15.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025

Kush është Messina Denaro, Bosi i ri i Cosa Nostra

Pas vdekjes të Toto Rinës, vendin e shefit të Mafias së Palermos e ka marrë Mateo Mesina Denaro. Ai është një mafioz i ri dhe i pamëshirshëm, i aftë të mos ndalet përpara asgjëje për t’u ulur në fronin e “Bosit të Bosëve” të shekullit XXI. Mesina Denaro është një kopje e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riinës. Ai lindi më 26 prill të vitit 1962 në Kastelvetrano, një qytet pranë Trapanit. Ishte pikërisht periudha, kur klanet mafioze po shtonin ndjeshëm fuqinë dhe influencën e tyre. Rasti më tipik është ai i klanit të Korleones. Në këtë kohë, mafia amerikane dhe ajo siçiliane bashkëpunuan në trafikun e heroinës, që u solli të dyja palëve fitime kolosale. Ishulli i Siçilisë kontrollohej plotësisht nga të ashtuquajturit “Burrat e nderit”, termi me të cilin identifikoheshin mafiozët. Popullsia vendase nuk e kundërshtonte aspak këtë kontroll, pasi e shihte ‘Cosa Nostra’-n si organizatën që e mbronte nga shteti italian, të cilin e konsideronin si pushtues. Në këtë atmosferë u rrit edhe Mateo Denaro Mesina. Babai i tij, Françesko, ishte gjithashtu një “burrë nderi” dhe me kalimin e kohës u bë “kapo” i krahinës së Trapanit, njëkohësisht edhe një nga njerëzit më të besuar të Toto Riinës.
Tmerrësisht i dhunshëm, mizor në ekstreme, ai nuk trembet nga askush dhe mbi të gjitha zotëron zgjuarsinë e nevojshme për të mos rënë në duart e ligjit. Gjithashtu, zotëron një nuhatje të pazakontë në zbulimin e bizneseve fitimprurëse. Arriti të krijojë një pasuri të pallogaritshme me trafikun e drogës e me anë të zhvatjes përmes kërcënimit. Në trafikun e drogës, karriera e tij u zhvillua me hapa marramendëse. Në pak vite, nga një trafikant i vogël, u kthye në një shpërndarës me peshë të rëndësishme në qarqet e narkotrafikut botëror. Sipas FBI-së, Denaro është një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë. Duket se mban lidhje të afërta me më shumë se një nga lordët kolumbianë të drogës.

INSTAT i Ramës e pranon: Investitorët e huaj po largohen

Në vitin 2016 numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta (bashkëpronësi e huaj dhe shqiptare) u ul me të paktën 5.1% në raport me një vit më parë. Të dhënat bëhen publike në studimin e fundit të Institutit të Statistikave dhe Bankës së Shqipërisë mbi bizneset e huaja në Shqipëri ku jepet më gjerësisht edhe kontributi i tyre real në punësim, eksporte, importe dhe investime.
“Në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16% të totalit të punësimit dhe kanë kontribuar me 22,7% në totalin e xhiros vjetore. Ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj mbulojnë 71,4% të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 14% të tyre”, thuhet në raportin e INSTAT.

Origjina dhe aktiviteti

Vendet e Bashkimit Europian janë edhe ato që kanë më shumë investitorë prezent në Shqipëri. Sipas INSTAT në vitin 2016, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë afërsisht 2,5% të ndërmarrjeve aktive gjithsej në Shqipëri dhe 70 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.
Nga ana tjetër, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,9% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta kurse ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë 19,1%.
Ndërmarrjet nga shtetet e BE janë aktive kryesisht në shërbime 24.3% çka i dedikohet kryesisht zgjerimit të call center, por edhe shërbimeve të tjera. Në tregti janë të angazhuara 18.6% e tyre, dhe në industri (13,6%), ndaj totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.
“Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, bazuar në numrin e të punësuarve, në vitin 2016 ndërmarrjet e vogla nga vendet e BE-së mbulonin 77,1% të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa kompanitë e mëdha mbulonin 1,3%. Kjo përqindje e bizneseve të vogla dhe të mëdha lidhet me veprimtarinë ekonomike, ku ata veprojnë”, vlerëson INSTAT.

Bie numri i të punësuarve

INSTAT bën me dije se në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16% të punësimit gjithsej, nga 17,7% në vitin 2015. Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 22,7% të shitjeve neto të ndërmarrjeve rezidente në vitin 2016, ndërsa gjatë vitit të kaluar ky tregues ishte 24,6%.
Përqindja e investimeve të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta është 46,9% e investimeve gjithsej të vitit 2016, ndërsa në vitin 2015 ishte 42%.

Investimet e Huaja Direkte

“Investimet e Huaja Direkte janë një faktor kryesor i integrimit ekonomik ndërkombëtar dhe globalizimit. Statistikat e besueshme të IHD-ve kanë qenë gjithmonë thelbësore për hartuesit e politikave që përballen me sfidat e tërheqjes dhe shfrytëzimit të investimeve të huaja. Stoku i IHD është rritur me 14%, në 2016 krahasuar me 2015. Në fund të vitit 2016, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të Stokut (59,3%), të dominuara nga Greqia dhe Holanda respektivisht me 21,7% dhe 12,6%” pohon INSTAT.

Skandali “Mueller” në hetimin e Trump

Kevin Johnson

Agjenti i FBI-së që është hequr nga posti i këshilltarit për hetimin e Robert Mueller, në fillim të vitit i është referuar Donald Trump si “idiot” përpara zgjedhjes së tij, sipas disa emaileve që i janë dorëzuar Komitetit Gjyqësor ditën e martë. Peter Strzok, një agjent i kundër-inteligjencës, i cili ka drejtuar hetimin e Hillary Clinton për përdorimin e serverit privat të postës elektronike, ka shprehur një preferencë të pastër për kandidatën demokrate, teksa lëshonte ofendime pa fund kundër republikanëve. Republikanët, thotë ai në një email, “duhet të nxjerrin kokën nga prapanica ku e kanë futur”.
Strzok u hoq nga stafi i Mueller këtë vit, pasi hetuesit e Departamentit të Drejtësisë filluan të shqyrtonin nëse ai kishte shkëmbyer emaile, ku kritikonte Presidentin Trump. Strzok u riemërua menjëherë këtë verë në Departamentin e Burimeve Njerëzore të Byrosë këtë verë.
Zbulimi i 375 mesazheve të komunikimit ndërmjet Strzok dhe kolegës së tij agjente të FBI-së, Lisa Page, nxorri se aty jo vetëm kishte referenca për Presidentin Trump, por ofendonin edhe ish-kandidatët demokratë, Bernie Sanders dhe Martin O’Malley, madje shpreheshin edhe preferenca seksuale për guvernatorin republikan të Ohios, John Kasich. Komunikimet e përftuara nga USA TODAY në mbrëmjen e së martës mbulonin mesazhet e një viti ndërmjet Strzok dhe Page, duke filluar më 16 gusht 2015, deri në 1 dhjetor 2016.
Komunikimet ndërmjet dy zyrtarëve fillimisht ranë në vëmendjen e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë gjatë një hetimi në lidhje me mënyrën se si është zhvilluar hetimi për Hillary Clinton. Page ishte caktuar edhe në ekipin e Mueller, por ishte rikthyer në FBI përpara se të zbuloheshin mesazhet.
Politikanët republikanë, përfshirë edhe kreun e Komitetit Gjyqësor Bob Goodlatte, kanë kërkuar publikimin e këtyre mesazheve që pas shpjegimit të heqjes së Strzok në fillim të muajit. Gjatë një komunikimi të 16 gushtit 2015, Page tha se një poster i Bernie Sanders i hipte dëshirën të gërvishte makinën.
“Ai është një idiot, njëlloj si Trump”, u përgjigj Strzok. “Duket sikur anulojnë njëri-tjetrin”. Publikimi i komunikimeve u bë një ditë përpara se zëvendës kryeprokurori, Rod Rosenstein, të dilte përpara Komitetit Gjyqësor.
Javën e kaluar, politikanët republikanë në të njëjtin panel pyetën nga afër drejtuesin e FBI-së, Christopher Wray rreth Strzok dhe gjithashtu ngritën pikëpyetje për kredibilitetin e hetimit të Mueller, për shkak të përfshirjes së Strzok në të. Përmbajtja e komunikimeve ka gjasa t’i intensifikojnë më shumë kritikat kundër hetimit në fjalë, veçanërisht për faktin se agjenti e ka ofenduar vazhdimisht Presidentin Trump.
Më 4 mars 2016, Page i drejtohet Trumpit me frazën “njeri i neveritshëm”. Strzok përgjigjet në më pak se një minutë duke thënë: “E megjithatë mund të fitojë. A do të ishte një president më i keq se Ted Cruz?”. “Kush? Trump? Kështu mendoj”, përgjigjet Page. Kolegët e FBI-së, Strzok dhe Page duket se kanë mbuluar të gjithë situatën politike me komente ofenduese dhe eksplicite duke mos kursyer asnjë kandidat dhe as votuesit. Ata flasin edhe për referencën e bërë nga ana e Trumpit, se madhësia e dorës mund të jetë tregues i pushtetit seksual të një personi.
“Amerika do të marrë atë që meritojnë votuesit”, shkruan Strzok në mars. “Këtë kam frikë”, përgjigjet Page. “O Zot, Hillary duhet të fitojë 100 milionë me 0”, vazhdon Strzok. Disa muaj më pas, pasi hetimi për Hillary Clintonin filloi të zbehej dhe me afrimin e konventave kombëtare republikane dhe demokrate, Strzok dhe Page, duket se kishin frikë nga marshimi i vazhdueshëm i Trumpit në fushën republikane. Në një mesazh të 12 qershorit 2016, Strzok i refererohet “fanatizmit absurd të Trumpit” dhe thoshte se, “njerëzit po shpresojnë që Clinton të fitojë”.
Vetëm pak ditë, pasi kreu i FBI-së James Comey deklaroi se nuk do të rekomandonte akuza kundër Hillary Clinton në hetimin e postës së saj elektronike, Strzok citoi sondazhin e “New York Times” duke theksuar se hetimi po peshonte kundër Hillary Clintonit, e cila në atë kohë ishte kokë më kokë me Trumpin. Gjatë konventës republikane të dy kolegët komentuan të gjithë morinë e folësve një nga një, përfshirë edhe aktorin Scott Baio.
Më pas, Strzok pyet në lidhje me performancën e Trump, duke iu referuar atij si “debil”. Gjatë konventës demokratë në fund të atij muaji, toni i komenteve zbutej dukshëm, pasi Strzok fliste për kandidimin historik të Clinton. “Urime për ditën e kandidimit të një gruaje për president nga një parti e madhe! Kishte ardhur koha! Uroj për shumë kandidime të tjera!” “Sa e këndshme! Faleminderit,” përgjigjet Page. Teksa përshkruante momentin që Clinton fitoi kandidimin, Strzok i shkroi mikeshës së tij: “Jam shumë i emocionuar, sepse më pëlqen Amerika kështu”.
Që kur autoritetet federale deklaruan heqjen e Strzok, konservatorët kanë vënë në pikëpyetje kredibilitetin e hetimit të Rusisë dhe i kanë bërë thirrje kryeprokurorit, Jeff Sessions, të emërojë një prokuror special. Ata kërkojnë të rishqyrtojnë jo vetëm paragjykimin për politikanët në ekipin e Mueller, por edhe vendimin e Comey për të mbyllur hetimin e Clintonit pa rekomanduar akuza, si dhe për dhënien e uraniumit të Shteteve të Bashkuara tek një kompani ruse.
Ditën e martë, avokatët e Trumpit bënë thirrje për emërimin e një këshilltari të ri special për të hetuar lidhjet ndërmjet Departamentit të Drejtëssië dhe Fusion GPS, firma e kërkimeve politike që ka dorëzuar një dosje të paverifikuar ku pretendon se Trump ka lidhje me qeverinë ruse. Sessions ka drejtuar prokurorët federalë për të vlerësuar kërkesat e republikanëve, por ende nuk ka marrë një vendim.
Demokratët thonë se, republikanët po i ngrenë tani këto dyshime për t’i shpëtuar hetimit për lidhjen ndërmjet fushatës së Trumpit dhe Rusisë, si dhe për pengimin e drejtësisë nga ana e presidentit. Hetimi i Mueller solli dy padi dhe dy fajësi nga ana e stafit të Trumpit – përfshirë edhe ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn, i cili i kishte gënjyer FBI-së në lidhje me kominikimet e tij me ambasadorin rus. Lajmet për lëvizjen e Strzok erdhën një ditë, pasi ekipi i Mueller deklaroi se kishte arritur një marrëveshje me Flynn. Flynn kishte rënë dakord të bashkëpunonte me hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në fushatën e vitit 2016.
Në një deklaratë të lëshuar më 2 dhjetor, Sessions thotë se, akuzat e komunikimeve anti-Trump të Strzok “do të ngrenin pyetje të mëdha në publik po të ishin të vërteta”. “Do të sigurohemi që kushdo që punon në këtë hetim të mos ketë asnjë favoritizëm apo paragjykim. FBI-ja nxorri edhe një deklaratë ku pasqyronte politikat dhe procedurat në lidhje me sjelljen e denjë të punonjësve të agjencisë, përfshirë edhe komunikimet e tyre.

Disa nga mesazhet anti-Trump ndërmjet zyrtarëve të FBI-së Peter Strzok dhe Lisa Page që shkaktuan heqjen e Strzok nga hetimi i Mueller:

03/04/2016
Page – O Zot, Trump është njëri i neveritshëm.
Strzok – Megjithatë mund të fitojë.
Strzok – Gjë e mirë për Hillaryn.
Page – Ashtu është.
Strzok – A do të ishte president më i keq se Ted Cruz?
Page –Trump?, Kështu mendoj.
Strzok – Nuk jam i sigurt.
Strzok – O Zot, ai është idiot.
Page – Është i tmerrshëm.
Strzok – Amerika do të marrë atë që meritojnë votuesit.
Page – Këtë frikë kam.

03/16/2016
Page – Nuk më besohet që Donald Trump mund të jetë një kandidat i vërtetë për president.

04/02/2016
Page – Si thua sikur të shkruajmë me mesazhe kur flasim për Hillaryn, sepse nuk mund të përgjohen.

Page – Donald Trump është debil.
Strzok – Si mund të jetë gjë tjetër veçse devil? Po Melania?
Page – Trump pothuajse nuk foli, por sapo hapi gojën tha se “do të ishte një fitore shumë e madhe”. Më duket sikur jetoj në një ëndërr të keqe.
Strzok – O Zot.
Page – Melania ishte mirë, por bashkëshortja duhet të tregojë histori personale, për faktin se bashkëshorti është njeri shumë i mirë. S’ka çfarë të thotë për këtë.
Strzok – Këtë punë kishte! Dhe për çfarë dreqin foli? Për fitoren shumë të madhe?
Page – Nuk e di. Tha që burri i saj ishte fantastik, por asnjë provë për ta mbështetur këtë.
Strzok – O Zot! Po e dëgjon? Fjalimi i Melania paska disa pjesë të kopjuara nga një fjalim i Michelle Obama. E pabesueshme.
Page – Nuk ka mundësi!
Page – O Zot, çfarë organizimi. Shpresoj që ky organizim i keq t’i prishë punë në nëntor.
Strzok – Të shpresojmë. Jam në panik.

08/26/2016
Strzok – Isha në një supermarket Walmart në Virginia. Nuhatej mbështetja për Trumpin…
Page – Po. I urrejmë të dy të gjithë dhe këtë situatë.
Page – Vendi ynë është një rrëmujë e vërtetë.
Strzok – Po, është një vend i frikëshëm.

10/20/2016
Strzok: Jam gjithë nerva. Trump është një idiot i dreqit, nuk jep dot asnjë përgjigje koherente.
Strzok-Nuk më besohet se çfarë dreqin po i ndodh këtij vendi.
Page-Nuk e di. Por do ta marrim veten. Ne jemi Amerika. Jemi të hatashëm.
Strzok-Donald sapo tha “bad hombres”
Strzok-Trump tha se FBI-ja është e turpshme.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

7 mite për sistemet inteligjente

Ka një histeri të madhe në debatin mbi të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe të robotëve. Shumë pyesin sesa do të bëhen të fuqishëm, kur do të ndodhë dhe çfarë fundi do të kenë vendet tona të punës. Kohët e fundit në uebsajtin e informacionit financiar MarketWatch kam lexuar se pas 10 apo 20 vjetësh robotët do të zënë gjysmën e vendeve të punës të disponueshme sot. Janë pohime qesharake (përpiqem të përdor një fjalor profesional, por nganjëherë nuk ia arrij). Artikulli theksonte se pas 10 apo 20 vjetësh në Shtetet e Bashkuara numri i atyre që merren me kopshtet dhe me mirëmbajtjen do të kalojë nga 1 milion në 50000. Po sot sa robotë i bëjnë këto punë? Asnjë. Sa demonstrime praktike ka pasur të mundësisë që robotët t’i bëjnë këto punë? Asnjë. Të njëjtat diskutime bëhen për sektorë të tjerë, ku vlerësohet se do të zhduket më shumë se 90% e vendeve të punës. Këto parashikime të gabuara kanë shkaktuar frikën e gjërave që nuk do të ndodhin, si zhdukja thuajse totale e vendeve të punës, “veçantia teknologjike” (një pikë hipotetike në zhvillimin e një qytetërimi ku progresi teknologjik do të përshpejtojë më tej aftësinë e të kuptuarit dhe të parashikuarit e qenieve njerëzore) apo dalja e sistemeve të inteligjencës artificiale që kanë vlera të ndryshme nga tonat dhe mund të kërkojnë të na shkatërrojnë. Duhet t’i korrigjojmë këto gabime. Po pse i bëjmë? Sipas meje, motivet më të zakonshme janë shtatë.

1. Mbivlerësim Roy Amara, një prej themeluesve të Institute for the Future në Palo Alto, zemra intelektuale e Silicon Valley, është i njohur sidomos për një shprehje që ka marrë emrin “ligji i Amaras”: “Tentojmë që të mbivlerësojmë efektet afatshkurtëra të teknologjisë dhe të nënvlerësojmë ato afatgjata”. Optimistët mund t’i lexojnë këto fjalë në një mënyrë dhe pesimistët në mënyrën e kundërt. Një shembull i mirë i dy anëve të “ligjit Amara” është GPS-i. Duke filluar nga 1978, në Shtetet e Bashkuara është lëshuar në orbitë një konstelacion prej 24 satelitësh (që tani janë 31 nëqoftëse llogariten ato të shoqërimit). Qëllimi i GPS-it ishte që të garantonte saktësinë e dorëzimit të furnizimeve ushtarakëve amerikanë. Por në vitet ’80 programi ka rrezikuar shumë herë që të anullohet. Është përdorur për herë të parë në 1991, gjatë Operacionit “Desert Storm” në Irak, dhe i është dashur që të sjellë suksese të tjera që ushtarakët t’ia pranonin dobishmërinë. GPS-i kishte një finalitet të caktuar, por është dashur shumë kohë për ta bërë që të funksionojë ashtu siç pritej në fillim.
Sot është pjesë e shumë aspekteve të jetës së përditshme dhe, sikur të mos ishte më, do të ndjeheshim të humbur, por do të kishim ftohtë, uri dhe mund edhe të vdisnim. Tani kemi arritur në atë që Amara do ta quante afatgjatësia e GPS-it dhe në fillim askush nuk i imagjinonte mënyrat në të cilat përdoret sot. Kur dal për vrap, Apple Watch im më lokalizon në mënyrë aq të saktë falë GPS-it që tregon se nga cila anë e rrugës ndodhem. Ideuesit e parë të GPS-it nuk do të kishin besuar kurrë se mund të bëhej kaq i vogël dhe të kushtonte kaq pak. Avionët e përdorin GPS-in për të ruajtur rrugën. Veç kësaj, kjo teknologji përdoret për të kontrolluar lëvizjet e të dënuarve në liri me kusht, përcakton se çfarë lloj fare duhet të mbjellim dhe ku, kontrollon parkimet e kamionëve dhe regjistron paraqitjet e shoferëve. Në 30 vitet e fundit, kjo skemë është përsëritur me teknologji të tjera: fillimisht premtimet e mëdha, më pas zhgënjimi, në fund një besim në rritje falë rezultateve që shkojnë përtej shpresave fillestare. Vlen për informatikën ose për sekuencimin e gjenomës. Inteligjenca artificiale është mbivlerësuar shumë herë dhe mendoj se është edhe kësaj radhe, por ka mundësi potencialitetet e saj afatgjata janë nënvlerësuar. Problemi është sa i gjatë është afatgjatë.

2. Magjia e imazheve. Kur isha adoleshent, Arthur C. Clarke ishte një prej shkrimtarëve të mi më të preferuar të fantashkencës bashkë me Robert Heinlein dhe Isaac Asimov. Clarke ishte shpikës, shkruante për shkencë dhe ishte edhe futurology. Midis 1962 dhe 1973, formuloi tri maksima që sot njihen si “ligjet e Clarke”.
i. Kur një shkencëtar i vlerësuar, por i moshuar, pohon se diçka është e mundur, pothuajse sigurisht ka të drejtë. Por kur pohon se diçka është e pamundur, sipas të gjitha gjasave e ka gabim.
ii. Mënyra e vetme për të zbuluar limitet e së mundshmes është të shkohet paksa përtej këtyre limiteve dhe të hyhet tek e pamundura.
iii. Çdo teknologji mjaftueshmërisht e avancuar është e padallueshme nga magjia.
Do të doja të flisja për ligjin e 3-të të Clarke. Imagjinoni sikur të ekzistojë një makinë kohe në gjendje që ta transportojë Isaac Newton nga ‘600 në ditët tona dhe ta zbresë në një vend që do t’i dukej familjar: Kapelën e Trinity College të Cambridge University. Tani, tregojini një produkt të Apple. Nxirrni nga xhepi një iPhone dhe ndizjani, duke i treguar ekranin plot me ikona. Njeriu që ka demonstruar se drita e bardhë përbëhet nga drita me ngjyra të ndryshme, duke ndarë rrezet e diellit dhe më pas, duke i rikompozuar, padyshim që do të befasohej kur të shikonte një objekt kaq i vogël që prodhon ngjyra kaq të gjalla në errësirën e Kapelës. Pastaj tregojini një film në të cilin tregohet fshati anglez dhe të dëgjonte një muzikë kishe që ndoshta e di. Pastaj tregojini një uebfaqe ku mund të konsultohet kopja e kryeveprës së tij, “Parimet matematikore e filozofisë natyrore”, me shënimet personale të tij, dhe mësojini lëvizjen që bëhet me fishat në ekran për t’i zmadhuar detajet. Nëqoftëse një gjë është magjike, është e vështirë që t’i njihen limitet. Imagjinoni t’i tregoni Newton se ai objekt mund edhe të ndriçojë errësirën, të bëjë fotografi, të zhirojë filma dhe të riprodhojë zëra. Pastaj tregojini se mund të bëjë llogaritje matematikore me një shpejtësi të pabesueshme e me shumë presje dhjetore dhe se mund të përdoret për të folur me njerëz që ndodhen në të gjithë botën. Mendoni se Newton do të dinte të shpjegonte sesi është e mundur që një aparat i tillë i vogël bën kaq shumë gjëra? Edhe pse ka shpikur llogaritjen dhe na ka shpjeguar sesi funksionojnë optika e graviteti, nuk ka qenë kurrë në gjendje të dallojë kiminë nga alkimia. Prandaj, mendoj se do të ishte konfuz dhe nuk do të kishte as më të voglën ide se çfarë është ky aparat. Për të nuk do të ishte gjë tjetër veçse një mishërim i okultes, do të ishte i padallueshëm nga magjia. Dhe të mos harrojmë se Newton ishte një njeri shumë inteligjent. Çfarë tjetër mund ta imagjinonte Newton? Duke mos ditur se duhet të karikohet, ndoshta do të hipotezonte se iPhone është në gjendje të funksionojë përgjithmonë kështu siç është.
Ky është një problem që e kemi të gjithë, kur imagjinojmë teknologjinë e së ardhmes. Është aq larg nga ajo aktuale sa që nuk ia njohim limitet. Dhe nëqoftëse bëhet e padallueshme nga magjia, çdo gjë që themi duket e padiskutueshme. Është një problem që e has rregullisht kur kërkoj me dikë për nevojën ose jo për t’ju frikësuar inteligjencës artificiale të përgjithshme, domethënë idenë se një ditë do të ndërtojmë agjentë autonomë në gjendje të lëvizin në botë thuajse si qeniet njerëzore. Më thonë se nuk kuptoj sesa do të jetë e fuqishme inteligjenca artificiale e përgjithshme. Por ky nuk është një argument i vlefshëm, nuk dijmë as edhe se do të ekzistojë ndonjëherë. Do të më pëlqente që të ekzistonte, ky ka qenë gjithmonë motivi kryesor për të cilin i jam përkushtuar robotikës dhe inteligjencës artificiale. Por kërkimi në këtë fushë nuk po ecën shumë mirë. Duket i bllokuar në të njëjtat probleme racionaliteti dhe bonsensi që inteligjenca artificiale ka prej 50 vjetësh. Nga ajo që shikoj, më duket se nuk e kemi akoma vërtet idenë sesi ta ndërtojmë. Karakteristikat e saj na janë krejtësisht të panjohura, për pasojë bëhet shpejt diçka magjike me fuqi të pakufizuara. Por asgjë në universitet nuk është pa limite. Argumentimet magjike lidhur me teknologjinë e së ardhmes janë të bazuara mbi fenë, jo mbi shkencën.

3. Paraqitje dhe kompetenca. Të gjithë flasim për mënyrën sesi një njeri bën një detyrë të caktuar për të hipotezuar sesi mund të bëjnë një tjetër. Nëqoftëse i kërkojmë indikacione rrugore një kalimtareje dhe ajo na përgjigjet me siguri, duke na dhënë informacione që na duken kuptimplota, e pyesim edhe se ku blihen biletat e autobusit aty afër. Nëqoftëse njerëzit dëgjojnë të thuhet se një robot apo një sistem inteligjence artificiale mund të bëjë një detyrë të caktuar, ata përgjithësojnë duke deduktuar se makina mund të bëjë të njëjtat gjëra të një qenieje njerëzore në gjendje ta bëjë këtë gjë. Kompjuterët në gjendje të etiketojnë imazhe të llojit “njerëz që luajnë frisbee në park”, nuk kanë ide se çfarë është njeriu apo për faktin, se parqet janë përgjithësi vende të hapura. Sot, robotët dhe sistemet e inteligjencës artificiale janë në gjendje të bëjnë shumë pak gjëra. Për ta nuk vlejnë përgjithësimet që u aplikojmë qenieve njerëzore.

4. Fjalë valixhe. Marvin Minsky i quante fjalët që kanë shumë kuptime “fjalë valixhe”. Një ndër më të fuqishmet është “të mësosh”, pasi mund t’u referohet shumë llojeve të përvojës. Të mësosh të përdorësh shkopinjtë kineze është një përvojë ndryshe nga mësimi i muzikës së një kënge. Të mësosh të shkruash kodin e një software është një përvojë e ndryshme nga të mësuarit e ecjes në një qytet. Kur njerëzit dëgjojnë të thuhet se kuptimi automatik po bën hapa gjigante në në një sektor të ri, tentojnë që ta barazojnë me një person që lëshohet në këtë fushë të re. Por kuptimi automatik është delikat, kërkon shumë përgatitje nga ana e kërkuesve, një lloj programimi social, një tërësi të dhënash special për stërvitjen dhe një strukturë kuptimi specifik për çdo problem të ri. Kuptimi automatik nuk absorbohet si ai njerëzor, që mund të bëjë përparime të shpejta në një fushë pa qenë i taruar me saktësi apo i ndërtuar apostafat.
Në të njëjtën mënyrë, njerëzit dëgjojnë të thuhet se një kompjuter mund të mundë një kampion botëror shahu (siç ka ndodhur në 1997), tentojnë që të mendojnë se “luan” siç bën një qenie njerëzore. Në realitet, ky kompjuter nuk e kishte idenë se çfarë ishte loja dhe ishte bile më pak i përshtatshëm: kur një qenie njerëzore luan, nuk ngec prej një ndryshimi të vogël të rregullave. “Fjalët valixhe” mashtrojnë njerëzit lidhur me kapacitetet e makinave për të bërë të njëjtat detyra të qenieve njerëzore. Ky është një prej motiveve për të cilat kush kryen kërkime lidhur me inteligjencën artificiale – dhe zyrat e shtypit institucionale akoma më shumë – është në ankth të theksojë se ka bërë përparime në një larmi specifike të një “koncepti valixhe” të caktuar. Është e rëndësishme të nënvizohet “një larmi specifike”, por ky detaj humbet menjëherë. Gazetat shkruajnë tituj të mëdhenj mbi “fjalën valixhe” dhe deformojnë perceptimin e pikës në të cilën ka arritur inteligjenca artificiale dhe sesa do të duhet për përparimet e tjera.

5. Rritja eksponenciale. Shumë njerëz vuajnë nga një formë e rëndë “eksponencializmi”. Të gjithë kanë krijuar idenë se sipas “ligjit të Moore” kompjuterët do të përmirësohen rregullisht si mekanizma me sahat. Në 1965 Gordon Moore, që 3 vite më vonë do të themelonte kompaninë Intel, kishte thënë se numri i komponentëve që mund të futen në një microchip do të dyfishohej çdo vit. Kjo është demonstruar e vërtetë për 50 vjet, edhe pse konstantja kohore e dyfishimit ka kaluar gradualisht nga 1 vit në 2 dhe po i afrohemi fundit të këtij mekanizmi. Dyfishimi i komponentëve në brendësi të një microchip ka bërë që vazhdimisht të dyfishohet shpejtësia e kompjuterëve dhe kjo ka prodhuar microchip kujtese me një kapacitet që katërfishohet çdo 2 vjet. Ka prodhuar edhe fotokamera dixhitale me rezulucione gjithnjë e më të larta dhe ekranë me kristalë likuidë që kanë gjithnjë e më shumë pikselë. Por “ligji i Moore” ka funksionuar deri kur nuk ka ndërhyrë një limit fizik. Njerëzit që vuajnë nga eksponencionalizmi mendojmë se eksponencialët që përdoren për të justifikuar një tezë do të ecin përpara deri në infinit. Por “ligji i Moore” dhe ligje të tjera që u përkasin eksponencialëve mund të mos funksionojnë më, pasi nuk qenë eksponencialë qysh nga fillimi. Kur drejtoja Laboratorin e Informatikës dhe Inteligjencës Artificiale (CSAIL) të Massachusetts Institute of Technology (MIT) dhe kisha nevojë për të mbledhur fonde për më shumë se 90 ekipe kërkimore kam provuar të përdor shtimin e memories së iPod-it për t’u demonstruar financuesve se gjërat po ndryshonin me shumë shpejtësi.
Ja, sasia e muzikës që mund të arkivohej në një iPod 400 dollarësh apo një më ekonomik: 10 Gigabyte në 2002, 20 në 2003, 40 në 2004, 80 në 2006 dhe 160 në 2007. Pastaj vazhdova prej disa vitesh dhe pyesja se çfarë do të bënim me gjithë këtë memorie në xhep. Në bazë të ritmit të rritjes që sapo kam përshkruar, sot një iPod 400 dollarësh duhej të kishte 160000 Gigabyte memorie. Por iPhone më i avancuar (që kushton shumë më tepër se 400 dollarë) ka vetëm 256 Gigabyte memorie, më pak se dyfishi i kapacitetit të iPod-it të 2007. Kjo rritje e veçantë eksponenciale është ndalur papritmas, kur madhësia e memories ka arritur në pikën ku mund të arkivohej e gjithë diskografia e çdo njeriu të zakonshëm, plus aplikacionet, fotot dhe videot. Eksponencialët ndalet kur arrijnë një limit fizik apo kur nuk është më ekonomikisht e kuptimtë të ecet përpara. Edhe në rastin e sistemeve të inteligjencës artificiale kemi asistuar në një përmirësim të papritur të prezantimeve falë suksesit të kuptimit automatik. Shumë njerëz janë të bindur se do të vazhdojmë të shikojmë rritjen e prezantimeve të inteligjencës artificiale me një ritëm të rregullt në infinit. Por, suksesi i kuptimit automatik ka përkuar 30 vite punë dhe ka qenë një gjë e izoluar. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më ngjarje të izoluara. Për shembull raste në të cilat kërkimi do të prodhojë papritmas një hap të shpejtë të para në prezantimet e inteligjencës artificiale. Por nuk ka asnjë ligj që të na thotë se me çfarë frekuence do të ndodhë.

6. Skenarë hollivudianë. Në shumë filma fantashkence hollivudianë bota është si tani, vetëm me diçka më shumë. Tek “Bicentenary Man”, një film i 1999 drejtuar nga Chris Columbus, protagonist ha mëngjesin e shërbyer nga një robot humanoid që flet dhe ecën. Në një moment të caktuar merr në dorë një gazetë, një gazetë letre, as një tablet apo podcast. Shumë kërkues janë po aq të privuar nga fantazia, sidomos ata më pesimistët, të bindur se herët a vonë makinat do t’i shpëtojnë kontrollit tonë dhe do të fillojnë të na vrasin. Injorojnë faktin se, nëqoftëse një ditë do të jemi në gjendje t’i ndërtojmë, aparate kaq inteligjentë do ta ndryshonin botën. Nuk do të kapeshim në befasi nga ekzistenca e këtyre superinteligjencave. Do të evoluojnë në kohë, bota jonë do të jetë tashmë e populluar nga makina të ngjashme dhe do të kishim krijuar përvojë. Shumë më përpara se të jetë superinteligjenca të liga, do të ketë disa më pak inteligjente e më pak luftarake. Më përpara akoma, do të ketë makina shumë grindavece. Më përpara akoma makina të bezdisshme. Dhe akoma më përpara makina arrogante dhe antipatike. Ndërkohë do të ndryshojmë botën, duke e modifikuar mjedisin për të mirëpritur teknologjitë e reja dhe vetë teknologjitë. Nuk them se nuk do të ketë ndonjëherë problem, them se nuk do të jenë të papritura.

7. Kohët e përhapjes. Disa kompani eksperimentojnë shpesh versione të reja të një software. Facebook fut funksione të reja thuajse çdo orë. Në shumë raste, nëse ka problem dhe versioni i ri duhet të tërhiqet, dëmi ekonomik është qesharak. Kurse kostoja marxhinale e paraqitjes së hardware të ri është në fakt e lartë. Shumë prej automobilave që blejmë sot, të cilat nuk drejtohen vetë dhe për më tepër nuk përdorin software, do të jenë ende në qarkullim në 2040. Ky është një limit objektiv i përhapjes së makinave që drejtohen vetë. Nëqoftëse sot ndërtojmë një shtëpi, shpresim që ta zgjasë më shumë se 100 vjet. Në fabrikat e të gjithë botës shikohen rregullisht makineri të vjetra prej dekadash. Kam parë deri kompjuterë që kanë Windows 3.0, versionin e sistemit të lëshuar në 1990. Në pothuajse të gjitha fabrikat, kur dëshirohet të modifikohet fluksi i informacioneve, duhen javë për të kuptuar sesi të rilidhen dhe më pas skuadra teknikësh që modifikojnë hardware. Kohët e fundit një prej prodhuesve më të mëdhënj të këtyre instrumentave më ka thënë se synojnë që ta azhurnojnë software tri herë çdo 20 vjet. Shumë kërkues dhe ekspertë të inteligjencës artificiale imagjinojnë se bota është tashmë dixhitale dhe se do të mjaftojë që të futen sisteme të rinj për të ndryshuar menjëherë gjithçka, në zinxhirin logjistik, në fabrikë dhe në krijimin e produkteve. Asgjë nuk është më larg nga e vërteta. Pothuajse të gjitha risitë në fushën e robotikës dhe të inteligjencës artificiale duan shumë më tepër kohë për t’u përhapur nga sa imagjinon si kush punon në këtë sektor, ashtu edhe kush e vëzhgon nga jashtë.
(Rodney Brooks është një shkencëtar australian. Ka drejtuar Laboratorin e Informatikës dhe Inteligjencës Artificiale të Massachusetts Institute of Technology. Ky artikull është përshtatur nga Technology Review)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kufijtë e Lindjes së Mesme pas Luftës së Parë Botërore

“Limes”

Një prej pasojave më të rëndësishme të Luftës së Madhe qe ripërpunimi i kufijve gjeopolitikë në dritën e shpërbërjes së institucioneve të lashta perandorake. Mbijetesa e këtyre entiteteve territoriale ishte kompromentuar ndjeshëm nga “pranvera e popujve” dhe nga forcat centrifuge që kishin përflakur kontinentin europian qysh nga mesi i ‘800. Lufta dhe humbja ushtarake i dekretuan kolapsin. Përtej axhustimeve territoriale të Mitteleuropës, ripërcaktimet më të rëndësishme dhe të konsiderueshme të kufijve ndodhën në Europën Lindore, në zonën e ish-perandorisë Habsburgase, të Rusisë cariste, e përmbysur në 1917, dhe sidomos në Lindje të Mesme, mbi gërmadhat e “sëmurit të madh” të ndjerë, Perandorisë Osmane. Prania e një entiteti historik si “Porta e Lartë” kishte penguar, sidomos gjatë shekullit të XIX-të, kolonizimin e plotë e Lindjes së Afërme e të Mesme. Rënia e saj u mundësoi fuqive të Kontinentit të Vjetër që ta shtrinin influencën e tyre në këto zona me interes strategjik, duke futur “shpikjen e shteteve”. Iraku, Izraeli, Jordania, Libani, Siria, Kuvajti dhe Arabia Saudite qenë entitete shtetërore të krijuara ad hoc nga Franca dhe Britania e Madhe nëpërmjet “sistemit të mandateve” të dhënë nga Lidhja e Kombeve.
Kufijtë e rinj, të përcaktuar arbitrarisht, prekën rrezikshëm telat e fesë dhe të etnisë të popullsive të ndryshme të përfshira, duke shkaktuar dinamika të rrezikshme akoma sot para syve të të gjithë botës. Kontrolli i rrugëve të komunikacionit, monopoli i tregtisë dhe më pas shfrytëzimi i rezervave petrolifere qenë interesat dominuese që udhëhoqën vendet europiane në vendosjen, qysh përpara përfundimit të Luftës së Madhe, e rregullimit të ri territorial të zonave pasosmane. Për të garantuar supremacinë europiane ishte e nevojshme të zbatohej motoja e vjetër divide et impera: të përçaheshin shoqëritë dominuese, të copëzoheshin dhe të zhyteshin pakicat (parasëgjithash ajo kurde) kundër rivendikimeve arabe. Midis entiteteve të reja, siç u cek më sipër, Kuvajti, për të frenuar zgjerimin iraken në juglindje dhe kufizuar me një copë tokë daljen në Gjirin Persik; Libani, për të dobësuar Sirinë; Transjordania, për të shmangur zgjerimin eventual në lindje të Izraelit të ardhshëm. Kështu, në Lindje të Mesme përmbysjet epokale e sjella nga Lufta e Madhe qenë mundësi shumë më të thëlla dhe më jetëgjata se ato të konfliktit të dytë botëror.
Me mbarimin e Luftës së Madhe, Traktati i Sèvres i 10 gushtit 1920 i përcaktoi më tej kufijtë e Lindjes së Mesme, tashmë të modifikuara nga lufta italo–turke (1911-‘12), nga ato ballkanike (1912–1913) dhe nga faqet respektive, duke e ndryshuar rrënjësisht fizionominë gjeopolitike të zonës. Turqia hiqte dorë nga çdo pretendim sovraniteti ndaj Egjiptit, Qipros (duke konfirmuar sovranitetin britanik) dhe mbi ishujt e Dodekanezit, që njiheshin zyrtarisht si territor italian pas 8 vitesh pushtim. Veç kësaj, Porta e Lartë u akordonte pavarësi vendeve arabe të tilla si Hixhazi, Negdi, Asiri, Jemeni, Siria, Palestina, Transjordania dhe Iraku. Humbiste çdo territor europian përjashto Konstandinopojën dhe Bririn e Artë; përveç Thrakës dhe ishujve të Imbrit dhe Tenodit, i cedonte Greqisë administrimin e një pjese të Anadollit Perëndimor midis Gjirit të Adramitit dhe atij të Skalanovës me qytetin e Smirnes; njihte pavarësinë e Armenisë në vilajetet e Erzerumit, Trebizondës, Bitrlisit dhe Vanit; i jepte autonominë Kurdistanit. Anadolli jugperëndimor konsiderohet zonë e influencës italiane, ndërsa ajo juglindore i caktohet asaj të Francës, që shtrinte në këtë mënyrë pushtimin e Sirisë deri në Vargmalin Taurus, përfshi qytetin e Cilicisë.
Brigjet e Detit të Marmarasë, Bosforit e Dardaneleve dhe ishujt e Samoktrakisë, Imbrit, Lemnos, Tenedos dhe Mitilenës në Egje, qenë çmilitarizuar dhe nënshtruar mbikëqyrjes së Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ndërsa qeveria sulltanore nënshkruante Traktatin e Sèvres, Gjenerali Mustafà Kemal mblidhte forcat e mbijetuara të kombit turk, duke planifikuar luftë për pavarësi. Objektivi nuk ishte restaurimi i Perandorisë Osmane, por krijimi i një shteti të ri kombëtar turk. U shpartallua regjimi autonom i Armenisë; Armenia ruse cedoi distriktet e Karsit, Ardahanit dhe Artvinit (cedim që do të njihej nga Rusia sovjetike në paqen e Moskës më 16 mars të 1921). Më 10 shtator 1922, në kuadrin e luftës greko–turke (1919 – 1922), trupat turke ripushtuan Smirnen.
Në fund të konfliktit, Traktati i Lozanës (24 korrik 1923) anullonte atë të Sèvres: Turqia rikuperonte zonat e Smirnes, Thrakisë deri në lumin Maritza dhe ishujt Imbër e Tenedo; demilitarizimi – megjithatë i besuar i qeverisë turke – kufizohej në brigjet e Ngushticave dhe me ishujt me të afërta me to. Më 2 nëntor 1922, i shpallur i rënë Sulltanati, Konstandinopoja humbi rangun e kryeqytetit në favor të Ankarasë (tashmë seli e Asamblesë Kombëtare), shtyllë e re e Republikës zyrtarisht e shpallur më 31 tetor 1923. Më 20 korrik 1936 Konventa e Montreux do ta njihte sovranitetin e plotë turk mbi zonën e Ngushticave, duke i ceduar edhe të drejtat që të mund t’i fortifikonte. Vetëm në përfundim të periudhës midis luftërave, me 23 qershor 1939, Franca do t’i cedonte Turqisë territorin e Sanxhakatit të Aleksandrisë, që ishte pjesë e mandatit sirian.

Siria dhe Libani
Masakrat antikristiane e fundit të ‘800 nxitën ndërhyrjen ushtarake franceze, e finalizuar në mbrojtjen dhe në sigurinë e besimtarëve. Fuqia europiane pretendonte veç të tjerash nga Perandoria Osmane krijimin e një province speciale, “Libanit të Vogël”, e qeverisur nga një kristian i emëruar drejtpërsëdrejti nga Sulltani me pëlqimin e fuqive perëndimore. Kur në 1920 shpërtheu revolta arabe që shpalli pavarësinë e Sirisë nën egjidën e Emirit Faisal, trupat e Parisit ndërhynë sërish, duke e pushtuar vendin. Disa kohë më pas, Franca i paraqiti Lidhjes së Kombeve planin për ndarjen e rajonit. Nën emrin Siri apo të “Shtetit të Levantit” u bashkuan vilajetet turke të Alepit, Bejrutit, Damaskut dhe Deir el-Zor. Të shkëputur nga Turqia në 1918, këto territore në Konferencën e San Remo (25 prill 1920) ju caktuan në mandat Francës. Vendi u nda në 4 shtete të bashkuar në federatë: Shteti i Damaskut, Shteti i Alepit, Libani dhe Shteti i Alavitëve; këtyre ju shtua në 1921 edhe Gebeli Druz. Më 1 janar të 1925, Damasku dhe Alepi u inkorporuan në një shtet unik të Sirisë (kryeqytet Damasku), nga i cili varej Sanxhakati autonom i Aleksandrisë, ndërsa territoret e alavitëve (ose të Latakia – Laodikeas) dhe të Gebelit Druz u krijuan qeveri autonome deri më 9 shtator 1926, kur u inkorporuan në Siri. Më 2 shtator 1938 në Sanxhakatin e Aleksandrisë u krijua Republika Autonome e Hatait, në bazë të një marrëveshjeje franko–turke. Më 23 qershor 1939, Franca ia cedoi territorin Turqisë. Italia, si fuqi mandatare, paraqiti një protestë formale më 10 korrik 1939. Rajoni u pushtua në mënyrë të përbashkët nga forcat britanike dhe franceze deri në pavarësinë siriane dhe libaneze të vitit 1946.

Palestina dhe Transjordania
Pas 400-vjetësh dominim Osman, ndarja e rajonit u planifikua nga Franca dhe Anglia me marrëveshjen sekrete Sykes – Picot (16 maj 1916) që ndante zonën e ndodhur midis Sirisë e Irakut në zona të ndryshme influence. Forcat ushtarake britanike pushtuan Palestinën më 1917. Tri vite më vonë, Konferenca e Romës ia atribuoi zyrtarisht mandatin Londrës, i konfirmuar nga Lidhja e Kombeve më 24 korrik 1922. Me Deklaratën Balfour të 2 nëntorit 1917, qeveria britanike impenjohej që të ndërtonte në Palestinë një qendër kombëtare hebraike, që do të mund të mirëpriste hebrenjtë e rajonit dhe ata që, për shkak të diasporës, gjendeshin në vende të tjera. Çështja u debatua shumë dhe pikërisht për këtë motiv, britanikët nuk e përmendën në mënyrë eksplicite formimin e një “shteti hebraik”, por preferuan të përdorin termin ambig national home që do të ruante edhe të drejtat civile e fetare të komuniteteve johebraike të Palestinës. Një valë e madhe emigruese e hebrenjve u regjistrua, duke filluar nga mesi i shekullit të XIX-të. Vendbanimet e para u asimiluan nga komponenti arab dhe shoqëria që u krijua karakterizohej nga një shkallë e lartë multikulturaliteti. Fluksi emigrues hebre u inkurajua nga latifondistët arabë, që duke shitur tokat e tyre akumuluan një sasi të madhe paraje kesh – jo e riinvestuar. Blerja gjithnjë e më e madhe e tokave nga ana hebraike shkaktoi preokupimet e para të punëtorëve palestinezë që përbënin pjesën më të madhe të popullsisë. Britania e Madhe propozoi lindjen e Komitetit Ekzekutiv Arab, një organizatë e ruajtjes së interesave të bujqëve arabë, si kristianë, ashtu edhe myslimanë, por palestinezët u kundërvunë. Shpërthenin kështu trazirat e para. Qenë shenjat fillestare e konfliktit tragjik e të pambarimtë arabo – palestinez, radikalizimi i të cilit do të ndodhte sidomos në vijim të arritjes së komponentit Ashkenazi, të çimpenjimit të plotë britanik (1947) dhe të lindjes së shtetit të Izraelit (1948).
Ashkenazitët perëndimorë vinin nga Gjermania, ata lindorë nga Polonia, Bjellorusia, Ukraina, Rusia, Kaukazi dhe Shtetet e Bashkuara. Për shkak të Rezolutës Nr. 181 të vitit 1947 – që parashikonte ndarjen e territorit të kontestuar midis një shteti palestinez, një shteti hebraik dhe një zone të tretë që përfshinte Jeruzalemin nën administrimin e Kombeve të Bashkuara – në brendësi të shtetit arab do të jetonte 1% e popullsisë hebraike dhe në brendësi të shtetit jebraik 45% e popullsisë arabe. Përqindja në zonën ndërkombëtare ishte më e ekuilibruar: 51% me arabë dhe 49% me hebrenj. Në total në zonën e kontestuar ishte 67% me popullsi arabe dhe 33% me popullsi hebraike. Për të shmangur trazira dhe raprezalje, ishte përcaktuar që të inkorporoheshin të gjitha zonat në të cilat sasia e kolonëve ishte e konsiderueshme pavarësisht se këta gjithsesi qenë në minorancë. Veç kësaj, shtoheshin zona të gjëra shkretëtire akoma të pabanuara, në të cilat do të vendoseshin kolonët e shumtë hebrenj të ardhur nga Europa. Sipas parashikimeve, të mbijetuarit e persekutimeve naziste do t’i jepnin jetë një emigrimi masiv. Ndërsa Agjencia hebraike, megjithëse me ndonjë dyshim, e pranonte Rezolutën e Kombeve të Bashkuara, grupet më ekstremiste si Irgun dhe Banda Stern refuzonin – në bazë të konceptit të Izraelit të Madh – vetë ekzistencën e një shteti arab. Argumentime të ngjashme, por me kahje të kundërt për palën radikale arane. Disa grupe mohonin ekzistencën e një shteti hebraik, të tjerë ankoheshin për mungesën e vijueshmërisë territoriale. Grupe paraushtarake sioniste dhe arabe nisën të veprojnë kundër vendimit të Kombeve të Bashkuara dhe i gjithë rajoni u zhyt në një kaos, i thelluar më tej ky nga tërheqja ushtarake britanike.
Në vitin 1950, Parlamenti izraelian [Knesset] do të miratonte Ligjin e Kthimit, duke konfirmuar të drejtën e çdo hebreu për t’u vendosur në mënyrë të përhershme në vend. 2 vite më pas do të miratohej ligji që u jepte emigrantëve të drejtën e menjëhershme të shtetësisë. Dimensionet dhe natyra e popullsisë qenë në ndryshim të vazhdueshëm. Pas valës së madhe migratore nga Europa, në vitet ‘50 u reduktua tendenca e të ardhurve të rinj. Për shembull, emigrimi nga Bashkimi Sovjetik ishte shumë i vështirë për shkak të armiqësisë së Stalinit ndaj shtetit të ri të Izraelit. Nga Lindja europiane arritën vetëm 300 000 njerëz. Trendi emigrues u reduktua edhe për sa u përket Shteteve të Bashkuara, grupi më i madh i diasporës i të cilave nuk ishte kushedi se çfarë i interesuar të emigronte. Në fakt, prej tij erdhën vetëm 1900 persona. Kështu, pas ardhjes së konsiderueshme të hebrenjve nga Europa, komponenti tjetër i madh erdhi kryesisht nga Lindja e Mesme (232583), nga Afrika Veriore (92510) dhe, nga fundi i viteve ’50, do të çonte në ndryshimin progresiv të popullsisë izraeliane. Kjo pjesë minoritare (8% përpara holokaustit) u bë shumë shpejt mazhorancë, edhe pse më pak, e popullsisë hebraike izraeliane. Për sa i përket Transjordanisë (apo Jordanisë), gjatë konfliktit të parë botëror tribùtë nomade të shkretëtirës u rebeluan si të gjithë arabët e Lindjes së Mesme me shtytjen britanike kundër dominimit turk. E bashkuar fillimisht me Palestinën nën mandatin anglez, rajoni u shkëput më 25 maj të 1923 dhe, në tetorin e 1925, siguroi edhe aneksimin e territorit të Maan dhe të Portit të Aqaba – të cilit ju kundërvu Arabia Saudite. Në 1946 u njoh pavarësia totale dhe Abdullah u vetëshpall Mbret i Mbretërisë Hashemite të Transjordanisë.

Iraku
Vilajetet e Basorës, Bagdadit dhe Mosulit, të shkëputur nga Perandoria Osmane në 1918 dhe të pushtuar nga forcat ushtarake angleze, u bashkuan në një shtet të vetëm arab në zonën mesopotamike, që përfshinte rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumenjve Tigër dhe Eufrat, e cila u quajt Irak, emër që fillimisht përfshinte vetëm territorin e përfshirë midis Bagdadit dhe Gjirit Persik. I caktuar si mandat i Anglisë (2 mars 1921), shteti do të bëhej mbretëri më 23 gusht 1921. Në veri, për të caktuar kufijtë e rinj me Turqinë u zgjodh kufiri administrativ që kishte ndarë Vilajetin e Mosulit nga provincat e tjera osmane. Ky caktim u kontestua nga Turqia që rivendikonte territorin e banuar kryesisht nga kurdë. Kontestimi u zgjidh me 5 korrik 1926, kur marrëveshja e Ankarasë refuzoi instancat turke, duke ia caktuar përfundimisht territorin Irakut. Për sa i përket caktimit të zonave të tjera, në lindje, nga ana iraniane, u ndoq kufiri historik midis Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Persiane; në jugperëndim, me Negedin (Arabi Saudite) kufiri u caktua në mënyrë arbitrare për të kufizuar daljen në det e shtetit të ri. Midis dy shteteve u la një territor neutral prej rreth 5000 kilometrash katrore, i pasur me puse të frekuentuar me barazi të drejtash nga barinjtë nomadë e të dy vendeve. Popullsia irakene, e përbërë nga kurdë, turkmenë, myslimanë sunitë e shiitë, u rebelua kundër administratës së Londrës dhe në fillimin e viteve ’20, Britania e Madhe vendosi në favor të lindjes së një shteti të vetëqeverisur. Siç u tha më lart, në 1921 u krijua monarkia kushtetuese e udhëhequr nga hashemiti Fysal, vëllai i Emirit Transjordanez, Abdallah. Më 30 qershor 1930, me Traktatin anglo – iraken, Londra i dha pavarësinë e plotë Irakut, që hyri në Lidhjen e Kombeve më 3 tetor 1932. Kështu, Anglia hiqte dorë formalisht nga mandatet, por midis dy vendeve u nënshkrua një pakt miqësie dhe aleance që gjithsesi e detyronte Irakun në politikën britanike dhe siguronte interesat ekonomike të Londrës në zonë.
Nxjerrja e naftës nga vendburimet irakene filloi menjëherë pas Luftës së Madhe dhe zonat më të rëndësishme të përfshira në shfrytëzim qenë tre: Khanaqin (puse Naftkhanah), Mosul dhe Kirkuk, një prej lokaliteteve më të rëndësishëm për pasurinë dhe për cilësinë e produktit. Natyrisht, që nxjerrja ishte tejet e kufizuar dhe në periudhën midis luftërave nuk i kalonte 120 000 tonelatat, ndërsa një rritje e konsiderueshme u regjistrua në fundin e viteve ‘30 me inaugurimin e naftësjellësve lidhës midis Kirkuk dhe porteve të Mesdheut për të cilin Britania e Madhe dhe Franca hynë në konkurrencë. Pavarësisht pavarësisë formale, britanikët arrinin ta drejtonin politikën e vendit. Shiitët u përjashtuan nga nyjet komanduese në favor të komponentit sunit. Baza sociale e Irakut ishte jashtëzakonisht e paqëndrueshme: konfliktit midis shiitëve dhe sunitëve i shtoheshin, në veri, presionet gjithnjë e më këmbëngulëse kurde për njohjen e identitetit kombëtar. Dobësisë kronike të qeverisë irakene, nga mesi i viteve ’30 ju shtuan grushtet e ndryshme të shtetitm që megjithatë nuk e minuan lidershipin britanik. Vetëm në vitin 1941, ngjitja e nacionalistit dhe panarabit Rashid Alì al-Gaylani e afroi Irakun me Italinë mussoliniane dhe me Gjermaninë naziste, por pas një fushatë ushtarake të shkurtër dhe intensive, Londra rivendosi kontrollin e saj.

Gadishulli Arabik
Shtetet dhe posedimet e Gadishullit qenë:
– Arabia Saudite, rezultuese nga bashkimi i Sulltanatit të Negedit dhe i Mbretërisë së Hixhazit në personin e Ibn Saud, me 11 janar 1926. Arabisë Saudite i ishte aneksuar edhe Emirati i Asirit;
– Jemeni, imamat arab i pavarur;
– Adeni, koloni dhe protektorat britanik, që përfshinte posedimin e Adenit, ishullin Perim në ekstremitetin jugperëndimor, Protektoratin e “9 Distrikteve”, i kontestuar nga Jemeni dhe nga viti 1933, Hadramauti mbi të cilin Britania e Madhe shtriu protektoratin me një akt unilateral;
– Një seri emiratesh e sulltanatesh përgjatë bregut arabik të gjirit të Omanit e Persik, të gjithë të nënshtruar ndaj Perandorisë Britanike, midis të cilëve: Sulltanati i Maskatit dhe Imamati i Omanit; 6 sulltanate të vogla të Bregut të Piratëve (territor që shtrihet nga Katari aktual në Gadishullin Musandam); Emiratet El-Qatar dhe El-Bahrein, posedimi i të cilit rivendikohej nga Persia; dhe Sulltanati i Kuvajtit.
– Së fundi ishujt Kuria Muria, që pas Luftës së Parë Botërore ju caktuan Indisë nga autoritetet britanike. Pas Luftës së Madhe, Londra konsideroi se arqipelagu i përkiste Indisë.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Maradona: Thuaji atij mos flasë pa kuptim

Nuk ishte befasi këtë vit, që Cristiano Ronaldo mori për herë të pestë “Topin e Artë” në Paris. Pasi mori për herë të pestë “Topin e Artë”, gjatë fjalës përshëndetëse, Ronaldo i njoftoi botës se “beson se është futbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë”. Ai ka disa dëshmi për ta mbështetur këtë pretendim. Por, ka shumë argumente kundër pretendimit të tij dhe një prej tyre vjen nga një tjetër ikonë argjentinase: Diego Maradona. Kur u pyet në një intervistë me “AS” rreth deklaratës së CR7, ai pati një përgjigje mjaft epike.
Përgjigjja e shkëlqyer e Maradonës
Diego Maradona: “Thuaji atij të ndalojë së foluri pa kuptim (buzëqesh)”.
Intervistuesi: “Nëse Cristiano është më i miri në histori, çfarë të bën kjo?”.
Maradona: “Kjo është arsyeja pse unë thashë të ndalet së foluri pa kuptim”.
Më pas, Maradona vazhdoi të diskutonte për “Topin e Artë” si tërësi dhe dha një pasqyrë shumë interesante.
Intervistuesi: “Çfarë mendoni për ‘Topin e Artë’, si një çmim?”
Maradona: “Bufff… Si një trofe… Është shumë e vështirë për të dhënë vetëm një ‘Top të Artë’ për një lojtar, sepse duke ia dhënë një Cristianos dhe Messit… është bërë e mërzitshme tani”.
Intervistuesi: “A nuk është askush tjetër në elitë që e meriton?”.
Maradona: “Ndoshta Cavani, Mbappé, Ibrahimoviç, por unë nuk e di”.
Intervistuesi: “Kthehuni në ditët tuaja, lojtarët joeuropianë nuk mundën të fitojnë ‘Topin e Artë’”…
Maradona: “Jo, jo…, do të kisha fituar më shumë se Cristiano dhe Messi”.
Në realitet, ka shumë pak gjasa që një lojtar tjetër, përveç Ronaldos apo Messit, ta fitojë çmimin, me brazilianin Neymar ndoshta i vetmi person i afërt me duetin. Pra, Maradona nuk u pajtua me pretendimin e Cristiano Ronaldos, se ai ishte më i miri ndonjëherë, ndërkohë që vuri në dukje se futbolli ishte më i vështirë në ditët e tij: “Më e miri? Për mua… Nga ajo që pashë prej tyre, Alfredo Di Stéfano, Cruyff… dhe Messi, por mund të jetë edhe Cristiano. Çfarë i mungon Messit për të qenë Maradona? Ajo nuk mund të blihet, është brenda jush dhe vjen si standard. Messi nuk do të jetë në gjendje të ulë 20 lojtarë, të bisedojë me ta dhe t’i motivojë ata, ashtu si unë. Ronaldo? Ai është i mrekullueshëm. Më pëlqen definicioni i tij. Një tjetër gjë që më pëlqen në lidhje me Cristiano Ronaldon është se, kur ekipi ka nevojë për të, ai jep gjithçka. Nuk ka pasur shumë lojtarë që nga Cruyff me atë cilësi”.

Sfidë Real Madridit

Real Madridi ka marrë një ofertë në ditët e fundit, që ka tërhequr vëmendjen e menaxhmentit sportiv të “Los Blancos”. Ky është Arthur (21 vjeç), mesfushori sulmues i Gremios, i cili është evidentuar si një nga yjet e kampionatit brazilian, duke e çuar ekipin e tij drejt pushtimit të “Copa Libertadores”. Në fakt, Gremio de Porto Alegre do të jetë rivali i Real Madridit në finalen e Botërorit për Klube, që do të zhvillohet sot. Ideja e udhëheqësve të Gremios nuk është tjetër, përveç marrjes së 50 milionë eurove, që shfaqen si klauzolë e largimit të talentit 21-vjeçar. Reduktimi i mundshëm i çmimit të Arthur do të arrinte në një vonesë, sa i përket kohës së largimit nga Brazili. Gremio dhe futbolli brazilian në përgjithësi janë shitës të lojtarëve të spikatur, pasi nuk mund të konkurrojnë me pagat e ofruara nga ekipet e mëdha europiane. Arthur ishte drejtpërdrejt i lidhur me Barcelonën javë më parë, si rezultat i një takimi me Robert Fernandez, drejtor sportiv i klubit katalanas, me të cilin pozoi edhe me fanellën blaugrana.
Sidoqoftë, as Arthur, as Jorge Machado, agjenti i tij, nuk kanë nënshkruar ndonjë angazhim me klubin e kryesuar nga Josep Maria Bartomeu. Siç ka mësuar “MARCA”, lojtari pëlqehet nga trajneri Zidane. Në “Bernabeu” konsiderojnë se do të ishte një shtesë interesante, pasi mendojnë se ky futbollist është një nga më të mirët e tregut brazilian në vitet e fundit, me Viniciusin tashmë të nënshkruar. Burime të afërta me lojtarin e kanë siguruar këtë gazetë spanjolle se Arthur nuk është zotuar për Barcelonën dhe se ekipi brazilian në këtë kohë nuk dëshiron të dijë asgjë për katalanasit e kryesuar nga Josep María Bartomeu. André Zanotta, ekzekutivi i Gremios, pranoi dje se klubi i tij nuk mund t’i mbyllë dyert e dëshirës së Arthurit për të luajtur në Europë, edhe pse qëllimi është të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2020, më së paku.
Disa futbollistë të Real Madrid dhe gratë e tyre kanë vizituar xhaminë e Sheikut Zayed, gjatë kësaj jave në Abu Dhabi. Kjo xhami është më e madhja në Emiratet e Bashkuara Arabe. Disa nga këta vizitorë shkuan në xhami menjëherë pas fitores 2-1 që “Los Blancos” arritën ndaj Al Jazira në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube, luajtur të mërkurën në “Zayed Sports City Stadium”. Ky stadium është vetëm një kilometër larg nga xhamia.
“Duke shijuar fitoren”, shkroi në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Lucas Vasquez, krahas fotos pranë xhamisë, ku ishte veshur me kostumin tradicional që përdorin myslimanët. Gratë dhe të dashurat e futbollistëve Theo Hernandez, Marcelo dhe Keylor Navas gjithashtu ishin të pranishme në këtë vizitë. Adriana Pozueco, Clarice Alves dhe Andrea Salas postuan në rrjetet sociale fotografitë e tyre gjatë turit në xhami.

James: Rikthim në Madrid? Nuk e di!

Mesfushori i Bayern Munich, James Rodriguez, ka analizuar në një intervistë për “Noticias Caracol” thënien e Cristiano Ronaldos pas disfatës ndaj Tottenham në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve se “me kolumbianin, Morata dhe Pepe, Real Madridi ishte më i fuqishëm”. “Ata ishin duke shkuar nëpër një kohë të keqe. Unë mendoj se Real Madridi ka lojtarë shumë të mirë, për të bërë një sezon të mirë. Është një ekip i madh, ka potencial për ta ndryshuar të gjithë këtë. Kam lënë shokë shumë të mirë në Madrid dhe sa herë që mund t’i shikoj lojërat e tyre, unë mbaj kontakt me Ramos, Benzema dhe Marcelo.
Kthimi në Madrid? Nuk e di, sepse tani po mendoj për Bayern Munich. Jam 2 vjet i huazuar, po kaloj një kohë të mirë këtu dhe jam i lumtur. Pozita ime te Bayern Munich? Tashmë kishte luajtur në atë rol që bëja te Real Madridi me trajner Ancelottin dhe Zidane. Atje kemi luajtur me Kroos, Modriç dhe mua, këtu jam duke luajtur me Javi Martinez dhe Vidal në këtë linjë, ku mund të bëjmë gjëra të mira dhe të krijojmë më shumë. Në kombëtare, trajneri Pekerman dëshiron të luaj pak më lart, si sulmues i dytë apo në krah të majtë, por në këto pozicione të ndryshme ndihem rehat”.

Paolo Rossi këshillon Dybala

Çfarë ndodh me Paulo Dybala? Të gjithë përpiqen për të kuptuar arsyet e momentit të vështirë që po përjeton talenti i Juventusit. Në këtë funksion, edhe “La Gazzetta dello Sport” ka bërë një intervistë me Paolo Rossin, një ish-sulmues, i cili gjatë karrierës së tij ka alternuar periudhat e lavdisë dhe të tjera të errëta. “Jam i çmendur rreth tij. Ai mund të bëjë gjithçka. Në këto kohë, kur gjërat nuk po i shkojnë si duhet, Paolo të gjejë forcën për të dalë nga tuneli. Çfarë do t’i tregoja atij? Gjithmonë, vendos vullnetin mbi gjithçka, hyj brenda fushe dhe bëj atë që mund të bësh. Filloni me gjërat e thjeshta. Dhe pastaj kujdesuni për gjithçka”, shpjegon Rossi.
Në lidhje me fjalët e Nedved, mbi sakrificat në jetën private, ish-sulmuesi i Juventusit kujton: “Juventusi nuk shprehet në këtë rast. Kështu ka qenë gjithmonë, shumë i kujdesshëm, klubi bardhezi. A mund të ketë ndikuar e dashura e tij? Çdo gjë mund të ndikojë. Nëse i rekomandoj Dybalasë të martohet? Joooo, nëse nuk e ndjen se duhet ta bëjë… Kohët kanë ndryshuar. Në kohën time jo të gjithë ishin të martuar, kishte edhe beqarë. Shoqëria ishte prapa çdo gjëje”. Së fundmi, Paolo Rossi tregon strategjinë e tij në stolin e “adoptuar” nga Allegri: “Ka lojtarë që mbyllen pas një stoli; të tjerë që prekin fushën dhe janë gati të thyejnë gjithçka. Është një pyetje që mund të duket e lehtë, por është psikologjike”.

Venger kundër shitjes së Ozil

Arsene Venger insiston se Mesut Ozil nuk do të bashkohet me Manchester United në janar, por ai ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të turko-gjermanit nga Arsenali verën e ardhshme. Kontrata e Ozil skadon në fund të sezonit aktual dhe emri i tij është i lidhur me një numër klubesh, duke përfshirë Barcelonën dhe Manchester United e Jose Mourinhos. 29-vjeçari mund të negociojë me klubet e tjera që nga janari, përpara një transferimi të mundshëm të lirë verën e ardhshme. Trajneri Venger është këmbëngulës që Ozil, të paktën të shohë marrëveshjen e tij në “Emirates”, megjithëse ai nuk ndalet që të mohojë se do të largohet. “Nuk e di sa afër është, tha ai, kur u pyet nëse Ozil do të nënshkruajë një marrëveshje të re. Gjithsesi, asnjëherë nuk na është drejtuar se ka kërkesë nga Manchester United, kështu që nuk e kuptoj se nga ka ardhur kjo pistë. Kjo është diçka që është krijuar nga mediat, ndoshta. Sidoqoftë, ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, pjesa tjetër është e hapur”.
Marrëveshja e Alexis Sanchez, gjithashtu, përfundon verën e ardhshme. Kileni ndërkombëtar, 28 vjeç, ishte subjekt i interesimit nga Manchester City në merkaton e mëparshme të sezonit, por një lëvizje e tillë ra në momentin e fundit. Venger, megjithatë, thotë se edhe ai do ta përfundojë sezonin në veri të Londrës: “Ata do të qëndrojnë të gjithë. Është shumë e vështirë për mua që t’ju tregoj, ndërsa do ta analizoj çdo rast individualisht. Dëshira ime dhe dëshira e klubit është që të gjithë të qëndrojnë. Nëse ju vini dhe më thoni; unë do t’ju ofroj këtë për këtë lojtar, atëherë do t’ju them po ose jo”.
Arsenali përballet me Newcastle United të shtunën, pasi ra në vendin e shtatë në tabelën e Premier League, 19 pikë pas liderëve të Manchester City. Venger pretendon se “qytetarët” kanë pasur “benzinë” për ta ndihmuar “karburantin” e një vrapimi që i ka parë ata të shmangin humbjen për 16 ndeshjet e tyre të para të kampionatit, ndoshta një referim ndaj pronarit të tyre, Sheikh Mansour, i cili përshëndet nga UAE me naftë të pasur. I pyetur se si krahasohet Manchester City me ekipin e pabesueshëm të Arsenalit, që përfundoi sezonin 2003-2004 pa pësuar humbje, trajneri francez tha: “Nuk kishim benzinë dhe idetë, ata kanë benzinë dhe ide, kështu që i bën më efikasë”.Arsene Venger insiston se Mesut Ozil nuk do të bashkohet me Manchester United në janar, por ai ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit të turko-gjermanit nga Arsenali verën e ardhshme. Kontrata e Ozil skadon në fund të sezonit aktual dhe emri i tij është i lidhur me një numër klubesh, duke përfshirë Barcelonën dhe Manchester United e Jose Mourinhos. 29-vjeçari mund të negociojë me klubet e tjera që nga janari, përpara një transferimi të mundshëm të lirë verën e ardhshme. Trajneri Venger është këmbëngulës që Ozil, të paktën të shohë marrëveshjen e tij në “Emirates”, megjithëse ai nuk ndalet që të mohojë se do të largohet. “Nuk e di sa afër është, tha ai, kur u pyet nëse Ozil do të nënshkruajë një marrëveshje të re. Gjithsesi, asnjëherë nuk na është drejtuar se ka kërkesë nga Manchester United, kështu që nuk e kuptoj se nga ka ardhur kjo pistë. Kjo është diçka që është krijuar nga mediat, ndoshta. Sidoqoftë, ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, pjesa tjetër është e hapur”.
Marrëveshja e Alexis Sanchez, gjithashtu, përfundon verën e ardhshme. Kileni ndërkombëtar, 28 vjeç, ishte subjekt i interesimit nga Manchester City në merkaton e mëparshme të sezonit, por një lëvizje e tillë ra në momentin e fundit. Venger, megjithatë, thotë se edhe ai do ta përfundojë sezonin në veri të Londrës: “Ata do të qëndrojnë të gjithë. Është shumë e vështirë për mua që t’ju tregoj, ndërsa do ta analizoj çdo rast individualisht. Dëshira ime dhe dëshira e klubit është që të gjithë të qëndrojnë. Nëse ju vini dhe më thoni; unë do t’ju ofroj këtë për këtë lojtar, atëherë do t’ju them po ose jo”.
Arsenali përballet me Newcastle United të shtunën, pasi ra në vendin e shtatë në tabelën e Premier League, 19 pikë pas liderëve të Manchester City. Venger pretendon se “qytetarët” kanë pasur “benzinë” për ta ndihmuar “karburantin” e një vrapimi që i ka parë ata të shmangin humbjen për 16 ndeshjet e tyre të para të kampionatit, ndoshta një referim ndaj pronarit të tyre, Sheikh Mansour, i cili përshëndet nga UAE me naftë të pasur. I pyetur se si krahasohet Manchester City me ekipin e pabesueshëm të Arsenalit, që përfundoi sezonin 2003-2004 pa pësuar humbje, trajneri francez tha: “Nuk kishim benzinë dhe idetë, ata kanë benzinë dhe ide, kështu që i bën më efikasë”.