24.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025

“Politico.eu”: Shqipëria jashtë listës së BE

Paralelisht me një fushatë të papërmbajtur që po zhvillon brenda vendit të tij, kryeministri Edi Rama po përhap perceptimin se, Shqipëria është pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Por portali i njohur Politico shkruan sot se BE i ka hedhur sytë nga Ballkani, por në mënyrë selektive dhe se Shqipëria nuk futet tek te favorizuarat, për të parë së shpejti dritën jeshile për të nisur negociatat me BE.

Gazetari Harry Cooper shkruan në një editoral tek Politico.eu se, “Brukseli nuk parashikon që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me BE-në në të njëjtën kohë, nëse bashkohen…

Në vend të kësaj, Komisioni ka vlerësuar Serbinë dhe Malin e Zi si në krye të garës për anëtarësim në vitin 2025, në mos më herët. Të dy vendet do hapin kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim të hënën në Bruksel”.

Fokusi në këto vende ka shkaktuar alarm dhe zemërim mes vendeve të tjera, kryesisht në Kosovë dhe në Shqipëri, vazhdon më tej shkrimi.

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj thotë se Serbia po merr trajtim preferencial për shkak të frikës se mund të afrohet me Rusinë.

Edhe ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina thotë se kanë ngritur pikëpyetje se përse duheshin theksuar emrat e Serbisë dhe Malit të Zi.

Por Komisioni thotë se ka theksuar këto emra shtetesh sepse kanë nisur negociatat. Por diplomatët rajonalë druhen se kjo dyshe do të marrë pjesën e luanit sa i përket vëmendjes së Brukselit, theksohet në analizë.

 

Si po keqpërdoret politikisht BIRN nga Rama për koncesionin e skanimit të doganave

Prej ditësh portal i lajme BIRN i është përkushtuar investigimit të koncesionit të doganave. Ndryshe si do të vepronte një media e pavarur, BIRN vepron si një portal kamikaz në shërbim të Ramës duke dhënë vetëm njërën anë të medaljes dhe jo duke ballafaquar të dy versionet e të vërtetës së koncesionit të skanimit të doganave. Jo vetëm kaq, por BIRN dizinformon dhe mashtron opinionin publik duke deklaruar një mashtrim skandaloz sipas të cilëve me ndërhyrjen e qeverisë Rama kompanitë paguajnë më pak për deklaratat doganore, kur e vëretta është krejtëisht ndryshe. RD po boton të dy variantet, njërin të ish-Kryeministrit Berisha dhe tjetrin të BIRN, për t’ia lënë lexuesve të dallojnë të vërtetën nga mashtrimi.

Deklarate e zëdhënëses së ish kryeministrit Berisha, Erla Mehilli.

Lidhur me shpifjet dhe trillimet e dy diteve te fundit te Edi Rames, ish kryeministri Berisha sqaron opinionin:

Nen panikun e skandaleve te droges, Rama detyron deputeten e tij dhe narko-trafikanin Balla te dalin dhe te genjejne, edhe pse zoti Berisha nuk permendet ne asnje rresht te medias Bloomberg.

Sherbimi i skanimit eshte dhene permes nje gare te hapur dhe eshte fituar jo nga nje fantazme por nje kompani amerikane, lider ne bote e prodhimit te skanerave te cilesise se larte, me qellim luften pa kompromis ndaj terrorizmit dhe trafikut te droges.

Me kete sherbim, tashme gjeresisht te perhapur ne bote, qeveria ka synuar per te bere te pamundur fikjen e skanerave siç eshte bere me radaret e Ushtrise, ne menyre qe portet e Shqiperise te mos kthehen ne gjirize droge nga Rama, ministri trafikant apo drejtore qe largohen ne drejtim te paditur.

Personat apo sipermarresit me te cilet kompania ka zgjedhur te bashkepunoje, nuk i perzgjedh qeveria, por sigurojme qe ata nuk jane as menaxheri i ministrit qe merr koncesione dhjetera milione euro pa bere asnje investim dhe pa asnje dite eksperience, as mikja e kreyministrit qe perlan miliona per check-up nderkohe qe urgjencat jane pa ilace, dhe as ortaku i vellait te kryeministrit, qe ne konflikt te dyfishte interesi ka marre ne “koncesion” kontrollin e industrise se bixhozit. Pra ata nuk kane kategorikisht asnje lidhje me qeverine e mepareshme.

Procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha ne rastin konkret, kane qene ne perputhje me ligjin, kane nxjerre fituese me gare nje kompani lider ne profilin e saj me fame nderkombetare dhe ky sherbim eshte provuar si teper i vyer ne luften ndaj droges, pavaresisht perkushtimit familjar te Rames dhe ministrit te rendit per trafikimin e saj.

Pas ardhjes ne pushtet, Edi Rama, ne nje akt te pare anulloi kontraten e miratuar ne parlament me kete kompani. Por pak muaj me vone ai anulloi vendimin e tij dhe kompania vazhdoj punen. Ne kontrate u bene ndryshime qartesisht te disfavorshme per palen shqiptare, por duket ne interes te Rames dhe klienteles se oligarkeve te tij.

Keshtu, vertet cmimi per deklarate u ul nga 37 euro ne 22 euro, por u perfshine ne detyrimin per te paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nen 1000 euro, dhe qe me kontraten e pare ishin perjashtuar nga pagesa.

Se dyti Rama i dha me ligj kompanise garancine buxhetore, e cila, sipas ligjit qe Rama miratoi ne parlament, detyron qeverine te paguaj per secilin Vend (skanimi) gjate 12 muajve te pare, duke filluar nga Data e Fillimit te Vendit per ate Vend, 2,260,000 euro (dy milione e dyqind e gjashtedhjete mije euro) (rezultati i pjesetimit te 11.3 milione eurove me 5 vendet).

Sipas kesaj kontrate te Rames, ne çdo pervjetor 12-mujor te Dates se Fillimit te Vendit per secilin vend, vlera e Tarifes Vjetore te Vendit per ate Vend do te rritet me koeficientin 1.03, ne menyre qe Tarifa Vjetore e Vendit per ate vend te behet 2,327,800 (dy milione e treqind e njezet e shtate mije e teteqind euro) ne vitin e dyte pas Dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, 2,397,634 euro (dy milione e treqind e nentedhjete e shtatemije e gjashteqind e tridhjete e kater euro) ne vitin e trete mbas dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, dhe keshtu me radhe deri ne daten e Perfundimit te funksionimit te Vendit per ate Vend.

Keshtu, pagesen per ngarkesat e skanuara me pare e bente biznesi dhe kete pagese doganat ua njihnin kompanive si shpenzime te zbritshme. Ne kontraten e dyte, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit.

Persa i perket kompanise, cdo kompani ne perputhje me ligjin ka te drejte te shese aksione dhe zgjedhe ortaket, por ne rastin konkret, ne kontraten e qeverise Berisha me Rapiscan njihet nje dhe vetem nje pergjegjes dhe perfaqesues i pales private, dhe kjo eshte kompania Rapiskan. Sikunder kompania te cilen Rapiskan, ne perputhje me detyrimin ligjor, piken 5.1 te kontrates, ka krijuar, pra ortaku i saj lokal, nuk ka ne menyre kategorike asnje lidhje me qeverine Berisha.

Fakti qe Rama terhoqi bllokimin dhe kompania filloi pune me kushte edhe me te disfavorshme se ne fillim per palen shqiptare, pasi Rama shpenzoi gjysem milioni euro “gjoja” per ti perzene, ben te besueshme zerat se e gjithe procedura qe nje farse dhe gjobevenie vetem qe vellai i tij te ishte aksioneri hije i ketij biznesi.

Per te gjitha shpifjet, kryeshpifsi do pergjigjet para ligjit!

Versioni i BIRN dhe abuzimi skndaloz me deklarata imagjinare

Vlera e aksioneve të OSI Systems- kompania mëmë e fituesit të koncesionit të skanimit të kontenierëve në Shqipëri, Rapiscan Systems Inc  ra pikiatë të mërkurën, pas akuzave për korrupsion që drejtuesi i një kompanie investimesh dhe kërkimesh hulumtuese në Shtetet e Bashkuara i adresoi asaj gjatë një interviste në “Bloomberg”.

Carson Block-themelues i “Muddy Ëaters Research”, i cili ka fituar reputacion përmes denoncimit të praktikave mashtruese të kompanive ndërkombëtare dhe basteve në bursë deklaroi në “Bloomberg” se kompania OSI Systems është e “në thelb e kalbur” dhe ofroi si argument kontratën koncesionare të fituar në Shqipëri si dhe një kontratë të dytë të madhe të kompanisë në Meksikë.

“Kemi prova të pamohueshme se disa vite më parë, kur kompania fitoi një kontratë në Shqipëri me vlerë nga 150 deri në 250 milionë USD, ata paguan një rryshfet me thuajse gjysmën e atij koncesioni. Për mua kjo është një provë e qartë,” deklaroi Block.

Rapiscan Systems Inc. me bazë në Kaliforni dhe kompania bijë e regjistruar në Shqipëri, S2 Albania fituan një kontratë koncesionare 15-vjeçare për skanimin e kontenierëve nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011. Kontrata u miratua në Parlament dy vjet më vonë dhe hyri në fuqi në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Pak muaj më vonë, në shtator 2013, Rapiscan Systems Inc. shiti 49 për qind të aksioneve të kompanisë koncesionare te kompania shqiptare ICMS shpk., e cila zotërohet nga një mjek dhe sipërmarrës i quajtur Olti Peçini. Sipas kontratës së depozituar në QKR, shitja e 49 për qind të aksioneve u bë për vetëm 490 lekë.

Kur ishte në opozitë, Partia Socialiste e denoncoi koncesionin e skanimit si aferë korruptive të qeverisë “Berisha” dhe me të ardhur në pushtet në vitin 2013, nisi procedurat për prishjen e kontratës por u përball shpejt me një padi në arbitrazh.

Qeveria “Rama 1” kontraktoi studion ligjore Omnia Strategy të Cherie Blair për të përgatitur mbrojtjen kundër Rapiscan, por pasi e pagoi me 645 mijë euro në total, pranoi këshillën e zonjës Blair për ta zgjidhur me marrëveshje konfliktin.

Më 5 qershor 2015, Këshilli i Ministrave dorëzoi në Kuvend marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit duke deklaruar se vlera e kontratës ishte ulur nga 316 milionë në 210 milionë euro. Relacioni që shoqëron projektligjin shpjegon se kompania Rapiscan fitonte përmes kontratës së mëparshme 39 euro për çdo deklaratë doganore, ndërsa me marrëveshjen e re përfiton 5 euro për deklarata doganore deri në 1 mijë euro dhe përtej kësaj vlere, taksa shkon 22 euro për deklaratë doganore.

Në bastin e luajtur nga Black kundër kompanisë OSI Systems, akuza për shitjen e 49 për qind të aksioneve në Shqipëri përbën bazën kryesore. Një raport i detajuar i kompanisë së tij “Muddy Ëaters Research”, të cilin BIRN e disponon, thekson se “korrupsioni në kontratën koncesionare të vitit 2013 në Shqipëri është më i dukshëm se një shishe 3-litërshe me shampo në valixhen e udhëtimit”.

“Koncesioni llogaritet se ka një vlerë nga 150-250 milionë USD. Megjithatë, ose duket se OSI Systems e vlerëson atë me 9 USD, ose ata me gjasë kanë korruptuar dikë duke i dhënë gjysmën e kontratës për 4.50 USD”, shkruan raporti.

“Ne na rezulton se transferta nuk pasqyrohet në llogaritë e OSI Systems, nuk ka zbritje të interesave të paketës jo-kontrolluese në pasqyrën e të ardhurave dhe në dokumentet e ofertës së bonove të vitit 2017 e shfaqin degën [në Shqipëri] si 100 për qind në pronësi të OSI Systems,” shtohet aty.

Përtej kësaj analize financiare, raporti i “Muddy Ëaters Research” është më tej i mbushur me një pasqyrë të akuzave politike në Shqipëri, raportimeve mediatike mbi koncesionin e skanimit si dhe dokumente dhe ekstrakte të shkarkuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, QKB.

Që prej shitjes së aksioneve në vitin 2013, kompania koncesionare S2 Albania zotërohet në 51 për qind të aksioneve nga Rapiscan Systems Inc dhe në 49 për qind të aksioneve nga ICMS sh.p.k e Olti Peçinit. Të dhënat në QKB tregojnë se administrator i kompanisë është Jonathan Fleming, një ish-punonjës i lartë i sigurisë në qeverinë federale në SHBA.

BIRN e pati të pamundur të kontaktonte me administratorin Fleming, ndërsa aksioneri i minorancës, Olti Peçini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi akuzat për korrupsion që vijnë nga Shtetet e Bashkuara lidhur me shitjen e aksioneve në favor të tij për 490 lekë.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, rënia e vlerës së aksioneve të kompanisë OSI Systems u cilësua si “reagim i tepruar” nga analisti i kompanisë Drexel Hamilton,  Brian Ruttenbur, ndërsa vlerësoi se faktet në raport janë të pasakta dhe se sipas tij, “Muddy Ëaters Research” nuk kishte tentuar të kontaktonte me drejtues të kompanisë.

Sa i përket kontratës në Shqipëri, ai theksoi se ishte “një ndërmarrje e përbashkët”.

“Siç e kuptojmë ne situatën, partneri i kompanisë në Shqipëri ishte/është përgjegjës për investime të rëndësishme në përgatitjet në terren. Vërejmë se përgatitjet në terren mund të kushtojnë miliona dollarë për lokacionin dhe marrin kohë domethënëse për t’u kryer [ ndonjëherë është një proces i vështirë për të përgatitur vendin përpara instalimit të pajisjeve të skanimit],” citohet të ketë thënë Ruttenbur në StreetInsider.

“Ne vlerësojmë se OSI Systems gjeneron më pak se 10 milionë USD në vit nga Shqipëria. OSI [sipas marrëveshjes] njeh të ardhurat e plota dhe e paguan partnerin në Shqipëri si pjesë e kostos së saj bruto në përputhje me marrëveshjen,” përfundoi ai.

Basha: Një prokuror antikushtetues do hidhte në erë bashkëjetesën demokratike dhe afron destabilizimin

– Kryeministri Rama ju ka ftuar që të zgjidhni së bashku kryeprokurorin. Si do t’i përgjigjeni ju personalisht kësaj ftese?

Në radhë të p​arë, nuk ka asgjë personale. Në politikë nuk ka asgjë personale. Ky është qendrimi i një kryetari të një partie politike që është kryeministri i vendit, ndaj një kryetari partie tjetër që është kryetari i opozitës. Nuk ka asgjë personale këtu, por ka një kërkesë të tij për t’u ulur së bashku për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Në situatën aktuale siç e keni bërë të qartë, ka 3 probleme për t’u zgjidhur para se të shkojmë te Prokurori i Përgjithshëm.

Problemi i parë është problemi i antikushtetutshmërisë. Procesi që ka futur mazhoranca zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është një proces antikushtetues i dyti është se është një proces politik, pra thotë se kemi votat vetë. Pra një zgjedhje politike. Një parti e vetme, PS-ja, kërkon të zgjedhë prokurorin.

Dhe problemi i tretë është se duan ta zgjedhin pa veting. Po ku shkoi lufta për drejtësinë e pakapur nga politika?! Po vetingu ku shkoi, ku u tret?! Këto të treja janë dëshmi të ngërçit dhe bllokimit të Reformës në Drejtësi si rezultat i mosformimit të KLP-së, i cili me Kushtetutë është i vetmi organ që mund të konstatojë fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të zgjedhë prokurorin e ri.

Opozita e ka konstatuar këtë prej kohësh. Mazhoranca ka bërë lojëra dhe tani kërkon të bëjë një zgjidhje allapazar. Unë e kam refuzuar këtë dhe e refuzoj. Këtu nuk ka asnjë shpresë që unë të ulem me Ramën dhe këtë lëmsh antikushtetues, të zgjedh një Kryeprokuror me Ramën pa veting, duke i dhënë alibinë se kështu gjërat po ecin ashtu siç duhet. Jo nuk po ecin siç duhet. Vendi është në krizë të thellë politike, institucionale dhe kushtetuese përsa i përket këtij aspekti të reformës, është në krizë ekonomike që po bën që mijëra shqiptarë të largohen nga vendi, është në krizë sigurie dhe stabiliteti, sepse krimi i organizuar, pasi ka shtënë në dorë qindra milionë euro përmes trafikut të kanabisit, tani është diversifikuar në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe po futen në ekonominë shqiptare përmes koncesioneve, po bëjnë skemat e PPP-ve, po futen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke zhvendosur me forcën e parave të pista të drogës biznese të ndershme, duke i detyruar të bashkëpunojnë në skema të pista të pastrimit të parave siç është projekti e PPP-ve 1 miliard euro.

Pra, vendi është në krizë totale dhe ky thotë hajde të ulemi ne dhe ta zgjedhim bashkë prokurorin kundër Kushtetutës dhe pa veting. Vendit i është parashkruar zgjidhja. Zgjidhja do të kalojë përmes Kushtetutës dhe prokurori nuk mund të zgjidhet nga partitë politike dhe s’mund të emërohet nga një parti politike dhe prokurori i ri duhet të vijë përmes vetingut. Prokurori i ri s’mund të jetë një lepurush që e zgjedh nga kapelja, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Asnjë lloj takimi dhe asnjë lloj tryeze partiake nuk mund t’i mbivendoset Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe parimeve themelore të një shteti që synon të anëtarësohet në BE.

– Por kemi dy lexime të Kushtetutës. Një tuajin dhe një të PS-së.  Partia Socialiste ka thirrur në ndihmë sot nëpërmjet një deputeti të vet edhe Ambasadën e SHBA-ve, pra një interpretim të institucioneve si OBDAT-i, dhe kemi një reagim të Ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së për këtë proces. Ata bënë deklarata se ligji është i qartë dhe se duhet të zgjidhet një Prokuror i Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë. Ju çfarë qendrimi keni për këtë qendrim të tyre?

Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse të OBDAT-it dhe EURALIUS-it, është e Gjykatës Kushtetuese. Së dyti, çdo shqiptar që ka sytë në ballë e lexon Kushtetutën që thotë se fundi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm konstatohet nga KLP-ja. Tani këtyre u ka plasur bomba në dorë, sepse nuk kanë zgjedhur KLP-në, sepse kanë ndodhur ato të cilat paralajmëruam ne gjatë Reformës në Drejtësi, që është skemë e ndërlikuar, që kërkon burime të mëdha njerëzore që, Shqipëria nuk i ka dhe Venecia tha se ka të drejtë opozita dhe ashtu është. Këta çuan Fatmir Xhafën dhe thanë i kemi burimet, kur ato nuk janë. Paratë nuk janë dhe procesi është në ngërç total. Ku është vetingu?! A mund t’u thonë shqiptarëve këta ku e kanë vetingun?! Pse nuk fillon vetingu?! Pse nuk jemi në gjendje t’u japim shqiptarëve një prokuror me veting?! Pse nuk është formuar KLP-ja, KLGJ-ja?! Këto janë përgjegjësitë e mazhorancës dhe mazhoranca duhet t’i kthehet përgjegjësive politikisht përmes Kushtetutës dhe Ligjit. As përmes ambasadave, as përmes Kishës, as përmes Xhamisë, por përmes Kushtetutës dhe institucioneve të Kushtetutës së Shqipërisë.

– A keni një propozim ju zoti Basha se si duhet të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm?!

Unë kam propozim politik, por prokurori duhet të zgjidhet në mënyrë kushtetutese, në mënyrë të tillë që të mos zgjidhet politikisht dhe të mos i përkasë një krahu politik, të mos i përkasë një partie siç kërkojnë këta ta kapin me 36 deputetë. Se kështu i bie, ta kapin me 36 deputetë. Po të jetë kështu, le të zgjedhin Saimir Tahirin atëhere. Votat i kanë, ai jurist është. Ta bëjnë Saimir Tahirin prokuror dhe në rregull jemi. Nëse qëllimi është që të mbyllen dosjet e drogës, krimit, korrupsionit, le ta hedhin në votë. Por rruga duhet të kalojë përmes Kushtetutës, një zgjidhje me 3 të pestat që do të thotë asnjë palë politike nuk do të ndikojë politikisht dhe më e rëndësishme, prokurori i përkohshëm duhet të ketë kaluar përmes vetingut. Nuk mund t’u them shqiptarëve, një vit e gjysëm, pasi kemi kaluar Reformën në Drejtësi, nuk ka asnjë justifikim pse Prokurori i përkohshëm të jetë një prokuror që nuk ka kaluar procedurën e vetingut.

– Ju zoti Basha po thoni se si nuk duhet të zgjidhet, por nuk po na thoni se si duhet të zgjidhet kryeprokurori…

Unë jam kryetari i opozitës dhe pavarësisht se jam i formuar si jurist, keni një jurist të mirëtrajnuar aty. Ato janë çështje të procedurës kushtetuese dhe nuk ka interes për shqiptarët të dëgjojnë teori kushtetuese se si ndodh kjo. Nëse ka vullnet politik, të treja këto plotësohen. Edhe zgjedhja është kushtetuese, edhe prokurori nuk do jetë i kapur politikisht dhe të ketë kaluar vetingun. Natyrisht që ne e dimë se si ndodh kjo dhe i ka të qarta edhe mazhoranca, por i mungon vullneti.

Fatos Lubonja:A mendoni se KLP nuk po zgjidhet se ka një qëllim këtu, që të zgjidhet prokurori i një krahu dhe të jetë një prokurori e kapur. Pyetja ime është pse nuk ju keni dëgjuar të insistoni për zgjedhjen e KLP?

Në rafshin parimor ne paraqitëm një strukturë më të thjeshtë për Reformën në Drejtësi që do të thotë se do të bënte edhe vetingun, edhe strukturë e veçantë që do të hetonte krimin dhe korrupsionin, SPAK-u, që janë dy shtyllat e Reformës në Drejtësi. Këta insistuan në një strukturë me 15 organe dhe e thjeshtuam në 7 apo 8, por prap janë shumë. Këta i dhanë garanci Venecias e cila tha se jeni shumë të ngarkuar dhe një vend i vogël nuk i ka këto resurse. Këta çuan prapa shpinës tonë Fatmir Xhafën, që u betua para Komisionit të Venecias që i kemi këto resurse dhe nën këtë sygjestionim nga ana e mazhorancës, Venecia miratoi atë strukturë në opinionin final. Kur Venecia e miratoi ne nuk kishim rrugë tjetër politike përveçse të bënim atë që kishim thënë; do të votonim gjithçka që sjell Venecia. Ky ishte qendrimi ynë i prerë.

Pse nuk formohet KLP? A kemi ne ndikim? Nuk kemi ne asnjë ndikim tek KLP. Mënyra si zgjidhen anëtarët jo prokurorë apo anëtarët jo gjyqtarë të dy këshillave, nuk ka mundësi që opozita të ndikojë në proces. Pra, këta mund ta zvarrisin sa të duan. Është zvarritur nëpërmjet nëpërmjet shoqërisë civile, që nuk plotëson kriteret, kanë hapur disa herë aplikimin. Disa thonë nuk kanë interes, disa thonë se është kurdisur në mënyrë të qëllimshme, sepse kanalet e dizenjuara nga qeveria, për të sjellë kandidatët nga shoqëria civile, janë nën kontroll politik dhe qeveria ka interes ta zvarrisë e ta çojë në atë që prej fillimit.

E kemi thënë se Edi Rama nuk ka nevojë për një drejtësi të reformuar, por ka interes për një drejtësi të kapur. Kjo është akoma më e vërtetë sot, kur drejtësia ka në duar dosje siç është ajo që ka ardhur nga Antimafia italiane, e Saimir Tahirit, e Habilajve, e Balilajve, e Vangjush Dakos, e Qazim Sejdinit, e bandave të Elbasanit, por edhe indicie për dosje të tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Partinë Socialiste.

Fatos Lubonja: -Duke ditur që do të vinte ky moment, presioni politik duhet të ishte më i madh për t’u zgjedhur KLP. Pyetja ime dytë është për antikushtetueshmërinë e zgjedhjes së prokurorit në këtë formë. Sipas asaj që kemi parë ne, pavarësisht mbështetjes politike që ka dhënë Lu, Vllahutin, Euralius, OPDAT, ka një fakt që unë mendoj se antikushtetueshmëria e zgjedhjes së kryeprokurorit në ketë mënyrë buron nga antikushtetueshmëria e atij ligji që PS miratoi bashkë me LSI, për rastet kur Prokurorit të Përgjithshëm i mbaron mandati, dhe KLP nuk është zgjedhur. Neni 109, pika 2, që thotë se Prokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Këtu ka një pikë që antikushtetueshmëria qëndron tek ai ligj dhe jo tek kjo zgjedhje. E keni çuar ju në Gjykatë Kuhstetuese atë ligj, që është antikushtetues apo nuk e keni çarë kokën ta çoni në Gjykatën Kushtetuese atë ligj?

Faleminderit që ktheve në vëmendje se ne e dhamë konsensusin. PD e dha konsensusin, e bëri paktin e saj për Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit, para gjithë shqiptarëve dhe para partnerëve ndërkombëtarë. Dhe si rezultat i këtij pakti u arrit Reforma në Drejtësi që u miratua unanimisht nga Kuvendi në korrik 2016. Pjesë e këtij pakti ishte edhe miratimi me konsensus i 7-të ligjeve kryesore për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Këtë pakt Edi Rama vendosi ta prishte. E miratoi, siç ju kujtohet ju, pa opozitën dhe duke shkelur paktin, një gjë që bie ndesh me Kushtetutën dhe me frymën e përmbajtjes së Reformës në Drejtësi, që sapo ishte miratuar. Rezultat i prishjes së paktit ishte miratimi në mënyrë të njëanshme i këtij ligji, për funksionimin  e Prokurorisë, duke i dhënë të drejtë vetes që të emëronte një Prokuror të Përgjithshëm politik.

Fatos Lubonja: -Bashkë me LSI-në, mos harrojmë, që është sot në opozitë dhe nuk thotë asnjë fjalë.

Po, bashkë me LSI-në. Nuk e kemi fshehur, e kemi thënë.

Fatos Lubonja: -Pyetja ime është a e keni çuar në Kushtetuese apo jo?

Basha: Ne kemi çuar disa prej ligjeve në Kushtetuese dhe zoti Alibeaj që keni në studio mund t’i di ato.

– Zoti Basha, nëse Rama, për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm, e zgjedh atë me shumicë të thjeshtë, cili do të jetë qëndrimi juaj?

Ky është një akt i papranueshëm. Hedh në erë jo vetëm themelet e bashkejetësës demokratike në Shqipëri, por do të hidhte në erë gjithë investimin e bërë nga të gjitha palët për Reformën në Drejtësi, për një drejtësi të pakapur politikisht, për një drjetësi që t’u përgjigjet sfidave europiane dhe pritshmërive të qytetarëve, për gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar, që nuk mbrojnë, por ndëshkojnë krimin e organizuar, drogën, korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin. Do të ishte një këmbanë vdekje e Reformës në Drejtësi, destabilizimin total të institucioneve demokratike dhe kushtetueshmërisë në Shqipëri. Në tërësi, do të ishte hapja e një kutie pandore, që do të dëmtonte shtetin ligjor, rrugëtimin europian. Për opozitën do të ishte një akt totalisht i papranueshëm. Do të ishte njësoj, madje ajo do të ishte më e ndershme, do të ishte njësoj sikur të vendosnin Saimir Tahirin prokuror.

– Pra, ju po thoni që dosje të rëndësishme që janë sot në duart e Prokurorisë, qëndrimi ndaj tyre do të vihej në dyshim?

Pa diskutim, që gjithë kjo përpjekje bëhet për të mbyllur kapakun e sapohapur që tregon se shndërrimi i Shqipërisë në narkoshtet, është një projekt politik për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Dhe vazhdon për pushtetin dhe pasurimin e politikanëve në një anë  dhe kriminelëve në anën tjetër.

Reagon Berisha: Vëllai i Ramës aksioner në hije i kompanisë së skanimit në dogana

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas akuzave të PS për kompaninë koncesionare Rapiskan të skanimit të kontenierëve në dogana. Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli ka shpërndarë një deklaratë për mediat duke i cilësuar trillime dhe shpifje të ulëta deklaratën e dalë nga selia rozë. Në deklaratë shkruhet se, Edi Rama nga paniku i skandaleve dhe i drogës, nxjerr tellallët e tij që të dalin dhe të gënjejnë, ndërsa shton se vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama është aksioner në hije i Rapiskan.

Deklarata e plotë

Lidhur me shpifjet dhe trillimet e dy ditëve të fundit të Edi Ramës, ish-kryeministri Berisha sqaron opinionin:

Nen panikun e skandaleve te droges, Rama detyron deputeten e tij dhe narko-trafikantin Balla te dalin dhe te genjejne, edhe pse zoti Berisha nuk permendet ne asnje rresht te medias Bloomberg.

Sherbimi i skanimit eshte dhene permes nje gare te hapur dhe eshte fituar jo nga nje fantazme por nga nje kompani amerikane, lider ne bote e prodhimit te skanerave te cilesise se larte, me qellim luften pa kompromis ndaj terrorizmit dhe trafikut te droges.

Me kete sherbim, tashme gjeresisht te perhapur ne bote, qeveria ka synuar per te bere te pamundur fikjen e skanerave siç eshte bere me radaret e Ushtrise, ne menyre qe portet e Shqiperise te mos kthehen ne gjirize droge nga Rama, ministri trafikant apo drejtore qe largohen ne drejtim te paditur.

Personat apo sipermarresit me te cilet kompania ka zgjedhur te bashkepunoje, nuk i perzgjedh qeveria, por sigurojme qe ata nuk jane as menaxheri i ministrit qe merr koncesione dhjetera milione euro pa bere asnje investim dhe pa asnje dite eksperience, as mikja e kreyministrit qe perlan miliona per check-up nderkohe qe urgjencat jane pa ilace, dhe as ortaku i vellait te kryeministrit, qe ne konflikt te dyfishte interesi ka marre ne “koncesion” kontrollin e industrise se bixhozit. Pra ata nuk kane kategorikisht asnje lidhje me qeverine e mepareshme.

Procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha ne rastin konkret, kane qene ne perputhje me ligjin, kane nxjerre fituese me gare nje kompani lider ne profilin e saj me fame nderkombetare dhe ky sherbim eshte provuar si teper i vyer ne luften ndaj droges, pavaresisht perkushtimit familjar te Rames dhe ministrit te rendit per trafikimin e saj.

Pas ardhjes ne pushtet, Edi Rama, ne nje akt te pare anulloi kontraten e miratuar ne parlament me kete kompani. Por pak muaj me vone ai anulloi vendimin e tij dhe kompania vazhdoi punen. Ne kontrate u bene ndryshime qartesisht te disfavorshme per palen shqiptare, por duket ne interes te Rames dhe klienteles se oligarkeve te tij.

Keshtu, vertet cmimi per deklarate u ul nga 37 euro ne 22 euro, por u perfshine ne detyrimin per te paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nen 1000 euro, dhe qe me kontraten e pare ishin perjashtuar nga pagesa.

Se dyti Rama i dha me ligj kompanise garancine buxhetore, e cila, sipas ligjit qe Rama miratoi ne parlament, detyron qeverine te paguaj per secilin Vend (skanimi) gjate 12 muajve te pare, duke filluar nga Data e Fillimit te Vendit per ate Vend, 2,260,000 euro (dy milione e dyqind e gjashtedhjete mije euro) (rezultati i pjesetimit te 11.3 milione eurove me 5 vendet).

Sipas kesaj kontrate te Rames, ne çdo pervjetor 12-mujor te Dates se Fillimit te Vendit per secilin vend, vlera e Tarifes Vjetore te Vendit per ate Vend do te rritet me koeficientin 1.03, ne menyre qe Tarifa Vjetore e Vendit per ate vend te behet 2,327,800 (dy milione e treqind e njezet e shtate mije e teteqind euro) ne vitin e dyte pas Dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, 2,397,634 euro (dy milione e treqind e nentedhjete e shtatemije e gjashteqind e tridhjete e kater euro) ne vitin e trete mbas dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, dhe keshtu me radhe deri ne daten e Perfundimit te funksionimit te Vendit per ate Vend.

Keshtu, pagesen per ngarkesat e skanuara me pare e bente biznesi dhe kete pagese doganat ua njihnin kompanive si shpenzime te zbritshme. Ne kontraten e dyte, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit.

Persa i perket kompanise, cdo kompani ne perputhje me ligjin ka te drejte te shese aksione dhe zgjedhe ortaket, por ne rastin konkret, ne kontraten e qeverise Berisha me Rapisckan njihet nje dhe vetem nje pergjegjes dhe perfaqesues i pales private, dhe kjo eshte kompania Rapiskan. Sikunder kompania te cilen Rapiskan, ne perputhje me detyrimin ligjor, piken 5.1 te kontrates, ka krijuar, pra ortaku i saj lokal, nuk ka ne menyre kategorike asnje lidhje me qeverine Berisha.

Fakti qe Rama terhoqi bllokimin dhe kompania filloi pune me kushte edhe me te disfavorshme se ne fillim per palen shqiptare, pasi Rama shpenzoi gjysem milioni euro “gjoja” per ti perzene, ben te besueshme zerat se e gjithe procedura qe nje farse dhe gjobevenie vetem qe vellai i tij te ishte aksioneri hije i ketij biznesi.

Per te gjitha shpifjet, kryeshpifsi do pergjigjet para ligjit!

Droga dhe krimi arsyet pse i mohohet prej 3 vjetësh Shqipërisë hapja e negociatave

Reagimi i PD

Pas raportit të EUROPOl për drogën në vendin tonë, vjen reagimi i Partisë Demokratike. Nga selia e PD, deputeti Enkelejd Alibeaj pohoi se qeveria është burim droge dhe se ky është prioriteti i kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash deputeti theksoi se, Shqipëria u bë burim i pastrimit të parave, ndërsa shtoi se, vendi do të futet në Bashkimin Europian kur të inkriminuarit të dalin para drejtësisë.

“Europol konfirmoi se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i kanabisit në BE. EUROPOL është agjencia ligjzbatuese që mbështet 28 vende anëtarë të BE në luftën kundër terrorizmit. Raporti thotë se tregu europian është plot plotë 24 mld euro. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollet nga organizatat kriminale, se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimit të parave. Raporti rikonfirmon se nuk është opozita që po ia nxin faqen vendit, por është qeveria dhe Edi Rama që ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës. Shqipëria mund dhe duhet të kishte qenë vendi kryesor mikpritës për biznesit, për shkak të taksave të ulta.

Shqipëria është burim kryesor i drogës, pasi ky ishte dhe vazhdon të jetë prioritet i kryeministrit. Shqipëria nuk duhet të kishte qenë vetëm anëtar i NATO-s, por edhe vend që duhet të negocionte për anëtarësim në BE. Por jo, Shqipëri është burim kryesor i drogës. Pasi ishte dhe vazhdon të jetë prioritet i kryeministrit. Këto para duhen larë dhe pastruar për të blerë politikanë. Droga dhe krimi që eksporton Shqipëria drejt BE, janë arsyet kryesore që asaj i mohohet prej 3 vjetësh hapja e negociatave. Vendet e BE po kërkojnë përditë luftë kundër drogës dhe kundër krimit të organizuar. Dhe nxjerrjen para drejtësisë të të paprekshmëve. Ata po e thonë fare qartë se nuk do ti hapin negociatat nëse Shqipëria nuk shkatërron organizatat kriminale dhe nëse nuk nxirren para drejtësisë politikanet që bashkëpunuan me krimin. Rruga e Shqipërisë për në BE kalon vetëm nëpërmjet nxjerrjen para drejtësisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve”, përfundoi Alibeaj.

1 vit nga falsfikimi i Veliajt për gjobën ndaj PD, Karaj kërkon drejtësi, Prokuroria palë me falsifikatorin

Një vit më parë, Veliaj vendosi një gjobë marramendëse ndaj protestës së PD që kulmoi me djegien e bunkerit. Për të vendosur këtë gjobë, Veliaj falsifikoi firmën e oficerit të policisë bashkiake, Besmir Karaj. Karaj bëri denoncimin në Prokurori për falsifikim, por që atëhere ndonëse ka kaluar një vit, Prokuroria vazhdon të mbulojë këtë skandal të Veliajt ashtu si dhe shumë skandale të tjera të tij.

Karaj ka reaguar sot duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend. “Data 8 dhjetor, si sot një vit më parë vazhdon beteja ime për të kërkuar drejtësi. Me paturpësinë më të madhe një palokryetar bashkie pranon se ka falsifikuar dokument zyrtarë. Sinqerisht më ngjall neveri ky njeri i pa vlerë si në kohen e xhaxhit me krime intriga, servilizem dhe poshtërsi.e neveris qenien tënde o palokrytarë.

I zhgënjyer nga drejtesia pres që nje ditë të marr drejtësi atë që më takon atë të cilën nuk e mohoj sa të jetoj. Provat janë aty falsifikimin e vertetoi edhe ekspertiza. Unë kam kerkuar dhe kerkoj vetem drejtesi. I bëj thirrje prokurorisë të zbardhë të vërtetën asgjë më shumë”, shkruan Karaj në Facebook.

Shkodra nën shtetrrethim nga vizita e qeverisë, Rama në panik shton forcat e sigurisë

Është dhjetor festash, por në Shkodër nuk ka asesi një atmosferë të tillë. Shkak është bërë mbledhja e qeverisë “Rama 2” këtë fundjavë që është zhvendosur pikërisht në qytetin e biçikletave. Por nga një qytet biçikletash, Shkodra është kthyer në një qytet të “blinduar”. Dhjetëra forca policie e dhjetëra makina të vëna në dispozicion të zyrtarëve qeveritarë.

Në qytet mbizotëron një qetësi absolute dhe njerëzit ndihen si “nën pushtim”. Shqetësimin për atmosferën e krijuar, e ndjen edhe gazetari Bepin Kolvata i cili shkruan: “Është dhjetor festash dhe gjithë qendrat Europiane janeë nën dekorin festiv. Shkodra këtë 9 dhjetor është zgjuar kështu, sepse na ka ardhur qeveria me kryeministrin në krye!”

Raporti i ‘Europol’: Shqipëria burim kryesor i trafikut të kanabisit në BE

Në një raport të publikuar nga “Europol”, Shqipëria vijon të mbetet burimi kryesor i furnizimit me kanabis sativa i vendeve të Bashkimit Europian. Në raport thuhet se, rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës së trafikuar në BE. Sa i përket linjave të trafikimit nënvizohet se, tashmë deti mbetet më i preferuar, por po ashtu dhe transporti rrugor. Megjithatë, ka pasur një zhvendosje të pjesshme në trafikimin e heroinës nga rruga e Ballkanit në rrugën e Kaukazit.
Ndërkohë që, Maroku mbetet burimi kryesor i vajit të kanabisit në BE. Duke përdorur kompanitë e para dhe ndërmjetësit, disa grupe veprojnë me anije dhe madje edhe me flota të vogla që transportojnë tonelata të kanabisit. Zakonisht, sasitë e konsiderueshme të bimëve narkotike, fshihen në mesin e mallrave të ligjshme për t’u transportuar”.

Raporti nënvizon: 24 miliardë euro në vit

Tregjet e drogës mbeten tregjet më të mëdha kriminale në BE. Më shumë se 1/3 e grupeve kriminale që janë aktive në Europë, janë të përfshira në prodhim, trafikim dhe shpërndarje të llojeve të ndryshme të drogës. Tregtia e drogës së paligjshme ka fitime me miliarda euro për grupet e përfshira në këtë aktivitet kriminal.
Tregu i drogës me pakicë në BE mendohet të ketë vlerën e të paktën 24 miliardë euro në vit. Ndërkohë që tregu i shitjes me pakicë, vetëm për llojin kokainë në Europë, besohet se arrin në 5.7 miliardë euro fitime në vit”.
Fitimet e marra nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale, duke lejuar organizatat kriminale që të përparojë dhe zhvillojë ndërmarrjet kriminale që shkatërrojnë shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve në BE.
Organizatat kriminale që janë të përfshira në trafikimin e drogës mbështeten në korrupsion që të kenë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Ata mashtrojnë me anë të dokumenteve, duke krijuar çertifikata të rreme të importit ose regjistrimit të kompanive për importimin e drogave të paligjshme me mallra ligjore.
Në raportin e Europol për vitin 2017, konstatohet gjithashtu se rreth 35% e grupeve të krimit të organizuar që veprojnë në BE, në nivel ndërkombetar, janë të përfshirë konkretisht në prodhimin, trafikimin ose shpërndarjen e drogërave ilegale.
Ndërkohë që 75% e grupeve, të cilat merren me tregtinë e drogës në BE, tregtojnë më shume se një lloj droge të paligjshme.

10 fakte të trafikut të drogave në BE

Pavarësisht rënies së përdorimit, tregu i heroinës gjeneron të ardhura të konsiderueshme, duke trafikuar sasi të mëdha në Evropë. Në raportin e Europol, thuhet se Afganistani mbetet prodhuesi kryesor i heroinës së trafikuar në kontinentin e vjetër dhe me gjasë do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen. Raporti thotë se prodhimi i opiumit atje ishte 4 800 ton, i cili mund të japë midis 290 dhe 510 ton heroinë.

Si kalon heroina në Evropë?

Pjesa më e madhe e heroinës që konsumohet në BE, trafikohet nëpërmjet rrugëve tokësore nga Ballkani, si dhe nga deti dhe nga ajri.
Por, konfiskimet e mëdha tregojnë edhe një rrugë tjetër në rritje, atë të quajtur Rruga e Kaukazit. Europol shkruan se, Kaukazi jugor është një rajon alternativ për trafikun e heroinës nga Irani në BE. Dërgesat individuale janë më të mëdha se 100 kg për dërgesë.
Dërgesa të mëdha dërgohen edhe nga Afrika Lindore dhe Afrika e Jugut për në portet kyçe të Evropës Perëndimore.
Korrierët vazhdojnë të jenë më të “përdorurit” për të trafikuar heroinën, e cila është gjithashtu në dispozicion në tregjet online.
Kokaina
Një tjetër drogë e fortë është edhe kokaina, që është aktiviteti më i zakonshëm kriminal dhe gjeneron shumë miliarda euro fitime për aktorët kriminalë të përfshirë.
Tregu vjetor i shitjes me pakicë për kokainës në Evropë vlerësohet në 5.7 miliardë euro me një shtrirje në masë, ndërsa furnizimet kryesore janë nga Amerika e Jugut si dhe nga Afrika.
Shtetet kryesore prodhuese janë Kolumbia, Peruja dhe Bolivia, ndërsa Kolumbia mbetet prodhuesi më i madh i kokainës në botë.
Raporti i Europol thekson se gjatë tre viteve të fundit, prodhimi i kokainës në Kolumbi është intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme pas një marrëveshjeje paqeje midis qeverisë së Kolumbisë dhe forcat e armatosura revolucionare e Kolumbisë – Ushtria Popullore (FARC). Prodhimi i kokainës u rrit me 60% nga viti 2014 në 2015.
Kanabisi
Kanabisi mbetet deri më tani tregu më i madh ilegal i konsumuar gjerësisht në BE. Raporti i Europol shkruan se stabiliteti i tregut tregon suksesin e biznesit, ndërsa kjo lloj droge do të mbetet e popullarizuar tek konsumatorët dhe për pasojë do të vazhdojë të gjenerojë fitime të konsiderueshme.
Për sa i përket trafikimit, Shqipëria sipas Europol, mbetet burimi kryesor. Përveç rrugëve tokësore, kanabisi trafikohet edhe në rrugë detare. Burimi kryesor i vajit të kanabisit të konsumuar në BE është Maroku.

Disa të dhëna shtesë

-Tregu i paligjshëm i drogës është tregu më i madh kriminal në Bashkimin Evropian, duke sjellë 24 miliardë euro të ardhura për çdo vit.
-Rreth 35% e grupeve të krimit të organizuar në BE, janë aktiv në nivel ndërkombëtar për prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e drogës.
-Kanabisi është tregu më i madh i drogës në BE. Europol thotë se, ka patur një rritje të mëtejshme të kultivimit edhe nëpër shtëpi dhe natyrë.
-Ballkani mbetet rruga kryesore e hyrjes së pjesës më të madhe të heroinës së trafikuar në BE. Megjithatë, Europol thotë se ka pasur zhvendosje së pjesshme të trafikut nga Ballkani në rrugët e Kaukazit.
-Raporti thotë se, tregu i drogës sintetike mbetet në rritje në BE.
-Vdekjet nga mbidozat në Evropë u rritën me 6% në 8 441 vdekje në vitin 2015, duke u rritur për të tretin vit radhazi dhe shkak janë drogat sintetike si fentanil. Europol shkruan se numri i vdekjeve mund të jetë shumë i lartë nga drogat sintetike për shkak të mungesës së raporteve në disa vende apo vonesat në raportim.
-Droga trafikohet gjerësisht në platforma të “errëta” në internet, treg që vazhdon të zgjerohet.
-Rreth 1% e të ardhurave të krimit të organizuar konfiskohen nga autoritetet në BE.
-Nga viti 2013-2016, në grupin e trafikut të drogës në BE janë përfshirë shtetas nga 60 kombësi, ndërsa droga përdoret shpesh edhe si mjet për pagesa nga grupet kriminale. Kanabisi shpesh përdoret si mjet shkëmbimi me droga të tjera, si kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut apo heroina e kontrabanduar nga Turqia.
-Në tregjet evropiane vazhdojnë të shfaqen një numër i madh substancash narkotike. Që nga viti 2005, 620 substanca të reja janë zbuluar në BE.

 

Terror e manipulim në votimin për Dekanin e Fakultetit të Filologjisë

 

Votimet për zgjedhjen e dekanit në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës u zhvilluan në terror dhe presion ndaj pedagogëve dhe studentëve. Ky terror dhe presion është zhvilluar me porosi nga lart, pasi Rama kërkon të kapë edhe Universitetet. Dy ditë para se të votohej për zgjedhjen e dekanit, individë që nuk kishin asnjë lidhje me Universitetin të mbështetur nga segmente të PS kërcënonin dhe u bënin presion nëpërmjet telefonit pedagogëve e studentëve që të votonin për kandidatin e preferuar nga PS. Ndërsa ditën e votimit presioni ka qenë edhe më i madh ndaj studentëve. Denoncimet janë bërë nga studentë të ndryshëm, të cilët janë shprehur se kanë marrë telefonata kërcënuese për të votuar për Laçin.
Procesi i votimit për zgjedhjen e dekanit të Filologjisë ka nisur ditën e enjte, por për shkak të situatës së krijuar u ndërpre rreth orës 02:30 të mëngjesit për të rifilluar në orën 10:00 të ditës së djeshme.
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, publikoi dje në faqen sociale Facebook disa sms kërcënuese që u ishin drejtuar pedagogëve dhe studentëve ditën e votimit që të votonin kandidatin Sabri Laçi. Boçi shkruan se, votimet për dekanin në Fakultetin e Histori-Filologjisë janë manipuluar dhe janë zhvilluar nën presion. Për t’u zgjedhur dekan ishin dy kandidatë, Sabri Laçi dhe Aljula Jubani. Mësohet se Laçi është shpallur fitues me rreth 50% të votave. Boçi shkruan se, votat janë marrë me kërcënime e joshje.
“Manipulime, presione e dhunë në zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Histori-Filologji. “Tren bullgar”, joshje, votim i pedagogut tek kutia e studentit e anasjelltas. Zgjedhje katrahurë dhe të turpshme. Kjo ishte situata ditën e votimit, sipas të gjitha deklarimeve që bëhen”, shkruan Boçi.
Deputeti i PD shprehet se në lojë për manipulimin e votimeve ka qenë edhe njëri nga kandidatët i cili ka qenë i komanduar si dekan dhe i ka thirrur në zyrë pedagogët dhe u ka bërë presion që të votojnë për të. “Në lojë dhe një nga kandidatët, i cili me “fuqinë e pozicionit” si i komanduar më parë, thërret një nga një ato që i konsideron staf apo mbështetës të kundërshtarit”, shkruan Boçi, i cili ka publikuar edhe sms-të kërcënuese që u janë bërë pedagogëve e studentëve.
Presioni dhe manipulimi i zgjedhjeve për dekanin e Fakultetit Histori-Filologji është denoncuar edhe nga vetë Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në UT, Majlinda Keta. Keta e cilëson të paprecedentë situatën në këtë Fakultet, teksa shton se dy kandidatëve në garë iu është kthyer përgjigje zyrtare lidhur me pretendimet për intimidim të votës.
“Për herë të parë ne kemi një precedent të agresivitetit në bërjen e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, as në zgjedhjet e mëdha të 2016 dhe as në ato të përsëritura në janarin e këtij viti nuk ka pasur precedent të agresivitetit, ku pjesa organizative dhe menaxhimi i brendshëm ka kërkuar një monitorim çast pas çasti nga të katër anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Për analizën e shkaqeve të kësaj pamje që del jashtë standardit të UT, KIZ do të shprehet me një raport drejt instancave përkatëse”, u shpreh Keta.
Edhe këtë herë pjesëmarrja e studentëve në procesin e votimit ka qenë e ulët, në nivelin 30%. “Për mua vazhdon të jetë një pikë kritike, shumë kritike e sjelljes demokratike në institucionin universitar të vetë studentëve. Për më tepër, për herë të parë ne kemi raste të denoncuara nga vëzhguesit për keqpërdorimin e studentëve dhe përdorimin e materialeve dhe dokumentave zyrtare në dorë të studentëve, në favor apo disfavor të kandidatëve që konkuronin atje”, tha Keta.
Përpjekjet e Ramës për të kapur edhe Universitetet kanë qënë të vazhdueshme. Në garën për zgjfhjen e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Rama angazhoi bandën e Shullazit për të terrorizuar dhe kërcënuar kandidatin Koni. Me porosi të Ramës Shullazi kërcënoi Akademikun Mynyr Koni, duke i kërkuar atij të tërhiqej nga gara për postin e Rektorit, pasi në të kundërt do t’i rrëmbente atij djalin. Përballë Konit, kandidonte Klodeta Dibra, këshilltare e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak, e mbështetur fuqimisht nga Rama. Denoncimi u bë në atë kohë nga ish-Kryeministri Berisha në një konferencë shtypi të posaçme.

Si Shullazi kërcënoi akademikun Koni të tërhiqej nga gara për Rektor

Në prill të vitit 2016, kapobanda Emiljano Shullazi kërcënoi Akademikun Mynyr Koni, duke i kërkuar atij të tërhiqej nga gara për postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, pasi në të kundërt do t’i rrëmbente atij djalin. Përballë Konit, kandidonte Klodeta Dibra, këshilltare e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak, e mbështetur fuqimisht nga Rama. Denoncimi u bë në atë kohë nga ish-Kryeministri Berisha në një konferencë shtypi të posaçme.
Shullazi i ka kërkuar Profesor Konit që për të mos vënë jetën e tij në rrezik, të mos denoncojë e flasë për kërcënimin. Por kërcënimi s’ka mbetur me kaq. Po me porosi të Ramës, një ditë, pasi kërcënoi Profesor Konin, Shullazi bashkë me bandën e tij, ka ndaluar me makina të blinduara tek Sheshi “Nënë Tereza”, Dhori Kulen Rektorin, në atë kohë Rektor i Universitetit të Tiranës, duke i kërkuar të heqë dorë në mënyrë kategorike nga çdo mbështetje ndaj akademikut Koni, përndryshe familja dhe jeta e tij do të vihen nën shënjestrën e bandës.
Berisha deklaroi gjatë konferencës për shtyp se, Edi Rama, për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin, për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i Universitetit të Tiranës. Në zbatim të porosive të Edi Ramës, Emiljano Shullazi ditën e enjte ndalon njërin nga kandidatët, se nuk e di sa janë, akademikun e nderuar, Profesor Mynyr Koni, i cili është tek Shkencat e Natyrës, por nuk e di cila është fusha e Mynyr Konit. Një gjë dua të siguroj shqiptarët, që në memorien time ky person nuk ka pasur kurrë një lidhje me Partinë Demokratike. Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Banda e Emiljano Shullazit me tri makina të blinduara, se sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi, se makinat e blinduara përveçse në raste shumë të veçanta janë të ndaluara, por Emili ka tre, ka ndaluar në mes të Sheshit “Nënë Tereza”, me tri makina, rektorin aktual të universitetit, i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese, ultimative, që t’i heqë çdo mbështetje Mynyr Konit”, deklaroi atëherë Berisha.
Me gjithë terrorin dhe presionin e bandës së Shullazit ndaj kandidatit Koni, ai fitoi zgjedhjet me një diferencë shumë të madhe përballë Klodiana Dibrës, që mbështetej nga Rama dhe Shullazi.