Sali BERISHA
Akuzat se opozita po pengon integrimin, janë absurde, janë të pavërteta, dhe këto akuza burojnë nga një mentalitet, nga një background që ka ndërtuar murin e bllokimit të integrimit të Shqipërisë. Opozita shqiptare gjatë 4 viteve, me përpjekjet e saj të jashtëzakonshme dhe çmimin që ka paguar ka bërë gjithçka për integrimin e vendit. Opozita shqiptare nuk ka bllokuar qoftë dhe një akt të vetëm, një marrëveshje, një ligj, një proces që kërkohej për integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita shqiptare është viktimizuar në këtë sallë nga bandat e krimit të futura në Parlament, ka ngritur fuqishëm zërin për dekriminalizimin e Parlamentit duke i bërë një shërbim vendit dhe integrimit të saj në BE. Opozita shqiptare, nuk them se ka qenë e përsosur, por nuk ka shqiptar që mund të thotë sot se ato që tha opozita nuk ishin të vërteta dhe nuk u faktuan të vërteta. Dhe ne prap nuk ngushëllohemi me këtë, sepse ajo është detyra jonë, se ne jemi pushtet moral dhe ne do të qëndrojmë me të vërtetat. Ne bëmë gjithçka që në ditët e para për të parandaluar kanabizimin e Shqipërisë. Po ku e kuptuam ne se synohej kanabizimi? Ne e kuptuam këtë tërësisht nga beteja politike që u bë, dhe që ne e mbështetëm anën operacionale në Lazarat. E kam deklaruar atëherë dhe e deklaroj në mënyrë të përsëritur se këtu synohet të kanabizohet Shqipëria. Në një kohë kur zotërote bëje konferenca për të numëruar sukseset e Shqipërisë në luftën kundër kanabizimit, vendi mbulohej nga kanabisi në të katër anët e tij. Opozita shqiptare do të bënte vetëvrasje, nëse nuk do denonconte drogën e vendit. Opozita shqiptare qëndroi fuqishëm pas kokainës. Mendoni ju se DASH lëshon raporte bazuar në opozitën shqiptare? Absolutisht jo. DASH lëshon raportet bazuar në agjensitë e veta. Dhe për herë të parë deklaroi se, Shqipëria është shndërruar në qendër operacionale të krimit të organizuar. Nuk ka gjë më të rëndë se kjo. Shqipëria, pra gjeneron krim dhe instabilitet. Së dyti, Shqipëria portë kryesore e drogërave të forta në Europë, vend kryesor i kanabisit. Nuk është opozita. Opozita ka denoncuar, por janë katër sytë e botës, të cilët i shohin gjërat. Por denoncimi i opozitës të paktën është shpresë se ky vend nuk ka një pajtueshmëri totale me drogën. Eshtë raporti DASH që ka deklaruar, dhe nuk ekziston për asnjë vend tjetër, se ka korrupsioni rrampant, të tërbuar, të papërmbajtur. Janë të gjitha dosjet e të gjitha koncesioneve, të cilat flasin njëra më zi se tjetra për korrupsionin e qeveritarëve. Po nëse doni të mos flasë opozita, nëse do që opozita të mos përmend vëllain, atëherë duhet t’i thuash i dashur vëlla nuk duhet të merresh ti me drejtimin e klubit, sepse aty është një lockus mafie. Nuk i jepet Pegasos kontrolli i lojërave të fatit, ku vëllai (Olsi) ka qenë ortak. Po nëse do që të mos përmendet vëllai, i thuhet çfarë doje ti me atë makinën e transportit të mafies që përmend Berisha vazhdimisht. Po ky nuk thotë asgjë dhe del e më përmend mua regjistrin e shtëpisë.
Kryetari ynë ka takimet e nivelit të lartë në linjën e partisë, ato lidhje që kemi dhe ne, por ta harroni se ne bëjmë fushatë kundër integrimit të vendit. Por shqiptarë të dashur, nga kjo sallë u kemi thënë, sepse ky këto fjalë që i solli nga Brukseli, i ka sjellë sa herë ka shkuar në Bruksel tale quale. Harruat kartolinën e vitit 2016 që mori nga Merkel për pavarësinë e kombit, për integrimin. As nuk ndodhi atë dhjetor, as këtë dhjetor. Po pse? Sepse kancelarja i tha atij ato gjëra që ky ja fshehu shqiptarëve dhe që i tha opozita. A jemi ne që kemi deklaruar se nuk ka integrim para vitit 2018? Pse, sepse ishim matematicien që bënim llogaritje? Jo, na i thonin miqtë tanë ne. Miqtë tanë na thonin se harrojeni që me këto që po ndodhin, të hapet drita jeshile për integrimin para vitit 2018.
Tani do u them një gjë për këtë kryetarin tuuaj. Ishte në Bruksel, mori mbështetje, por nuk mori absolutisht asgjë përfundimtare. Lexoni mirë, lexoni çfarë i tha Tusk dhe Juncker e se çfarë i thanë që të gjithë. I thanë se edhe 6 muaj janë, të ecet në drejtimin e duhur, bëni përpjekje këto 6 muaj. Çfarë bëri ky? Para se të shkonte e mbajti on hold për të marrë vetë statusin e kryeprokurorit. Shkoi atje, iu thanë fjalë të mira, por jo përfundimtare. Erdhi këtu dhe menjëherë i thotë Ulsiut se, kryeprokuror duhet të jetë Edi Rama tani. Po mbështetjen për t’u bërë kryeprokuror i Shqipërisë nuk ke për ta marrë kurrë. Nëse doni integrimin, kërkojuani prokurorëve të sjellin përsëri kërkesën për arrestin e Saimir Tahirit, sepse absolutisht nuk ka integrim. Nëse doni integrimin hiqni dorë nga përjashtimi opozitës. Hiqni dorë nga mos zbatimi i Kushtetutës. Integrimi është gjëja më kryesore për vendin. Ky vendim ka rëndësi jetike për çdo shqiptar. Mos bëni veprime të tilla, të cilat absolutisht do kenë një çmim që ju nuk e merrni dot me mend. Mos dëgjoni qoftë dhe ndonjë ambasador, se sipas tyre Shqipëria i ka plotësuar kushtet që në 2015, në një kohë kur të tjerët bënin deklarata me pika e me kërkesa. Kujt i doli fjala? U doli atyre që lëshonin deklaratat se pa u plotësuar një, dy, tre, katër nuk ka integrim, apo u doli këtyre? Asnjë vendim nuk duhet të ndërmerrni që dëmton procesin e integrimit, se dëmtoni në mënyrë palcore, se ne dënohemi si delja më e zezë pas Millosheviçit në Ballkan. Opozita nuk ka asnjë pengesë përkundrazi, qëndrimet e saj janë fund e krye një mbështetje e plotë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.