29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Dëmtohen dy kabllo telekomunikacioni në Baltik, dyshime se janë shkatërruar qëllimisht nga një flotë kineze

Dy kabllo telekomunikuese janë dëmtuar në detin Balltik, duke ngjallur dyshime sipas Gjermanisë për një sabotim.

 

Sipas ministrit gjerman të mbrojtjes Boris Pistorius, dy kabllo në Balltik njëri midis Finlandës dhe Gjermanisë, tjetri midis Suedisë dhe Lituanisë, u prenë të dielën dhe të hënën, duke ngritur dyshime për një sulm me qëllim të keq, megjithëse autoritetet drejtuese e mohuan.

“Askush nuk beson se kabllot janë shkatërruar aksidentalisht. Gjithashtu nuk dua të besoj se spiranca e anijeve shkaktoi dëmin aksidentalisht”, tha Pistorius në Bruksel .

Ndërkohë, burime nga Suedia dhe Danimarka flasin për përfshirjen kineze, pasi dy kabllot u dëmtuan brenda 48 orëve.

Konkretisht ata raportojnë se anija kineze Yi Peng ka shkaktuar të dyja sabotimet. I pari nga sulmet e dyshuara ndodhi në një lidhje interneti 135 milje (218 kilometra) midis Lituanisë dhe ishullit Gotland në Suedi rreth orës 8 të mëngjesit të së dielës.

E dyta ishte në kabllon 1200 km (746 milje) midis Helsinkit dhe portit gjerman të Rostock. Ai pushoi së punuari rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës.

E njëjta rrugë detare besohet të ketë qenë objektivi i disa sulmeve të tilla të dyshuara, duke përfshirë shpërthimet përgjatë tubacioneve të gazit Nord Stream në vitin 2022.

Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Gjermanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për kabllon e prerë të nëndetëseve midis dy vendeve dhe duke thënë se një hetim i plotë ishte duke u zhvilluar.

“Fakti që një incident i tillë ngre menjëherë dyshime për dëmtim të qëllimshëm,” thanë Ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen dhe homologja e saj gjermane, Analena Burbock . “Siguria jonë evropiane kërcënohet jo vetëm nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, por edhe nga lufta hibride e aktorëve keqdashës. Sigurimi i infrastrukturës sonë kritike të përbashkët është jetike për sigurinë tonë dhe qëndrueshmërinë e shoqërive tona”, thanë ato.

Ministri suedez i mbrojtjes civile, Karl-Oscar Bolin, tha se autoritetet suedeze po hetojnë incidentet.

“Mallkimi për të qenë të varfra”/ Bashkitë e Veriut “diskriminohen” me fondet e transfertave nga buxheti 2025

Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla të Veriut, të cilat po vuajnë shpopullimin e shpejtë, mungesën e infrastrukturës dhe burimeve të mjaftueshme për të zhvilluar standardet e jetesës.

Vitin që vjen buxheti i shtetit do të akordojë 42 miliardë lekë (420 mln euro) fonde në formën e transfertës së pakushtëzuar tek njësitë e pushtetit vendor me rritje gati 17% më shumë se vitin e kaluar.

Duke krahasuar nivelin e transfertës për secilën bashki shihet se ato të Veriut (përveç Kukësit) kanë rritje të financimeve më pak se mesatarja kombëtare.

Sipas përpunimit të të dhënave nga Ministria e Financave në vitin 2025, bashkitë e Devollit, Vorës, Dimalit, Sarandës, Roskovecit, Konispolit, Finiqit, Belshit dhe Dropullit marrin nga transferta e pakushtëzuar 22-24% më shumë fonde se viti i kaluar (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në anën tjetër, bashkia e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vlorës, Tropojës, Divjakës, Maliqit, Dibrës kanë rritje të buxheteve nga transferta me pak se 14%. Shkodra dhe Malësia e Madhe kanë rritjen më të ulët.

Përveç Kamzës dhe Kukësit të gjitha bashkitë e Veriut kanë rritje fondesh më pak se mesatarja kombëtare.
Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit 2025 vuri në dukje se ndarja e fondeve në transfertën e pakushtëzuar mori në konsideratë të dhënat e cens 2023. Në bashkitë që do të kishte rënie të madhe të popullsisë rritja e fondeve do të ishte më e ulët.

Studime të tjera kanë treguar se reduktimi në banorë i bashkive të Veriut erdhi nga niveli i lartë i varfërisë dhe burimet e kufizuara të jetesës sidomos për të rinjtë. Kështu raporti popullsi-financim nga buxheti është futur në një rreth vicioz. Njerëzit zhvendosen nga bashkitë e varfra, ndërkohë qeveria redukton burimet me tej pasi ka më pak njerëz.

Sipas të dhënave të Cens 2023 Bashkia e Shkodrës kishte reduktimin më të madh të popullsisë në krahasim me të tjerat.
Detajimi i transfertës sipas vlerës tregon se bashkia e Tiranës merr financimet më të mëdha nga buxheti me rreth 6,1 miliardë lekë vitin që vjen ose 16.8 për qind më shumë se më 2024. Transferta për bashkinë e Tiranës zë 14.4 % të totalit të fondit të përllogaritur për vitin që vjen.

Bashkitë vuajnë mungesën e fondeve për të zhvilluar planet vendore, por nga ana tjetër nuk kapacitetet për të menaxhuar ato, pasi në vitin 2023 shumica e tyre “dogjën” fondet për investime publike./Monitor/

Nuk pranoi t’i vriteshin miqtë në shtëpinë e tij, komunistët pushkatuan edhe të diplomuarin në Firence! Si ndodhi ekzekutimi më 1944 i Isuf Allamanit

BESIM NDREGJONI

80 vjetori i vrasjes makabre të intelektualit Isuf Allamani, veterineri i diplomuar në Firence, Isuf Allamani, është një nga viktimat e regjimit komunist në Shqipëri, njeri nga të 39 intelektualët e Tiranës. Isuf Allamani kishte krijuar një familje të tijën, pasi njohu në Itali bashkëshorten Fiorentine Leonella, me të cilën ka edhe një djalë, Allamanin.

Por në nëntor 1944, kur veterineri erdhi në Shqipëri pas diplomimit, u pushkatua pa gjyq nga forcat komuniste në periferi të Tiranës. Ai ishte sipërmarrësi i fermës së Xhafzotaj dhe partizanet e çetës se Pezës e njihnin. Një natë nëntori në fermë i shkojnë për vizitë Kapllan Deliallisi, ish-deputet i Parlamentit Shqiptar, Jakup Delallisi, kryetar i Komunës Shijak, Shefqet Deliallisi Akademist, ndërkohë çeta e Pezës i kishte etiketuar armiq të komunizmit Deliallistë e Shijakut. Dhe natën që shkojnë për vizite tek Isuf Allamani çeta e Pezës i arreston në godinën e tij, në prezencë të Isufit Deliallisët, i cili debaton me terroristët e Pezës dhe nuk pranon t’i priten në besë miqtë e tij Deliallistë. Por çeta terroriste e Pezës i merr me forcë Deliallisët dhe Isufin dhe i dërgon në Sharrë të Tiranës ku vendos që Deiallisët të pushkatohen, Isufi nuk pranon t’i vriten miqtë e tij që ishin atdhetarë të shquar e të arrestuar në shtëpinë e tij, një dok shekullor shqiptar që shtëpia është e mikut dhe Zotit, kjo për Isufin ishte e pa pranueshne.

Terroristët komunistë i drejtohen Isufit: Ne tek ju në Xhafzotaj kemi gjetur strehim prandaj ti largohu, por Isufi i Allamanëve të Matit fisit shekullor e i njohur për besë e burrni, i shkolluar me medalje ari në Universitetin e Firences nuk pranon që t’i vriten miqtë që ishin arrestuar në shtëpinë e tij, nuk ka kuptim jeta për mua kur më priten në besë miqtë në shtëpinë time, prandaj ju drejtohet terroristeve se dhe unë do të pushkatohem me miqtë e mi. Shqiptari brez mbas brezi kurrë nuk i ka pre në besë miqtë. Dhe futet në rreshtin e pushkatimit së bashku me miqtë e tij Deliallisët dhe plumbat e barbarëve komunistë ranë mbi trupin e tij e të Deliallisëve. Kështu u pushkatua i madhi Isuf Allamani i Matit, duke lënë djalin dy vjeç me gruan e tij të mrekullueshmen italianen e bukur Fiorentina Leonella, dhe prindërit e Leonelles i morën në Itali. Në 80-vjetorin e vrasjes së babait të tij, djali i Isuf Allamanit Dr. në Firence Itali Allaman Allamani ka dhënë një mesazh prekës, me rastin e 80-vjetorit të vrasjes të babait të tij nga komunistët barbarë, ku bën thirrje për paqe.

Faleminderit Dr. Allaman Allamani për mesazhin që u jep shqiptarëve në këtë kaos shoqëror politik ku nderohen xhelatët vrasës dhe përçmohen vlerat e intelektualeve të kombit. Ti biri i “Nderi të kombit” intelektuali i përmasave botërore ku ke dhënë një kontribut të madh në fushën e shëndetësisë në botë si kontribues me profesionin e mjekut të vlerësuar nga OKB dhe nga Italia përçon në shoqërinë shqiptare fisnikërinë dhe jo hakmarrjen, siç bëjnë pasardhësit e diktaturës nëpërmjet pushtetit politik. Shoqëria shqiptare ka nevojë për fjalën dhe fisnikërinë tuaj intelektualet shqiptar duhet të të kenë model për zhvillimin e demokracisë dhe lirisë! Ne kemi nevojë për Ju, jo ti për ne, Dr. Allaman Allamani!

Vrasja e Isuf Allamanit, dorëshkrimet që la pas i diplomuari në Firence

Masakrat e tetor-nëntorit 1944, mbi elitën e jetës së kryeqytetit, i hapën rrugën ardhjes së përgjakshme në pushtet të komunistëve dhe do të pasonte me shumë ngjarje tragjike përgjatë 45 viteve, që regjimi komunist ushtroi pushtetin përmes dhunës dhe diktatit. Mbi 39 intelektualë, ushtarakë e njerëz të fesë, rezultojnë viktima të terrorit komunist në ditët e para të vendosjes së regjimit të dhunshëm në kryeqytet. Edhe Isuf Allamani, pati fatin tragjik të të gjithë intelektualëve të spikatur të kohës: U pushkatua nga komunistët. Lindi në vitin 1907, në fshatin Kurdari të Matit. Studimet e larta veterinare i kreu në Universitetin e Firences. Pas kthimit në Shqipëri, themeloi fermën e Xhafzotajt.

Aty u arrestua, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështje politike. U dërgua në Pezë dhe prej këtu në fshatin Sharrë të Tiranës, ku dhe, më 3 nëntor të vitit 1944, u pushkatua bashkë me Kapllan Deliallisin, deputet i Shijakut në Parlamentin shqiptar, të vëllain, Jakup Deliallisin, ish-kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit dhe Shefqet Deliallisin, të birin e atdhetarit të njohur Ymer Deliallisit, sekretarit personal të Ismail Qemalit, një oficer i ri, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Romë. Ka lënë në dorëshkrim një sërë studimesh zooveterinare. Në dhjetor të vitit 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit”, bashkë me 36 intelektualë të tjerë të Tiranës të vrarë nga komunistët në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, me motivacionin: “Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore”.

Mesazhi prekës dhe njerëzor:

I nderuar Zoti Besim Ndregjoni! Të nderuar familjarë të 39 intelektualëve të Tiranës, të vrarë padrejtësisht nga barbarët komunistë “Nëntori është një muaj i dhimbshëm. Shqipëria, në veçanti, kujton shumë njerëz të vrarë nga diktatura. Ishte dhe mbetet dhimbje e madhe. Mes njerëzve që vuajtën nga vrasja e babait tim Isufit, qe nëna ime Fiorentine Leonella. Pasi u arratis me mua shumë i vogël, foshnjë në Itali, ajo e mbajti në mendje dhe në zemër kujtimin e tim eti. Më pas u largua nga kjo botë shumë e hidhëruar për shkak se nuk e pa kurrë bashkëshortin e saj për 46 vjet. Edhe për mua nëntori është muaj dhimbjesh, i ftohtë, i errët, sepse babain tim nuk e njoha kurrë. Por kjo është jeta dhe historia. Pas tij vdiq edhe personi që e vrau; edhe qeveria, edhe regjimi që e mbështeti atë vrasës kanë vdekur. Tani çfarë ka mbetur? Ajo që mbetet është kujtimi dhe mësimi që na lanë baballarët tanë dhe babai im dhe ne pas tyre përpiqemi t’ua përcjellim brezave që vijnë pas nesh. Le të përpiqemi të sjellim paqe dhe të jetojmë në falje, falje për të gjithë ata që i janë dorëzuar arrogancës, frikës, urrejtjes në atë kohë dhe në kohën tonë”,

Dr. Allaman Allamani Firence
Itali 17 nëntor 2024

UNICEF: Mbi 200 fëmijë janë vrarë në Liban në dy muajt e fundit

Mbi 200 fëmijë janë vrarë dhe 1100 të tjerë janë plagosur në Liban gjatë dy muajve të fundit, ka thënë një zëdhënës i agjencisë së fëmijëve të OKB-së, UNICEF, të enjten, raporton Reuters.

 

“Numri i fëmijëve të vrarë është vetëm për dy muajt e fundit. Është të paktën 231 që nga fillimi i luftës vitin e kaluar”, ka thënë James Elder në një konferencë shtypi në Gjenevë, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për viktimat.

Ai nuk ka komentuar se kush ishte përgjegjës për vrasjet, duke thënë se kjo është e qartë për këdo që i ndjek mediat.

Arrestohet djali i Princeshës së Norvegjisë! 27-vjeçari akuzohet se ka p*rdhunuar një vajzë kur ajo ka qenë e pavetëdijshme

Djali 27-vjeçar i Princeshës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Heiby, është arrestuar nën dyshimin për përdhunim.

Marius Borg Heiby dhe princesha Mette-Mari

Marius Borg Heiby, djali i princeshës nga një lidhje para martesës së saj me Princin e Kurorës Haakon në 2001, akuzohet se ka përdhunuar një vajzë teksa ajo ka qenë e pavetëdijshme dhe e pamundur të reagojë.

“Ai akuzohet për shkelje të një neni të kodit penal që ka të bëjë me një akt seksual me një person që është pa ndjenja ose në një gjendje tjetër që e bën të pafuqishëm për të reaguar”, shkruajnë mediat e huaja.

Marius Borg Heiby
Marius Borg Heiby

Po ashtu, 27-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Oslo, pas një incidenti të ndodhur në banesën e një gruaje me të cilën ai kishte lidhje. Hebi ishte proceduar penalisht për lëndim trupor ndaj partneres së tij. Sipas mediave norvegjeze, autoritetet kishin gjetur edhe një thikë të gozhduar në murin e dhomës së saj të gjumit.

Hebej u arrestua përsëri shtatorin e kaluar për shkelje të dënimit të tij me kusht. Sipas policisë, kur u arrestua për herë të fundit të hënën e kaluar, ai ishte në një makinë me viktimën e dyshuar në rastin e gushtit.

Marius Borg Heiby
Marius Borg Heiby

Sipas The Guardian, policia norvegjeze konfirmoi sot se akuzat në lidhje me incidentin e gushtit janë të lidhura me veprën penale dhunë në familje .

Ende nuk është vendosur nëse djali i princeshës norvegjeze do të mbetet në paraburgim, apo do të lirohet me kusht.

Marius Borg Heiby, ndryshe nga gjysmëvëllezërit e tij, Princesha Ingrid Alexandra dhe Princi Svere Magnus, nuk ka asnjë rol zyrtar publik. Të tre fëmijët u rritën së bashku, megjithatë Marius ka zgjedhur një jetë larg detyrave mbretërore.

Marius Borg Heiby (2)

Mosmirënjohje apo përplasje? Si FSHF aneksoi Cikalleshin për ceremoninë e lamtumirës, heshtja…

Para ndeshjes Shqipëri-Çeki, FSHF organizoi ceremoninë e lamtumirës nga Kombëtarja të 4 lojtarëve: Odise Roshi (71 ndeshje), Bekim Balaj (48 ndeshje), Ermir Lenjani (45 ndeshje) dhe Klaus Gjasula (29 ndeshje).

 

Sigurisht që ky është një veprim që e nderon institucionin e futbollit dhe mbi të gjitha vlerëson lojtarët për kontributin ndër vite me fanellën kuqezi. Mirëpo, ajo që bëri më shumë përshtypje në nismën e FSHF-së ishte mungesa e Sokol Cikalleshit.

Sulmuesi luajti 60 ndeshje dhe shënoi 13 gola si kuqezi në vitet 2014-2024, ndërsa ishte protagonist absolut në kualifikueset e Europianit të fundit. Dhe befas u aneksua nga FSHF! Natyrisht që kjo lë shkas për aludime dhe mosmirënjohja ose ndoshta “hakmarrja” kundër lojtarit për atë që mund të ketë ndodhur muajt e fundit mes palëve, pas lënies jashtë Europianit, gjen më shumë vend në një situatë të tillë.

Përderisa zyrtarisht nga FSHF nuk u bë një sqarim qoftë edhe për kortezi dhe gjithashtu nga ana tjetër, Cikalleshi nuk polemizoi asnjëherë pas tërheqjes nga Kombëtarja, e bën situatën edhe më misterioze. Mbetet për t’u parë nëse në vijim do të ketë një reagim nga institucioni.

Humb jetën i paraburgosuri italian, pësoi arrest kardiak teksa u shtrua në Spitalin Onkologjik

Një i paraburgosur italian ka humbur jetën në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak.

Mësohet se shtetasi italian ishte shtruar më parë, më 28 tetor në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim.

Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme.

Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.

Shtetasi Cristiano Trapani mbante statusin e të paraburgosurit dhe ishte i transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a-22 i Kodit Penal.

Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të arrestit për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 324/a/1 të Kodit Penal.

Shtetasi italian Cristiano Trapani, atësia Umberto, mëmësia Panicia Santa, i datëlindjes 09.11.1960, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone, Ceccano, Itali, me statusin e të paraburgosurit, i transferuar nga IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë sot, më datë 19.11.2024, në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak.

Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim. Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme. Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.

Me vendimin nr. 1433, datë 16.11.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a-22 i Kodit Penal. Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të arrestit për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 324/a/1 të Kodit Penal.

Shtetasi Cristiano Trapani mbante statusin e të paraburgosurit dhe ishte i transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër.

Mandarinat kumkat, frutat e arta për diabetikët

Për diabetikët, portokalli i artë është një nga frutat më të përshtatshme për një kafshatë të ndërmjetme mes vakteve.

 

Ky frut ose siç mban emrin botanik Kumquat vjen nga familja botanike e agrumeve Citrus Japonica.

Agrumja e shëndetshme për diabetikët

Diabetikët duhet të tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e imunitetit, oreksin dhe ngrënien e ushqimeve me nivel të ulët glicemie.

Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie.

Vitamina C është shumë e rëndësishme për optimizimin e përthithjes së kalçiumit, që është jetësore për diabetikët.

Antioksidantët

Vitamina C, beta karoteni dhe polifenolët janë përbërës kryesorë të agrumeve ku bën pjesë edhe portokalli i artë.

Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë stresin oksidues duke ulur kështu rrezikun e diabetit.

Fibra

Si çdo agrume tjetër edhe kumquats kanë një pasuri të madhe të fibrës, veçanërisht nektinës. Nektina gjendet në lëkurën e butë që rrethon tulin dhe kjo është arsyeja përse kjo portokalle rekomandohet të konsumohet me gjithë lëkurë.

Oreksi

Diabetikët kanë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të oreksit. Nektina, të cilën e përmendëm më lart, ndihmon në mbajtjen nën fre të oreksit sepse ajo do ju mbajë të ngopur për gjatë.

Niveli i Glicemisë

Konsumi i ushqimeve ose frutave me nivel të ulët glicemie është një nga regjimet më të rekomanduara ushqimore për diabetikët.

Ndryshe nga ushqime të tjera, portokallet e arta kanë jo vetëm nivel të ulët glicemie por edhe janë super të shijshëm e të shëndetshëm.

Këto agrume ulin kolesterolin e keq, ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës, në mbajtjen nën kontroll të lipideve në gjak dhe të tensionit të gjakut. Në fund, por jo për nga rëndësia, portokallet e arta janë fantastike edhe për tretjen.

A do të taksohen të pasurit për të shpëtuar klimën? Mund të mblidhen deri në 250 miliardë dollarë në vit! SHBA refuzon propozimin

Samiti i G20 në Rio synon të arrijë konsensus për taksimin e të pasurve për luftën kundër ndryshimit klimatik dhe varfërisë. Por çështjet gjeopolitike kanë përparësi.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, synon që në samitin e G20 që po zhvillohet në Rio de Zhanero, të zhvillojë planet për të rritur taksimin për miliarderë në botë, të cilët shpesh përdorin hapësira komplekse ligjore, për të shmangur taksat.

Në një takim të ministrave të Financave të vendeve anëtare të G20 në Rio, zhvilluar në korrik, vendet më të pasura të botës ranë dakord që të fillojnë një “dialog mbi taksimin e drejtë dhe progresiv, përfshirë individët me të ardhura jashtëzakonisht të larta”, megjithë rezistencën e ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-koalicionit qeveritar gjerman.

Edhe pse çështjet gjeopolitike janë në rritje – konfliktet e Ukrainës dhe Gazës, një mandat i dytë për Trumpin dhe tregtia me Kinën – priten të dominojnë samitin dyditor, Lula shpreson të çojë përpara planin e taksimit së pasurisë së miliarderëve. Me paratë e mbledhura nga miliarderët do të nxiten çështjet e tjera globale.

Mbështetësit thonë se taksimi i ri do të jetë i lehtë për miliarderët

Ideuar nga ekonomisti france,z Gabriel Zucman, plani parashikon një taksë vjetore prej 2% mbi vlerën totale të pasurisë, dhe jo vetëm mbi të ardhurat e tyre vjetore. Kjo do të përfshinte asetet e pasurive të paluajtshme, aksionet e korporatave dhe investime të tjera. Zucman vlerëson se 0.01% e popullsisë paguajnë një normë tatimore efektive prej vetëm 0.3% të pasurisë së tyre.

Taksa e re mund të mbledhë deri në 250 miliardë dollarë në vit nga afro 2,800 miliarderë në mbarë botën, të cilët kanë një vlerë të kombinuar prej rreth 13.5 trilion dollarë, sipas listës së pasurive të miliarderëve të Forbes World. Fondet e mbledhura do të përdoren për të trajtuar pabarazitë në rritje globale, veçanërisht midis vendeve me të ardhura të ulëta me borxhe të mëdha, duke përfshirë shumë prej tyre në Afrikë.

“Taksimi i individëve me vlerë të lartë është shumë i rëndësishëm pasi mund të jetë një burim për financimin e nismave që luftojnë urinë dhe varfërinë, si dhe trajtojnë ndryshimet klimatike,” tha Tomas Marques, një studiues në Institutin GIGA të Hamburgut për Studimet e Amerikës Latine, tha për DW.

Vendet në zhvillim, për të cilët shumë shkencëtarë thonë se po preken në mënyrë disproporcionale nga ndryshimet klimatike, kanë kërkuar prej vitesh financim për të kompensuar këtë ndikim. Historitë e suksesit përfshijnë mbështetjen e Bankës Botërore dhe Fondit të Gjelbër për Klimën për ofertën e Indisë për të rritur kapacitetin e energjisë diellore dhe Fondin Amazona të Brazilit, që synon reduktimin e shpyllëzimit, i cili financohet pjesërisht nga Norvegjia dhe Gjermania.

Skepticizëm mbi planet e shpenzimeve të G20

Ndërkohë që mund të ketë mbështetje të gjerë publike për taksën e re, rritja e populizmit në shumë vende të G20 po rrit presionin se si shpenzohen paratë publike, mes shqetësimeve se ndihma ndërkombëtare dhe fondet e zhvillimit mund të shpërndahen më mirë përbrenda vendit. “Shumica e vendeve të G20 e kanë të vështirë të balancojnë buxhetet e tyre”, tha për DW, Maria Antonieta Del Tedesco Lins, ekonomiste dhe profesore e asociuar në Universitetin e Sao Paulos. “Ndërsa taksat shtesë do të ndihmonin, është shumë e vështirë të largoni presionin kombëtar lidhur me detyrimet e reja ndërkombëtare ose shumëpalëshe.”

Ceremonia e hapjes në Rio ishte edhe sinjal për Aleancën Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, një nismë nën presidencën e G20 të Brazilit që kërkon të përshpejtojë përpjekjet në luftën kundër varfërisë dhe mungesës së ushqimit deri në vitin 2030.

Qeveria braziliane është gjithashtu mbështetësi kryesor i taksës së propozuar, së bashku me Francën, Spanjën dhe Afrikën e Jugut. Pavarësisht kësaj mbështetjeje, dhoma e ulët e parlamentit të Brazilit, Dhoma e Deputetëve, muajin e kaluar hodhi poshtë planet për një taksë shtesë të brendshme për ata me pasuri të mëdha.

“Është turp sepse Brazili mund të përfitojë shumë [nga kjo taksë] sepse ne jemi një vend shumë i pabarabartë. Nëse do të kishte një konsensus ndërkombëtar [për taksimin e të pasurve], mund të ndihmonte negociatat në Kongresin brazilian,” tha Lins, i cili mori pjesë në një grup angazhimi akademik të G20 përpara samitit.

Në Brazil, si në pjesën tjetër të botës, të pasurit shpesh mbrojnë pasurinëe tyre nga autoritetet tatimore duke krijuar kompani të rreme në vende me taksa të ulëta, duke përfituar nga ligjet e sekretit bankar dhe duke formuar fondacione bamirësie, të cilat ofrojnë lehtësime tatimore.

SHBA refuzon propozimin për tatimin mbi pasurinë

Ndërsa qëndrimet e Kinës dhe Indisë për taksën e re janë të paqarta, Uashingtoni mbetet fuqishëm kundër. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen i tha Wall Street Journal në maj se masa ishte “diçka që nuk mund ta nënshkruajmë”.

Presidenti aktual Donald Trump ende nuk ka komentuar mbi propozimin, por nuk ka gjasa të mbështesë rritjen e taksave për të pasurit. Mandati i tij i parë u shënua nga shkurtime të mëdha taksash – nga të cilat përfitonin më shumë individët e pasur dhe korporatat e tyre. Por gjatë kandidimit të tij të parë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2000, ai premtoi të shkurtojë borxhin kombëtar duke vendosur një taksë 14.25% për të pasurit.

Lula përballet me shanse të vështira për të bërë ndonjë përparim domethënës gjatë samitit dy-ditor, veçanërisht pasi shumë çështje kritike gjeopolitike, si dhe bisedimet do të dominohen nga propozimi i Brazilit për të përmirësuar qeverisjen globale.

“Lula është një negociator i madh,” tha Marques. “Ai e konsideron veten si një ndërtues urë midis Jugut Global dhe Veriut Global. Por nuk e di se si mund të arrijë një konsensus rreth kësaj teme shumë të ndjeshme.”

Taksa e pasurisë – ndihmë për Afrikën

Përfaqësimi më i mirë në G20 për Afrikën ka tani me rëndësi të madhe, pasi kontinenti kërkon të përfitojë nga çdo plan i ri tatimor, nëpërmjet marrjes së fondeve për varfërinë dhe zbutjen e klimës. Bashkimi Afrikan, blloku rajonal i 55 vendeve afrikane, do të marrë pjesë në samitin e Rios për herë të parë, pasi u pranua si një anëtar i plotë i G20 në gusht.

Vitin e ardhshëm, Afrika e Jugut do të marrë presidencën e radhës të G20 – udhëheqja e katërt radhazi e bllokut nga Jugu Global, pas Indonezisë, Indisë dhe Brazilit. Roli do t’i japë vendit dhe Afrikës në tërësi mundësi të mëtejshme për të formësuar politikat globale dhe për të mbrojtur interesat e kontinentit.

“Vendet afrikane kanë qenë të nënpërfaqësuara në G20, pavarësisht rëndësisë së kontinentit në nivel global,” tha për DW Marques, i cili ndodhet në Rio për samitin. “Por gjërat po ndryshojnë dhe Bashkimi Afrikan tani ka filluar të ketë njëfarë ndikimi në politikëbërje.”/DW

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut emërohet zëvendës sekretare e NATO-s

Radmila Shekerinska, ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake.

NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme.

Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar I plotë”, tha Rutte.

Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.

Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.

Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.