30.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Betonizimi, kulla e re 26 kate që do të ngrihet në qendër të Tiranës

Të marten Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sipas axhendës 17 vendime të reja por në sy bie një nga projektet që ka marrë vëmendje të gjerë i njohur si “Eyes of Tirana”. Këshilli ka dhënë miratimin e tij për lejen zhvillimore për subjektin Concord Investments sh.p.k që do të jetë edhe subjekti që do të zbatojë projektin. Me këtë hap të kaluar tashmë ndërtimi duket se do të nisë në vitin 2018 ashtu sikurse jepet edhe  në faqen e EDIL Al grup ku bën pjesë edhe Concord Investments sh.p.k.

Projekti Eyes of Tirana

“Eyes of Tirana ndodhet në qender të kryeqytetit dhe është një nga projektet më ambicioze të Masterplanit për Tiranën. Projektimi është vepër e një prej studiove më të mëdha daneze dhe është konceptuar sipas stilit të arkitektit Henning Larsen, me qëllim që të theksojë stilin arkitektural të qytetit. Maja e kullës, që hapet si lule, sfidon gravitetin. Atriumet kanë pamjen e një syri nga ka marrë dhe këtë emër. Fillimi I punimeve parahsikohet në vitin 2018. Ka një sipërfaqe totale prej 55.444 m2 nga të cilat 2.421 m2 (në 4 nivele) zonë hotelerie. Zonë restorantesh 600 m2, hapësirë zyrash për qera:13.354 m2 (4 kate), zonë për apartamente:          6.836 m2 (4 kate)” thuhet në faqen zyrtare të Edil AL.  Në total projekti parashikon 26 kate për Eyes of Tirana.

Projekte të tjera TAP dhe merakta e Beratit

KKT ka miratuar edhe një leje zhvillimi për objekt që do të zbatohet nga Shushica sh.p.k të njohur si Neë Building ndërsa është dhënë edhe një leje ndërtimi për objektin polifunksional Berat Trande që parashikon ndërhyrjen në Meraktën e qytetit nga subjekti Berat-Trade sh.p.k.  Po kështu janë miratuar edhe leje zhvillimore komplekse për projektin e gazsjellësit TAP si dhe ndryshime në Planin Kombëtar Sektorial për këtë projekt.

Më poshtë lista e plotë e vendimeve të marra ditën e martë (12 dhjetor 2017) nga KKT:

Për miratimin e ndryshimit të tretë në Planin Kombëtar Sektorial për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për miratimin e ndryshimit të tretë të Lejes Zhvillimore Komplekse për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i impjantit 110 kV i Nënstacionit Laç 2 dhe Rikonstruksioni i Linjës TL 110 kV, Laç 1 – Laç 2”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i nënstacionit të Komanit 400 kv”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtëpitë zëvendësuese për sistemimin e familjeve të prekura nga ndërtimi i Hec Moglicës, Bashkia Maliq”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Devoll Hydropoëer” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Jetoni”, në përroin e Tuçepit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Mireshi”, në përroin e Mireshit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 5 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Vodafone Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 7 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin “Eyes of Tirana”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Neë Building”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Z. Arben Xhaferri dhe subjekt ndërtues “Shushica” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hyrja Qendrore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT).

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt polifunksional Berat Trade, Bashkia Berat”, me subjekt zhvillues “Berat Trade” sh.p.k.

Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Pikë shitje me pakicë të karburanteve dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në rrugën nacionale Tiranë-Durrës, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Leje për shtyrjen e afatit dhe miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 1, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, Rruga e Durrësit”, me zhvillues Znj. Arba Merkoçi dhe subjekt ndërtues shoqërinë “2T” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.

 

Reklama e re 220 mijë dollarëshe e qeverisë me paratë e taksapaguesve

Strategjitë e promovimit të Shqipërisë turistike kanë pësuar luhatje vit pas viti. Shumëkush mban mend spotin e famshëm në CNN të realizuar në kohën e qeverisjes së djathtë, i cili ngjalli diskutime që nga personazhet e përzgjedhur e deri tek sekondat e kripura për të cilat KLSH bëri kallëzime penale.

Me ardhjen e qeverisë Rama 1, fokusi për promovimin e turizmit ishte krejt i ndryshëm dhe i orientuar në dy drejtime. Së pari ishin media- turet, pra gazetarët e huaj që ftoheshin në Shqipëri për ta njohur nga afër vendin tonë dhe së dyti pjesëmarrja në panaire, që arriti numër rekord për institucionet e përfshira direkt në turizëm me më shumë se 13 panaire në vit.

Por duket se qeveria ka vendosur që të plotësojë pjesën e promovimit me spote në mediat ndërkombëtarë dhe jo në një por dy të tilla për një periudhë dyjavore me një fond limit prej 220 mijë dollarësh. Referuar një procedure të çelur së fundmi nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) kërkohet që të gjithë mediat e interesuara ndërkombëtare të shfaqin interes “në kuadër të promovimit të Turizmit shqiptar me fond limit 25.000.000 (njëzetë e pesë milionë) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit. Ofertat duhet të paraqiten për secilën nga opsionet e mëposhtme.

  1. Transmetim spoti në dy media ndërkombëtare të mirënjohura të specializuara në fushën e turizmit dhe që prek një gamë të gjerë të publikut Europian (kontinent). Spoti që do të transmetohet është 30 sekonda.

Në këto televizione spoti duhet të shfaqet jo më pak se 200 (dyqind) herë në harkun kohor 17/12/2017 deri 31/12/2017 në të dy televizionet. Transmetimet në prime-time do të jenë jo më pak se në masën 50%.

  1. Transmetimin në 2 media të mirënjohura ndërkombëtare të specializuara në fushën e informacionit dhe që prek një gamë të gjerë të publikut Europian (kontinent). Spoti që do të transmetohet është i gjatë 30 sekonda.

Në këto televizione spoti duhet të shfaqet jo më pak se 40 (dyzet) herë në harkun kohor 17/12/2017 deri 31/12/2017 në të dy televizionet. Transmetimet në prime-time duhet të jenë jo më pak se në masën 25%.

AKT bën me dije se në vlerësimin final 80 për qind do ta ketë oferta më e ulët dhe 20 për qind kontratat e ngjashme.

Gjykata i ndalon Tahirit daljen jashtë Shqipërisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të bllokojë pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të mos dalë jashtë shtetit. Vendimi i Gjykatës është dhënë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”. Kjo masë sigurie u dha në kuadër të hetimit për ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri pas përgjimeve të bandës së Habilajve nga Prokuroria e Katanias. Gjykata urdhëron që Saimir Tahiri të paraqitet çdo javë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndaj Saimir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë.
Vendimi i Gjykatës jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve dhe lidhjet e policisë me narkotrafikun.
Prokuroria thotë se, Saimri Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit të tij me automjetin “Audi” 003 GB që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt. Sipas Prokurorisë, Saimri Tahiri ka dalë nga “Qafë Bota” me datën 8 gusht 2014 pa automjet dhe është kthyer tetë ditë më vonë me mjetin Audi 003 GB.
Duke përdorur këtë argument, thuhet se Tahiri për shkak të lidhjeve farefisnore dyshohet të ketë favorizuar Habilajt për kultivim dhe trafikim kanabisi.
Argumenti tjetër i Prokurorisë është njohja me Orest Sotën, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi në emër të ish-minsitrit Tahiri. Prokuroria ka dyshime se kjo shumë e madhe parash ishte e Tahirit dhe jo e biznesmenit që pretendon se me to do bënte një pagese tek “Kurum”.
Po ashtu janë edhe disa mesazhe që janë gjetur në celularin e Orest Sotës. Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Saimir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendshme.

Tahiri donte diamante…

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka paraqitur gjykatës prova që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm në trafikun e drogës. Bëhet fjalë për përgjimet ambientale dhe komunikimeve telefonike, në të cilat trafikantët, pa e ditur se ishin në përgjigjim, tregojnë lidhjen me Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm.
Prova që sipas Prokurorisë, “në tërësinë e tyre përfitohen njoftime për përkrahjen që Moisi Habilaj etj., siguruan në aktivitetin e kundërligjshëm, nga Saimir Tahiri, në kohën e ushtrimit të funksionit të ministrit të Rendit si dhe për sende me vlerë të përfituara padrejtësisht nga ky i fundit, si shpërblim për mbështetjen e ofruar”.
Në një rast, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, teksa ndodhen në bordin e një makine tip “Fiat Bravo” me targa DG 826 NA më 16 dhjetor 2013, që përdorej nga Moisi Habilaj, flasin për një dhuratë që i ishte blerë gruas dhe nënës së Tahirit: 2 byzylykë 9.000 euro në total, njëri prej tyre me diamante për nënën e ish-ministrit. Data shënonte 16 dhjetor 2013 dhe të dy, Çelaj e Habilaj ndodhen në territorin italian.
Një tjetër provë e fortë është një tjetër përgjim po atë ditë, ku gjatë bisedës mes Habilajt dhe Çelajt, i njohur edhe si “Daja”, Saimir Tahirit i është dhënë para.
Në përgjimet e autoriteteve italiane, që Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka paraqitur gjykatës, në seancën e djeshme thuhet: Më pas, Sabi thotë se është e rëndësishme që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe të mos dalë emri që i kanë dhënë para atij. Moisiu i përgjigjet me jo dhe se nuk do të ndodhë. Sabi përsërit se ka frikë se nipi do flasë me të tjerët për atë që i ka dhënë para atij (duke nënkuptuar Saimirin).
Në një tjetër përgjim ambiental, Moisi Habilaj, teksa bën llogaritë e borxheve që duhet të shlyejë, shprehet “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.
“Saimiri” vijon të përmendet edhe më tej në bisedat mes pjesëtarëve të grupit “Habilaj”. Në një përgjim ambiental më 1 janar 2014, në makinën tip “Mercedes Compresor” me targë IHP 2690 në përdorim nga Moisi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar”.
Në bashkëbisedim e sipër, Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit), sepse kishte folur me Saimirin… që i kishte kështu… kostumin…
… E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?… Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po përveç Sokolit që mori para për punën, Saimiri nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante.

“03”e ka kushëriri ynë, Saimiri

Më tej, në një tjetër përgjim, Maridian Sulaj, sipas hetimeve njeri shumë i afërt me Moisi Habilajn, të cilit ky i fundit e quan “kushëri”, flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm që Tahiri ia shiti Artan Habilajt:
Avduli: E mirë, janë targa të veçanta. Maridiani: Ah, targa të veçanta…(fjalë ta pakuptimta). “03” e ka Artani që ja ka dhënë ai. Burri: Cili Artan! Maridiani: Ishte i kushëririt ai… Kryeministri vëlla, si quhet! Çfarë është tani ai? Avduli: Saimiri. Maridiani: Saimir Tahiri… “01”, e ka Presidenti, “02” Kryeministri, “03” e kishte ky, Saimiri. Maridiani: Po ai është ministri i Brendshëm. Avduli: Targat e qeverisë, u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten. Maridiani: Po ai ia ka dhënë Artanit me të gjitha dokumentat, ta marrë dreqi çfarë thotë ky shiten. Avduli: Ajo dihet. Maridiani: Por në të vërtetë ia ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë me sa ka dashur ai, ia ka blerë.
Në provat e paraqitura nga Prokuroria tregohen edhe udhëtimet e Tahirit me “Audi”-n, pasi ia shiti Artan Habilajt.

Pikat kufitare marrin vendimin për të bllokuar lëvizjet e Tahirit

Pas bllokimit të pasaportës dhe daljes jashtë Shqipërisë për Saimir Tahirin, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpërndarë vendimin në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Sipas procedurave, ish-ministri Tahiri duhet të pyetet brenda 5 ditëve nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Avokati i Tahirit ka thënë se, pas urdhërit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pikat kufitare marrin vendimin për të bllokuar çdo lëvizje të klientit të tij. Në një prononcim për mediat, avokati tha se tani Tahiri duhet të dorëzojë pasaportën. Maks Haxhia, avokati i Tahirit e ka konsideruar vendimin ndaj klientit të tij si të vonuar, duke thënë se vjen si “kofini pas të vjelit”. Haxhia tha se, Prokuroria nuk ka paraqitur prova të reja dhe e konsideroi vendimin si qesharak. “Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatëses, e cila ka marrë vendim për ndalimin e klientit tim dhe sekuestrimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhet të iniciojë apo të marrë masa për marrjen e një mase të tillë. Nuk ka asnjë vlerë. Ajo masë është si kofini pas të vjelave nuk i shërben fare hetimit”, u shpreh avokati i Tahirit.

R.POLISI

Paloka: Rama kërkon të marrë prokurorin për të shpëtuar veten

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, njëherëz edhe nënkryetar i PD-së, rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike sa i takon zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, Paloka tha se “nuk ka rëndësi fare kursi i përplasjes me ambasadorë, sepse ka ambasadorë që kanë dhënë mendime të ndryshme”.
Sipas Palokës, ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me përfundimin e mandatit të Adriatik Llallës.
“Ka një arsye pse me kaq urgjencë dhe nuk është mbarimi i mandatit të kryeprokurorit, por është këmbëngulja e Edi Ramës për ta marrë Prokurorin. Lidhet me ato që implikojnë njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Praktikisht, Edi Rama kërkon të marrë prokurorin për të shpëtuar veten”, deklaroi ai.
Paloka thotë se emërimi i kryeprokurorit të ri, sipas propozimit të mazhorancës, shkel Kushtetutën.
“Sot kërkohet të vendoset një prokuror pa kaluar vettingun. Ky do të ishte fundi i gjithçkaje!”, tha ai.
Paloka gjithashtu komentoi edhe situatën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, kur tha se ndërkombëtarët paralajmëruan PD për të mos ndërmarrë ato që kishim deklaruar për ditën e zgjedhjeve.
“Na kërcënuan! Na thanë nëse nuk bëni marrëveshje, nëse ndërmerrni ditën e zgjedhjeve ato që keni deklaruar për të mos lejuar zgjedhjet, atëherë do të keni punë me ne”, u shpreh Paloka.
Gjithashtu, Paloka akuzoi për hipokrizi kritikët e Bashës.
“Ata që thonë sot pse Lulzim Basha bëri marrëveshje, para marrëveshjes thonin të gjithë “bëj marrëveshje, pse nuk bën marrëveshje” e kështu me radhë. Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi e kanë pranuar këtë”, thotë ai.
Paloka thotë se vetë personalisht ka qenë kundër marrëveshjes me Edi Ramën, ndërsa shton se edhe mënyra sesi u hartua lista ndikoi në rezultat.
“I kam thënë që nuk mund të hyjmë në këto zgjedhje kështu. Mënyra si u bë lista ishte gabim dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Lulzim Basha”, deklaroi Paloka.

Ramës i duhet pak Kryeprokurori se “ashtu është një punë”

Sipas Bylykbashit, shqetësimi i Ramës është zgjedhja sa më parë e një prokurori të përkohshëm të përgjithshmë, në mënyrë që të arrijë të mbyllë dosjet e Saimir Tahirit, kryebashkiakut të Durrësit Dako, atij të Elbasanit Qazim Sejdini etj.
Deputeti i PD-së shkruan gjithashtu se Ramës i leverdis një prokuror jo sipas Kushtetutës, sepse nëse do të ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, atëherë do të jetësohej edhe SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion), e cila është krejtësisht e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm. Bylybashi shton se nëse SPAK do të ishte në këmbë, të gjitha dosjet e sipërpërmendura do të merreshin në dorë nga ata.
Deputeti i PD-së i cilëson si sharlatanë ata persona që thonë se Rama nuk po kap drejtësinë.
Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi me një reagim në faqen e tij në Facebook, thotë se ‘Edi Rama kërkon të zgjedhë një deputet me 36 vota nga deputetë e tij’.
Sipas Bylykbashit Ramës i duhet një prokuror i përkohshëm që të mbyllë dosjet e korrupsionit të njerëzve të tij, si Tahirit, Dakos, Sejdinit, etj.
Reagimi i Oerd Bylykbashit në Facebook:
Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një punë…
Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. SPAK ësntë i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm? dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit.
Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.
Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ?Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë Prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktoje ata që do Kryeministri.
Dhe pastaj ka sharlatanë që thone se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi!

 

“Italianët na u lutën të mos e bënim këtë reformë”

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Syri.net, ishte ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
I pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth këtij kolapsi që ka përfshirë sistemin e drejtësisë, Manjani tha se kjo ishte e paralajmëruar, por mazhoranca dhe ambasadorët heshtën.
SAi tha se gjatë kohës që po hartohej reforma e re, italianët u bënë thirrje hartuesve të reformës që të mos bënin këtë lëmsh që është bërë.
‘Një gjë është e vërtetë,m në kohën kur shkruheshin këto ligje dhe kushtetuta, grupi që merrej me këtë punë përfshirë deputetët e PS, apo dhe ambasadorët refuzonin ta dëgjonin këtë gjë. Aq sa unë vetë e kam bërë këtë, sepse nuk kam pasur ndonjë problem. Por duhet ta themi se edhe kur u dizenjua arkitektura e sistemit të ri,. Kemi thënë në tekst, për fat kemi feputetë të PD dëshmitarë, unë kam shkuar deri në Venecia për të sqaqur këtë gjë. E para ne nuk i kemi burimet njerëzore me tepri, që të kenë 15 vjet eksperiencë, pra ne nuk mund të shpikim rrotën. Por të ndalemi sa më fjëtë të jetë e mundur që njerëzit ti masim sipas punës jo sipas karrierës.
Shqetësimi i ndytë, mos po krijojmë një sistem me shumë koka, një sistem ku askush se merr vesh-njëri-tjetri, ja tani po ndodh kjo. Ja ku jemi sot, askush nuk mban përgjegjësi për asgjë.
E treta a duhet të lëvizim nga balanca mes Parlamentit dhe Presidentit, grupi i reformës vendosi të përmbysi të gjithë. Por nëse në atë kohë flisje, të thoshin je kundër reformës. Ja ku jemi, do jetë edhe më keq.
Do jetë më keq sepse akoma nuk janë provuar disa elementë esencialë, pak rëndësi ka kush është prokurori, ai sado ketë asgjë në dorë.
Prokuroia shqiptare jo vetëm që nuk ka avancuar, por e ka decentralizuar prokuroit, s’do kemi 1 prokuror të përgjithshmë por 360.
Italianët në atë kohë na thoshin mos e bëni këtë gjë. Kur them italianët e kam fjalën për ata prokurorë që se shohin mafien nga tv, por luftojnë me ata.
Sot jemi pa Gjykatë të Lartë, është p0ërgjysmuar trupa gjyqësore, është shtuar volumi i çështjeve. Sikur nesër të fillojë punë gjykata e re, do të duhet 5 vjet të rikthehet në normalitet.
Gjykata Kushtetuese është përgjysmuar. Prokuroria është dhe drejtues forma,. Ligjërisht është pa drejtues, jemi në kolaps.
Është prezenca e politikës dhe e mbështetur dhe nga disa lobe ambasadorësh të cilët duan të gjejnë një zgjidhje për të tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor’, tha Manjani.

Tafik droge nga Elbasani në Itali, arrestohen shqiptarët

Guardia di Finanza e qytetit të Pizas në bashkëpunim me atë të Venecias kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë, i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh shqiptarë që vepronte në Veri të Italisë, me degëzime internacionale e që trafikonte drogë nga Shqipëria e Maqedonia.
Trafikantët shqiptarë të arrestuar janë të gjithë nga qyteti i Elbasanit e trafikonin në Itali sasi të konsiderushme heroine e kokaine në doza të vogla. Gjatë operacionit janë arrestuar 11 korrierë droge, 10 prej të cilëve shqiptarë dhe 1 shtetas italian si dhe janë sekuestruar rreth 80 kg lëndë narkotike.
Ndaj 9 shqiptarëve është lëshuar urdhëri i arrrestimit me burg, ndërsa ndaj dy shqiptarëve të tjerë e shtetasit italian është dhënë urdhëri i detyrimit të paraqitjes në komisariatin e policisë. Gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar kontrolle në 10 banesa në provincat Venecia, Milano, Bolzano e Monza-Brianza.
Banda e trafikantëve shqiptarë e kishte bazën operative në një shtëpi të braktisur në provincën e Venetos e kontrollohej në mënyrë konstante nga anëtarët e saj. Kjo bandë kishte mundur të krijonte degëzimet e saj në rajonet Toscana, Lombardia, Liguria. Puglia, Emilia Romagna e Tentino Alto Adige.
Droga mbërrinte në Itali me anë të automjeteve të modifikuara enkas për fshehjen e drogës e të pajisuar me aparate radio lokalizuese që mundësonin monitorimin e lëvizjes së tyre. Automjetet drejtoheshin nga persona të padyshueshëm, të papërfshirë në vepra penale e me probleme ekonomike.
Hetimet e këtij operacioni janë koordinuar në bashkëpunim me autoritetet investigative shqiptare e maqedonase si dhe janë fryt i disa takime operative të Drejtorisë së Antimafias italiane në Tiranë e në Ohër.
Rezultatet hetimore të këtij operacioni kanë ndihmuar autoritetet maqedonase në hetime të ngjashme të drejtuara nga Prokurori i Shkupit e nga Policia Kriminale Maqedonase për sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të drogës e arrestimin e personave përgjegjës.

Dy shqiptarë kapen me 45 kg drogë në Siçili

x-default

Dy shqiptarë dhe një italian kanë përfunduar në pranga nga ana e policisë italiane, të akuzuar për transport dhe posedim me qëllim shitjen, në bashkëpunim, të një sasie marijuane prej 45 kilogramësh. Të arrestuarit janë 42-vjeçari Viktor Dalipaj, 36-vjeçari Arsen Hoxha dhe 40-vjeçari italian Giuseppe Russo.
Pas hetimeve të kryera mbi informacione të marra në rrugë operative, skuadra e policisë italiane ka kapur pasditen e 9 dhjetorit shtetasin italian, që ishte duke drejtuar një autoveturë “Mercedes Class A”, ngjyrë gri, që sapo kishte hyrë në Siçili me një ngarkesë lëndësh narkotike.
Në vijim të kontrolleve të nevojshme, duke nisur nga mëngjesi i së shtunës së 9 dhjetorit, forcat blu të ndihmuar edhe nga agjentë të Antidrogës ngritën një shërbim mbikëqyrjeje me në fokus shënjestrat e hetimit në autostradën “A/18” mes Catanias dhe Messinas. Ata pikasën menjëherë italianin Russo, i cili paraprihej nga një automjet tip BMW, me ngjyrë blu metalizzato, me dy persona në bord.
Në brendësi të Mercedesit të italianit u gjetën të fshehura në ndarjen e pasme 10 pako të mbështjella me celofan, ku fshihej marijuana me peshë rreth 45 kg.

Breshëri plumbash në Orikum, plagoset 23-vjeçari

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në hyrje të Orikumit. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti rreth orës 17:20, teksa i plagosur ka mbetur Denis Brahimi, 23 vjeç. Sipas policisë, i riu ishte në rrugë kur është qëlluar nga dy persona, të cilët janë larguar me shpejtësi. 23-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
23-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dyshon se të riun kanë tentuar ta ekzaltojnë jo thjesht ta trembin. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë arme zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.