34.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025

Si po përgatitet Putini për zgjedhjet e ardhshme

Anders Aslund

Gjatë dekatave të fundit, teksa Presidenti Vladimir Putin zgjeronte autoritetin e tij, Rusia duket se ka bërë hapa mbrapa në aspektin social dhe ekonomik, por edhe pse Kremlini e di mirë se duhet ta ndryshojë këtë trajektore, reformat qeveritare do të ishin tërësisht të papërputhshme me karakterin kleptokratik të regjimit të Putinit. Në vitin 1984, pak para se Mikhail Gorbachev të zbriste nga pushteti, ekzistonte një ndjenjë në Moskë se Bashkimi Sovjetik ishte ngurtësuar dhe se ndryshimi ishte i pamundur. Por më pas gjithçka ndryshoi vërtetë, duke nxjerrë në pah edhe transformimin që kishte ndodhur nën sipërfaqe. Sot, një ndjesi e ngjashme është përhapur përsëri në Moskë, pasi regjimit i Vladimir Putinit duket i qendrueshëm, madje i palëkundshëm, por nëse e shikon më nga afër, mund të dallosh disa të krisura në armaturë.
Rusia ka bërë hapa mbarapa gjatë dekatave të fundit. Në vitet 1990, Rusia ishte një vend i shkujdesur ku gjithçka ishte virtualisht e lejueshme. Moska kishte 20 gazeta të përditshme, ku mund të lexoje qëndrime që nga më liberalet, tek ato më staliniste. Sot, shoqëria civile ruse është ngurtësuar ndjeshëm dhe nëse sheh televizionet në Moskë, mund të gjesh 20 kanale televizive të kontrolluara nga Kremlini.
Në vitin 1991, Boris Yeltsin, si një prej vendimeve të tij të para si president, e shpërbëri KGB-në në disa agjenci të ndryshme, e përgjysmoi stafin dhe reduktoi buxhetin. Sot, pasaardhësja e KGB-së, Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) ka marrë në dorë kontrollin e plotë mbi aparatin e sigurisë ruse, përfshirë këtu edhe arrestimin e gjeneralëve të lartë dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Rezultati është që shërbimi i vetëm i sigurisë në vend është bërë më i fortë se në kohën e Stalinit dhe konsiderohet si i pavarur nga Kremlini.
Rusia ka bërë hapa mbrapa edhe në frontin ekonomik. Në vitin 2003, sektori privat prodhonte 70 për qind të GDP-së së vendit. Sot, sektori shtetëror prodhon pjesën më të mëdha, duke i marrë frymëm sipërmarrjeve të mëdha dhe të mesme dhe vetëm pesë banka të mëdha dominojnë tregun financiar.
Për më tepër, politikat e egra të Putinit kanë gjeneruar kontrolle aq të forta kundër liderëve të biznesit gjatë viteve 1990, sa shumica e tyre i kanë shitur asetet që kishin në Rusi dhe janë shpërngulur në Londër dhe Monako. Ky trend u përshpejtua nga mungesa e legjislacionit mbi të drejtën e pronës në Rusi, gjë që e ka lejuar Kremlinin të godasë më të pasurit e Rusisë sipas dëshirës, shpesh duke vënë nën shënjestër ata që zbatonin më shumë ligjin. Nuk është aspak habi që parashikimet për rritjen ekonomike vjetore kanë ngecur në 1.5 – 2 për qind.
Regjimi kërkon ta ndryshojë këtë model. Në maj të vitit 2016, Putini kërkoi nga tre grupe ekspertësh rekomandime për programe të reformave ekonomike: një grup liberal i drejtuar nga ish-ministri i Financave Alexei Kudrin; një grup teknokrat i drejtuar nga ministri i Ekonomisë, Maxim Oreshkin; dhe një grup në statisticion i drejtuar nga miku biznesmen i Putinit, Boris Titov. Secili grup dorëzoi mijëra e mijëra faqe raportesh dhe ekspertizash.
Problemi është që çdo ndryshim që çon drejt zbatimit të rregullit të ligjit do të ishte i papërputhshëm me karakterin kleptokrat të regjimit të Putinit, gjë që e bën të pamundur implementimin e çdo lloj reforme. Mandati i dhënë këtyre tre grupeve duket kështu asgjë më shumë se një terapi për shkencëtarët socialë, një mënyrë për t’i, mbajtur të zënë me punë dhe larg opozitës.
Putini nuk ka ndërmend të lejojë ndryshimin, madje do të kërkojë një mandat të katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm – një garë që do ta fitojë patjetër, duke pasur parasysh kontrollin që Kremlini ka mbi mediat dhe gjykatat. Por për ta bërë këtë fitore sa më të besueshme, Putini ka nevojë që popullsia e zhgënjyer dhe e frustruar e Rusisë të shkojë të votojë. Thuhet se Sergei Kiriyenko, shefi i stafit të Kremlinit, ka synim të arrijë një pjesëmarrje prej 70 për qind në votime dhe që 70 për qind e tyre të votojnë për Putinin.
Kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur. Në zgjedhjet shtetërore të Dumës në shtator të vitit 2016, vetëm 47,8 për qind të votuesve të regjistruar morën pjesë në votime. Në zgjedhjet e fundit lokale numri i pjesëmarrësve ishte akoma më i ulët, madje në Vladivostok u regjistrua një pjesëmarrje prej vetëm 13 për qind. Nëse votuesit do të marrin pjesë në zgjedhje vitin e ardhshëm, ata duhet të besojnë se ndryshimi është vërtetë i mundshëm, Putinit i duhet një rival i besueshëm, jo i njëjti kandidat i lidhur me Kremlinin si komunisti Gennady Zyuganov, nacionalisti Vladimir Zhirinovsky dhe liberali akoma më falco, Grigory Yavlinsky. Nevojitet një rival real që t’i bashkohet garës. Personaliteti i famshëm, Ksenia Sobchak, e cila e shpalli kandidaturën e saj pas takimit me Putinin, mund të arrijë të injektojë pas jetë në fushatën zgjedhore. Për të siguruar pjesëmarrjen e nevojshme në zgjedhje, ka vetëm një mundësi reale: nevojitet pjesëmarrja e aktivistit anti-korrupsion dhe opozitarit, Alexei Navalny.
Në shtator të vitit 2013, kurt Navalny kandidaoi për kryebashkiak të Moskës, fitoi 27 për qind të votave, por qendra e pavarur e sondazheve Levada, pretendon se pavarësisht mbështetjes së Navalny ka në Moskë, ai nuk do të arrinte dot të fitonte më shumë vota në zgjedhjet presidenciale. Me këtë parashikim në mendje, disa këshilltarë të Kremlinit duan ta lënë Navalnyn të kandidojë, duke e mbajtur atë jashtë mbulimit mediatik. Duket se Kremlini është pjesërisht dakord, duke qenë se e ka lejuar atë të mbajë takime zgjedhore me 10 mijë pjesëmarrës në 100 qytete.
Megjithatë, të tjerë në rrethin e ngushtë të Putinit do të preferonin ta fusnin Navalnyn në burg për të katërtën herë këtë vit, duke qenë se ka vërtetuar në të shkuarën aftësinë e tij për të trazuar autoritetin në Rusi. Gjatë marsit të vitit të kaluar, Navalny prodhoi një dokumentar 50-minutësh në lidhje me korrupsionin, duke zbuluar se kryeministri Dmitri Medvedev kishte përdorur 1,3 miliardë dollarë në rryshfete për të blerë gjashtë pallate dhe dy vreshta. Dokumentari i ndjekur në YouTube nga 25 milionë njerëz arriti me të vërtetë të shkatërronte karrierën e Medvedevit.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

EUROSTAT: 27.500 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë vitit 2017

Shpresa vdes e fundit. Kështu më thotë Agroni, i ulur në një stol, pranë tezgës së tij ku shet fruta-perime. Ai shpreson që Gëzimi, djali i tij i madh, do t’ia dalë të qëndrojë në Gjermani, ku ka mbërritur para tre muajsh dhe ka kërkuar azil. Edhe pse lajmet nuk janë aspak të mira për Shpresën e Agronin. Javën e kaluar një avion solli në Rinas 41 azilkërkues nga Gjermania dhe Franca të cilëve u qe refuzuar azili. Një muaj më parë, numri i të riatdhesuarve nga Gjermania, Franca dhe Belgjika ishte 500.
“Ndofta djali im ka fat. Kemi bërë një sakrificë të madhe, u kemi paguar 1300 euro atyre që i sollën dokumentat dhe e ?uan në Gjermani. Para e madhe për xhepin tim të varfër… eh, atë që të bën fëmija, nuk ta bën Perëndia. Nuk do të jetojë në fshat, nuk do të shesë në këtë tezgë bashkë me mua. Do një jetë më të mirë, do një të ardhme më të mirë. Tani Gëzimi po mëson gjermanisht në kamp. I pëlqen të bëhet punonjës social. Inshallah nuk e kthejnë, Inshallah gjen një kontratë pune”, thotë ai me shpresën e rreme, të ushqyer nga ata që i morën 1300 eurot.
Në muajt e parë të vitit 2018, Gëzimi do të marrë përgjigje për kërkesën e tij. Në faqen zyrtare të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Jutta Cordt, Presidente e kësaj zyre bën me dije se “kërkesat e bëra gjatë vitit 2017 po shqyrtohen dhe përgjigja do të jepet brenda 2 muajve”.

Ikje masive

Gëzimi është njëri prej 27.500 shqiptarëve që kërkuan azil këtë vit në vendet e BE-së, shifër e konsiderueshme në raport me popullsinë e Shqipërisë prej 2.9 milionë banorësh. Gjermania mbetet edhe këtë vit në krye të vendeve të BE ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca me 8.875 kërkesa dhe Holanda me 1.545. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar. Në 7.000 vendimet e marra nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, nga vendet e BE për qytetarët e Shqipërisë, vetëm 335 prej tyre nuk u refuzuan.
Dy vjet më parë, në tetor 2015, autoritetet gjermane e përfshinë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, gjë që u ndoq edhe nga vende të tjera të BE-së. Sipas Konventës së Gjenevës, që përbën Ligjin Ndërkombëtar dhe Ligjit të BE për Azilin dhe Procedurat e tij, një vend konsiderohet i sigurtë kur ka një sistem demokratik, kur nuk ka persekutim politik, nuk ka rrezik për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe kur nuk ka konflikt të armatosur. Klasifikimi “vend i sigurtë” përjashton mundësinë për qytetarët e këtyre vendeve që të pranohen kërkesat e tyre për azil, pasi ato nuk janë legjitime. Por fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria, si e tregojnë edhe shifrat e Eurostat-it, vazhdon të ekzistojë edhe pse në rënie në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse shanset për të marrë përgjigje pozitive nga autoritetet e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera të BE janë pothuajse zero.

Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

Agroni me punën e tij mban familjen me 4 fëmijë. Gruaja nuk punon, kujdeset për ekonominë e vogël që kanë në fshat. Çdo ditë, në diell dhe shi, ai niset që pa gdhirë nga fshati me një makinë të vjetër, merr mallin në magazinat qendrore të fruta-perimeve kur nuk ka mall nga fshati dhe shet deri sa fillon të ngryset. Por të ardhurat janë të pakta dhe mezi ia del të jetojë dhe të ?ojë fëmijët në shkollën e fshatit. Të ardhurat që i mbeten, pasi i paguan taksat Bashkisë për tezgën e tij, faturat e energjisë elektrike, të ujit janë shumë të ulta.
Por situatën e Agronit e përjetojnë shumë familje në Shqipëri për shkak të pagave të ulta dhe papunësisë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, (Nëntor 2017) paga mesatare neto është 347 euro në muaj, shifër kjo që është më e ulta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në rajon, sipas burimeve të njëjta, pagën më të lartë mesatare e ka Mali i Zi me me 509 euro në muaj, ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372 euro. Punësimi gjatë vitit 2017 është rritur me 6-7%, por përsëri papunësia, sidomos tek të rinjtë mbetet e lartë.

Azilkërkimi-zotim i autoriteteve të Tiranës për ta ndaluar

Aida Hajnaj, Drejtore për pikat kufitare dhe emigracionin në Policinë e Shtetit thotë për DW se, Shqipëria ka ndërmarrë masa të rrepta për të ndaluar ?do fluks azilkërkimi në vendet e BE-së.
“Po godasim grupet dhe rrjetet kriminale të trafikantëve që u shesin qytetarëve të Shqipërisë dokumenta të falsifikuara për të kërkuar azil në Gjermani, Francë apo vende të tjera të BE si edhe operatorë turistikë të përfshirë në biznesin e dokumentave fllco. Janë shtuar procedurat dhe kërkesat për cilindo nënshtetas shqiptar që udhëton drejt vendeve të BE. Ndjekja penale e prindërve që braktisin fëmijët e mitur në vendin e zonës Schengen, për t’i përdorur më pas dhe kërkuar azil, ka dhënë rezultate. Bashkëpunimi ynë me policinë franceze po ecën shumë mirë. Në mes të këtij muaji, javën e ardhshme në Tiranë pritet të vijë dhe diskutojë me autoritetet e këtushme ?ështjen e azilantëve nga Shqipëria, ministri i Brendshëm i Francës, Gérar Collomb” thotë për DW Aida Hajnaj.
Zotimi i qeverisë së Tiranës për të ndaluar azilkërkimin lidhet edhe me perspektivën europiane të vendit dhe ambicien për të hapur me BE-në negociatat e anëtarësimit. Ndalim i azilkërkimit nga qytetarët e Shqipërisë nuk bën pjesë në prioritetet e caktuara nga Brukseli për hapjen e negociatave, në krye të të cilave qëndron progresi në Reformën në Drejtësi. Por 27.500 qytetarët e Shqipërisë që kërkuan azil në vendet e BE gjatë 2017-ës janë një shqetësues për Brukselin lidhur me standardin ekonomik të Shqipërisë dhe ruajtjen e kapitalin e saj më të ?muar për progres: rininë.

Korsika, ndërmjet Italisë dhe Francës

Me Traktatin e Versajës, të nënshkruar nga të plotfuqishmit respektivë më 15 maj 1768, Republika e Gjenovës ia ofroi Mbretërisë së Francës ishullin e trazuar dhe krenar të Korsikës, si garanci për borxhet e kontraktuara me Parisin të barabarta me 2 milionë lira gjenoveze. Situatë politike e ishullit, në momentin e kalimit të përgjegjësive, ishte në rebelim të plotë kundër pushtimit gjenovas, që vazhdoi i udhëhequr nga patrioti i madh Pasquale Paoli edhe kundër francezëve. Zjarri indipendentist u shtyp midis 8 dhe 9 majit 1769 nga francezët me betejën e Ponte Nuovo, që në vijim të fitores pushtuan të gjithë Korsikën, por pavarësisht kësaj nuk arritën që t’i ndërpresin raportet e rrënjosura dhe shumëshekullore tregtare dhe kulturore me gadishullin italian.
Dekreti i ribashkimit të Korsikës me Francën, akti i fundi i aneksimit francez ndaj ishullit të Mesdheut, ndodhi më 30 nëntor 1789. Por italianizmi ishte shumë i fortë, aq sa filologu dhe historiani Niccolò Tommaseo, në bashkëpunim me magjistratin dhe poetin Salvator Viale nga Bastia, midis viteve Tridhjetë dhe Dyzet të Tetëqindës studioi të folurën korsikase, e influencuar nga krahina e Toscana, duke e përkufizuar si më të pastërtin midis dialekteve italiane. Gjatë gjithë pjesës tjetër të shekullit pati një lloj përçarjeje të aspekteve gjuhësore: e folura korsikase u konsiderua e përshtatshme vetëm për subjekte të ulëta, ndërsa për ato më të larta e më serioze zgjedhja binde mbi italishten.
Ndryshimi i kursit francez ndodhi me Napoleonin e III-të dhe francezizimi që solli imponimin e gjuhës, të ligjeve dhe të zakoneve franceze. U arrit deri në njohjen e munguar të titujve studimorë të lëshuar nga universitetet italiane. Garibaldinë dhe patriot të ndryshëm italianë qenë me prejardhje korsikane, si për shembull Leonetto Cipriani di Centuri që e përfundoi karrierën e tij të bujshme politike dhe ushtarake, duke u bërë sentor i Mbretërisë së Italisë. Pas Luftës së Parë Botërore, aspekti i italianitetit ishullor erdhi duke u përkeqësuar për shkak të politikës shoviniste franceze që pretendonte të anulonte çdo referim kulturor italian të Korsikës, duke prishur me të njëjtin ritëm edhe lidhjet politike e tregtare. Qe në këtë kontekst që, si reaksion, lindi në Korsikë një lëvizje e zjarrtë irredentiste që u përhap në të gjithë popullsinë dhe në të gjitha shtresat shoqërore.
Situata ekonomike, tashmë e brishtë, ishte bërë katastrofike: shumë korsikanë u detyruan që të emigrojnë dhe të bëjnë zgjedhje ane. Kush u mbështet tek Franca arriti që të gjente një punë në administratë dhe në ushtrinë koloniale franceze, kush shikonte një të ardhme për ishullin në Itali, si shumë intelektualë, shkuan për të studiuar dhe punuar në Itali. Ndërkohë në Korsikë u verifikuan përplasje të vazhdueshme meskine midis klaneve, “famullive” autonomiste dhe grupeve të pensionistëve të vjetër të perandorisë koloniale franceze për ndarjen e kuotave lokale të pushtetit.
Me ardhjen e Mussolini në pushtet, në Itali u rrit interesi për territoret me kulturë dhe gjuhë italiane akoma jo të bashkuar me Romën, si për shembull Korsika dhe Malta. Ndërkohë u rrit në Korsikë dhe në zona të tjera irredente një ndjenjë shumë e fortë në favor të Romës, e avantazhuar veç të tjerash nga arritjet sociale të regjimit. Veç të tjerash, të përditshme si “Il Telegrafo” i Livorno dhe “L’Isola” e Sassari botonin në mënyrë të përjavshme një faqe lidhur me jetën korsikane. Njëkohësisht lulëzuan revista me karakter të spikatur korsikan dhe irredentiste, të tilla si “Korsika e lashtë dhe moderne” e Francesco Guerri, me pseudonimin “Mimmo Grosso”, dhe “Ideja Korsikane”, e drejtuar nga Anton Francesco Filippini. Një prej intelektualëve të parë korsikanë në favor të Italisë qe Petru Rocca, i lindur në Vico me 28 shtator 1887. Pasi ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore, në vitin 1920 themeloi revistën “A Muvra”, organ informacioni i Partisë Korsikane të Aksionit (PCdA).
Kjo parti në vitin 1927 u riemërtua Partitu Corsu Autonimistu, statutin e të cilës donte ta shkruante Rocca me objektivin e një rezistence korsikane ndaj Francës. Duke qenë se kishte marrë një gjurmë të fortë antifranceze në vitin 1939 partia u ndalua me akuzën se kishte bashkëpunuar me Mussolinin. Revista tashmë e përmendur “A Muvra” e ekspozonte vazhdimisht objektivin fiks e gazetarëve të saj: bashkimin e Korsikës me Italinë. Patriot të tjerë qenë Petru Giovacchini, Marco Angeli dhe Bertino Poli, të cilët në vitet ’30 themeluan Grupet e Veprimit Korsikan, me qëllim zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe politike për aneksimin e Korsikës me Mbretërinë. Ndërsa dy të parët trajtonin argumenta të ndryshme dhe letrare, Poli shprehu një përmbajtje më politike me vepra të tilla si “Mendimi irredentist korsikan dhe polemikat e tij”, i botuar në Firenze në vitin 1940, dhe “A Corsica di dumani”, botuar në Livorno në 1943. Por ai që aderoi më konkretisht dhe më faktikisht me fashizmin e që ngjalli kështu vlerësim më të madh pranë autoriteteve italiane qe Petru Giovacchini.
Ai lindi në Canale Verde më 1 janar të 1910 nga një familje e vjetër fisnike, italiane për nga kultura, ndjenjat, traditat. Paraardhësit e tij kishin luftuar gjithmonë për italianitetin e Korsikës. Simeone Giovacchini, i burgosur gjatë lëvizjeve të para antifranceze, vdiq në Kështjellën e Tulonit pa i mohuar asnjëherë idealet e tij të lirisë nga i huaji. Një tjetër paraardhësi i tij, Anghieluvisu, mori pjesë aktivisht në Rilindjen italiane si kreu i Pennuti, karbonarëve korsikanë. Petru Giovacchini u transferua në Bastia për të studiuar në Liceo Nazionale dhe thuhet se qysh si adoleshent bashkëpunoi me periodikët që kishin të bënin me autonomizmin korsikan. Në 1927, duke qenë se kish vendosur se duhej të shkruante në një të përjavshme patjetër irredentiste, themeloi “Primavera”, por që u sekuestrua shpejt, duke shkaktuar kështu për Giovacchini përjashtimin nga liceu. Dy vitet e mëpasme botoi dy përmbledhje me këngë patriotike dialektore: “Musa casalinga” dhe “Rime notturne”. Në 1930 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Pizës, por, pasi është kthyer më pas në Korsikë, për të asistuar babain e sëmurë rëndë, u detyrua që të bëjë shërbimin e detyruar ushtarak, duke pësuar persekutime dhe dhunë gjatë shërbimit, me përfundimin e të cilit ju mohua mundësia për të përfunduar studimet në Itali. U transferua në Universitetin e Padovas ku themeloi në 1933 Grupet e Kulturës Korsikane në nëntorin e po atij viti. Shumë shpejt këto grupe u transformuan në Grupet e Veprimit Korsikan. Petru Giovacchini qe vullnetar në Afrikën Lindore, i rekrutuar në Batalionin e 147-të CC.NN. Qe vullnetar në Spanjë, si mjek i Milicisë, duke u dalluar për trimëri, duke siguruar dekorata dhe transferimin në shërbimin e përhershëm për merita lufte. Kur Italia hyri në luftë më 10 qershor të 1940, Petru kërkoi që të luftojë në vijën e parë për çlirimin e Korsikës nga zgjedha franceze, por Komanda e Përgjithshme e Milicisë mendoi se do të kishte shumë më e frytshme të shfrytëzoheshin aftësitë e tij dialektike në fushën e propagandës. Deklarimi i luftës së Francës dhe pushtimi i Korsikës nga ana e trupave italiane u dhanë shpresë irredentistëve, por Mussolini e shtyu formalizimin e aneksimin me mbarimin e luftës, për të mos bërë armike Francën e qeverisë së Vichy. Në vitin 1942 u propozua si Guvernator i Korsikës sapo të mbaronte konflikti i ashpër luftarak.
Në shkurt të 1943 në Sardenjë u krijua Batalioni Korsikan, i inkuadruar në Legjionin e 73-të Këmishëzi. Ky episod përfaqësoi kulmin e bashkëpunimit midis korsikanëve dhe italianëve. Pas 8 shtatorit, përpara ripushtimit të Korsikës nga ana e trupave goliste, u kidnapua nga partizanët lokalë dhe më pas u dënua me vdekje Koloneli Petru Simone Cristofini, me akuzën se kishte bashkëpunuar me autoritetet italiane e gjermane të pranishme në ishull dhe pse u kishte dhënë informacione lidhur me rezistencën lokale. U pushkatua në Algjer në nëntor të 1943, pasi Koloneli kishte tentuar vetëvrasjen, duke u hedhur nga një dritare e katit të katërt të gjykatës. Bashkëshortja e tij, Marta Renucci, gruaja e parë në Korsikë gazetare, u dënua me 5 vite burg, që ju desh t’i bënte në burgjet e Algjerit, dhe me konfiskimin e pronave. Me të njëjtat akuza u dënuan me vdekje, Koloneli Pantalacci dhe i biri Antoine, por që arritën në kohë të arratisen në Itali. Një kolonel tjetër, Pascal Mondielli, u dënua me burgim të përjetshëm si kolaboracionist. Pas 8 shtatorit, Petru Giovacchini ia besoi organizatën irredentiste Giuseppe Mastroserio dhe u transferua në veri për t’u rekrutuar në Republikën Sociale Italiane bashkë me miqtë e tij, Angeli dhe Poli. Nuk u kthyen më në Francë, pasi mbi ta rëndonte dënimi me vdekje.
Në vjeshtën e vitit 1946 Gjykata e Drejtësisë e Bastias dënoi me vdekje në mungesë Giovanni Luccarotti, një pasardhës i largët i Pasquale Paoli, Pietro Luigi Marchetti, gazetar Bertino Poli, Marco Angeli dhe Petru Giovacchini, të gjithë në kërkim, të strehuar në Itali, ku jetonin në gjysmëklandestinitet për të shmangur drejtësinë franceze. Me dënime të rënda u dënuan të akuzuar të tjerë: Petru Rocca me 15 vjet punë të detyruar, u internua në Guajanë; Yvis Croce, punonjës i Arkivit Shtetëror të Korsikës me 5 vjet punë të detyruar; Don Domenico Parlotti, kanonik i Katedrales së Bastias dhe shkrimtar që shkruante në dialekt, me 10 vjet burg, vdiq në burg; Don Giuseppe Damiani, Drejtor Didaktik me 5 vjet punë të detyruar. Rezultuan të dënuara edhe dy gra: Margherita Ambrosi, vejusha e poetit Piazzoli, që kishte lavdëruar Italinë me 5 vjet burg dhe Maria Rosa Alfonsi, parukiere e re nga Ajaccio, në mungesë me 5 vjet punë të detyruar. U dënua me 2 vjet burg Angelo Giovacchini, vëllai i Petru. Të gjithë u konsideruan fajtorë se kishin bërë atentat ndaj sigurisë kombëtare. Pronat e tyre u konfiskuan, me përjashtim të Angelo Giovacchini. Ndërsa Marco Leca, kryebashkiaku i Pastricciola, u dënua me degradim kombëtar.
Represioni francez, që ka pasuar fitoren e ushtrive aleate, qe mjaft i egër; çdo lëvizje autonomiste u shtyp. U desh të ndalohej dhe të anulohej çdo rekurs ndaj gjuhës italiane dhe deri ndaj dialektit korsikas. Kur kapeshin duke folur në dialekt, nxënësit e shkollave të ndryshme përjashtoheshin dhe deri dënoheshin. Qe një represion mizor. Deri Kisha Katolike, që deri më atëhere e kishte adhuruar italishten, në predikime, në falje, në komunikimet zyrtare, u shtrëngua që të përdorë frengjishten nën kërcënimin e arrestimeve e persekutimeve. Më pas irredentistët u persekutuan egër, u kapën u arrestuan, u procesuan, u dënuan, u deportuan. Francezizimi i ishullit u krye me një kolonizim në kuptimin e vërtetë të fjalës të imponuar me sjelljen e kultivuesve francezë refugjatë nga Algjeria dhe jo vetëm, të famshmit Pieds Noirs, të cilëve ju dhanë trojet më të mira kadastrale të ishullit. U favorizua edhe spekulimi turistik i huaj dhe në fund, për të kurorëzuar veprën, u transferua Legjioni i Huaj në Corte. Këto manovra me karakter neokolonial kanë shfytyruar me sa duket krejtësisht kuadrin etnik të Korsikës.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

”Ulja e taksave nga Trump? Është reformë e kapitalizmit

“Corriere della Sera”

“Më shumë se një reformë fiskale është një reformë e kapitalizmit. Në bazën e saj është një projekt gjeopolitik i rilançimit të Amerikës bazuar mbi investimet: shtytje për kompanitë dhe fund të rënies. Kush thotë se, Shtetet e Bashkuara po kthehen në strategjinë e Arthur Laffer, frymëzuesit ekonomik të Ronald Reagan, e ka gabim: reforma e Donald Trump ndjek një logjikë të kundërt ndaj asaj të Ronald Reagan në vitet Tetëdhjetë”.
Giulio Tremonti përgatitet për sfidën elektorale, bashkë me Vittorio Sgarbi, në drejtimin e një lëvizjeje të re me frymëzim estetiko-politik, e quajtur Rinascimento, por në të gjallojnë gjithmonë genet e ministrit që për shumë vite ka projektuar politikat ekonomike dhe tributare të qeverive Berlusconi. Frymëzohet që të shpjegojë sesi, sipas tij, Trump do t’i përdorë taksat për të ndryshuar jo vetëm ekonominë, por edhe rolin ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara. Dhe në fund, kalon pikërisht aty: “Nuk më takon mua të bëj krahasime, por filozofia e kësaj reforme amerikane është shumë e ngjashme me atë të ligjit Tremonti të vitit 1994. Atëherë miratuam një detaksim të fitimeve të përdorur për të blerë mallra instrumentalë. Qe eksperimenti i parë i përdorimit të tatimeve për të stimuluar në vend se për të taksuar. Të stimulojë investimet në këtë rast. Trump bën të njëjtën gjë: për rilançimin synohet tek prodhimi, jo tek konsumet”.

Pse Trump shkon në drejtim të kundërt krahasuar me Reagan?
“Reformën e parë fiskale Amerika e ka pasur me Franklin Delano Roosevelt që në vitet ‘40 të shekullit të kaluar transformoi taksën mbi të ardhurat në një tatim personal progresiv masiv për të financuar luftën dhe, më pas, të ashtuquajturin Big Government. 40 vite më pas, Ronald Reagan ndryshon kurs: ul në mënyrë drastike taksat personale në mënyrë që të rrisë konsumet dhe, për pasojë, PBB-në. Dëshiron të japë një shtytje të menjëhershme, është era e hedonizmit reaganian”.

Edhe Trump thotë se reforma e tij do ta rigjallërojë ekonominë. Ashtu si Reagan, edhe ai rrezikon që të shkaktojë një rritje të fortë të borxhit publik federal.
“Reforma e viteve ’80 bëri të rritej ekonomia. Nuk është e qartë nëse ka qenë përgjegjëse edhe për rritjen e borxhit: ato qenë vite shpenzimesh të fuqishme riarmatimi ushtarak, qenë akoma kohërat e Luftës së Ftohtë. Sigurisht që Reagan nuk preokupohej më shumë sesa Trump për respektimin e kufizimeve të bilancit. E kujton shprehjen e tij të famshme lidhur me deficitin që është mjaft i madh sa mund të kujdeset për veten? Por le të kthehemi në ditët tona. Do të duhet kohë për të matur efektin e reformës së re të bilancit federal dhe impaktin ekonomik ndaj familjeve. Veç të tjerash, tekstet e miratuara nga Dhoma dhe Senati janë të ndryshëm. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në seli pajtimi dhe me votën finale. Por është e qartë deri më tani se ajo e Trump është një reformë shumë ndryshe: nuk është e përqendruar mbi të ardhurat individuale, por mbi kompanitë, nuk kërkon as popullaritetin, as impaktin e menjëhershëm me një ulje të fortë të tatimeve ndaj personave fizikë, shikon larg. Synon që të ndryshojë strukturën industriale në periudhën afatgjatë. Besoj se edhe kësaj radhe, ashtu si në epokën Reagan, Amerika do të bëjë shkollë: Europa të marrë shënim”.

Benefitet për kompanitë janë praktikisht të mëdha. Por janë të shumtë ata që mendojnë se këtu Trump ka normalizuar një situatë anormale: Shtetet e Bashkuara, që kishin një tatim mbi bizneset shumë të lartë, 35%, dhe pretendimi për të taksuar aktivitetet e zhvilluara nga bizneset amerikane edhe jashtë vendit, tani ulen në 20%, si vendet e tjera perëndimore, dhe parapëlqejnë një sistem taksimi territorial: më e ngjashme me atë të pjesës tjetër të botës.
“Ka edhe më. Ndërkaq kjo është reforma e parë në epokën e globalizimit. Ajo e Reagan e menduar për kontribuesit individual në një botë në të cilën ekzistonin akoma kufijtë kombëtarë. Kurse reforma aktuale është e menduar për botën e globalizuar, për të sjellë në shtëpi kompanitë amerikane që kanë shkuar jashtë vendit. Trump fut një tarifë më të ulët se ato europiane dhe një mekanizëm administrativ shumë më të thjeshtë. Kjo do t’u japë një avantazh të madh Shteteve të Bashkuara: bizneset e tyre do të kenë të gjithë interesin që të kthehen e t’i përqendrojnë aktivitetet e tyre të taksueshme në vend. Për Europën do të ketë telashe edhe pse, me masën e vetme që dëgjoj të kritikohet ashpërt, kjo reformë krijon një destimulues për të bërë blerje jashtë vendit. Bizneset amerikane do të duhet të paguajnë një tatim prej 20% – akcizë apo inbound tax – mbi atë që blejnë në vendet e tjera. Është proteksionizëm, një rikthim i ekzagjeruar në merkantilizëm: një rrezik i madh për Europën, e cila duhet të kërkojë sesi të reagojë, çfarë të bëjë”.

Një Donald Trump, që pasi ka kërcënuar prej vitesh një mbyllje të Amerikës së përgjakur nga free trade, zgjedh izolacionizmin fiskal? Një tjetër faktor shqitës të raportit të Shteteve të Bashkuara me aleatët e tyre.
“Lidhur me këtë duhet reflektuar. Shkurajimi i blerje jashtë nënkupton që të flitet për merkantilizëm: nuk është mirë. Ama kjo është një reformë me efekte shumë më të gjera: përpara një udhëkryqi midis rënies dhe zhvillimit, zgjedh zhvillimin”.

Ama e bën në mënyrë të çekuilibruar dhe, ndoshta në momentin e gabuar: vlerëson të pasurit më shumë sesa të varfërit në një vend tashmë të shënuar nga shpërdorime ekstreme në shpërndarjen e të ardhurave. Pastaj, ekonomistët vërejnë se detaksimet për të mbështetur ekonominë bëhen për të përmbysur një cikël negativ, ndërsa ekonomia amerikane rritet me ritëm të mirë: rreziku është që ta nxehë.
“Lëri rehat ekonomistët. Kjo, siç e kam thënë, është një manovër konjukturale. Nuk është një reformë që kërkon rezultatin ekonomik dhe as konsensusin e mënjehershëm elektoral. Kush do të paguajë më pak taksa, gjithsesi, nuk do të fitojë shumë. Është një reformë sistemi që ndryshon rregullat e kapitalizmit amerikan. Mund të mos pëlqejë, por është me këtë që do të duhet të përballemi. Për sa i përket barazisë, do mund t’ju përgjigjesha me apologjinë e bukës: përpara se ta konsumosh, duhet ta prodhosh. Nëse bukëpjekësi arrin që të prodhojë më shumë, nga kjo do të përfitonin të gjithë”.

Përveçse në Amerikë në fakt rrogat ngecin në vend dhe shtresa e mesme zhduket. Rriten vetëm fitimet.
“Atëhere në një fazë të dytë, benefitet fiskale do të jepen duke u kërkuar në shkëmbim bizneseve që të paguajnë rrogat e duhura. Por problemi i barazisë, megjithëse i rëndësishëm, nuk mund të lërë në hije rënien e projektit gjeopolitik që është në bazën e bastit të Donald Trump: të ndalojë rënien e Amerikës, duke u dhënë një shkundje bizneseve të saj. Parashikoj fenomene imitimi në Europë: në vend që të konkurrojnë fiskalisht midis tyre, Gjermania dhe Franca do të duhet të preokupohem për konkurrencën tributare të Shteteve të Bashkuara”.

 

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Icardi: Ky është objektivi i Interit

Kjo fundjavë nuk mund të jetë e njëjtë si të gjitha të tjerat për Interin, i cili, si udhëheqës i Seria A, të shtunën në mbrëmje do ta shohë transfertën me Juventusin si mundësinë e shtrirjes së mëtejshme në renditje. Mauro Icardi, megjithatë, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, nuk fokusohet shumë tek ëndrra titull.
“Qëllimi ynë parësor është për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. Ky është objektivi, që nuk duhet ta dështojmë. Pastaj, në qoftë se tri, ose katër javë para përfundimit të kampionatit do të jemi ende atje, para, mund të mendojmë për gjëra edhe më të mëdha. Ne duhet ta jetojmë këtë mbrëmje si skenën e një udhëtimi të gjatë. Gjithmonë ka tri pikë në një ndeshje. Ne e dimë kuptimin e një sfide të ngjashme, por duhet të përballemi me inteligjencën. Hierarkia e viteve të fundit në Seria A është e qartë: Juve ka dominuar. Rivalët tanë janë edhe Napoli me Romën. Por, sidomos Juventusi, që e ka fituar titullin për gjashtë vite rresht”, u shpreh Icardi.
Qëllimi madhor i Icardit në planin afatshkurtër është të luajë në Ligën e Kampionëve, një kompeticion ku argjentinasi është “zhdukur”. “Për të qenë në krye më duhet të luaj në një nivel të caktuar. Seria A është një ligë e madhe, por duke luajtur në Ligën e Kampionëve është një tjetër hap i rëndësishëm, që duhet për çdo futbollist”, tha ai.
Në Champions, Icardi shpreson të konkurrojë me Interin, pavarësisht shumë thashethemeve për të ardhmen e tij. “Kjo nuk është koha për të bërë gjëra të caktuara. Pastaj, unë nuk i kam trajtuar këto gjëra. Me kësi gjërash më pëlqen të merret Wanda. Ajo po bisedon me Ausilio, është një urrejtje-dashurie mes tyre. Interi është duke vendosur një klauzolë në kontratë, nuk e di nëse është e ulët apo e lartë. Dua të fitoj diçka me këtë fanellë. Në të ardhmen, kur vjen koha për oferta, të gjithë do të duhet të shkojnë dhe të bisedojnë me Interin”, tha Icardi.
Së fundi, Icardi ngre lart punën e trajnerit Spalletti. “Ai ka ndryshuar mjedisin përreth ekipit dhe pjesa më e madhe e meritave shkon për trajnerin Spalletti, për ndjenjën e tij prej udhëheqësi. Trajneri ynë ka një personalitet shumë të fortë, di të përcjellë menjëherë te lojtarët atë që dëshiron dhe beson”, përfundoi Icardi.

Derbi, për titullin!

Fundjava eklipsohet nga supersfida e Seria A, Juventus-Inter, me zikaltrit në krye të renditjes dhe bardhezinjtë në ndjekje. Massimiliano Allegri, në një konferencë shtypi, tha se, fitorja në Napoli ishte një hap përpara, por nesër është një ndeshje e rëndësishme, është Juve-Inter. “Ne do të ballafaqohemi me të parët e kampionatit. Kemi siguruar kalimin e raundit në Ligën e Kampionëve dhe tani duhet të përmirësojmë gjendjen fizike të disa lojtarëve, e cila nuk është optimale. E gjithë skuadra duhet të arrijë në një gjendje të mirë. Unë jam i sigurt jo aq shumë për nesër, por për pjesën tjetër të sezonit. Nëse është një sfidë titulli? Nëse kjo thuhet për shkak se luajnë dy ekipe, që do ta sfidojnë deri në fund ‘scudetton’, po. Por, nuk vendoset titulli në këtë përplasje. Dybala, po apo jo? Duhet ta vlerësoj situatën, dikush ka luajtur shumë dhe nesër do të pushojë, por do të jetë në dispozicion. Sigurisht, kemi nevojë për energji të freskëta. Dyshimi i vetëm është se Buffon vështirë se do të jetë në lojë. Ne do ta vlerësojmë atë sot, por është e vështirë”, u shpreh Alegri.
Unë duhet të vendos nëse do të luaj me 2, 3, ose 4 lojtarë përpara. Kam pak konfuzion në kokën time. Ndoshta ky diell do t’i sqarojë pak dilemat e mia. Unë mendoj se Chiellini do të kthehet, ne kemi humbur për momentin Buffon, Lichtsteiner, Mandzukiç. Dikush nuk është në gjendje optimale, thjesht sepse ka humbur disa trajnime. Ashtu si Pjaniç, i cili ka për të gjetur gjendjen optimale, ashtu si Dybala. Nisur nga situata e krijuar në klasifikim, këtë edicion do të jenë përplasjet e drejtpërdrejta, ato që do të bëjnë dallimin. Ndeshja e së nesërmes duhet të jetë një stimul i madh, ne luajmë kundër të parit në renditje. Interi i ka numrat e çmendur, si mbrojtjen më të mirë etj. Ka një frymë të rëndësishme. Spalletti është duke bërë një punë të mrekullueshme. Dhe pastaj është derbi italian, do të jetë një sfidë e bukur për t’u luajtur.
Ne do të duhet të jemi më të mirët dhe me fat për ta sjellë në shtëpi rezultatin pozitiv. Sigurisht që do të na duhet një performancë e mirë. Sezoni përbëhet nga momente për secilin lojtar. Dybala ishte i rëndësishëm në fillim, ka cilësi të jashtëzakonshme, është një nga lojtarët më teknikë që kemi. Nuk më shqetëson kjo periudhë më pak e bukur e tij, vetëm llogaritet të punojë dhe të gjejë gjendjen optimale. Përmirësimi i Interit ka qenë i varur nga mungesa e angazhimeve europiane? Epo, mendoj se është e rëndësishme të punosh gjatë javës, por një ekip i madh përdoret për të luajtur çdo tri ditë”, tha Allegri.
Gjatë kësaj përplasjeje të ethshme për kreun e Seria A, Allegri duket se ka për qëllim të “ringjallë” 5 yjet, që në kampionat nuk e njohin humbjen nga 19 nëntori i kaluar në Genoa, por kur Dybala u largua nga pankina. Moduli, që në realitet tashmë është përdorur të martën në Athinë, përfshin në 11-she edhe Mario Mandzukiç në vend të Douglas Costa. Në portë, pothuajse me siguri, rikthehet Buffon, i cili në Athinë u zëvendësua nga Szczesny.
Në mbrojtje, së bashku me Benatia, do të kthehet Chiellini. Në mesfushë, së bashku me Khedira, do të kthehet Pjaniç. Dyshimi ka mbetur mes Asamoah dhe Alex Sandro, me të parin të preferuarin e Allegrit. Praktikisht, të sigurtë për një fanellë titullari në fazën ofensive janë Cuadrado, Dybala dhe Higuain. Gjithmonë kjo, nëse në fund, Allegri nuk vendos të fusë një mesfushor shtesë dhe të shkojë në një modul 4-3-2-1. Në atë rast, kandidati për të bërë vend për Matuidin do të ishte vetëm Cuadrado, me Dybala dhe Mandzukiç pas Higuain.

Mourinho ka një objektiv madhor, brazilianin e Juves

Manchester United e konsideron mbrojtësin e majtë 26-vjeçar si opsionin më të mirë për të forcuar një pozitë problematike në skuadrën e Jose Mourinhos. Fjala është për një lojtar të lakmuar edhe nga trajneri i Chelsea, Antonio Conte, i ofertuar edhe nga Manchester City verën e kaluar. Kjo është pjesë e një përpjekjeje për të forcuar skuadrën nga “Old Trafford” për gjysmën e dytë të një sezoni të rëndësishëm. Mourinho, i cili kuptohet se i është dhënë “dritë jeshile” për të investuar shumën prej 90 milionë eurosh në skuadrën e tij muajin e ardhshëm, beson se Alex Sandro mund ta përmirësojë Manchester United si mbrojtës, ashtu edhe në sulm. Sipas burimeve të njohura me transaksionin e propozuar, braziliani ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar në Angli dhe këtë ia ka bërë të qartë Juventusit. Sidoqoftë, kampionët italianë i kanë thënë trajnerit Massimiliano Allegri se lojtari nuk do të shitet në mes të sezonit, nëse klubi nuk mbërrin një ofertë, që përshkruhet si “e çmendur”.
Juventusi e rekrutoi Alex Sandro nga FC Porto në gusht 2015 për një transferim prej 26 milionë €. Me Chelsea dhe Manchester City duke e ndjekur lojtarin, drejtuesit bardhezinj ishin të përgatitur të merrnin një fitim të konsiderueshëm në merkaton e verës. Ata i kishin vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh brazilianit, rekord botëror për një mbrojtës. Ndërsa Chelsea ishte i lumtur për të qenë i njohur publikisht se ishte duke ofruar ofertë të plotë, pasi Conte bëri presion për mbështetje totale në merkaton e transferimeve, klubi i Londrës nuk arriti të pajtohej me Juventusin për një marrëveshje. Mourinho ka vendosur një sërë lojtarësh të trashëguar nga paraardhësi, Louis van Gaal, në anën e majtë të mbrojtjes së tij, me 32-vjeçarin Ashley Young që e mban aktualisht këtë pozicion. I riu, një sulmues i konvertuar, është jashtë kontratës në fund të sezonit, edhe pse Manchester United ka një mundësi për të vazhduar edhe një vit të ardhshëm.

Mori karton të verdhë me dashje, UEFA pezullon Dani Carvajal

Mbrojtësi i Real Madrid, Dani Carvajal do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League pasi është shpallur i fajshëm nga UEFA për marrje kartoni me dashje.
Carvajal është ndëshkuar me karton të verdhë për vonesë loje në minutën e fundit të fitores së Real Madrid ndaj Apoel Nicosia më 2 nëntor ku Los Blancos siguruan një vend për në fazën e nokautit. Shorti i 16 skuadrave të fundit do të zhvillohet të hënën në orën 12 të pasdites.
“Trupi i kontrollit, etikës dhe disiplinës ka vendosur të pezullojë lojtarin e Real Madrid CF Dani Carvajal për dy ndeshje për të cilat normalisht do të ishte në gjendje të luante”, thuhet në deklaratën për shtyp.
“Duke parë që Carvajal nuk mori pjesë në ndeshjen e Real ndaj Dortmund që u luajt më 6 dhjetor të 2017, lojtari ka akoma edhe një ndeshje pezullim”, thuhet më tej në deklaratë.

Roberto Carlos: Ronaldo do të fitojë edhe shumë trofe të tjerë

Roberto Carlos mbështeti Cristiano Ronaldon për të shtuar në koleksionin e tij “Topin e Artë” të pestë, pasi ylli i Real Madridit barazoi rekordin e Lionel Messit në këtë drejtim. Ronaldo e mbajti çmimin më prestigjioz individual të futbollit për të dytin vit radhazi, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga “France Football” përpara rivalit të Barcelonës, Mesi.
32-vjeçari mori “Topin e Artë” për të pestën herë në pesë vjet, pasi udhëhoqi Real Madridin në fitimin e titullit në La Liga dhe lavdinë e Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-2017. Një nga ikonat e Real Madridit, Roberto Carlos, pas ceremonisë në Paris, ka thënë: “Cristiano do të fitojë më shumë, do të ketë më shumë trofe vitet që do të vijnë. Ai do të marrë trofe shumë më tepër”.
Një legjendë tjetër e Real Madridit ishte i pranishëm në kryeqytetin francez, Ronaldo i madh i Brazilit. Dy herë fituesi i “Topit të Artë”, që gjithashtu fitoi tri herë çmimin e “Lojtarit Botëror të FIFA-s”, Ronaldo, shprehu lavdërime për adashin e tij portugez: “Ai e meriton çmimin dhe këtu ne duhet të festojmë me të”.

Ronaldo: Lufta me Mesin vazhdon

Nominees for the Best FIFA football player, Barcelona and Argentina forward Lionel Messi (R) and Real Madrid and Portugal forward Cristiano Ronaldo (L) chat before thaking their seats for The Best FIFA Football Awards ceremony, on October 23, 2017 in London. / AFP PHOTO / Ben STANSALL

Cristiano Ronaldo tha se po planifikon ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi, pasi fitoi “Topin e Artë” të enjten. Kjo është hera e pestë që portugezi e fiton këtë çmim, duke u barazuar në këtë drejtim me rivalin e tij të madh, Lionel Mesi. Pas marrjes në shtëpi të trofeve, Ronaldo e bëri të qartë se është ende në krye dhe shpreson të vazhdojë karrierën me “Los Blancos” për të ardhmen e parashikueshme. “Unë shpresoj se mund të luaj në nivelin më të lartë edhe për disa vite të tjera”, u tha Ronaldo gazetarëve. “Beteja vazhdon me Mesin. Ne po bëjmë më të mirën për ekipet tona”.
“Mendoj se gjërat po ndodhin për një arsye. Ndihem mirë, le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i lumtur te Real Madrid dhe dua të qëndroj e ta përfundoj karrierën time atje, nëse është e mundur”. Ronaldo shënoi 42 gola në të gjitha garat gjatë sezonit 2016-2017, duke e çuar Real Madridin në fitimin e titullit në La Liga dhe Champions-in dy herë radhazi. 32-vjeçari shënoi 25 gola në La Liga në fund të sezonit dhe shtoi 12 gola në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë gola me peshë edhe në finalen e Cardiff-it kundër Juventusit.