25.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

United 60 milionë paundë për mbrojtësin e Juves

Manchester United i ka dhënë dritën jeshile një lëvizjeje prej 60 milionë paundësh për Alex Sandro. Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, e ka shndërruar mbrojtësin e Juventusit në kryedëshirën e transferimeve të tij, ndërsa ai duhet të forcojë skuadrën që drejton muajin e ardhshëm. Juventusi hodhi poshtë një ofertë 65 milionë paundëshe nga Chelsea në verë dhe Antonio Conte është ende i etur për brazilianin ndërkombëtar. Por Manchester United është tani në garë dhe Juventusi po konsideron shitjen e tij gjatë muajit të ardhshëm, pas rënies alarmuese të Sandros në formë këtë sezon. Sandro e kishte kokën e tij të kthyer nga interesi i Chelsea, por u detyrua të qëndrojë dhe tani ka dy klube në Premier League, që interesohen për të. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të “shkarkojnë” Matteo Darmian, një objektiv për Galatasaray, dhe kjo do të hapë rrugën për të nënshkruar një anësor të majtë të ri.

Zidane, tetë tituj në 714 ditë

Me fitimin e Botërorit për Klube, Real Madridi, ka mbyllur vitin e tij më të suksesshëm në historinë e vet 115-vjeçare: pesë tituj, që kanë mbivendosur rekordin e tyre. Dhe një nga arkitektët e saj të madh ka qenë Zinedine Zidane. Puna e francezit në gati dy vjet, që kur u bë trajner i “Los Blancos” më 4 janar, është përmbledhur në infografikun e mëposhtëm, të bërë nga spanjollja “AS”: tetë tituj (një La Liga, dy Champions, dy Superkupa Europiane, dy Botërorë për Klubet dhe një Superkupë Spanjolle) në 714 ditë. Kjo do të thotë se Zidane ka fituar një titull çdo tre muaj (çdo 89.25 ditë, për të qenë më të saktë). Me këtë rekord, ai, gjithashtu, është i barabartë me Molowny në renditjen e teknikëve të Real Madridit me më shumë trofe të fituar. Të dy kanë tetë trofe, por, ndërsa Zidane ka marrë vetëm 23 muaj për to, ai mori katër hapa për ta bërë këtë: pesë muaj në 1975, një sezon më 1977-1979, tre muaj në vitin 1982 dhe sezonin 1985-1986. Çuditërisht, të dy kanë fituar më shumë se burrat e shtëpisë: ata erdhën në ndihmë të klubit të bardhë kur u kërkuan. Të dy ia kalojnë Del Boskes, i cili ishte nga viti 1999 deri më 2003, dhe rekordi i të cilit përfshin shtatë tituj. Miguel Muñoz është përpara tij, më i madhi në historinë e Real Madridit: 14 tituj në 14 sezone …

Barcelona nuk nderon Realin

Edhe njëherë tjetër, El Clasico ka rastisur me rikthimin e Real Madrid nga triumfi i Kupës së Botës për Klube, dhe e gjithë vëmendja është te Barcelona dhe nëse ajo do ta nderojë kundërshtarin më 23 dhjetor. Sezonin e kaluar, Barça vendosi të mos e bënte, pasi Los Blancos fitoi në Japoni dhe luajti ndeshjen e radhës të La Liga-s në “Camp Nou”. Katalanasit gjithashtu nuk bënë asnjë përshëndetje për fituesit e Superkupës Evropiane, kur u përballën në Superkupën e Spanjës në gusht, megjithëse do të kishte qenë e pazakontë.
Por Valencia e bëri “korridorin e nderit” për madrilenët në janar të 2015 me Real Betis, që bëri të njëjtën gjë për Barcelona-n një sezon më pas. Ky është një nder që nuk pëlqehet nga katalanasit, dhe vetë Pep Guardiola tha në 2010 se nuk ishte e nevojshme kur Villarreal vendosi ta bënte korridorin për skuadrën e tij.
Barcelona nuk do të rreshtohet për të bërë “korridorin” përpara ndeshjes kundër Realit të Madridit, në shenjë respekti për fitoren e Botërorit të Klubeve nga ana e madrilenëve. Guillermo Amor, drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të klubit katalanas, bëri me dije se nuk do të ketë “pasillo”, siç e quajnë në Spanjë.
“Klubi ynë e bën “korridorin” kur marrim pjesë në kompeticionin e ekipit kampion. Nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë”, tha Amor për mediat spanjolle. Edhe Jordi Alba, foli për këtë çështje, duke thënë se “korridori” do të bëhej nëse Barcelona do të merrte pjesë në Botërorin e Klubeve.

Hoeness injoron Neymar

Ndonjëherë duhet të dish të lexosh mes rreshtave. Sepse ndodh që të thuhet diçka dhe të nënkuptohet një tjetër. Marrëdhënia mes Neymar dhe Bayern Munich është shumë e veçantë.
Në vitin 2010, me ndihmën e Trapattonit, bavarezët ishin shumë pranë nënshkrimit me brazilianin, por hoqën dorë kur Santosi kërkoi atëherë 24 milionë euro, shumë për një 17-vjeçar. Ndaj gjermanët e lanë të ikte diku tjetër. Edhe pse duket se ka shije pendimi dhe keqardhjeje.
Në vitin 2013, nën udhëzimet e Guardiolës, Bayerni tentoi sërish ta rrëmbente yllin brazilian. “Vumë re menjëherë se tratativa ishte e komplikuar – kujton nga e kaluara Hoeness. – Jo vetëm për koston e kartonit të tij, por edhe për shkak të komisioneve që kërkoheshin nga shumë njerëz. Thjesht nuk i bëjmë gjërat në këtë mënyrë”.
Ndaj dhe Bayern e ktheu vëmendjen nga Gotze, i cili megjithatë nuk rezultoi të jepte atë që pritej. Sërish shenja pendese dhe keqardhjeje…
Verën e kaluar, Neymar u kthye sërish në motivin e një debati të madh në Mynih. Fakti që shkoi te PSG-ja për 222 milionë shkaktoi te shumëkush, përfshi Lewandowskin, atë dyshimin se klubi duhet të nisë të shpenzojë më shumë për lojtarë të veçantë, duke u përshtatur me merkaton “moderne”. Kështu, blerja më e kushtueshme e bavarezëve rezulton të jetë Tolisso, i paguar pak më shumë sesa 40 mln euro.
Megjithatë, këto kritika në Bavari nuk janë pranuar me kaq lehtësi. E gjatë festës së Krishtlindjes të një prej klubeve të tifozëve të kampionëve të Gjermanisë, Hoeness përfitoi nga rasti për t’i lëshuar një tjetër “shigjetë” Neymarit.
“Mua nuk më duket aq i zoti sa e shesin të tjerët”, thotë ai, duke shtuar një por… (mund të jetë).
Gjithsesi, te Bayern Munchen duket se po kërkojnë të ndryshojnë mënyrën e të vepruarit, e këtë e tregojnë si faktet, ashtu edhe fjalët.
Brenda kësaj jave, me shumë mundësi do të njoftohet blerja e Sandro Wagner nga Hoffenheim, ndërsa Hoeness shton se, “kemi ndërmend të shpenzojmë, për të blerë edhe ndonjë lojtar prej 70 mln eurosh”.
Një deklaratë që kundërshton pikërisht qëndrimin e mëparshëm të tij, verën e kaluar, kur thoshte: Nuk do të shpenzojmë 100 mln euro për një Marco Verratti, apo nuk kemi ndërmend t’i japim 20 mln euro në sezon një lojtari i Alexis Sanchez.
Megjithatë, për tifozët duket se kjo kthesë është diçka e pëlqyeshme. E ku i dihet, ndoshta kjo ide ka lindur, pasi panë Paris SG që t’i mposhtte 27 shtatorin e këtij viti 3-0 në kryeqytetin francez. Në atë takim, ishte pikërisht Neymar ai që shkëlqeu më shumë, duke dhënë asist për Dani Alves në golin e parë, e duke realizuar vet golin e tretë.

Shpërthen Konte!

Antonio Conte nuk është më dakord. Dhe, pas fitores të arritur kundër Southampton, trajneri italian ka shpërthyer: “Çdo ditë ka zëra në lidhje me të ardhmen time, por nuk është e drejtë sepse mendoj se meritoj më shumë respekt për atë që kam bërë sezonin e kaluar dhe për atë që po bëj tani”, ka thënë ai për “Daily Expres”. Conte ka sulmuar mediat, që po vënë çdo ditë në dyshim të ardhmen e tij me “Blutë”.
“Nuk e kam problem të lexoj çdo javë emrat e trajnerëve që supozohet se janë kontaktuar nga klubi, por mund të jetë një problem për lojtarët. Kam akoma edhe një vit kontratë dhe po punoj për të përmirësuar skuadrën time. Nëse e njihni pak futbollin, duhet të dini se ky është një moment ku duhet pasur pak durim”, ka vazhduar Conte.
“Sezonin e kaluar kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe po e çojmë përpara edhe këtë vit, duke ulur edhe moshën mesatare të ekipit. Për një klub si Chelsea është shumë e rëndësishme, nëse duam të krijojmë një bazë për të ardhmen”, ka përfunduar italiani.
Ylli brazilian David Luiz duket se më shumë gjasë do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediat angleze raportojnë se Juventus është favorit për të nënshkruar me të, por Manchester United po ashtu është një alternativë shumë e mundshme e Luiz, pas lëndimit të Eric Baillyt, transmeton “Express”.
David Luiz ka mosmarrëveshje me trajnerin Antonio Conte që prej humbjes 3-0 nga Roma në Ligë të Kampionëve në muajin tetor, dhe që prej atëherë ka luajtur vetëm një herë.
Megjithëse Luiz ka pasur probleme me lëndimin në gju, Conte ka lënë të kuptohet se ai do ta parapëlqente Andreas Christensen para brazilianit.
“Christensen është dhuratë dhe e ardhmja e Chelseat”, ka thënë Conte.
Sipas “The Mirror”, Juventus është destinacioni më i mundshëm i Luizit, me Unitedin një alternativë tjetër. Braziliani vlerësohet 28 milionë euro.
Chelsea ka hyrë në garë për anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha. Paraqitjet e mira të Wilfried Zaha me Crystal Palace janë vërejtur nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte. Italiani është duke shikuar mundësinë e transferimit anglez gjatë janarit, shkruan “Daily Mirror”. Për lojtarin është duke u interesuar edhe skuadra tjetër londineze Tottenham, ndërsa Zaha në të kaluarën kishte luajtur për Manchester Unitedin, ku kishte dështuar në “Old Trafford”.

Mascherano joshet nga milionat e Kinës

Nuk ka kthim prapa. Javier Mascherano nuk do ta mbarojë sezonin, duke mbrojtur fanellën e Barcelonës. Vendimi është marrë dhe futbollisti ka marrë të gjitha garancitë nga klubi katalanas për të mbyllur pa probleme kontratën e tij të re me kinezët e Hebei Fortune. Operacioni do të bëhet realitet në ditët e ardhshme, pavarësisht nëse Hebei e përmirëson ofertën ekonomike të transferimit apo jo. Presidenti Bartomeu dhe menaxheri Pep Segura e kanë transferuar gjithçka te vetë futbollisti argjentinas. Barcelona është e bindur se, Mascherano ka grumbulluar më shumë se merita të mjaftueshme për të respektuar vendimin e tij, për të vënë një fund në fazën e tij si një lojtar i saj.
E sigurtë është se Mascherano do ta lërë “Camp Nou” gjatë merkatos së dimrit, edhe pse ky proces duhet ende të specifikojë dy faza të rëndësishme. E para është nënshkrimi i transferimit midis klubit azulgrana dhe Hebei Fortune. Agjenti i lojtarit, Walter Támer, tashmë e ka zhvendosur ofertën në mënyrë të vendosur dhe, në mungesë të skajeve klasike, Barça është zotuar ta nënshkruajë atë për disa ditë. Ashtu si Javier Mascherano, Hebei Fortune pretendon garancitë e saj në formën e një firme kontraktuale dhe, nëse është e mundur, para Krishtlindjeve. Bartomeu, Pep Segura dhe pjesa tjetër drejtuese e Blaugranave kanë siguruar agjentët dhe klubin kinez se nuk do të ketë probleme për të anuluar kontratën e Mascheranos.

Hertha bën surprizën mposht Leipzig me 10 lojtarë

Me 10 lojtarë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por Hertha Berlin largohet me një fitore të çmuar nga transferta e Leipzig. Kryeqytetasit dhuruan surprizën më të madhe të kësaj jave në Bundesliga me fitoren 3-2 ndaj nënkampionëve të Gjermanisë. Golin e parë, miqtë e gjetën që në minutën e 5, por dy minuta më vonë Torunarigha i la miqtë me 10 lojtarë, por Leipzig nuk përfitoi nga ky fakt, madje pësoi edhe golin e dytë në minutën e 31, kur Salomon Kalou gjeti saktësisht katërkëndëshin e mbrojtur nga Peter Gulacsi. Skuadrat u rikthyen në fushë për një tjetër pjesë të nxehtë dhe kështu ndodhi, pasi Davie Selke shtangu stadiumin “Red Bull Arena” më vonë, ndërsa Willi Orban ngushtoi diferencën, duke rikthyer në lojë ekipin e drejtuar nga Ralph Hasenhuettl që gjeti edhe golin e dytë në minutat shtesë, por nuk arriti të arrinte barazimin, duke dalë me humbje nga kjo ndeshje.

Aubameyang nuk largohet

Drejtori sportiv i Borussias së Dortmundit, Michael Zorc, konfirmoi për mediat gjermane se Pierre-Emeric Aubameyang do të qendrojë për një kohë të gjatë te verdhezinjtë dhe se çështja e rinovimit është thuasje e mbyllur.
“Kemi një program të qartë me Aubameynag. Ai ka një kontratë afatgjatë me Borussian. Rinovimi? Besoj se gjithçka ka përfunduar. Tani është është i lidhur me ne deri në vitin 2021. Do të vijë një moment që do të largohet nga Dortmundi, por për ne mbetet një futbollist dhumë i rëndësishëm dhe ne do të vazhdojmë t’i bëjmë planet, duke besuar tek ai”, tha ai.
Tifozët e Borussias duhet të jenë të qetë, ndërsa skuadrat që dëshirojnë shërbimet e sulmuesit me origjinë nga Gaboni duhet të heqin dorë, sepse të paktën edhe sezonin e ardhshëm klubi gjerman nuk ka ndërmend të privohet nga Aubameyang.

City mbulon me ar Guardiolën

Manchester City është lider i Premier League, me 11 pikë avantazh mbi të dytin, i kualifikuar herët për në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe, e vetmja ndeshje kur ka humbur këtë sezon ishte pikërisht në momentin ku asgjë nuk luhej: ditën e fundit të fazës grupore. Skuadra e Pep Guardiola ka një ecuri të jashtëzakonshme në këtë sezon, ndaj klubi anglez dëshiron të zgjasë kontratën e trajnerit katalanas. Guardiola nënshkroi për tri sezone në verën e vitit 2016, kështu që ka ende një tjetër për t’i kompletuar tri vitet e plota me Manchester Cityn, të njëjtën kohë që kaloi edhe në krye të Bayern Munich. Megjithatë, sipas shtypit anglez, “qytetarët” do të negociojnë një zgjatje katërvjeçare të kontratës gjatë verës që vjen, në të cilën Guardiola do të bëhet trajneri më i paguar në botë. Nga 16 milionë paundë, që merr aktualisht, pritet të shkohet në kuotën 22 milionë paundë, me qëllim të vazhdimit të një “dinastie”, në të cilën, pavarësisht rezultateve të arritura gjatë këtij edicioni, ende nuk ka tituj.
Manchester City është i kënaqur me Guardiolën dhe anasjelltas. Ndikimi global i rezultateve është rritur dhe “qytetarët” kanë dhënë një model, me të cilin do të konkurrojnë kundër çdo fuqie europiane. Pep ka qenë në gjendje që ta rrethojë veten me njerëzit e tij në stolin e skuadrës angleze, njësoj si te Barcelona në Mynih. Një tjetër faktor përcaktues është mosha e re e skuadrës së Manchester City. Mosha mesatare ka rënë në mënyrë të konsiderueshme në këtë sezon dhe, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, që e ka nënshkruar, do të dëshirojë të vazhdojë të udhëheqë në fushë lojtarë si Sterling (23 vjeç), Sane (21), Bernardo Silva (23), Gabriel Jezusi (20), Stone (24), De Bruyne (26), Mendy (23), Ederson (23)…

Taksa e pronës, do paguani 50 herë më shumë

Në kryeqytet, në vitin 2015, familjarët paguan për taksën e pronës vetëm 125 mijë euro, ndërsa deri në vitin 2020 pritet që familjarët e kryeqytetit të paguajnë 6.4 milionë euro në vit, ose 50 herë më shumë…
Fatura, që qytetarët dhe bizneset do të paguajnë për taksën e pronës, do të vijë në rritje vit pas viti, si rrjedhojë e ndryshimit të formulës së llogaritjes së saj. Nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, taksa e pronës do të llogaritet mbi bazën e vlerës, ku për familjarët do të jetë 0.05% e vlerës.
Në projektbuxhetin e vitit 2018, Ministria e Financave parashikon që të ardhurat totale nga taksa e pronës të jenë 8.1 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. Ndërsa në 2019-ën, kur kjo taksë do të vilet e plotë përgjatë gjithë vitit dhe kadastra do të jetë më e plotë, pritet që qytetarët dhe bizneset të paguajnë 8.7 miliardë lekë, për t’u rritur në 9.4 miliardë lekë në 2020-ën, pra gati dyfishi i asaj që paguajnë sot.
Teksa dy dekadat e fundit ka pasur një zhvendosje masive të popullsisë drejt Tiranës, barra më e lartë e taksës së pronës do të jetë për banorët e kryeqytetit. Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2018 parashikon që të ardhurat nga taksa e pronës do të arrijnë 2.5 miliardë lekë, ose sa 31% e totalit të taksës së pronës që pritet të mblidhet në gjithë vendin.
Familjet në kryeqytet do të paguajnë në 2018-ën rreth 510 milionë lekë, dyfish në krahasim me një vit më parë, si rrjedhojë e rishikimit të formulës së taksës së pronës, mbi bazën e vlerës. “Me ndryshimet e fundit ligjore, të cilat marrin efekte nga data 1 prill e vitit 2018, taksa e ndërtesës do të marrë një tjetër vlerësim, duke u mbështetur tek vlera e banesave dhe % e caktuar për masën e taksës si për banesat dhe objektet e biznesit. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me institucionet qendrore, por jo vetëm, ka filluar ngritja e bazës së të dhënave për krijimin e kadastrës fiskale si informacion vendimtar për përllogaritjen dhe mbledhjen e të ardhurave”, thuhet në relacionin e Bashkisë. Në 2019-ën, pagesa e familjarëve për taksën e pronës pritet të rritet edhe më tej, duke arritur në 850 milionë lekë (6.2 milionë euro), ose gati 4 herë më shumë se shuma që pritet të paguhet në vitin 2017.
Edhe bizneset në Tiranë do të paguajnë 2 miliardë lekë si taksa prone, me një rritje prej 25% në krahasim me vitin e kaluar. Fatura do rëndohet sërish në 2019 dhe 2020, përkatësisht në 2.2 dhe 2.3 miliardë lekë.
Formula e re e tatimit të taksës së pronës mbi bazën e vlerës u miratua pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa rezultoi se kjo taksë, nga e cila faturohej 0.2-0.3% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) ishte e nënmbledhur në krahasim edhe me vendet e tjera të rajonit. Me përllogaritjen e re pritet që të ardhurat nga kjo taksë të shkojnë në 0.5% të PBB-së, afër mesatares rajonale.
Kjo nënkupton një rritje të ndjeshme të faturës që çdo familje do të paguajë për pronën që zotëron. Në kryeqytet psh, në vitin 2015, familjarët paguan për taksën e pronës vetëm 17 milionë lekë (125 mijë euro), ndërsa deri në vitin 2020 pritet që familjarët e kryeqytetit të paguajnë 870 milionë lekë (6.4 milionë euro), ose 50 herë më shumë.