19.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Simeone “provokon”, Nainggolan: I lumtur që jam te Roma!

Diego Simeone i “mat pulsin” Romës për Radja Nainggolan. Trajneri i Atleticos së Madridit, pas fitores 2-0 me Romën në “Wanda Metrolpolitano”, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin sportiv italian “Premium Sport”, i pyetur për mesfushorin belg, u përgjigj: “Do të ishte e jashtëzakonshme nëse do ta kishim te skuadra jonë”.
Kaq ka mjaftuar që të lindnin spekulime për të ardhmen e mesfushorit, që u detyrua të jepte një koment për deklaratën e Simeones: “Si do t’i përgjigjesha? Janë fjalë vlerësuese, që me gëzojnë, por unë e kam thënë edhe herë të tjera që kam vendosur të qëndroj te Roma dhe jam i lumtur për zgjedhjen time”.
Tifozët “verdhekuq” duhet të jenë qetësuar, të paktën për momentin, sepse në çdo periudhë merkatoje është i pashmangshëm interesimi i klubeve të mëdha për Nainggolan.

Interi, shpërthen Spalletti

Luciano Spalletti ka shpërthyer nëpërmjet një statusi në Instagram, në lidhje me komentet e shpeshta të ditëve të fundit, për aktivizimin vetëm të një grupi futbollistësh dhe lënien jashtë të pjesës tjetër. Tekniku i Interit është shprehur se ndeshjet fitohen të bashkuar dhe se në skuadrën e tij nuk ka titullarë dhe të përjashtuar.
“Vetëm në mendjen e armiqve mund të ekzistojë dallimi mes titullarëve dhe të lënëve jashtë. Ndeshjet fitohen së bashku, gjatë gjithë javës. Gjithmonë e më shumë të bashkuar, gjithmonë e më shumë Inter”, shkroi Spalletti në llogarinë e tij në Instagram.
Luciano Spalletti ka fituar simpatinë e publikut zikaltër, të cilët ekzaltohen kur spikeri prezanton emrin e tij në ditët e ndeshjes. Përtej pritshmërive, tekniku zikaltër ka arritur të ndërtojë një skuadër mjaft konkurruese, që ia ka dalë të grumbullojë plot 33 pikë në 13 javët e para, duke u renditur në vendit e dytë.

Kinë, hetime për korrupsion ndaj ish-zyrtarit kryesor të internetit

Lu Wei, personi që dikur ishte personifikimi zyrtar i të ashtuquajturit “Muri Ndalues i Kinës” – barrierës dixhitale të vendosur nga autoritetet për të kufizuar qasjen e qytetarëve në internet, është tani zyrtari i parë i fuqishëm, apo siç thuhet në Kinë, “tigri i parë”, që bëhet objekt hetimi për korrupsion nga Partia Komuniste, pas fillimit të mandatit të dytë të Presidentit Xi Jinping, muajin e kaluar.
Analistët thonë se shumë janë të mendimit, se hetimi për korrupsion ndaj praktikave të Lu-së është i ligjshëm dhe madje tepër i vonuar.
Por rënia e Lus Weit ka nxjerrë në pah pakënaqësinë që ekziston në mesin e përdoruesve kinezë të internetit, shumë prej të cilëve janë të irrituar nga rregullat e forta që Kina ka vendosur ndaj internetit.
Ky rast po ashtu, sipas analistëve vë në lojë të ashtuquajturin himnizim për presidentin Xi Jinping, një kulturë mburrjesh me fokus kultin e udhëheqësit që Partisë Komuniste.

Hetim për korrupsion
Të martën në mbrëmje, agjencia kineze kundër korrupsionit njoftoi në faqen e saj në internet, se 57-vjeçari Lu, i cili ka shërbyer më parë si zëvendës shef i zhvillimit të propagandës së partisë, është arrestuar lidhur me një hetim të brendshëm për korrupsion.
Sipas njoftimit, Lu ishte marrë nga hetuesit në fund të javës së kaluar, bashkë me gjashtë kolegë të tjerë si dhe me anëtarë të familjes së tij.
Lu, i cili ka qenë kreu i Administratës Kibernetike të Kinës në vitet 2013-2016, ishte personi kryesor për zbatimin e politikave kibernetike të Presidentit Xi Jinping.
Në këtë rol, ai ushtroi shumë pushtet mbi internetin e vendit me 730 millionë përdorues dhe luajti rolin e gardianit, për të mos i lejuar kompanitë teknologjike që kërkonin të hynin në tregun kinez.
Për këtë arsye, revista “Time” e emëroi atë një nga 100 njerëzit më me influencë të botës për vitin 2015.
Thjesht një mace
Por karriera e tij politike mori fund në qershor të vitit 2016, kur iu hoq titulli i mbikëqyrësit të internetit të Kinës dhe ai u zëvendësua nga Xu Lin, një person i favorizuar i Presidentit Xi.
“Që atë ditë ai nuk ishte më tigër. Jo se tani është një mizë, por në vend të tigrit tani ai është mace, sepse e humbi fuqinë që kishte deri në qershor të vitit 2016″, – i pati thënë “Zërit të Amerikës” analisti për Kinën me bazë në Hong Kong, Willy Lam.
Në njërën prej dy deklaratave, agjencia kineze kundër korrupsionit shpjegoi të mërkurën përse Lu u bë “tigri i parë nën hetim” pas Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë.
“Administrata kibernetike nën drejtimin e Lu Weit u zbulua se nuk kishte qenë e fortë sa duhet në ekzekutimin e orientimeve të Presidentit Xi, asaj i mungonte përgjegjësia politike dhe integriteti, ndërsa operohej nga një rrjet qarqesh të vogla”, thuhej në deklaratë.

Shkelje të së shkuarës
Në deklaratën tjetër paralajmërohej se: “mos prisni që shkelje ligjore të së shkuarës do të kalojnë pa u ndëshkuar sot – këto janë mësimet e nxjerra nga rënia e Lu Ëei-t”.
Nuk janë bërë të njohura ende hollësitë lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura ndaj ish-zyrtarit Lu.
Media kineze njoftoi se, hetuesit do të shqyrtonin kryesisht akuzat për korrupsion ndaj Lusë për periudhën, kur ai punonte për Agjencinë Kineze Shtetërore të Lajmeve HSINHUA nga viti 1991 deri në vitin 2011.
Sipas spekullimeve që kanë qarkulluar në media, Lu e kishte zemëruar Presidentin Xi, pasi Presidenti pati zbuluar se ish -mbikëqyrësi i internetit kishte punësuar të huaj, që pretendonin se ishin shefa ekzekutivë të kompanive shumëkombëshe teknologjike, dhe të cilët patën marrë pjesë në Konferencën Botërore të Internetit që u mbajt në Wuzhen, të provincës Zhegjiang, në vitin 2014.

Lajka për Xi-në
Analisti Willy Lam thotë se Presidenti Xi, i cili thuhet se bart në vetvete një “makromani”, nuk duhet të fajësojë askënd tjetër veç vetes për prirjen e ashtuqutjur Xi Praise – një kulturë lajkash në politikën kineze.
“Ky është arti i mbijetesës në perandorinë kineze. Zyrtarët duhet të përkulen para Xi Jinping-ut, se kështu i pëlqen atij”, thotë Lam.
Por Li Datong, drejtor i së përjavëshmes “Freezing Point” që raporton për të gjitha aspektet e jetës bashkëkohore në Kinë, thotë se “Lavdërimi i Presidentit Xi” në fakt është një politikë vetëmashtrimi.
“Nëse Xi Jinping di të kërkojë në internet, ai ka për të parë atje se si shumë shtetas kinezë tallen me të, por edhe e kritikojnë kultin e tij. Kjo është një lojë që e luan vetë qeveria kineze”, thotë gazetari.
Pakënaqësi për kontrollin e internetit
Përdoruesit e internetit në Kinë, janë gëzuar nga arrestimi i Lu-së, megjithatë, ata janë duke shfryrë zhgënjimin e tyre ndaj kontrollit të internetit.
Siç shkruhet në një artikull të botuar në median shtetërore “Global Times”, “…ndërsa lajmi për heqjen nga posti të Lu-së ka shkaktuar reagime të shumta në internet, hetimi ndaj tij për korrupsion nuk po bëhet në përgjigje të pakënaqësisë që shprehin disa për kontrollin e fortë mbi internetin. Po ashtu nuk është një sinjal se kontrollet e internetit do të rivlerësohen, sikurse kanë shpresuar disa”.
Gazetari Li thotë se, përdoruesit e internetit janë të ndërgjegjshëm për faktin se kontrolli i shtetit ndaj internetit nuk ka për t’u pakësuar pas rënies së Lu-së.
Të enjten Lu Wei ishte tema kryesore e diskutimit në faqen e internetit freeweibo.com, me postime të medias sociale të cenzuruara. Në SINA Weibo, që është për Kinën një platformë për shprehjen e mendimeve, sikurse Twitter-i, komentet e përdoruesve me reagime ndaj njoftimeve të shtypit ishin fshirë thuajse të gjitha.

Reagime në Bosnje për dënimin e Ratko Mlladiçit

Nëna të burrave dhe djemve të masakruar gjatë gjenocidit në Srebrenicë ndoqën sot, dënimin me burgim të përjetshëm të gjeneralit serb të Bosnjes, Ratko Mlladiç, nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Të ndjekim disa prej tyre:
Familjarë që humbën të dashurit e tyre në masakrën e Srebrenicës thanë se, nuk mund të gjendet një dënim i përshtatshëm për ish-komandantin serb të Bosnjes Ratko Mlladiç, i cili sot u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për gjenocid në Luftën e Bosnjes, por ata shtuan se drejtësia u vu në vend.
Vasva Smajloviç 74 vjeçe, e cila humbi burrin dhe dhëndërrin në masakrën e Srebrenicës, tha se asnjë dënim për Mlladiçin nuk do ta lehtësonte dhimbjen e saj.
Ajo tha mes lotësh, ndërsa ndiqte transmetimin e drejtpërdrejtë të vendimit për dënimin e Malldiçit, se ka humbur më shumë se 50 anëtarë të familjes së zgjeruar në masakër.
“Çfarëdo vendime të merrej, vuajtja jonë mbetet njëlloj. Nuk di nëse vendimi për burgim të përjetshëm do të më bënte të ndjehem më mirë,- tha Vasva.
Por kunata e saj tha se me këtë vendim, u vu në vend drejtësia.
Bida Smajloviç, e cila e pa për herë të fundit të shoqin në korrik të vitit 1995, kur vraponte nëpër pyll, ndërsa përpiqej të largohej nga Srebrenica, tha se nuk ka asgjë që të mund ta kompensojë dhimbjen e saj. Eshtrat e të shoqit u gjetën më vonë në një varr masiv dhe u varrosën në vitin 2005.
“Ata që ikën nuk kthehen më. Mlladiçi nuk do të ndjente asgjë, për çdo dënim. Ai nuk e ndjen dhimbjen tonë. Por të paktën u vu në vend drejtësia”, thotë ajo.
Burrat dhe familjarët e grave boshnjake u vranë kur forcat serbe të Bosnjes, nën komandën e gjeneralit Mlladiç, morën kontrollin e rajonit të Srebrenicës që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, në 11 korrik të vitit 1995.
Ata i ndanë gratë nga burrat dhe masakruan rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë brenda vetëm disa ditësh. Kjo ishte masakra më e madhe në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Problemi është me atë që ndodh pas vendimit. Deri tani nuk kemi parë që komuniteti ndërkombëtar të veprojë. Madje edhe pas vendimit të Gjykatës së krijuar për ndëshkimin e krimeve në ish-Jugosllavi, dënimet e kësaj gjykate nuk janë respektuar”, thotë ish-kryetari i Bashkisë së Mitrovicës, Camil Durakoviç, i mbijetuar i masakrës.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë e shpalli fajtor Ratko Mlladiçin për 10 akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rregullores së luftës, mes tyre edhe për gjenocid në Srebrenicë.
Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e gjenocidit në 6 distrikte të tjera.
Por ndërsa gratë myslimane ndiqnin transmetimin e seancës për dënimin e Ratko Mlladiçit nga shtëpitë e tyre dhe nga qendra e memorialeve për viktimat e masakrës në Potocar, në Srebrenicë dhe në qytetin pranë Bratunac, u panë fotografi të Malldiçit dhe disa parulla ku shkruhej: “Ti je heroi ynë”.
Në Srebrenicë serbët e pyetur, nuk deshën të komentonin për dënimin.
Serbët e Bosnjes e shohin Ratko Mlladiçin si heroin dhe mbrojtësin e tyre. Polarizimi i thellë mes tyre dhe fqinjëve myslimanë boshnjakë lidhur me temën e luftës, tregon se procesi i pajtimit në Bosnje ka qenë tepër i ngadalshëm.

Ministri i Indisë thotë se kanceri shkaktohet nga mëkatet

Indianët kanë reaguar me zemërim, pasi ministri i Shëndetësisë i shtetit, Asam ka thënë se kanceri është “drejtësi hyjnore” që shkaktohet nga “mëkatet e kaluara të një personi”.
Himanta Biswa Sarma ka thënë se njerëzit po ashtu mund të preken me sëmundje si kanceri për shkak të “mëkateve të prindërve të tyre”.
“Zoti na bën të vuajmë kur mëkatojmë”, ka thënë ai në një tubim publik të mërkurën.
Pacientët me kancer dhe të afërmit e tyre kanë thënë se janë të trishtuar nga deklarata e ministrit, raporton BBC.
Partitë opozitare i kanë përshkruar komentet e tij si “fatkeqe” dhe kanë thënë se ministri duhet të kërkojë falje publikisht.
Partia opozitare “Fronti Demokratik i Indisë së Bashkuar” ka thënë se Sarma i ka bërë këto komente “për të mbuluar dështimin e tij në kontrollimin e përhapjes së kancerit në shtet”.
Sipas Këshillit të Indisë për Kërkime Mjekësore, mungesa e vetëdijes dhe testimit bën që vetëm 12.5 për qind e pacientëve në Indi të nisin trajtimin në faza të hershme të sëmundjes.

Prishtina “e vetmuar” në dialog pa SHBA-në

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krahas Bashkimit Evropian në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje përfundimtare, e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët, thonë deputetë dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ata thonë se, pa përfshirjen e SHBA-së në këtë proces, është e vështirë të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputetja Time Kadrijaj [Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës] nga Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, thotë se me prezencën e një përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, mund të ketë më shumë mundësi për një marrëveshje finale dhe garanci për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Dikur dialogu duhet të përfundojë dhe prezenca e një përfaqësuesi amerikan në dialog është një garanci se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen dhe në fund të arrihet një rezultat. Krejt kjo duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, tha Kadrijaj.
Ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Nju Jork, ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Thaçi në takimin me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence pati thënë se, “përfshirja direkte e SHBA-së në fazë përfundimtare, është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”.
Edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka ngritur çështjen e dialogut, me kërkesën që tash e tutje të jetë edhe një përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tavolinën e bisedimeve.
Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë se prezenca e një përfaqësuesi amerikan në dialogun politik Kosovë-Serbi është e domosdoshme, pasi që sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë garantuese të shumë marrëveshjeve për Kosovën.
“E para lidhet me aspektin historik, tash më e dëshmuar që sa herë që SHBA-të kanë qenë në tryezë për Kosovën, në mënyrë të natyrshme kemi pas edhe suksesin e negociatave, për të cilën gjë kosovarët janë ndjerë të garantuar me vet prezencën amerikane. Argumenti i dytë lidhet me pozicionin jo shumë të favorshëm dhe jo shumë homogjen të BE-së, aq më tepër kur kihet parasysh fakti se një numër i këtyre shteteve jo që nuk e njohin Kosovën, por kanë filluar të kenë edhe rol destruktiv kundrejt zhvillimeve në Kosovë. Kjo nga pala kosovare shihet si proces që në vete bart rreziqe”, tha Hoti.
Analisti politik Ilir Ibrahimi thotë se përfshirja e drejtpërdrejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në fazën e fundit të dialogut do të luante një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshjeje. Por, sipas tij duhet shikuar a ka vullnet nga SHBA-ja që të jetë në tryezën e bisedimeve apo jo.
“Nuk e shoh si diçka të dëmshme, një prani më të madhe të SHBA-ve në këtë dialog, andaj edhe duhet të gjendet mundësia që të përfshihet në këtë dialog. Mirëpo, edhe ne duhet ta luajmë rolin tonë në këtë rast, sepse ne nuk jemi duke dërguar mesazhe pozitive ndaj SHBA-ve, sidomos për çështjen e Demarkacionit, ku kemi një lloj mospërfillje nga Qeveria e Kosovës ndaj deklaratave të Shteteve të Bashkuara”, tha Ibrahimi.
SHBA ka qenë pjesë e dialogut teknik në vitin 2011-2012, pasi ka dërguar përfaqësuesit e saj gjatë bisedimeve në Bruksel.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë kanë thënë se pas gjashtë vjetësh, që nga fillimi i dialogut në Bruksel, përveç ngecjes në planin e zbatimit të marrëveshjeve, raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar.
Deri më tani, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian.

Trump, Putin dakord të mbështesin OKB-në në procesin e paqes për Sirinë

Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin ranë dakord të martën të mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për “të zgjidhur paqësisht” luftën civile afro shtatë vjeçare siriane.
Shtëpia e Bardhë tha se dy udhëheqësit folën për më shumë se një orë dhe theksuan se sa e rëndësishme është t’i jepet fund krizës humanitare, gjatë së cilës miliona sirianë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Presidentët Trump dhe Putin thanë se sirianët e zhvendosur duhet të lejohet të kthehen dhe duhet garantuar “stabiliteti i një Sirie të bashkuar, të çliruar nga ndërhyrje keqdashëse dhe terrorizmi”.
Zoti Trump pati një bisedë telefonike me zotin Putin, një ditë, pasi udhëheqësi rus zhvilloi një takim me udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad për një zgjidhje të mundshme politike të luftës civile që shkaktoi vdekjen e 400 mijë vetëve.
Shtëpia e Bardhë tha se dy presidentët “konfirmuan se ishte e rëndësishme që të luftonin së bashku terrorizmin në gjithë Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore dhe ranë dakord të eksplorojnë rrugët për të bashkëpunuar më tej në luftën kundër ISIS-it, al-Kaidës, talebanëve dhe organizatave të tjera terroriste”.
Ata folën gjithashtu për mënyrat “e vënies në jetë të një paqeje afatgjatë në Ukrainë”, ku separatistë pro-rusë luftojnë me trupat besnike ndaj Kievit dhe se si të vazhdojnë të ushtrojnë trysni ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut për t’i dhënë fund programeve bërthamore dhe zhvillimit të raketave.
Kremlini tha të martën se e kishte thirrur Assadin në Rusi, për bisedime me zotin Putin në Sochi lidhur me propozimet ruse të paqes për Sirinë, para takimit të nivelit të lartë të zotit Putin të mërkurën me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentin iranian, Hassan Rouhani.
Rusia e ka mbështetur regjimin e zotit Assad me goditje ajrore që nga fundi i vitit 2015 kundër grupeve që përpiqen të përmbysin regjimin e tij. Luftëtarët iranianë gjithashtu mbështesin Damaskun, ndërsa Turqia mbështet opozitën siriane.
Assad shprehu mirënjohjen ndaj zotit Putin “për të gjitha përpjekjet që Rusia ka bërë për të shpëtuar vendin tonë”.
Presidenti Putin, sipas Kremlinit, i tha Assadit se, “operacioneve ushtarake ruse po u vjen fundi. Falë ushtrisë ruse, Siria është shpëtuar si shtet. Është bërë një punë e madhe për të stabilizuar gjendjen në Siri”.
Ai lavdëroi Assadin dhe tha se, parashikonte që terrorizmi do të pësonte një disfatë “të pashmangshme” në Siri.
Kremlini citoi Assadin të thoshte “se është në interesin tonë të çojmë përpara procesin politik…nuk duam të kthejmë kokën pas dhe jemi të gatshëm për dialog me të gjithë ata që duan të ofrojnë një zgjidhje politike”.
Bisedimet e paqes për Sirinë të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, janë planifikuar për më 28 nëntor në Gjenevë.

Kosovë, urdhër arrest për tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje

Një gjykatës në Prishtinës lëshoi urdhër arreste dhe kërkoi masë paraburgimi për tre deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu.
Vendimi i gjykatësit, pasoi një seancë në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës.
Katër deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”, akuzohen “për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Mosparaqitja e tre deputetëve në një seancë gjyqësore, bëri që gjykatësi Beqir Kalludra të kërkojë masa detyruese.
“Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim nga Policia e Kosovës dhe sipas informatave të policisë, ata nuk janë gjetur në adresat e dhëna. Meqenëse të njëjtit nuk janë paraqitur, Gjykata merr vendim kundër të akuzuarve Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu për ndalim dhe arrestim në qendrën e paraburgimit dhe gjithashtu të njëjtëve do t’u caktohet paraburgimi sipas ligjeve të Kosovës”, tha gjyqtari Kalludra.
Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Faton Topalli, që ishte i pranishëm në seancën gjyqësore e cilësoi procesin si të politizuar.
Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e Parlamentit me gaz lotsjellës, duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Soros kërkon një botë të drejtuar nga oligarkët

Njerëzit si Sorosi dhe globalistët e shohin shtetin si problem sepse një shtet shfaq vullnetin e popullit të tij dhe i shërben interesave të tyre, thotë Richard Black, senatori i shtetit të Virxhinias. Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe zëvendëskryetari i partisë Fidesz, Gergely Gulyás, janë zhytur në një betejë të dëshpëruar me financierin miliarder dhe filantopin Xhorxh Soros, si dhe me fushatën e tij ideologjike për të sjellë mijëra e mijëra emigrantë në Europë. Liderët si Orbani thonë se strategjia e tij do të çojë drejt rrënimit të “Europës kristiane” dhe argumentojnë se Sorosi po përpiqet të destabilizojë Hungarinë dhe pjesën tjetër të Europës.
Intervista me senatorin republikan të Virxhinias, Richard Hayden Black

RT: Çfarë reputacioni ka Xhorxh Sorosi dhe Fondacionet Open Society në botë? Cili është roli që luajnë?
Richard Black: Xhorxh Soros është një miliarder shumë i pasur. Interesi i tij është ta konvertojë botën. Ai ka një reputacion shumë të keq në të gjithë botën dhe shihet si një figurë pa moral dhe antinacionalist. Ai dëshiron që ne të kemi një qeveri globaliste që dikton njerëzit dhe shteti shfaqet si pengesë për këtë, sepse shteti shfaq vullnetin e popullit. Kur ke një qeveri globaliste, ajo shfaq vetëm vullnetin e oligarkëve dhe nuk kujdeset për interesin e popullit. Ai është në krahun e oligarkëve, jo të njerëzve të thjeshtë.

– Qeveria hungareze dhe partia në pushtet e kanë akuzuar Xhorxh Sorosin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Hungarisë dhe shteteve të tjera. Mendon se këto pretendime janë të qëndrueshme? A kanë arsye për të pasur frikë nga aktivitetet e Sorosit?
Soros ka ndërhyrë dramatikisht në çështjet e brendshme të Hungarisë dhe ato të shumë shteteve të tjera të Europës Lindore. Tani për tani, ai është përqendruar në Hungari. Më duhet ta përgëzoj kryeministrin e Hungarisë sepse është një burrë që i realizon synimet e tij. Kur emigrantët e jashtëm filluan të vërshonin drejt kufirit të Hungarisë, ai nxori jashtë ushtrinë, ngriti një mur dhe brenda një muaji kishte frenuar emigracionin drejt Hungarisë.
Mendoj se për njerëzit si Sorosi dhe globalistët e tjerë, shteti është një pengesë. Një qeveri globale mund ta injorojë vullnetin e popullit dhe mund të akomodojë sipas nevojës interesat e oligarkëve. Dua të theksoj se Sorosi ka një të shkuar mjaft të keqe. Ai njihet si një manipulator i monedhës që rrëzoi Bankën e Anglisë, një nga bankat më të fuqishme të botës. Ai shkatërroi stabilitetin financiar të Malajzisë në vitin 1997 dhe rrëzoi bankën e Tajlandës duke detyruar 600 punonjës të përkohshëm të linin pas shtëpitë e tyre dhe të largoheshin. Ai nuk mendon aspak për njerëzit e zakonshëm, është i gatshëm t’i shfarrosë, të shkatërrojë jetën e tyre.
Kryeministri Orban dhe Gulyás janë bashkuar për të luftuar kundër Sorosit. Ai po përpiqet të destabilizojë Hungarinë dhe këtë e bën përmes organizatave joqeveritare. OJQ-të e tij shërbejnë si ushtarë për të shkatërruar stabilitetin dhe integritetin e vendeve. Ato punojnë shpesh në bashkëpunim me agjencitë e tjera të inteligjencës si CIA, MI6, inteligjenca franceze e të tjera si këto. Ato shërbejnë si një agjenci inteligjence e brendshme, e gatshme gjithmonë për të rrëzuar një qeveri. Kryeministri i Hungarisë është i ndërgjegjshëm për këtë rrezik dhe do ta luftojë.

– Soros ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të ushtrojë presion kundër qeverive konservatore të Hungarisë dhe Polonisë, ndërsa OJQ-të e Sorosit janë duke kritikuar ashpër vendet e BE-së sepse nuk po pranojnë më shumë emigrantë dhe azilkërkues. Cili është opinioni juaj, çfarë do të arrijë Sorosi me këtë?
Rebelimi i vërtetë në Bashkimin Europian duket se buron nga vendet lindore. Soros është përballur me konflikt të fortë edhe në Poloni. Polonia po bëhet shumë nacionaliste dhe po e kundërshtojnë ashpër emigracionin. Rrjedha e emigrantëve vërshon nga Europa Lindore drejt Gjermanisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ftuar miliona emigrantë në Gjermani, të cilët nisën menjëherë të përdhunonin dhe terrorizonin vendin. Vendi është goditur ashpër nga numri i lartë i incidenteve të shkaktuara nga emigrantët që Sorosi ka sjellë. Mendoj se rezistenca më e madhe ndaj këtij fenomeni shihet në Europën Lindore.

– Si mendoni se do të zhvillohen ngjarjet në Hungari? Si do të reagojnë njerëzit?
Do të shpenzohen shuma të mëdha parash kundër kryeministrit Viktor Orban dhe kundër partisë së tij, por unë i kam vëzhguar njerëzit hungarezë gjatë gjithë historisë së tyre dhe mund të them se nuk ka njerëz më të fortë dhe të pavarur se ata. Kam besim të mëdh në shtetin e Hungarisë. E di që populli do të influencohet nga BE-ja, e cila do t’i shtyjë me forma nga më të ndryshmet që të pranojë gjithçka që kërkon BE-ja, përfshirë edhe vendosjen e organizatës së korruptuar të Sorosit që kërkon të dëmtojë vlerat e popullit hungarez, por do të duhet të rezistojnë.

Berisha publikon dekoratën që Rama i dha katër oficerëve të mafies në arrati

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha pas dekonspirimit të aksionit për arrestimin e katër oficerëve të policisë në kërkim për trafikun e drogës.

Breaking News!
E pabesueshme por e vertete!
Qytetari dixhital informon:
Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela fitojne azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise.
Te dashur miq, sot, kur te gjithe shqiptaret po presin me zemer te ngrire para mediave prej 24 oresh arrestimin bazuar ne urdher arrestin e prokurorise te kater narkodrejtoreve, lajmet e fundit jane historike dhe unike. Ato bejne me dije se vete Noriega, se bashku me Fatmir dhe Haki Drogen, kane vendosur dhe iu kane dhene azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise, kater te persektuarve politik per drogen, narkodrejtoreve, baroneve me uniforme te saj; Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela. Ata e moren kete vendim historik pasi bllokuan drejtesine per arrestimin e Saimir Tahirit, princit te zi te narkoshtetit.
Ne dekretin e Norieges, per motivacionin e dhenies se azilit politik kater baroneve me uniforme te droges lexohet:
Narkodrejtoreve dhe baroneve te nderuar te droges Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela iu akordohet azili politik ne Narkoshtetin e Shqiperise per kontributin e tyre tejet te çmuar ne ndertimitn e Narkoshtetit. Keta barone fisnik te droges punuan me perkushtim te madh per te shnderruar ne realitet zotimin solemn elektoral te Edvin Kristaq Rames para shqiptareve se “do ndertojme shtet”, çka vetekuptonte Narkoshtetin e pare ne Europe dhe te dyte ne bote!
Ky dekret hyn ne fuqi menjehere! Por ky dekret eshte i perkohshem, arsyet do t’i shpjegojme me vone?!?!
Firmosur:
Edvin Kristaq Rama alias Noriega,dv
Kunder firmosur: mekembesit e Norieges
Fatmir Droga,dv; Haki Droga,dv
Tirane me 22:11:2017