17.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Basha: Protesta masive kombëtare në javët e para të janarit, Parlamenti u delegjitimua

Një valë e fortë protestash do të nisë pas pak javësh, në muajin janar e udhëhequr nga opozita e bashkuar. Pas përplasjeve të forta në Parlament dhe jashtë tij kundër zgjedhjes antikushtetuese të kryeprokurorit të ri, opozita e bashkuar u mblodh në selinë e Partisë Demokratike për të diskutuar hapat që do të ndërmerren në vijim. Pas mbledhjes, në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Basha bëri të ditur se në javët e para të janarit, opozita do të zhvillojë një protest të madhe popullore kundër regjimit Rama dhe pushtetit të tij. “Vendimi unanim i opozitës parlamentare është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narkokryeministrit që sot është edhe prokurori i vendit. Vendimi unanim është nisja që sot e punës për një protestë të madhe popullore në javët e para të janarit”, tha ai. Deklarata u bë pas mbledhjes së përbashkët të Grupit parlamentar të PD me Grupin parlamentar të LSI, ku të dyja palët rakorduan për hapat e mëtejshëm opozitarë pas kurorëzimit në Kuvend të kryeprokurores së re, Arta Marku, vetëm me votat e Partisë Socialiste. “Pavarësisht prej llomotitjeve dhe çmendurive të Edi Ramës sot, tha Basha, faktet për çdo shqiptar dhe gjithë botën janë të thjeshta dhe të qarta. Pas tre vjetësh përpjekjeve kombëtare dhe mbarëkombëtare për Reformë në Drejtësi, sot është emëruar një kryeprokuror pa Vetting, një kryeprokuror vetëm me votat e një partie, të partisë, zyrtarët kryesorë të së cilës janë sot para organit të akuzës për dosje të krimit dhe korrupsionit. Edi Rama ka realizuar sot një puç kushtetues dhe këtë nuk e fsheh dot askush. Kushtetuta nuk lejon zgjedhjen e një kryeprokurori me më pak se 3/5 e votave. Edi Rama e ka bërë këtë puç me një qëllim: për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit. Për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit, që t’i mbyllë gojën Saimir Tahirit dhe të sigurojë kështu imunitet për vete dhe familjarët e tij. Për të mbyllur dosjen e Vangjush Dakos, për të mbyllur dosjen e Qazim Sejdinit, për të penguar hetimet për korrupsion për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Ilir Beqajn dhe eskortën e zyrtarëve të lartë të kapur në vjedhje flagrante dhe grabitje të pasurive të shqiptarëve. Edi Rama nuk mund të fshihet pas gishtit. Opozita sot tregoi se nuk do të lejojë kurrsesi më një parlamentarizëm fasadë. Parlamenti i dalë nga vota e vjedhur e 25 qershorit, sot deligjitimoi plotësisht veten. Vendimi unanim i opozitës parlamentare është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narkokryeministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrëzuar shtyllat kushtetuese të bashkëjetesës demokratike, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin evropian të vendit. Vendimi unanim i opozitës shqiptare është nisja që sot e përgatitjes për një protestë të madhe popullore dhe kombëtare në javët e para të janarit dhe nisjen e një vale protestash, ndërkohë që me Parlamentin e deligjitimuar dhe ilegjitim, ne do të marrim të gjitha veprimet politike në interesin më të madh për Shqipërinë dhe shqiptarët”. I pyetur nëse e kanë shqyrtuar propozimin për djegien e mandateve, sipas propozimit të Berishës, Basha u përgjigj: “Ne do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një gjë është e qartë: Parlamenti i dalë nga vota e vjedhur sot u deligjitimua plotësisht”.

Washington Post: Protestuesit e opozitës shqiptare përplasen përpara Parlamentit

Prestigjiozja “Washington Post” si dhe media të tjera të huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës duke e konsideruar atë si një përplasje për të mos lejuar zgjedhjen e një Kryeprokurori në shkelje të Kushtetutës.

Basha: Kryengritje popullore në mbrojtje të Kushtetutës

Kryetari i PD, Basha deklaroi sot fillimin e një kryengritje popullore kundër diktaturës së krimit. Basha deklaroi se opozita nuk do ta njohë njeriun e Ramës të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese në krye të Prokurorisë. Deklaratat e Bashës u bënë para mijëra protestuesve që mbajnë të rrethuar Parlamentin dhe në fund të seancës farsë për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Berisha bën deklaratën e fortë: Djegie solemne e mandateve të deputetëve

Ish-Kryeministri Berisha paralajmëroi se do të djegë mandatin e deputetit në mënyrë solemne pas shkeljes së Kushtetutës në kapjen e Kryeprokurorit të vendit. Berisha tha se kjo ishte një deklaratë e tij personale, ndërsa i përket grupit parlamentit të marrë vendimin përfundimtar.

Beteja nuk ndalet, populli drejt Parlamentit

Mijëra protestues vazhdojnë të mbajnë të rrethuar Parlamentin dhe për disa herë kanë çarë një pjesë të rrethimit të policisë dhe forcave speciale. Protestuesit kanë tentuar që të hyjnë në parlment dhe po qëndrojnë përpara tij duke mos u tërhequr.

Megjithatë, protestuesit nuk kanë mundur të futen në Parlament dhe po mbajnë të rrethuar Parlamentin.

Policia ka vendosur të përplaset me protestuesit, pasi fillimisht u ka hedhur gaz lotjsellës.

Këto janë disa prej pamjeve, fotove të qytetarëve të cilët kanë mbetur të plagosur nga përplasja me policinë.

Fotot kanë mbërritur në redaksinë e SYRI.net nga protestuesit e pranishëm aty para sallës së Kuvendit.

Skandal! Garda nuk lejon Berishën të flasë në Parlament

Sapo ish-Kryeministri Berisha është ngritur të flasë në foltoren e Parlamentit një grup gardistësh ka rrethuar foltoren duke mos e lejuar të flasë. Në këtë moment ish-kryeministri nuk është ndalur dhe pas tij ka shtyrë edhe deputeti Flamur Noka. Të gjithë deputetët janë çuar dhe në video Berisha duket që çan gardhin e gardistëve ndërsa konfrontohet me ta.

Bandat e Partise Socialiste grabisin ndihmat në fshatin Povelçë!

Denoncimi i Berishës

Qyteyari dixhital denoncon: Grabitjen e hapur te ndihmave nga bandat e militanteve te PS ne fshatin Povelçe -Diskriminimin e banoreve te fshatit ne shperndarjen e ndihmave. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Z Berisha jemi nje nga familjet me te dobet nga ekonomia mirepo prej shume vitesh jemi te persekutuar nga grupet ordinere qe perfaqesojne politiken ketu ne zonen tone qe nga kryesori administratori I komunes dermenas Dilaver Shyti dhe militantet e partise socialiste dhe keshilli I pleqesise se fshatit Povelce ish spiunet e sigurimit te asaj kohe te pa meshire qe kerkojne te na pine gjakun vetem per bindje politike arsyeja karakteri jone I forte qe nuk n.a. perulin dot .ne 2015 familja jone eshte permbytur masivisht hektare te mbjella per blektorine si dhe dylym me pemtari dem shume I madh qe pesuam dhe nuk u shperblyem kurre e njejta gje po veprohet dhe sot ne 2017 ku prej ditesh me tonelata te ardhura ndihmash ktu ne fshatin tone per blektori tone te tera me miser , grure , koncetrat dhe bar te njejtet persona e menaxhojne situaten serish dhe vetem militantet e partise socialiste po I zoterojne keto te ardhuara ku prej 15 ditesh stani dhe kopeja e bagetive tona jane te izoluara nga te kater anet me uje dhe per urrejtje qe ata Kane ndaj nesh ata n.a. kane dhene dy thase hime dhe kater me miser dhe n.a. kane ironizuar . Jemi ne nje problem shume serioz te madh te lutem me respektin me te madh qe kemi per ju , se jemi te braktisur.Keto foto jane prej ditesh nga abuzimet qe po bejne me ndimat militantet e partise socialiste Povelce Fier

Te lutem Z Berisha kete problem ngrije ne parlament tregoje realitetin qeverise se cfare po ndodh para syve te policiee nga banda me militante e partise socialiste ketu ne fshatin povelce.
Me respekt vellezerit”, shkruan qytetari.

 

Thirrja e Bashës: Bashkim popullor të hënën në protestë, Rama çon vendin drejt destabilizimit

“E paramenduar dhe e parapërgatitur kjo farsë për kapjen e Kryeprokurorit që po luhet nga Rama dhe do të vihet në zbatim të hënën. Kapja e Kryeprokurorit është fundi i Drejtësisë dhe do të destabilozjë vendin”, tha Basha. Kryetari i PD, Basha i ka bërë thirrje popullit që të hënin t’i bashkohet opozitës në protestën para Parlamentit për Demokracinë dhe mos lejuar kapjen e Kryeprokurorit.

Po ikin të gjithë, bizneset amerikane, gjermane, italiane e greke marrin arratinë

Ndonëse investimet e huaja direkte janë në nivele rekord prej rreth 1 miliardë euro në vit dhe ndër më të lartat në rajon (si rrjedhojë e investimeve të TAP dhe Devoll), kompanitë e huaja më të vogla nga shtetet perëndimore duket se nuk po e preferojnë më të bëjnë biznes në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT treguan se numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta ra me 5.2% në vitin 2016. Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor rezulton se të paktën 13 shtete kanë shënuar tkurrje të numrit të subjekteve që kishin aktivitet në Shqipëri, ku kryesojnë vendet e Europës Perëndimore.

Tkurrjen më të lartë në vlerë absolute e kanë raportuar bizneset me kapital grek, ose të përbashkët. 153 ndërmarrje greke janë mbyllur në vitin 2016, duke bërë që numri i subjekteve me pronësi nga ky shtet të bjerë me 23%, për të arritur në 522. Ndërmarrjet greke janë të dytat për nga numri në Shqipëri, me 9.3% të totalit.

Edhe sipërmarrjet italiane janë me rënie, teksa 91 subjekte janë mbyllur, me një reduktim prej 3.3%. Italia kryeson për numrin e ndërmarrjeve të huaja, me 2662 në fund të vitit 2016, ose 47% të totalit. Megjithatë, në Shqipëri është mjaft i përhapur fenomeni i italianëve që hapin një NIPT, por nuk kryejnë asnjë veprim. Kjo ka bërë që tatimet të kalojnë shumë prej tyre në status pasiv, pasi nuk kanë deklaruar aktivitet për të paktën 12 muaj.  http://www.monitor.al/kutite-boshe-zbulohet-skema-e-evazionit-te-bizneseve-italiane-ne-shqiperi/

Bizneset nga Gjermania kanë mbyllur 37 subjekte, me një rënie prej 24%. Në Shqipëri ka gjithsej 511 biznese gjermane, ose të përbashkëta. Sipërmarrjet nga Gjermania nuk e preferojnë shumë tregun shqiptar për shkak të nivelit të lartë të korrupsionin dhe moszbatimit të ligjeve.

Në rënie kanë qenë dhe bizneset nga Kanadaja dhe Amerika, me përkatësisht -29 dhe -19 subjekte të mbyllura.

27 subjekte turike dhe 17 kineze janë mbyllur gjithashtu.

Rritjen më të lartë në 2016-n e kanë shënuar subjektet nga Kosova, me 35, duke e çuar numrin total në 556. Sipërmarrjet nga Kosova zënë vendin e tretë, pas Italisë e Greqisë, me 8% të totalit. Tre biznese të reja janë hapur edhe nga kompanitë serbe (total 46), ndërsa kanë rënë ato nga Mali i Zi dhe Maqedonia (përkatësisht -13 dhe -16).

Pas Kosovës, vërshimin më të madh e kanë pasur bizneset na Emiratet e Bashkuara, me 28 subjekte të reja, pothuajse dyfishim në raport me vitin e mëparshëm.