16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Berisha-Ramës: Rrëmo çdo dosje asgjë s’do të shpëtojë

– A është kjo gjuha që duhet folur me kryeministrin e Shqipërisë (kryehorri, kryepisi) dhe pse gjithë ky tension në Kuvendin e Shqipërisë ditën e djeshme?
Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin e Shqipërisë, por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin dhe kryepisin e Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Dje në Parlament, faktikisht është asgjësuar Parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë e tij 27-vjeçare. Çfarë ndodhi? Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. Folësi mbaroi dhe unë u ngrita për të marrë fjalën siç më takon në rregullore dhe siç autorizoi kryetari i Parlamentit. Në mënyrë më të paimagjinueshme, Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës dalin më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Ajo nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Pse kjo ndodhi në Shqipëri? Edi Rama është i sëmurë psikik, sepse kurrë një njeri normal nuk mund të bëjë veprim të tillë, sepse nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit që bën kryetarin e Parlamentit.

– Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.
Ai është i sëmurë psikik dhe ti që flet me mua e di këtë, që ai mjekohet me kokainë. Ne vërtetë i themi për kokainë, por ai e merr si ilaç. Ai rrin me metodën klasike të Frojdit, të mjekimit të skizofrenisë, të mjekimit të psikozë bipolare me kokainë. Praktikë e tejkaluar tani, sepse në atë kohë nuk kishim mjetet e tjera kurse ai për shkak të kënaqësisë, kokaina e bën atë të japë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën ndaj atij që po shkon të marrë fjalën që këtu është ekzekutimi i Parlamentit.

Berisha deklaron: Ambasadori Donald Lu në konflikt të hapur. Ambasdori Lu dhe Vlahutin, vërtetë që përfaqësojnë SHBA e BE, por po kaq e vërtetë që silleshin si ambasdorë të Ramës në SHBA e BE.
Ato kanë tejkaluar çdo lloj kufiri në mbështetjen ndaj Edi Ramës për çka unë e kam lidhur me Sorosin majtizmin e tyre”.

– A është kjo gjuha që duhet të flitet me kryeministrin e Shqipërisë dhe pse gjithë ky tension?
Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin, por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin që e ka emrin Edi Rama. Dje është asgjësuar Parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë 27-vjeçare. Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Ruçi, notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. U ngrita siç më takon në rregullore dhe siç më autorizoi kryetari i Parlamentit. Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Edi Rama është i sëmurë psikik. Nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit.

– Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.
Ai konsumon kokainë si ilaç. Ai i qëndron psikozës së Frojdit e tejkaluar tashmë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën. Nuk ka më Parlament këtu.
Dje, Edi Rama ekzekutoi Parlamentin me një akt të pastër të diktuar nga kokaina.

Berisha: Nëse nuk hapen negociatat në 2018, Shqipëria delja e zezë e Ballkanit. Negociatat nuk u hapën as në 2015, 2016, 2017 dhe mund të të hapen në gjysmën e vitit 2018.

– Turqia i ka hapur negociatat 15 vite resht…
Nëse mendohet se Shqipëria krahasohet me Turqinë 70 mln e cila në çdo aspekt shndërrohen në një zë të fuqishëm në BE dhe BE nuk e do atë zë.

– Juncer dhe zyrtarë të lartë të BE-së përgëzuan Ramën.
I thanë që duhen reforma për t’i hapur. U takuan me Donald Tusk, i cili tha se ka kryeqytete të tjera jo miqësore ndaj Shqipërisë. Kurse Juncer mik i Shqipërisë dhe absolutisht jo i Edi Ramës, por i Shqipërisë. Në qoftë se Shqipëria në 2018 nuk merr hapjen e negociatave dhe unë uroj që ta marrë. Shqipëria shndërrohet në delen e stër zezë të Ballkanit dhe kjo do të ishte katastrofë për Shqipërinë. Para se të shkonte, Edi Rama për të mos pasur problem atje e ngriu çështjen e kryeprokurorit.

-Kjo është inteligjencë…
Nuk bëhet pa Kuvendin absolutisht. Kryetari i Grupit të PPE-së i thotë se ne po vëzhgojmë zgjedhjen e kryeprokurorit. Del që ne lexojmë më mirë deklaratat e të huajve se sa qeveria. Janë deklarata të CDU-së në Bundestagun gjerman. Jo vetëm këtë kusht, por do shohim si zbatohet Reforma në Drejtësi. Një njeri që do integrimin nuk mund ta çonte kurrë Parlamentin në situatën që çoi dje. Ka qenë lajmi botëror numër 1. Lajmi që ka eklipsuar çdo media amerikane dhe evropiane. I çon Edi Rama.

– Pse fiton zgjedhjet kur bën gjithë ato të këqija…
Ditën e djeshme kush përgjaku deputeten Kërpaçi. Nuk kisha parë ndonjëherë deputete të përgjakur nga policia. U vra në një sulm ndaj një institucioni kushtetues. Më 21 janar, ambasadorët thanë se kishte agjendë politike. Çfarë agjende kisha dje të flisja tre minuta. As Policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. Çfarë do bënte opozita? Kush e krijoi ditën? Edi Rama. Si mund të tërheqësh një vajzë 23-vjeçare.
Si mund të detyrosh veten të të gjuaj deputetja me çizme në një akt legjitim sa nuk ka ku të shkojë më. Në atë që quhet përgjegjësi, për çdo akt që kryen mban përgjegjësi. U përdorën fjalët më ordinere.

Sali Berisha: Visho Ajazi i shërbeu vendit me përkushtim, pastërti e dinjitet. Visho Ajazi bëri një gabim që u largua. U largua në momentin kur Edi Ramës po i tundeshin këmbët. Visho Ajazi zgjodhi momentin më të gabuar për të dorëzuar mandatin.

Zheji: A e zgjodhi ambasador?
Berisha: Nëse kjo është bërë mbi bazën e një marrëveshje është shumë e rëndë. Ajazin e njoh prej mbi 20 vitesh, por gabimi është gabim dhe mendoj se nuk duhej ta bënte.

 

Arta Marku për ne është Edi Rama me qëllim zhdukjen e dosjes Tahiri

– Ishte një tentativë e opozitës që e cilësoi zgjedhjen e kryeprokurorit si puç.
Puç ishte.

– A ia vlente Arta Marku për këtë që ndodhi?
Këtu është Edi Rama për të mbyllur dosjen Tahiri që është Edi Rama. Kur përdorja termin narkoshtet para një viti ishte i vetmuar dhe askush nuk e përdorte. Sot, narkoshtet përdoret universalisht për Shqipërinë. Nuk ka një specialist të vetëm në Shqipëri. Edhe specialistët majtistë të thekur që e kanë quajtur normale këtë zgjedhje.

– Arta Marku është e bindur se do ta kryej detyrën.
Me Arta Markun për ne është Edi Rama që ka për qëllim të zhdukë dosjen Saimir Tahiri. Dje prokuror i përgjithshëm u zgjodh Edi Rama dhe ishte goditja më e rëndë e Reformës në Drejtësi. Nuk e ha kush zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme në një Parlament me 69 vota në një Parlament prej 140 deputetësh.
Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës, që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij.
A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje.

– Ambasadori Lu e shikon me këtë optikë atë që ndodhi dje..
Ka njëanshmëri ekzemplare.

– Pse është i njëanshëm?
A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu.

– Arvizu?
Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.

Kush është kryepolici enverist që arrestoi protestuesit

Urdhëri për arrestimin e protestuesve është dhënë nga drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu. Kryetari i PD të Lushnjës, Myslim Murrizi, shkruan në një postim në Facebook se, drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu, një enverist i sëmurë arreston protestuesit pa urdhër nga Prokuroria.
Murrizi shkruan se, policia ka arrestuar 3 qytetarë nga Lushnja pse morën pjesë në protestën para Parlamentit. “Për pjesëmarrje në protestë ky fundërrinë, shërbëtor i komunizmit, mendon që nuk lejohen protestat. Nën urdhërin e këtij drejtori janë arrestuar Manol Priti, Igli Hasani, Elvis Hajredini nga fshati Rrapëz i Njësisë Kolonjë, Lushnjë. Po sot, me porosi të këtij fundërrine të regjimit monstër të komunizmit, janë thirrur në Policinë Divjakë, Agron Sopjani dhe disa protestues të tjerë.
Të drejtën e protestës shqiptarët e kanë fituar më 8 dhjetor të vitit 1990. Shumë shpejt do ta merrni atë që meritoni, o enveristë, nga i pari tek i fundit. Nuk ka asnjë shërbëtor të Sorosit, që mund të kthejë Shqipërinë 27 vjet pas, me çfardo lloj funksioni, kombësie apo pashaporte qoftë ai ose ajo. Kush cënon të drejtën dhe liritë e qytetarëve të fituar me mund dhe plot sakrificë nga një regjim gjysëm shekullor diktaturë, mund të marrë si “shpërblim” atë që meriton”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

Duma: Mazhoranca i trembet protestave

Një nga deputetet që është kallëzuar nga policia pas protestës së ditës së hënë të opozitës para dhe brenda Kuvendit, është dhe Grida Duma. Në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24, Duma deklaroi se kjo situatë është diçka qesharake. Ajo tha se qëllimi mazhorancës është që të frikësojë aktivistët e opozitës të mos dalin në protesta.
Duma bëri me dije se frika e opozitës nuk është fare çështja e kryeprokurores, por me këtë gjë që i kanë bërë shqiptarëve; duhet të ketë më shumë frikë mazhoranca. Pyetjes, si ndiheni që jeni proceduar në gjendje të lirë, Duma u përgjigj se është qesharake. “Si ndihemi me situatat qesharake?! Si gjithmonë i kemi pranuar këto. Më vjen mirë që disa deputetë të PD ju gjendën aktivistëve që ishin marrë me idenë për t’i futur brenda për t’i frikësuar. Gjëja e mirë është që me asistencën dhe presionin e deputetëve të PD aktivistët kanë dalë. Frika e opozitës nuk është fare çështja e kryeprokurores. Me këtë që i kanë bërë shqiptarëve duhet të ketë më shumë frikë mazhoranca”, u shpreh Duma.
Dhjetë deputetë opozitarë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të tensioneve të shkaktuara ditën e djeshme në seancën parlamentare. Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma. Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari. Noka, Paloka dhe Duma, janë proceduar për “Prishje së rendit dhe qetësisë publike’, ndërsa të tjerët për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Prokuroria politike e Ramës proçedon deputetët e opozitës

Prokuroria politike dhe policia, me urdhër të Ramës, nis përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të opozitës që morën pjesë në protestën para Parlamentit. Sapo nisi punën Kryeprokurorja e Ramës, 10 deputetët të opozitës janë proceduar në gjendje të lirë. Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit, deputetët po procedohen nga Prokuroria, pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambientet e brendshme të Kuvendit. Ndaj tre deputetëve të PD, Flamur Noka, Grida Duma dhe Edi Paloka ka nisur procedim për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Ndaj deputetëve Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianji, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri është bërë procedim për “Kundërshtim të punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore”.
Procedimi i deputetëve është bërë me urdhër të Ramës për t’i bërë presion opozitës që të mos protestojë.
Drejtoria e Policisë së kryeqytetit thekson se, aktualisht po vijon punën për identifikimin, edhe shumë personave të tjerë, duke verifikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë për t’i përdorur si prova materiale në gjykatë.
Sapo përfundoi protesta e opozitës, policia nisi përndjekjet dhe arrestimet. Vetë policia bëri të ditur se ka arrestuar 6 protestues, por numri i të arrestuarve është shumë më i madh, pasi mjaft arrestime janë bërë edhe në disa qytete të ndryshme. Sipas policisë, ata kanë kryer veprime të dhunshme, si hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës.
Përgjatë gjithë kohës që u zhvillua protesta para Parlamentit, policia fotografoi protestuesit për t’i arrestuar gjatë natës. Krahas dhunës dhe terrorit, policia po kërcënon qytetarët me arrestime që të mos dalin në protesta paqësore.
Mijëra qytetarë u mblodhën para sallës së Parlamentit, duke kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme vetëm me votat e mazhorancës. Policia u përplas me protestuesit, duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Megjithë dhunën dhe terrorin e ushtruar nga policia, protestuesit vijuan protestën deri në përfundim të saj.
Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, kryetari i grupit të PD Edmond Spaho, nënkryetarët Strazimiri dhe Alibeaj, Halimi si dhe Sekretari Organizativ, Enno Bozdo kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Drejtuesit e opozitës kanë shkuar aty në shenjë proteste për arrestimin e aktivistëve gjatë protestës para Parlamentit.

PD thirrje Prokurorisë: Liro protestuesit

Nga Drejtoria e Policisë, deputeti i PD, Ervin Salianji apeloi Prokurorinë të lirojë 6 protestuesit që morën pjesë në protestën e një dite më parë të opozitës dhe që vijojnë të qëndrojnë në qelinë e izolimit. Ai tha se, protestuesit po mbahen në paligjshmëri. “Prokurori i ri i Republikës së Shqipërisë po nis me akte paligjshmërie, ashtu si edhe dje në sallën e Kuvendit në sy të gjithë publikut në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës u emërua Kryeprokuror i Shqipërisë. Dje, gjatë natës dhe sot gjatë ditës, protestues paqësorë të opozitës për të cilët Policia e Shtetit nuk ka asnjë provë, asnjë fakt për të gjithë, asnjë provë për paligjshmërinë e protestës paqësore. I kanë mbajtur në shkelje të ligjit sot gjatë gjithë ditës si Halitin, i cili sapo u lirua pas interesimit tonë si deputetët, por dhe gjithë strukturave të PD dhe në paligjshmëri të plotë mbajnë në qelitë e izolimit 6 qytetarë të tjerë të këtij vendi, të cilët protestuan paqësisht, por që pritet një akt nga Prokuroria për t’i liruar”, u shpreh Salianji.
Më tej, Salianji i bëri thirrje Prokurorisë që të lirojë protestuesit, pasi arrestimi i tyre është i paligjshëm. “I bëj thirrje Prokurorisë, çdo prokuror që i ka shkuar çështja e këtyre qytetarëve të bëjë lirimin e menjëhershëm të tyre dhe të mos bëhet pjesë e paligjshmërisë së akteve që ka ndërmarrë Policia e Shtetit. Ne do të jemi këtu derisa këta qytetarë të lirë, të cilët protestojnë edhe për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike, edhe për shkak të situatës së keqe në të cilën Edi Rama ka futur vendin, shkojnë dhe përfundojnë në qelitë e izolimit, ndërkohë që Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Ilir Beqaj, Qazim Sejdini dhe qindra zyrtarë të tjerë të korruptuar të kësaj qeverie me Edi Ramën në krye sillen sikur të jenë pronarë të Shqipërisë. Kjo nuk tut askënd, vetëm nxit akoma më shumë reagimin e qytetarëve për t’u bërë pjesë e rrëzimit të një qeverie, e cila tashmë ka hyrë në tirani. Dhe si çdo tirani fundi është i ditur”, tha ai.
Më herët, Policia e Tiranës njoftoi se janë arrestuar 6 protestues dhe 2 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit. Po kështu nën hetim janë 10 deputetë të opozitës, të cilët procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë. Sakaq në ndjekje është Enno Bozdo, për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

R.POLISI

Deputetja: Shefi i komisariatit më tha, “jemi polici e urdhërave”!

Deputetja Kejdi Mehmetaj, një prej protagonisteve të përplasjeve në Kuvend, tashmë edhe e proceduar penalisht nga Policia deklaroi se mazhoranca kishte orkestruar një skenar për të provokuar opozitën në seancën plenare të së hënës, ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme e përkohshme.
Në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, ajo tha e pyetur mbi procedimet e policisë ndaj saj dhe tre kolegëve të tjerë të LSI, ajo u shpreh se e priste një gjë të tillë. “Nuk u shqetësuam shumë. Nuk kemi asnjë lloj habie për situatën që ka ndodhur dje, që të mos e prisnim që sot të kishte procedim. Unë nuk e di pse e kanë bërë, as unë dhe kolegët e mi jo vetëm që nuk kemi ushtruar dhunë, por jemi dhunuar”, tha ajo.
Mehmetaj zbardhi edhe përplasjen verbale me shefin e Komisariatit të Rinasit, i cili ndaloi 8 vajza të LRI. “Isha dje në Komisariatin e Rinasit, takoj shefin e komisariatit që padrejtësisht kishte shoqëruar 8 vajza, disa prej tyre 18 dhe 19 vjeç i kishte shoqëruar me dhunë dhe fjalor fyes në komisariat me urdhër të Ramës. E pyes, cili është motivi që ti i mban dhe më tha kam marrë urdhër nga shoqëruesi kryesor i Ramës, për t’i shoqëruar. Në përfundim, pasi i liroi sërish me urdhër, i them çfarë policie jeni ju, të jep urdhër kryeministri i arreston, të jep urdhër ministri dhe i liron. Tani e kuptove që jemi polici e urdhrave, më tha. I thashë si do ndiheshe ti po t’i ndalonin fëmijët e t’u. Më tha, fëmijët e mi do t’i mësoj të mos protestojnë dhe të mos flasin.
Ndërkohë lidhur me letrën drejtuar Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Mehmetaj tha se ka pasur edhe një komunikim me Lu. “Pata një komunikim të rastësishëm me Ambasadorin amerikan, i cili më tha ndoshta interpretimi i deklaratës së tij nuk është ai që kemi perceptuar. I tregova pamjet filmike të situatave të djeshme në Parlament, çfarë ka ndodhur me kolegen Kërpaçi, videon e ndalimit të vajzave. Nuk ishte i informuar, më tha se u informua prej letrës time mbi situatat që kishin ndodhur”, u shpreh Mehmetaj.

Vjedhja e “Armos” nga Rama dhe Beso, naftëtarët e Ballshit në protestë

Qindra naftëtarë të Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë dalë sot në protestë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili ka publikuar një video të protestës së naftëtarëve. “Viktimat e vjdhjes së Armos nga Rama dhe Beso i tij në proteste!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook. Protesta është zhvilluar për të kërkuar ndërhyrjen e shtetit për pagën e papaguar të muajit nëntor dhe për mbylljen e përkohshme të punës për shkak të mungesës së lëndës së parë.
Rreth 1000 punonjës prej 15 ditësh janë të pa punë, pasi Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka pezulluar punën për të kryer remontin në repartin e Koksit, ku rreth 15 ditë më parë ndodhi një avari dhe u plagos një punonjës.
Sot punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të furnizuar me lënd të parë uzinën për fillimin e punës sipas premtimit të kryeministrit Rama që nafta shqiptare të përpunohet në Uzinën e Ballshit. Kryetari i Sindikatës, Kamber Iljazi tha se, i kërkon shtetit të marrë masa, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat në ditët në vazhdim.
“I kërkojmë shtetit të marrë masa. Do të përshkallëzojmë protestat nëse nuk merren masa. Po kështu, nëse nuk na japin pagesën do t’i vëmë flakën uzinës”, thonë protestuesit. Për shkak të defektit, rreth 1 mijë punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh kanë mbetur pa punë prej 2 javësh.

Thirrja e Stresit pas arrestimit të babait: Të qëndrojmë fort

Të gjithë ata që menduan se pas protestës së opozitës para Parlamentit do të kishte qetësi, e kanë pasur gabim. Kjo për faktin se me të rënë mbrëmja, policia ka nisur një fushatë arrestimesh të personave, të cilët ishin të përfshirë në këtë protestë. Mes të shoqëruarve në orët e vona të mbrëmjes së sotme ishte edhe Sali Lusha, një nga simpatizantët e njohur të Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht babai i reperit Stresi.
Me të marrë lajmin e shoqërimit të të atit në polici, Stresi, ka vrapuar menjëherë te Drejtoria e Policisë, ku janë grumbulluar të shoqëruarit. Por ajo që nuk pritej ishte fakti se, protesta e reperit problematik shqiptar ishte shumë civile, madje në prononcimin për “News 24”, ai u tregua shumë qytetar dhe elokuent në kërkesat e tij.
“Babain tim e kanë shoqëruar vetëm e vetëm se ka marrë pjesë në një protestë të ligjshme. Po na sulmojnë politikisht, pasi ai nuk ka bërë asgjë. Ai ishte në një protestë të ligjshme, ku duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët për të mbrojtur të drejtën e tyre. Jam këtu me vëllanë dhe po presim t’i lirojnë, ndërkohë që ju bëj thirrje të qëndrojnë fort…”, u shpreh Stresi.

Atentat me armë në Korçë dhe Himarë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë në dy atentate në Korçë dhe Himarë. Bëhet e ditur se, një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:05, në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë. Burime nga policia bënë të ditur se, shtetasi Mina Zoja, ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa nga dëshmia e këtij të fundit ka qenë një person, që ka qëlluar ndaj tij. Ky i fundit është larguar fill pas ngjarjes. Sipas burimeve, fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë. Pasi e kanë goditur, autorët janë larguar me shpejtësi. Më pas janë kthyer dhe e kanë qëlluar me armë, ku ka marrë një plumb në këmbë.
I plagosuri sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku jeton prej vitesh. Vetë i plagosuri Mina Zoja është shumë i rezervuar në dhënien e informacioneve. Aktualisht, ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shkak për plagosjen e 39-vjeçarit dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër. Policia tha se, po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ngjarja në fjalë ndodhi në rreth orës 18:05, në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë.
Po ashtu një 70-vjeçar, shofer taksie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Llogara, në fshatin Palasë. Mësohet se shtetasi B.G., është qëlluar me armë zjarri në krah nga dy shtetas të tjerë, të cilët ishin pasagjer në mjetin e tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se, Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, shofer taksie, është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krah prej dy shtetasve të tjerë, të cilët ishin pasagjer. Shtetasi B.G., është transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngricat dhe bora, shkaktojnë vështirësi në të gjithë vendin

Temperaturat e ulta, bora dhe ngricat e kanë detyruar policinë të bllokojë disa segmente rrugore për shkak se drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirësi në qarkullim. Reshjet e dëborës kanë shkaktuar kështu vështirësitë e para nga Jugu në Veri, ku Qafë Thora mbetet e bllokuar, duke izoluar banorët e Thethit.
Po ashtu është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në Qafën e Llogarasë. Trashësia e dëborës aty arrin deri në 20 cm dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Rruga ishte e bllokuar gjatë orëve të natës dhe lëvizja në këtë aks nisi vetëm pas ndërhyrjes së firmës nënkontraktore që hodhi kripë e skorje.
Gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës, dëbora nisi edhe në qytetin e Korçës. Në mëngjesin e së martës u shfaqën vështirësi momentale në disa rrugë, por të gjithë janë të kalueshme. Në Dardhë, dëbora ka arritur deri në 15 cm, ndërsa në Voskopojë deri në 10 cm. Drejt këtyre zonave malore në disa pjesë kërkohet përdorimi i zinxhirëve. Por problemi më i madh tashmë janë ngricat në rrugë pas uljes së ndjeshme të temperaturave.
Borë në male e akull në rrugë ka edhe në Qarkun e Dibrës. Drejt zonave rurale Ostren, Trebisht e Krastë udhëtohet vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës arrin disa cm. Në rrugët nacionale Peshkopi Bulqizë – Klos, Burrel nuk ka probleme. Policia e Dibrës, ndërkohë ka shtuar forcat e shërbimit në akset rrugore për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
Në efektin e temperaturave të ulta e reshjeve të dëborës mbetet edhe Qarku i Kukësit. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 3 cm deri në 15 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe 10 cm në Valbonë. Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Në të gjithë qarkun janë vënë në punë 14 borëpastruese 3 fadroma, për mbajtjen në gatishmëri të këtyre akseve. Ndërkohë në Tropojë vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e Gentian Bajram Zallin, i cili dyshohet se është vetëflijuar, duke u hedhur në lum, pasi pak ditë më parë iu dogj banesa në Tropojë.
Në Qarkun e Shkodrës mbetet e bllokuar Qafë Thora, ku trashësia e dëborës arrin në 50 cm. Në zonat e tjera malore të Malësisë së Madhe, dëbora arrin deri në 15 cm, por rrugët janë të kalueshme. Reshje debore ka edhe në Pukë, por nuk raportohen problematika.