19.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Pse rrezikon të plasë flluska e ndërtimeve

Kredia, që individët marrin për të blerë pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, ka shënuar rënie në muajin tetor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tetor, stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë individëve arriti në 106.8 miliardë lekë, me një rënie prej 0.3% në krahasim me muajin e mëparshëm.
Edhe huaja e re për këtë qëllim është sërish në rënie, duke arritur në 1.5 miliardë lekë po në tetor, me tkurrje prej 8% në raport me muajin e mëparshëm. Rënie të larta ka shënuar sidomos kredia e re për shtëpi në euro, që është përgjysmuar në krahasim me periudhën mars-qershor.
Ky është një sinjal i ri se tregu i pasurive të paluajtshme po shfaq ngadalësim të kërkesës. Më herët, ekspertët e pasurive të paluajtshme kanë pohuar për “Monitor” se ka pasur një stepje në blerjet e apartamenteve, që ata e lidhën me procesin e Vettingut, i cili parashikon se do të kalojë në filtër pasurinë e zyrtarëve. Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, procesi i vetting-ut ka sjellë pezullim të transaksioneve të kësaj kategorie, e cila është aktore e rëndësishme në treg.
Në të kundërt, oferta për apartamente, sidomos në kryeqytet është në rritje, teksa numri i lejeve të ndërtimit është trefishuar vitin e fundit (Në Tiranë janë dhënë për periudhën janar-qershor 102 leje nga vetëm 36 të tilla të dhëna në të njëjtën periudhë të vitit 2016, sipas burimeve zyrtare të INSTAT). Kapitali i lirë po orientohet sërish në ndërtim, duke rrezikuar mbi-investime në këtë sektor.
Në fund të vitit të kaluar u konstatua një gjallërim i kërkesës, i lidhur kryesisht me blerjet me cash në dorë, por edhe nga zgjerimi i kredisë. Por, më pas, me shtimin e fluksit të ndërtimeve, çmimet u stabilizuan pas rritjes së fillim vitit, madje ka pasur një tendencë në rënie në zonat e preferuara në qendër, ndryshe nga periferia ku është konstatuar një shtrenjtim prej 15-20% muajt e fundit.
Aktualisht apartamentet në periferi kushtojnë midis 450-600 euro për metër katror, ndërsa brenda unazës rriten në 900-1000 euro për metër katror, për të arritur në 2500-3000 euro në zonën e Bllokut dhe Televizionit Shqiptar.

BSH ka paralajmëruar flluskën

Në Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, Banka e Shqipërisë e vlerësoi tregun e banesave me vlerën më të lartë të rrezikut për gjendjen financiare të individëve.
Në një sqarim të posaçëm për “Monitor”, Banka e Shqipërisë raportoi se në fund të qershorit 2017, në krahasim me një vit më parë, është vërejtur rënie e çmimit të pasurive të paluajtshme kundrejt trendit të saj afatgjatë.
Kjo, sipas ekspertëve të bankës nënkupton që “pasuria” e individëve është disi më e ulët, dhe kjo vlerësohet si rrezik i shtuar në metodologjinë që përdor banka për të matur gjendjen financiare të individëve.
Nga ana tjetër, edhe pritshmëritë e individëve për 12 muajt e ardhshëm (për çmimet, punësimin) dhe sipas vrojtimit përkatës të konsumatorit, kanë qenë disi më të ulëta.
“Të dy këta faktorë, nuk kanë qenë në përmasa të tilla sa të ndryshojnë klasifikimin e përgjithshëm të rrezikut si “i moderuar”, por kanë ndikuar në rritjen e tij brenda kategorisë”, vlerëson BSH. Në deklaratën e stabilitetit, tregu i banesave për individët mori notën më të lartë të rrezikut në krahasim me një vit më parë.

BE do të hapë kapitujt e rinj me Malin e Zi dhe Serbinë

Bashkimi Evropian pritet të hapë sot kapitujt e rinj në negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë, duke u afruar më tutje drejt anëtarësimit të këtyre vendeve në BE.
Mali i Zi do të hapë “kapitujt e rinj të negocitatave”, lidhur me lirinë e lëvizjes për punëtorët.
Kjo do të sjellë në 30 nga 33 numrin e kapitujve të hapur deri tash në mes të Podgoricës dhe Brukselit.
Tre kapitujt e tjerë tashmë janë negociuar ose janë mbyllur.
Serbia ndërkaq do të hapë kapitujt për ligjin dhe marrëdhëniet e jashtme.
Deri më tash ky vend ka hapur 12 kapituj, ndërsa dy prej tyre janë mbyllur tashmë.
Serbia dhe Mali i Zi janë vendet e Ballkanit që kanë më së shumti mundësi t’i bashkohen BE-së.

Përse islami dhe Perëndimi nuk janë kontradiktë

Sipas njё studimi tё Institutit tё Uashingtonit “Pew Research Center” numri i myslimanёve nё Europё do tё rritet. Megjithatё kjo nuk ёshtё arsye pёr tё ndjellë fantazmёn e islamizimit tё Perёndimit, mendon Loay Mudhoon.
“Numri i myslimanёve nё Europё do tё rritet dukshёm” dhe “Europa do tё bёhet mё myslimane”. Kёshtu ose nё mёnyrё tё ngjashme formulohen kryetitujt nё shumicёn e mediave nё Gjermani, qё kanё raportuar mbi rezultatet e hulumtimit tё Institutit studimor nё SHBA, Pew Research Center.

Njё katastrofё e pashmangshme?
Tituj tё tillё tingёllojnё, sikur ne do tё na duhej qё pёr arsye tё ndonjё zhvillimi tё mundshёm demografik tё pёrgatiteshim si para njё katastrofe natyrore tё pashmangshme, e cila mund t’i lёkundte themelet e shoqёrive europiane. Sidoqoftё njoftime tё tilla mund t‘u kenё ngjallur shumё qytetarёve tё thjeshtё tё paktёn siklet, veҁanёrisht nёse mediat e kanё lёnё pasdore, qё kёto rezutate jorealiste tё studimit t’i shpjegojnё nё mёnyrё kritike.
E sikurse edhe pritej populistёt e djathtё dhe islamofobёt e tё gjitha ngjyrave, qё prej vitesh anё e mbanё paralajmёrojnё pa u lodhur pёr rrezikun e islamizimit dhe krijimit tё njё “Eurabia” nё Gjermani dhe nё Perёndim, shohin tani tё jenё konfirmuar nga studiues tё njohur tё SHBA-sё pёrfytyrimet mё tё kёqia tё tyre.
Por duke analizuar mё saktё menjёherё tё bёhet e qartё se, rezultatet e studimit nuk janё patjetёr tё pёrshtatshme pёr tё formuluar parashikime bindёse mbi zhvillimin faktik tё popullsisё nё vendet perёndimore. Kjo pёr faktin se studimi niset, duke u bazuar nё kushtet mё ekstreme. Kёtё e vёshtirёson edhe mё shumё fakti, se deklarata tё vlefshme mbi lёvizjet globale tё migracionit nё dekadat e fundit janё dёshmuar si me shumё mangёsi.

Liria e besimit ёshtё njё e drejtё themelore
Kush argumenton me kolona shifrash, pa dashur shket nё logjikёn e radikalёve paranojakë dhe tё profetёve tё fundit tё botёs. Kёta nuk janё sinqerisht tё interesuar pёr integrimin e migrantёve nё bashkёsitё e demokratёve. Ndaj ёshtё shumё mё e rёndёsishme tё shtrohet ҁёshtja parimore, se si demokracitё e shtetit ligjor pajtohen me faktin, qё numri i myslimanёve nё Europё do tё rritet nё tё ardhmen.
Nё kёtё kontekst duhet theksuar se ёshtё ҁёshtje private fakti se nё ҁfarё besojnё ose nuk besojnё qytetaret dhe qytetarёt nё shtetin ligjor pluralist demokratik. E drejta themelore e besimit fetar ka njё vlerё tё madhe nё Kushtetutёn tonё tё lirё demokratike. Aq mё tepёr shteti me botёkuptim neutral e ka detyrim tё mbrojё lirinё e besimit – e kjo madje edhe nёse botёkuptimi fetar bie nё kundёrshtim me normat shoqёrore tё shumicёs sё shoqёrisё. Por kjo nuk do tё thotё qё tё gjitha ҁfarё kёrkon njё fe tё jetё ligj dhe tё realizohet nё shtetin demokratik.

Myslimanёt nuk janё “automatё tё Kuranit”
Studimi aktual i “Pew Research Center” padyshim sugjeron qё shoqёritё europiane nё tё ardhmen duhet tё pёrgatiten pёr njё prani mё tё madhe tё myslimanёve nё hapёsirёn e tyre publike. Po ashtu duhet tё pёrgatiten edhe qё qytetarёt myslimanё tё Europёs do tё insistojnё qё ta jetojnё tё lirё dhe hapur besimin e tyre, ashtu siҁ e praktikon ҁdo ditё edhe tё gjithё anëtarёt e feve tё tjera, e nё radhё tё parё të krishterёt.
Ky konstatim i studimit nuk ёshtё arsye pёr tё ndjellë fantazmёn e “islamizimit tё Perёndimit”. Sepse “Islami” nuk ekziston si njё njёsi statike e pandryshueshme. Ky ёshtё njё trill si i salafistёve, ashtu edhe i lёvizjeve islamofobe. As myslimanёt nuk janё njё bllok monolit nё asnjё vend tё botёs. Nuk ёshtё vetёm feja qё pёrcakton sjelljen. E formuluar mё mprehtё: ata nuk janё “automatё tё Kuranit”. Nё secilin vend me karakter islamik faktikisht propagandohet dhe praktikohet njё variant i ndryshёm i fesë islame.

Edhe myslimanёt po bёhen laikё
Pikёrisht edhe pёr kёtё arsye janё tё destinuara tё dёshtojnё pёrpjekjet e forcave radikale tё djathta, qё e paraqesin “Islamin e prapamebtur dhe tё afёrt me dhunёn” si modelin e kundёrt tё Perёndimit tё iluminuar dhe tё civilizuar. Ky dualizёm naiv nuk u pёrshtatet realiteteve komplekse. Qysh tani mbi 80% e qytetarёve myslimanё nё Europё janё laikё nё kuptimin e mirёfilltё tё fjalёs. Shifra tё reja vёrtetojnë, se gjithnjё e mё pak myslimanё nё Europё e jetojnё nё mёnyrё aktive fenë e tyre; njё tёrheqje nё heshtje nga besimi po duket gjithnjё e mё shumё, pёrkundёr tё gjitha fantazive pёr sundim tё botёs nga islamistёt radikalё.
Nuk ёshtё aq i rёndёsishёm numri i myslimanёve nё Europё. Shumё mё e rёndёsishme ёshtё qё ne tё reflektojmё pёr kuptimin e qytetarisё nё demokraci. Kjo do tё thotё, tё krijojmё mundёsi tё reja pёr njё pjesёmarrje tё vёrtetё tё qytetareve dhe qytetarёve nё shoqёritё e migracionit nё Europё dhe njёkohёsisht tё mbrojmё arritjet e demokracive tё lirisё.

Marrëveshja e parë midis Britanisë së Madhe dhe BE

Pa asnjë dyshim, rënia në parim dakord në çështjen e zgjidhjes së martesës Mbretëri e Bashkuar/Bashkim Evropian është një lajm i mirë. Së fundi e mori veten, tregjet janë vënë në lëvizje, ekonomia reagon e lehtësuar për “dhuratën” e vonuar “të Shën Kollit”. Pa dyshim, rënia në parim dakord në çështjen e zgjidhjes së martesës Mbretëri e Bashkuar/Bashkim Evropian është një lajm i mirë. Po të bashkohen edhe shefat e shteteve dhe të qeverive të BE me 27 anëtarë me vendimin e Komisionit, se janë arritur përparime të mjaftueshme, mund të nisë së shpejti faza e dytë e bisedimeve të shkëputjes.
Në fazën e dytë do të diskutohej për raportin e ardhshëm midis Britanisë dhe BE. Këtë fazë qeveria britanike e ka veçanërisht për zemër. Ndoshta ajo është edhe shkaku se pse lëvizi ajo në negociata, pavarësisht që shumë prej përfytyrimeve të saj të mëparshme nuk qenë serioze, por fantazi, të cilat flisnin për mosnjohje.
Ç’pamje kanë përparimet në tri temat kyçe? Të drejtat e nënshtetasve evropianë në Britaninë e Madhe dhe ato të britanikëve në kontinent mbrohen; Gjykata Evropiane e Drejtësisë mund të ushtrojë për shumë vite funksion mbikëqyrës. Londra pranon, se duhet t’i plotësojë detyrimet e saj financiare; ato do të përbëjnë një shumë të mesme dyshifrore miliardash. Edhe për këtë pasojë të Brexitit i patën lënë në terr zgjedhësit, propaganduesit e Brexitit në 2016-ën.
Pika e tretë prek “Çështjen irlandeze” të minuar. Palët do t’i përmbahen pa ekuivoke marrëveshjes së të premtes së madhe të 1998-ës, që zbuti konfliktin e vjetër nacional-konfesional midis protestantëve dhe katolikëve; një kufi “të fortë” midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës nuk do të ketë. Por meqenëse Irlanda e Veriut nuk do të ketë as në të ardhmen një status të posaçëm në mbretëri, rregullat e tregut të brendshëm mund të vlejnë madje për të gjithë vendin, përtej fazës kalimtare.
Pra kemi një marrëveshje të parë, edhe nëse ka ende gjëra për t’u sqaruar. Kush e di, ndoshta në fund Brexiti mund të jetë më pak “i ashpër” se ç’kishin frikë disa ose se ç’shpresonin të tjerë. Të dyja palët mund të kthehen tani nga e ardhmja, e cila po të ekzistojë vullneti i mirë dhe arsyeja e kthjellët, mund të zhvillohet në llogari të fundit me avantazhe. Por kryeministres May, e dobësuar si ç’është, do t’i duhet të bindë partinë e saj, fraksionin e Brexitit dhe publikun, se është arritur me të vërtetë një “marrëveshje korrekte”. Kjo do të kërkojë shumë punë, punë të vështirë.

Ëndrra evropiane e Macronit

Nderimi me Çmimin e Karlit të Madh tregon se, “ëndrra evropiane” e Macronit është një shans i rëndësishëm për BE për t’i dhënë historisë së tij një drejtim të ri.
Dhënia e Çmimit Karli i Madh Presidentit francez tregon se angazhimi i tij për bashkimin e Evropës nuk kalon krejt i padëgjuar në Gjermani. Të paktën në Ahen e kanë kuptuar, se fitorja e Macronit nuk është në radhë të parë kërcënim për takspaguesin gjerman, por një shans për t’i dhënë BE në fazën e tij më të vështirë të historisë së tij një drejtim të ri.
Macroni është me të vërtetë një politikan, e cili dëshiron ta përtërijë “ëndrrën evropiane”, siç thuhet në argumentimin për dhënien e Çmimit. Pa një sasi entuziazmi Evropa nuk çohet më përpara, këtë e dinte që Kohli. Shpirti shtegtues i tij te francezi i ri e kombinon atë me realizëm politik, gjë që në fakt është bazë e mirë për një bashkëpunim të ri gjermano-francez.
Por gjithçka që dëgjon nga Gjermania aktualisht janë fantazi utopike dhe ndarëse të një mbajtësi të mëparshëm të Çmimit Karli i Madh, i cili ende nuk e di nëse dëshiron të qeverisë, megjithëse kjo do të ishte e nevojshme, për të patur mundësi që të vësh në lëvizje gjëra në Bashkimin Evropian.

Basha: Kapja e Kryeprokurorit nga Rama do të sjellë përgjigje të fortë politike nga opozita

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Rama ia doli të sabotojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe tani po fton opozitën të shkelë Kushtetutën.
Në përfundim të mbledhjes së grupit PD, Basha thotë se kjo ështe e papranueshme.
‘Shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm shkatërrom reformën në drejtësi dhe e vë atë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës.
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm pa bërë më parë vettingun është jo vetëm antikushtetuese, por edhe tallje me shqiptarët, hipokrizi me vettingun.
Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit!’, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, “përgjigja është shumë e qartë për të mbrojtur paratë e pista të drogës, dosjen e krimit, të Tahirjave, Habilajve, Vangjush Dakos.
Një prokuror do të ketë fuqi të transferojë prokurorët dhe të bëjë vlerësimin e tyre. Pra është e qartë se Edi rama e sabotoi ngritjen e Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe tani po kërkon një prokuror.
Kërkesa e vetme ndaj Edi Ramës është të zbatojë Kushtetutën.
Nëse Edi Rama shkel Kushtetutën për të shtënë në dorë Postin e Prokurorit të Përgjithshëm ai do të përballet me opozitën”.

27 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Sali BERISHA

Si sot 27 vite me pare, studentet e universiteteve te Tiranes, te udhehequr nga tribuni i lirise se shqiptareve Azem Hajdari se bashku me intelektuale te kryeqytetit dhe punetore e punonjes te sipermarrjeve te Tiranes, themeluan ne darke vone njeherazi pluralizmin politik dhe Partine Demokratik te Shqiperise, si partine e pare te vertet opozitare ne historine e vendit, bije direkte e levizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990.
Partia Demokratike u themelua ne vendin e diktatures staliniste me te eger te Europes, regjimit te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, vendin e ndalimit me Kushtetute te lirive dhe te drejtave njerezore dhe te mbushur ne te kater anet me kampe shfarrosese dhe burgje vdejke, ne vendin e kulteve satanike te Enver Hoxhes, Stalinit dhe Leninit, ne vendin me te izoluar te botes, ne te cilin vetem gjate vitit 1990 u ekzekutuan ne kufij qindra te rinj, kufomat e te cileve te bera shoshe nga plumbat u zvarriten ne dhjetra raste ne sheshet dhe rruget e Shkodres, Sarandes, Gjirokastres, Korçes.
Partia Demokratike u themelua ne vendin e hiperkolektivizmit total, skllaverise shteterore dhe mjerimit me ekstrem. Vetem 204$ ishin te ardhurat vjetore per fryme te shqiptareve. Ajo u themelua ne vendin ne te cilin PPSH, partia shtet qe lindi ne vitin 1941 si parti dhe levizje serbe, jugosllave ne Tirane, kishte tradhetuar çeshtjen e kombit shqiptar te coptuar ne pese shtete ne aktin e padrejtesise me te madhe te Europes te shekullin te kaluar.
Misioni i PD, qe ne diten e themelimit te saj ishte permbysja e diktatures hoxhiste ne Shqiperi, mbrojtja e vendosur e interesit kombetar, vokacionit perendimor te kombit tone dhe integrimit europian te vendit, ndertimi i shtetit ligjor dhe garantimi i lirive dhe te drejtave te mohuara dhe ndaluara me Kushtetute, e te ardhmes se shqiptareve ne liri e prosperitet.
PD, ne permbushje te misionit te saj eshte partia qe permbysi diktaturen me te eger ne Europe. Me permbysjen e diktatures komuniste, PD hapi dyert e lirise per shqiptaret.
Qe ne javen e pare te themelimit te saj, PD shpalli para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, deri atehere te tradhetuara, si yllin e saj polar. Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira. PD mbeshteti fuqishem dhe nderkombetarizoi ne samite te OSBE dhe OKB, ne bashkepunim me Lidhjen Demokratike dhe Presidentin Rugova, ceshtjen e Kosoves por edhe te shqiptareve te Maqedonise, Malit te Zi dhe kudo ne bote. Ajo ia doli te konfirmoje ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje. PD anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes. Ajo hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, shtetit ligjor, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat, pronare te fermave te tyre.
Ajo gaboi me lejimin dhe mori te gjitha pergjegjesite per skemat piramidale dhe doli ne vitin 1997 ne opozite. Ne vitet 1997-2005, Partia Demokratike ndonese ne opozite por ia doli t’i jepte tonin jetes politike te vendit.
Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005, ne nje rast unik ne histori perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NATO. PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane me te famshmen “time is noë”, Presidenti George Ë Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves.
Me reforma serioze e te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013, rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama.
PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit, ne 18 muaj, mbi nje mije bos dhe anetar te bandave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt. Luftoi me vendosmeri korrupsionin duke u bere vendi i pare ne bote me prokurime dixhitale. Ajo ndermorri reforma te thella ekonomike te suksesshme, si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %, ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10, pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per punedhenesin, ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1%.
Ne kuadrin e ketyre reformave u krijua “one stop shop” per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro, ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro. U krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre. Te gjitha keto reforma, siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion. Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%, numri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%. Gjate viteve 2008-2013 investimet e huaja arriten nga ne 1deri ne 1.4 miliard dollare. Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.
Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta. Ne projektin e saj “Per nje Shqiperi te zhvilluar”, qeveria e koaliciont te PD arriti te shkepuse Shqiperine nga grupi i vendeve me te ardhura te ulta dhe ta vendose ate ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta.
Te ndertoje dhe rindertoje ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni. Ajo ndertoi Rrugen e Kombit, autostraden Tirane – Elbasan, ne te cilat vetem tunele jane 16 km, dhe dhjetra kilometra ura ne te gjithe vendin. Me kete infrastrukture moderne distanca kohore pothuaj e te gjitha zonave te vendit u shkurtua 2-3 here.
Te ndertoje dhe rindertoje 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale.
U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit. U ndertua terminali i aeroportit, dhe u dyfishua e u ndertua terminali i portit te Durresit si dhe u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha deri ne 50 mije ton.
Ne vitet 2005-2013 krahas infrastruktures, energjia ishte nje perparesi tjeter madhore e PD. “Shqiperia superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon” nga fundi i vitit 2007, e ne vazhdim, beri te mundur marrjen fund te nderprerjeve te energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite. Per here te pare pas 30 vitesh nderpreje, nisi ne Shqiperi ndertimi i hidrocentraleve te reja. Ne kuadrin e kesaj strategjie qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, qe arrinin nje investim total prej mbi 5 miliard euo. Nga keto kontrata te nenshkruara kane perfunduar se ndertuari 110 HEC-e te reja, te cilat sot japin mbi 33% te konsumit vjetor te energjise, 77 te tjera jane ne ndertim e siper.
Po ne fushen e energjise ujore u arrit kontrata per ndertimin e Kaskades se Devollit, nje investim prej 800 milion euro nga kompania Statkraft, njeshi boteror ne kete fushe. Ky eshte investimi me i madh ne fushen e energjise ne vendin tone. Hec-i i Banjes ka perfunduar dhe punimet per te tjerat vazhdojne.
Ne kuadrin e startegjise energjitike, Shqiperia luajti nje rol qenesor ne realizimin e projektit, aktualisht me te madh energjitik te Europes, Gazsjellesit Trans – Adriatik, ndertimi i te cilit perfundon ne dy vitet e ardhshme. Shqiperia merr nje vend kyç ne fushen e energjise per rajonin dhe Europen.
Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe me politikat nxitese dhe reformat e thella u rrit ne 63% ne vitin 2012. Interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3-5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G.
Numri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69% ne 86%. Ne zonat rurale u ndertuan rreth 8 mije km rruge, mbi 1 mije shkolla e kopshte, 630 ujsjellesa dhe kanalizime, qindra km kanale vaditese dhe kulluese. Qeveria ne 5 vitet e fundit subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten, u ulen ndjeshem importet, u mbi dyfishua toka e punuar, eksportet bujqesore u rriten 2-3 here.
Numri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004, u rrit ne 4.7 milion ne vitin 2012.
Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine ametare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.
Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen poshte kontraten me Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter. Respektova plotesisht vendimin e tyre dhe pa ndonje keqardhje te vecante mora vendimet e duhura.
Ne kater vite Edvin Kristaq Rama nuk ka mbajtur asnje premetim elektoral, nuk ka ulur por ka rritur taksat per 95% te shqiptareve, ngriu per tre vite rrogat e tyre, jo qe nuk krijoi 300 mije vende pune por largoi nga Shqiperia mbi 300 mije shqiptare, nga vetem 432 vete qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te marra se bashku. Ne keto kater vite Edvin Kristaq Rama, pervec statusit te vendit kandidat, qe ishte rekomanduar dy vite me rradhe por qe e kishte bllokuar vet ai, vendi mbeti i bllokuar per hapjen e negociatave. Ai ne kater vite ne pushtet i ka bere vendit gjemen me te madhe pas Enver Hoxhes, duke e kthyer ne Kanabistan dhe protektorat krimi. Ai ndertoi narko-shtetin dhe vendosi krimin ne te gjitha nivelet e pushtetit. Ne kater vite ka rritur borxhin ne 85% me 6.6 miliard euro investime, nuk ka ndertuar asnje km rruge te re, shkolle apo spital te ri por vetem zyra, fasada, pllaka ne sheshe dhe palma. Vetem ne tendera, dogana dhe tatime nga qeveritaret jane vjedhur mbi 1.2 miliard euro.
Ne keto vite tejet te renda, Partia Demokratike u angazhua me te gjithe potencialin e saj ne denoncimin para shqiptareve dhe botes te regjimit te narko-shtetit te vendosur ne Tirane. Ne garen e fundit elektorale, ne kushte tejet te pabarabarta, PD humbi zgjedhjet dhe pesoi nje tronditje te thelle dhe te pamerituar. Ajo sot qendron me e vendosur se kurre ne vazhdimin e misionit te saj te madh: permbysjen e narko-shtetit ne Shqiperi.
Me kete rast, dua te shpreh nderimin tim me te madh per te gjithe ata student, punetore, intelektuale qe themeluan me 11 dhjetor te vitit 1990, PD-ne, atyre qindra mijra miliona anetareve, drejtuesve, simptizanteve te saj, qe me mbeshtetjen e tyre shnderruan Partine Demokratike ne lokomotiven e zhvillimit dhe integrimit te Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Europian.
Gezuar mbare shqiptareve diten e themelimit te pluralizmit politik, partise se pare opozitare ne Shqiperi. Gezuar!!

Paketa e Ramës e çon faturën e koncesioneve në 5 miliardë euro

Aktualisht qeveria shqiptare ka në zbatim 200 kontrata koncesionare për punë dhe shërbime publike me vlerë mbi 504 miliardë lekë. Por vitin që vjen, nëpërmjet paketës “One billion” vlera e koncesioneve do të zgjerohet edhe 156 miliardë lekë (35%) për të arritur në 661 miliardë lekë (rreth 5 miliardë euro) ose sa 41% e PBB së vendit.
Mirëpo Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një pjesë të Deklaratës së Rreziqeve Fiskale që e dorëzoi në Kuvend bashkë me projektbuxhetin 2018, raportoi se financimi i koncesioneve PPP është një nga rreziqet e brendshme që kërcënojnë stabilitetin fiskal.
Ministria e Financave konsideroi si rreziqe të jashtme rrisqet të cilat kanë lidhje me supozimet dhe zhvillimet makroekonomike, të ardhurat e qeverisë, shpenzimet dhe menaxhimi i borxhit, etj., dhe të brendshme, detyrimet e prapambetura, PPP-të, ato të vetëqeverisjes vendore, ndërmarrjet publike me kapital shtetëror, risqe të tjera si vendime gjyqësore, fatkeqësi natyrore dhe sektori financiar apo risqet afatgjata.
Aktualisht, janë në fuqi 8 kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik Privat (PPP), të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të startojnë dhe 3 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat janë në proces negocimi.
Por ndërkohë në vitin 2018, qeveria do të negociojë edhe 8 kontrata të tjera me PPP, 6 nga të cilat janë rrugë dhe dy të tjerat shkollat në Tiranë dhe Spitali Rajonal në Fier.
Ministria e Financave konsideron se PPP, si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.
Pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesioneve apo PPP, kapin vlerën e 9.4 miliardë lekë për vitin 2018, përbëjnë rreth 2.4% të totalit të të ardhurave tatimore faktike për vitin 2017.
Me aktivizimin e paktës “One Billion”, e cila tashmë ka filluar me Rrugën e Arbrit, rregulli fiskal do të konsumohet shumë shpejt duke e ezauruar krejtësisht hapësirën që ligji organik i buxhetit ka dhënë për këtë formë shpenzimesh. Sakaq institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar qeverinë se koncesionet PPP janë një rrezik i madh fiskal dhe nuk janë mënyra më e mirë dhe efikase për të nxitur investimet.

Presidenti kundër një kryeprokurori të njëanshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar për herë të parë debatin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri gjatë takimit në Tiranë me homologun malazez, Philip Vujanoviç.
Meta u shpreh se zgjedhja e kryeprokurorit të ri është një ekskluzivitet i Kuvendit të Shqipërisë.

Meta shtoi se për këtë rast duhet respektuar Kushtetuta, si dhe për këtë proces të ketë një frymë bashkëpunimi me aktorëve politikë. Presidenti Meta përfundoi duke thënë se çdo hap i njëanshëm nuk do të ndihmonte në pavarësinë e institucioneve dhe rritjen e besimit në institucionet e drejtësisë.

“Për sa i takon çështjes së Prokurorit të ri të përgjithshëm sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë, si president dua të nënvizoj përderisa kemi të bëjmë me një cështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë”, – u shpreh Meta.

Dibër, Zall-Dardha 10 ditë pa ujë të pijshëm, revolta e banorëve

Xhemal Gjunkshi

Ka më shumë se 10 ditë që mungon uji i pijshëm në fshatrat e Qendrës Administrative Zall-Dardhë në rrethin e Dibrës. Në një takim të zhvilluar me banorët e zonës ata shprehën se, tubacioni i ujit të pijshëm që vjen nga fshati Lashkizë për në Zall-Dardhë, investim i Qeverisë Holandeze me Qeverinë Shqiptare dhe kanali vaditës nga Seta për në Zall-Dardhë i ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (në qeverisjen e Partisë Demokratike) kanë dalë jashtë përdorimit.

Arsyeja është se firma e cila po ndërton një HEC, gjatë kryerjes së punimeve pa kriter i ka dëmtuar dhe i ka shkatërruar ato. Firma gjatë punimeve ka dëmtuar gjithashtu dhe mbi 20 hektarë kullota për bagëtitë. Banorët nëpërmjet një peticioni të firmosur nga më shume se 350 persona i janë drejtuar: Kryeministrit z.Edi Rama, ministrisë së Transporteve dhe të Energjetikës, kryetarit Bashkisë dhe Prefektit Dibër si dhe Drejtorisë së Policisë Vendore Qarku Dibër. Deri në këto momente që flasim, nga ballafaqimi i banorëve me firmën ndërtuese nuk është gjetur zgjidhja e problemeve dhe shqetësimeve adekuate që kanë shprehur. Firma po na fut në vëllavrasje me njëri-tjetrin. Banorët janë shumë të shqetësuar sepse:

Së pari; nuk kanë ujë të pijshëm si shumë i domosdoshëm dhe elementi me bazik për të jetuar.

Së dyti; Firma ndërtuese gjatë punimeve pa kriter ka dëmtuar dy mullinj mbi 800 vjeçar, të vjetër sa vetë toka. Mullinjtë shërbenin për të bluar misrin dhe grurin. Në këto kushte, kur ata janë dëmtuar dhe nuk funksionojnë, banorët detyrohen të shkojnë në Peshkopi për të bluar, ku kostoja e një kuintali për bluarje është 500 lekë, plus transporti 500 lekë, plus shpenzimet personale vajtje-ardhje Lashkizë, Tartaj,Vilë (Mënesh), Mërskan, Zall-Dardhë etj.

Së treti; është dëmtuar kanali vaditës. Firma po kryen punimet në gjurmën e kanalit vaditës dhe të ujësjellësit duke i shkatërruar plotësisht ato.

Së katërti; banorëve të zonës u janë dëmtuar kullotat për blegtorinë. Banorët shprehen se si rezultat i punimeve pa kriter nga ana e firmës është rrezikuar jeta e tyre dhe janë vrare disa bagëti.

Së pesti; është shkatërruar rruga nga fshati Lashkizë për në fshatin Tartaj, rrugë e ndërtuar me të ardhurat personale të vetë banorëve të fshatit. Dëmtimi i këtij segmenti ka paralizuar lëvizjen, transportin e tyre në kushtet kur në këtë moment janë mbi tre persona të cilët marrin serum dhe ardhja në ndihmë është shumë e domosdoshme, evidente, por e pamundur. Këtu është e domosdoshme dhe ndërtimi i një ure të vogël, që të bëjë të mundur kalimin lirshëm të nxënësve të shkollës, por dhe të banoreve të zonës, pasi kështu siç është rrezikohet jeta e tyre.

Së gjashti; ata ngrenë si shqetësim që firma nuk ka punësuar banorë të këtyre fshatrave ku po merr pasuritë e tyre natyrore, pasuri të cilat i’ua ka falur dhuruar natyra vetë dhe që po ua merr shteti.

Firma ka punësuar punëtorë nga Lezha, Shkodra të cilët i akomodon në Peshkopi dhe i transporton çdo ditë nga Peshkopia për në Lashkizë. Në shkelje të hapur të të gjithë këtyre shqetësimeve të ngritura nga banorët, kemi përballë një qeveri me drejtues, me një administratë tepër të korruptuar, të paaftë dhe inekzistente, që qëndron larg shqetësimeve të qytetarëve.  Nuk arrijmë të kuptojmë, shtrohet pyetja se si ka mundësi, të ndodhin gjithë këto shkelje të rënda haptazi, në kundërshtim me ligjin dhe shteti të heshtë, të mbyll sytë, të mbyll veshët në ekstrem duke u treguar i papërgjegjshëm. Banoret shprehen tepër të indinjuar. Ata ndjehen të poshtëruar. Edhe Serbi kur ka hy na digjte nga një shtëpi në fshat, kurse këto (ky shtet) po djeg gjithë fshatin, pohojnë banorët. Firma me mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore, po shkatërron dhe dëmton fshatrat e kësaj zone.

Ata paralajmërojnë se pasojat dhe rreziku i dëmtimit jo vetëm të këtyre që thamë me lart, por nga inekzistenca e strukturave shtetërore, atyre vendore dhe Policisë së Shtetit për të cilën shprehen që sjellja e tyre ndaj komunitetit ka qenë shumë vandale, asgjësimi shkatërrimi komplet i shtëpive të fshatit Merskanë do të jetë evident.

Në këto kushte të mos përkeqësimit të situatës, përshkallëzimit të protestës së tyre me pasoja dramatike për Zall-Dardhën, në emër të banoreve të zonës kërkoj zgjidhjen sa më shpejt të problemeve të ngritura nga ana e tyre.