16.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025

Nuk do ta lëmë të ardhmen në duart e krimit

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se, nga sot Edi Rama është vetëshpallur kryeprokurori i Shqipërisë. Përmes një prononcimi mediatik, Alibeaj u shpreh se ai ka kohë që bën shaka me shqiptarët dhe që nuk tregon minimumin e respektit për opozitën, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për aspiratën e shqiptarëve, të cilët duan të integrohen në Bashkimit Europian. “Respektimi i Kushtetutës i faktit që drejtësia duhet të jetë e pavarur, që në momentin që mazhoranca votoi si kryeprokuror Edi Ramën, nuk mund të flasim më për drejtësi. Protesta e opozitës është për mbrojtjen e Kushtetutës me çdo kusht dhe mbi të nuk ka asgje, mbrojnë të drejtën e tyre, në një vend minimalisht civil dhe nuk duan t’ja lënë krimit që të mbizotërojë, këto ishin dilemat që ka pasur opozita dhe populli sot, do tia lëmë të ardhmen krimit apo do ta mbrojmë. Këto hapa konsistojnë për të parë kushdo deligjitimimin e Parlamentit, nga ky moment, me një qeveri, e cila ka vetëm një hall të jetë Edi Rama prokurori i përgjithshëm, me një Parlament të mbushur me kriminelë. Do të marrim masat në porpocion me atë që kërkon situata aktuale me të ardhmen e këtij vendi. Kjo çështje është përtej mureve të Parlamentit, prek çdo shqiptar, janë të drejtat e çdo shqiptari, ky njeri që ka marrë të gjitha pushtetet në një dorë. Reagimi i opozitës ka filluar nga momenti kur këta gjynahqarë nxorrën ca memo dhe filluan një proces për të zgjedhur prokurorin. Ne kemi çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por kjo mazhorancë nuk pyet për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne do t’i vazhdojmë rrugët politike dhe parlamentare, në mënyrë paralele, për të ruajtur atë që është vlera bazike e shqiptarëve, Kushtetuta”, shprehet Alibeaj. Ai është shprehur i habitur me deklaratën e Ambasadës amerikane që deklaroi se Reforma në Drejtësi po zbatohet dhe se populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. “Unë habitem nga një deklaratë e tillë, sepse ajo farsë duhej të kishte bërë përshtypje në një vend që kërkon drejtësi jo të kapur politikisht”, tha Alibeaj. Më pas, Alibeaj u shpreh se është dhunuar Kushtetuta sot dhe se kryeministri është dhe Kryeprokuror tani, i cili do të mbyllë dosjet e krimit të qeverisë së tij. “Ja arritëm ditës që kryeministrin ta kemi edhe kryeprokuror, sot kemi një Kushtetutë të thyer, sot kemi një vend, i cili i dha një goditje të fortë Reformës në Drejtësi, sepse për këdo do të ishtë fyerje nëse do të besonte që kryeministri është kryeprokuror dhe do të vendosi drejtësi. Dramë e madhe dhe sot tregoj qartë dhe saktë se çfarë synimi ka pasur. Kemi Prokuror të Përgjithshëm Edi Ramën, i cili do të mbylli dosjen e Tahirit. Sapo filloi procedura e zgjedhjes së prokurorit patëm uzurpim. Që në momentin e parë dihej se cili do të ishte emri i Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Alibeaj.

Vasili: Demokracia në rrezikun më të madh

 

“Kryeministri është edhe kryeprokuror!” Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, e ka përmbledhur me vetëm 4 radhë, frytin që prodhoi nisma e qeverisë për zgjedhjen e njëanshme të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. “Sot Vettingu vdiq! – shkruan Vasili. – Deputetë të kapur të Edi Ramës zgjedhin kryeprokurorin e partisë pa Veting. Kryeministri është sot edhe kryeprokuror. Demokracia, në rrezikun më të madh”. Deklarata e Vasilit vjen në kulmin e një dite zhvillimesh të furishme politike, kur palët janë angazhuar për ta vijuar më tej përballjen: Grupet parlamentare të PD dhe LSI janë mbledhur sëbashku për të marrë vendim se çfarë hapash do të ndjekin në vijim, përfshirë diskutimin e propozimit të Berishës për djegien e mandatave dhe nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar daljen në një konferencë shtypi.

Koncesionet, tranferohen 221 milionë euro

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Kompanitë e huaja që kanë aktivitet në Shqipëri transferuan 221 milionë euro përgjatë 9 muajve të këtj viti, në formën e pagesave të dividendëve, ose si pagesa interesash. Shifra bëhet e ditur në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë. Vetëm përgjatë tremujorit të tretë u transferuan rreth 60 milionë euro. Fluksi dalës në tremujorin e tretë prezantohet në formën e pagesave të dividendëve dhe fitimit të riinvestuar (44 milionë euro) si dhe pagesa interesash (15 milionë euro), raporton Banka e Shqipërisë.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transferimi i fitimeve është rritur me 47%. Ky është niveli më i lartë i arritur në 7 vite, që nga viti 2010. Në periudhën 2008-2010, fitimi i transferuar arriti në nivele rekord (240-280 milionë euro për 9-mujorin) për shkak të fitimeve të larta të operatorëve kryesorë të telefonisë së lëvizshme Vodafone dhe AMC (sot Telekom Albania). Në vitin 2008, të dy operatorët së bashku deklaruan fitime prej rreth 200 milionë euro, një pjesë e madhe e të cilave shkoi si dividend tek mëma gjatë 2009-ës, kur raportohet dhe niveli më i lartë i fitimeve të transferuara. Më pas, me shtimin e konkurrencës, fitimet e kompanive celulare ranë ndjeshëm, për të zbritur në 9 milionë euro fitime në 2015-ën dhe vetëm 4 milionë euro në 2016-ën, sipas të dhënave të deklaruara në bilancet përkatëse.
Edhe bankat raportuan në 2016-ën përgjysmim të fitimeve. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, sipas standardeve ndërkombëtare IFRS (mbi bazë të të cilit bankat paguajnë tatimfitimin), fitimi i sistemit në total ra me 74%, si rrjedhojë e humbjeve të mëdha të deklaruara nga disa banka, si Raiffeisen, Alpha, Veneto. Megjithatë disa banka, si BKT dhe Intesa kanë deklaruar në 2016-ën fitime të larta prej përkatësisht 62 dhe 20 milionë euro.
Por, teksa operatorët celularë dhe bankat nuk po kalojnë ditë shumë të mira, janë koncesionet e dhëna dekadën e fundit që po lulëzojnë dhe një pjesë e rëndësishme e fitimeve po transferohet jashtë. Në vitin 2016, sipas bilanceve përkatëse, koncesioni i Aeroportit të Rinasit deklaroi 17 milionë euro fitime, koncesioni i pasaportave Aleat, 8 milionë euro, koncesioni i skanimit S2 Albania, 3.4 milionë euro, ai i terminalit të Durrësit 3 milionë euro etj.

Shitjet jashtë vendit, 63% janë rieksporte

Mallrat e eksportuar nga Shqipëria gjatë periudhës janar-tetor 2017 arritën vlerën e 225.4 miliardë lekëve sipas të dhënave zyrtare nga doganat, por vetëm 86 miliardë lekë nga kjo vlerë janë eksporte definitive dhe pjesa tjetër prej 137 miliardë lekësh, apo rreth 63% janë rieksport.
Të dhënat tregojnë se, eksportet “Made in Albania” që realizojnë ciklin e mbyllur në vendin tonë janë rritur me ritme më të shpejta (14%) se rieksportet (13%) në raporte me janar-tetor 2016.
Rritja e eksporteve definitive që kanë vlerë të shtuar në ekonominë vendase janë ndikuar këtë vit nga rritja e eksporteve të hekurit dhe materialeve të ndërtimit.
Grupi i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, që për 10-mujorin ka shënuar dhe rritjen më të madhe në vlerë absolute me rreth 10 miliardë lekë (nga 27 miliardë lekë që ishte rritja në total e eksporteve), duke arritur në 36 miliardë lekë (+39%). Kurum, prodhuesi i çelikut, ndonëse në falimentim po vijon punën pas planit të riorganizimit, ndërsa ka një gjallërim të industrisë së çimentos dhe materialeve të ndërtimit. Pesha e këtij grupi ka arritur në 16%, pothuajse sa ajo e “minerale, lëndë djegëse dhe energji”. Gjithashtu eksportet e produkteve definitive janë nxitur nga shitja jashtë vendit e prodhimeve bujqësore, të cilat për 10-mujorin u rriten me 17 për qind.
Megjithë rritjen dyshifrore të eksporteve me cikël të mbyllur, rieksportet me mall porositësi dominojë. Këto përfaqësohen nga industria fason, e cila prej gati dy dekadash nuk po mundet të përparojë për të rritur vlerën e fitimit që mbetet brenda Shqipërisë.
Industria ka mbetur peng i porosive të industrisë italiane të tekstilit edhe pse shembujt që kanë realizuar vetë ciklin e mbyllur kanë rezultuar mjaft pozitivë.
Në kuadër të procesit të integrimit në BE, prodhuesit shqiptarë kanë përgatitur një paketë me kërkesa ndaj qeverisë shqiptare me qëllim që ata të merren në konsideratë në vitin 2018. Krijimi i markave “Made in Albania” do të jetë shpëtimi i ekonomisë shqiptare thotë Arben Shkodra, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Lehtësimi i kostove ndaj prodhimeve unike shqiptare duhet të merret në konsideratë, jo vetëm për stimuluar bizneset e sektorit dhe eksportit, por për të orientuar modelin e rritjes së ekonomisë.

Basha: Përmbysje diktaturës së krimit

Kryetari i PD, Basha e konsideroi vendimin e Parlamentit një puç kushtetues për të mbrojtur të inkriminuarit që e rrethojnë në qeveri dhe pushtetin lokal. Ai përshëndeti mijërat e protestuesve përpara Parlamentit.
“Parlamenti ka konsumuar një puç kushtetues. Edi Rama ka konsumuar dhunimin e Kushtetutës për të mbrojtur Sajmir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, ministrat e tij të korruptuar dhe vetë, veten e tij.
Opozita ka mbajtur qëndrimin e saj. Qytetarët i janë bashkuar, dua t’i përshëndes, i përgëzoj dhe i falenderoj nga zemra. Sot i kemi treguar mbarë vendit dhe gjithë shqiptarëve dhe gjithë faktorit ndërkombëtar, se ne nuk jemi dhe nuk do të bëhemi kurrë fasadë e autokracisë kriminale.
Shpërbërja e krimit në pushtet dhe pushtetit të lidhur me krimin, sapo ka filluar dhe opozita do të vazhdojë me vendosmëri, me besim të madh, këtë rrugë në krye të qytetarëve të bashkuar për demokraci dhe liri.
Askush të mos kujtojë se ne do të rrimë duarkryq e do të pranojmë kokëheshtur puçin kushtetues për llogari të krimit. Do të pranojmë kryeprokurorin e Habiljave, Balilajve, Tahirit, Dakos, do të pranojmë Edi Ramën të sundojë këtë vend për pasurimin e tij, dhe pushtetin e tij, duke shkelur mbi shqiptarët dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha Basha.
Ai paralajmëroi se rruga e vetme e shqiptarëve të bashkuar është përmbysja e diktaturës së krimit.
“Në më pak se dy ditë juve iu përgjigjët thirrjes së opozitës dhe unë dua t’ju falenderoj nga zemra për praninë, vendosmërinë, betejën tuaj epike sot. Me ne janë qindra, mijëra shqiptarë që njësoj si ne, nuk mund të pranojnë kurrë një narkoshtet me një narkokryeministër, me një narkokushtetutë, me një narkokryeprokuror.
Fillimi i lëvizjes sonë për të rikthyer kushtetueshmërinë për reformën e vërtetë në drejtësi, për drejtësinë e pakapur politike, është fillimi i një rruge pa kthim, për përmbysjen e diktaturës së krimit”, tha Basha.

Basha në Parlament: Urdhëri i popullit, binduni

Sot është një ndër ditët më dramatike për këtë Parlament, një nga ditët më të rënda për demokracinë 27-vjeçare, një nga ditët më të vështira për qytetarët shqiptarë që duan një vend demokratik, ku respektohet Ligji dhe Kushtetuta.
Sot, në dhunim flagrant të Kushtetutës, shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Akoma më keq, që e ka të ndaluar ta prekë, e ka të ndaluar t’i afrohet. Kjo është një seancë antikushtetuese.
Sot në mënyrë tinzare ju po bëheni gati për një grusht të mirëfilltë shteti.
Prej shekujsh, Perëndimi, Europa, SHBA, shembujt e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e kanë sanksionuar qartë, ndarjen e pushteteve si themelin e demokracisë, si themelin e vetë lirisë së çdo individi.
Legjislativi, ekzekutivi dhe drejtësia, janë dhe duhet të jenë të ndarë nga njëri-tjetri. Kjo është arsyeja se pse Kushtetuta e Shqipërisë dhe Reforma në Drejtësi, e cila është e gjitha e mishëruar në këtë Kushtetutë, ia ndalon shprehimisht, një force të vetme politike emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nenet e kësaj kushtetute janë të qarta dhe ju jeni paralajmëruar vazhdimisht gjatë këtyre javëve të zeza për demokracinë, për kushtetutshmërinë dhe për Reformën në Drejtësi, të mbani duart larg pushtetit të tretë, pushtetit të drejtësisë.
Jeni paralajmëruar të mos vazhdoni më pengimin dhe bllokimin e hetimeve për Sajmir Tahirin, për Vangjush Dakon, për Qazim Sejdinin, për dosjet e korrupsionit të ministrave për koncesionet, për inceneratorët, për qindra milionë euro të shqiptarëve, të vjedhura e të shpërdoruara sipas dokumentave zyrtare të këtij shteti. Por ju jeni të vendosur të shkelni Kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj, për të mbrojtur pushtetin tuaj të paligjshëm dhe për të mbrojtur pasuritë tuaja.
Ky është çasti i fundit ku në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni!
Kushtetuta është arsyeja përse ekziston ky Parlament, dhe jo anasjelltas. Ky është urdhëri i popullit, bindjuni atij, ose përndryshe përballuni me pasojat!

Rama meriton një tjetër përgjigje

Basha i kërkoi kreut të Kuvendit që të mos lejojë shkeljen e Kushtetutës, përndryshe opozita brenda dhe jashtë Parlamentit do të kishte një tjetër përgjigje.
“Gramoz Ruçi, Ke një kërkesë të drejtuar nga unë në emër të gjithë opozitës parlamentare, ke një kërkesë me shkrim institucionale nga tre grupet parlamentare opozitare. Dhe jo vetëm kaq. Është detyra jote, e gjithësecilit prej nesh në këtë sallë të mos lejojmë dhunimin e Kushtetutës.
Kushtetuta është arsyeja pse jemi ulur sot këtu. Kushtetuta është arsyeja pse ka Parlament dhe jo Parlamenti pse ka Kushtetutë. Kushtetuta ta ndalon shprehimisht të bësh aktin që ke futur në rendin e ditës, kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm me votat e një partie politike. Reforma në Drejtësi ta ndalon të kapësh Prokurorin e Përgjithshëm, Reforma në Drejtësi që kaloi me 140 vota dhe me përkrahje politike totale kombëtare dhe ndërkombëtare ta thotë shprehimisht se Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet me më pak se 3/5 e votave se Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet pa vetting. Ndaj, kërkesat i ke dhe mbi kërkesat ke urdhrin sublim të sovranit, të shkruar në Kushtetutë të zezë mbi të bardhë, tërhiqu nga shkelja e Kushtetutës, tërhiqu nga tentativa për puç kushtetues, përndryshe opozita brenda dhe qytetarët jashtë nuk kanë rrugë tjetër, por të qëndrojnë me të gjitha forcat dhe mjetet në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Basha, duke iu drjetuar mazhorancës, e cila nuk kishte asnjë reflektim.

Rama si Hitleri

Basha tha se, reagimi i Ramës dhe PS është një shkatërrim i pluralizmit politik, ndërsa e krahasoi Ramën me Hitlerin. Ju shikoj, unë, ju shikojnë shqiptarët, ju shikon bota, dhe më në fund e kuptojmë se sa qesharakë jeni kthyer, se çfarë skllavërie të krimit ju ka kaptuar shpirtin. Si mundet të ngrehni kartonat ju në një votim të thjeshtë procedure për të shkelur Kushtetutën. Edhe Adolf Hitleri u kujdes për forma më shumë se ju, kur shkatërroi pluralizmin politik dhe demokracinë gjermane, me konsekuence fatale për botën dhe Europën, edhe për vendin tonë. Kush mendoni ju se jeni?! Të ngreni kartonat për të ndryshuar me vullnetin tuaj të ndrydhur nga paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit vullnetin e shqiptarëve që e përfaqëson vetëm Kushtetuta e Shqipërisë. Nuk ka shans!

“Dhëmb për dhëmb me horrin që i shpalli luftë opozitës”

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti. Një deputeti i jepet fjala, një kryehorr, një pispisi, një fundërrinë që do sot të bëhet kryeprokuror, fut Gardën në një akt të pashembullt për të ndërprerë të drejtën e fjalës, të cilën e mora në përputhje të plotë me procedurën. Me këtë akt, ky horr shpall luftë në Parlament dhe të jetë i bindur që do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb dhe fije për fije kryepisit të Shqipërisë, kryehorrit të Shqipërisë, atij që kërkon sot të bëhet edhe kryeprokuror i Shqipërisë.
Kushtetuta jua thotë qartë; nuk e keni këtë të drejtë! Ju doni ta merrni me zor! E pra dijeni se gardianët e Kushtetutës, qytetarët shqiptarë, kanë çdo të drejtë të marrin në dorë fatin e tyre, nëse ky Parlament dhe kjo shumicë kukull e krimit dhe e drogës vendos të shkelë dokumentin themeltar që ndaj të drejtën nga e keqja, paqen nga lufta.
Ne nuk do të lejojmë në asnjë sekondë të kthehemi në një fasadë të këtij veprimi antikushtetues. Thirrini mendjes, tërhiquni tani nga shkelja e Kushtetutës përndryshe do të përballeni me të gjitha pasojat që përballet autokrati kriminal kur shkel urdhrin e sovranit. Kushtetuta është urdhër i popullit dhe ju keni detyrimin e padiskutueshëm t’i bindeni e ta zbatoni. Tërhiquni tani nga shkelja e Kushtetutës ose përndryshe deklaroni vdekjen përfundimtare të këtij Parlamenti.

Berisha: Djegie solemne e mandateve

Ish-Kryeministri Berisha bëri thirrje dje për djegien e mandatave të deputetëve të opozitës dhe një përgjigje të fortë ndaj narkoqeverisë. Ish-Kryeministri, në një rast unikal nuk u lejua që të flasë në Parlament nga Garda e Repubikës me urdhër të Ramës, ndonëse fjala i ishte dhënë nga Kryetari i Parlamentit. Kjo solli një përplasje të fortë mes deputetëve të PD në Parlament me Gardën dhe pjesë e kësaj përballje direkte ishte edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili arriti të marrë fjalën në podium.
Berisha e konsideroi reagimin e banditëve të Ramës si një pritë që ishte bërë ndaj tij. “Së pari, nëpërmjet jush dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i Parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua.
U nisa drejt platformës për të thënë tre minuta fjalët e mira për procedurë. Edi Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit. Pra, pasi kryetari i jep fjalën, një cub, një fundërinë pa asnjë moralitet njerëzor e pa asnjë parim urdhëron rojet dhe dalin për të më penguar”, tha Berisha

– Kush e bëri këtë?

Vetëm Edi Rama e bëri këtë, nuk e bëri Gramoz Ruçi. Kjo ka një domethënie, se kjo opozitë me këtë Parlament e dhunuar në këtë shkallë ekstreme, nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta, me këtë që bëri sot Edi Rama dhe emërimin e tij si prokuror i përgjithshëm, të marrë çdo vendim për të përmbysur narko-regjimin e Edi Ramës.
Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen, nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga mbarë Shqipëria për të mbrojtur Parlamentin e tyre, Kushtetutën e tyre. Në Parlament, me banditë të cilët vënë prita deputetëve, mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo, sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Parlament.

– Eshtë vendim grupi zoti Berisha, nuk do të ktheheni më në Parlament?

Këto vendime i merr grupi, unë po flas si Sali Berisha. Unë po bëj deklaratën time, që në këtë Parlament në këto kushte opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj dhe bëhet një horizont i pakapshëm kur asaj i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat më elementare të saj.

– Zoti Berisha, do ta çoni në Kushtetuese?

Jo, unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj proçesit. De fakto sot është Edi Rama kryeprokuror, sot Noriega u zgjodh prokuror. Por unë nuk mund të mos u thoja shqiptarëve se rruga e vetme e përmbysjes së narko-shtetit është ndarja me të keqen, dhe e keqja më e madhe e Shqipërisë pas Enver Hoxhës është Edi Rama dhe narko-qeveria e tij.

– A është kjo protestë e sotmja për të mbrojtur Kushtetutën apo Adriatik Llallën?

Në mënyrë absolute dhe kategorike kjo ska asnjë lidhje me Adriatik Llallën, ka lidhje me mbrojtjen e Kushtetutës, kushtetueshmërisë, ka lidhje me Vettingun që iu premtua shqiptarëve dy vite rresht dhe tani i bënë menderen mbi… Ka lidhje me mbrojtjen e atyre neneve të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë se si zgjidhet prokurori i përgjithshëm, ka lidhje me protestën ndaj një mafieje të rrezikshme që ka mbërthyer vendin.
Imagjinoni vetëm një moment: Një shoqëri civile, e tëra sorosiane, e tëra e megaspekulantit të botës George Soros, për gjashtë muaj nuk solli një njeri dhe e la pa krijuar KLP dhe sot u dorëzuan kandidaturat, pasi kryen misionin e tyre të ndyrë mafioz. Të gjitha këtyre opozita nuk mund t’u japë përgjigje po nuk u nda me të keqen me forcën më të madhe dhe të përqafojë ata qytetarë, të cilët çështë e vërteta janë të gatshëm të fshijnë nga karta e kufira, fundërrina, mafie dhe çdo gjë tjetër e të pastrojnë këtë vend.

– Zoti Berisha, kur flisni për djegie mandatesh keni parasysh bojkotin e Parlamentit?

Jo bojkot, asgjësim mandatesh, do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet.

-Zoti Berisha, jemi para hapjes së negociatave, a nuk do ishte më mirë që këtë ta zgjidhim përmes ligjit, duke e dorëzuar në kushtetuese dhe jo përmes djegies së mandateve?

Edi Rama a mos e bllokoi para se të shkonte të mashtronte në Bruksel dhe sapo shkoi mashtroi në Bruksel u kthye dhe e vuri? Edi Rama nuk do negociata, Edi Rama do pushtetin e tij të drogës.
Dhe në kushtet kur Parlamenti nuk respekton as një rregull, as rregullin më elementar, të drejtën e procedurës, kur kryetari ia jep deputetit, dhe mbi kryetarin i nxjerr pritën në foltore, atëherë ai nuk është më Parlament, por është vetëm turp me të cilin duhet ndarë një orë e më parë, dhe garantoj se vetëm ndarja me të keqen është rruga e përmbysjes së narko-shtetit.

Si falsifikoi Balla votat për zgjedhjen e kryeprokurores

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është kapur dje në flagrancë, duke vjedhur votat në sallën e Kuvendit teksa votohej për Prokuroren e Përgjithshme. Siç shihet nga kjo foto, por edhe nga procesverbali i votimit, rezulton se deputetët e PD, Genc Pollo dhe Andon Frrokaj kanë marrë pjesë në votim, por në të vërtetë ka qenë e kundërta. Por Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nuk ka vjedhur vetëm një kartë nga tavolinat e opozitës, ndërkohë që deputetët e saj ishin grumbulluar pranë podiumit ku qëndron qeveria, por plot 8-të të tilla. Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme mori 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së. Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm. Kjo, pasi kartat elektronike janë si kartat ‘ID’ dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendeshin pranë foltores. Njëkohësisht akti i vjedhjes së kartave elektronike nga ana e Taulant Ballës përbën, edhe një vepër penale. Si Pollo ashtu edhe Frrokaj kanë bojkotuar së bashku me pjesën tjetër të opozitës. “Këta falsifikojnë edhe emrin e tyre !!! Jo më votën time!!! Votimi i Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm i paligjshëm e i pavlefshëm”, denoncon Pollo. “Sot, akti i zgjedhjes se PPP (prok përkohshëm i përgj) përveçse një puç kushtetues ishte dhe një proces i falsifikuar. Të paktën në dy raste deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë kartat dhe kanë votuar, duke e zhytur akoma dhe më shumë në paligjshmëri dhe antikushtetuetshmëri këtë proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshëm”, shkruan deputetja Jorida Tabaku. Në kohën e nisjes së procesit të votimit në Kuvendin e Shqipërisë, shoqëruar me tensione të shumta, tymuese dhe përplasje të forta, deputeti i PS, Taulant Balla është “kapur mat”. Ai është kapur teksa rrëmben një kartë votimi në një nga vendet e deputetëve të opozitës. Në foton e publikuar, Taulant Balla është fiksuar teksa merr një kartë për të votuar. Kujtojmë se para votimit, Balla iu drejtua kryeparlamentarit Ruçi, duke i thënë “Kryetar më kanë vjedhur kartën!” Ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, e pyetur pas seancës pikërisht për këtë gjë nga mediat, deklaroi: “Balla u ka vjedhur shqiptarëve jetën, jo me një kartë”. Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme mori 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së. Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm. Kjo, pasi kartat elektronike janë si kartat ‘ID’ dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendjeshin pranë foltores.

Balla pranon vjedhjen e votave

Taulant Balla pranoi publikisht dje vjedhjen e votave të opozitës me qëllim emërimin me çdo kusht të Arta Markut, emrit të Edi Ramës për kryeprokuroren e përgjithshme. Pasi u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe nga deputetë të tjerë të opozitës se ai kishte votuar për kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, në vend të një deputeti të PD-së, vjen reagimi i kreut të Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, mohoi akuzat, ndërsa theksoi se pasi opozita ‘grabiti’ disa karta votimi të deputetëve të PS, ai ishte i detyruar që të zëvendësonte ato me katër karta të kolegëve që mungonin. Mes të tjerash, Balla ka postuar edhe një video nga incidentet që ndodhën në Kuvend. “Lidhur me akuzën se unë apo ndonjë koleg i imi paskemi votuar në vend të deputetëve të PD kam vetëm një përgjigje: pas grabitjes me dhunë të kartave të votimit të deputetëve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Alket Hyseni nga Monika Kryemadhi kemi qenë të detyruar të zëvendësojmë kartat me katër karta deputetësh të tjerë që nuk merrnin pjesë në votim, sa kohë që karta jep aksesin në sistemin e votimit”, thotë Balla në reagimin e tij, ndërkohë që krahas se ka pranuar vjedhjen e votave pavarësisht përpjekjes nuk mund të mbulojë dot me justifikime të kota manipulimin e votimit për emërimin e kryeprokurores.

Dybala të luftojë për vendin e titullarit

Edhe kundër Bolonjës, si kundër Interit, Paulo Dybala u la në stol nga Massimiliano Alegri. Argjentinasi ka hyrë në njëzet minutat e fundit, duke treguar edhe shumë dëshirë, por mbi të gjitha pak “egoizëm”. Në një sulm përpara, në vend që të kalonte topin tek partneri dhe miku i tij, Higuain, Dybala donte të provonte të shënonte, duke dërguar topin mbi traversë, nga një pozicion i decentralizuar. Një skenë loje që tani ndoshta do të përdoret nga Alegri vetëm për ta bërë lojtarin të kuptojë gabimin. Kjo është, gjithashtu, e dukshme në fjalët e teknikut bardhezi, pas fitores së djeshme: “Stoli është një nxitje. Është e rëndësishme që Dybala të reagojë, sepse futbolli është një sport ekipor. Cilësia e tij është e dukshme dhe ai po shërohet, por duhet të ndihet mirë fizikisht dhe mentalisht”.
Trajneri i Juventusit vazhdoi: “Ti nuk duhet të mendosh vetëm për golin. Vështirë të bësh tridhjetë gola në një ligë, por pesëmbëdhjetë gjer në njëzet, me shumë asistime. Na vjen keq për ta lënë atë në stol. Me siguri, atij nuk i përshtaten krahasimet… me Messin. Këtu ju keni bërë një gjë të padrejtë, duke e ngarkuar atë me presione, që një djalë 24-vjeçar nuk duhet t’i ketë”. Por, pastaj, ishte edhe drejtori Beppe Marotta, me fjalë stimuluese: “Ai është duke jetuar një moment të vështirë. Siç Pirandello tha, ai ka për të gjetur një ekuilibër mes personit dhe karakterit. Me një mendje të hapur mund të kthehet duke bërë punë të madhe”.
Tabloja është e plotë: djaloshi argjentinas ende nuk është 100% i qartë, i torturuar nga një krahasim me Messin, nga diçka tjetër në jetën ekstra të futbollit dhe, madje, edhe për shkak të ankthit të performancës, sepse të gjithë presin shumë prej tij. Por Alegri e di mirë se si t’i trajtojë këto raste dhe së shpejti Dybala do të kthehet për të “pikturuar” me futbollin e tij.
Massimiliano Alegri ka qenë protagonist i një bashkëbisedimi argëtues me ish-mbrojtësin e Milan, Billy Costacurta, në përfundim të ndeshjes së fituar 3-0 nga Juventus-i i tij në fushën e Bologna-s.
“Dybala në stol? Milan-it hoqa Pirlo-n dhe kam luajtur me Ambrosini, Flamini dhe Gattuso në mesfushë për 2 muaj, sepse kjo ishte ajo që na duhej në atë moment”, ka thënë Alegri.
“Fatkeqësisht, e mbaj mend akoma…”, ka thënë Costacurta duke qeshur.

Milani në kolaps

Në javën e fundit në radhë të Seria A, kundër Bolonjës dhe në Kupën e Italisë, kundër Veronës, Milani ka mashtruar vetëm tifozët e tij. Pas dy performancave të mira, ekipi kuqezi u kthye në rënie dhe bëri edhe më keq se më parë, me një humbje të turpshme kundër Hellas, 3-0, në “Bentegodi”, i cili është pothuajse një mallkim. Gattuso, i cili objektivisht ka disa gabime për këtë situatë të përgjithshme, nuk po arrin të gjejë të drejtën e duhur, për t’u kthyer në pozita të larta. Në të vërtetë, Milani duket në mes të një kolapsi vertikal dhe ka disa statistika, që i trembin tifozët e kuqezinjve. Në veçanti, ajo kundër Veronas ishte humbja e shtatë në 17 ndeshje.
Hera e fundit që ka marrë një rezultat të ngjashëm ishte sezoni 1981-1982, ai i rënies. Një shenjë me të vërtetë e keqe për mjedisin kuqezi. Por, duke lënë mënjanë historinë, ky ekip nuk mund ta bëjë Gattusos të flejë natën. Në vështirësi të parë, Milani shkrihet si bora në diell: ai nuk mund të reagojë kundër askujt. Këtë edicion, në shtatë lojërat e kampionatit, ai gjithmonë përfundoi me një humbje. Për të gjithë këtë mund të shtojmë edhe pafundësinë e golave të pësuar. Vetëm në gjashtë raste të tjera gjatë historisë së tij, Milani ka bërë më keq: për momentin ka 24 gola të pësuar. Herën e fundit, kur një statistikë e tillë negative mbërriti (26 gola) ishte nën drejtimin e Alegrit, në sezonin 2013-2014.
Shkurtimisht, mund të vazhdojmë për një kohë të gjatë, por “fotografia” tashmë është mjaft e qartë. Siç është e qartë se problemi i Milanit nuk ishte Vincenzo Montella dhe tani Gennaro Gattuso, aq më pak. Tani tifozët shpresojnë vetëm që të mund të mos rrezikojnë shumë këtë sezon dhe ndoshta të jenë në gjendje të vazhdojnë sa më shumë që të jetë e mundur në Ligën e Europës dhe në Kupën e Italisë.
Një mesditë katastrofike për Milanin e Gatusso-s, i cili u shkatërrua 3-0 nga Verona, të cilën e mposhti në mesjavë me të njëjtin rezultat, por në Kupën e Italisë. Një pjesë e parë e dominuar nga kuqezinjtë, por janë vendasit që gjejnë golin. Pjesën e dytë, Gatusso preferon të aktivizojë Cutronen dhe Silvan, por as dy lojtarët e rinj nuk mundën të bëjnë asnjë.
Vendasit gjejnë edhe dy gola të tjerë me anë të kundërsulmit, duke i zhytur kuqezinjtë në një krizë që nuk po dinë t’i japin zgjidhje! Si të mos mjaftonte kaq, në minutën e 89 edhe Suson nuk e mbajtën nervat, duke ndërhyrë ashpër ndaj kundërshtarit dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq, pas verifikimit të rastit në VAR.

Thohir kërkon 200 milionë që të largohet nga Interi

Duke lënë mënjanë fushën për një moment, ku të shtunën Interi pësoi humbjen e parë të sezonit, zikaltrit e gjejnë veten duke vënë diçka në katet e sipërme të klubit. Siç raportohet nga “Il Corriere della Sera”, Erick Thohir së shpejti do të largohet nga klubi, përfundimisht. Indoneziani është rishikuar në “San Siro” për ndeshjen kundër Udinese dhe, ndonëse zyrtarisht figuron ende presidenti i Interit, nuk është parë në Milano që nga sezoni i kaluar. Sidoqoftë, marrëdhëniet midis Suning dhe indonezianit nuk janë plotësisht harmonike.
Kinezët donin të merrnin aksionet e saj për 40 milionë euro. Ai ka refuzuar, sepse kërkon gati 200 milionë euro. Një problem tjetër për Interin, i cili në këtë periudhë ndodhet në portat e tregut të transferimeve, tashmë është gjetja e fondeve për t’i dhënë Spallettit disa përforcime. Siç ju kemi thënë, në janar dhe ndoshta në të ardhmen, rruga e vetme për Interin do të jetë vetëfinancimi. Suning është një kolos, me një fuqi ekonomike shkatërruese, por aksionet e qeverisë pengojnë daljen e kapitalit me lehtësi nga Kina.