24.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Basha: Puçi kushtetues do të zgjidhet vetëm me përballje, e sigurtë rënia e narkoshtetit

Kryetari i PD, Basha deklaroi në një konferencë shtypi se as paratë e drogës dhe as Kryeprokurorja antikushtetuese e Ramës nuk do të mund ta shpëtojnë Ramën nga përballja me drejtësinë. Basha tha se është në kontakt të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar, i cili sot është më i vetëdijshëm për atë që po ndodh në Shqipëri. Basha shprehu besim të plotë se rënia e narkoshtetit do të jetë e sigurtë dhe se puçi kushtetues nuk do të zgjidhet me procedura ligjore, por me përballje popullore.

E papreçedent në histori, revolta e komentuesve ndaj Lu në faqen zyrtare të Ambasadës

Kurrë nuk ka ndohur në këto 27 vite që nga rihapja e ambasadës amerikane që në faqen zyrtare të ambasadës të ketë një furtunë komentesh revoltuese ndaj një ambasadori të Shteteve të Bashkuara. Kjo duket ka ndodhur dje pas deklaratës së fundit të ambasdorit Lu për protestën e opozitës në mbrojtje të Kushtetutës që prek interesat e Ramës dhe mafies.

Deklarata e ambasadës së SHBA në vendin lidhur me seancën e tensionuar sot në parlament për zgjedhjen e Kryeprokurorit si rrallëherë është pritur me kritika nga qytetarët. Të shumtë janë ata që shkruajnë drejpërdrejt në facebook-n e ambasadës, duke i kujtuar ambasadorit amerikan se nuk duhet të mbajë kahun e asnjë partie, dhe gjithashtu duke shprehur rezerva për qendrimin e tij ndaj situatës politike.

Disa prej komentuesve i kujtojnë se thelbi i asaj çka ndodhi sot nuk ishin fishekzjarret apo tymueset që u hodhën në parlament, por fakti se u shkel Kushtetuta me zgjedhjen e një Kryeprokurori të njëanshëm.

Më poshtë reagimet e qytetarëve ndaj deklaratës së sotme të ambasadës që përshëndet largimin e Llallës dhe vendosjen e Kryeprorkures së re nga mazhoranca. Sakaq u mëson qytetarëve të mos dalin në protestë pasi organizohen nga politikanë që kanë frikë nga drejtësia.

Fiordi Basho Cfare reforme thoni kur kryeprokurori zgjidhet vetem nga qeveria ne kundershtim me kushtetuten. Donald Lu sapo u bere ushtari i rames keqardhje per ju.

Daniel HB Mata Por çfarë parashikon neni 148 i Kushtetutës? Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit.

Gjergji Shkrapi Po keto kane ngjare edhe gjetke ne vende me te zhvilluara se neve, cka ketu per tu cuditur….Politikanet bejne mire te kene frike por zgjedhja e nje prokuroreje vetem me votat e nje partie nuk eshte fillim i mbare…

Avdyl Blakçori Ja vut zjarrin parlamentit dhe e turpëruat shqipërin në syt e europes dhe botes mbar zoti Lu . Kaq të domosdoshme e keni pas ti jepni të drejt kriminelëve dhe trafikantëve të drogës . Nuk e kuptoj ku esht dypllomacia i një njeriu të madh kur i jep të drejten krimit . Jam shqiptar e do vdes i till . Ju jeni një dypllomat karriere neser jeni diku tjeter shpejt e harroni shqipërin . Ndersa ne jo nuk na behet vend tjeter vend Mëmë vënd akëj po . Shum pak do ja dim për nder avukatin që i bëni kriminelëve ; Faleminderit zoti Lu

Ali Vogli Pershendetje U.S. Embassy-Tirana.
2 pyetje kisha. Mendoni se me normale se protesta eshte zgjedhja e kryeprokurorit te vendit me me pak vota se krijimi i qeverise? Mos eshte koha te mendoni se po e ktheni Edi Ramen ne nje Noriega me mbeshtetjen qe po i jepni, dhe kur te vije momenti qe do duhet ta largoni, shqiptaret do kene nje fature shume te madhe ne kurriz?
Sidi Hasanaj Mos eshte gje sarkazem ky status i ambasades ne fb?! Flitet per vetingun kur kryeprokurorja u zgodh pa veting…flitet per politikane qe zihen per prokurorin e ri kur ne fakt po kerkohet te zbatohet kushteta…. Por kulmi i paradoksit eshte fakti qe ambasada amerikane rreshtohet ne krah te PS-se…partise qe per 50vjet burgosi dhe vrau kedo qe belbezonte emrin e Amerikes. Mos harroni qe burgosja e politikaneve nuk eshte qellim ne vetvete, drejtesia e ndershme dhe e pavarur eshte qellimi kryesor. Si do realizohet kjo me nje kryeprokurore qe nuk kalon vetingun dhe me 69 deputet nga 140 perfaqesues te popullit? Pse duhej te behej kjo zgjidhje kur shume me mire do ishte qe ambasada Amerikane te ushtronte presionin e saj per te krijuar KLP-ne dhe te zgjidhej nje kryeprokuror i vetuar??? Ambasadori Lu nuk duhet ta harroje kurre qe pertej emrave te pervecem te politikes, shume nga votuesit e PD jane familje qe jane burgosur madje dhe vrare nga PSSH per admirimin dhe dashurine qe kishin per SHBA-ne, si perfaqesuesja e idealeve te tyre per lirine dhe demokracine ..jane denuar me vendime gjykatash dhe me firmetare te cilet i kane femijet aktualisht ne grupin e PS-se.

E cuditeshme kjo deklarate, te gjithe thone sot eshte shkelur kushtetuta , ju mereni me ca fishekzjarre ? JAM KURIOZ, NE USA guxon presidenti te dale mbi kushtetute ?

Nuk ka shans te behet drejtesi me kete model qeverisjeje.
Mund te futen ne burg edhe disa politikan por kjo nuk eshte drejtesi.
KJO dote jete thjesht hakmarje per te forcuar kete qeveri.
Nuk mund te na shitet me sapuni per djathè

NJEANSHMERIA NUK ESHTE GARANCI PER DREJTESI
ZOTI TE ME FALE KETO JANE FJALE ZEMRE

Shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe diasporë mbështesin protestën e opozitës

Nga Avokat Naim Hasani

Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Britani e Madhe, po ndjek me interes dhe vëmendje të madhe të gjithë situatën e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Zgjedhja mes kaosit dhe tymueseve në sallën e Kuvendit, situatë që ka treguar se Shqipëria tashmë ndodhet në një moment tejet delikat. Arta Marku është zgjedhur vetëm me votat e socialistëve, aktualisht me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime kështu, kuptohet që është zgjedhur dhe votuar me një anësi të paligjshme. Arta Marku është votuar Kryeprokurore e Përgjithshme e Përkohshme, duke zëvendësuar Adriatik Llallën.

Mësohet nga mediat se Arta Marku ka bërë në Kuvend betimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ndërkohë që opozita e bashkuar ka protestuar para Parlamentit dhe brenda tij. Protesta e përbashkët e Opozitës shqiptare në Shqipëri do të vazhdojë pas Vitit të Ri. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës.

Dega e PD-së Britani e Madhe i bën thirrje të gjithë anëtarësisë dhe shqiptarëve të thjeshtë dhe të ndershëm, të mbështesë me të gjitha format demokratike dhe tërësisht ligjore, këtë protestë legjitime dhe të domosdoshme të Opozitës në Shqipëri. Vendimi për të vazhduar protestën është marrë nga këto dy forcat më të mëdha politike pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të protestës para Kuvendit dhe ne kemi vendosur të mbështesim dhe përkrahim këtë protestë.

Bëjmë të ditur se Janari është vënë si afat për nisjen e protestave. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kur ka theksuar se “Nisja e një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit. Nisja që sot e përgatitjes për një valë protestash popullore”.

Lulzim Basha ka theksuar gjithashtu se “Në raport me Parlamentin e delegjitimuar do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”. Z. Basha përsëriti akuzat ndaj Edi Ramës, që sipas tij, synon kapjen e kryeprokurorit për të mbyllur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës. “Për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të sigurojë imunitet për veten dhe familjarët e tij, për të mbyllur dosjen për Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, për të mbyllur akuzat për korrupsion për Arben Ahmetajn e Damian Gjiknurin e të tjerë”, u shpreh ai. Ritheksojmë përsëri se ne mbështesim plotësisht protestën e opozitës shqiptare dhe i bëjmë thirrje të gjithë anëtarësisë dhe gjithë shqiptarëve të mbështesin me format e tyre këtë protestë.

I bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar dhe përfaqësive diplomatike te vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë se Madhe të ndërhyjnë pranë qeverise shqiptare dhe të mos legjitimojnë zgjedhjen partiake dhe militante të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe rrëshqitjen e vendit në një precedent ligjor te rrezikshëm për demokracinë dhe proceset integruese të vendit drejt Europës së bashkuar!

Autori është kryetar i Degës së PD, Britani e Madhe

Kryengritje ndaj mafias, beteja nuk ndalet

Mijëra protestues, qytetarë të thjeshtë, të djathtë e të majtë, burra, gra e të rinj iu bashkuan thirrjeve të opozitës për të protestuar kundër emërimit antikushtetues të kryeprokurorit të ri. Teksa pritej që të niste seanca plenare, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga opozita e bashkuar e gjithë zona përballë Parlamentit u mbush me protestues. “Demokracia në rrezik”, “Prokurori i Habiljave nuk do të zgjidhet”, “Rama ik”, “Vettingu ka vdekur”, “Edi Rama dhunoi Kushtetutën”, “Qeveria= klikë mafioze”, “Krimi ka kapur qeverinë”, ishin këto disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit. Rama ishte kujdesur që të blindonte zonën e Parlamentit me një kordon të gjatë policie. Por teksa jashtë protestuesit po bënin thirrje për anulimin e procesit të votimit për zgjedhjen e kryeprokurorit, brenda në Parlament mazhoranca nisi me kokëfortësinë e numrave të votave, që në fakt nuk i kishte, procesin e gjymtuar të votimit.
Situata jashtë sallës së Parlamentit ndiqte direkt zhvillimet në seancë. Tensioni i parë i mijëra protestuesve erdhi menjëherë, pasi ish-Kryeministri Berisha nuk u lejua të flasë dhe u pengua nga gardistët. Kjo ka sjellë irritim në rradhët e protestuesve. Dukej se situata po tensionohej jo vetëm brenda sallës së Parlamentit, por edhe jashtë saj nga arroganca e treguar në sallën e Parlamentit nga Rama dhe banda e tij e Gardës. Ndërkohë deputetë të shumtë i drejtoheshin protestuesve me thirrjet për të mos lejuar kapjen e Kryeprokurorit nga mafia Rama. Në podiumin e ngritur përpara hyrjes në Parlament kanë marrë fjalën deputetë e PD dhe ata të LSI. Në një nga këto fjalime, Kryetarja e LSI ju drejtua protestuesve me thirrjet “ne para, ju prapa”. Kjo ka mjaftuar që qindra dhe mijëra protestues të marshojnë drejt Parlamentit, por jo me dhunë. Kjo ka sjellë konfrontimin e parë mes protestuesve dhe mijëra forcave policore që qëndronin në mbrojtje të Ramës. Gardhi i parë i policëve ka mundur të thyhet, por më pas numri i shtuar i forcave të policisë është shtuar dhe kjo ka sjellë edhe tërheqjen e protestuesve.
Ndërsa seanca në Parlament tensionohej dhe kulmi arriti në votimin për Kryeprokuroren e Përkohshme, menjëherë një grup deputetësh të PD kanë dalë para protestuesve. Pas fjalës së tyre bashkë me ta kanë shkuar në drejtim të Parlamentit edhe mijërat e protestuesve. Kjo ka qenë një përballje force dhe protestuesit pa dhunë kanë mundur të çajnë kordonët e policisë deri në brezin e parafundit, kur kanë mbërritur në mënyrë të shpejtë Forcat Speciale, të cilët të ndihmuar edhe nga forca të tjera policore të shumta kanë mundur që të zmbrapsin edhe kësaj rradhe protestuesit.

Protesta edhe në Parlament

Protestuesit tentuan gjatë kohës që në Parlament do të votoheshin projektligjet e rendit të ditës të hynin në Parlament. Në përfundim të seancës, opozita deklaroi se incidentet e djeshme në Kuvend janë pasqyra më e mirë se me këtë qeveri nuk mund të ketë Reformë në Drejtësi dhe qeverisje. Nga ana tjetër, ish-Kryeministri Berisha bëri thirrje që opozita të djegë mandatet për t’iu drejtuar popullit. Nuk munguan incidentet e dhunës mes policisë dhe protestuesve. Të paktën tre raste u raportuan në media. Një burrë u gjakos dhe një grua humbi ndjenjat, deputetja e LSI u dhunua. Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi denoncoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Ndërkohë që protestuesit hodhën tymuese në oborrin e Parlamentit, aksioni u koordinua dhe brenda foltores. Deputetët e PD-së hodhën disa tymuese me ngjyra gjatë kohës që po votohej kryeprokurorja e re. Arta Marku u zgjodh si pasuese e Adriatik Llallës me mbështetjen e plotë të Kryeministrit Rama dhe PS-së. Ajo mori 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime.

Rama urdhëroi Gardën kundër Berishës

Me urdhër të Ramës dhe në mënyrë të paprecedent, Garda e Republikës dje në Parlament në një akt të pashembullt tentoi të dhunonte ish-Kryeministrin Berisha. Ndërkohë që protestuesit thërrisnin jashtë rrethimit të Kuvendit “Qeveri e drogës, qeveri e krimit”, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se zgjedhja e kryeprokurorit të ri nuk do të shtyhej. Ish-Kryeministri Sali Berisha, u ngrit menjëherë të merrte fjalën në foltore, por kordoni i Gardës së Republikës nuk e lejoi Berishën të fliste teksa u përpoq ta shtynte atë. Deputetët e opozitës u konfrontuan me Gardën. Pas konfliktit Berisha mori fjalën dhe tha: “Një kryehorr, një pispisi, një fundërrinë që do sot të bëhet kryeprokuror, fut Gardën në mënyrë të pashembullt për të ndërprerë të drejtën e fjalës që e mora në përputhje të plotë me procedurën. Me këtë akt shpall luftë në Parlament! Na shpallën luftë, i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë. Kaq kisha!”, tha Berisha. Pas tij fjalën e morën Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Dy krerët e partive opozitare i bën thirrje mazhorancës të ndalte procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, pasi sipas tyre ky është fundi i Reformës në Drejtësi. Në Parlament pati një përplasje të dytë mes Gardës dhe kreut të PD-së. Pas këtij momenti, opozita braktisi sallën dhe iu drejtua protestuesve.

 

Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi. Rama Ik!

“Ky është vetëm fillimi. Ai nuk ka parë gjë akoma. Kryeprokurori s’mund të zgjidhet për të mbrojtur krimin. Rama ik. Ju bëj thirrje të gjithë grave e nënave të çohen e të mbrojnë fëmijët e tyre. Të mbrosh Kushtetutën do të thotë të mbrosh fëmijët. Sot Edi Rama dërgoi një prokuror për të garantuar veten dhe familjarët e tij që janë përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës, por dhe në krime të tmerrshme kundër njerëzimit”. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse ndaljes së Edi Ramës. “Kjo vjen si rezultat i kësaj klike të kriminalizuar, këtij institucioni kriminal të lidhur me trafikun e drogës. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe e vetme zgjidhje është të mos e lejojmë atë që Edi Rama po i bën rinisë shqiptare. Edi Rama nuk ka ndjerë ndonjëherë përgjegjësi për fëmijët e tij, kështu që jam e bindur se edhe për fëmijët e shqiptarëve nuk ka për të ndjerë ndonjëherë përgjegjësi. Është e kotë të flasësh me logjikë me të, sepse po të kishte logjikë nuk do të shkelte Kushtetutën në këtë mënyrë. Skenar nuk ka, sepse po të kishte skenar të përgatitur, do të thotë se Edi Rama zbaton Kushtetutën. Po Edi Rama vazhdon të shkelë Kushtetutën. Nuk ka skenar. Skenari i vetëm është që Edi Rama të lejojë shqiptarët të jetojnë të qetë. Meqenëse do të ikë dhe të pijë kafe në mënyrë informale me Mogherinin, më mirë le të ikë dhe të mos kthehet më. Është më e mira për të”, tha ajo.

Noka: Nuk ka forcë të krimit që mund të mposhtë revolucionin

Deputeti i PD, Flamur Noka i ka bërë thirrje policisë të largohet dhe të mos dhunojë qytetarët. Ai tha se Parlamenti është i shqiptarëve. “Edi Rama nuk përfaqëson popullin, por është në pushtet me paratë e drogës, është në pushtet me bandat e krimit. Nuk ka forcë të krimit dhe parave të drogës që mund të mposhtë revolucionin. Jemi sot më të vendosur se kurrë për t’i thënë atij horri se ai Parlament nuk është i krimit, por është i qytetarëve. I themi policëve, largohuni, mos ushtroni dhunë mbi qytetarët”, tha Noka. Nga ana tjetër ai është shprehur se është fare e thjeshtë arsyeja që e çoi Ramën në këtë zgjedhje të kryeprokurores, frika nga dosjet që e rrethojnë. “Sikleti më i madh i Ramës është dosja e Saimir Tahirit. Kjo dosje që e ka mbytur Edi Ramën, është arsyeja pse ai mbërriti deri në këtë pikë, ku shkelmoi Kushtetutën dhe kapi dhe pushtetin e fundit që është ai i drejtësisë. E kapi sot për të ruajtur kokën e tij dhe për ta përdorur më pas si kobure të mbushur kundër opozitës. Kemi dosjen Tahiri, kemi dosjen e Xibrakës, ku është i kapur vëllai i kryeministrit kokë e këmbë”, deklaroi Noka.

Mediat e huaja: Përplasje të forta në Shqipëri për zgjedhjen e kryeprokurorit

Prestigjiozja “Ëashington Post”, si dhe media të tjera të huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës duke e konsideruar atë si një përplasje për të mos lejuar zgjedhjen e një kryeprokurori në shkelje të Kushtetutës. Policia shqiptare u përlesh me mbështetësit e opozitës, të cilët u përpoqën të hyjnë me forcë në Parlament për të ndaluar votimin për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm të hënën, shkruan “Neë York Times”. Rreth 3,000 protestues, duke mbajtur flamuj të BE-së dhe SHBA-së dhe me slogane antiqeveritare u mblodhën jashtë godinës së Parlamentit për të dënuar zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të cilën e quajnë antikushtetuese. Policia shtyu protestuesit pasi ata thyen kordonin e parë të sigurisë jashtë Parlamentit, ndërsa demonstruesit hodhën tymuese në drejtim të forcave të policisë. Sipas raportimeve të mediave vendase, disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve. Ligjvënësit e opozitës gjithashtu hodhën tymuese brenda Parlamentit, por legjislatorët qeverisës arritën të votonin dhe të zgjidhnin Arta Markun si kryeprokurore me 69 vota nga Partia Socialiste në pushtet. Dy deputetë votuan kundër emërimit dhe dy të tjerë abstenuan, ndërsa opozita bojkotoi votimin. Edhe ceremonia e shkurtër e betimit të Arta Markut pas votimit u mbajt nën një re tymi. “Ky është fillimi i kryengritjes popullore”, tha lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para përfundimit të protestës, por pa dhënë shpjegime se si do të vazhdonte kjo kryengritje, shkruan “Neë York Times”. Ish-lideri demokrat Sali Berisha gjithashtu përmendi “djegien e mandateve të deputetëve” megjithëse nuk sqaroi se si do të arrihej kjo gjë. Opozita shqiptare – e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim- deklaron se Parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë një prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe duhet të presë për krijimin e komisionit për të zgjedhur kreun e Prokurorisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se komisioni do të krijohet në javët e ardhshme, por se “një institucion kaq i rëndësishëm si zyra e prokurorit të Përgjithshëm nuk mund të mbetet bosh as edhe një ditë”. Socialistët gjithashtu bazojnë vendimin e tyre për të zgjedhur një kryeprokuror të përkohshëm në një interpretim të Kushtetutës së vendit që ata kërkuan dhe morën nga misionet e asistencës ligjore të BE-së dhe SHBA-së në Shqipëri.

“Washington Post”: Përplasje në Shqipëri

Prestigjiozja “Washington Post”, si dhe media të tjera të huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës duke e konsideruar atë si një përplasje për të mos lejuar zgjedhjen e një kryeprokurori në shkelje të Kushtetutës.

Tahiri i drejtohet Gjykatës së Apelit, kërkon pasaportën

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk pajtohet me masën e bllokimit të pasaportës vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Me anë të avokatit Maks Haxhiaj, ish-ministri i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të shfuqizuar vendimin. Sipas mbrojtësit, gjykatësja Liljana Baku nuk e ka marrë masën bazuar në prova të reja, por mbi dosjen e sjellë nga Prokuroria italiane për çështjen “Habilaj”. Në ankimim sqarohet se, Tahiri nuk ka rrezik largimi jashtë vendit dhe as të prishë provat. Pritet që gjatë javës së ardhshme Gjykata të marrë në shqyrtim kërkesën e deputetit.
Katër ditë më parë, gjyqtarja Liljana Baku dëgjoi e pyeti edhe të dyshuarin Tahiri për vendimin në mungesë të shpallur në 9 dhjetor, që e ndalon të dalë jashtë vendit. Pavarësisht kundërshtimit, Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e saj për t’i ndaluar daljen jashtë vendit.
Për dy episode, atë të përgjimeve ambientale në Itali, ku Habilajt lakojnë emrin e Saimir Tahirit për dhurata dhe për patentat e gjetura në mjetin e Orest Sotës, ish-ministri tha: “Nuk kam asnjë tromaksje sa i takon dy patentave që janë gjetur në makinë dhe që dy persona flasin për emrin tim. Unë nuk do doja t’ju shikoja ju apo këdo tjetër këtu vetëm, sepse gjenden patenta pa patur asnjë provë tjetër. Kështu janë përmendur edhe emra gjyqtarësh, madje i kryetarit të Gjykatës së Lartë për t’u korruptuar”.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Prokuroria pretendon se në përgjimet e dosjes italiane përmendet emri i Saimir Tahirit, i cili dyshohet se ka ndihmuar grupin e “Habilajve”, në kultivimin dhe trafikun e kanabisit. Gjithashtu, ai ka marrë nga ata pagesa dhe dhurata të ndryshme, të cilat janë përmendur në biseda mes trafikantëve.

 

Tahiri, Seiti e Habilaj, një hetim më vete në Katania

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të tjerë persona në hetim janë pjesë e një dosje të pambërritur në Gjykatë. Gazetari Basir Çollaku shkruan në një postim në Facebook se, dosja që ka ikur për në gjyq të premten në Katania nuk ka emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjithashtu në këtë dosje nuk është ende për gjykim as Nazer Seiti, i quajtur “financieri”, i cili është i arrestuar dhe gjendet në burg në Tiranë. Saimir Tahiri po hetohet veçmas me Nezar Seitin, Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj nga Prokuroria e Katanias. Deri më tani “pengesë” për të mbyllur hetimet është bërë mosekstradimi i Nazer Seitit nga Shqipëria për në Itali.
“Sot në Gjykatë ka mbërritur dosja për “financierin” nga Italia, ku kërkohet ekstradimi. Hetimi me metoda speciale është shumë i rezervuar në nxjerrjen e të dhënave të dosjes, pasi italianët nuk kanë qenë besimplotë gjatë procesit të deritanishëm. Gjykata do të caktojë një seancë ditët e ardhshme për të vendosur ekstradimin. Ndërkohë i arrestuari e ka dhënë pëlqimin dhe është dakort të gjykohet në Katania”, shkruan Çollaku.

Dosja hetimore

Prokuroria e Katanias ka mbyllur hetimet paraprake për të dyshuarit si pjesëtarë të bandës së Moisi Habilajt. Katër persona, mes tyre ai që njihet si financuesi i bandës, Nezar Seitaj, po procedohen të veçuar. Ndërkohë hetimet paraprake po vazhdojnë për persona të paidentifikuar. Çfarë do të thotë kjo? Shpjegimin e jep avokatja e njërit prej të arrestuarve. Prokuroria e Catanias ka përfunduar të ashtuquajturat hetime paraprake për 15 të hetuar të grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj dhe Antonino Riela. Por hetimet vazhdojnë për persona të tjerë, të paidentifikuar. Për këta 15 persona Prokuroria u ka vënë në dispozicion avokatëve të tyre dokumentacionin e plotë të hetimit. Çfarë do të thotë kjo? Vinenza Pirracchio është avokate e të njëri prej të akuzuarve, Gianluca Passavantit.
“Me mbylljen e hetimeve paraprake nuk do të thotë që nuk mund te zhvillohen me hetime. Ky moment shërben për mbrojtjen, e cila mund të marrë në zotërim të gjitha aktet, të hetuarit mund të kërkojnë dhe që të merren në pyetje nga Prokurori dhe të japin deklarimet e tyre. Me njohjen e akteve të hetimit të deritanishme, i jepet dhe mundësia për të zgjedhur strategjinë më të përshtatshme të mundshme. Ky vendim nënkupton vetëm këtë gjë. Nuk do të thotë që hetimet nuk vazhdojnë, sepse sigurisht që mund të vazhdojnë dhe nga elementet e mbledhura mund të hapen dhe pista të reja hetimi. Në këtë moment, avokatëve dhe të dyshuarve i vihen në dispozicion të gjitha dokumentet dhe më pas shihet strategjia që do ndiqet. Mund të kërkohet ballafaqimi, ose mund të kërkohet dhe që të gjykohet me aktet si janë, pra pa dëgjuar dëshmitare në një proces publik dhe në këtë mënyrë i ulet 1/3 e dënimit”, tha Vincenza Pirracchio, avokate.
Sipas dokumentit të Prokurorisë së Catanias, që “Top Channel” e disponon, 4 të dyshuar, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj po hetohen të veçuar nga kjo dosje.
Avokatja Pirracchio shpjegon arsyet: “Mund të jetë që prokurorët, duke verifikuar dokumentet e deritanishme, e kanë parë të paarsyeshme për t’i dërguar për gjykim këta persona. Por në këtë rast, kur po flasim për një organizatë dhe kur prokurorët mendojnë se ajo mund të jetë krijuar në një shtet tjetër dhe ai vend, vijon të mbajë qendrën e aktivitetit kriminal, autoritetet italiane mund edhe të kenë vendosur që për sa i përket atyre pozicioneve, të dërgojë aktet e hetimit për kompetencë autoriteteve të vendit ku dyshohet se pjesa e parë e krimit është kryer”, tha Vincenza Pirracchio.
Pas përfundimit të afatit 20 ditor, pritet që Gjykata e Catanias të caktojë dhe datën e zhvillimit të seancës paraprake, ku do të vendoset nëse të gjithë të dyshuarit do të kalojnë në gjykim apo jo. Enigmë mbeten emrat që janë në fazë paraprake hetimi, që Prokuroria e Catanias nuk i bën publike.

Mbyllja e hetimeve paraprake

Prokuroria e Katanias ka mbyllur hetimet paraprake për bandën e Habilajve. Mediat në Itali shkruajnë se, pjesë e dosjes janë 15 persona, mes tyre edhe Moisi Habilaj jo vetëm se akuzohet si koka e bandës së trafikut të drogës, por është kreu i bandës së trafikut të drogës, por edhe për lidhjet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjatë orëve të fundit me firmën e prokurorit Carmelo Zuccaro, Prokuroria e Katanias ka informuar mbylljen e hetimeve ndaj 15 persona të konsideruar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Por ndryshe nga vendimi i mëparshëm i muajit tetor i marrë nga Prokuroria e Katanias, në listën e personave të vënë nën hetim janë shtuar emra të rinj e janë hequr emrat e 5 shtetasve shqiptarë.
Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29.07.2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa Dei venti” është kërkuar arrestimi ndaj 12 personave.
Vendimi i marrë gjatë orëve të fundit nga Prokuroria e Katanias ka zyrtarizuar vënien nën hetim vetëm për 7 persona nga kjo listë, duke lënë jashtë saj shqiptarët Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Armand Sulaj, Nezar Seiti e Tigrens Mezuraj. Shtetasi Nezar Seiti është arrestuar në Shqipëri e po hetohet nga autoritetet shqiptare.
Për herë të parë pas publikimit të lajmërimit të Prokurorisë së Katanias për mbylljen e hetimeve ndaj personave të përfshirë në operacionin “Rosa Dei Venti” mediat prestigjioze italiane si “La Repubblica” përcjellin informacionin se kreu i këtij trafiku droge është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, në këtë funksion deri në muajin mars të 2017.
Sipas mediave shqiptare është Prokoruria shqiptare, në bazë të dëshmive të Dritan Zaganit, në fund të muajit tetor që i ka kërkuar Prokurorisë italiane, nisjen e hetimeve ndaj ish-ministrit shqiptar. Ditët në vazhdim e nisja e seancave gjyqësore ndaj personave të hetuar do të jetë përcaktuese mbi këtë skandal që ka përfshirë gjatë muajve të fundit politikën shqiptare.