18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

E rëndë në kryeqytet! Plagosje me thikë para shkollës 9 vjeçare, raportohet dy nxënës të lënduar

Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës 9 vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, të përfshirët janë nxënës të kësaj shkolle, teksa dyshohet për dy të plagosur.

Adoleshentët janë konfliktuar mes tyre para shkollës dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Dy prej tyre ka marrë plagë dhe është transportuar me urgjencë në spital. Nuk dihen ende arsyet e konfliktit që solli plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit.

Mos u tallni me pensionistët dhe shtresat në nevojë

Nga Rigels Seliman

Pensionistët janë një nga shtresat më të rrezikuara të shoqërisë, një kategori e cila ka punuar gjithë jetën për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe që tani, në moshën e pensionit, meritojnë respekt dhe siguri financiare. Por a po e trajton qeveria si duhet këtë kategori? A po ofrohen ato ndihma dhe mbështetje reale, apo po tallen me ta? A është ajo që ofrohet sot mjaftueshëm për të siguruar një jetesë dinjitoze për pensionistët dhe ata që janë në nevojë?

Këto janë disa ndihma që ngrihen natyrshëm dhe duan përgjigje.

Në çdo vit, qeveria shpall “indeksime” të pensioneve, ndoshta një rritje që nuk mbulon asnjëherë ngritjen e çmimeve të produkteve themelore. Rritjet e pensioneve janë shpesh të pamjaftueshme dhe përkundrazi, nën atë që do të ishte një rritje e vërtetë për të siguruar një jetesë më të mirë. A është ky një vlerësim i drejtë për punën dhe sakrificat e pensionistëve gjatë jetës së tyre? A është kjo një formë ndihme e vërtetë, apo një lloj talljeje me ata që kanë sakrifikuar dhe kontribuar gjithë jetën për të ndihmuar zhvillimin e vendit?

Pensionistët nuk kërkojnë lëmoshë. Ata nuk kërkojnë vetëm një “bonus” një herë në vit apo një filxhan kafe që u rritet disa lekë për të mbuluar rritjen e çmimeve. A nuk është kjo një fyerje ndaj tyre, një tallje me ata që i shërbyen këtij vendi në kohë të vështira? Pse qeveritarët dhe deputetët vazhdojnë të marrin rroga dhe dieta që shpesh janë të barabarta me ato të 30 pensionistëve së bashku? A është kjo e drejtë?

Këto pyetje duan përgjigje.

Ndërkohë që pensionistët përballen me varfëri dhe vështirësi të përditshme për të mbajtur veten dhe familjet e tyre, qeveritarët e politikanët gëzojnë privilegje të tjera. Ata shpenzojnë shuma të mëdha për diçka që për pensionistët do të ishte një ndihmë e madhe, por që për ata është thjesht një shpenzim i pakuptimtë. A nuk është ky një kontrast i thellë mes luksit të atyre që udhëhojnë dhe realitetit të hidhur të pensionistëve? Pse ndodhi kjo? A ka ndonjë mundësi që ky sistem të ndryshojë, që qeveria të tregojë më shumë ndjeshmëri dhe angazhim për ata që kanë nevojë më shumë?

Edhe për këto pyetje duhen përgjigje, të cilat duhet të jepen nga pushtetarët dhe politikanët.

Kur flasim për mbështetje për pensionistët dhe shtresat në nevojë, a do të mjaftojnë disa rritje të vogla të pensioneve dhe disa bonusë për të dhënë një zgjidhje të vërtetë? Pse nuk ekzistojnë programe më të gjera dhe më të thella për të siguruar që këta njerëz të jetojnë me dinjitet? A ka mundësi që qeveria të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për ta, për të adresuar vështirësitë e përditshme që ata përballen, dhe jo vetëm t’u ofrojë shpresa të kota përmes një rritjeje që nuk ka asnjë ndikim të vërtetë në jetën e tyre?

Për më tepër, a mund të ketë një zgjidhje për këtë padrejtësi që është krijuar mes një qeverie e klase politike që merr paga të larta dhe pensionistëve që shpesh janë të detyruar të jetojnë me një të ardhur që nuk është e mjaftueshme për t’u siguruar atyre as nevojat bazike? A mund të ketë një sistem të ri të ndihmës sociale që t’i japë mundësi pensionistëve dhe shtresave të tjera në nevojë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt?

Përgjigjuni o pushtetarë e politikanë!

Në fund, a do të vijë një ditë kur shteti të trajtojë pensionistët siç duhet? A do të ndodhë një ndryshim real, apo do të vazhdojmë të shohim fyerje të tilla dhe ndihma të pamjaftueshme që as nuk i zgjidhin problemet dhe as nuk i japin dinjitet atyre që meritojnë më shumë? A do të mbetet kjo një çështje e papërgjegjshme për qeveritarët, apo do të jetë një çështje që do të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për mirëqenien e pensionistëve dhe të shtresave të tjera në nevojë? Të shohim…

Me masë sigurie, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja kush e shoqëron

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj.

 

E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u shpreh se është paraqitur për të marrë dosjen për ditën e nesërme, ku edhe parashikohet të zhvillohet seanca në Apel për masën e sigurisë ndaj saj dhe ish bashkëshortit, Ilir Meta.

Kujtojmë që Monika Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie nën masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ish bashkëshorti i saj, Ilir Meta ndodhet në burg për të njëjtat akuza.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Plakja e trurit, 5 mënyra si të parandaloni rrezikun! Këshilla për të ulur shanset e prekjes nga dementia

Sëmundja e dementias është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin. 

 

Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë e tij dhe jetën e përditëshme.

Sipas mjekëve një person me dementia përjeton një lloj “plakje të trurit”.

Sot në botë numërohen rreth 50 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ndërsa rreth 10 milion raste të reja zbulohen çdo vit.

Nisur nga kjo përhapje e madhe Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar një listë me gjëra që mund të bëni për t’a parandaluar.

Ndërkohë në këtë artikull, ju shpjegohet disa mënyra se si mund të parandaloni dhe të ulni shanset e prekjes nga dementia.

Parandalimi i rrezikut

Ekspertët thonë se ka disa mënyra specifike se si mund të parandalohen sëmundjet e kujtesës si dementia apo alzhaimeri.

Sipas mjekëve këto mënyra janë të lidhura ngushtë me zgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetën e përditëshme.

Një jetësë e shëndetshme duke filluar që nga ushqimi e deri tek aktiviteti fizik janë thelbësore në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundje.

Më poshtë në këtë shkrim do të gjeni të specifikuar rrugën e duhur që duhet të ndiqni për të mbrojtur shëndetin e trurit tuaj.

Çfarë duhet të kosnumoni

Një dietë e shëndetëshme dhe e balancuar luan një rol kyç në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Duke filluar që nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo sëmundjet kancerogjene mund të evitohen nga ushqyerja e shëndetëshme.

Vlerat e të ushqyerit saktë dhe shëndetëshëm ndikojnë dhe ndihmojnë edhe shëndetin e mirë të trurit.

Ekspertët rekomandojnë çdo ushqim që është i mirë për zemrën ka efekt të njejtë edhe në tru.

Ndër dietat më me vlera është edhe dieta Mesdhetare e cila është e pasur në perime, bulmet, vaj ulliri, peshk dhe mish të bardhë.

Kjo dietë përmban vitamina dhe minerale të shumta që njihen si parandaluese të problemeve neruologjike dhe përmirësimit të tyre.

Për shkak se nuk përmban shumë yndyrna të këqija, është e pasur me omega – 3, acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë.

Ushtrimet fizike

Ekspertët thonë ushtrohuni rregullisht.

Aktiviteti fizik do të përmirësojë shëndetin e trurit tuaj ndjeshëm edhe me kalimin e moshës.

Një studim i vitit 2009 nga Trusted Souce, tregoi se personat që ushtrohen rregullisht kanë më pak probleme konjitive.

Këtu përfshihet reduktimi i problemeve që vijnë nga lloje të dementias ku bën pjesë edhe alzhaimeri.

Mjekët rekomandojnë një regjim gradual e të shëndetëshëm edhe në stërvitje duke e filluar me ecje të lehta.

Ndër vite ky aktivitet fizik mund të evoluojë teksa ju ndiheni më të fortë dhe më të gatshëm për t’a përballuar.

Duhani një kërcënim

Sipas Trustet Source, duhani rrit rrezikun e shfaqjes së dementias.

Veçanërisht tek personat e moshuar mbi të 60-t ky rrezik bëhet konkret nëse e ushqeni trupin me nikotinë.

Mjekët në këtë pikë rekomandojnë të hiqni dorë sa më shpejt nga duhani pasi efeket e tij në tru dhe në organizëm janë të pariparueshme.

Jini sa më social

Ndonëse nuk ka ndonjë studim të qartë për këtë mjekët rekomandojnë që të jeni sa më social gjatë përditshmërisë tuaj.

Izolimi social mund të sjellë sëmundje si depresioni, ankthi dhe dëmtime të trurit si pasojë e prekjes nga dementia.

Nëse mbani kontakte të vazhueshme me njerëz gjatë ditës sistemi juaj nervor do të jetë më i shëndetëshëm.

Këtë stil jetese mund t’a bëni tuajin duke filluar nga që nga sot.

Në këtë mënyrë  truri juaj do të funksionojë sa më mirë dhe do të rigjenerojë vetëvete

“Vij nga FBI-ja. Ju jeni Skifter Këlliçi…?”- Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja: Një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, pasi më përshëndeti më tha…

Nga Skifter Këlliçi

– Në kujtim të akteve terroriste të fundamentalistëve islamikë,  të 11 shtatorit të vitit 2001, ku midis 2981 viktimave, humbën jetën edhe tre bashkatdhetarët tanë, Frrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedëvukaj –

  mëngjesin e datës 11 shtator të vitit 2001, ndodhesha në shtëpi në North Quinzy,  Boston dhe përgatitesha që  dalëngadalë të nisesha në aeroportin ndërkombëtar “Logant” të Bostonit, ku së bashku me gruan time, Natashën, ishim punonjës sikuritie. Befas nga lajmet që transmetonte CNN-ja, mësova se një avion i linjës së brendshme, kishte goditur njërën nga  “Kullat Binjake”, në New York . Të ishte incident? Jo, sepse pak me vonë, një avion tjetër, goditi kullën e dytë. Atëherë kuptova se në këtë rast, nuk ishte fjala për një incident, por për një akt të qëllimshëm dhe të llahtarshëm terrorist. Mësova pastaj se të dy avionët, ishin rrëmbyer nga terroristë fundamentalistë. Dhe këta terroristë ishin  arabë.

Nuk dua të zgjatem në hollësi të tjera të ngjarjeve që pasuan, sepse ato i kam përshkruar në faqet e romanit, që falë kujdesit të zotit Nasir Aijaz, u publikua në 26 episode, në faqet e revistës “Sindh Courier”, që botohet në Karaçi,(Pakistan), të cilën ai drejton. Por që atë ditë, mua më lindi vagëllimthi ideja, që të shkruaja një tregim të gjatë.

Aq më shumë qe aty nga mesdita e asaj dite, nga emisionet e lajmeve radio-televizive, mësuam se këto akte terroriste, ishin kryer me dijeninë dhe miratimin e kokës së terrorizmit fundamentalist islamik, Bin Laden, i fshehur në atë periudhë diku në Malësitë e Afganistanit. Por, sidoqoftë, kjo ide mbeti e mjegulluar në mendjen time. Megjithatë, gjatë ditëve të tjera lexova me shumë vëmendje gazetat e përditshme amerikane, që na vinin në aeroport dhe që i kushtoheshin kësaj tragjedie të papërfytyrueshme, e cila u quajt thjesht 9/11.

U njoha kështu me historinë e talebanëve, me veprimtarinë kriminale të Bin Ladenit, doktrinën e fundamentalistëve të predikuar prej tij, me historinë e “Kullave Binjake”, me një atentat të tillë të përafërt, që kishte ndodhur disa vjet më parë, në njërën kullë. Por, megjithatë, nuk po arrija të gjeja fijet që do të me ndihmonin të ndërtoja ngrehinën e kompozicionit dhe personazhet që do të lëviznin në linjat e kësaj proze.

Pastaj, i paaftë që të gjeja kyçin për realizimin e kësaj pune të vështirë krijuese, hoqa dorë. Për javë dhe muaj, edhe për disa vite, prita që të lexoja ndonjë vepër letrare rreth 9/11. Në fakt u botuan disa romane, por në asnjërën prej tyre, nuk përshkruhej si ndodhi kjo tragjedi, si mundën terroristët të kalonin aq të shpenguar, nëpër një nga pikat e kontrollit të e Terminalit ‘B’ të Aeroportit Ndërkombëtar “Logan”, të Bostonit.

Në vitin 2005, regjisori i njohur amerikan, Oliver Stone, realizoi filmin e suksesshëm WTC (Wordl Trade Center), por edhe ky film, i kushtohej vetëm heroizmit të zjarrfikësve, shumë prej të cilëve, pas shembjes së “Kullave binjake”, me ndërhyrjet e tyre të guximshme në rrënojat e tyre dhe të ndërtesave, që edhe ato u shembën përreth, shpëtuan qindra e qindra njerëz, duke dhënë edhe jetën e tyre. Erdhi kështu viti 2008. Përsëri në Amerikë dhe në botë, u botuan libra kushtuar 9/11, por përsëri, asnjë që të tregonte ç’ndodhi në dy avionët, të cilët goditën “Kullat binjake”, gjatë kësaj tragjedie me përmasa te papërfytyrueshme.

Por një ditë shfletova librin “Shqiptarët e Amerikës”, vepër madhore e Vehbi Bajramit, gazetar dhe publicist i njohur nga Kosova dhe drejtor i gazetës shqiptare ‘Illyria’ që botohet ne New York. Dhe, befas u ndala në kapitullin; “Shqiptarët që mbetën në gërmadhat e 11 Shtatorit…”. Kisha dëgjuar për këta shqiptarë, por nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend që ata, gjithsej tre, në mes të afër 3000 viktimave, në “Kullat binjake”, të ishin personazhe të një vepre letrare.

Ishin Frrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvulaj, nga krahinat shqiptare të Malit te Zi. Nëpërmjet tyre, do të zbërtheheshin linjat e ngjarjeve që kishin ndodhur në “Kullat binjake”, të cilëve do t’u shtoheshin edhe personazhe të tjera…! Por për të krijuar larmi, një do të ishte nga Kosova, një i dytë nga shqiptarët e Malit të Zi dhe i treti arbëresh, pra shqiptarë që u vendosën në Italinë e Jugut, qysh në shekullin e XV-të, për t’i shpëtuar pushtimit turk, i cili si dy të parët, punonte xhama-pastrues, në katet e larta të “Kullave binjake”.

Vend veprim tjetër, do të ishte dhe njeri nga avionët që rrëmbehet nga terroristët, ku personazhe kryesore, janë pesë prej tyre, dy stjuardesa, dy pilotët dhe disa pasagjerë. Siç dihet, asnjë prej tyre nuk është gjallë, sepse ky avion, si dhe tjetri, që goditën “Kullat binjake”, u bënë pluhur dhe hi, por kuptohet se pasi kishin rrëmbyer një ose dy nga stjuardesat, terroristët kishin vrarë pilotët, kishin rrëmbyer avionin dhe me të kishin goditur njërën kullë. Po kështu kishte ndodhur dhe në kullën e dytë.

Vend veprimi tjetër i romanit, do të ishte në një pikë kontrolli, (check point) në Terminalit B, nga ku midis punonjësve thuajse të tërë emigrantë, siç kishin qenë në të vërtetë, ishte dhe Sokol Kama, ose, më saktë, isha unë, ish-gazetar i Radio-Televizionit Shqiptar, në petkun e këtij personazhi. Atyre u shtoheshin edhe terroristë arabë, ndër të cilët, pesë prej tyre, me emra të vërtetë, të atyre që rrëmbyen njërin prej avionëve, dhe së fundi Bin Laden, si dhe arkitekti i këtyre atentateve, Mulla Omari, që jetonin diku ne guvat e malore të Afganistanit.

Kisha dëgjuar se në  njërin nga dy avionët qe goditën kullat binjake, udhëtonte një vajzë, e cila në fund të shtatorit të viti 2001, do të martohej me një gazetar që punonte në një kanal televiziv në New York, martesë që nuk u bë, sepse ajo mbeti e vdekur dhe bashkë me tërë pasagjerët e tjerë të atij avioni. Kjo ngjarje shumë e dhimbshme, për rrethanat e mësipërme në të cilat ndodhi, më shërbeu për të krijuar personazhin e Zhaklinës, stjuardesë e avionit që bën udhëtimin e fundit nga Bostoni, sepse do të martohet me gazetarin Stiv, i cili punon në CNN.

Pasi studiova edhe materiale për njohjen edhe më të thellë të historisë së talebanëve dhe terrorizmit islamik në përgjithësi, nga burimet në google, në pranverë të vitit 2008, nisa të shkruaja një roman me titull; ‘Shtatori i gjëmës së madhe’.

Mirëpo kishte një detaj qe nuk e dija. A kishte pasur në “Kullat binjake”, pika kontrolli? Por ato tashmë nuk ekzistonin. Atëherë shkova në një nga rrokaqiejt me të lartë të Bostonit, takova atje një nga punonjësit e Sikuritise dhe pyeta; nëse veç tij, në katin e parë të këtij rrokaqielli, a kishte në katet e mësipërme, punonjës të tjerë sikuritie?

Ai m’u përgjigj se ishte i ri në këtë detyrë, kështu që unë duhej te pyesja shefin e tij dhe më zgjati një kartëvizite, ku ishin shënuar të dhënat e zyrës së Sikuritisë që mbulonte atë rrokaqiell. M’u duk e tepërt të bëja këtë takim, ndaj nisa të shkruaja kapitujt e parë të romanit. Një paradite të fillim prillit të vitit 208 dëgjova të trokitura në derën e apartamentit.

E hapa dhe pashë përballë meje një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, fytyrë të zbehtë dhe shikim depërtues, që pasi më përshëndeti, më pyeti: “Vij nga FBI-ja.  Ju jeni Skifter Këlliçi”? “Po”, – iu  përgjigja. “A mund të bisedojmë pak së bashku”? Natyrisht e ftova të futej në dhomën e ndenjes. Pa e zgjatur, më pyeti sërishmi: “A keni shkuar filan ditë dhe filan orë, në rrokaqiellin në rrugën ‘Uashington Strit’, a keni hyrë në atë rroka-qell, a keni kërkuar nga punonjësi i Sikurisë, të dini…”. Pohova me kokë. “Përse”?- vazhdoi ai. Atëherë u kujtova se cila ishte arsyeja që e kishte shtyrë këtë oficer të FBI-së, të vinte të më takonte. Isha nën mbikëqyrjen e saj.

I shpjegova arsyen…! I tregova se isha shkrimtar se po shkruaja një roman kushtuar 9/11. Mora guxim gjithashtu t’i shpjegoja, se në rast se punonjësit e FBI-së dhe të FAA-së, (Administrata Federale e Aviacionit), me rregullore të re, nuk do të lejonin që pasagjerët të merrnin me vete në avion brisqe, sado të vegjël, shishe me lëng aromatik sprai, shishe me pije alkoolike, gërshërë dhe sende të tjera të mprehta, tragjedia nuk do të ndodhte, sepse me mjete të tilla terroristët, kishin vrarë stuartesa, pilotët dhe kështu ishin bërë zotër të avionëve.

Shtoj gjithashtu se gruaja ime, Natasha që punonte super-vizore në një nga pikat e kontrollit të njërit prej terminaleve disa herë u kishte shpjeguar eprorëve të saj, madje edhe punonjësve të FBI-së dhe FAA-së se sendet e mësipërme nuk duheshin lejuar që pasagjerët t’I merrnin me vete në avionë, se ishte rreziku që ato të ktheheshin nga terroristët e mundshëm në mjete të rrezikshme prej tyre.

Oficeri i FBI-së pohoi me keqardhje vetëm me një lëvizje të lehtë të kokës dhe me tregoi dhe një foto në çastin kur unë po bisedoja me punonjësin e Sikuritise në atë rrokaqiell, foto të cilën nuk ma dha me gjithë kërkesën time, dhe pasi më përshëndeti, u largua. Disa muaj më pas mbarova së shkruari romanin, që u botua në maj të vitit 2010 në Shqipëri. Për fat të mirë, u prit ngrohtësisht nga lexuesit.

Këtu në Amerike, kolegia ime amerikane, Carrie Hooper, që veç disa gjuhëve të tjera, zotëron edhe gjuhën shqipe, ripunoi përkthimin e përkthyeses shqiptare, Anita Muharremi nga Kosova dhe kështu romani ‘Shtatori i gjëmës së madhe’ me titullin Disaster September’ u botua nga Lulu Press. Kohët e fundit zoti Nasir Ilijaz, e botoi të tërin në episode edhe në revistën pakistaneze ‘Sindh Courier’, që botohet në anglisht dhe siç më shpjegoi me email, është pritur mirë, jo etëm nga lexues pakistanezë, por edhe falë internetit, nga lexues nga vende të tjera të botës. Memorie.al

Ish-deputeti i PS Armando Prenga paraqitet në SPAK

PRENGA NE KOMISIONIN E MANDATEVE - Deputeti Armando Prenga, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ne perfundim te kesaj mbledhje eshte vendosur ti propozohet Parlamentit qe te votoje per heqjen e mandatit te deputetit, Prenga. /r/n/r/nPRENGA AT THE MANDATES COMMITTEE - Lawmaker Armando Prenga, speaks during the meeting of the Committee for the Mandates and Immunity. At the end of this meeting it was decided to propose to Parliament to vote for the revocation of the deputy's mandate, Prenga.

Ish-deputeti i PS Armando Prenga është paraqitur në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja për të cilën është thirrur.

“Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë”, Basha: Pensionistët shqiptarë viktimat e keqqeverisjes së Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po përdor pensionistët si mjet për lëmosha elektorale. Në një video të postuar në facebool, Basha shkruan se ekonomia shqiptare është shndërruar në një mjet përfitimi për një grusht të vogël njerëzish, ndërsa pensionistët janë lënë në mjerim.

Sipas tij, skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit për shkak të shpopullimit masiv dhe rënies së kontributeve, ndërsa indeksimet e vogla dhe bonuset elektorale nuk janë zgjidhje afatgjata.

Basha shprehet se programi i Demokratëve Euroatlantikë ka një plan konkret që përfshin: rritje të pensioneve me të paktën 20%, indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta si dhe rimbursim të barnave jetike për pensionistët.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Bonuset elektorale të lëvruara për të fshehur premtimin e pambajtur ndaj pensionistëve, nuk e fshehin dot dështimin e qeverisjes më të korruptuar në Europë.

Nën pushtetin arrogant dhe klientelist të Edi Ramës Shqipëria prodhoi një ekonomi në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në mjerim pensionistët. Shpopullimi masiv dhe taksat e larta kanë dëmtuar sipërmarrjen, duke krijuar pasoja të rënda për skemën e pensioneve, prandaj indeksimet qesharake dhe lëmosha elektorale nuk janë zgjidhje, por arnime.

Pensionistët shqiptarë janë viktimat e keqqeverisjes dhe korrupsionit të përhapur në çdo degë të qeverisjes, ndaj zgjidhja nuk është pikatorja me interesa politike, por një ndryshim rrënjësor që i hapë rrugë një qeverie që kujdeset për pensionistët dhe familjet shqiptare.

Një qeveri që i ka shërbyer vetëm vetes në 12 vjet, nuk i shërben dot shqiptarëve edhe për katër vite të tjera.

Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe përmes programit të Demokratëve Euroatlantikë, ne jemi të vendosur të trajtojmë në themel problemet e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të largimit masiv të shqiptarëve dhe rënies së kontributeve.

Angazhimi ynë konkret për rritje me të paktën 20% të pensioneve dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, dhe bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta, është detyrim i pashmangshëm për moshën e tretë, e cila meriton më shumë. Po ashtu ne do të rimbursojmë barnat jetike për pensionistët, në mënyre që të mos çojnë pjesën më të madhe të pensionit për të blerë ilaçe.

Rimëkëmbja e sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike e garantuar nga ulja e taksave, mirëqeverisja dhe lufta frontale kundër korrupsionit, do të na mundësojë t’u japim pensionistëve shqiptarë një jetë të dinjitetshme.

Shqipëria meriton më shumë!

Denoncimi i Sabah Sheta: Banorët e prekur nga tërmeti ende jashtë banesave. Qeveria po përdor fatkeqësinë e tyre për qëllime elektorale

Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka denoncuar situatën në të cilën ndodhen banorët e prekur nga tërmeti në këtë zonë. Në një postim në facebook, Sheta thekson se ndonëse kanë kaluar një vit që rindërtimi i pallateve ka përfunduar, banorët nuk janë futur ende në banesat e tyre.

Sipas tij, jo vetëm që procesi i strehimit ka dështuar, por edhe bonusi i qirasë për këta banorë nuk u është dhënë për një kohë të gjatë. Ai e cilëson këtë situatë si një teatër dhe akuzon qeverinë se po e përdor këtë çështje për shfaqje mediatike dhe për qëllime elektorale.

Ai i bën thirrje qeverisë që të japë një shpjegim të qartë dhe të marrë masa të menjëhershme për të zgjidhur situatën. Kjo çështje, sipas tij, po shndërrohet në një problem të rëndë social dhe etik, që po rëndon jetën e banorëve të Krujës dhe po përdoret për interesa politike dhe elektorale.

Reagimi i plotë i Sabah Sheta:

Banorët e prekur nga tërmeti ne Krujë nuk po futen në banesa. Nuk u jepet as bonusi qerasë! Në prill bëhen 2 vjet që nuk i japin bonusin.

Strehimi i banorëve të prekur nga tërmeti në Krujë, jo vetëm që po rezulton një premtim i pambajtur, por çfarë është më e rënda, po kthehet në një teatër, për të mos thënë po përdoret si lëmoshë ndaj banorëve.
Unë si qytetar i Krujës së bashku me bashkëqytetarët e mi, dhe si drejtues politik i Demokratëve Euroatlantikë, jemi dëshmitarë të ardhjes dhe shfaqjes nga kryeministri Rama duke e shitur si sukses dhe premtim të mbajtur procesin e rindërtimit në Bashkinë Krujë!
Jo, kjo nuk është e vërtet dhe nuk rezulton kështu. Si kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Krujë denoncoj me forcë mashtrimin Rilindas sa i përket shpërndarjes së banesave tek qytetarëve të prekur. Kjo është absurde! Po bëhet 1 vite që pallatet janë ngritur por qytetarët nuk futen dot në to. Nuk kanë munguar as lavdet e kreut të qeverisë, as prerja e shiritave, por sërish qytetarët nuk po i gëzojnë shtëpitë e tyre!
Kujtojmë që shfaqja e fundit e kryeministri Rama në Krujë ka qenë në fund të muajit maj, Parakalimi me kamera mes qytetit turistik dhe historik i kryerilindasit nuk ka patur asnjë efekt pasi edhe sot që flasim banorët janë ende në rrugë të madhe!
Aq seriozisht e kishin marr vizitën e Ramës në muajin maj, sa në Krujë kishte festë nga rilindasit, veçse për çfarë festohej nuk e dinte askush as atëherë dhe as sot. Sot që flasim kanë kaluar thuajse 6 muaj nga vizita e Ramës në Krujë për Rindërtimin, e cila shërbeu vetëm për show mediatik sepse shtëpitë familjeve të dëmtuara nga tërmeti nuk po iu jepen.
Banorët e prekur nga tërmeti ndonëse në kushte të vështira ekonomike, po jetojnë me qera ku as bonueset nuk iu jepen më. Kjo që po ndodh me qytetarët e dëmtuar nga tërmeti në Krujë, është e turpshme dhe e patolerueshme. Rama dhe rilindësit siç duket kanë ndërmend ta vazhdojnë këtë show mediatik deri në zgjedhje për ta shfrytëzuar për fushatë elektorale.
Duket qartë që kryeministri nuk është aspak i interesuar për hallet e banorëve që nuk po futen në shtëpi, por rezulton që çdo gjë për Ramën dhe të tijët këtu në Krujë është matematikë elektorale.
Dega e Demokratëve Euroatlantikë Krujë, i bën thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror që të futin banorët në banesat e tyre. Duke të japin një përgjigjie përse po ndodh kjo?!.E kanë për llogari elektorale, apo largqoftë korruptive ku banorëve do iu duhet dhe të paguajnë për të gëzuar shtëpitë e tyre?!

Tragjike! Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati, 10-vjeçari humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës mëngjesin e sotëm.

 

Raportohet se një 10 vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Analiza/ Çfarë do të thotë vendimi i Joe Biden për të lejuar Kievin të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë?! Si do të reagojë Putin

Vendimi i Joe Biden  për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë për të goditur brenda territorit rus, shënon një zhvendosje mjaft të rëndësishme politike nga Uashingtoni.

 

Megjithatë, ky vendim pritet të sjellë pakënaqësi dhe kërcënime të reja nga Moska në një kohë pasigurie të shtuar, ndërsa Donald Trump përgatitet të marrë presidencën e SHBA.

Sipas Sky News, Vladimir Putin ka paralajmëruar se nëse fuqitë perëndimore do të lejonin përdorimin e raketave të tyre balistike kundër Rusisë, do të ishte si të “luaje me zjarrin”, madje duke rrezikuar konfliktin global.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në të kaluarën kanë shmangur të ndikohen nga retorika agresive e Moskës, e cila kryesisht synon frikësimin. Megjithatë, deri më tani ka pasur hezitim, kryesisht nga Uashingtoni, për të lejuar Kievin të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, të njohura si Sistemet e Raketave Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, për të goditur jashtë kufijve të tij.

Ndryshimi i planit vjen për shkak të vendimit të Koresë së Veriut për dërgimin e mijëra ushtarëve të për të luftuar përkrah Rusisë. Sipas New York Times, objektivat e parë të raketave amerikane në tokën ruse ka të ngjarë të jenë trupat ruse dhe koreano-veriore që luftojnë në rajonin e Kurskut.

Megjithatë, siç thekson Sky News, edhe pse përdorimi i raketave amerikane për goditje në territorin rus sinjalizon një forcimin e mbështetjes perëndimore, analistët vlerësojnë se vetëm kjo lëvizje nuk do të ndryshojë në mënyrë dramatike rrjedhën e luftës. Megjithatë, kjo do t’i mundësojë Ukrainës të godasë objektivat kritike ushtarake që Moska i ka vendosur qëllimisht larg vijave të frontit, siç janë depot e raketave dhe dronët e përdorur kundër Kievit.

Përtej aspektit ushtarak, siç thekson Sky News, vendimi i SHBA-së i dërgon një mesazh të fortë politik Kremlinit: Se Uashingtoni është i vendosur të kundërshtojë paralajmërimet ruse për pasoja të rënda dhe të mbështesë Kievin.

Masa vjen pas muajsh presioni intensiv nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të rritur mbështetjen ushtarake. Pyetja kritike tani është se si do të reagojë Vladimir Putin kur një raketë amerikane vret ushtarë rusë në vendin e tij.

Moska nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, me fuqi më të madhe ushtarake dhe bërthamore. Megjithatë, Kremlini mund të përshkallëzojë më tej fushatën e tij të sabotimit dhe formave të tjera të luftës hibride në të gjithë Evropën.

Një pyetje e dytë e rëndësishme ka të bëjë me qëndrimin që do të mbajë Donald Trump , i cili është zotuar të përfundojë shpejt luftën. Pavarësisht strategjisë së tij të paqartë, republikani ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj furnizimit të vazhdueshëm të Ukrainës me armë amerikane. Ndoshta kjo do ta motivojë Kievin që të përfitojë sa më shpejt nga mbështetja aktuale nga Uashingtoni.