19.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Ngjarja tronditëse në shkollën “Fan Noli”/ Orjola Pampuri: Kur siguria është në këto nivele në Tiranë, po në shkollat e rretheve

Deputetja e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Orjola Pampuri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, e cila tronditi opinionin publik. Ajo theksoi se ngjarje të tilla janë të papranueshme, pasi shkollat dhe ambientet përreth tyre duhet të jenë mjedise të sigurta për fëmijët.

Pampuri theksoi se ngjarja në fjalë, e cila ndodhi në zemër të Tiranës, nxjerr në pah shqetësimin për nivelin e sigurisë edhe në shkollat e tjera, veçanërisht në periferitë e qytetit dhe në qytetet më të vogla. Ajo apeloi për më shumë angazhim dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore, duke theksuar se siguria e fëmijëve është një çështje që nuk mund të lihet vetëm në duar të prindërve dhe mësuesve.

Reagimi i Orjola Pampurit:

Ngjarja e rende ne shkollen Fan Noli në Tirane, tronditi cdo prind, qe shoqeron femijet ne mengjes ne shkolle, duke perceptuar mjediset e shkolles dhe rreth saj si vende te sigurta, ku femijet pervec dijes brenda ne klasa, te kene mundesi te shoqerohen me moshataret e tyre, jashte ketyre mjediseve, duke qene te sigurte nga cdo e papritur nga jashte apo debate mes tyre, qe ne periudhen e adoleshences, mund te jene disi me te mundshme per shkak te kesaj faze zhvillimi, ku vetekontrolli eshte disi me i ulet.
Shkolla ‘Fan Noli’, ndodhet ne zemer te Tiranes, dhe kur siguria rreth saj eshte ne keto nivele, mund te perceptojme se ne c’gjendje ndodhen mjediset rreth shkollave, ne periferi, apo ne qytete te tjera te Shqiperise.
Ne jemi prinder, dhe si te tille duhet te jemi me te vemendshem ndaj femijeve tane, cdo problem me te cilin ata perballen pergjate dites, manifestohet me nje sjellje verbale ose joverbale te tyre, ne shtepi, apo dhe ne mardhenie me mesuesit ne klase, ndaj nuk duhet kurrsesi te neglizhohet trinomi i komunikimit mesues-prind-femije. Gjithsesi vigjilenca e secilit prej nesh ndaj femijeve nuk mjafton nese kontrolli dhe siguria nga instancat shteterore nuk funksionojne.
Si nene, nuk gjej force per te ngushelluar, ata prinder qe humben driten e syve, djalin e tyre.
U prehte ne paqe engjelli i vogel!

Historia e çobanit edhe rritja e pensioneve në mandatin e katërt!

Nga Irena Shabanaj

Një çoban do të qethte tufën e deleve. Nga mëngjes deri sa u err u sorollat, edhe gjithë ditën qethi vetëm një dele.

Kur u errësua mirë, u kujtua e thirri gruan dhe i thotë: “Oburra o grua, na sill kandilin dhe të qethim tani nja njëqind copë”.

Kështu është edhe kjo rritja e pensioneve në mandatin e katërt- më shkruan një mik në Facebook!

Por në fakt është më keq, se çobanin e gënjente mendja që atë që nuk bëri ditën ta bënte me kandil natën. Ndërsa kryeministri edhe qeveria e tij janë të qartë se çfarë do të bëjnë mandatin e katërt.

Në fakt ajo qe qeveria ka parashikuar në planifikimin 3-vjeçar, pra deri në vitin 2027 është e shkruar e zeza mbi të bardhë:

1) Politika të reja pensionesh nuk do të ketë. Tek ky zë përfshihet vetëm Indeksimi për inflacionin, i cili nuk është rritje e pensioneve as ligjërisht as ekonomikisht! Qeveria ka parashikuar të shpenzojë për indeksimin përkatësisht:

-1.6 miliardë lekë ne vitin 2025,

-1.7 miliardë lekë ne vitin 2026, edhe

-2 miliardë lekë ne vitin 2027.

Elementi i dyte i parashikuar është bonusi ose dhurata e fundvitit, i cili po ashtu nuk konsiderohet rritje, edhe për të janë parashikuar:

-3.61 miliardë lekë ne vitin 2025

-3.75 miliardë lekë ne vitin 2026

-3.8 miliardë lekë ne vitin 2027…

E pra Çobani ynë bërtet “oburra na votoni se do të ngremë pensionet në mandatin e katërt”, në 3 vitet e para ka parashikuar të përmirësojë mirëqenien e votuesve kryesorë të, tij duke shpenzuar vetëm 0.2 % te PBB -së.

E pra sado të rritet ajo e uruar PBB, 0.2% e saj janë thërrime.

Më dhimbsen pensionistët, por më shumë ka filluar të më dhimbset Kryeministri, të cilit dikush duhet t’i thotë: Kur je në gropë mos gërrmo më!

Çfarë tregon rritja e çmimit të arit për një botë të rrezikshme!? The Economist: Efektet e frikës financiare dhe trazirave gjeopolitike

Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economist

 

Më pak se një milje larg nga aeroporti luksoz Changi i Singaporit, ndodhet një park biznesi më pak tërheqës. Në këtë zonë industriale, ndodhen selitë e disa kompanive të mallrave dhe logjistikës, dhe zyrat e disa bankave.

Një ndërtesë bie në sy më tepër se të tjerat. Pas një fasade oniksi me shkëlqim, radhëve të sigurisë dhe dyerve të rënda çeliku, ruhen më shumë se 1 miliard dollarë në ar, argjend dhe thesare të tjera.

“Rezerva” strehon dhjetëra kasaforta private, mijëra kasaforta për depozita të sigurta dhe një depo në formë shpelle, të mbushur me rafte që ngrihen tri kate mbi tokë, nëpër të cilat ruhen metale të çmuara.

Rritja-e-vleres-1156

Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economis

Më pak se një milje larg nga aeroporti luksoz Changi i Singaporit, ndodhet një park biznesi më pak tërheqës. Në këtë zonë industriale, ndodhen selitë e disa kompanive të mallrave dhe logjistikës, dhe zyrat e disa bankave.

Një ndërtesë bie në sy më tepër se të tjerat. Pas një fasade oniksi me shkëlqim, radhëve të sigurisë dhe dyerve të rënda çeliku, ruhen më shumë se 1 miliard dollarë në ar, argjend dhe thesare të tjera.

“Rezerva” strehon dhjetëra kasaforta private, mijëra kasaforta për depozita të sigurta dhe një depo në formë shpelle, të mbushur me rafte që ngrihen tri kate mbi tokë, nëpër të cilat ruhen metale të çmuara.

Gjithcka-qe-shkelqen-1156

Adhuruesit më të mëdhenj të metaleve të çmuara, jo gjithmonë e ndihmojnë veten. Ata bëjnë parashikime të çuditshme për të justifikuar bastet e tyre.

Një justifikim i zakonshëm është besimi se po afron një falimentim amerikan për shkak të mosshlyerjes së borxhit. Një arsye tjetër edhe më qesharake është parashikimi se Kina dhe Rusia do të lançojnë një monedhë të mbështetur nga ari.

Por sot ka më shumë njerëz të bindur se gjërat me të vërtetë po përkeqësohen nga ana financiare, në krahasim me disa vite më parë, dhe kanë arsye më racionale për të besuar kështu.

Zyrat Familjare

Po rriten me shpejtësi Zyrat Familjare, që janë mjeti i parapëlqyer i investimit për të pasurit. Asetet nën menaxhim janë rritur nga 3.3 trilionë dollarë në vitin 2019, në 5.5 trilionë dollarë sot, dhe shumë investitorë duan të mbrojnë pasurinë e tyre nga rezultatet e tmerrshme.

Vlera e një monedhe mund të bjerë, si kundrejt të tjerave, ashtu edhe për sa i përket fuqisë së saj blerëse.

Oferta relativisht fikse e arit dhe popullariteti i tij historik, i nxit investitorët që të besojnë se ai mund t’i mbrojë kundër rritjes së çmimeve dhe politikave të gabuara.

Sipas firmës së të dhënave Campden Wealth, mbi dy të tretat e zyrave familjare investojnë në ar.

Shumë kërkesa vijnë nga Azia: Kina dhe India përbëjnë një të pestën e prodhimit ekonomik në botë, por janë përgjegjëse për gjysmën e blerjeve të arit fizik nga konsumatorët. Një indian mesatar tani është po aq i etur për ar, sa një amerikan apo gjerman (shih grafikun 3).

Blerja-e-arit-1156

Për më tepër, dashuria kineze dhe indiane për arin po rritet. Në Kinë, një krizë pronash i ka shtyrë njerëzit me kapital që të kërkojnë burime gjetiu.

Blerjet e shufrave dhe monedhave të arit u rritën me 44% në vitin deri në qershor, në krahasim me 12 muajt e mëparshëm. Ndërsa India bëhet më e pasur, më shumë njerëz janë në gjendje të blejnë ar.

Një pasojë është se kreditimi i mbështetur nga ari është rritur. Muthoot Finance, një huadhënësi të tillë, i janë trefishuar çmimet e aksioneve në pesë vitet e fundit.

Por është një tjetër klasë investitorësh, ndoshta më paranojakja dhe konservatorja nga të gjitha, që ka nxitur me të vërtetë rritjen e vlerës së arit: këta janë menaxherët e rezervave në bankat qendrore.

Pjesa e arit në rezervat e bankave qendrore kishte rënë për dekada, nga pothuajse 40% në vitin 1970, në vetëm 6% në vitin 2008. Megjithatë, kohët e fundit, pjesa e tij është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me 11% vitin e kaluar, më e larta në më shumë se 20 vjet (shih grafikun 4).

Pushtimi rus i Ukrainës dhe ngrirja e mëpasshme e rezervave ruse në valutë, ishte një çast kyç. Ajo u tregoi menaxherëve të rezervave se nëse vendi i tyre do të vihej nën sanksione, Thesaret Amerikane dhe asetet e tjera që mendoheshin si të sigurta, nuk do të ishin të dobishme.

Që nga fillimi i vitit 2022, autoritetet monetare në Kinë, Turqi dhe Indi, kanë blerë përkatësisht 316, 198 dhe 95 ton ar, sipas Këshillit Botëror të Arit, një grup industrie.

Në vend që të investojnë në ETF, bankat qendrore grumbullojnë kryesisht ar fizik dhe sigurohen që ta kenë pranë: sepse, ashtu siç asetet financiare përballen me mundësinë e sekuestrimit, e njëjta gjë vlen edhe për arin e mbajtur jashtë shtetit.

Për shembull, qeveria britanike, nuk ka pranuar të riatdhesojë dhjetëra tonë ar në Venezuelë, sepse nuk pranon të njohë Nicolás Maduro-n si një udhëheqës legjitim.

Bankat qendrore

Jo të gjitha bankat qendrore që nxjerrin ar kanë marrëdhënie të vështira me Perëndimin. Autoriteti Monetar i Singaporit ka grumbulluar 75 tonë që nga fillimi i vitit 2022.

Banka Kombëtare e Polonisë ka rritur zotërimet me 167 tonë gjatë së njëjtës periudhë, si pjesë e një strategjie për të mbajtur 20% të rezervave në ar.

Presidenti i bankës, Adam Glapinski, e sheh arin si një mbrojtje strategjike, pasi ai ka lidhje të pakta me grupet e tjera të aseteve. “Çmimi i arit, – tha ai në vitin 2021 – zakonisht është më i lartë pikërisht në periudhat kur banka qendrore mund të ketë nevojë më së shumti për municionet e tij”.

Kërkesa e bankës qendrore nuk ka gjasa të bjerë së shpejti. Një studim i investitorëve sovranë nga Invesco Asset Management, këtë vit, zbuloi se asnjë nga 51 banka qendrore nuk pret të ulë grumbullimin e arit në tre vitet e ardhshme dhe 37% presin ta rrisin atë.

Midis bankierëve qendrorë, rreth 56% besojnë se ari mundëson mbrojtje kundër “përdorimit si armë” të rezervave të bankës qendrore dhe 70% e shohin atë si një mbrojtje kundër inflacionit.

Kërkesa nga bankat qendrore, të cilat investojnë për arsye sigurie dhe jo për kthime fitimi, gjithashtu ndihmon për të shpjeguar pse marrëdhënia e arit me normat e interesit është prishur.

Ky metal zakonisht ka performancë të dobët kur yield-et reale të bonove të sigurta të qeverisë janë të larta, që do të thotë se ato mundësojnë një kthim të fortë fitimi, edhe pas inflacionit. Në të kundërt, kur kthimet e fitimit për bonot më të sigurta janë të ulëta, vlera e arit ka prirjen të ngrihet.

Në një mjedis me yield të ulët, investitorët priren që të marrin në konsideratë një aset që nuk prodhon të ardhura. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2021, korrelacioni dikur i besueshëm është shembur.

Ari është rritur në çmim edhe pse yield-et në thesaret amerikane dhjetëvjeçare të mbrojtura nga inflacioni, u rritën nga minus 1%, në rreth 1.8%. Herën e fundit kur yield-et reale ishin kaq të larta, ari vlente rreth 1000 dollarë për troj ons, pothuajse dy të tretat më pak se çmimi i tanishëm.

Sa i dobishëm do të jetë ari në një krizë? Nicholas Mulder nga Universiteti Cornell, vëren se ai mund të shitet në sasi të vogla në Gjirin Persik politikisht asnjanës, në këmbim të një sërë monedhash.

Edhe pse Rusia u shkëput nga tregjet perëndimore të arit, për shkak të kufizimeve të vendosura kundër qeverisë dhe disa kompani janë ndëshkuar për pazaret me minatorët rusë, një rritje e dyshimtë në importet e arit nga Zvicra prej Emirateve të Bashkuara Arabe në muajt pas pushtimit të Ukrainës, tregon se Moska arriti ta tregtonte arin e saj.

Parandalimi i shitjes së një aseti që mund të qarkullohet si kontrabandë nëpër botë në sasi të vogla dhe të shkrihet është një detyrë thjesht e pamundur.

Jo frikë në treg

Investitorët shumë të pasur mund të blejnë gjithashtu më shumë ar. Por për furnizuesit e arit synimi i vërtetë janë investitorët institucionalë. Furnizues të tillë mund të jenë me fat. Banka Goldman Sachs vëren se kërkesa për ETF-të e arit priret të rritet me rënien e normave të interesit në Amerikë.

Zakonisht, një ulje e normës së interesit prej një çerek pikë përqindje, rrit zotërimet e ETF-së në ar me 60 tonë. Kritika e zotit Buffett se ari kërkon frikë dhe besim se frika do të përhapet, është e vërtetë. Sidoqoftë, tani për tani, ka shumë investitorë të frikësuar./Monitor

“Kush merr kryeqytetin, merr pushtetin”, si u përgjak Tirana më 1944 nga Enveri dhe Mehmeti! U vranë intelektualët dhe nacionalistët, ja dëshmitë

DR. URAN BUTKA/ Krahas luftës për çlirimin e Tiranës nga pushtuesit nazistë, forcat komuniste të urdhëruara nga krerët terroristë si Enver Hoxha, Dali Ndreu, Mehmet Shehu, Kristo Themelko etj. kryen edhe masakra ndaj intelektualeve patriotë e demokratë, kundërshtarëve politikë, por edhe civilëve të pafajshëm. Sipas strategjisë së PKSH dhe skenarit të veçantë për Tiranën, dita e çlirimit duhet ta gjente Shqipërinë dhe sidomos kryeqytetin pa ata nacionalistë e intelektualë properëndimorë, pa figurat e njohura të kulturës dhe të arsimit shqiptar, pa ata oficerë patriotë që nuk u bashkuan me Frontin, nëpunësit e ndershëm, pa pronarët, tregtarët e biznesmenët që gjallonin në ekonominë e tregut të shtetit shqiptar, pa ata atdhetarë e demokratë që kishin luftuar dhe aspiruar për një Shqipëri të pavarur, të bashkuar dhe demokratike.

uran butka

Gjithçka projektohej nga kryeterroristi Enver Hoxha. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohon K.Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë, me i pastrue gjatë luftës”. Për masakrat pohon me gojën e vet sekretari i qarkorit të PK të Tiranës, Gogo Nushi në relacionet e tij drejtuar E. Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurtë se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100”

“Me Mehmetin kemi biseduar që ata elementë reaksionarë t’i zhduknim” – dëshmonte Nako Spiru

Pra, kemi të bëjmë me një gjenocid me motive politike. Në Tiranë u vranë pa gjyq dhe pa faj, pabesisht dhe në mesnatë, në grup apo njëpasnjë prapa krahëve, madje edhe në pragjet e shtëpive, në qoshe rrugicash, në breg të lumit, në Sharrë, Priskë e Sauk, pa dhënë asnjë shpjegim, pa lënë asnjë gjurmë, duke i lënë edhe pa varr, figura të njohura nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova e Dibra e Madhe e Çamëria, madje edhe shtetas të huaj, në mënyrë që terrori dhe frika të ndjehej kudo e të përhapej rrathë-rrathë nga Tirana në të gjithë trevat shqiptare. Sepse me terror dhe me gjak do ta merrnin dhe do ta mbanin pushtetin, sepse vetëm kështu mund të ngrihej dhe të funksiononte diktatura më e pashembullt e më e përgjakshme në gjithë vendet e Lindjes komuniste, diktatura e E.Hoxhës. Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë.

Shtatë vetë të njësitit ndëshkimor të grupit të Pezës, me shalle të kuq në kokë e qëlluan disa herë dhe u zhdukën për t’u shpëtuar pushkëve të shtëpisë së Selim Brahjes. Kjo vrasje shënon edhe fillesën e terrorit komunist në Tiranë. Përse e vranë këtë njeri që ia kishte kushtuar jetën Zotit dhe Shqipërisë? Ai vinte nga një familje atdhetare. I ati, Ramazan Brahja, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 26 nëntor 1912 në Tiranë. Selim Brahja, intelektual, i lauruar për teologji në Stamboll, iu përkushtua fesë dhe shqiptarizmit. Ai hap shkollën e parë shqipe në Sauk. Gjatë okupacionit italian ai u dënua me burg nga fashistët nga që në shtëpinë e tij priste edhe nacionalistë edhe partizanë që luftonin për lirinë. Ai mori pjesë në Kuvendin e Mukjes bashkë me Ismail Agé Petrelën, Dr. Nroqin e të tjerë nacionalistë tiranas. Prandaj e vranë terroristët me yll e shami të kuqe në kokë. Më 29 tetor 1943 njësiti ndëshkimor i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon (22 vjeç dhe Qeramudin Sulo (21 vjeç), dy të rinj intelektualë nacionalistë, pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes që shkonin në jug të Shqipërisë për të përcjellë mesazhin e kësaj marrëveshjeje kombëtare.

Po në tetor të këtij viti, M.Shehu pushkatoi pa gjyq në Priskë 13 xhandarë që u dorëzuan në mirëbesim në Brigatën e Parë, ndërmjet tyre: Preng Marku nga Kaçinara, Zef Ndoc Simoni nga Fishta, Preng Lek Shkreli nga Malësia e Shkodrës, Pjetër Shkalleshi nga Kthella dhe kapter Ali Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, ish-lulishtar i njohur i Tiranës. Më vonë vranë edhe profesor-doktor Lorenc Rashën, nga Shkodra, njeriun e dijes. Shkollën e mesme dhe universitetin i kreu në Austri me rezultate të shkëlqyera dhe me një doktoratë për linguistikë. Këtë intelektual dhe nacionalist të njohur e pushkatoi pa gjyq më 12 shtator 1944 toga e pushkatimit e batalionit partizan “Dajti”, buzë përroit të Priskës. Pas këtyre vrasjeve në periferi, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Dhe terroristët komunistë zgjodhën kohën më të favorshme për të kryer masakrat në Tiranë. Çlirimi i Tiranës konsiderohej nga udhëheqësit komunistë si marrja e pushtetit. “Kush merr kryeqytetin, merr pushtetin”, udhëzonte E.Hoxha. Sipari i kësaj tragjedie hapet natën e 28 tetorit 1944, kur njësitet guerile komuniste dhe forcat e batalionit të Disiplinës, futeshin fshehtazi natën si hienat nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin shqiptarët që ishin shënuar nëpër listat e vdekjes nga krerët e tyre. Kështu ia behën në mesnatë tek shtëpia e Ymer Dërhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën. “Ju kërkojnë për një sqarim”. Por i pushkatuan po atë natë. Akil Sakiqi ishte nga Dibra e Madhe. Familja e tij atdhetare, e ndjekur nga genocidi serbo-maqedonas u shpërngul në Turqi, mandej u vendos në Tiranë. Akili, pasi mbaroi liceun e Korçës, kreu Akademinë Ushtarake në Romë, degën e Rojes së Financës. Shërbeu me devotshmëri në Durrës, Shkodër etj. gjithnjë në prapavijë. Më 7 prill 1939 luftoi tok me Myftar Jegenin e mjaft oficerë të tjerë të Ushtrisë Kombëtare kundër agresionit italian.

Edhe Nazmi Uruçi prej Dibrës së Madhe ishte, nga një familje patriote. Fahri Dabulla nga Gjirokastra. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, të tre oficerë të njohur të karrierës, atdhetarë të flaktë, shqiptarë të ndershëm e të panjollosur, e kishin kryer së bashku me E. Hoxhën Liceun e Korçës. Terroristi Hoxha i futi shokët e liceut në listat e vdekjes.

Nata e 28 tetorit ishte caktuar nga Qarkori i PK për Tiranën si nata e vrasjeve masive të ushtarakëve të karrierës. Atë natë u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga një familje autoktone tiranase, mësues dhe më vonë, pasi kreu Akademinë ushtarake ne Stamboll, oficer i xhandarmërisë të shtetit shqiptar deri në vitin 1939, kur doli në lirim për arsye shëndetësore.

Hamit Greblleshi u arrestua bashkë me oficerët e tjerë që jetonin në rrugën e Tabakëve, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisë, me akademi ushtarake te kryer në Itali, atdhetar bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës, që kishte kryer studimet ushtarake në Vienë, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i lauruar për ushtarak në Itali dhe shërbente në Shqipëri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, rus i bardhë, oficer në ushtrinë shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e të tjerë që nuk u dihen as varret.

Një nga ata duzina të zhdukur është edhe major Muharrem Liku, bir i devotshëm i Tiranës, ushtarak i shtetit shqiptar ai i shërbeu atdheut dhe mbretit me besnikëri. Ndaj u fut në listat e vdekjes. Më datën 1 nëntor 1944, në orën 3 të mëngjesit, trokitën në portën e shtëpisë. Vrasësit kërkonin Muharremin. Ai doli nga shtëpia sepse e ndjente veten të pafajshëm. Te porta pa njerëz të armatosur dhe oficerin tjetër të Ushtrisë Kombëtare, që kishte studiuar në Europë, Abdulla Saraçin, të arrestuar. Të dy i shoqëruan për diku, ndoshta asgjëkund. S’kaluan veçse disa minuta në rrugë e sipër, kur krisi automatiku. Më parë ra Abdullai, pas tij plumbat përshkuan Muharremin. Kufomat i futën në një karrocë akulloreje. Kalimtarët e rrallë panë në atë të gdhirë një karrocë nga e cila varej një dorë e përgjakur. Mandej edhe dy duar të tjera. Pra, ishin dy kufoma. Familjarët i gjetën, i nxorën trupat e tyre të prishur dhe i varrosën te Varri i Bamit. Njëri gisht i dorës së Abdullait ishte i prerë bashkë me unazën e florinjtë.

Po atë natë terroristët komunistë arrestuan dhe vranë ushtarakun me gradën kapiten, Anton Fekeçi, lindur në Graz të Austrisë, por që banonte e shërbente në Shqipëri, nga që e ëma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dëgjuar Bumçi. Antoni ishte një oficer model me formim perëndimor dhe shumë i aftë profesionalisht. Në mesnatën e 30 tetorit e thirrën në shtëpi dhe e pushkatuan 100 metra larg saj. Pastaj u kthyen përsëri, e nxorën familjen në rrugë, se shtëpia u duhej, ashtu si u duheshin edhe orenditë, makina e shkrimit etj. Tragjedia e kësaj familjeje u mbyll me vdekjen në burg të Frederikut, djalit të Antonit, i dënuar për agjitacion e propagandë, si mijëra bij të tjerë të këtyre martirëve. Më 3 nëntor 1944 forcat komuniste pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës tre deliallisët e shquar të Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut në parlamentin shqiptar dhe i vëllai, Jakup Deliallisi, ish- kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit.

Bashkë me ta u pushkatua edhe Shefqet Deliallisi, një oficer i ri, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Romë, por që e priti me indinjatë pushtimin fashist dhe u vetlargua nga detyra, sepse ishte kundër pushtuesve. Bashkë me këta martirë, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja në zë e allamanëve të Matit. Ç’kishte bërë Isufi që e vranë? Kishte studiuar për agronomi në Universitetin e Firences dhe ishte kthyer në Shqipëri për të dhënë ndihmesën në ripërtëritjen ekonomike të vendit. Ai themeloi Fermën e Xhafzotajt, një ekonomi moderne bujqësore e kapitalist dhe ishte drejtori i saj , kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështjet politike. Po në Sharrë u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhën mbi njëri-tjetrin në një përrua, pesë viktima të tjerë: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toçi dhe Selaudin Korça. Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisë, i kishte ikur me armë në dorë terrorit sërbo-malazes tok me dy vëllezërit e tij, Rustem e Ramë, pjesëtarë të çetës së Azem Galicës, por nuk i shpëtoi dot terrorit të çetnikëve shqiptarë.

Selaudin Korça, i biri i patriotit të madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit të njohur Hafëz Ali Korça, që vazhdonte studimet e larta në Itali, por që erdhi në Shqipëri për t’u bërë pre e terrorit komunist. Më 10 nëntor, ra pre e këtij terrori tek Ura e Brrarit, oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e topullenjve të Gjirokastrës. Vrasësit e masakruan dhe zhdukën çdo gjurmë të tij, duke hapur fjalë se ishte arratisur nga Shqipëria. Vijmë kështu te nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është, quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”. Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq e 14 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare. Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Ishte një nacionalist i shquar, një luftëtar i lirisë, një demokrat i vendosur, një burrë i mençur tiranas. Kulmet e veprimtarisë atdhetare të Agë Petrelës janë pjesëmarrja në Kuvendin e Mukjes për bashkimin e gjithë shqiptarëve dhe lufta kundër pushtuesve italianë në krye të çetës së tij, që vepronte në Shqipërinë e Mesme. Ja, përse e vranë komunistët Ismail Agë Petrelën!

Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!”. Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel “Bristol”-it Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese “Venus” dhe “Mesagjeritë Shqiptare” që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, vëllezër të Musine Kokalarit, shkrimtarja e parë shqiptare, nacionaliste dhe demokrate e shquar socialdemokrate, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq si një martire. Po atë ditë terroristët komunistë pushkatuan e dhe Nebil Çikën, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Autor i veprës së njohur “Njimendësia shqiptare” që e vendosi atë në elitën e zgjedhur të kombit. Pikërisht këtë elitë vrau komunizmi. Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë.

Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Të gjithë burrat e saj u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë, të bashkuar në trojet e saj etnike dhe demokratike. Muharrem Lleshi e priti me indinjatë pushtimin italian, ndërsa dy djemtë e tij Sulejmani dhe Islami, nacionalistë, u internuan nga italianët në Itali dhe Porto Romano, më pas ishin luftëtarë të batalionit “Besnik Çano” që luftoi edhe në Kosovë për çlirimin e saj. Sulejmani themeloi gjimnazin e Gjakovës dhe qe drejtori i parë i tij. Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të të vdekur e të mbuluar me gjak. Familja tjetër e njohur tiranase që u godit ishte ajo Stërmasi, që kishte nxjerrë njerëz të dëgjuar si Xhaferr Stërmasin, flamurtar i Pavarësisë. I biri, Reshati, i mëkuar me shqiptarizëm dhe dije, kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali dhe shërben me devotshmëri në Ushtrinë kombëtare Shqiptare. Si nacionalist i kulluar, merr pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Ja pse e vranë Reshat Stërmasin!

Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës. Ndërkohë, ndihmoi edhe Lëvizjen NÇ. Por, nuk e llogaritën, kur e pushkatuan natën e përgjakshme 12 nëntorit. Terrori masakroi edhe njërës të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit. E pushkatuan në rrënojat e hotel Bristol, sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut. Po ashtu, edhe Ali Panariti, nga Korça, tregtar i njohur në Tiranë e Durrës, mandej sipërmarrës për ndërtim rrugësh. E morën Aliun nga shtëpia dhe e pushkatuan pa gjyq në breg të lumit të Tiranës, ku e gjetën fëmijët gjysmë të varrosur. Epilogu i këtij terrori ishte masakrimi i Jorgji Memës, nga një familje patriote e fshatit Shtërmen të Elbasanit.

Jorgji dhe gjithë fisi i Memajve u hodhën në luftën për liri kundër pushtuesve të huaj. Komunistët e arrestuan në Tiranë më 16 nëntor1944 dhe e pushkatuan menjëherë në rrugicën e shkollës “Kristoforidhi”. Tiranasit e mirë e varrosën në oborrin e kësaj shkolle martirin Jorgji Mema. Për këto krime, nuk i vrau asnjëherë ndërgjegjja ata që i urdhëruan. Në raportin e plenumit 9-të të PKSH, Enver Hoxha deklaronte : “Thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por çështja më e rëndësishme është se të gjithë ata që u vranë nga ai, ishin armiq. Kështu u mbyll ky akt i terrorizmit komunist që përgjaku Tiranën, për t’i hapur rrugën terrorizmit shtetëror që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me radhë. Edhe sot e kësaj dite, historianë e politikanë enveristë, lartësojnë në kulm Luftën Nacionalçlirimtare, por heshtin apo nuk përmendin qëllimisht masakrat e urdhëruara nga udhëheqësit terroristë te kësaj lufte mbi intelektualët patriotë dhe qytetarët e pafajshëm të Tiranës./Gazeta Panorama

Akuzohet për korrupsion, SPAK përfundon hetimet për ish-kryeinspektorin e IMT, dërgon dosjen për gjykim

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryeinspektorin e IMT, Andri Mehja, i cili akuzohet për korrupsion dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO.

 

Nga hetimet ka rezultuar se ish-kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, ka firmosur dy vendime administrative:

Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.

Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Sipas SPAK, i pandehuri Andri Mehja, më pas, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit me iniciale V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1.750.000 lekë në 500.000 lekë.

 

 

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim ish-Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan për korrupsion pasiv

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Andri Mehja, ish-kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Hetimet për procedimin penal nr. 92 të vitit 2024 kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative:

Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.

Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Më pas, sipas hetimeve, i pandehuri Andri Mehja, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.

Paret e vjedhura

Nga Edison Ypi

Askush nuk do pare të pastra, pare djerse.
Të gjithë duan pare të pista, pare të vjedhura.
Ka gjithfarlloj paresh: pare pune, pare djerse, pare të pastra, pare të pista, pare të nershme, pare të vërteta, pare të rrejshme, crypto pare pare piramidash, pare xhepi, pare rë merituara, pare bixhozi, pare të trashëguara, pare të falura, pare të fituara, pare të humbura.
Por s’ka pare si paret e vjedhura.
Janë paret më të mrekullueshme, më të shijshme, më të shëndetshme, më fatlumet e të gjitha pareve.
Nuk duan pare tjetër shqiptarët: veçse pare të vjedhura.
Dhe çudia e çudirave është se adhuruesit më të mëdhenj të pareve të vjedhura, nuk janë të ndershmit, janë hajdutët. Për vjedhësit, parja e vjedhur, duke qënë produkt pune, lodhje, rreziku, ndonjëherë (për ironi) edhe djerse, parja e vjedhur nuk ekziston. Por për hajdutët ekziston tjetra, parja e pastër, parja e lodhjes, parja e rrezikut.
Ndërkohë, parja e vjedhur adhurohet, dashurohet, nderohet, më së shumti nga fukaraja.
Pasunarët dhe hajdutët pra, i falen pares së pastër.
Fukarenjtë, plaku, i riu, nëpunsi, kafepirësi, i papuni, kalamani, e thonë hapur: Dua pare të vjedhura. Paret e pastra janë pare xhepi. Me pare djerse blihen vetëm çikërrima. Me pare të vjedhura ngrihen grataçiela.
Tregojn për njërin, i cili, për shkak të rrethanave të favorshme apo oportuniteteve të përsëritura, mund të fitonte pare të pastra, pare djerse, por jo pare të vjedhura. Nga dëshpërimi u hoq mënjanë. Tani po pret të vdesi duke i shtyrë ditët pa pare, vetëm me cicërrima zogjsh, ujë burimi, shkurre, gjethe ferre, dhe diazepama.
Të dyja paret, edhe paret e pastra edhe paret e pista apo të vjedhura, janë pare të ndotura.
Parja e pastër është e ndotur me aromën e djersës.
Parja e vjedhur është e flliqur me gjak.
Kurrkush deri më sot nuk e ka dhënë një spjegim shterrues pse pjesa dërrmuese e shqiptarëve, mes pareve të vjedhura dhe pareve të merituara, preferojnë paren e vjedhur, pra gjakun para djersës.
Mardhënia e pares së djersës me paren e vjedhur është një ekuacion me plot të panjohura që kurrë s’ka për tu zgjidhur.
Për shembull, s’ka ende asnjë përgjigje për pyetjet:
A janë pare të pastra apo të pista paret që para se të jepen ose merren borxh, ishin pare të vjedhura ?
Parja paraprakisht e vjedhur nga dikush, fituar në bixhoz nga një i tretë, është pare e pastër apo pare e vjedhur ?
S’kuptohet pse duan të kenë, të paguhen, të paguajnë, të ruajnë, të këmbejnë, të qarkullojnë, vetëm pare të pista, sa më të përgjakura, sa më të vjedhura, më tepër se një herë, mundësisht disa herë të vjedhura, dy herë, tre herë, pesë herë, sa më tepër herë aq më mirë.
Paret e vjedhura janë qefi, lumturia, ekstaza, orgazma, e shqiptarve.
Mos me pa me sy pare të pastër, por vetëm pare të vjedhura, është kuintesenca e mardhënies së shqiptarit me paret.
Ka dhe plot pyetje të tjera që kanë mbetur pezull:
A quhet vjedhje me vjedh pare të vjedhura ?
Kur shet diçka dhe merr pare, nëse paret e marra janë pare të vjedhura, a quhet vjedhje ?
A je hajdut kur blen me pare të vjedhura nga një tjetër ?
A je hajn nëse shpërblehesh për një punë me pare të vjedhura ?
Vetëm vjedhësit e lekut jan hajduta, apo edhe vjedhësit e valutave ?
Kur këmben lekë të vjedhura në valutë, ose valutë të vjedhur në lekë, a janë të pastra apo të vjedhura valuta apo lekët e operacionit të këmbimit ?
Tani që parja e djersës ikën në Gjermani, në Angli, në Amerikë, dhe këtu ngelet parja e pisët, parja e vjedhur, a do ndodhi që pas një kohe do mbetemi me zero pare djerse ?
Qarkullon një hipotezë sipas të cilës e vërteta e mardhënies së shqiptarëve me paret ndodhet në librat e Marksit. Por qarkulluesit nuk janë të besueshëm.
Një supozim tjetër bëhet nga ca që thonë se për shqipot, parja e pastër është Zoti, parja e pisët është Djalli. E meqënse Zoti është një burrë i urtë i sinqertë me mustaqe që flet ngadalë e jep këshilla të cilit ja hedh kollaj, ndërsa Djalli një çapkën që s’e kap dot as me gjethe fiku, Djalli është më i mirë se Zoti, paret e pista janë më të mira se paret e pastra.
Po kalojnë dy mesoburra. Njëri po i bërtet tjetrit me sa ka në kokë:
-Nuk dua të m’i falësh. Dua të m’i vjedhësh.

Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja, u arrestua për lidhje me grupet kriminale

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish deputetin Jurgis Çyrbja, i arrestuar për lidhje me grupet kriminale.

 

Po me të njëjtën masë sigurie është lënë edhe Ahmet Masha, i cili edhe ky u vu në pranga në operacionin ku u arrestua ish deputeti socialist. Masha është kunati i vëllait të ish deputetit Çyrbja.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 18.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 126 akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim J.Ç. dhe A.M.”, thote gjykata.

ÇYRBJA U MOR NE PYETJE

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme më 15 nëntori mori në pyetje për afro 3 orë ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i arrestuar disa javë më parë. Ai u shoqërua nga paraburgimi dhe u pyet mbi detajet e hetimit të dala nga komunikimet në aplikacionin “Sky”.

SPAK kërkoi shpjegime nga ish-deputeti mbi njohjet me personazhe të botës së krimit që sipas saj ka komunikuar duke dekonspiruar operacione të policisë dhe përfitimet që lidhën me mbështetjen me vota në zgjedhjet e 2021-shit.

Çyrbja mohoi akuzat e SPAK, duke pretenduar para hetuesve se ai nuk ka pasur në përdorim “Sky Ecc”. Ish-deputeti është në hetim për akuzat e shpërdorimit të detyrës, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion zgjedhor.

ZBËRTHIMI I APLIKACIONIT SKY ECC

Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për tu zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin. Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.

Kur Bajram Curri i kërkonte ndihmë Bashkimit Sovjetik dhe “hazreti Leninit”

Nga dr. Hasan Bello

Denoncimi nga Bashkimi Sovjetik i Traktatit të Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, krijoi një gjendje shoku te shqiptarët. Pabesia dhe intrigat e diplomacisë ndërkombëtare dolën hapur. Kjo u bë shkak që në fillim të viteve 20-të te një pjesë e politikanëve shqiptarë të krijohej një farë simpatie, për rolin e BS dhe të Leninit në skenën e politikës botërore. Aq sa në Parlamentin shqiptar më 4 shkurt 1924 kur një deputet kërkoi një minutë heshtje për vdekjen e Wilsonit, Avni Rustemi dhe kolegët e tij të kërkonin të njëjtën gjë edhe për “hazreti Lenin”.

Por miopia politike e protagonistëve të kohës kishte nisur me një letër, që Bajram Curri i kishte drejtuar qeverisë sovjetike më 21 dhjetor 1920, ku i kërkonte ndreqjen e padrejtësive që i ishin bërë Shqipërisë nga forumet ndërkombëtare.

Në origjinal letra është shkruar në gjermanisht. Kjo do të thotë se e ka shkruar dikush tjetër, sepse B. Curri nuk shkruante dot as gjuhën shqipe. Sipas saj, populli shqiptar priste nga Rusia Sovjetike paqëtimin e drejtë, bujar dhe të vërtetë të Ballkanit. “Populli,-vijon më tej kjo letër,-pret me padurim caktimin e kufinjve jo mbi bazat brutale e gjakatare të historisë, por mbi bazat e vërteta dhe reale të gjendjes së sotme. Me bindje të plotë se Rusia Sovjetike do të mund të na caktojë në një të ardhme të afërt kufinjtë e Evropës veçanërisht të Ballkanit në mënyrë të drejtë, i lutemi së lartës qeveri sovjetike t`i zbatojë atëherë kërkesat tona të drejta”.

Të prisje shpëtim dhe drejtësi nga Rusia, e cila kishte luajtur një rol kryesor për copëtimin e territoreve shqiptare që nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, Luftërat Ballkanike (si kumbare e tyre) dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ishte njësoj sikur delja të kërkonte drejtësi nga ujku.
***
Për ta ilustruar rolin dhe precedentët negativ që figura të tilla si Bajram Curri kanë luajtur në historinë e Shqipërisë, sidomos pas Kongresit të Lushnjes kur fillon ndërtimi i institucioneve shtetërore po sjellim një rast konkret.

Në maj të 1920, toger Preng Jaku dhe nëntoger Luigj Shantoja rrahin për çështje detyre oficerin e xhandarmërisë nëntoger Sabri Allajbenë. Për t`i shpëtuar arrestimit nga autoritetet qeveritare fajtorët e mësipërm strehohen në shtëpinë e Bajram Currit. Në bazë të së drejtës kanunore ata ishin në besë të tij dhe askush nuk kishte të drejtë t`i prekte.

Por autoritetet kërkuan dorëzimin e tyre. Përballë refuzimit ata rrethuan shtëpinë e Bajram Currit dhe e vendosën përpara dilemës: dorëzim ose përdorimi armëve të zjarrit. Dy negociatorë dhe qëndrimi energjik i qeverisë shqiptare se nuk do të merrte asnjë masë kundër tyre, duke ia dorëzuar gjyqit, e detyruan atë që të hidhte një hap pas.

Raste të ngjashme kundër pushtetit qendror dhe autoritetit të shtetit Bajram Curri, i cili mund të kishte ndjenja patriotike dhe në momente të caktuara ka luajtur ndonjë rol pozitiv do të përsërisë disa herë. Kjo derisa në rrethana që dihen, mbeti i vrarë në shpellën e Dragobisë.

Vdes 14-vjeçari që u godit me thikë në bark! Policia: Në sherr u përfshinë 3 bashkëmoshatarë, arrestohet një nga autorët! Ja si është gjendja e të plagosurit

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si ndikon regjimi ushqimor në rënien e flokëve? Ulni konsumin e sasive të larta të yndyrnave të dëmshme

Ekzistojnë lloje të ndryshme trajtimesh që premtojnë të luftojnë rënien e flokëve, mirëpo shumë prej tyre janë të kushtueshme dhe të ashpra.

 

Por një hulumtim i ri, sugjeron se ka një mënyrë më të lehtë për të ndihmuar në reduktimin e rënies së flokëve. Ajo është mënyra e të ushqyerit!

Lexoni më poshtë për të zbuluar se si regjimi juaj ushqimor mund të ndikojë në rënien e flokëve.

Një regjim ushqimor me yndyrna të larta mund të nxisë rënien e flokëve

Studimi zbuloi se ata që kishin një regjim ushqimor me yndyrna të larta, kishin më shumë gjasa të përjetonin rrallim dhe humbje të flokëve.

Sipas studiuesëve një regjim ushqimor i tillë, mund të përshpejtojë rrallimin e flokëve duke varfëruar qelizat staminale të folikulit të flokëve, përgjegjëse për rritjen e flokëve.

Mbipesha ose obeziteti mund të rrisë rrezikun e rënies së flokëve

Kjo nuk është hera e parë që hulumtimet kanë gjetur një lidhje midis peshës, dietës dhe rënies së flokëve.

Një studim i vitit 2013, zbuloi se në mesin e një grupi prej 189 burrash me një moshë mesatare 30 vjeç, ata që ishin mbipeshë ose obezë kishin dukshëm më shumë gjasa të përjetonin alopeci të rëndë sesa ata me peshë normale.

Megjithatë, vetëm për shkak se keni disa kilogramë më tepër ose keni ngrënë ushqime me yndyrna të lartë për disa kohë, nuk do të thotë se rënia e flokëve do të jetë një rezultat i pashmangëshm.

Gjithashtu nga eksperimentet e studimit rezultoi se një regjim ushqimor me yndyrna të larta shkakton rënie, zbardhje të flokëve dhe inflamacion të lëkurës tek minjtë.

Studiuesit besojnë se një proces i ngjashëm ndodh tek njerëzit që humbasin flokët dhe përjetojnë zbardhjen e tyre kur regjimi ushqimor është i lartë në yndyrë dhe kolesterol.

Këshilla e tyre është që të keni një regjim ushqimor sa më të ekuilibruar, duke u përpjekur të ulni konsumin e sasive të larta të yndyrnave të dëmshme.