20.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025

Urgjenca e orës 22:48 e së enjtes: Shefi me overdozë në spital

“Rama një natë të sikletshme, në urgjencë nga overdoza!”, shkruan Berisha në Facebook pas një mesazhi të marrë nga një qytetar.
“Qytetari dixhital informon se Noriega mbrëmë në ora 22:48 minuta shkoi me urgjencë në spital për shkak të overdozës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha.
“Thu 22:48. Zoti berisha pershendetje. Verifikoni se eskorta e kryeministrit bashke me ambulancen po i drejtohen spitalit amerikan tek rruga e kavajes. Thon qe ka kaluar overdoze. Anonim ju lutem”, shkruan qytetari.

7 vjet nga heqja e vizave/ Basha: Nën drejtimin e Ramës vendi rrezikon sërish izolimin

Kryetari i PD, Lulzim Basha kujton ditën e liberalizimit të vizave 7 vite më parë, më 15 dhjetor 2010. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se, sot është dita për të dalluar politikën që jep rezultate dhe politikën që mbulohet me propagandë.

Postimi në Facebook

Sot është një ditë e përshtatshme për të dalluar politikën që jep rezultate dhe u shërben qytetarëve, me politikën që mbulohet me propagandë suksesesh, por në të vërtetë dëmton njerëzit.

7 vjet më parë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë. Heqja e vizave ishte akti me domethënës dhe ndoshta hapi më i madh i marrë deri tani i hapjes së vendit tonë, i përfitimit nga integrimi, i realizimit të aspiratës për të qënë pjesë e Europës. Heqja e vizave ishte fryt i një pune të jashtëzakonshme në vendosjen e ligjit, luftën kundër krimit, sigurimin e kufijve, pasaportat biometrike dhe i plotësimit të mbi 120 kritereve të tjera forta teknike dhe politike.

7 vjet më pas, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa. Vendet anëtare e kanë vendosur Shqipërinë nën monitorim dhe vendi rrezikon izolimin për shkak të fuqizimit të krimit të organizuar me bazë në Shqipëri, për shkak të eksodit masiv nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Me Edi Ramën Shqipëria u bë sera më e madhe e drogës në Europë, sepse Shqipëria nuk ofron më siguri, por mbrojtje dhe pasurim për krimin e organizuar që trafikon lëndë narkotike e armë, dhe pushtetarët e lidhur me të. Këtë realitet e konfirmoi Europol vetëm një javë më parë.

Sot pra, është një ditë e mirë për të bërë një reflektim dhe një dallim mes politikës që shërben, dhe një qeverie të lidhur me krimin, që mendon për veten e saj dhe një grusht oligarkësh e trafikantësh.

Tahiri i shmanget pyetjes për diamantet dhe byzylykët që ka marrë nga Habilajt

Gjykata e Krimeve të Rënda la dje në fuqi vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata vendosi për bllokimin e pasaportës dhe mos lejimin e tij të largohet nga Shqipëria. Tahiri dha vetë shpjegime para Gjykatës për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Ish-ministri tha se, Prokuroria nuk kishte paraqitur asnjë provë të re. Ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga vendi dhe se ishte personi më i interesuar për t’i shkuar deri në fund çështjes.
Ish-ministri Tahiri, pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda u shpreh për mediat, se nuk ka asnjë lidhje me anëtarët e bandës që po hetohen në Itali dhe Shqipëri për trafik ndërkombëtar droge. Tahiri u shpreh se është i gatshëm të futet edhe në burg, nëse është i fajshëm, por nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve nëse ka marrë dhurata si diamantë apo byzylykë nga Habilajt siç përmendet në përgjimet e Prokurorisë së Katanias.
“Faktet e paraqitura nga Prokuroria nuk janë rrethana të reja. Unë i dija që në Parlament. Mua nuk më është shtuar asnjë akuzë e re. Ligji i referohet rëndësisë së faktit dhe rrezikut të nxitimit për t’u larguar. Unë jam njohur me akuzat e ngritura ndaj meje, që kur akuza u paraqit në Parlament. Mua nuk më është shtuar ndonjë akuzë. Unë kam dalë nga Shqipëria dhe jam kthyer prapë. As kam menduar ndonjëherë të largohem. Jam i interesuar t’i shkoj kësaj çështjeje deri në fund. Nëse ishte për të ikur, do të kisha ikur para vendimit tuaj për masë sigurimi”, është shprehur Tahiri para Gjykatës.
Tahiri iu referua edhe pretendimeve të Prokurorisë mbi hyrje-daljet e tij në kufij me automjete të familjes Sota. “Nëse në këtë vendim i jeni referuar hyrje-daljeve të mia, është e vërtetë që unë kam hyrje-dalje pa fund me kë mjet kam dashur. Unë nuk kam hyrje-dalje me mjete me asnjë kriminel, apo që në dijeninë time të ishte një person i inkriminuar. Mua më dhëmb në parim marrja e një mase sigurie pa bazë”, tha ai.
Ish-ministri tha se nuk kishte asnjë arsye për t’u larguar, pasi as nuk ishte tromaksur dhe as në panik nga hetimi. “Fakti që dy patenta janë gjetur në një makinë apo dy persona përmendin emrin tim, nuk më bën me faj. Nuk do doja t’ju shihja ju apo ndonjë person tjetër vetëm pse i përmendet emri në telefonata. Këtu ka edhe biseda, ku janë përmendur emra kryetarë gjykatash, ai i Gjykatës së Lartë, në biseda telefonike të personave të dyshuar për korrupsion. Jam i gatshëm të merrni çdo masë sigurimi. Nuk më cenon masa e sigurimit sesa parimi. Për masën, nëse kështu duhet, po bie edhe unë dakord. Hajde se po rrimë këtu”, tha Tahiri.
Avokati Maks Haxhia tha se, Tahiri ka lëvizur jashtë shtetit për nevoja familjare dhe është kthyer. “Sota dhe familja e tij nuk kanë qenë persona të inkriminuar, që të vendosin para përgjegjësisë penale klientin tim. Sa për mjetin “Audi”, klienti im nuk e ka marrë asnjëherë këtë mjet. Ajo i është sjellë nga xhaxhai”, tha avokati.
Gjykatësja Liljana Baku, pasi dëgjoi të gjitha palët dhe qëndrimet e tyre, tha se vendimi i ndalimit për të udhëtuar jashtë lihet në fuqi, pasi pretendimet e të dyshuarit janë të pabazuara.
Jashtë sallës së gjyqit, interesit të lartë të medias, Tahiri iu përgjigj me vetëm një fjali. “Do të flas shumë shpejt”. Ndërsa avokati Maks Haxhia tha për gazetarët se, ishte një vendim i pritur, pasi Gjykata është kthyer në notere të vendimeve të Prokurorisë. “Ne e prisnim vendimin e kësaj gjykate, pasi kjo gjykatë është kthyer në notere të vendimeve të Prokurorisë. Gjithsesi ne do të apelojmë për këtë vendim”, tha avokati Maks Haxhia.
Në vendimin e 9 dhjetorit 2017, Gjykata për Krimet e Rënda bazohej në disa përgjime të ardhura nga autoritetet italiane, nga hyrje-daljet e Tahirit në kufi me mjetin e tij “Audi” pas shitjes dhe me mjete të familjes Sota si dhe dyshimin se 863 mijë euro të gjetura në mjetin e Orest Sotës i përkasin ish-ministrit.

R.POLISI

Përgjimet e Habilajve: “I kanë vjedhur votat”

“Flet m.q.s ka folur me Saimirin dhe pyet për zgjedhjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat….

Në përgjimet e pjesëtarëve të grupit ‘Habilaj’, flitet dhe për blerjen e votave nga Partia Socialiste dhe Saimir Tahiri.
Në një pjesë të përgjimit të bërë brenda makinës së Moisi Habilajt me targë “IHP2690” në datën 13.01.2014, Eneo Sulaj, njeri i besuar i Moisi Habiljat, flet me një burrë shqiptar dhe i tregon kush shkoi së bashku me Moisiun në një dyqan në Katania ku i kishte prezantuar menaxherin e dyqanit, Antonio Riela.
Eneo: … kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që e kishte kështu kostumin… më tha ‘zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet, ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet… dhe ai më tha ‘po zgjedhjet mire?’ dhe unë i thashë ‘po çfarë të tha, që shkojmë në shkollë… çfarë i thë?’ … dhe ai më thoshte ‘’po jo jo .. flet m.q.s ka folur me Saimirn dhe pyet për zgjedhjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…. të futet Shqipëria në Europë’…. kështu fillova të flisja për politikë me atë… dhe Moisiu më thoshte ‘të lutem lëre këtë muhabet sepse do të vijë ai… sepse ka mbajtur numrin (aludon për faktin që Tahiri e ka ruajtur numrin e telefonit të pronarit të dyqanit)… sikur të vijë për të blerë… sepse i kishte pëlqyer (kostumi) … e more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij? .. një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Përgjimet

Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMË 320, me targë BZ140RJ, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj – Regjistrim mjedisor nr 717 i orës 06:46, i datës 10.10.2014. Autoveturë në lëvizje më radion ndezur. Dëgjohet Maridian Sulaj që komenton me Avdul Sulajn, Klardi Sulajn, i thirrur mili njëfarë Niko, si dhe një burrë shqiptar, targat aktuale shqiptare. Maridiani në lidhje me targat thotë:
Maridian: presidenti e ka 01, kryeministri 02, 03 e ka Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri ynë, vetëm atë kanë.
Avdul: e mirë, janë targa të veçanta.
Maridian: ah targa të veçanta… (fjalë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhënë ai…
Burri: cili Artan?
Maridian: Ishte i kushëriri tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? 03 e kishte ky Saimiri.
Avdul: e ka Saimiri.
Maridian: Po ai është ministër i Brendshëm.
Avdul: targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.
Maridian: po ai ia ka dhënë Artanit me gjithë dokumente, ta marrtë dreqi! Çfarë thotë ky, ‘shiten, ua heqin’… është e tij personale o vëlla!
Avdul: E Përdor Artani në Vlorë.
Maridian: e ka me dokumentet e tij o vëlla!
Avdul: është personale, nuk është e punës.
Burri: nuk e ndalon… (nuk e përfundon fjalinë)
Maridian: por atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë…
Avdul: po ajo dihet.
Maridian: por në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut, Moisiu ia ka blerë… me sa ka dashur ia ka blerë.
Pastaj vazhdon një pjesë ku Maridiani dhe Avduli tregojnë për atëherë ku çuan në Shqipëri një makinë të tipit Audi A8, vështirësitë që kishin hasur ë doganën e Vlorës, aq sa Maridiani kishte marrë në telefon Moisiun për të shkuar tek ata.
Ndërkohë në një pjesë tjetër të përgjimit të bërë brenda makinës së Mosi Habilajt me targë IHP2690 në datën 13.01.2014, Eneo Sulaj flet me një burrë shqiptar dhe i tregon kush shkoi së bashku me Moisiun në një dyqan në Katania ku i kishte prezantuar menaxherin e dyqanit, Antonio Riela.
Eneo: … kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që e kishte kështu kostumin… më tha ‘zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet, ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet… dhe ai më tha ‘po zgjedhjet mire?’ dhe unë i thashë ‘po çfarë të tha, që shkojmë në shkollë… çfarë i thë?’ … dhe ai më thoshte ‘’po jo jo .. flet m.q.s ka folur me Saimirn dhe pyet për zgjedhjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…. të futet Shqipëria në Europë’…. kështu fillova të flisja për politikë me atë… dhe Moisiu më thoshte ‘të lutem lëre këtë muhabet sepse do të vijë ai… sepse ka mbajtur numrin (aludon për faktin që Tahiri e ka ruajtur numrin e telefonit të pronarit të dyqanit)… sikur të vijë për të blerë… sepse i kishte pëlqyer (kostumi) … e more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij? .. një gjerdan që kushton 15 mijë euro.
Burri: po çfarë po thua?
Eneo: tani… për tani që u nis… përveç parave…
Burri: kostumin dhe
Eneo: jo.. jo
Burri: nuk jep asgjë pa bashkëshorten.. thua
Eneo: jo përveç Sokolit që i mori paratë për ‘punë’ Saimiri nuk donte para… është e qartë… sepse…. me ata…. dhe i dha … i dha gjerdanin me diamante…

E turpshme, Rama kërkoi nga NATO pampersa

Ish-Kryeministri ka bërë prezent një tjetër dokument që ka mbërritur në Aleancën e Atlantikut, ku Rama kërkon nga NATO ndihma ushqimore për përmbytjen. Kjo ka sjellë një debat në sallë, pasi Rama e ka mohuar. Berisha i është kundërpërgjigjur, duke treguar edhe dokumentin para deputetëve.
“Së pari, njeriu që në çdo fjalë një gënjeshtër nxjerr, doli këtu dhe tha se nuk i kemi kërkuar ndihmë NATO-s. Këtu kam dokumentin dërguar NATO-s, në të cilën qëndrës së emergjencës i kërkohen ndihma të ndryshme nga pompat, tek çadrat, deri te pampersat e fëmijëve. Pasi nxora dokumentin tha se e kishte fjalën për ushqimin. Edvin, a mund të më thuash pak çfarë janë këto që do lexoj: ushqime të konservuara, fruta të thata, ushqim për bebet, qumësht për bebet, pampers për bebet dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Po ky (Rama) as nuk skuqet, as nuk zbehet, as nuk zverdhet. Ka vetëm një parim; të nxjerrë në çdo fjalë një gënjeshtër, tha Berisha në Parlament.

Lidhjet e Habilajve me politikën, pritet rrëfimi i një oficeri italian

Prokuroria e Katanias zgjeron hetimet e dosjes “Habilaj-Tahiri”. Një oficer italian do të dëshmojë në ditët e ardhshme për lidhjet e bandës së Habilajve, me politikën dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Gazeta “Shekulli” shkruante dje se, oficeri italian, emri i të cili nuk publikohet për arsye të hetimeve, ka dhënë dëshmi tronditëse për mënyrën se si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri instaloi mekanizmin e vënies në shërbim të kultivimit të kanabisit gjithë drejtuesit e lartë të policisë nëpër qarqet kryesore të vendit. Kjo dëshmi do t’i shtohet përgjimeve të Prokurorisë së Katanias dhe dëshmive të disa ish-oficerëve të policisë.
Nuk janë vetëm përgjimet e Katanias, dhe dëshmitë e disa ish-oficerëve të policisë, por së shpejti kundër tij dhe gjithë aparatit drejtues të Policisë së Shtetit shqiptar do të dëshmojnë edhe eksponentë të lartë të Policisë italiane. Tahiri, përveç gjurmëve të shumta që ka lënë prej katër vitesh nëpër vendet ku edhe është tregtuar droga e kultivuar dhe trafikuar nga Policia e Shtetit, do të përgjigjet edhe për lidhjet e tij me zyrtarët e policisë që janë pjesë e dosjes voluminoze prej më shumë se 2 mijë faqesh në Katania.
Po ashtu, nën statusin e penduar tashmë gjendet edhe një oficere karriere, e cila është mikeshë e kushëririt të Tahirit, kapos së grupit që ka mundur të hyjë në vendin e mafies italiane për të bërë trafik droge. Dosja e bujshme që po plotësohet çdo ditë me emra dhe të dhëna të reja nga skuadra e prokurorëve në Katania, mësohet se ka të listuar me dhjetëra shefa të mëdhenj policie, që kanë qenë në dispozicion të trafikut të drogës.
Ndërkohë, Tahirit të martën iu bllokua pasaporta dhe karta e identitetit nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe e ka të pamundur të dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Mësohet se, Prokuroria ka edhe fakte të reja që janë nxjerrë nga telefonat e të arrestuarit Orest Sota, i cili transportonte nga Vlora para dhe patentat personale të Tahirit dhe të bashkëshortes së tij. Po ashtu, mësohet se tre aparatet telefonik të të riut kanë nxjerrë një sërë bisedash kompromentuese të tij me gruan e ish-ministrit.
Prokuroria dyshon se, 863 mijë eurot e gjetura në makinën e Orest Sotës në Elbasan janë të Tahirit. Alibia e ngritur nga shtetasi Orest Sota është një mënyrë për të mbuluar natyrën e vërtetë të origjinës së këtyre parave. Po ashtu, Prokuroria ka zbuluar edhe hyrje-daljet jashtë vendit që Saimir Tahiri ka me Orest Sotën, ku në shumicën e rasteve ka udhëtuar me makinat e familjes Sota dhe bizneseve të tyre. Në bazë të sistemin TIMS, Orest Sota në 24 shkurt të këtij viti ka dalë nga Murriqani me një makinë të Ministrisë së Brendshme me targa MB 279 AA.
Më datë 7 korrik 2017, Saimir Tahiri ka dalë nga Murriqani me një mjet që rezulton i regjistruar në emër të Ardit Sotës, vëllai i Orestit.
Është kthyer dy ditë më vonë, nga e njëjta pikë kufitare me një makinë që është në pronësi të firmës së babait të Orestit. Më 2 gusht 2016 ora 22:14, Tahiri ka dalë nga Porti i Durrësit me një makinë në emër të një personi nga Elbasani.
Në të njëjtën orë ka dalë dhe Orest Sota pa makinë. Janë kthyer të dy me datë 7 gusht 2016 dhe kanë diferencë në sistemin TIMS vetëm 3 minuta.

 

Tahiri sot në Gjykatë për lidhjet me Habilajt, Sotën dhe “Audin”

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të paraqitet sërish të premten në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’iu komunikuar masa shtrënguese që ka marrë ndaj tij Gjykata, për bllokimin e pasaportës dhe mos lejimin e tij të largohet nga Shqiperia. Seanca do të mbahet në orën 9:30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila është edhe gjyqtarja që ka shqyrtuar masën e sigurisë.
Kërkesa për thirrjen e Tahirit është bërë në bazë të nenit 248 të Kodit të Proçedurës Penale, ku Gjykata brenda pesë ditësh thërret personin ndaj të cilit është dhënë masa për t’ia komunikuar. Ndërkohë ish-ministri do të shoqërohet edhe nga avokatët e tij mbrojtës, të cilët do të dorëzojnë edhe nje kërkesë për ndryshim të kësaj mase sigurie.
Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se, në këtë seancë përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e Kimeve të Rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për lëvizjet me automjetin tip “Audi” AA 003 GB, nëse i ka njohur Habilajt, kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt. Po ashtu, ish-ministri do të pyetet edhe për njohjet me Orest Sotën dhe 863 mijë eurot e gjetura në makinën e Sotës në Elbasan.
Vendimi i Gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve, me veçimin e dosjes për Treblovën. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotrafikun.
Ndërkohë, gjithmonë sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë vendit. Prokuroria përmend në kërkesën e saj përgjimet e bëra publike tashmë, ku të akuzuarit lakojnë emrin e ish-ministrit për t’i blerë një byzylyk me diamante. Prokuroria thotë se, Saimir Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit të tij me automjetin “Audi” që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt. Emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Katanias.
Gjithashtu, ish-ministri Tahiri do të thirret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij zyrtare përpara prokurorëve. Sipas burimeve, Tahiri do të pyetet për lidhjet e tij me Habilajt dhe trafikun e drogës, përgjimet, por edhe çështjen “Sota”. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, nga analizimi i provave dhe fakteve, rezulton se Saimir Tahiri në kohën kur ushtronte funksionin e ministrit të Brendshëm, ka përkrahur Moisi Habilajn dhe bashkëpunëtorët e këtij të fundit, në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit të narkotikëve.
Gjithashtu Prokuroria thekson se ish-ministri Tahiri ka përfituar sende më vlerë si shpërblim për mbështetjen e ofruar. Dyshimet për përfshirjen e Tahirit në grupin kriminal Habilaj, nisën që prej kohës kur ish-ministri i shiti kushëririt të tij Artan Habilajt makinën tip “Audi” AA 003 GB, të cilin e përdori më vonë për të udhëtuar jashtë vendit.
Do të jetë hera e parë, që vetë Tahiri do të përballet me prokurorët e Krimeve të Rënda, pas asaj që ndodhi në Komisionin e Mandateve dhe Imunitetit.

Dosja “Treblova”, lidhjet e 4 trafikantëve me Habilajt

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të marrë në shqyrtim me gjykim të shkurtuar dosjen kundër katër të pandehurve të çështjes “Treblova”, për të cilët Prokuroria dyshon se kanë lidhje me grupin e Habilajve. Të akuzuarit për kultivim të kanabisit në kuadër të grupit të strukuruar kriminal janë Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baço dhe Marjus Bajrami.
Prokuroria ishte dakord me kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve. Për të kërkuarin tjetër të grupit Rexhat Radhima, Gjykata vendosi të pezullojë gjykimin për një vit, për shkak se ndryshimet në ligj përcaktojnë se nuk mund të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj dikujt që nuk është njoftuar paraprakisht.
Për shkak se në një seancë paraprake në mbyllje të hetimeve dosja është kthyer pas për 3 të dyshuar të tjerë, mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renato Avdyli, Gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e këtyre të dyshuarve. Prokurori u shpreh se ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda, pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup.
Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016, gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar. Por, siç tha prokurori në seancë, referuar përgjimeve rezulton se për të realizuar mbarëvajtjen e kultivimit të hashashit, grupi i kultivuesve ishte lidhur me zyrtarë policie, nga të cilët kishte marrë garanci.
Të dhënat tregojnë se oficeri Avdyli ndaj të cilit ka një masë sigurie në mungesë ka lidhje familjare me Gjergj Kohilën, ish-shefi Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Vlorës, ndaj të cilit është vendosur gjithashtu masa e arrestit në mungesë së bashku me dy zyrtarë të tjerë policie, edhe ata në kërkim. Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua në vjeshtë dhe vijon të hetohet.

Rama dhe Agaçi pas dokumentit të falsifikuar të Tahirit

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Noriega dhe Don Agaçio prapa dokumentit të falsifikuar të Saimir Trafikut! “Të dashur miq, fill pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Trafikut dhe vendimit të Ramës për të mos dorëzuar kriminelin tek drejtësia, për shkak se e merrte me vehte ai, për të mashtruar publikun shqiptar nisi me urgjencë incognito sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore, Don Agaçion për të nxjerrë një vërtetim se Tahiri nuk është nën hetim në Itali.
Burime serioze zyrtare dixhitale informuan se dokumenti i paraqitur publikut nuk kishte numër protokolli dhe si i tillë ishte një falsifikim pa vlerë dhe denoncuam publikisht si angazhimin e Ramës dhe Don Agaçios ashtu dhe falsitetin e dokumentit.
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë si falsitetin e dokumentit ashtu dhe implikimin direkt të Noriegës dhe mafiozit famoz Don Agaçio në falsifikim dokumentash të shtetit mik dhe mashtrimin e publikut shqiptar”, shkruan Berisha.

Zbulohen lidhjet e ish-drejtorit të Policisë me Habilajt dhe Orest Sotën

Fakte të reja publikohen nga dosja voluminoze e çështjes Tahiri-Habilaj. Prokuroria ka zbuluar lidhjet e ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela me Moisi Habilaj dhe Orest Sotën. Sipas burimeve nga Prokuroria, numri një i Policisë së Vlorës ka komunikuar vazhdimisht me Habilajt edhe me Orest Sotën në telefon. Organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Jaeld Çela në më shumë se një rast ishte kujdesur personalisht për disa nga parcelat me bimë narkotike të mos prekeshin nga aksionet e policisë.
Këto prova nuk janë siguruar nga përgjime ambientale mes të dyshuarve, por nga bisedat telefonike ndërmjet anëtarëve të bandës së Habilajve dhe ish-drejtorit të Policisë, Çela.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se edhe para aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis, grupi i Habiljave kishte dërguar drejt brigjeve italiane, një sasi dy herë më të madhe droge, edhe pse ata ishin nën survejim të vazhdueshëm. Ky fakt u zbulua gjatë një bisede me sms në rrjetin e brendshëm telefonik “BBM”, ku Florian Habilaj njoftonte se aksioni shkoi me sukses. Vetëm 4 ditë pas këtij aksioni u prangosën në Katania të Italisë, kreu i grupit Moisi Habilaj së bashku me 10 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, nga të njëjtat komunikime telefonike si edhe ato në rrjetet sociale, ka rezultuar se në mënyrë intensive, ka pasur biseda të shumta edhe ndërmjet ish-drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë, i shpalluar në kërkim ndërkombëtar Jaeld Çela dhe biznesmenit Orest Sota.
Ky i fundit u arrestua në fillim të nëntorit, pasi në automjetin e tij u sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deri më tani, janë nën hetim për këtë çështje kriminale rreth 40 persona, ku të implikuar janë politikanë, drejtor policie dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë.