojtarëve të të dyja skuadrave ekzistojnë të tillë nga 13 vende të ndryshme. Natyrisht, Spanja është vendi më i përfaqësuar, me 20 lojtarë. Franca ka 6 anëtarë në mes të dyja skuadrave të “El Clasico”, me Varane, Theo, Benzema, Umtiti, Digne dhe Dembélé. Pastaj vjen Brazili, i cili ka nga dy përfaqësues në secilën skuadër: Marcelo dhe Casemiro te të bardhët dhe Paulinho e Rafinha te Barça. Ato ndiqen nga tre lojtarë nga Kroacia (Modriç, Kovaçiç dhe Rakitiç) dhe tre të tjerë nga Portugalia (Ronaldo, Semedo dhe André Gomes). Me nga dy përfaqësues janë Gjermania (Kroos dhe Ter Stegen) dhe Argjentina (Mascherano dhe Messi). Së fundi, me nga një përfaqësues kemi këto vende: Turqia (Arda Turan), Uruguaji (Luis Suarez), Kosta Rika (Keylor Navas), Maroku (Achraf), Uells (Bale), Belgjika (Vermaelen) dhe Holanda (Cillessen).
Real Madridi ka lojtarë nga nëntë kombësi të ndryshme, ndërsa Barcelona nga njëmbëdhjetë të tilla. Megjithatë, ato të Zidane përfaqësojnë katër kontinente, në sajë të Marcelo, Casemiro, Akrf dhe Keylor Navas. Barça, nga ana tjetër, ka anëtarë vetëm të Europës dhe Amerikës së Jugut. Në të dyja skuadrat janë lojtarë spanjollë, francezë, brazilianë, kroatë, portugezë dhe gjermanë.
Përveç kësaj, katërmbëdhjetë nga këta lojtarë kanë një kombësi të dytë. Siç pritej, shumica kanë një pasaportë spanjolle, siç është rasti i Keylor, Marcelo, Theo, Rafinha dhe Messi. Megjithatë, lojtarët e tjerë kanë origjinën më karakteristike: Varane ka një pasaportë nga Martinique, Asensio nga Holanda, Benzema nga Algjeria, Umtiti nga Kameruni, Mascherano nga Italia, Semedo nga “Cape Verde”, Rakitiç nga Zvicra dhe Dembele nga Mauritania. Nga këto të fundit, disa kanë lindur në vendet që pasqyrohen në kombësinë e dytë dhe të tjerët thjesht kanë origjinë nga ato vende. Për më tepër, në krahasim me sezonin e kaluar, skuadra e parë e Barcelonës u formua nga lojtarët e 13 kombësive (tani 11) dhe lojtarët e Real Madridit nga 10 vende (tani 9), duke qenë një “El Clasico” më ndërkombëtare, sepse përfaqësonte 18 vende të ndryshme, krahasuar me 13 vende sot, diçka që duhej të bënte me përkatësitë e Claudio Bravo, Mariano apo James Rodriguez.

“Më shumë se kurrë!”

Sergio Ramos theksoi rëndësinë e “El Classico”-s së radhës, duke këmbëngulur që kampionët në fuqi të La Liga-s, Real Madridi, është “i detyruar të fitojë tani më shumë se kurrë”, pasi Barcelona vazhdon të vendosë ritmin në Spanjë. “Los Blancos” e presin Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën, me vizitorët katalanas, që janë 11 pikë larg kampionëve spanjollë dhe europianë. Skuadra e Sergio Ramos ka edhe një lojë në dorë, megjithëse kapiteni i kupton pasojat e humbjes së të tijve. “Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, tha Ramos në një ngjarje sponsorizimi të martën. Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë klasike. Është krejtësisht ndryshe dhe ndeshja më e rëndësishme në botë. Ne jemi të detyruar të fitojmë tani, më shumë se kurrë, për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, në mënyrë që të mbetemi në luftë për titullin e La Liga-s”.
Real Madridi vjen në këtë ndeshje në formë të mirë, pasi fitoi Botërorin për Klube, me një gol fitues të Cristian Ronaldos kundër Gremios. Ramos është shpresëplotë se ky triumf do të jetë nxitje për fitore edhe këtë fundjavë: “Ne kemi ardhur në formë të mirë pas fitores së Botërorit për Klube, çka i përshtatet ekipit edhe në një nivel psikologjik. Jemi të etur për të luajtur dhe kemi punuar shumë gjatë kësaj jave, kështu që shpresojmë se mund të marrim tri pikët, që do të na lejojnë për të qëndruar afër atyre ekipeve përpara nesh”.
El Clasico është një nga eventet sportive më të ndjekur në të gjithë botën. Më shumë se 100 vende anembanë globit janë në pritje të përballjes më spektakolare të kampionatit spanjoll Real Madrid–Barcelona, ku në fushë do të zbresin futbollistë nga katër kontinente. Më konkretisht, të dy gjigantët e futbollit spanjoll kanë në përbërje 38 futbollistë europianë, 7 nga Amerika e Jugut, një nga Amerika e Veriut dhe një tjetër nga Afrika.
Janë plot 47 lojtarë të federuar nga Reali dhe Barça që vijnë nga 14 vende të ndryshme. Sigurisht që Spanja përfaqësohet me më shumë elementë, 20. Franca përfaqësohet me 6 lojtarë, Varane, Theo, Benzema, Umtiti, Digne dhe Dembélé. Më pas vjen Brazili me nga dy përfaqësues për çdo ekip: Marcelo dhe Casemiro te “Los Blancos” dhe Paulinho e Rafinha te “Blaugranat”. Ndjekin me nga tre Kroacia (Modriç, Kovaçiç dhe Rakitiç) dhe Portugalia (Ronaldo, Semedo dhe André Gomes). Me nga dy përfaqësues si Gjermania (Kroos dhe Ter Stegen) dhe Argjentina (Mascherano dhe Messi). Në fund me nga një futbollist përfaqësohen Turqia (Arda Turan), Uruguaj (Luis Suárez), Kosta Rika (Keylor Navas), Maroku (Achraf), Uellsi (Bale), Belgjika (Vermaelen) dhe Holanda (Cillessen).
Reali numëron lojtarë me 9 kombësi të ndryshme, ndërsa te Barça futbollistët vijnë nga 11 vende. “Los Blancos” përfaqësojnë 4 kontinente të ndryshme, ndërsa Barça ka lojtarë vetëm nga Europa dhe Amerika e Jugut. Në të dy ekipet ka lojtarë spanjollë, francezë, brazilianë, kroatë, portugezë dhe gjermanë.

Reali, Perez e ka një pakt me Ronaldon

Florentino Perez, president i Real Madridit, ka rënë dakord me Cristiano Ronaldon që të “parkojë” çështjen e përmirësimit të pagës së tij deri në fund të sezonit. Kjo është deklaruar të martën në programin “El Partidazo”, ku u tha se lideri i bardhë ka mbajtur kontakte me lojtarin portugez për këtë çështje. CR7, pas fitores së pestë të “Topit të Artë” dhe mbylljes së vitit me pushtimin e Botërorit për Klube, që ishte titulli i pestë merengues më 2017, la të kuptohet pakënaqësinë e tij në një drejtim. Kjo gjë u evidentua pas përfundimit të ndeshjes në turneun e Abu Dhabi, kur portugezi deklaroi se dëshira e tij ishte për të vazhduar te Real Madridi, të tërhiqet nga futbolli si lojtar i bardhë, por “kjo nuk varet nga unë”.
Dëshira e portugezit është e barabartë me pagën e rangut të Leo Messit dhe Neymar, finalistët e tjerë për “Topin e Artë” 2017, të ardhurat e të cilëve, nga të dhënat, janë shumë më të larta se ato të Ronaldos, të fiksuara në rinovimin e fundit me Real Madridin, në nëntor 2016. Florentino Perez, i vetëdijshëm për rëndësinë që nuk mund ta zgjidhë këtë problem në distancë, është takuar me lojtarin për ta trajtuar në kohë, që ta bindë CR7 se kërkesat e tij do të sistemohen në fund të sezonit. Pikërisht atëherë, ata do të flasin përsëri, për ta përshtatur kontratën në nivelet e Neymar dhe Leo Messit.

“Marca” vlerëson portierin më të mirë në La Liga

Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, ka marrë çmimin “Zamora” nga gazeta “Marca”, si pasojë e një tjetër sezoni të shkëlqyer në kuadratin e “Los Colchoneros”. 24-vjeçari nga Sllovenia luan për Atletico, që nga viti 2014, kur u mor nga portugezët e Benfica. Ai është konfirmuar si një nga portierët më të mirë në Europë dhe u vlerësua nga “Marca” për faktin që ka pësuar më pak gola në këtë vit kalendarik. Ndërkohë, flitet se Paris SG ka ofruar deri në 100 milionë euro për të marrë shërbimet e tij në verën e ardhshme.
Gjatë ceremonisë vjetore të organizuar nga “Marca”, Lionel Messi mori trofeun “Pichichi” si golashënuesi më i mirë i sezonit 2016/17, ndërsa ishte sulmuesi i Liverpool, Iago Aspas mori çmimin “Zara”, që i jepet spanjollit që ka shënuar më shumë gola, ndërsa Oblak mori “çmimin” Zamora, sepse Atletico Madrid pësoi vetëm 27 gola në 38 ndeshje të luajtura në La Liga në sezonin e kaluar dhe Oblak ishte në portë në 30 ndeshje.

Simeone është absolutisht i sigurt për të ardhmen

Diego Simeone ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me postin vakant të trajnerit të Everton, duke thënë se Atletico Madrid mund të ketë besim te fjala e tij se do të qëndrojë në këtë klub edhe për të paktën dy vite të tjerë. Argjentinasi është deklaruar si një objektiv madhor i Everton, për të zëvendësuar holandezin Ronald Koeman, i cili u shkarkua gjatë muajit të kaluar për fillimin e dobët të sezonit. Aktualisht ekipi drejtohet nga Sam Alardyce.
Diego Simeone ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe për shtypin spanjoll deklaroi: “Ashtu si e kam thënë në shumë raste dhe tani po përsëris se e ardhmja ime mbetet te Atletico Madrid. Tifozët, drejtuesit dhe futbollistët do të më durojnë edhe për disa vite. Të paktën deri në fund të kontratës jam i bindur se do të qëndroj te Atletico Madrid. Jam absolutisht i sigurt për këtë”.